2023-05-15

Turqia në balotazh, Erdogan nuk arriti të siguronte 50% të votave

 

Rexhep Tajip Erdogan për shumë pak nuk arriti të siguronte mbi 50 përqindëshin e votave për të triumfuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur në Turqi të dielën, e tani fati i kombit vendoset në balotazh në 28 maj.

Blloku i Erdoganit ka fituar zgjedhjet parlamentare, duke çimentuar një mazhorancë të rehatshme në parlament. Presidenti që lufton për vijimësinë e pushtetit të tij rrëmbeu 49.5% të votave dhe 44.9 % i shkuan rivalit të vet të madh, Kemal Kilicdaroglu. Epërsia e Erdoganit nuk e zbrapsi këtë të fundit, i cili u shfaq sërish besimplotë përpara simpatizantëve të tij.

“Ne do ta fitojmë raundin e dytë. Këtë, le të dinë të gjithë”, tha Erdogan.

Pavarësisht entuziazmit të treguar, analistë të shumtë mendojnë se lideri opozitar do ta ketë më të vështirë tani betejën për të fituar raundin e dytë, pasi Erdogani pati një rezultat shumë më të mirë në këtë pjesë të parë të procesit nga sa kishin parashikuar sondazhet parazgjedhore të opinionit.

Zgjedhjet presidenciale konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e Turqisë me 85 milionë banorë, sepse mund t’i japin fund qeverisjes prej më shumë se dy dekadash të Erdoganit dhe do të nënkuptonin një ndryshim të thellë politik. Përmes amendamenteve kushtetuese, 69 vjeçari Erdogan ka marrë në dorë kompetenca mjaft të zgjeruara.

Përveç kësaj, Erdogan ka kontroll mbi institucionet turke në një kohë që personalitetet liberale në vend janë mënjanuar. Erdogan i ka mbijetuar një sërë skandalesh të korrupsionit të rrethit të tij dhe një përpjekjeje për grusht shtetit në vitin 2016. Ai gëzon sidomos mbështetjen e turqve konservatorë, që ndjeheshin të diskriminuar në një Turqi laike. Por popullariteti i tij ka rënë pas problemeve të mëdha të shkaktuara nga inflacioni.

Kilicdaroglu nga ana tjetër ka fituar zemrat e shumë turqve me premtimet se do ta drejtojë vendin me një kurs të ri, do të ripërtërijë demokracinë pas vitesh të shtypjes shtetërore të Erdoganit, do të kthehet tek një politikë e qartë ekonomike, do të përmirësojë marrëdhëniet me perëndimin dhe do të lironte mijëra të burgosur politikë.

Modelja Mona Faiz Montrage, 30 vjeçare nga Accra, Gana, ekstradohet pas mashtrimeve romantike $2mln ndaj amerikanëve të moshuar

 

Një modele e rrjeteve sociale nga Gana është ekstraduar së fundmi nga Britania në SHBA pasi i ka zhvatur më shumë se $2 milionë amerikanëve të moshuar burra e gra, në një skemë të djallëzuar të njohjeve romantike në rrjet, thanë sot prokurorët.

Mona Faiz Montrage, 30 vjeçare nga Accra, Gana, doli para gjykatës së Manhattan për një seri mashtrimesh romantike ku shënjestroheshin njerëz të moshuar që jetonin vetëm, thanë prokurorët.

Ajo refuzoi akuzat dhe pritet të lirohet në arrest shtëpie në rezidencën e të afërmve në New Jersey, me një mjet monitorimi që do të majë në kavilje, siç konfirmonin prokurorët për mediat amerikane.

Montrage — e cila ka rreth 3.4 milionë ndjekës në Instagram te faqja e saj Hajia4Reall, është e përfshirë me një seri mashtruesish profesionistë nga Afrika Perëndimore që me anë të identiteteve të rreme bënin njerëzit të besonin se ishin në një lidhje romantike me modelen duke përdorur shkëmbime email-esh, tekstesh dhe mesazhesh në rrjetet sociale, thanë prokurorët federalë amerikanë.

Mashtruesit më pas nxisnin viktimat e tyre të transferonin para me pretendime të ndryshme të rreme — si për shembull për të transferuar flori nga jashtë në SHBA, ose për të zgjidhur hetime të dyshimta nga FBI.

Në një prej rasteve, Montrage arriti të gënjejë një prej viktimave për t’i dërguar $89,000 me anë të 82 transferimeve bankare me pretekstin se po ndihmonte fermën e babait të saj në Gana, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Ajo raportohet se bindi një person se ishin të martuar duke i dërguar një çertifikatë martese të fiseve tribale, pas një serie bisedash telefonike ku kishte përdorur identitetin e saj të vërtetë, thuhet në akuza.

Montrage kishte përfituar para nga shumë të tjerë që ishin zhvatur nga mashtruesit profesionistë të rrjetit të saj, akuzojnë prokurorët.

Në total, Montrage kishte arkëtuar $2 milionë në fonde nga viktimat me llogari bankare në  Bronx dhe vende të tjera rreth New York.

Më pas ajo paratë e zhvatura i pastronte duke investuar bashkë me bashkëpunëtorët e saj.

Mona Faiz Montrage ishte figura kryesore e një grupi konspiratorësh që shënjestronin amerikanët e vjetër me anë të gënjeshtrave romantike. “Këto gënjeshtra ishin shkatërrimtare si emocionalisht dhe financiarisht për viktimat e dobëta të mashtrimit”.

“Falë përpjekjeve të agjencive të ligjit Montrage u arrestua dhe është sjellë në Shtetet e bashkuara për t’u përballur me drejtësinë”, tha prokuroria.

Modelja e rrjeteve sociale, llogaria e së cilës është nga më të ndjekurat në Gana, u arrestua në fund të vitit të shkuar në Britani dhe mbërriti në SHBA të premten.

Montrage Akuzohet për mashtrim financiar, dhe konspiracion, në akuza që mund të sjellin deri në 20 burg.

Avokati i saj Adam Cortez tha se nuk do të pranojë akuzat dhe se nuk do të komentojë deri në sjellje të të tjera provave nga prokurorët.

FOTO GALERI
1/5
Montrage Akuzohet për mashtrim financiar, dhe konspiracion, në akuza që mund të sjellin deri në 20 burg.

2023-05-14

Heroi kryesor i vepres " Kështjella"eshte populli shqiptar .







                                        Nga Flori Bruqi


Ismail Kadare është  ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954); "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975). Në romanin “Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978) dhe “Gjakftohtësia” (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar. Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 1994 ai është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabuçhi. Ismail Kadare shkroi edhe vepren e njohur "Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s" 2013. Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.





 Eshte autor i shume romaneve nje pjese e te cileve kane fituar çmime. Kadare eshte nje nga zerat me te spikatur te letërsisë shqipe qe ka siguruar njohjen e zhvillimeve letrare shqipe ne bote. 

Ka kryer studimet e larta ne Moske, ku edhe ka realizuar një tregim te shkurtër ne fletoren e tij, mbi të cilin ka ngritur me vone subjektin e romanit “Keshtjella”. Keshtjella eshte veper e Ismail Kadarese e botuar me 1970 ne Tirane. 


Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.

Motivet, shtrirja kohore dhe simbolikat Titulli zyrtar dhe perfundimtar i vepres ështe “Rrethimi”. 

Titulli fillestar ka qenë “Daullet e shiut”. Me qëllim per te theksuar pranine shqiptare ne veper u propozua titulli “Keshtjella”, i cili merr dhe kuptime simbolike. Tema e vepres eshte marre nga lufta midis shqiptareve dhe osmaneve ne shek.XV, ne menyre me specifike, nga rrethimi i pare i Krujes.

 Ne liber zene një vend te veçantë edhe ceshtjet qe ngrihen prej fushates per pushtimin e Ballkanit nga ana politike dhe demografike. Gjithashtu, nje tjeter çeshtje qe preket eshte dhe ajo e komploteve brenda kampit turk, madje dhe qeverise osmane. 

Ky eshte dhe konkluzioni qe mund te jepet nga ngjarjet kryesore (pemrmendim ketu kendveshtrimin e kryeveqilharxhit dhe kronistit Mevla Celebia, qe besojne në marrëdheniet paqesore mes ushtrive dhe dyshojne te Porte e Lartë).

 Motive te tjera lidhen me: qëndresen heroike te ushtrise shqiptare, raportet e mirebesimit dhe mbeshteja e ushtareve thirrjeve te komandanteve te ushtrive shqiptare, solidariteti mes ushtrisë e popullit, etj. Te gjitha keio krijojne kontraste mes dy ushtrive armike, ne perputhje me frymen e kohes. 

 Mesazhet lidhen me qendresen e popullit shqiptar ne luftën me turqit, por simbolika shkon edhe më tej ne konkluzionin se popujt liridashes janë fitues te luftes se tyre te drejte, sado e madhe dhe e forte te jete ushtria armike. 

 Shiu shenon fillimin dhe fundin e romanit, tipike ne veprat e Kadarese qe shmangen ne histori me qëllim historizimin e aktualitetit (aktualizimin e historise). 

Shiu dhe terreni i veshtire jane kurthe per armikun. Interpretim: Prezenca e shiut “ben te mundur te pamundurën”, meqe elementi lengshem (uji, shiu, lofi) ringiall te vdekurit ne baladat dhe mitet e huaja e shqiptare (Kush e solli Doruntinén) pushtuar, jo-liberale, e kushtezuar, jo e lire ka qene e tille prej “deshires”, paftesise se saj dhe jo prej egos se Perandorise Osmane apo pushtuesve te tjere. Fabula dhe subjekti Vepra pasqyron rrethimin e nje keshtjelle shqiptare nga trupat turke me ne krye Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha. Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth keshtjellës. 

Hapesira aty shndërrohet ne një kamp me plot tenda, reparte e pajisje te tjera. Ushtria, ne fillim ben perpjekje qe t’i bindë keshtjellaret te dorezoheshin. Mirepo, meqe kjo perpjekje deshton, ne Keshillin e saj te luftes kjo ushtri ben organizimin dhe planet qe qëllimi ta arrijë me luftë. Nje tjeter këndveshtrin eshte ai i kryeveqilharxhit dhe ai i kronistit Mevla Celebia, ata besojne se në vend të luftes, marredheniet paqesore do të ishin në simbioze teper fitimprurese dhe njekohesisht, keta individe vene ne dyshim ndershmerine e Portes se Larte.

 Sulmet e ushtrise vazhdimisht hasin ne rezistence te madhe te kështjellareve. Perveç te tjerash, ata mbrohen edhe me rreshire te vale te cilën ua hedhin ushtareve turq, nga te cilet me mijëra mbesin te vrare. Si të shpëtoni nga mykoza në pak kohë: metodë e thjeshtë që funksionon me të vërtetë

 Që ne sulmin e pare verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marre persipër ta perjetesoje ne vargje ekspediten turke. Te pasuksesshme dolen planet e shumta, bisedat e pafund te Keshillit te luftes, konsultimet e njerëzve te ditur si oficere ushtarake, astrologe, mjeke (Siri Selimi) e te tjere. Nuk bejne pune as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e pěr djegien e fshatrave, as hapja e germojës (tunelit) qe ne Kështjelle te thyhej nga poshtě. 

Pikerisht kur germoja arrin nen keshtjelle, käshtjellarêt e rrenojne, duke varrosur aty pērnjëherësh shumě xhenierě qe kishin punuar per hapjen e saj, etj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkaterrues, i cili ne vend se te godase keshtjellen godet turmen e jeniçereve. 

Pastaj lloj e loj perpjekiesh si: per ti helmuar permes mínjve, per ta gjetur ujesjellesin permes kalit te etur, ne menyre qe uji te mbaronte dhe ata te dorezoheshin. Te gjitha keto deshtojne. Sulmi i fundit ku merr pjese tere ushtrua turke del i humbur dhe Tursun Pashai i zhgenjyer merr helmin dhe vret veten, 

Ne kete menyre merr fund ekspedita turke dhe ushtaret terhiqen. Analiza e personazheve Vranakonti – Një udheheqes i shkuar ne moshe deri diku, por me vrullin e një djaloshi. 

Ai organizon ne menyre fantastike mbrojtjen e kështjellareve dhe eshte korrekt ne marredheniet me botën jashte keshijelles (Skenderbeun dhe te tjerët që kane kampin ne male). 

Gjithashtu, ndonese trim, ai eshtë edhe shume i arsyeshem dhe njekohesisht besimtar. Ugurlu Tursun Tunxhasllan Ser Ollgunsoj – Kryekomandanti i fushatesseosmaneve. Njeri me karriere të pasur, por te vene ne rrezik kohet e fundit prej armiqve, por dhe prej moshes se shkuar. 

Ai kërkon te nenshtrojë kalane e Krujes që te zgjerohen kufije e perandorist dhe nga ana tjeter te arrije majat e karrieres ose, ne rast dështimi, per të do te ishte fundi. Njeri skllav i emocioneve dhe shume i pamatur, me një shpirt të lig, por gjate romanit, ai peson disa ndryshime. Prapëseprape, duhet cilesuar se ai eshte edhe shume gejfi, aq sa merr haremin ne lufte me vete.

 Po te flasim për anen pozitive, ai kishte nxjerre shume mesime te vlefshme nga pervoja Rekomanduar nga boost.alHiqni dhimbjen e kyceve brenda 3 ditësh me këtë mënyrë të sigurt shtëpiake 

Mevla Celebia– Kronikani i luftes. Njeri me shpirt poeti, në pritje te nje mundesie per tu shquar. Eshte i zoti ne punen e tij dhe tepër i sjellshëm. Fatkeqësisht, atij i ka hyre krimbi i smires dhe eshte shume frikacak per te kerkuar te verteten kur ajo eshte e rrezikshme apo kur vjen me nje kosto te larte. Nuk gezon ndonje intelekt te vecantš. 

Ai miqesohet ne roman sidomos me kryeveqilharxhin, astrologun e pare, poetin dhe nje jenicer. Plaku Tavxha – Prijësi i jeniçerëve. Njeri i moshuar, me deformim fizik (gjymtyre te shkurtra). Eshtë shume fodull dhe gjithmone ne kerkim te lutfes, i etur per giak dhe espak i ndjeshëm per te tjerët. Njeri që sheh vetem interesin e tij dhe cilesohet ne roman “ujk i vjetër lute”. 

 Kara- Mukbili – Prijes i azapeve, njeri i hijshëm ne pamje dhe ne sjellje. Ai eshte teper i ndjeshem per mireqenien e ushtareve te tij, nuk i duron padrejtesite dhe mendon shume per te tjerët. Eshte shume mirenjohës dhe i vlereson ne maksimum njerezit.

 Arkitekt Kauri – Arkitet i zoti ne rrethimet e keshtjellave. Njeri me fe te ndryshuar, ndaj nuk shihej me sy te mire. Ai flet ne menyrë te çuditshme dhe acaruese turgishten dhe nuk ka asnje qime ne fyryre, ndaj ngjall dyshime per maskilitetin e tij.

 Teper flegmatik, ciesi per t’u shenuar. Ai eshte burgosur tri here dhe perseri ka dale jashte. Arkitekt Kauri angazhohet ne ndertimin e nje tuneli (qe shembet me pas) dhe ne gjetjen e ujesjellesit (qe del i rremq). Krijon shume kundershtare ne Këshillin e Luftes. 
 
 Sadedini – Poet. Qejfli i pijes, njeri i zoti ne ate qe bën. Verbohet ne sulmin e pare dhe e krahasojne me Homerin. Nuk i pelqen emri, deshiron ta kete Saperkan Tok Kellec (Saperkan = gjakashper). Saruxhai – Usta që meret me derdhjen e topave.  

Njeri i punes. Ai krijon topa te medhenj e te fuqishem. E vlerëson dhe e çmon shume ndihmësin e tij (nuk e njeh smirën). Lidhet ne miqësi me kryevegilharxhin. Ai perbuz fenë dhe astrologet. 

Eshtë shume i ndjeshěm kur kryhen padrejtei. Ka merak tr veçante per shendetin. 

 Kryeveqilharxhi – Ai kujdeset pěr administrimin e rezervave te ushtrise. 


Eshte tepër i pandjeshëm ndaj jetës se ushtareve dhe shqetësohet vetem per rezervat.

 Ze shume miqesi dhe i kundervihet njerezve te fese. E shfrytezon deri ne fund autoritetin. Ne të vertetě ai eshte i derguar i sulltanit per te deshifruar misteret e betejes se fushe Kosoves (gjashtedhjete vjet perpara kohes kur zhvillohen ngjarjet e romanit). Ai mendon se me popujt e Ballkanit duhet jetuar ne marrëdhënie te mira per te siguruar aleancen që sipas tij ishte një alcance e pathyeshme. 


 Tuz Okcan – Jeniçer i thjeshtě, ushtar i nje rangu te respektuar deri diku. Ai ka aftesi ne artin e luftës. Mbi tê githa ai ka nje zemer fisnike (shpeton dhe i del ne mbrojtje te Sadedinit kur ai verbohet). Ai eshte i disiplinuar dhe mendon se prej ksaj mund te humbasë shumë kenaqesi te jetës. Ne fund vdes prej kafshimit te një miu te helmuar. Exher – Një nga vajzat e haremit.

 Mbetet shtatzene qe në naten e pare te fushimit. Ajo eshte me e reja dhe me e llastuara e haremit. As ajo vetë nuk e di sa vjeç eshte. Exher ka një mendje naive dhe zemer te pafajshme e te ndjeshme, gjë që duket ne raportet me shoqet. Me perjashtim te Vranakontit dhe Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Olgunsoj, per asnjë tjetěr nuk mund te jemi te sigurt per ekzistencen nga ana historike. Sidoqofte, emrat e zgjedhur nga autori mund te mos jenë reale por persona qe kanë bere ne te vertete punën qe kryejnë personazhet ně libër, sigurisht qe kane ekzistuar. Personazhet ne vetvete përmbledhin nje mase me te gjere njerezish: – Exheri perfaqeson nje harem te tëre; – Tuz Okcani ushtarin turk ne pergjithesi; – Mevla Çelebia, Kara-Mukbili, plaku Tavxha, Arkiteki Kauri, Sadedini, Saruxhai, Kryeveqilharxhi janë tere individët qe i qendruan në krah Ugurlu Tursun Tunxhasllen Sert Ollgun, por qe s’jane pëmendur ne kronikat e kohes ndaj dhe autori i ka ideuar vete emrat. Teknikat e shkrimit Titulli vepres ështE simbolik. Ai simbolizon qendresën e popullit shqiptar kundrejt synimeve te armiqve te te giitha koherave) Teknikat e refimit dhe pershkrimit synojne formen moderne te paraqitjes. 

Detajohen ambientet, situatat, portretet fizike e morale ne funksion te karakterizimit dhe pergjithesimit. 

Ka analiza te thella psikologjike për t motivuar zhvillimin e fatit të personazheve dhe ngjarjes. (synimi per kështjellen shpesh sjell imazhet e nje gruaje ne sytë e kryekomandantit turk) Subjekti ndjek linjen lineare por shpesh ka nderkallje imazhesh permes digresioneve qe gjallerojne zhvillimin e analizes psikologjike te personazheve. Krahasimet e metaforat e grotesku e sundojne vepren, por nuk mungojne edhe figura te tjera letrare. 

Heroi kryesor i vepres eshte populli. Kompozicioni i vepres realizohet ne perballjen mes dy kampeve kundërshtare, ku secili kamp pershkruhet ne menyre te tille qe ballafaqon kontrastet e frkishme mes tyre.

Festivali i XII Ndërkombëtar i poezisë ”Sofrra poetike Borås 2023” nga data 3 deri ne 5 qershor 2023 në Borås të Suedisë

NGA: SOKOL DEMAKU


Poezi të ndryshëm por shumë të ngjashëm -një takim mes dy kulturave Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me seli në qytetin pitoresk Borås të Suedisë përnedimore është një nder amabasadorët e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në mërgatë. Puna e anëtarëve të saj ka bërë jehonë jo vetëm në Suedi por edhe në një dimeter shumë të gjerë të rruzulitë tokësor me aktivitet dhe prezentimin e kuklturës shqiptare në mërgatë. Nga data 3 deri ne 5 qershor kjo Qendres organizon Festivalin me emër ”Të ndryshëm por shumë të ngjashëm” një takim mes dy kulturave, një Festival që organziohet nga QKSH Migjeni këtu e XII vite me radhë në këtë qytet, por deri me këtë vit ishte vetëm një ditë dhe ate vetëm me Festivalin e poezisë ”Sofra poetike në Borås”, e këtë vit pos Festivalit të poezisë që do mbahet n ë Borås në 3 qershor 2023 me fillim ga ora 11:00 në lokalet e Norrby Hus në Borås ku pjesëmarrjen e tyre ka lajmerua pena eminente të poezisë shiqpe, seudeze, angleze, italiane po edhe norvegjeze dhe daneze. Thuhet se këtë vit është viti rekord me paraqitjen e tyre të poeteve në këtë Festival ku numri i tyre eshte 120 poet në 12 gjuhë botërore ku dominon poezia shqipe, pastaj ajo suedeze, bullgare, iatliane, angleze, kurde, spanjolle, arabe por edhe kroate dhe boshnjake. Edhe këtë vit sikur edhe kater vitete e më parshme QKSH MIgjeni do ndaj Pallketen e artë të Migjenit për dy poetet me të mirë të Festivalit dhe dhe një cmim për krijuesin me të mirë në lamin e sportit, aritit, filmit dhe aktiviteteve tjera kulturore në mërgatë. QKSH Migjeni me kohë është nagazhua dhe ka nxjerrë nga shtypi Antologjin e Festivlit ”Fjalë me krahë” në 310 faqe me poezitë e të gjithë poetëve pjesëmarrës në Festival. E Fesrtivali do vazhdoj edhe diten e 4 qershorit 2023 në Museun e qytetit Borås konkretisht në Ramnapark me një Revu mode me veshje kombetare, këngë dhe valle shqiptare dhe suedeze. Manifestim që do jetë në regji të dy shoqatave ”Borås Hembugsgille” dhe ”7hörad kulturhistoriska föreningen” së bashku me shoqaten shqiptare ”Iliria” nga Norrköping dhe Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” do porezentohen veshje kombëtare, kengë dhe valle popullore për publikune pranishëm e që mendohet se do jetë i shumtë pasi që atë javë Festohet edhe Dita kombetare e Suedise 6 qershori. Aktivtete kulturore dhe letrare QKSH ”Migjeni” do i vazhdoj edhe ne datë 5 qershor 2023 në qytetin Uddevalla ku nga ora 13:00 do mbahet orë letrare me poet shqiptar dhe suedez dhe mysafirë të Festivalit të XII Nderkombetar të peozisë ”Sofra poetike Borås 2023” si dhe prezentim libri të autoreve anetar të QKSH Migjeni botuar mes dy Festivaleve. Nga organziatori QKSH Migjeni thonë se hyrja në Festival është falas dhe se në date 4 qershor ftojnë të ri e të reja që të provojnë veshjet kombetare shqiptare në Revynë e modës organizuar për prezentimin e veshjeve kombetare shqiptare.

UEFA dënon Malin e Zi për shkak të lëshimeve në ndeshjen me Serbinë

 

Nga
 Oliver Serani
 -

ZYRIH, 12 maj /ATSH-AA/ – Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) sot dënoi Federatën e Futbollit të Malit të Zi (FSCG) për shkak të ngjarjeve kundër Serbisë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

FSCG është detyruar të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj në Podgoricë në ndeshjen ndaj Hungarisë të planifikuar për 17 qershor.

Gjithashtu, FSCG do të duhet të paguajë një gjobë prej 47.500 euro në total.

Federata malazeze e futbollit do të paguajë 20 mijë euro për thirrjet raciste nga tifozët, 4.500 euro për përdorimin e mjeteve piroteknike, 8.000 euro për bllokimin e shkallëve në tribuna dhe 15.000 euro për mbylljen e portave të evakuimit.

Federata e Futbollit të Malit të Zi do të apelojë vendimin në Komisionin e Apelit të UEFA-s lidhur me vendimin për mbylljen e pjesshme të stadiumit dhe gjobën për shkak të mbylljes së portave të evakuimit.

Pas dy ndeshjeve, Serbia kryeson grupin “G” me gjashtë pikë, Hungaria është e dyta me tre pikë (me një ndeshje), ndërsa Mali i Zi është i treti me tre pikë pas dy ndeshjesh. 

Kemal Kiliçdaroglu ekonomisti jokarizmatik që kërkon presidencën turke

 


PARIS, 14 maj /ATSH-AFP/ – Kemal Kiliçdaroglu konsiderohet kundërshtari kryesor i presidentit aktual turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ëndërron të jetë, sipas tij, shpëtimtari i një demokracie turke, e dëmtuar nga 20 vite pushtet i padiskutueshëm.

Kemal Kiliçdaroglu, kandidati i aleancës së opozitës turke për zgjedhjet presidenciale të 14 majit, premton se nëse zgjidhet do të shkëputet nga epoka e presidentit Erdogan.
“Unë do të sjell ligj dhe drejtësi në këtë vend. Unë do të sjell paqen”, tha ai javën e kaluar në Turqinë Lindore.
Ky ish-zyrtar i lartë 74-vjeçar, kryetar që nga viti 2010 i Partisë Popullore Republikane (CHP, socialdemokrat), ka vuajtur prej kohësh nga imazhi i një njeriu pa karizëm.
Por, hyrja e tij në fushatë e lejoi atë ”të printonte” një stil të ri.
Pothuajse çdo mbrëmje, ai poston në rrjetet sociale një video të marrë nga zyra e tij, dhoma e ndenjes apo kuzhina, me frigoriferin e mbuluar me magnetë dhe me çaj, larg prarimit të pallatit presidencial.
Disa prej tyre janë bërë virale.
Në fund të prillit, ai prishi një tabu duke evokuar para kamerës anëtarësimin e tij në alevizëm, një degë heterodokse e Islamit që disa sunitë rigorozë e konsiderojnë heretik.
Ai shpreson që mesazhi i tij do të mirëpritet gjerësisht.
– “Bay Kemal” –
Kundërshtari kryesor i presidentit në largim, me një siluetë të hollë dhe me mustaqe të bardha të holla, ai pozon edhe si një “Zot i pastër” i politikës turke duke denoncuar prej vitesh korrupsionin që sipas tij ka pllakosur majat e shtetit.
President, ai do të vazhdojë të paguajë faturat e ujit dhe energjisë elektrike, premton ai, dhe do të kthehet në pallatin historik presidencial të Çankajës në vend që të shkojë në pallatin luksoz me 1 100 dhoma të ndërtuar nga zoti Erdogan në një kodër të pyllëzuar të mbrojtur nga Ankaraja.
“Ai është si ne. Ai i kupton njerëzit”, thotë Aleyna Erdem, 20 vjeçe, gjatë një takimi të kandidatit në Stamboll.
Kemal Kiliçdaroglu gjithashtu merr përsipër të mos konfiskojë pushtetin dhe, pasi të ketë “rivendosur demokracinë” dhe të ketë kufizuar kompetencat e presidentit, ai do të veshë përparësen për t’u kujdesur për nipërit.
”Unë nuk jam njeri me ambicie”, tha ai për revistën ”Time” në prill.
Që nga marrja e presidencës së CHP-së, e themeluar nga babai i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Atatürk, ai ka transformuar linjën e partisë duke fshirë në veçanti imazhin e saj shumë laik.
Në fund të vitit 2022, ai propozoi një ligj për të garantuar të drejtën e grave turke për të mbajtur shaminë, duke ofruar premtime për elektoratin konservator.
Kandidati, i lindur në një familje modeste në provincën historikisht rebele të Dersimit (i riemërtuar Tunçeli, në Anadollin Lindor) me shumicë kurde dhe alevi, po përpiqet në të njëjtën kohë të joshë kurdët, shumë prej të cilëve e quajnë me dashuri “Piro”, një fjalë kurde për të evokuar një gjysh ose një udhëheqës fetar alevit.
Presidenti Erdogan ndërkohë i jep pseudonimin “Bay Kemal” (“Zoti Kemal”), duke përdorur termin “zoti”, tradicionalisht i rezervuar për të huajt dhe kjo për ta tallur atë.
Që nga fillimi i fushatës, kreu i shtetit ka thënë se turqit do ta “varrosin” me votën e tyre në mbrëmjen e 14 majit, pavarësisht nga shumë sondazhe që e vendosin zotin Kiliçdaroglu në pozitën e favoritit.
– “Jam duke ardhur” –
Ky ekonomist i zoti, i emëruar në krye të Sigurimeve Shoqërore të fuqishme turke në vitet 1990, është konsideruar prej kohësh i papërshtatshëm për të fituar zgjedhjet.
Por, fitorja e dyfishtë në 2019 e kandidatëve të CHP-së në zgjedhjet lokale në Stamboll dhe Ankara, një pengesë e paprecedentë për Recep Tayyip Erdogan dhe partinë e tij, është kryesisht për shkak të tij.
Në fuqinë e këtij suksesi, kreu i CHP-së ka arritur këtë vit të bashkojë pas tij gjashtë parti opozitare dhe të fitojë si bonus mbështetjen e partisë kryesore prokurde.
Ai di gjithashtu se si ta rrethojë veten, pasi kryebashkiakët shumë të njohur të CHP-së të Stambollit dhe Ankarasë, Ekrem Imamoglu dhe Mansur Yavas, të cilët ai dëshiron të emërohen nënpresidentë, janë pothuajse në të gjitha udhëtimet e tij në fushatë.
Kandidatit të opozitës, një nga bëmat e të cilit ishte marshimi i gjatë 420 kilometrash që ai udhëhoqi në 2017 midis Ankarasë dhe Stambollit për të denoncuar burgosjen e një anëtari të partisë së tij, i pëlqen të mbrojë durimin.
Një nga posterët e tij të fushatës, megjithatë, u tingëllon mbështetësve të tij si fundi i një pritjeje të gjatë: “Unë jam Kemali, po vij!”.

Kronikë në gur” i shkrimtarit Ismail Kadare botohet në polonisht

 

Nga
 Klotilda Saracini
 -

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Librit “Kronikë në gur” i shkrimtarit të madh Ismail Kadare është botuar ditët e fundit në polonisht, nën përkthimin e Marek Jeziorski.

Libri është botuar nga shtëpia botuese SEDNO, ndërsa botimi është shoqëruar edhe me një hyrje.

“Heroi i romanit “Kronikë në gur” të Ismail Kadare, një nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë shqiptarë, është qyteti i gurtë i Gjirokastrës, ku shkrimtari kaloi rininë e tij. Autori portretizon në Gjirokastër bukurinë dhe dramën e personifikuar të jetës. Ngjarjet e përshkruara në libër zhvillohen gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitet 1940-1943, në qytetin e pushtuar radhazi nga trupat italiane, greke dhe gjermane. Historia e një qyteti të gurtë dhe e banorëve të tij, e parë me sytë e një djali të ri, alter egoja e autorit, është larg nga një memoar klasik autobiografik. Djali përpiqet të kuptojë qytetin plot mistere, duke folur vazhdimisht me të. Gjuha e qytetit janë tingujt dhe ngjyrat e tij. Kadare është një mjeshtër i groteskut dhe misterit delikat, duke përdorur vazhdimisht fuqinë poetike të metaforës dhe aludimit të paqartë. Një lexues i ndjeshëm i librit, që duket se ka pak lidhje me kohën e terrorit të Hoxhës (libri u botua në 1971), do të jetë në gjendje të dallojë referenca kritike për diktaturën që shkatërron lirinë dhe dinjitetin njerëzor midis rreshtave të tregimit”, theksohet në hyrjen e librit.

Më tej në hyrje thuhet se “”Kronikë në gur” është një shembull sesi letërsia e shquar mund të kapërcejë kufizimet e censurës së shtetit komunist, pa e humbur vlerën e saj artistike dhe pa ikur nga temat e vështira që shqetësojnë njerëzit e zakonshëm në momentet kryesore të jetës së tyre”.

Romani u përkthye drejtpërdrejt nga shqipja (disa nga librat e Kadaresë janë botuar në polonisht me përkthim nga frëngjishtja), gjë që e bëri detyrën e përkthyesit edhe më kërkuese, sepse autori tregon aftësi të jashtëzakonshme fjalëformuese dhe nxjerr me guxim nga pasuria e gjuhës amtare.

Falë iniciativës së përkthyesit, Marek Jeziorski, njohës i shkëlqyer i kulturës dhe gjuhës shqipe, ky roman poetik, duke vënë lëvizje imagjinatën e pakufizuar të lexuesit, në paraqitjen e çështjeve të pakuptueshme dhe misterioze, do të lexohet tani e tutje nga shumë dashamirë aktualë dhe të rinj të veprës së autorit shqiptar.

Deri më tani, veprat e Kadaresë janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës. Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, si edhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...