Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/05/29

Krimineli serb Aleksandër Vuçiqi sonte i drejtohet publikut lidhur me situatën në veri të Kosovës

 


Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte do t’i drejtohet popullit serb lidhur me situatën e tensionuar në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kështu ka njoftuar shërbimi për shtyp i Vuçiqit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Vuçiq do t’i drejtohet publikut në orën 20:00, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit”.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka bërë të ditur se 11 trupa italianë të KFOR-it janë plagosur nga përleshjet në Zveçan me protestuesit.

 

 Ministri i Jashtëm italian, Antonio Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka bërë të ditur se 11 trupa italianë të KFOR-it janë plagosur nga përleshjet në Zveçan me protestuesit.

Tajani, ka thënë se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë, raporton Klankosova.tv.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, shkroi Tajani.


Dalin nga kafeneja ekipet e mediave që ishin të bllokuar nga protesta në Zveçan

 30 gazetarë, kameramanë dhe punëtorë të tjerë të mediave kanë dalë nga kafeneja ku ishin bllokuar pas tensioneve që u zhvilluan nga protesta e serbëve në Zveçan.

Në mesin e këtyre ekipeve ishte edhe i Klan Kosovës, gazetari Drin Demiri, nga vendi i ngjarjes ka treguar se ata kanë dalë jashtë të shoqëruar nga pronari i kafenesë.

Për bllokimin e pjesëtarëve të mediave ka reaguar edhe Xhemajl Rexha, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, i cili ishte bashkë me gazetarët e tjerë të bllokuar

Deklarata e fortë e DASH-it, ku lëshoheshin sinjale alarmi dhe dënoheshin veprimet e njëanshme të Kosovës, është tregues se është kaluar vija e kuqe nga kryeministri Albin Kurti.

 Eksperti i sigurisë në Shqipëri, Adrian Shtuni, ka folur lidhur me përshkallëzimet e tensioneve në veri të Kosovës.

Shtuni tha se deklarata e fortë e DASH-it, ku lëshoheshin sinjale alarmi dhe dënoheshin veprimet e njëanshme të Kosovës, është tregues se është kaluar vija e kuqe nga kryeministri Albin Kurti.

Eksperti theksoi se Kosovës në këto momente nuk i duhet një Oso Kukë, por një Ismail Qemali, pasi veprimet e njëanshme do të çonin në një izolim të plotë ndërkombëtarë.

“Në momentin që Antoni Blinken të thotë që dënojmë ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës të cilët kanë përshkallëzuar në mënyrë të panevojshme tensionet në veri, duke minuar përpjekjet tona në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo do të ketë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe”.

“E dini çfarë do të thotë kjo? Kjo është përtej paralajmërimit! E dini sa rrallë përdor Departamenti i Shtetit, shprehje të tilla si “dënojmë ashpër veprimet e një qeverie”, në rastet kur Koreja e Veriut bën teste bërthamore. Kjo gjuhë mund të përdoret në takime private, por nëse bëhet një deklaratë publike e këtij toni, këtu ke kaluar një vijë të kuqe. Kjo deklaratë nuk është dërguar nga një organizatë ndërkombëtare apo nga ndonjë OJQ, por është dërguar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Pra këtu duhet t’I vihet gishti kokës. Kosovës nuk i duhet Oso Kuka, Kosovës i duhet Ismail Qemali. Kjo lloj mënyre të vepruari të çon te izolimi”, tha Shtuni për Euronews.



Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott, i ka cilësuar si kriminale dhe të papranueshme sulmet e protestuesve serbë ndaj personelit të KFOR-it dhe Gazetarëve në veri të Kosovës.

 


Sipas tij, duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet, njofton Klan Kosova.

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë QUINT – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”.


Analisti politik, Gazmir Raci: Pjesëtarë të Wagner-it mund të jenë të përfshirë në sulmet ndaj KFOR-it (VIDEO)

 


Raci

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë pjesëtarë të grupit famëkeq “Wagner”, mund të jenë të përfshirë në sulmet ndaj KFOR-it në veri të vendit.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se roli i Rusisë në veri të Kosovës është goxha i madh.

“Nëse Lavrov po planifikon përmes shërbimeve sekrete të Rusisë për të shpërthyer diçka, këta mund të shpërthejnë sepse këta janë ende prezentë”.

“Këtu është problemi që Kosova ka – ballafaqimi me Federatën Ruse në veri është goxha i madh dhe natyrisht që ndikimi rus vazhdon të jetë prezent edhe përmes atij grupit famëkeq Wagner që duket që me siguri ka edhe në mesin e këtyre protestuesve që po sulmojnë KFOR-in amerikan”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov: Tensionet në Kosovë mund të çojnë në një shpërthim të madh në Evropë

 


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka komentuar situatën që është krijuar me komunat në veri të Kosovës.

Lavrov ka thënë se rritja e tensioneve në Kosovë mund të çojë në një “shpërthim të madh” në zemër të Evropës, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur me gazetarët të hënën, ministri i jashtëm rus tha se situata është “alarmante” dhe paralajmëroi për një shpërthim të madh në Ballkan.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...