Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/16

Gjithçka që dihet deri tani rreth vrasjes që tronditi Pejën dhe tërë Kosovën



Të premtën pasdite, vendi u trondit nga një rast tragjik i një nëne, që dyshohet se gjeti vdekjen nga djali i saj. Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Prokuroria është në fazën e parë të hetimeve derisa ende nuk ka zbuluar motivin e saktë të vrasjes.

Rreth orës 16:00 të pasdites, nën motive ende të panjohura, Policia e Kosovës u njoftua për një vrasje të rëndë në lagjen Kapishnicë të Pejës, ku viktima doli të jetë një grua.

Kështu konfirmoi për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

I njëjti konfirmoi se, pas reagimit të menjëhershëm të policisë, i dyshuari është arrestuar.
Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari për vrasjen tragjike në Pejë, është ndaluar për 48 orë.

 Ndonëse Prokuroria dhe Policia nuk jepën detaje nga mënyra se si ka ndodhur vrasja, në media u raportua se i dyshuari i ka prerë kokën nënës së tij me thikë.

Krerët e shtetit nuk kanë reaguar ende lidhur me vrasjen.
Prokurorja e rastit: Janë mbledhë të gjitha provat, i dyshuari s’ka qenë në gjendje të deklarohet

Prokurorja e rastit makabër në lagjen Kapishnicë të Pejës, Sahide Gashi dha detaje shtesë lidhur me dëshmitë nga hetimet e para.

Ajo tha se Prokuroria me ndihmën e Forenzikës ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme si dhe ka siguruar dëshmitarë okularë.

“Janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhë të gjitha provat, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës si dhe kemi siguruar dëshmitarë okularë”, tha prokurorja në deklarim për media.


Tutje shtoi se i dyshuari është arrestuar, por i njëjti nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë.

“Duke iu falënderuar reagimit të shpejtë të policisë se Pejës, është arritur që i njëjti të arrestohet në mënyrë që të mos t’i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm apo ta lëndojë vetvetën”.

I dyshuari s’ka qenë në gjendje të japë deklaratë, tha tutje prokurorja e rastit. Kjo pritet të bëhet nesër, në prani të psikologut dhe avokatit mbrojtës.

“Do vazhdojmë me hetime. Në bazë të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe egzaminimin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të të dyshuarit”.

Qytetarët e Pejës dyshojnë se djali u motivua nga ndarja me gruan, gjë për të cilën fajësoi nënën

Qytetarët e Pejës kanë dhënë informacione të pakonfirmuara lidhur me motivin e vrasjes.

Sipas tyre, vrasja mund të lidhet me ndarjen e të dyshuarit nga gruaja e tij, për të cilën gjë ai e kishe akuzuar të ëmën.

Siç raportoi T7, i dyshuari thuhet se jetonte jashtë shtetit dhe ishte kthyer së fundmi.

Banorët po ashtu kanë thënë që ai ishte përdorues i narkotikëve dhe ishte i divorcuar dy herë.

“Qytetarët kanë dhënë informacione thonë se djali kishte qenë jashtë shtetit për disa muaj dhe ka pak kohë që është kthyer në Pejë. Dyshimet e para janë që ka të bëjë me një lidhje martesore që djali kishte me një vajzë. Ai ka akuzuar nënën e tij, që ajo ishte shkaktare që ai është ndarë me gruan e tij. Banorët kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte dy herë i martuar”.

Hakif Bajrami : Esat pashallarët e rinjë, si duket nuk i frigohen as vdekjes e as vesit, as tradhtisë, siç thuhet në Kushtetutë!

Akademiku i shkencave Shqiptaro- Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe shkup, Profesor Doktor Hakif Bajrami ështtë  historian  i njohur shqiptar.

Ka lind më 07. 03. 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës(Podujevës ) në Malësinë e Llapit. 

Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Besianë(Podujevë).

 Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. 

Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”. 

Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. 

Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.

 Botime :

1.Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365; 

2.Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106; 

3.Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;

4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;
5.Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;

6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe); 

7.Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226; 

8.Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;

9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;

10. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;

11. Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338; 

12.Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë).

 13.Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;

14. Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302; 

15.Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166; 

16.Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104; 

17.Metë Podujeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;

 18.Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156; 

19.Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;

20. Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110; 

21.Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230; 

22.Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479; 

23.Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;

24. Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310; 

25.Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530; 

26.Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207; 

28.Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;

29. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;


20. Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër); 



21.“Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit; 

22.Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.

23. Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73; 

24.Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357.

Shkenctari Hakif Bajrami vazhdimisht boton shkrime (auoriale) nga arkivat botërore shkrime  historike në Agjencionin "Floripress",Prihstinë,  revistën "Dielli", në USA,revistën" Drini" në Suedi,"Kosova sot",Prishtinë,"Epoka e re" Prishtinë,revistës "Një dritare e re", Romë, Radio "Kosova e lirë", "TV Dugagjini" etj.

Është anëtar i rregullt i Akademisë së shkencave në USA nga viti  2018.



 Në bazë të Kushtetutës Republikës Kosovës, Qeveria e Kosovës e drejton politikën e jashtëme. Në këtë politikë ka hise ceremoniale edhe Presidenti i Republikës. Tash shtrohet pyetja, kush e ka autorizuar delgaconin e LDK-ës të takohet javë më parë me Grenellin në Berlin. Qeveria Jo. Edhe më konkretisht.  Kush e ka autorizuar Skender Hysenin pastaj të shkojë në SHBA e ta takojë Grenellin, për të na kthyer kërcnime të “serta”. Qeveria dihet publikisht, se jo. Atëherë sa politika të jashtëme i kemi në shtetin e Kosovës. Po del se së pakut tani për tani janë TRI POLITIKA: Presidenti ceremonial; Qeveria legjitme dhe Skenderi  ‘instutucional”. Pra, deri kurë bota do të na i lexojë naivitetet tona prej bajraktarësh mëhallësh. Dihet se edhe për një kohë të gjatë, do të paguajmë haraq prej mendjemëdhnjësh.

Kosovën dhe plagët e saj ia patën lyer me dyll ndërkombëtarët në Rambuje, duke e plasuar si “pjesë integrale e Jugosllavis Zhablakut më 1999. Tani, kur Jugosllavia e Zhablakut është shërbërë me largimin e Malit Zi, Kosova më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë në saje të qëndrimit historik të drejtë të Gjorgj Bushit Ri, dhe, mirëkuptimit të shumicës së shtetve të BE-s. E vërteta, pas luftës 1999 në Kosovë Presidneti famëlartë Bill Klinton e kishte lërë një amanet: “Ne e fituam Luftën, Ju fitone paçën”. Këtë fjali të shekullit disa çarqe në Kosovë e kuptuan dhe e keqpërdorën në luftën për nepotizëm, korrupsion dhe garbitje të pasurisë shtetërore, pa asnjë përgjegjësi, natyrishtë duke koketuar me pushtetin “okupator” të UNMIK-ut dhe EULEX-it.

Data e 17 shkurtit 2008, i gëzoi shumë patriotë, se më në fund  pjesës së kombët fatmurg të Kosovës iu dha njëfar satisfaksioni për pavarsi, por me sanksionim Kushtetues, që shteti i ri nuk guxon t`i rrezokojë kufijtë me asgjë. Taksativisht aty thuhet edhe  fakti se Republika e Kosovës nuk guxon të bashkohet me asnjë shtet fqinjë. Më 2010 në këtë rreshtim, Gjykata e Drejtësisë në Hagë e lëshoi verdiktin që Kosova ka të drejtë ta shpallë pavarësinë, sepse nuk e RREZIKON me asgjë paqën ndërkombëtare.

Tri vite më vonë (2013) në Bruksel  Kryetari i Qeverisë Kosovës, dhe Kryetari i Qeverisë Serbisë, do të nënshkruajnë Marrëveshje , nga e cila më 2015, kur u rishqyrtua doli se pala e Kosovës i kishte shkelë për 23 herë parimet e Kushtetutës Kosovës. Në vijim, gjithnjë duke e harruar porosinë e Klintonit në krye të shtetit, u futën BYLMESËT (të paditurit dhe karieristët), sa që Kosovës ia ngjitën një FUSNOTË, ku patjetër në çdo takim ndërkombëtar, obligohet si logo ta vejë në tavolinë nominimin: Rezoluta 1244 e KS OKB, që implikon se: “Kosova është pjesë e Serbisë”. Këtë fakt  Serbia e ka të vizatuar edhe në Preambullën e Kushtetutës vet.

Le të dihet se me statusin e Kosovën taktizuan pa asnjë autorizim: Ketrin Ështon, Frderika Mogerini e tash po taktizon spanjolli Borelli me sllovakun ende  pa niçah Llajçak. E vërteta, edhe angelzja, edhe italianja edhe spanjolli  e sllovaku, nuk janë ata që do ta ndërtojnë mëtej shtetësinë e Kosovës. E vërteta, nëse neve nuk na pelqen ta themi, këta janë nga BE, e cila nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. E pse nuk po e mësojmë këtë realitet, por po e shpërndajmë institucionin shtetëror të jashtëm në TRI PJESË. Për këtë GRYERJE të substancës shtetëre, nga vetë ne, kush na ka faj  sot. Fajtor jemi vet, sepse i dijmë pozitat e çdo kujtë dhe i dijmë pasojat fare mirë, por karierizmi i neobajraktarëve na ka siellë buzë defaktorizimit të substancës shtetërore.





Sot ( mars 2020) në Kosovë pra publikisht veprojnë TRI PUSHTETE, plus nëse i shtojmë ndërskamcat bizare të opozitës, kinse po bëjmë politikë (!!!!), atëherë grisha e mollës, nuk mbetët për asgjë. Në lidhje me këtë, nëse dihet se  Prsidentit Hashim Thaçi, të cilit i ka mbetë ves puna e kohës kur ka punaur në ilegalitet; nëse puna “institucionale” e LDK-ës me plotë insufienca për vetëvetën 1989-1999, e që është “pushteti” i LDK-ës, e zgjatë havazin e vjetër, dhe në krye me Isa Mustafën dhe Skender Hysenin pa e pyetë fare as Parlamentin e as Qeverinë, e krye në veti shkon drejtë në Vashigton DC, dhe me Granellin e “ashpër”, na sjellë selame se: “ja si them unë, ja  SHBA  e largon ushtrinë nga Kosova”. 







Më duket, se këtë selam GRENELL nuk e thot dot, të paktën nuk guxon ta thot nga pozicioni Kushtetues AMERIKANE; nga pozicioni i  Kongresit dhe Senatit , as ta shtrojë në ndonjë takim. Këtë “kërcnim” në bazë të KUSHTETUTËS (që e njoh fare mirë-hb) amerikane nuk ka fuqi ta bëj Grenell, por kanë të drejtë vetëm TRE PERSONA: PRESIDENTI: NËNKRYETARI dhe SEKRETARI i shtetit. Diçka të tillë mund të shtrojë për diskutim edhe GJENERALI I USHTRISË, por me die dhe leje të tre të parëve. Dhe këtu përfundon çdo gjë. Megjithë këtë, neve nuk na ka hije të sillemi me një anarki të shtuar nga koha e “dypushtetit”, nga vitet 1989-1999, sepse për atë dypushtet kemi punuar të gjithë, duke mos i futur pyka LDK –ës fare, edhe pse e kemi pasë në dijeni, për çfar dypushteti është fjala. Tash nuk kemi nevojë për imporvizime karieriste, dhe bota nuk na i falë gabimet.

Pushteti i vërtetë: Qeveria e Kosovës-Qeveria e Alibin KURTIT, vetëm sa nuk është shpallë “persona non grata”, nga Skender Hyseni dhe isa Mustafa, me bekim të tërthortë të Presidentit Hashim Tahqi dhe partive opozitare, shumë të përqara dhe plotë insufienca e atrofi, me kulturë të kultit individit, të sojit të rregjimeve totalitare. Qytetarë të Kosovës politikën e jashtëme e drejton Qeveria, dhe këtu dilemës së krijuar me qëllim i vihet pikë.

Por çka të bëjmë ne që i kuptojmë çështjet profesionalisht? A kemi faj-po- apo jo! Nëse po, përgjigja është: kush të  pyet sot në Republikën e Kosovës, nëse nuk je pulen i nodnjë partie. Nëse jo, prap faji nuk është jetim, sepse institucionet tona shekncore janë në GJUMË të filozofisë “Nuk mirremi me politikë” .  E me besa me asgjë nuk kanë dëshmuar se mirrën me shkencë dhe arsimim të mirëfillët, sepse në botë e kemi vendin e parafundit.

Tani e shtrojmë një pyetje strategjike: po të dilnin sot në zgjedhje për President Adem DEMAÇI dhe Ibrahim RUGOVA, cili do të fitonte. E them pa ekivoke se do të fitonte Ibrahim Rugova, pa balotazhë sepse të tillë e kemi popullin, që iu beson ende hipotezave, të cilat si duket i pëlqejnë edhe disa shtete që janë në dymendësi , ose na urrejnë hapur. Dhe për fund e shtrojmë edhe pyetjën çfarë LLUKSI kanë partitë OPOZITARE kur  e relativizojnë fitorën  VV + LDK, kur vet kanë bërë koalicione të tilla. E vërteta, sulmet politike po ndodhin sikur t` i kishim 100 vjet shtet e jo 100 ditë “pushtet”, e të cilit i rrinë kmesa mbi kokë në çdo çast. Mendoni politikanë me tru e jo me format të zorrëve dhe të xhepit. E besa e shtrojmë edhe këtë pyetje: mos po zhvillohet Lufta e Tretë botërore bilogjike para syve tanë, e ne ende jetojmë në përçarje, thue se çdo gjë është normale.

Historia më e re tregon se “tigri prej letre” dikujtë i ka dalur prej dore, në stilin: është e mundur të krijosh një instutucion, por është më vështirë të ruhet vlera e tij. Kujtone qytetarë rastin e Çernoblit, kur Rusia Sovjetike e mbajti si çështje ilegale; kujtone rastin më të ri të Corona virusit që Kina e mbajti ilegal për një kohë. Pse sespe nuk kanë fuqi ta kontrollojnë “teknologjinë” e civilizimit. E pra, shtetin e Kosovës vet e kemi krijuar me miqë, por vetëm së bashku mund ta ruajmë e ta kultivojmë ashtu si e do Kushtetuta.

Më 16 III 2020 Prishtinë

 Prof. dr. Hakif Bajrami: Tradhtia nuk po vdes por po merr ves, mund ta ndalin vetëm politikanët patriotë



Prof. dr. Hakif Bajrami







Gjatë vitit që po shkon (2017), Vetëvendosja doli në skenën politike të Republikës Kosovës më fuqishëm se kurrë më parë, duke zhevshur çdo tradhti dhe antikombatarizëm, por duke i joshë edhe kozmopolitët më të përbetuar, se kjo “parti është e ardhmja e shtetit më të ri në Evropë”. Po, po bëhen gjashtë vite që në shtypin ditor duke i analizuar sjelljet e partive politike të Kosovës, (ato të mëhallave dhe ato të regjioneve ), Vetëvendosja është dëshmuar si parti e “digitronëve”, me bazament larpamës kombëtar dhe ndërkombëtar. E vërteta, akterët drejtues dhe tërë antarësia e kësaj partie ( më parë Lëvizje-hb) del se janë atdhetarë të guximshëm, vërehet se kanë fjalor faktorizues objektiv dhe premtojnë se Republika nëse zhvillohet me diturinë dhe praktikën e tyre, do ti arrijë shumë shpejtë standardet moderne evro-amerikane. Prandaj, u dëshiroj politikë të shëndetshme dhe jo pushtet pa konkurencë dhe pa llogari para popullsisë, sepse zhgënjimi pastaj do të kalonte në rezignacion, ashtu si i ka shtri për toke partitë “institucionale”, që tani po fundosen dhe po krekosen se janë ende gjallë. Hipokrizia e atyre që krekosën nga “funksioni i pozitës” shumë shpejtë do të shkojë në mbeturina të historisë. Nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem si specialsit i historisë sëpartive politike, që një parti të hudhë gas lotësjellës në ambinetet e Parlamentit. Po, mjetet tjera “të buta” (edhe pse gasi është i butë!) lejohen, por çdo gjë ka rregulla ligjore, morale , civilizuese dhe njerëzore. Lidhur me këtë, me asnjë gjykim neofashist të kujtdo qoftë nuk pajtohem. Nuk pajtohem me disa konceptualistë që këtë parti e quajnë “terroriste”, madje pa asnjë provë sepse dijnë, bje fjala të shkruajnë poezi, por nuk dijnë, ama nuk dijnë asgjë nga kriminalistika. Nuk pajtohem me asnjë qëndrim që aktivistët e kësaj partie të denohen më 22 vjetë burg,vetëm për t ua plotësuar hjeksinë disa politikanëve, të cilët qe 18 vite çdo vendim që e kanë marrë, ka qenë në dëm të realitetit objektiv të Republikës Kosovës, si në Rambuje 1999, ashtu edhe në Kumanovë dhe kanë vazhduar në Vjenë e Bruksel dhe çështja ka ardhur nga fitorja në GJND, duke u kthyer në fusnotë që është krijesë dhe sajesë ruso-serbe. Një pjesë jo e vogël e popullit nuk pajtohet kurrën e kurrës me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Parlamentit Kadri Veselin që ish Ministrën e Drejtësisë (Zonjën e nderuar Dhurata Hoxha-sic) ta emrojnë prap Ministër të Integrime Evropiane, kur “në duar të saj”, në firmën e Ministrisë që e drejtonte, është vrarë patrioti Astrit Dehari. Nuk pajtohet opinioni, as nuk mund ta durojë moralisht, porfesionalisht edhe unë si historian hulumtues (një llojë prokurori, advokati dhe gjykatësi) që Astrit Dehari “ka bërë vetëvrasje”, e thënë nga një prokuror pa asnjë kredibiletet profesional, sepse kur e tha nuk kishte asnjë provë kredibile të kriminalistikës. E them këtë, sepse qe 50 vite i hulumtoj dosjet e gjyqeve, sepse historia jonë është histori e gjyqeve dhe ngajrjeve të tilla meksine. Historia jonë kombëtare është shumë e dhimshme në këtë fushë. Po, ka raste kur pesë vllazër (Vllasa nga Llapi, të afërm të prijësit të Kryengritjes së LLapit Ramë Vllasa, kundër okupatorit 1918-1922, kur u burgosën) në burgun e Mariborit më 1938, “vetëvritën”, pesë ditë para se të lirohen, pas 18 vjetë burgu të rëndë. Shumë shqiptarë janë vrarë nepër burgjet jugosllave në këtë mënyrë. Po e shënoj edhe “skajin” tjetër të burgjeve ish jugosllave, kur Adem Demaçi duhej të likudiohej duke u transferuar nga Kroacia në Serbi, në burg pas 28 vjetë burgu të rëndë, më 20 shkurt 1990, pra vetëm disa javë para se të lirohej! Bacën nuk e dorëzoi Tuxhmani, le të dihet.(Lexoni Kujtimet e B. Joviqit të botuara në f. 17). T` i kthehem rastit tragjik të Astrit Deharit. Eshtë për t` u habituar se si ende mjegullohen me vdekjen e tij të dhunshme. Prandaj, opinioni nuk pajtohet me Kryetarin e Parlamentit Kadri Veselin, si pjestar i UÇK-ës dhe drejtues i ish SHIK-ut, që në ambinetet e Kuvendit Kosovës, deputetët e Vetvëndosjes të tërhiqen zvarrë nga policët, të cilët, nuk janë fajtor fare, sepse ata kanë marrë urdhëra të gabuara ligjërisht dhe moralisht nga lartë. Këtë urdhër që të dhunohen deputetët publikisht në ambinentet e Kuvendit ka munduar të japë vetëm ndonjë gjykatës, që nuk ka kredibilitet, por është kthyer në zbatues marionetë të kohës. Dhe duhet të dihet se çdo gabim i tillë mbetet në firmën e qeverisë, qoftë ai edhe “gjykatës” ideal!. Gjykatës të tillë “ideal”, nuk na duhen më, spepse kemi vuajtur prej tyre, dihet sa e si. Lexoni lexues të nderuar se si Faton Mehmetaj, një studiues profesional, shumë kompetent publikisht më 2 dhjetor 2017 në “Epoka e Re” shkruan se në “Parlamentin e Kosovës e kanë hudhë granatë agjenturat ruso-serbe”. E pra, mos ia ktheni pushken veti pushtetarë! Opinioni nuk pajtohet me Ministrin e Drejtësisë të kësaj Qeverie, që të qëndrojë “neutral” që prokurorët, gjykatësit dhe gardianët të sillen si të duan duke lënë përshtypje se po i zbatojnë urdhrat e ndonjë gjykatësi të EULEX-it, që disa prej tyre po sillen në Kosovë sikuse në një koloni moderne edhe pse moto e tyre është shumë e drejtë: “Askush mbi ligjin”. Aksiomë e mirëfilltë, pa koment. Do të i këshilloja aktivistët e Vetëvendosjes, që t` i përgjigjen qytetarisht çdo thirrje në gjykatë. Lidhur me këtë, edhe disa policë sikur duan të dalin spektakular para opinionit. Por nëse kanë moral profesional ata do të duhej ta refuzonin atë spektakël me deputetë, që neser mund t` u bëhen urdhërdhënës, pushtetarë. Këtë nuk e them për frikë, por për etikë shtetërore profesionale. Ativistëve të Vetëvendosjes u them publikisht se po sa kanë hy në politikë, atëherë më lehtë është për ta përthekuar Diellin me duar, se sa të dalish nga politika të pastër. Zakonisht ata që kanë dituri thelbësore politike, më shumë mirren me teori të politikës, se sa të bëhen zabtues të saj sepse ligjet në përpikëri nuk mundet t` i zbatojë askush, pa gabime. 2.ÇESHTJA E DEMARKACINIT KOSOVE-MALI i ZI ESHTE FABRIKUAR ME QELLIM si fati i Shqipërisë Etnike me katër ish vilajetet më 1913 Në fund, më duhet të theksojë se Vetvendosja tërë këtë histori e ka bërë duke kundërshtura demarkacionin e bërë gabimisht nga një Komision që kurrë nuk është marrë me një punë të tillë; dhe, asociacionin e bërë me 13 shkelje të Kushtetutës. Madje Vetvendosja ishte me të drejtë historikisht kundër Gjykatës Speciale, që do të mbetet në histori si tendencë për ta defaktorizuar Republikën e Kosovës, sepse pas shumë gjykimesh dhe vuajtjesh individuale dhe familiare pjestarët e UÇK-ës do të shpallen të pafajshëm. Koha do të tregojë se kush kishte të drejtë, por vuajtjet individuale dhe familare do të mbesin. Lajmet që vijnë nga disa vende të BE si Spanja se NATO shumë “shpejtë do të largohet nga Kosova” tregon se shtetin e Kosovës më parë do ta pranojë Rusia se sa Madridi. Por nacionalizmi në Evropë po lulzon. Një lulzim i tillë këto ditë doli në shesh pas Katallonisë dhe Veriut të Italisë. Fjala është për “pavarësimin e Korzikës nga Franca”. Zingjiri i tillë nuk do të ndalet këtu edhe pse Veriu i Italisë ka synime të tilla.Këtë politikë duhet ta kuptojë edhe Kryeqeveritari Ramush Haradinaj, që ka grumbulluar ministri e zavendësministra për eksport, se Vetvendosjen duhet ta kthej në aleat mik, sepse “Demarkacionin e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës” që janë siellë si sulltanët me tokën e popullit të Kosovës, Parlamenti i Kosovës nuk do ta votojnë kurrë, nuk do t` i kanë kurrë 80, plus 1 votë pro në asnjë variantë. a).Tregtia me tokat shqiptare është bërë kriter tragjik historik Më 1879 në Konferencën e ambasadorëve të Gjashtë Fuqve evropiane erdhi në rend dite “dalja e Malit Zi në det”. Prpozimi ishte a t` i jipet Boka e Kotorit nën okupimin e Wjenës, apo Tivari shqiptar nën okupimin e Perandorisë Osmane. Kuptohet duhej të denoheshin shqiptarët dhe i “Smuri i Bosforit” u larguan nga Tivari. Dihet se si u okupua Ulqini më 1881. Me luftë nuk do të okupohej kurrë. Por si të luftohet kundër Anglisë, Francës dhe Stambollit, i cili e kishte shitë jo vetëm këtë lima për ta ruajtur Stambollin nga Peterburgu.Deri kurë? Dihet se në tetor-nëntor 1912 tri vilajete shqiptare u okupuan nga Fallanga ballkanike në ushtrintë e të cilave ishin instruktorë 620 oficerë të lartë evropian. Prej vilajeteve, Kosovën (Shkupin) dhe Manastirin i okupoi Serbia, Janinën e okupoi Greqia. Ndaj Shkodrës Mali i Zi pati aspirata të forta. Shkodra shpëtoi në saje të pazarit të Vjenës, Peterburgut dhe Beogradit, sepse Serbia si shpërblim për t` u larguar Mali i Zi nga Shkodra i fitoi Gjakovën dhe Dibrën, se për ta ‘siguruar paqën në Evropë”, për të cilëm shkruan diplomacia Vieneze prap shkruan: “ Marrëveshja ndërmjet Fuqive lidhur me kufijtë (verior) të Shqipërisë u arrit pas një përpiekje diplomatike të gjatë e të vështirë. U vëndos që bregdeti dhe Shkodra t` i mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra(pas shumë bisedimsh) dhe Gjakova të lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje le një pjesë të madhe TERRITORI për t` u ndarë midis Serbisë e Malit Zi si fryt i fitorës së tyre. (Po a nuk arritën fitore Shqiptarët me luftë të drejtë dhe e çliruan tërë Vilajetin e Kosovës dhe Shkupin si kryeqytet? Pse nuk u pranua ky fryt. Jo sepse në Shkup më 26 gusht erdhën një rus , një austriak dhe një francez dhe u kërcnuan: “çfardo rezulati të ketë lufta juaj, ndryshin të kufijëve të Perandorisë Osamne nuk ka. E pse pati në fund të nëntorit 1912 në favor të Fallangës krishtere ballkaniko evropiane?. Arritëja e kësaj marrëveshje ishte esenciale për paqën e Evropës dhe, sipas mendimit tim, ajo u arrit në kohën e duhur për të ruajtur paqën miis Fuqive të Mëdha”. Thot bindëshem – Eduard GREI më 17 prill 1913, Londër, Ministër i Punëve të Jashtëme të Britanisë. Deri kurë këso pazaresh me tokat tona? I njejti, Eduard GREI më 12 gusht 1913 në Londër deklaroi: “ Vështërsia për të arritur në një marrëveshje me kufij të veçantë (të Shqipërisë) ka qenë shumë e madhe.Seicili do të kujtojë se sa të vështirë dhe sa kritike kanë qenë në ndonjë rast çështjet që kanë dalë për caktimin e kufijve verior e verilindor të Shqipërisë. Ato gjetën zgjidhje disa kohë më parë. Tani (1913) ne kemi arritur në një marrëveshje për caktimin, me disa kushte, të kufijve jugor e kuglindor të Shqipërisë, gjë do të plotësojë caktimin e gjithë kufijve të këtij shteti. Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japi shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që gjykon çështjen nga një pikpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpiekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë qëllimi kryesor ka qenë që të ruhet marrëveshja midis Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në dobi të PAQES në Evropë”. (Për këtë shiqo: J Sicire, The Rise of a Kingdom, London 1929, p.151/2).Deri kurë do të n shiten trojet tona? Çka ndodhi më 1914-1918. Ndodhi kaspahanja më e madhe në histori. Ja çfar paqe qenka siguruar duke i shitë (okupuar tri vilajete shqiptare dhe duke kërcnuar Shkodrën, të cilën provoi ta shes Esad Pasha. E posedoi fotografinë sekrete, duke ia dhuruar Esadi, qelsat e Shkodrës oficerit serbo-malazez). Tani shtrohet pyetja kush qëndron pas zbritjes së kufitarëve malazezë më 12 janar 2009 për 6 kilomatra në brendi të Rugovës. E Enciklopedia e Arsimit e Jugosllavisë thot: “Klisyra e Rugovës shtrihet prej Pejës e deri në Çakor..). Për çështjen shqiptare më 1919 në Konferencën e Versajit do të thuhet nga një malazezë : Në konferencat e paqës pas Luftës Parë Botërore, nuk është bërë tregti si me asnjë vend tjetër sikure është rasti me popullin shqiptar. Oficerët serbianë i kishin të njohura metodat e viteve 1877/8, dhe më 1918 provonin t` ua kalojnë atyre barbarive”. Evropa në Versaj heshti”. Deri kurë? b).Çka ndodhi më 1926 rreth kufirit Shqipëri-Jugosllavi? Protokolli për kufirin Shipëri-Jugosllavi u nënshkrua në Firencë më 26 korrik 1926. Këtij protokolli iu bshkangjitë njohtimi për ndërtimin e gurëve kufitar; iu bashkangjit – Harta përshkruese të gurëve kufitar dhe vijës kufitare; Përshkrimi i përgjithëshëm i vijës kufitare; Harata e kufirit Shqipëri-Jugosllavi në proporcion 1 me 5000; Harta e përmbledhëse e Shqipërisë në proporcion 1 me 500 000, në mënyrë që të dihet se deri ku janë kufijtë e shtetit në Pazar-Shqipërisë”. Deri kur? Dosjes iu bashkangjitën- Protokolli për HAXHILLEK të shqiptarëve në Shën Naum (ia fali Zogolli edhe pse e fitoi gjyqin, Pashiqit!!!): Protokolli për tregti në Regjionin e Gjakovës (Malësia me qytetin). Deri kurë ky tretman?; Deklarata e dy delegacioneve (shqiptare dhe jugosllave) për Komisionin ndërkombëtar për kufijët e pranuar. Këto të mira ua solli Zogolli shqiptarëve. Këto dokumente ndërshtetërore nuk janë praktikuar me rastin e nënshkrimit të “vijës kufitare Republika e Kosovës me Republikën e Malit Zi më 2015. c).Edhe nazifashistët në çështjen e tokave shqiptare i kopjuan parafashistët e çdo lloji Më 1941-1944 Herman Nojbaher, do të projektojë shpërngulje të shqiptarëve nga Qarku i Mitrovicës për ta ruajtur Trepçën: “Popullsia e Qarkut Mitrovicës (Podujevë, Vushtrii, Mitrovicë dhe Pazari i Ri) duhet shqiptarët t` i shpërngulë në Zonën Italiane, sepse vetëm atëherë do të pushojë ambicja për të iu bashkuar shqiptarët Shqipërisë nën Musolinin. Mëtutje çështja e Trepçës nuk do të jetë kontestuese për neve (gjermanët), sepse me M. Nediqin jemi në dakordansë të plotë” (Shiqo: AVIIB, Mirofilm- PRAG 1941/44). Deri kurë me pazare të tilla? d).Edhe komunistët jugosllavë nuk donin të mbesin duarthatë Më 1944/5 dihen makinacionet titiste për ta okupuar Kosovën. Së pari Tito e degradoi Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës në Shtab Operativ më 2 shtator 1944, nën vartësinë e Shtabit Kryesor të Serbisë. Pas këtij atentai ushtark vinte në radhë atentati politik (31 mars 1945) e në fund ai institucional që ndodhi në Przren më 10 korrik `1945 në rrethim të plotë të OZN-ës famëkeqe. Në vijim pa asnjë fakt Tito për hatër të serbianëve vëndosi Diktaturë ushtrake më 8 shkurt 1945 në Kosovë, nën komandën e një gjenerali urrejtës serb (Sava Derleviq) duke vëndosë edhe Gjykatë ushtarake në krye me Milivoje Peroviqin, për t` iu kërcnuar Fadil Hoxhës dhe Miladin Popoviqit më 19 shkurt 1945, të cilët shkuan në Beograd për ankesë ndaj mizorive që bënin serbianët, malazezët dhe maqedonët ndaj shqiptarëve. Muarën kërcnim nga M. Gjillasi se: “Kosovën duhet ta ndajnë Serbia dhe Mali i Zi”. Deri kurë të vihet çdo luftë shqiptare në fatin e fqinjëve grabitqarë vrasës? e).R.Hollbruk dhe R. Kuk kërcnoheshin si në orkestër 1998/9 Më 1998/9 Riçard Hollbruk kërcnohej para Bac Adem Demaçit: “ UÇK është në indeksin shtetëror si Organizatë terroriste”. Baca, JO, UÇK është çlirimtare. Ajo bënë luftë të drejtë dhe me përpikëri u përmbehet Konventave të Gjenevës 1948/9. Ja ku janë në origjinal. Zonat tona të luftës u përmbahen këtyre Konventave në përpikëri”. Shumë ndryshe silleshin disa politikanë shqiptarë pacifist, në krye me “kryepolitikanin” për UÇK-ën. Realiteti nuk mund të shlyhet. Qëndrimet kanë mbetë. Tjtër çështje është sot kompromisi i cili është mirë që pajtimi të ndodhë. Po kush i shëron palgët e JASHARAJVE…që simbolizojnë të gjitha vujatjet e Kosovës. Tani çka na porositin disa miqë për demarkacionin, madje edhe udhëheqësit e Shqipërisë: Kryetrai i Qeverisë dhe Kryetari i Parlamentit, të cilët e me Greqinë, harruan se çështjen e tyre, e bartën në Kushtetuese, e cila i nxorri nga kneta politike e tragjedive të shumta të kombit tonë.Ndaleni turrin politikanë. Çka na porostin disa shtete mike kur vet me qinda vite kanë bërë konteste me fqinjët. Nuk është e vërtetë se VIZAT nuk kanë ardhur për Kosovën, për shkak të kushteve që janë vënë edhe me inateve të brendëshme, por ato VIZA “fantome” nuk do t` i kemi për deri sa PESE shtete të BE-së nuk na pranojnë. Vetoja e tyre është e sigurtë. Pse po e rrejmë popullin, pse po i fyejmë profesionalistët me shprehje: “pallavra”, “gjëpura”, e gjetje tjera nga arsenali i pozitës dhe injorancës e besa edhe e tradhtisë brendëshme.Ata të jashtmin konceptet i formojnë nga sielljet tona. E nga politikanët tanë është bërë KERKESE që si kusht të qitet demarkacioni. Kjo duhet të thuhet publikisht, se kush janë ata. Mogerini këtë e thot në ndeja private!!! Po, para njëqindë viteve një familje sherbëtore iu kishte pas smurë fëmija. Aty shkon zotëria dhe i kërcnohet të zojës dhe zotit shpisë shrbëtor: “Pse nuk keni punuar sot në arën time. Nëna e fëmisë i përgjigjet me butësi: e kam fëmiun të smurë rëndë. Por nuk po frigohem që do të vdes me siguri, por ma shumë po frigohem se mos po jetë gjallë e po merr ves”!. E pua e faljes së trojeve shqiptare, JO që nuk po vdes (ndalet), por ka marrë ves tragjik-nuk po ndalet. Esat pashallarët e rinjë, si duket nuk i frigohen as vdekjes e as vesit, as tradhtisë, siç thuhet në Kushtetutë! 

 Më 6 12. 2017 

2023/04/15

Poezi nga Mirko Gashi(1939-1995)

Flori Bruqi,PHD

Mirko Gashi i biri i atdhetarit Mark Gashi, u lind më 02 02. 1939 në Kralevë, Serbi. Shkollën fillore e kreu në Preshevë ndërsa Gjimnazin në Gjilan. 
Ka kryer edhe një shkollë për gazetarë. 
Ka punuar si mësues në fshatin Caravajkë të Preshevës, pastaj gazetar në Radio Prishtinë.





 Në Teatrin e Kombësive në Shkup, në Teatrin Kombëtar të Kosovës (Tetrin  e Prishtinës) e së fundit ka redaktuar gazetën “Kosova” të një ndërmarrje ndërtimore në Prishtinë.

 Me krijime letrare ka filluar të merret qysh herët.
 Është marr edhe me përkthime nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. 





Punimet e  poetit Mirko Gashi janë përkthyer në gjuhët frënge, italiane, gjermane, arabe, sllovene, angleze, turke dhe maqedone. 

Është prezantuar në shumë vepra të autorëve që kanë shkruara për shkrimtarët shqiptarë.

 Ka kaluar një jetë prej bohemi, gjatë kohës sa ishte pensionist.

Vdiq në vitin 1995, në Prishtinë.

 Veprat letrare të poetit Mirko Gashi janë:

1.“Në vorbullën e ujit” Prishtinë 1972 
2“Netët e bardha”, Prishtinë 1975 
3.“Liberto për gjenetivin e ujit”(serbisht), Prishtinë 1977 
4.“Gjarpëri i shtëpisë”, Prishtinë, 1980 
5.“Arbror vitae”, Prishtinë 1988 
6.“Plagë uji”, Prishtinë 1990 
7.Përkthime Poezive  të poetit  Ali Podrimja. 8.Poezitë e Din Mehmetit 
9.Poezitë e Qerim Ujkanit 
10.Poezitë e Sabri Hamitit
11. Poezitë e Ibrahim Kadriut
12. Drama “Gof” të Anton Pashkut “
13.Anija e vjetër” të Resul Shabanit 
14.“Bregu i pikëllimit” të Teki Dërvishit 15.“Memoaret” e Ismet Shaqirit etj.


Është bërë pothuaj proverbiale fraza e tij kur ai, me të hyrë në kafene, i thotë një vashe të re: "Zonjushë, kurrë mos u ngritni që ti flitni mashkullit, qoftë edhe për Mirko Gashin", një vashë e cila nga respekti po ngrihej në këmbë që të njoftohej me të. Fraza të tilla që përshkoheshin nga një humor i mprehtë, i perzier shpesh me një pikëllim gracioz, ishin karakteristike për të, dhe mbeteshin në vetëdijen e njerëzve.

Armend Bekaj, Bota e Re, korrik 1997.


Populus Illyricus

Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s'ka përëndi të tjerë
përvec meje
Populli të thotë
se s'ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s'duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë


2.-


pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s'do ta mësojë
as t'i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë


Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile


Cdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka celësin
për cdo rebus
vetëm për të s'ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr


3.-


ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
cka s'ka
asnjë kryevepër s'e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për cdogjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s'ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen


4.-


Populli të mëson
me proverba
ai të thotë:
"I di Meta punët e veta"


 

 Buzë lumit

Sa të shkurtëra janë largësitë
nganjëherë
deri në breg të lumit

Kur kitara therret
lumi vlon
peshqve zëri u shterret

Ti për bukuri
zgjon puhinë
fjetur në flokët e së dashurës
dhe ia leshon freret




Liria

(Lumit,sugarir tim)

Eu cfarë djali kam,
eu cfarë Lumi kam.
sa kafshata,
sa një pëllëmbë
s'e ka mjekrën
s'ka as dhëmbë,
mallkon yje,
shkatërron yje
Edhe në muajin e vet
të tetë s'don të lidhet në djepin e vet.






Nisia e dashurisë-Atlantida ime

Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën

në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi

të dashuruarit
bluanin
drithin e dashurisë

e zemra ime
vaj e në vaj
si zurkajë
as në këtë moshë
me dashuri
s'u josh

jetoja
pa mostra
bëja zustra

me cdo varg
shkoja larg
e më larg

shkrova
për renë e zezë
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e i pasur
por i tëri në poezi

taverna
më celi
kaverna në cdo tavernë
nga një kavernë

po qe besa
s'më la shpresa
se njëherë në jetë do të më paraqitet
ajo kometë
e Halejit

prej tavernës më shpien
në orën letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë

dhe aty
në odeonin e diturisë
zë fill i dashurisë

e gjeta

në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit

nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim

dre o dre
i pafre
sa gjumin e pamatur
e kishe pasur

dora dorës
zemra zemrës

me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllën kavernat

në prehrin e henës
sa e lumtur
m'ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan duallën kraharor

kush është Ikari
kush Arnstrongu

u dëgjua gongu

pa fijen e romantikës
do ta pushtoj
yllin më të largët
të Galaktikës
t'ia dhuroj
Etës flockë
Etës lockë

klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
se reve

pastaj
diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s'u ujitën

kush na bëri magji
lenetit i dha gji

treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha


mua fati
Rexhën ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit

diku lart
flet një alt
Eta Eta
e jo Mauthia
Etaaa

e unë e hëna
vajtojmë
luajmë etida
ç'u bë nisia
ku është Atlandida.






Ura e Maskatarit

Ilan, ilan –
na quanin asokohe
në Gjilan
e ne
vërtetë
ishim astritë
nëpër pyje
le e rritë

S’ndodhte kjo në teatër
ata
pa maska të arit
kudo nëpër Karadak
derdhën gjak
në çdo vatër

Shkrepnin vetëtimat

S’ndodhte kjo në teatër
trishtoheshin jetimat
rrufetë shkretëtonin
mal e fushë
ujin turbullonin
një vetëtimë
një rrufe
një lis për toke
një rrudhë
e nënës loke
trishtim – qumësht
për çdo jetim

Me dekada e tëhu
në këtë urë
kokat
na ngulnin në hu

Kjo urë
s’u ndërtua me gurë
po me lisa të prerë


Pas çdo lisi të prerë
zgjohej nga një erë
më pare stuhi
e pastaj puhi
që ndjell pranverë

Ilan, ilan –
na quanin askokohe
në Gjilan
e ne vërtetë
ishim astritë
nëpër male
le e rritë

Në bebëzat
e të parëve të mi
u zgjua e bardha agmi
pushka krisi
u mboll lisi
u zhduke ferri
lëshoi kushtrimin
Idriz Seferi.

2023/04/14

“Na paguaj ose ja hoqëm kokën burrit”, momenti kur persona të veshur si policë rrëmbejnë biznesmenin

 


“Na paguaj ose ja hoqëm kokën burrit”, momenti kur persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beyo?lu të Turqisë, ku një biznesmen libanez është marrë peng nga katër persona, të veshur si punonjës të policisë. Madje ata i kanë vendosur edhe armën në gojë biznesmenit, duke e marrë me forcë.

Mësohet se ata e kanë dhunuar prenë e tyre, i kanë vendosur pranga plastike dhe e rrëmbyen nëpërmjet kërcënimit të armës. Ndërkohë, ata i kërkuan një shpërblim të majmë gruas së viktimës për “kokën” e të shoqit.


Kur ata shkuan për të marrë shpërblimin që kërkonin, iu vunë prangat nga policia. Gjithçka është fiksuar në kamerat e sigurisë së godinës ku ndodhi peng marrja.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale të “grabitjes (zhvatjes), “kanosjes” dhe “heqjes së lirisë”, ndërkohë viktima është liruar dhe është kthyer pranë familjes së tij, pas marrjes në pyetje.

Ekzekutoi kolegun e tij duke menduar se ishte ukrainas, merret vendimi drastik për ushtarin rus

 

Lufta në Ukrainë/ Ekzekutoi kolegun e tij duke menduar se ishte

Një ushtar rus është dënuar me 10 vjet burg, pasi akuzohet se ka vrarë një tjetër ushtarë rus në Ukrainë, duke besuar se ishte kundërshtar.Sipas mediave të huaja, hetuesit besojnë se ushtari ka detyruar dy kolegë të tjetër të Gardës Kombëtare Ruse të zbresin nga makina me të cilën udhëtonin dhe ka qëlluar njërin prej tyre duke  vrarë atë. Ndërsa, tjetrin, i cili ishte drejtues i automjetit, ka treguar dokumentin e tij të identitetit. Më pas ai dyshohet se kishte vënë në shënjestër ushtarin tjetër, duke e urdhëruar të shtrihej në tokë dhe duke  kërcënuar se do e vriste.


Për çfarë erdhi Gabriel Escobar në Shqipëri dhe pse nuk e takoi liderin "Non Grata"por takon hiqat dhe tradhëtarët e kombit?...

 

Shqqipatrë dot nuk po  e kuptojn ë  ardhjen e zyrtarit të lartë shumë të nderuarin  e State Departamentit Amerikan Gabriel Escobar-in.

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor erdhi në Shqipëri pa axhendë dhe se takimet që realizoi me politikanët në Shqipëri ishin takime qokash.

Unë nuk e kuptoj se ku ishte qëllimi i kësaj vizite. Kur vjen një zyrtar i lartë duhet të ketë një asxhendë dhe një produkt. Pra duhet të ketë një marrëveshje, një takim që i shërben vendit dhe bashkëpunimit. Po kjo ishte më tepër një qokë.


Erdhi i takoi këto personazhet deri të Alibeaj, që u zhvlerësua takimi fare se sa takoi atë u tërhoqën edhe dy kandidatë. Duke e parë në këtë kontekst, po zhvlerësojnë veten. Këtë e them pa humor. Se vjen një drejtues i lartë që vjen e bën takime qokash dhe përsërit veten. Këto që tha është hera e tretë që i përsërit”, kështu po thotë populli  si dhe  Nard Ndoka,Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë.

“Regjimi kërkonte gjakderdhje më 25 prill”/ Deklarata e fortë e Metës: Rama burimi i tensioneve! Vrasja në Elbasan, plagosja në Kavajë dhe incidentet e tjera u provokuan prej tij

Ish Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ritheksuar se detyrë e tij  si President i Shqipërisë  ishte  mbrojtja e Kushtetutës.



Në një intervistë për Tv Apollon, ish presidenti i Republikës zt.Ilir Meta u ndal edhe te zgjedhjet e 25 prillit për të cilat shtoi se regjimi fashist kërkonte gjakderdhje dhe tensione , por ishte ai i cili bëri gjithçka për ta ndaluar.



“Detyra e tij ishte   të mbrojë Kushtetutën, pluralizmin politik dhe rendin kushtetues në situatat më të vështira. 

Burimi i tensioneve para 25 prillit 2022 ishte Edi Rama.

 Vrasja në Elbasan, plagosja në Kavajë dhe incidentet e tjera u provokuan prej tij. Regjimi fashist kërkonte gjakderdhje dhe tensione më 25 prill, bëra gjithçka munda për ta ndalur. Në mbrojtje të votës, për t’iu kundërvënë frikësimit të qytetarëve shqiptarë nga ana e Qeverisë dhe e bandave të organizuara të partisë në pushtet. Thonë pse shkoi Presidenti te selia e një partie politike (FRD) në Tiranë?! Rendi ynë kushtetues bazohet në pluralizmin politik. Të sulmosh e të dhunosh në mënyrë të paligjshme selinë e një partie politike në mes të Tiranës, dhe ky konflikt mediatizohet kudo dhe Presidenti të jetë 100 metra larg selisë dhe të mos shkojë të shikojë në vendngjarje se çfarë po ndodh, kur sapo ka nisur fushata zgjedhore si dhe kur kjo gjë bëhet qëllimisht se vetëm kjo parti politike u regjistrua në koalicionin me opozitën, ky është faji i Presidentit…? Presidenti duhet të rrijë pasiv në situata të tilla? Të shohë se si ushtrohet dhunë nga shteti kundër një force politike të ligjshme? Se si synohet të nxirret me dhunë një parti politike pa vendim gjykate, në shkelje të të gjitha ligjeve të Republikës së Shqipërisë? Nuk është Presidenti shkaktar i dhunës! Presidenti shkon se nuk e beson se po ndodh një situatë e tillë në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të bëjë zgjedhje demokratike! Dhe pikërisht, në praninë e Presidentit ushtrohet dhunë nga përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës! Ishte reagimi i Presidentit që frenoi këtë dhunim. Edhe sot e kësaj dite, selia është dhe i takon partisë përkatëse. Pse? Sepse Presidenti ekspozoi përpara të gjithë qytetarëve dhe përpara gjithë botës dhunën e paligjshme që po ushtrohej ndaj një partie opozitare. Sigurisht ata që frymëzuan këtë dhunë që nuk ishte thjesht ndaj një partie, por ndaj të gjithë elektoratit opozitar, ata u shqetësuan, sepse ata donin një President  pasiv, që mbyll sytë, që shikon vetëm ato interesat e veta meskine, dhe që shikon se si dhunohet rendi kushtetues. Dhunohen zgjedhjet! Pse shkoi Presidenti në Kavajë? Ata duhet të shqetësoheshin përse punonjësit e Bashkisë hynë të armatosur në zyrën e partisë më të madhë opozitare, përdorën armë, plagosën njerëz, derdhën gjak atje, dhe për 48 orë nuk kapen, derisa të bëjnë një marrëveshje me Policinë. Ata shqetësohen pse Presidenti angazhohet për të parandaluar raste të tilla! Shqetësohen se Presidenti denoncoi mosveprimin e institucioneve të Prokurorisë për çështjen e Elbasanit? Po të kishte vepruar prokuroria, nuk do të kishte ndodhur ajo ngjarje e Elbasanit! Të gjithë e dimë se cili i bëri ngjarjet e Fierit. Le të vijmë te ngjarja e Fierit! Se të gjithë e dimë se është bërë çështje e madhe kjo historia e mprehjes së sfurqeve! Ju e dini shumë mirë që atë ditë ka pasur një konflikt paradite, dhe konflikti është shkaktuar për fat të keq nga Bashkia e Fierit që nuk ka respektuar rregullat zgjedhore. Kur në mënyrë të dhunshme kanë dashur të heqin posterat e LSI-së në zyrën që ishte marrë, sipas ligjit, për arsye sepse në atë shesh do të zhvillohej një miting i Partisë Socialiste, pasdite. Presidenti ishte këtu në zyrë dhe u njoftua që në Fier po ndodh një konflikt i madh dhe një tension i madh, dhe Presidenti si njeri i përgjegjshëm, del dhe shikon mediat dhe vëren konfliktin. Shikon që praktikisht kjo parti po provokohej, sepse në çdo rast edhe Bashkia, edhe organizatorët e mitingut, duhet të bashkëpunonin, në rast se ata mendonin se këta posterat e kësaj partie provokonin ata që do të organizonin mitingun. Përkundrazi, ishte e kundërta! Dhe e kuptoj se ata po kërkonin një konflikt me pahir për të krijuar një gjendje tensioni, që situata të dilte jashtë kontrollit. Atëherë Presidenti çfarë thotë? I thotë deputetess, drejtpërdrejt, në konferencë shtypi:  Flisni edhe me zotin Ruçi! Hiqini ato postera! Mos bëni konflikt! Madje, ka mundësi, kërkojini zotit Ruçi posterat e zotit Rama dhe vëreni aty! Ose i vë edhe unë! Se atë ditë unë do ikja në Vlorë, se nuk kishte ndonjë problem! Vetëm lëreni këto konflikte sot, mos bini preh nën provokime të tilla! Sepse ata nuk po ju provokojnë vetëm për sot, ata e kanë problemin e tensionit si dhe të lojërave për ditën e zgjedhjeve! Prandaj sot lërini të qetë dhe nëse ata sot guxojnë t’ju prekin votën, nëse, atëhere mprehini ato cfurqet atje, se njerëzit në Fier e në Myzeqe, mbajnë cfurqe si mjete pune, t’i kenë aty, t’i kenë gati! Se dinë ata t’i përdorin, siç i kanë përdorur ato gratë e Libofshës! Kam qenë vetë unë atje ku policia dhe bandat u bënë njësh, jo vetëm duke manipuluar zgjedhjet, por edhe duke goditur banorët e zonës. Gratë ishin duke punuar. Morën cfurqet ato dhe vajtën… Kur ka qenë shkak Presidenti për tensione? Asnjëherë! Përkundrazi! Ne kemi skemën e patronazhistëve që është publike dhe që është denoncuar nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Met

***
Ilir Meta, sa ishte president i vendit ,  sulmon amerikanët pas sinjaleve se do shpallet “non Presidentit Ilir Meta duket se nuk i del inati me amerikanët. Pas disa ditësh qetësie, presidenti Meta ka shfrytëzuar një intervistë për mediat, për t’iu treguar muskujt kundërshtarëve të tij veçanërisht kryeministrit Edi Rama dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo “revoltë” e Metë ka ardhur pas thirrjeve të SPAK për ta hetuar atë dhe pas zërave se pas largimit nga Presidenca, ai do të këtë të njëjtin fat si ish-kryeministri Sali Berisha, duke u shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ka qenë një pyetje ngacmuese e gazetarit Arjan Çani në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, e cila ka detyruar Ilir Metën të dalë nga vetja dhe t’iu rikthehet sulmeve ndaj SHBA. “Ka kohë që përflitet që Meta sa të mbarojë detyrën do të shpallet non-grata”, deklaroi ai. Por Meta në përgjigje e sipër u shpreh se nuk ka frikë nga asnjë amsho ndëshkuese që mund të aplikohet ndaj tij. “Të shpallet, çfarë problemi ka”, deklaroi ai. Mirëpo gazetari Çani i kujtoi Metës të mos bëj të fortin, por të shikojë mundësinë për të bërë një fjalim, që ta ketë gati, pasi amerikanët ta shpallin “non grata”. “Nëse ndodh kjo, çfarë deklarate do të bësh publike? Nuk mendon se është momenti ta kesh një fjalim gati? Që mos mbetesh… Kush kruhet me amerikanët, shpallet non-grata”, tha Çani. Ndërkohë Meta u përgjigj, duke leshura madje një paralajmërim të fortë në adresë të amerikanate, duke ua bërë të qartë se do t’i presë me pushkë në dorë si pushtues. “E vetmja gjë që nuk më shqetëson është kjo që thoni ju. E dyta, kam vetëm një raport të shenjtë me Shqipërinë. E treta, partnerët që sillen si partnerë, i respektoj, kur sillen si pushtues, do ti trajtoj si pushtues. E katërta, kam lindur në male dhe kjo më ndihmon që të mos e njoh fare frikën. Ata që lindin nëpër male, jetojnë me ujqër dhe çakej. Mësohen që fëmijë”, nënvizoi Meta. Pra, kjo pyetje thumbuese e gazetarit Çani ka bërë që Ilir Meta të kthehet në origjinë, duke sulmuar amerikanët dhe treguar edhe njëherë se nuk ka qenë kurrë i denjë për postin e Presidentit të republikës së Shqipërisë, pasi më shumë i ngjan një rrugaçi se sa shtetari. Meta shfaqet si Mujo Ulqinaku dhe sfidon SHBA Por teksa shikon çdo javë ngushtimin e lakut, Meta vijon sulmet dhe shantazhet, sikundër e tregojnë këto fakte që ai ka kërcënuar disa ditë më parë amerikanët. Meta tha se nuk ishte ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili pasi u dënua për korrupsion, u arratis në Hungari, pranë deles së zezë të Evropës, Viktor Orban. Madje, Meta tha se ishte si Mic Sokoli, Avni Rustemi, Vojo Kushi dhe Mujo Ulqinaku, duke paralajmëruar rezistencë, kur SPAK-u të firmosë urdhrin për arrestimin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. “Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit! Është President i Shqipërisë dhe do i dalë për zot Shqipërisë! Është i racës së politikanit të tipit Avni Rustemi, edhe i disa shqiptarëve të tjerë si Mic Sokoli, Vojo Kushi, etj. Mujo Ulqinaku vërtet ishte një oficer i thjeshtë dhe i doli Italisë fashiste vetëm. Pse kujtoni se Mujo do të mundte Italinë?! Jo? Mujo Ulqinaku nderonte Lartmadhërinë. Prandaj shqiptarët çdo 7 prill nderojnë Mujon, nuk nderojnë Mbretin”, tha Meta. Më tej, Meta u ka dhënë një tjetër mesazh amerikanëve, duke nënkuptuar se ka shumë njerëz me vete, të cilët nuk do të lejojnë arrestimin e tij. Nëse unë jam këtu ku jam dhe kam 30 vjet që populli shqiptar më ka votuar, më ka zgjedhur, më ka kërkuar të jap dorëheqje për zgjidhje krizash, e kështu me radhë, jam vetëm falë demokracisë”, u shpreh ai. Ja si Meta paralajmëroi se do vras veten si Allende Pak muaj më parë, Meta kërcënoi se ishte gati të vriste veten dhe të luftonte kundër SHBA-ve si presidentit i Kilit Salvador Allende. “Jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”, tha ai. Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri. Po a e pranojnë SHBA-BE presionin e politikanëve të korruptuar të Ballkanit? Faktet konfirmojnë që jo. Nikola Gruevski, para se të dënohej, kërcënoi SHBA-BE ashtu si Ilir Meta. Edhe Nikola Gruevski foli për komplot ndërkombëtar, shkelje sovraniteti etj. Ndër të tjera, Gruevki tha se “diplomatët perëndimorë po influencojnë anëtarët e Komisionit Zgjedhor për të manipuluar rezultatet e zgjedhjeve”. Ashtu si LSI-ja e Metës, edhe Gruevski bojkotoi raundin e dytë të zgjedhjeve dhe kërcënoi me destabilizim. Megjithatë, organet e reja të drejtësisë në Maqedoni e dënuan Gruevskin për korrupsion, bazuar në fakte dhe prova. Të njëjtin fat kishte edhe ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader. Ashtu si Meta, edhe Sanader, para se të arrestohej dhe të dënohej sulmoi drejtësinë dhe kërcënoi ndërkombëtarët. Por, dënimi i Sanaderit i hapi dyert e integrimit Kroacisë. Rama: Metës i duket vetja një Vojo Kushi mbi çatinë e selisë së BE Por pas këtyre kërcënimeve të lëshuara nga presidenti Ilir meta, ka treguara edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një editoriali, Rama theksoi se Meta duhet ndëshkuar, pasi sipas tij, i duket vetja një Vojo Kushi mbi çatinë e selisë së BE dhe SHBA. “Si mund të ketë Shqipëria e sotme, Shqipëria në NATO, Shqipëria kandidate për në Bashkimin Europian, një kryetar shteti që duket si një aktor komik që imiton Presidentin e Republikës; Një kryetar shteti që, kur flet seriozisht, të bën për të qeshur dhe kur flet me të qeshur, të bën për të qarë; Një kryetar shteti që e parafytyron veten si një Vojo Kush me kravatë mbi çatinë e ambasadës së Bashkimit Europian dhe që e imagjinon ambasadën amerikane si topin ku vendos gjoksin e tij prej Mic Sokoli me kostum banjoje?! Si mund të ketë Shqipëria e sotme, një kryetar shteti që arrin thotë në konferencë për shtyp se është gati të përballet me testin e shëndetit mendor, çka në fakt nuk ia ka kërkuar askush, edhe pse askush nuk ka mbetur pa pyetur veten se mos vallë ky njeri është realisht i ikur nga mendja e kokës. Po kjo pyetje nuk çon askund, madje mund të çojë në drejtim krejt të gabuar. Sëmundja e vërtetë e këtij kreu shteti, të futur në qorrsokakun e inatit pa krena, është ajo e atij personazhit të Dostojevskit, i cili gënjen veten, për të gënjyer të tjerët”, deklaroi Rama.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...