2023-06-01
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq:: Dhuna e sotme në veri shpërfaqë veprimet e kriminelëve serbë ndaj shqiptarëve për vite me radhë
Kryeçetniku serb Aleksandër Vuçiq: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb në samitin e Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau
2023-05-30
Prokurorët e Kosovës Besim Kelmendi e BLerim Isufaj pjesë e Konferencës Finale për Luftimin e Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, së bashku me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, prokurorë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Finale për Luftimin e Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor, e cila po mbahet në Romë të Italisë dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE).
Në këtë Konferencë po diskutohet për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të luftimit të krimeve të rënda, shkëmbimin e përvojave të këtyre vendeve dhe mënyrat e avancimit të këtij bashkëpunimi në funksion të luftimit të krimeve të rënda dhe forcimit të sundimit të ligjit.
Ish-komandanti i FSK-së, gjeneral major Kadri Kastrati : ShBA gaboi që përjashtoi FSK-në nga ‘Defender Europe’
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë në një takim me disa gazetarë në Prishtinë, se stërvitje në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, nuk do të ketë për Kosovën.
Krejt kjo pasi Qeveria nuk përfilli kërkesat e amerikanëve sa i përket situatës në veri, e që kishin të bënin me tërheqjen e njësiteve policore nga tri ndërtesat komunale në veri dhe të kryetarëve të komunave nga ato objekte.
“Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”, tha ambasadori.
Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, thotë për teve1.info se përjashtimi nga kjo stërvitje është hendikep i madh për FSK-në por që nuk i rrezikon aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Ky përjashtim nuk i rrezikon aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, mirëpo është shumë një hendikep i madh për Ushtrinë e Kosovës sepse ka qenë një mundësi e madhe sepse që një vit e gjysmë që ushtria e Kosovës ka marrë pjesë në planifikimin, përgatitjen e ushtarëve, oficerëve e nënoficerëve për me e zbatu këtë ushtrim, me marrë një eksperiencë shumë të madhe në planifikim dhe ekzekutim të ushtrimeve, me ndërtu ura në mes oficerëve, nënoficerëve e ushtarëve të NATO-s me ushtrinë e Kosovës, me marrë përvoja në përdorimin e pajisjeve dhe armatimeve moderne që i ka NATO-ja, faktikisht e ka hup një mundësi të madhe që ushtria e Kosovës dhe oficerët e saj me marrë këtë përvojë shumë të madhe, mirëpo jemi ku jemi, ne jemi të vegjël për me vendos diçka ndryshe nga amerikanët”, tha Kastrati.
Sipas tij amerikanët bën gabim me përjashtimin e Kosovës nga ky ushtrim, pasi sipas tij, nëse do të duhej të kishte sanksionim, kjo do të duhej të bëhej për politikanët.
“Mua po më vjen keq shumë që amerikanët e kanë ndërmarrë një hap të tillë sepse ushtria nesër do t’i nevojitet edhe NATO-s, edhe amerikanëve, nëse diku duhet që ushtria e Kosovës të merr pjesë në misione paqeruajtëse, humanitare apo të tjera. Mendoj që nuk kish dashtë që kjo të ndodhë të ushtria e Kosovës. Nëse ish dashtë që të ndërmirret ndonjë aksion, është dashtë te politikanët e jo te ushtria që jo vetëm neve por edhe aleatët i ka bë krenarë kudo që ka marrë pjesë në ushtrime, trajnime apo aksione humanitare. Mendoj që është një gabim i aleatit tonë, ShBA-së, që ka marrë këtë veprim ndaj ushtrisë së Kosovës”, përfundoi Kastrati.
E ambasadori amerikan Hovenier, ka thënë që po mendohet edhe të mirren masa të tjera ndaj Kosovës, pas mosbindjes ndaj kërkesave amerikane.
“Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Prandaj, ne po shqyrtojmë se çfarë do të jenë veprimet tona të tjera”, tha ai.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Kadri Mehaj thotë se sulmet ndaj KFOR-it janë të papranueshme
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të vendit.
Përmes një postimi në Twitter, Mehaj ka shkruar se veprime të tilla nga grupet kriminale, janë të papranueshme.
“Thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të 🇽🇰. Veprime të tilla nga grupe kriminale janë të papranueshme dhe minojnë përpjekjet për paqe. KFOR-i dhe Policia janë të përkushtuara për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët! Ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës”, thuhet në postimin e Mehaj.
Kujtojmë se NATO ka vendosur që të dislokojë forca shtesë, pasi 30 ushtarë të misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se NATO brenda ditëve sjell në Kosovë 700 trupa shtesë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar sot se brenda disa ditësh, do të dërgojmë 700 trupa të tjera në Kosovë.
Veç kësaj, ai sot deklaroi se do vendosin edhe forca shtesë në gatishmëri më të lartë, transmeton klankosova.tv.
”Këta janë hapa të kujdesshëm, duke siguruar që NATO_KFOR të ketë forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e saj të OKB-së”.
Prof.dr.Ferat Shala: Miqësia me ShBA është produkt i UÇK-së, kushdo që e cenon shkel mbi gjakun e dëshmorëve
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Prof.dr.Ferat Shala, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Ambasadorit të SHBA-së, Jeffrey Hovenier, duke thënë se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është produkt i mundit e sakrificës të shumë brezave.
Sipas deputetit të PDK-së, kushdo që e cënon këtë miqësi të shenjtë, sipas tij shkel mbi këtë mund e gjak, dhe “tradhëton amanetin e të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës”.
“Miqësia me SHBA është produkt i djersës, mundit e sakrificës të shumë brezave, i gjakut të UÇK-së. Kushdo që e cënon këtë miqësi të shenjtë, shkel mbi këtë mund e gjak, dhe tradhëton amanetin e të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Shala.
Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...