Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/21

Grupi kibernetik izraelit NSO zbulohet duke përgjuar përdoruesit e iPhone

 

Studiuesit e Universitetit të Toronto publikuan të dhënat pasi zbuluan programin infiltrues në aparatet e aktivistëve meksikanë të të drejtave të njeriut.

Ata thanë se grupi izraelit i sulmeve kibernetike NSO ka kryer të paktën tre sulme të tipit  “zero click” ndaj aparateve iPhone të anëtarëve të shoqërisë civile vitin që shkoi.

Studiuesit e grupit Citizen Lab publikuan zbulimet  ku flitej për gamën e gjerë të aktivitetit të NSO, pas infektimit të celularëve të të paktën dy aktivistëve në Meksikë në vitin 2022.

Programi Pegasus i grupit NSO mund të infiltrohet në aparate me anë të një mesazhi teksti që përdoruesi klikon, ose së fundmi me anë të sulmeve të tipit “zero-click”.

Ndërhyrjet bëhen për të monitoruar çdo informacion në celularin e përdoruesit.

Në sulmet e indentifikuara nga Citizen Lab ishin shënjestruar aparate iOS 15 e iOS 16, për të cilat thanë se kishin njoftuar kompaninë Apple, me qëllim përmirësimet për të shmangur ndërhyrjet.

NSO Group është një agjenci mbikëqyrjeje izraelite e ministrisë së mbrojtjes, thotë Citizen Lab i Universitetit të Toronto, të cilët kanë studiuar gjerësisht Pegasus.

Citizen Lab tha se zbuloi fillimisht sulmet gjatë hetimit të anëtarëve të OJQ-ve meksikane ‘Red en Defensa de los Derechos Digitales’ ose RD3, teksa ekzaminonte celularët e aktivistëve të të drejtave të njeriut.

“Koha e ndërhyrjeve korrespondonte me aktivitete të rëndësishme të organizatës dhe sugjeron se operatori i Pegasus kërkonte të depërtonte duke ndaluar punën e organizatës në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut nga ushtria meksikane”, thuhet në raport.

‘Centro PRODH’ është një grup i ligjshëm meksikan për të drejtat e njeriut dhe heton një rrëmbim masiv të dhjetra stundentëve në Meksikë në vitin 2015.

Një nga celularët e infektuar i përkiste kreut të grupit Centro PRODH, Jorge Santiago Aguirre Espinosa, për të cilin Citizen Lab tha se ishte kompromentuar të paktën tre herë prej vitit 2016.

I dyti ishte ai i anëtares së Centro PRODH, María Luisa Aguilar Rodríguez, që ishte infektuar teksa raportonte për shkeljet e të drejtave nga ushtria e Meksikës.

Sipas një raportimi të  rrjetit Washington Post, Meksika ka qenë “një klient i rregullt i grupit kibernetik NSO”.

Zyrtarët izraelitë të NSO mohojnë shkeljet e ligjit ose shërbimet e spiunazhit për qeveritë në botë, duke thënë se Pegasus është krijuar vetëm kundër “kriminelëve dhe terroristëve”.

ÇKA MUND TË BËJË NJË GJENERATË PËR KOMBIN BIOGRAFI E PJESSHME PËR HAKIF BAJRAMIN

 




Pjesa  e KOMBIT tim që ishte në robëri kur linda, diku rreth 98% ishte i sharruar në analfabet, të kuptohemi,pa fajin e tij. 


Lidhur me këtë, kur e kam filluar shkollimin në një odë të adaptuar në vitin shkollor 1949/50, mësuesi memzi i shqiptonte germat e alfabetit kombëtar, sepse i kishte të mbaruara vetëm katër klasë të fillorës. 


Dhe, për 25 vjetë punë natë e ditë për arsimimin e popullit, ishte një krenari që në shumë raste nuk kuptohej. 

Mu për këtë lufta kryesore në Kosovë ishte lufta për shkollë, në fillim. Po ajo gjendje, edhe luftohej në anën tjetër nga disa qarqe të pushtetit se: “bëri e shkove në shkollë, bëhesh shka (sebian)”. Ky nominim i këtillë ishte i trilluar nga UDB serbaine, sepse shteti serbian, nën robërinë e të cilit ishim, kishte krijuar bindje se me shqiptarët anlafabet dhe sharragji,  mundet ta mbajë Kosovën nën robëri së pakur edhe dy shekuj. Së këndejmi hapja e shkolave tetëvjeqare, hapja e shkollës normale, hapja e gjimnazeve që nuk kushtoinin, ishte hapi vijues, që më 1960 të hapën fakultetet e para në Prishtinë. Me hapjën e fakulteteve, më nuk kishte forcë që e ndalë këtë popull në rrugën Evropiane dhe në rrugën e pavarësisë, luftë ajo që është zhvilluar në çdo etapë paralel. Ta shohin një vetëm një milimetër të asaj rruge, me këtë biografi.


Hakif Bajrami u lind në fshatin Ballofc, Komuna e Besianës  më 7 mars 1943.


 Rrjedh prej një familje arsimdashëse nga babai Fetah Bajrami dhe nëna Azize Ademi-Bajrami. Fëmirinë e kaloi në fshat. Mësuesin e parë e kishte Alush Bekteshin, i cili më vonë u bë shok i nderuar deri në vdekjen e tij në moshën 98 vjeqare.


 Më 1 prill 1957 me 11 pesëshe në ditar, në shkollën tetëvejçare, për shkak se “e ka vizatuar Shqiponjën në orën e vizatimit, largohet nga shkolla për një vit shkollor”. Përjashtimi  u bë me urdhër i drejtorit Markoviq. Megjithë atë, shkollën tetëvjeqare me sukses shembullor e kreu në Besianë (ish Podujevë-Krahina e Llapit).


 Në vitin shkollor 1961/62 regjistrohet në Gjinazin “Ivo Lola Ribar” në Prishtinë. Ndërsa në vitin shkollor 1962/63, kishte konflikt me profesorin e Gjeografisë P. Strahinja nga Paraçini. Kjo për faktin se shumica e nxënsve të klasës nuk e dinin serbishtën. Me që iu drejtuam profesori,t se ata nxënës që nuk dijnë serbishtën, të na lejohet për t` ia përkthyer atij. Profesori këtë propozim e priti me shprehjen: “Këtu është Jugosllavi dhe nëse doni shqip, ja ku e keni Shqipërinë në kufi, shkoni atje”!. Madje kundër P. Strahinjës nxënistë bërën edhe padi për siellje raciste dhe në gjykatore e fituan gjykimin, dekue e larguar “Prof P. Strahinjën prej  procesit mësimor për dy vite, për shkak të urrejtjës nacionale”.

Hakif Bajrami, gjimanzin e mbaroi me sukses të shkelqyeshëm . Diplomoi  në Filozofi në temën: “Racionalizmi si drejtim filozofik: Rene Decart, Godfrid Lejbnic dhe Baruh de Spinoza”, në 83 faqe tekst me 516 referenca, në vitin shkollor 1965/66. Lidhur me këtë, në kohën kur pati filluar paraqitja e deformimeve, ata që na kishin torturuar ( Udbashët Raif Spahiqi, N. Vidoviqi etj.) do të largohen nga Podujeva, por çuditërisht (!!) do të gjejnë punë në UDB-ën e Prishtinës R. Spahiu (shqipfolësi), ndërsa N. Vidoviq u punësua në UDB-ën e Kushumlisë (serbfolësi).

Pa provim pranues, për shkak të suksesit shembullor regjistrohet në Univerzitetin e Beogradit,Fakulteti Filozofik të Prishtinë, Dega e Historisë. Pas kryerjës së fakultetit fillon të punojë në Gjimanzin e Podujevës për dy mauj në vitin shkollor 1969/70. Ndërsa nga 1 dhjetori i vitit 1969 punësohet në Gjinazin  “Ivo Lola Ribar” në Prishtinë, si profesor i Historisë dhe Gjuhës Latine. Më vonë në mungesë të kuadrit punoi edhe si profesor i Sociologjisë dhe filozofisë në disa shkolla të mesme të Prishinës dhe jashtë saj, pa asnjë kompenzim.

Gjatë vitit shkollor 1972/73 regjistrohet në studimet pasuniverziatre në Degën e Historisë, koha  nga Kongresi i Berlinit (1878) e deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë regjistrim mban numrin rendor  0. 1, te mentori Akademik Prof Dr Bogumil Hrabak. Pas kryerjës së provimeve pasuniverzitare me sukes të shkelqyeshëm, më 1974 e dorëzon punimin e magjistraturës. Në afatin ligjor rekord e mbron temën : “ÇARKU i MITROVICËS NËN OKUPIMIN NAZIST GJERMAN-Rrethi i LLapit 1941-1945” dhe e merr titullin Mr. i shkencave të historisë. Temën e magjistraturës e mbron më 15 maj 1975, te Akademik prof dr Ali HADRI, prof dr Skender Rizaj dhe prof dr Masar Kodra. Si magjistër e historisë punon në gjimnaz deri në nëntor të vitit 1975.

Më 1975 pranohet për bashkëpunëtor shekncor (Docent) në Entin e Historisë Kosovës në Prishtinë. Menjëherë në Katedrën e Historisë i pranohet tema e DOKTORANTURËS me titull: “Rrethanat shoqërore dhe  politike në Kosovë 1918-1941”. Punimin e dorëzon  për  procedurë mbrojtëse në shtator 1978, në 1100 faqe. Tezën e doktoranturës e mbron te Komisoni: Akademik prof Dr Ali Hadri, Akademik Stefanaq Polllo, Prof dr Fehmi Agani, Prof dr Masar Kodra, më 15 JANAR 1979, dhe e merr titullin DR. i shekncave të historisë. Pas dy viteve me që i botohen dy libra avansohet në gradën shkencore BASHKËPUNTOR i LARTË SHKENCOR (titull adekuat me prof Dr inordinar), tash në INSTITUTIN e HISTORISË. (Enti i Historisë avansohet në Institut me që ishim në punë TRE doktor shekncash, që ishte kriterium me lIgj, që Enti të avansohet në Institut. Entin e avansoi Kuvendi i Kosovës dhe avansimi është botuar në Fletorën Zyrtare të Kuvendit ). Thmeluesit e Institutit Historisë Kosovës ishin: Akademik prof dr Ali Hadri, Dr Fehmi Pushkoli dhe Dr Hakif Bajrami. Këta me ligj konsiderohen si themelues të INSTUTITIT TË HISTORISË KOSOVËS, me seli në Prishtinë.

 Deri në fund të vitit 1981 Hakif Bajrami i boton 18 punime shkencore nepër revista në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Për sukses me librat Aradha Antifashiste Partizane e “Shalës”; Aradha antifashiste  “Meto Bajrajtari”; Aradha antifashiste Partizane “Bajram CURRI”; nga Kuvendi i Kosovës shpërblehet me çmimin për arsim,kulturë dhe shkencë “Shpërblimi i Dhjetorit” (Bujanit), çmim ky më i larti në Kosovë 1959-1989, që ishte i lidhur me Konferencën Nacionalçlirimtare të Buajnit 31 XII 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Për një historian ky çmim ishte me interes sepse aty ishte  aprovuar  Rezoluta për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Në dhjetor 1980 me konkurs zgjidhet dhe emrohet nga Kuvendi i Kosovës  Drejtor i “Arkivit Shtetëror të Kosovës”, me seli në Prishtinë. Njëherit DR Hakif Bajrami mbetet bashkëpuntor i jashtëm i Institutit Historisë dhe për disa viteve ishte në redaksi të disa revistave shkencore si: “Kosova”,” Gjurmime Albanologjike” si dhe antar i redaksisë së Fletorës “FJALA”, e pastaj edhe “PËRPARIMI” në Prishtinë.Nga viti 1980 e deri më 1989 ishte antar i Redasisë revistës “VJETARI”, ku për çdo vit ka botuar studime dokuemntare. Vlen të theksohet, se nga viti 1986 e deri më 1989 ka botuar 1716 faqe dokuemnte, kryesisht për vitët 1941-1945. Sidomos për shkencëne historisë janë me vlerë botimet nga viti 1986 e deri në 1989, e që kanë të bëjnë me pushtetin ushtrak të vënë padrejtësisht nga Shtabi Suprem i Jugosllavisë më 8 shkurt 1945, diktaturë ushtarke ajo që nuk është suprimuar kurrë ligjërisht.

Më 1988 Hakif Bajarmi avansohet në gradën Këshilltar shekncor në Institutin e Historisë Kosovës në Prishtinë (grda e profesorit Ordinar –Prof Dr).

Deri në vitin 1990 punon si drejtor i Arkivit  Shtetëror të Kosovës, për çka përjashtohet nga puna për veprimtari nacionaliste dhe iridentiste, si thuhet në dokumnetin e përjashtimit, sepse nuk e pranon aktin e 23 marsit 1989, nga pushteti  nazifashist serbian, si dhe për shkak se si i vetmi drejtor në nivel të Kosovës e nënshkori Apelin 215 të intelektualëve të Kosovës. Pas çlirimit (10 VI 1999) sërish kthehet në punë në Arkiv si Këshilltar shekncor.

Dr Hakif Bajrami është avansuar në gradën KËSHILLTAR SHKENCOR në Institutin e Historisë që njëherit e merr titullin e PROFESORIT ORDINAR më 1987. Prof Dr Hakif Bajrami ka hulumtuar në arkivat e Jugosllavisë, të Turqisë, Austrisë, Gjermanisë, Zvicërs (GJenevë-Shoqata e Kombeve 1927-1941) si dhe në arkivat e Shqipërisë.

Prof dr Hakif Bajrami njihet si hulumtuesi kryesor i ARKIVAVE, gjithnjë duke zbardhur historinë e popullit Shqiptar. Mu për këtë edhe është koautor i vllimit TRETË të Historisë së Popullit Shqiptar, botimi në Tiranë. (botim në katër vllime), pas Luftës Çlirimtare në Kosovë. Për shkak të njohurive në lëminë e burimeve dhe si arsimtar shumëvjeqar  është mentor në shumë magjistratura dhe doktornatura dhe për këtë punë është i përkushtuar , gja që e avanson në këshilltar të papritueshëm për shumë studiues të Historisë Shqiptare, të Ballkanit dhe Evropës në përgjithësi.

Prof Dr Hakif Bajrami është shtetas i Republikës Kosovës dhe jeton e vepron në Prishtinë. Si i përcaktuar në çështjen kombëtare shumë herët kyqet në veprimtarinë e themelimit të Ushtrsië së Kosovës, aktivitet ky që e drejtone një kohë deri sa vdiq në Tiranë Mr Halil ALIDEMA (i burgosur politik).

Së bashku me mr.Ukshin Hotin,mr. Mahmut Bakallin, Gjeneral Halil Katanën prof dr Hakif Bajrami është përpilues i Rezolutës për Bashkimin Kombëtar mbajtur nga 52 subjekte politike në Tetovë më 1992. Është pjesëmarrës në PAJTIMIN KOMBËTARE që e drejtonte Prof Anton Qeta, kudo nepër Republikën e Kosovës, në Zvicër, Gjeramni, SHBA, së bashku me Bac Antonin ishte i pandashëm. Është pjesëmarrës i Demonstratave rrevolucionare si student më 27 nëntor 1968. Është përkrahës i demonstratave kryengritëse të vitit 1981 e deri 1 tetor 1997, pa asnjë mungesë.

Për vepër të vitit më 1997 në Tiranë prof dr Hakif Bajrami dekorohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës (Vepra: DËBIMI DHE SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TURQI-Dokumnete, botim i Shoqatës “HASAN PRISHTINA 1997).

 Prof dr Hakif Bajrami ka qenë Këshilltar politik dhe diplomatik në ZYRËN E UÇK-ës që e drejtonte Adem DEMAÇI 1998/9 në Prishtinë. Për shkak të orinetimit kombëtar si pjestar VETERAN i UÇK-ës, pas themelimit të Akademeisë së TMK-ës  “HAMËZ JASHARI” në Prishtinë prof dr Hakif Bajrami fiton gradën MAJOR REZERVË, dhe mban ligjerata nga Doktrinat ushtrake dhe politike, për katër vite me radhë.  

                               BIBLIOGRAFIA E STUDIMEVE SHKENCORE

Hakif Bajrami, libra të botuara dhe të përgatitura për shtyp:

1.Rrethanat shoqërore dhe politike Kosovë 1918-1941, Prishtinë, 1981, f. 365

2.Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1941, Prishtinë, 2008, f. 462

3.Bedri Pejani, 1885-1946, Prishtinë, 1994, f. 205

4.Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve  në Turqi, (Dokumente) Prishtinë, 1996, f.506

5.Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995 (ÇIK-LDK në 30 000 kopje), f. 207;(Ribotimi fototip më 2015). Për këtë vepër është lavdruar nga Prof dr Fehmi Agani dhe Enver MALOKU. Bashkpunimi me ÇIK-un ka qenë nga fillimi në të gjitha fushat për çka prof dr Hakif Bajrami ka mbajtur një varg ligjeratash nga LËMIA E DIPLOMACISË, nepër Kosovë në SHBA dhe Evropë, kudo që kishte shqiptar patriot.

6.Kosova, Njëzetë shekuj të identitetit të saj , Prishtinë,2001, f. 156

6-a.(Kosova, nga Antika, publikim në internet në gjuhën anglishte)

7.Progranmet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997,Prishtinë, 1997, f. 162

8.Programi Kombëtar Politik i shqiptarëve, Prishtinë, 1997; ribotim më 2002, f. 86

9.Peticioni që i shpëtoi shqiptarët  1930, (dok. Shtjefën Kurti, Luigj Gashi dhe Gjon Bizaku, shqip- frengjisht), Prishtinë , 2005, f. 74

10.Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë, 1983, f. 238 (dy botime më 1982 dhe 1983.)

11.Aradha Partizane “Bajram Currii”, Prishtinë, 1985, f. 244

12.Aradha Partizane e “Shalës”, Beograd, 1981, f. 101 (në dy gjuhë shqip dhe serbokroatisht)

13.Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë, 1988, f. 244

14.Tragjedia e Tivarit 1945, Prishtinë, 1993, f. 226

15.Kosova prej Bujanit në Kaçanik , Prishtinë, 1997, f. 426

16.Naçertania, program politik serb që shpje në shfarosjen e shqiptarëve 1844-1999, Prishtinë, f. 338

17.Konventa Jugosllavo –Turke për shpërngulje të shqiptarëve 1938, Prishtinë, 2013, f. 152

18.Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprili më 1953, Prishtinë, 2014, f.217

19.Libri i Bardh, Tiranë, 1992, f.106 (të veçanta në: shqip, angliasht, frengjisht, gjermanisht, serbisht=530 faqe)

20.Antimemorandum  (Klerofashizmi serbomadh, në gjuhën shqipe dhe serbishte), Prishtinë, 2004, f. 216, për gjigje në librin e Kishës Ortodokse Serbe: “Memorandum o Kosovu i Metohiju”

21.Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912,libri nr. 1, Prishtinë, 2003, f. 224

22.Si e riokpoi Serbia Kosovën më 1918, libri nr. 2. Prishtinë, 2012, f. 354

23.Si e okupoi Kosovën Jugosllavia Federative 1945-1999, libri nr. 3, Prishtinë,2015 f. 338

( në gjithësejt 1+2+3=916 faqe të botura në të tri librat)

24,Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përball neofashizmit serb, 1989-1999 (Studime analitike), Ptishtinë, 2006. f. 533

25.Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948, Prishtinë, f. 634

26.Dosja Demaçi, Prishtinë, Prishtinë, 2003, f. 479 (edhe dy herë e ribotuar)

27.Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë,  2009, f.66 (Studim filozofiko-politik)

28.Dosja Metush Krasniqi, Prishtinë, 2014, f. 406

29.Dosja Fazli Grejçefci, Prishtinë, 2015,f.296

30.Zavere i zloçini UDB-e Jugosllavije  prema albancima do 1966 (Dokumnenta), Prishtina, 2006,f.203

31.Shqiptarët në mes dy totalitarizmave (fashizmit dhe komunizmit) 1918-1999, Prishtinë, 2010. f. 363

33. Dokumente  gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, libri 1. Prishtinë, 1998, f. 302

34.Dokumente gjermane për historinë shqiptare 1941-1944. Libri 1. Prishtinë.2017, f. 354 (ribotim i plotësuar)

35. Dokumente gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Libri 2, Prishtinë 2017, f.373 (botim i parë,në 727 faqe gjithsejtë)

36. Dokumente: VERSAJI dhe SHQIPTARET 1918-1921, (  vllimet: I-II-III-IV_V-VI-VII,dorëshkrim,mung. Mjetet f.).

37. Dokumente të sherbimeve informative: angleze, italiane, gjermane 1939-1945, (Vllime: I-II-III, dorëshkrim)

38.Komiteti Mbrojtja Kombptare e Kosovës, 1926-1941,3, dok.. f.420, dorëshkrim)

39. Dokumente sekrete të LKK  1981 (vlerësime të demonstrave 1981, “Kosova sot”, 2007,980 f. Në 249 vazhdime)

40.Mustafë Hoxhë Nishefci, (1915-1995), Prishtinë, 1997, f. 338

41.Met Podujeva-Babloku (Kryengritësi nga 1910-1966), 1887-1976, Prishtinë, f. 204

42.Ibrahim Gjakova,(Antar i Komitetit Kosovës), Prishtinë, 2000, f. 104

43.Ismail Ajeti-Bushi,(i burgosur politik dhe i denuar 5 herë me pushkatim) Prishtinë, 1998, f. 196

44.Familja shqiptare Deshishku, 1878-2004, Prishtinë, f. 165

45.Dokumente për diktaturën ushtrake në Kosovë 1945,I. 412 f. të boturara në “Vjetar”,1986-1988,f 380,

46. Vllimi i dytë II. Kujtime të bashkohanikëve dhe akterëve të tubuara më 1962)

47.Shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e okupuara 1878-1999, Prishtinë 2000, f. 1816.(autori ka punaur nga viti

 1978- 1982, por nuk është lejuar botimi për shkak se ishte akuzë ndaj rregjimeve-nuk kam pranuar ta ndryshojë asgjë kurrë sepse studimi është me referenca arkivore.)

48.Partitë politike në Kosovë 1918-1945, Prishtinë 1982, f. 600 (dorëshkrim).

49.Sipas një evidence 1972-2015, janë botuar 983 studime nepër revista, libra koautorë, dhe gazeta ditore. (Më 1984: Nastanak albanske drzhave 1912-1939, Lublanë-Sllovenisht)

50. Dosja Marije Shllaku, f. 235+ 527, e boton “Artini” Jahir Ahmeti më 2020)

51. Divizioni SS: “Skenderbeg”, “Sholc”, “Bredov”, “Llanger” 1944 (f.129, dorëshkrim)

52.”Programi Jugosllav për Kosovën” 1988, (Naçertania e Dytë), f. 2153 (dorëshkrim)

51. SQIPTARËT NË LUFTË PËR SHTET KOMBËTAR 1912-1918, Prishtinë 2018, f. 328 (Botim “Faik Konica)

52. SHQIPTARËT DHE KOSOVA në rrjedhat tragjike të historisë (1878-1999), Prishtinë 2019, f. 302( “Faik Konica”)

53. Murat XHAKJA 1818-1899- (Krematoriumi ndaj shqiptarëve të Toplicës), Prishtinë, 2019, f.320 “Faik Konica”

54. Zona e Kosovës e okupuar nga Gjermanët 1941-1944, 1974, f. 380 (dorëshkrim.)

55. Konfiskimi, eksproprimi dhe nacionalizimi i pronave në Kosovë, 1945-1948, f.970 (dorëshkrim)

56.Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, I-II-III, 1918-1941, f. 600 (dok.dorëshkrim)

57. Procesi i Prizrenit 1956, I-II, 1956, f. 520; Rivlerësimi i Procesit Prizrenit më 1967 f. 210.(dorëshkrim, Rivlesimi juridik me shenjë tejet sekret 1967, së bashku me Vlesimin e DEFORMIMEVE të UDB-s jugosllave në tërë vendin, dokument unikat tejet sekret, vlerë shtetërore, të ruhet gjithëmonë.)

58. Ushtria Çlrimtare e Kosovës, analizë filozofiko-historike, 1992-1999, f.510 (dorëshkrim)

59.Rreligjionet në Jugosllavi dhe sektat e tyre, 1986, f.252,, dok. dhe analizë, dorëshkrim)

60.Lidhja Kosovare 1954-1974, 1982. f. 180 ( i botuar si fejton në gazetë me referenca)

61. Lufta e Dytë botërore, pse nuk u hap Fronti i Dytë në Ballkan, f.218 (dorshkrim, analizë filozofiko-politike)

62. Kundërthënjet e mia me politikanët jugosllavë: P. Joviqeviqin, S. V. Tempon, S. Gjakoviqin dhe P. Brajeviqin, Mehmet Hoxhën…,1974- 1985, (f. 112, dorëshkrim)

63. Programi i Partisë Fashiste serbe “Zbor” për likuidimin e Hebrejëve 1939-1945, Prishtinë, 2015, f.44 (i botuar në “Kosova Sot”)

64. Dosja Qazim Komoni 1944-1946, f. 210, (dorëshkrim)

64. Dosja Shaban Shala, Prishtinë, f. 211 , (dorëshkrim)

65. Dosja Qazim Komoni dhe Fuat Dibra, nga dok. në AVIIB,  (studim, dorëshkrim 1984)

66.Dokumente për hsitorinë shqiptare,në DASIPB: vllimi I 1912-1918; vllimi II 1918-1929; vllimi III 1929-1941

67. Dokumente nga Arkivi Nacional i Vashingtonit 1942-1946, (vllimi I, Vllimi II)

68. Dokumnte mbi shpërnglujën e shqiptarëve në Turqi 1950-1964, vllimi I dhe vllimi II,(Dokumnete të instutucioneve të Kosovës f. 1800)

69. Dokumente të LKJ-ës për Kosovën 1945-1964,vëllime: I-II-III-IV-V-VI), dor.nga A. CK SKJ,Beograd, hulumtuar më1984)

70. Mardhëniet PKJ-PKSH 1941-1948, studim, f.218

71. Dosja Halim Spahia etj. 1945, Dorëshkrim nga AVIIB, f. 320

72. Dosja  Bedri Pejani etj. Dorëshkrim nga AVIIB, f.296

73. Dosja  Njazi Spahiu 1960 etj, dorëshkrim nga AVIIB, f,503

74. Senatorët e Shqipërisë deri më 1939, nga AVIIB, f.218

75. Dosja Kryengritja e Fierit 1935, Gjykimet, nga AVIIB, f. 215

76. Një dorëshkrim për Shqipërinë 1868gjuhën lashtosllave, f. 71,

77. Dokumnente gjermane për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1881 (dorëshkrim)

78. Partitë politike shqiptare 1939-1945 që ishin në aleancë me okuopatorët (f.250, studim )

79. Recensione për monografitë antologjike të: Skender Rizës, Lidhja shqiptare e Prizrenit, Nolel Malkolmit, Kosova , histori e shkurtë; Tahir Abdyli, Hasan Prishtina; Liman Rushiti, Kujtime për L. Kaçake; Rexhep Qosja, Çështja shqiptare…; Kristaq Prifti, Popullsia e Kosovës 18831-1912; Muhamet Pirraku, Ymer Prizreni; Izber Hoti, Filozofi e historisë; Ethem Çeku, Komiteti M. K. Kosovës; Zekeria Cana, Dimitrije Tucoviqi dhe socialdemokracia serbe; Jusuf Osmani, Kolonizimi i Kosovës (dok); Jusuf Buxhovi, KOSOVA, Libri i  I-II-III-IV-V, Houston-Prishtinë, 2015, Nehat Krasniqi, Lufta osamne….., Sabit Syla, Dok. angleze etj.

80.Janë edhe 58 vlllime dokumente të lidhura si skripta të hulumtura në Arkivat jashtë ish Jugosllavisë

1974-1994 për historinë shqiptare, ballkanike dhe Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

81. Kë e akuzojnë plagët e RUGOVËS, botim më 2019, f. 230

82.Marije SHLLAKU, Jetën Kosovës-gjakun Shqipërisë, Prishtinë 2019, f. 223

83. Tani është në përgatitje publikimi dokumentar:

Është botuar më 2019  nga “Faik Konica” -Programi për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjën e shqiptarëve 1924-1940 (dokument serbsiht- shqip, u botaua për herë të parë)

b). Plani për luftimin e shqiptarëve 1927-1940 në 132 faqe, botohet për herë të parë)

c). Programi për shfarosjen e Shqiptarëve në Jugosllavi 1932-1938, botohet për herë të parë (aludon në dhjetë vjetirin e Marrëveshjes  Lozanës për kembim të popullsië në mes Greqisë dhe Turqisë, ku psoi ÇAMËRIA

d). Programi për ndarjen e Shqipërisë më 1939

83. Porogrami për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjën e Shqiptarëve, Prishtinë 2020.

84.Ptogramet për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjën e shqiptarëve 1924-1941, “Faik Konica” Prishtinë 2019. F.212.

85. Mizoritë serbe kundër shqiptarëve, Rugova, Plava, Gucia në germadha 1918-1921, ‘Klubi i Intelektualëve të Rugovës” , Prishtinë 2020, f. 212.

SI OFERTË

Këto katër dokuemente do të botohen shqip dhe gjuhën burimore që janë shkruar në një publikim. Botimi mund të jetë i Akademisë Shqiptaro-Ameriakne, nëse pranohem ose nëse pranoni bashkpunim në këtë fushë.

Prof dr Hakif Bajrami për punën në Shoqatën “HASAN PRISHTINA” 1996-2018 ka marrë çmimin :NDERI I KOMBIT” dhe shumë mirënjohje tjera për veprimtari huamanitare në Shoqatën “NËNA TETREZE”, si kryetar i saj në Lagjën  Prishtinës, “DARDANIA” 1995-1997. Gjatë viteve 1995-1997 ishte këshilltar politik i Adem Demaçit, i cili ishte Kryetar i Partuisë Parlamentare të Kosovës.Pas daljës publike të UÇK-ës shuhet Partaia Parlamentare dhe antarësia e saj kalon në UÇK. Pas vitit 1997, e vijon punën KËSHLLTAR në Zyrën Politike të UÇK-ës të kryesuar nga ADEM DEMAÇ më 1998/1999I.Pas çlirimit ishte antar dhe nënkryetar i asiociacionit për mednim, fjalë dhe veprim të lirë  “DARDANIA”, të cilën e drejtonte Adem Demaçi, deri më 2008.

Prof dr Hakif Bajrami pa ndërprerë hulumton nepër arkiva dokumnetacionin për HISTORINË SHQIPTARE. Është koautor i Historisë Popullit Shqiptar Vllimi III, Botimi Tiranë 2002, si dhe koautor i Historisë Kosovës, në Institutin e Historisë Kosovës “Ali Hadri” në Prishtinë.

Hakif Bajrami është koautor i Historisë Kosovës, ishte autor i shumë “zërave’ në Enciklopedinë e Jugislalvisë, në Redaksinë e Kosovës që e drejtone ESAT MEKULI dhe në vijim ENVER Gjergjeku,në FJALORIN ENCIKLOPEDIK TË SHQIPËRISË, FJALORIN ENCIKLOPEDIK të KOSOVËS, me autor Akademik Flori Bruçi.

Prof dr Hakif Bajrami është autor i 3012 shkrimeve nepër gazeta dhe revista ku boton për çdo javë analiza politike të auktalitetit kosovar, ballkanik dhe më gjërë.Ka qenë antar i LKK nga viti 1974 e deri më 1989 kur përjashtohet nga LKJ për shkak të “veprimtarisë nacionaliste”.  Nuk i takon asnjë partie politike. Ekskluzivisht mirret me punë hulumtuese shekncore, nga shkenca e Historisë, Filozofia e Historisë dhe Drejtësisë. Por nga viti 2020 është antar i Partisë Vetvendosja, si antar i thjesht. 

Me respekt  vëllazëror për AKADEMINË E SHKENCAVE SHQIPTARO-AMERIKANE.

Prishtinë më 28 shtator 2019                                 

86. Pas një pune 5 vjeçare Adademik Prof Dr Hakif Bajrami e boton studimin: Adem Demaçi DREJTUES I ZYRËS POLITIKE TË UÇK-ës në Prishtinë 1998/1999, Prishtinë 2023, f. 712, botues “ARTINI” Prishtinë; Finansues MECENA Milaim Abdullahu dhe firma e tij.

87.Gjenocidi serbian ndaj shqiptarëve 1877-1999, Prishtinë 2023, boton “Faik Konica”  Prishtinë në shqip dhe serbisht, si përgjigje shkrimeve serbe ndaj shqiptarëve.

Prishtinë më 20 shkurt 2023                                        Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

 

Disa poezi nga Arkiva: Në kujtim të mikut tim të ndjerë Iljaz Prokshi





Shkruan Flori Bruqi,PHD


Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë, më 28 prill 2007. 





Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera, 

Edhe në shkollën e mesme në Mitrovicë ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi.

 Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota shumë  të larta.


Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar , poet,shkrimtar dhe publicist më taban kombëtar.

Poezitë e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botojë në gazetat dhe revistat letrare të Kosovës më 1966. Ishte në moshë të re kur u paraqit në letërsi dhe vinte me një përvojë që e kishte arritur gjatë leximit të shkrimtarëve më modernë shqiptarë dhe të huaj. Iljaz Prokshi i takon plejadës së krijuese avangardë të Kosovës.

Në konceptet estetike të tij shquhet me idenë e një fillimi të ri në letërsinë shqipe, duke krijuar një letërsi që është simbol i artit modern. Pak kohë më vonë ai botoi edhe tregimet e para, gjithnjë në kërkim të rrugëve dhe mjeteve të reja letrare. Si student ishte shumë aktiv në jetën kulturore. Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese për letërsinë.




Për veprën e tij si në poezi dhe në prozë kanë shkruar kritikë të njohur të vendit, ndërsa rezonancë e të gjithë këtyre, është se veprën e Prokshit e përshkon fryma e modernitetit

Poezi

Është në botim e sipër përmbledhja me poezi Kambanat e shurdhra Shtëpia botuese DukagjiniPejë. Ka përgatitur edhe tri vëllime të tjerë me poezi.

Tregime

Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.

Romane

  • Fundi i zemërimitRilindja, Prishtinë, 1997 (Për këtë roman, autorit iu dha Çmimi letrar si romani më i mirë i vitit i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës më 1997)
  • Dashuri në labirint2001

Ka të përgatitur për shtyp edhe dy romane, një libër me kritika dhe ese letrare, si dhe shumë shkrime publicistike.

Qiell i dashurisë

2023/04/20

Ripostim : Më rastin e 75 vjetorit të ditëlindjes së profesor Faik Xhanit (1.6.1948)

 



Me rastin e Ditës Botërore të të Moshuarve, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sot kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, Faik Xhani me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Në ceremoninë solemne të dekorimit të zhvilluar në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të përfaqësuesve të shoqërisë civile, aktivistëve të mbrojtjes së të drejtave të të moshuarve, intelektualëve dhe gazetarëve, Kreu i Shtetit u shpreh:

Fjala e Presidentit Meta:

“Është kënaqësi të jemi sot së bashku, për të vlerësuar Faik Xhani, Kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”.

Ky vlerësim ka një simbolikë të madhe sepse bëhet sot, në datën 1 Tetor, Ditën Botërore të të Moshuarve, që na jep mundësinë të theksojmë dhe vlerësojmë kontributin e rëndësishëm që të moshuarit japin për shoqërinë dhe për t’u ndërgjegjësuar, si për mundësitë, ashtu edhe për sfidat e moshimit në botën e sotme.

Ky vit është i rëndësishëm, sepse shënon 30 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. Fatkeqësisht, ky përvjetor ndodh në një situatë emergjence, si COVID-19, që sjell rreziqe të mëdha, veçanërisht për moshat më të vjetra.
Sot në botë kemi ndryshme rrënjësore demografike, me një rritje të madhe të numrit të të moshuarve, numër i cili do të vazhdojë të rritet edhe në dekadat e ardhshme.

Zgjatja e jetës duhet parë si një mundësi e jashtëzakonshme, jo vetëm për të moshuarit, por edhe për familjet e tyre dhe për të gjithë shoqërinë. Ajo sjell mundësinë që të moshuarit të vazhdojnë të kontribuojnë në shumë mënyra si për familjen dhe për komunitetin.

Prandaj në këtë ditë, ju bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe veçanërisht atyre të kujdesit shëndetësor, që të punojnë fort për përmirësimin e mirëqenies së të moshuarve.

Sot, në këtë ditë të shënuar dhe të rëndësishme për të moshuarit, do të vlerësojmë kontributin e njërit prej tyre, që është shembull i njeriut aktiv dhe që vazhdon të kontribuojë për shoqërinë tone në mënyrë shembullore, z. Faik Xhani.
Z. Xhani ka një eksperiencë të gjatë si mësues. Dashuria dhe dedikimi e tij për mësimdhënien dhe për edukimin e të rinjve është vlerësuar, jo vetëm nga familjet e nxënësve e studentëve të tij, por edhe nga institucionet shtetërore.
Z.Xhani është dalluar gjatë gjithë jetës së tij edhe si veprimtar shoqëror, duke kryer me devotshmëri e përkushtim detyra të ndryshme shoqërore.

Ai ka qenë nismëtar e kontribues për themelimin dhe funksionimin e disa shoqatave jofitimprurëse, që kanë ndihmuar fëmijët jetim, moshën e tretë dhe familjet në nevojë.

Po ashtu gjatë gjithë jetës së tij, z.Xhani ka punuar për promovimin e vlerave atdhetare të krahinave të ndryshme të vendit, si dhe të traditave më të mira të popullit tonë.

Z.Xhani ka dhënë një kontribut të veçantë si studiues, publicist, autor e redaktor librash. Ai është autor i disa librave dhe i qindra artikujve në median e shkruar vendase dhe të huaj. Për punën dhe kontributin e tij, ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Për më shumë se 15 vite, z. Xhani është angazhuar në aktivitetin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, që e drejton prej vitit 2016.

Kjo shoqatë ka në fokus të punës së saj, mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtave të pensionistëve të vendit tonë.
Aktivitetet e saj janë të larmishme, nga përkujtimi i datave të rëndësishme historike, në vlerësimin e anëtarëve të saj, nga organizimi i takimeve dhe konferencave me fokus moshën e tretë, në botimin e gazetës “Zëri i Pensionistit”.
Duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e z. Xhani, aktivitetin e tij të larmishëm, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të të moshuarve dhe familjeve në nevojë, kam kënaqësinë t’i akordoj sot titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Top Channel

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...