2023-03-26

Kievi bën thirrje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

 

Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikoi planet e Vladimir Putin për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi dhe bëri thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të adresuar kërcënimin e mundshëm.

“Rusia konfirmon edhe një herë paaftësinë e saj kronike për të qenë një kujdestar i përgjegjshëm i armëve bërthamore si një mjet parandalimi dhe parandalimi i luftës, jo si një mjet kërcënimi dhe frikësimi”, thuhet në një deklaratë, sipas Sky News.

NATO e ka dënuar gjithashtu masën duke thënë se organizata “po monitoron nga afër situatën”.

Ai shtoi se pavarësisht se lëvizja ishte e rrezikshme dhe e papërgjegjshme, ajo nuk ndjeu ndonjë nevojë për të rregulluar qëndrimin e saj bërthamor.

Krimineli Vladimir Putini zbulon planet: Kontrollin e armëve bërthamore e ka Rusia ndërsa armët taktike janë në Bjellorusinë fqinje ?

Foto Ilustruese

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia planifikon të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje, kontrollin i të cilave do të jetë në “duart” e Moskës.

Përmes një interviste për televizionin shtetëror “Rossiya-1”, Putini tha se Moska tashmë ka transferuar në Bjellorusi një sistem raketash me rreze të shkurtër Iskander – i cili mund të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale – dhe pritet të përfundojnë ndërtimin e një objekti të posaçëm magazinimi për armët taktike bërthamore në fillim të korrikut.

Sipas shefit të Kremlinit, kjo lëvizje është e ngjashme me praktikën e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e armëve bërthamore në Evropë. Uashingtoni ruan kontrollin mbi armët, duke i mbajtur vendet pritëse – si Gjermania – të mos thyejnë angazhimet e tyre si fuqi jo-bërthamore. Të njëjtën gjë pritet të kryej edhe Moska me Minskun.

“Ne nuk do të dorëzojmë kontrollin e armëve bërthamore. SHBA nuk ua dorëzon atë aleatëve të saj. Ne në thelb po bëjmë të njëjtën gjë që (udhëheqësit amerikanë) kanë bërë për një dekadë”, tha Putin.

Gjatë intervistës Putin zbuloi se Rusia ka ndihmuar Bjellorusinë të konvertojë 10 avionë për t’i bërë ata të aftë të mbajnë koka bërthamore taktike.

Rusia do të fillojë trajnimin e pilotëve për të drejtuar avionët e rikonfiguruar në fillim të muajit të ardhshëm”, shtoi ai.

Qeveria bjelloruse është ndër aleatët më të afërt të Moskës. Bjellorusia nuk ka pasur armë bërthamore në territorin e saj që nga fillimi i viteve 1990. Menjëherë pas fitimit të pavarësisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ajo ra dakord të transferonte të gjitha armët e shkatërrimit në masë të kohës sovjetike të vendosura atje në Rusi.

Po ashtu, Bjellorusia ndihmoi Rusinë të nisë pushtimin e saj fillestar të Ukrainës në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu. Gjatë gjithë konfliktit ka pasur frikë se Bjellorusia do të përdoret përsëri si një terren nisjeje për një ofensivë, ose se vetë trupat e Minskut do t’i bashkohen konfliktit.

Nuk ka indikacione se Rusia po planifikon përdorimin e armëve bërthamore

 

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pasi Moska njoftoi se do të dislokojë armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

“Kemi parë raportime për njoftimin e Rusisë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë”, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes një deklarate.

“Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë strategjik bërthamor, apo ndonjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në mbrojtjen kolektive të aleancës së NATO-s”, tha SHBA-ja.

Më 25 mars presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë, e cila kufizohet edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se me këtë marrëveshje, Bjellorusia është bërë “peng bërthamor” i Moskës.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, duke përdorur territorin bjellorus për të dërguar trupa në Ukrainë. Bjellorusia, aleatja e Rusisë, mohon se është palë në konflikt.

Kina aleancë ushtarake me Rusinë? Putin e thotë hapur: Po bashkëpunojmë, s’mbajmë asgjë sekret!

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka pranuar bashkëpunimin ruso-kinez sa i përket aspektit ushtarako-teknik, sidoqoftë ka mohuar që të ketë një aleancë ushtarake mes Moskës dhe Pekinit.

Përmes një interviste mediatike, Putin u shpreh se: “Rusia dhe Kina po zhvillojnë bashkëpunim, duke përfshirë bashkëpunimin ushtarak-teknik, por kjo nuk është një aleancë ushtarake”.

Sipas shefit të Kremlinit, bashkëpunimi mes Rusisë dhe Kinës nuk përbën kërcënim për Perëndimin.

“Ne nuk po krijojmë asnjë aleancë ushtarake me Kinën. Po, kemi bashkëpunim edhe në fushën e bashkëpunimit ushtarak-teknik, nuk po e fshehim, por është transparente, nuk ka asgjë sekrete“, tha Putin.

Vlen të theksohet se, thellimi i raporteve mes Putin dhe Xi Jinping vjen pak pas vizitës 3-ditore të udhëheqësit kinez në Moskë, ku ndër të tjera u fol edhe për një plan paqe të propozuar nga Pekini për ti dhënë fund agresionit rus në Ukrainë. Putin ra dakord me propozimin e Xi, por shprehu shqetësimin se Perëndimi nuk do ta pranonte. Nga ana tjetër Pentagoni e bëri të qartë që nuk ka marrëveshje Rusi-Ukrainë në kushtet në të cilat ndodhen dy vendet. Sipas SHBA, Rusia duhet të tërhiqet nga territoret e pushtuara.

Kryekrimineli botëror Vladimir Putin krahason NATO-n me Fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore: Po krijojnë më shumë aleanca


Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar planin e NATO-s për zhvillimin e vendeve të Paqësorit me Fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një interviste për “Rossiya-1”, shefi i Kremlinit është shprehur i bindur se Perëndimi po i kalon të gjitha linjat e kuqe.

“Çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara? Ata po krijojnë gjithnjë e më shumë aleanca. Dhe kjo i bën analistët perëndimorë të thonë, jo ne, se Perëndimi po fillon të ndërtojë një “bosht” të ri , të ngjashëm me atë të krijuar në vitet 1930 nga regjimet fashiste nga Gjermania, Italia dhe nga Japonia”- tha Putin duke iu referuar faktit se në vitin 2022, NATO ra dakord për një koncept të ri strategjik për zhvillimin e bllokut.

“NATO ka shkruar se do të zhvillojë marrëdhëniet me vendet e rajonit të Azi-Paqësorit dhe këto vende janë renditur: Zelanda e Re, Australia dhe Koreja e Jugut. Dhe ata njoftuan se do të krijonin një NATO globale. Britania e Madhe dhe Japonia në fillim të këtij viti, në janar, nënshkruan një marrëveshje për zhvillimin e marrëdhënieve në sferën ushtarake”, tha Putin.

Udhëheqësi rus i konsideron vendet perëndimore si nxitës të konfliktit në Ukrainë.

“Ata e kanë bërë furnizimin që nga fillimi në vitin 2014. Një grusht shteti, këtu filloi gjithçka. Ne u detyruam të mbronim popullin e Krimesë. Ata pretendojnë se nuk kanë asnjë lidhje me të. Ata janë nxitësit e këtij konflikti. Dhe sot po shpërndahet më shumë municion, pajisje e kështu me radhë po shpërndahen”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit sot në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit sot në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. 


 Duke e falënderuar për mikpritjen dhe bashkëpunimin e afërt, siç u bë e ditur në komunikatë, Kurti e njoftoi Begajn për qeverisjen dyvjeçare dhe progresin e Kosovës, me theks në sundim të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe avancimin demokratik të vendit. Kurti dhe Begaj diskutuan për takimin e lartë politik në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të datës 18 mars në Ohër. Me këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Behaj për marrëveshjen e arritur, elementet e saj, dhe për qasjen e konstruktive që Kosova ka ndjekur në këtë takim, por edhe gjatë gjithë procesit. “Presidenti Begaj falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën, teksa dha vlerësimin e tij për arritjet e qeverisjes dhe mbështetjen për qëndrimin dhe lidershipin e treguar në arritjen e marrëveshjes mbi aneksin e zbatimit të Propozimit Evropian, tashmë Marrëveshje Bazë”, u bë e ditur në komunikatë. Begaj, gjithashtu theksoi mbështetjen e tij dhe të Shqipërisë ndaj Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO. Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar gjatë ditës me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn dhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

Juristi Kreshnik Spahiu, është shprehur se kreu i qeverisë së Kosovës Albun Kurti ka ardhur në Tiranë për të marrë një mbështetje pas marrëveshjes që nënshkroi në Ohër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.





Juristi vjen me një thirrje: Kurti dhe Rama duhet të heqin kufirin Shqipëri-Kosovë Albun Kurti dhe Edi Rama Juristi Kreshnik Spahiu, është shprehur se kreu i qeverisë së Kosovës Albun Kurti ka ardhur në Tiranë për të marrë një mbështetje pas marrëveshjes që nënshkroi në Ohër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu ka bërë një thirrje për kreun qeverisë Edi Rama dhe për Albin Kurtin. Ai tha se duhet të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë që të hiqn kufijtë mes dy shteteve. “Gjykoj se Kurti ka ardhur në Tiranë për të siguruar një mbështetje pas Vuçiq. Mendoj se qëllimi i viztës së Kurtit është për të rikuperuar kritikat e ashpra që ka në Prishtinë në lidhje me marrëveshjen në Ohër. Kurti ka nevojë për këtë mbështetje sepse arriti të bëjë një marrëveshje kundër vetes së tij. Kurti erdhi në pushtet me kushtin që nuk do të firmos për asociacionin. Në njëfarë mënyre erdhi të kërkoj një lloj mbështetje për të rikuperuar votat e humbura në Kosovë. SHBA dhe BE kanë rënë dakord që marrëveshja e Ohërit të mos nënshkruhet. Ajo çfarë unë do i bëja Kurtit dhe Ramës në këtë takim përveç gatimit mitë dhe verës që kanë shoqëruar sot drekën e tyre, është mirë që të kenë një marrëveshje të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Albin Kurti dhe Edi Rama duhet të hapin kufijtë Shqipëri-Kosovë. Ata të dy duhet të heqin kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në “Open Albania” sepse heqja e kufijve e të dy shteteve është ekskluzivisht e drejta e dy qeverive”, u shpreh Spahiu.

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...