Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/21

Koloneli amerikan O’Donnell: Kosova ishte pjesë e njërës nga tri stërvitjet e veçanta – të lidhura me DEFENDER 2023

 


Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, tha se stërvitja ushtarake shumëkombëshe DEFENDER Europe 23 merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, koloneli amerikan ka folur edhe për largimin e Kosovës nga DEFENDER 23

 “Kosova ishte pjesë e Reagimit të Menjëhershëm, një nga tri stërvitjet e veçanta, por të lidhura me DEFENDER 23 që përfundoi muajin e kaluar, më 30 maj. Për shkak të rrethanave në Kosovë dhe shqetësimeve të SHBA-së për situatën e sigurisë, Komanda Evropiane e SHBA-së përfundoi pjesën e stërvitjes DEFENDER 23 më herët nga sa ishte planifikuar”, ka thënë ai.

Kolonel O’Donnell, stërvitja ushtarake shumëkombëshe DEFENDER Europe 23 është duke u zhvilluar në një situatë kur bota ka ndryshuar për shkak të agresionit brutal të Rusisë kundër Ukrainës. Si po e reflekton kjo manovër ushtarake këtë situatë?

Martin O’Donnell: Angazhimi Dinamik i Forcave në Evropë për Parandalimin dhe Gatishmërinë e Përmirësuar të NATO-s 23, që më shpesh quhet DEFENDER 23, demonstron aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe pajisje të besueshme luftarake, siguruar aleatët, penguar ata që do të kërcënonin paqen në Evropë si edhe mbrojtur kontinentin nga agresioni. Stërvitja demonstron gjithashtu përkushtimin e kombeve evropiane për të rritur shkallën, aftësinë dhe ndërveprueshmërinë mes ushtrive të tyre.

Në veri të Kosovës vazhdon situata e tensionuar. A po e merr DEFENDER Europe 23 në konsideratë këtë situatë dhe një përshkallëzim të saj potencial?

Martin O’Donnell: Ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë bën përditë stërvitje në këto dy kontinente. Në këtë mënyrë ne i marrim në konsideratë situatat në afro 100 vende, përfshirë edhe Kosovën.

A mund të rikthehet Kosova në DEFENDER Europe 23 pas përjashtimit të saj, nëse situata do të normalizohet?

Martin O’Donnell: Kosova ishte pjesë e Reagimit të Menjëhershëm, një nga tri stërvitjet e veçanta, por të lidhura me DEFENDER 23 që përfundoi muajin e kaluar, më 30 maj. Për shkak të rrethanave në Kosovë dhe shqetësimeve të SHBA-së për situatën e sigurisë, Komanda Evropiane e SHBA-së përfundoi pjesën e stërvitjes DEFENDER 23 më herët nga sa ishte planifikuar. Pavarësisht përfundimit të hershëm stërvitja konsiderohet një sukses pasi trupat nga Shtetet e Bashkuara, Kosova, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin në gjendje të ushtrojnë aftësi ushtarake dhe të forcojnë ndërveprueshmërinë gjatë gati dy javëve të stërvitjes ushtarake.

Çfarë rëndësie strategjike ka DEFENDER 23 për sigurinë rajonale?

Martin O’Donnell: Stërvitja tregon përkushtimin e kombeve evropiane për të rritur nivelin e aftësive dhe ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tyre. Sikurse thashë më parë, DEFENDER 23 demonstron aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur trupa dhe pajisje të besueshme luftarake me shpejtësi, siguruar aleatët, penguar ata që do të kërcënojnë paqen e Evropës dhe mbrojtur kontinentin nga agresioni.

Çfarë konfliktesh dhe krizash të mundshme lidhur me sigurinë dhe paqen në Evropë, mund të ndodhin në kontekstin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatës së tensionuar në veri të Kosovës?

Martin O’Donnell: Do të ishte e papërshtatshme për mua të spekulloja mbi situata hipotetike.

Cili është kontributi i Gjermanisë në DEFENDER Europe 23?

Martin O’Donnell: DEFENDER Europe 23 përbëhet nga tri stërvitje ushtarake të veçanta, por të ndërlidhura me njëra-tjetrën: Reagimi i Shpejtë, Reagimi i Menjëhershëm dhe Përmirësimi i Përfshirjes së Trupave Shumëkombëshe Luftarake (Saber Guardian). Për reagimin e shpejtë, Gjermania siguroi dy avionë Airbus A400 të Forcave Ajrore Gjermane për të lëvizur personelin dhe pajisjet nga Brigada e 11-të Ajrore e Forcave të Shpejta.

Pse Komanda e forcave ushtarake amerikane në Europë  (US EUCOM) zgjodhi Shqipërinë për herë të dytë si vend pritës për një stërvitje kaq të madhe ushtarake?

Martin O’Donnell: Shqipëria ka një histori të gjatë angazhimesh të gjera me NATO-n, duke përfshirë kontributin në stërvitjet e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë. Kjo komandë vlerëson vendimin e Shqipërisë për të rritur ndjeshëm pjesëmarrjen e saj në stërvitjet shumëkombëshe në shkallë të gjerë, duke përfshirë organizimin e stërvitjes DEFENDER Europe 2021 dhe 2023 si edhe ofertën e Shqipërisë për të pritur sërish stërvitjen DEFENDER Europe 2025. Kryesisht si rezultat i koordinimit të jashtëzakonshëm mes qeverisë së Shqipërisë, Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit, që ka pasur një partneritet të zyrtarizuar me Shqipërinë që nga viti 2001, marrëdhënia e mbrojtjes SHBA-Shqipëri është jashtëzakonisht e fortë dhe po bëhet edhe më e fortë.

 Çfarë ka vënë në dispozicion Shqipëria për DEFENDER Europe 23?

Martin O’Donnell: Shqipëria siguroi komandën dhe kontrollin për një brigadë shumëkombëshe, Task Force Jug. Kontribute të tjera përfshinin forcat e operacioneve speciale, trupat e këmbësorisë dhe njësitë e mbështetjes logjistike, që morën pjesë në stërvitjen e Reagimit të Menjëhershëm.

 Sa kombe dhe trupa marrin pjesë në DEFENDER Europe 23? Cilat janë aktivitetet kryesore?

Martin O’Donnell: Angazhimi Dinamik i Forcave në Evropë për Parandalimin dhe Gatishmërinë e Përmirësuar të NATO-s 23, DEFENDER 23, është stërvitja më e madhe vjetore e kombinuar dhe e përbashkët e Komandës Evropiane të SHBA-së, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë. Stërvitja e këtij viti filloi më 22 prill dhe vazhdon deri më 23 qershor në dhjetë vende të Evropës. SHBA ka vendosur rreth 7.000 trupa për të punuar së bashku me 17.000 trupa nga mbi 20 vende evropiane. Stërvitja gati dy mujore fokusohet në vendosjen strategjike të forcave me bazë në SHBA dhe ndërveprueshmërinë me aleatët dhe partnerët evropianë. Secili prej tre stërvitjeve të përmendura, në kuadrin e DEFENDER 23 kanë objektiva unike dhe sfiduese: Reagimi i Shpejtë, teston aftësinë e pjesëmarrësve për të kryer tri operacione të veçanta, të përbashkëta dhe të njëkohshme për t’u ngritur detyrimisht në ajër. Stërvitja e Reagimit të Menjëhershëm lejon kombet dhe pjesëmarrësit të punojnë në kompleksitetin e ngritjes së shpejtë të fuqisë ushtarake që vjen nga SHBA dhe nga stoqet e paravendosura të ushtrisë. Së fundi, stërvitja „Saber Guardian” u ofron njësive pjesëmarrëse sfida unike, të tilla si kryerja e një kalimi përpara të linjave dhe operacione të përbashkëta të hyrjes me forcë për të kapur objektivat kyçe të terrenit.

A ka ndonjë reagim nga Rusia dhe aleatët e saj ndaj DEFENDER Europe 23?

Martin O’Donnell: Kjo pyetje duhet t’i shtrohet më mirë Rusisë.  Ambasadorja e SHBA në Gjermani, Amy Gutmann, tha javën e kaluar gjatë një konference për shtyp, “Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do të merrte parasysh atë që tregon DEFENDER Europe 23 për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë forcën e kësaj aleance”. 

2023/06/20

Klarenca Toma : Ku janë kritikët?

Ku janë kritikët? "Një penë e fortë është konçize. Kjo do të thotë që çdo fjalë të përcjellë informacion" .Kjo këshillë e William Strunk, nënvizuar në "Elementët e stilit" më kaloi në mendje si ngacmues i meditimit pas leximit të shumë kritikave të sotme letrare ku ndihet zhurmshëm tamburi i butaforisë.

 Ndërkohë, përkundrejt kësaj, zvogëlohet e mblidhet kruspull kritika profesionale dhe fjala filozofike e analizës së veprës. 
M'u duk titulli i duhur "Ku janë kritikët?" pasi sot u gjenda realisht në një atmosferë diskutantësh që më orientoi në një mendim disi analitik, ngacmuar nga pyetja "Ku struken kritikët?".

 Të përditshmet Një pjesë e mirë e artikujve në shtypin e ditës tentojnë drejt bujës dhe zhurmës me iluzionin se këto janë ajo që quhet sensacion. 

Del libri i një autori dhe vrapojnë të shurdhojnë portat e joshjes me lloj lloj ekzagjerimesh, figuracionesh, lavdëratash e himnizimesh deri në atë pikë sa që autorët kandisen të kenë zili vetveten. Nën petkun e 'kritikës' shfaqet sheshit reklamimi për shitjen e librit dhe të …autorit. 

Personalisht, edhe sikur ta meritoja, nuk do lejoja kurrë të bëhesha personazh-preja e rubrikave të tilla që, më shumë se asgjë, luajnë rol negativ në të gjitha kuptimet. 

Dhe jo vetëm për arsyen se nuk dua kurrsesi të bie në kurthin e pëlqimit të vetvetes. 

Më shumë se çdo gjë sundon vetëdija dhe hapësira e njohjes se, kjo zhurmë boshe të vendos përballë autorëve të vërtetë për të cilët, çuditërisht, heshtet. 

Heshtet nga shtypi, heshtet nga kritikët, heshtet nga vetë ata, krijuesit. 

Modestia e autorëve të vërtetë shfaqet në këto raste si pjellë e nivelit të tyre krijues. 

Ata vijnë tek lexuesi me një investim të madh moral e psiqik - vijnë pa kompromis, pa zhurmë, në të shumtën e rasteve pa sponsorë, dhe, fare padrejtësisht vendosen përballë artikujve "kritikë" krejt qesharakë e absurdë, për emra pa emër. 

Në moralin e tyre qëndrojnë në konflikt të përjetshëm dëshira për t'iu kushtuar dhe dhuruar lexuesve me mënyrën se si duhet bërë kjo. 

Dhe, mënyra më e mirë, e pranueshme dhe e ndershme, është ajo e angazhimit të një kritike serioze e të rezultatshme profesionale. 

Po, ku është ajo?! 

Dhe, kush janë ata?! 

Dhe akoma, pse heshtin ata?! Interneti E njëjta zhurmë, e njëjta rrenë, e njëjta fryrje. 

Vrapojnë derisa përflaken në fytyrë, tensionohen pa shkak e mezi marrin frymë "kritikët" e listave, … dhe, rezultati?! 

Mali i kritikës mbarset nga kotësia dhe pjell papërgjegjshmërinë. 

Mosvlerat bëhen vlera, rimuesi bëhet vjershëtor, plagjiatori shkrimtar dhe matësi i thjeshtë numëror sfidon botën - shqiptarët dalin populli ku në çdo tre vetë, njëri është poet, në çdo pesë, një shkrimtar, etj. etj. 

Më habit fakti se si në listat e shumëlexuara mungojnë zërat e mençur vlerësues; më habit ky fakt sepse asnjë linjë më shumë se sa interneti, nuk jep hapësira dhe liri kaq të mëdha për t'u shprehur pa ekuivoke në lidhje me kritikën në përgjithësi dhe atë letrare në veçanti.

 Por edhe këtu, i njëjti fenomen.

 Edhe kur ky stereotip i pjesëmarrjes del jashtë "shinave" dhe, në arenën e forumeve elektronike shfaqet ndonjë kurajoz që nuk bën dot pakt me hipokrizinë, atë e mbysin po ata zëra që pak më parë janë çjerrë duke lëvduar çdo gjë që vetëm art dhe vlerë nuk është. 

Të paktët janë ata, profesionistët (nuk e gjej me vend të përmend emra), por më të shumtët janë ata që shtrihen sa gjatë e gjerë dhe zaptojnë kompetencat pa i patur ato. 

Të vjen keq, por më shumë ndihesh i ofenduar kur kandisesh të lexosh një kritikë; fjalë të zgjedhura, të mëdha, ngasje, impulse, imazhe se do kesh në dorë një kryevepër - kur papritmas vjen ilustrimi me citime. 

Po ç'të lexosh ?!
 Zoti na ruajtë!. 

Fyese për lexuesin e nivelit dhe akoma më fyese për autorët prodhimtarë të vlerësuar nga një publik i zgjedhur dhe nga emra të shquar të fushës. 

Akoma më keq dhe e qëllimshme tingëllon kur, për të ngritur vlerat e një autori të paspikatun apo ende të pakonsoliduar në fushën e letrave,bashkërenditen emra të njohur për nga arritjet në krijimtari dhe që s'kanë asgjë të përbashkët me të parët, duke hedhur idenë e rreme se bëhet fjalë për autorë të të njëjtit nivel.

 Në publik, kjo shfaqet si një kopertë dhe të kujton supermarketet ku, sëbashku me mallin e kërkuar, jepet falas një fletëpalosje reklamash. Është fyese për shumë palë. 

Çfarë mungon?! 

Është vepra ajo që ndihmon lexuesin të hyjë thellë në thelbin e botës artistike të autorit. Vazhdimisht i kam ndjekur zhvillimet në letërsi dhe rregullisht lexoj filozofinë. 

Tek - tuk e gjej veten brenda ndonjë tendence krijuese që në fakt më pasuron mendimin.

 Mirëpo, një ndjekës i rregullt i artit të të shkruarit, e ndjen informacionin përgjysëm kur kritika e vërtetë mungon, kur kritika nuk i vjen në ndihmë. Sëbashku me kritikën zere se është braktisur edhe vepra letrare. 

Si lexues, unë mbetem në mes të udhës dhe, zëra të gënjeshtërt kërcënojnë shijet e mia deri në shpërbërje. 

Mungon sinjali orientues 'Kjo vepër ka këto vlera' dhe ndërkohë uturin sirena çorientuese 'Mosvlera është vepër'.

 Mungon kurajua për të mos bërë lajka, ndërkohë që lajkatarëve dhe sufiçientëve sa s'po u këputet qafa nga servilizmat ndaj parasë apo emrit - vepra as që hyn në punë për ta (!!!)

 Pulsojnë alarmante pyetjet: -A ekziston një kurajo e tillë që kritiku të spjegojë se sa në një vepër gjendet motivi i kërkimit të vetvetes, por që në fakt, i bën autopsinë dhe zhbiron shoqërinë e sotme si dhe gjithë atmosferën që atë rrethon?! - A ekziston një moral dhe përgjegjësi e tillë që kritiku t'i dalë përballë publikut dhe të spjegojë se përse nuk vlen një vepër?! - A ekziston një argument përkundrejt idesë "shkruaj si shkruaj, punë për mua, mjafton që ofrohem si vlerë"?! - A ka një nivel të tillë profesionalizmi në këtë fushë që të mos e devijojë kritikën analitike në një koment mediokër në boshllëk?! - A ekziston një kriter kritik për të cilësuar, titulluar, emërtuar një krijues si shkrimtar, poet, publiçist, dramaturg, etj.?! Dua të nënvizoj këtu për t'u tërhequr vëmendjen gjithë atyre që më lexojnë se, gjatë shkrimit të këtij artikulli, as që kam tentuar të largoj sadopak ngarkesën emocionale që më japin gjithë sa thashë më lart, sepse është pikërisht kjo, pra ngarkesa emocionale, ajo që më ndihmon të jem e vërtetë në çfaqjen e gjykimeve të mia mbi këtë çështje. Ku janë kritikët?! Duke pretenduar se njoh sadopak proçesin krijues, pa patur aspak frikë nëse jam në zotërim të kompetencës për ta bërë këtë (përderisa nuk po dëgjoj ende zëra kompetentë ta bëjnë këtë, e ndjej detyrim të brendshëm), m'u desh që të luaj rolin e kritikes duke sjellë shqetësimin tim para jush. Mirëpo, (një 'mirëpo' shumë e rëndësishme kjo), mua më duhen ata, të vërtetët, që të mos ndodhë pastaj të na vijë keq për autorët. E kam fjalën për ata që kanë 'doganë' në vlerësimet që bëjnë dhe që marrin përsipër përgjegjësi mbi fjalën e thënë. Është për të ardhur keq kur, nga mungesa e kritikëve profesionistë, shumë autorë me vlera të zëshme, 'e presin' kritikën apo gjykimin e veprave të tyre nga njerëz pa kurrfarë njohje a rëndësie në fushën përkatëse, ku, ata që bërtasin më shumë janë pseudot, që edhe këta vetë janë pjellë e pseudokritikës. Epra, ja kush na qenkan kritikët - të bujshmit e pamerituar! Këta, bëhen të vetmit kritikë të autorëve që në fakt spikatin në vlera, dhe, këta të fundit, vihen përballë dilemës "të jesh apo të mos jesh" pa kritikën (ose me këtë lloj kritike). Arti, po edhe kritika! Arti edukon shije - lexova diku. Por shije, mendoj, edukon edhe kritika si krahu tjetër orientues. Kjo është ajo çfarë qëndron ngulmuese në shqetësimin tim. Në një atmosferë ku talenti manipulohet si i paqënë, dhe ku mungesa e tij manipulohet si prezencë, ka gjasa që shijet të denigrohen dhe jo vetëm ato të publikut por edhe të vetë autorit. E gjej me vend të them se kritika në përmasa gnoseologjike bën të vlerësueshëm artin e vërtetë, bën të mundur rritjen dhe zhvillimin e këtij arti, bën të realizueshëm edukimin e shijeve të mirëfillta artistike. Dhe në fund Për të qënë në ndihmë të së vërtetës dhe të pakompromentuar përballë vetes, a nuk duhet ta lemë të shprehet gjithsecilin? Por, në asnjë rast të mos i ngremë monument të patelentuarit, atij që nuk sjell asgjë të re në art, për të mos thënë se ka shumë nga ata që sjellin plagjiaturën dhe pakuptimësi për hir të rimës. Le t'i themi bejtexhiut - bejtexhi, poetit - poet, zhgarravitësit - i paaftë, pseudos - i padenjë, shkrimtarit e piktorit - mjeshtër, e kështu me rradhë. Të zgjojmë nga gjumi kritikët e heshtur profesionistë dhe të nxisim ata që kritikën e kanë në përbërje të talentit të lindur. Nëse mundemi të vlerësojmë, le ta bëjmë këtë me argumente, duke patur në fokus veprën e jo emrin, cilido qoftë ai emër - i të afirmuarit apo jo, i mikes apo të afërmit, i mjeshtrit apo fillestarit, i të qëmtuarit apo të rastësishmit. Nëse nuk mundemi të vlerësojmë, të paktën të mos gënjejmë të tjerët dhe veten. Kritika nuk ka kurrfarë lidhjeje me keqardhjen, por nëse do ta perceptonim si të tillë gabimisht, le t'i referohemi W. Xheims: "Njerëzit e mençur ndjejnë aq pak keqardhje sa munden." Pse të mos bëhemi të mençur?!

http://floart-press.blogspot.com/2007/01/klarenca-tomaku-jan-kritiket.html

24.01.2007


Koha është e maskarenjveAtdheu mbetet i shqiptareve

 


Ndjejë  dhimbje të  madhe se ç'baltë hidhen mbi martirët e kombit . 

Jam i lumturuar që kam vendosur një kurorë tek përkujtimorja e tij .

Një poet - kolos ( Ali ASLLANI ) dikur shënonte :Koha është e maskarënjve Atdheu mbetët i shqiptarëve!

Napoleon Bonaparte nuk ishte shqiptar ?!






Piktura e mesiperme tregon Napoleonin ne betejen e Austerlitz. Ne sfond, dikush mban nje flamur me shqiponjen dy-kokeshe. Mbase dikujt i krijohet ideja se Napoleoni ishte shqiptar. Ne fakt, ai flamur nuk ka te bejne fare me 'Shqiptarizmen', por kjo eshte nje teme tjeter. Le te mbetemi tek Napoleoni ! Eshte per tu cuditur fakti qe vitet e fundit studiuesit dhe 'patriotet e Internetit' po zbulojne se shume persona te njohur ne bote jane, ose kane qene, shqiptare. Lista eshte e gjate dhe vazhdon te zgjatet dita-dites. Mjafton te shpenzosh disa momente ne YouTube ose FaceBook dhe te zbulosh 'gjurme shqiptare' ne cdo vend te botes apo hapesire te dijes. Ne mes te grupit te shqiptareve te famshem te 'zbuluar' kohet e fundit gjenden burra te njohur shtetesh, shkencetare, historiane, perfaqesues te besimeve fetare, etj. Nga gjithe keta do te vecoj "shqiptarin" Napoleon Bonaparte, perandorin e famshem francez. Vendosa te shkruaj dicka rreth ketij 'zbulimi' sepse kjo teori me beri per te qeshur … Po 'copy and paste' nje fragment nga reagimi i nje Zoterie ne nje shkrim qe une postova ne faqen time personale ne FaceBook. Ai shkruante: “Do tju lutesha të lexonit biografinë e Napoleon Bonapartit ku shkruhet se Napoleoni deklaronte: Me burrat flas shqip ndërsa me gratë frëngjisht”. ​ Disa kohe me pare bera nje test DNA-je. 





Midis te dhenave te tjera, thuhej se une dhe Napoloni kishim te njejtin para-ardhes. Kur kishte jetuar para-ardhesi yne i perbashket ? Sipas shkences, mendohet qe kjo te kete ndodhur vetem … 20,000 vjet te shkuara. Me poshte tregohet pjesa e raportit te testit te DNA ku behet fjale per Napoleonin dhe 'kusherinjte' e tij te larget, midis te cileve futem dhe une. Thua te me takoje ndonje prone nga perandoria e tij ? Po te behej gjyqi ne Shqiperi dhe mund tja dilja mbane ! Une do te isha i kenaqur me nje nga dyert e Louvre-it, por kesaj teme do ti kthehem njehere tjeter … Si mund te harrohet Nikollaqi (1) kur thoshe: “Napoleoni eshte gjithmone i madh”. Napoleoni nuk ishte Shqiptar, as nga e jema, as nga i jati. 





Rreth origjines se tij jane bere shume kerkime aq sa mund te thuhet se ai eshte nje nga personat me te studiuar ne historine e njerezimit. DNA-ja e tij ka kaluar ne laboratoret me moderne te botes. Institucione prestigjioze jane mare me ceshtjen Bonaparte. Mendjet me te ndritura te fushes kane arritur konkluzionet e tyre bazuar ne shkence dhe jo ne thashetheme nacionalistesh kokeboshe. ​ Nuk ka asnje sugjerim apo hipoteze qe te mbeshtese teorine se e jema e Napoleonit, Maria Letizia Ramolino, ishte Shqiptare. Ajo kishte lindur ne Ajacio, me 24 Gusht te vitit 1750 dhe rridhte nga nje familje e degjuar Lombardeze, qe prej shume brezash jetonte ne Korsike. I jati i saj quhej Giovanni Geronimo Ramolino ndersa e jema Angela Maria Pietrasanta. Per te dy prinderit e mamase te Napoleonit egzistojne peme familiare te mire dokumentuara. As aty nuk behet fjale per ndonje origjine shqiptare. Gjithashtu, nuk ka ndonje studim shkencor qe te lidhe DNA-ne e nenes se Napoleonit me ndonje linje DNA-je grash shqiptare. 




 I jati i Napoleonit quhej Carlo (Karlo) Buonaparte. Ai kishte lindur ne Ajacio ne nje familie aristokratesh. I jati i Karlos quhej Giuseppe (Xhiuzepe) ndersa e jema Maria Saveria Paravicini. Shkencetaret njohin historine e 18 brezave te burrave Bonaparte duke filluar me Gianfardo qe kishte lindur dhe jetuar ne Sarzana gjate fundit te shekullit te dymbedhjete dhe fillimit te shekullit te trembedhjete. Sarzana eshte nje qyteze ne Itali midis provincave Liguria dhe Toscany. Ishte Giovanni, njembedhjete breza para Napoleonit, ai qe u shperngul nga Italia per ne Korsike. Per ta ka materiale te shumta por nuk egziston ndonje dokument ku te thuhet se ata ishin shqiptare ose kishin origjine shqiptare. ​ Tani po i kthehem “linjes” se burrave Bonaparte, dhe para-ardhesve te mij te larget, shume te larget … Ne bote ka miliona burra qe kane DNA te grupit E-M34, ku bej pjese dhe une. Duke u perpjekur te gjej origjinen e familjes bera disa teste te avancuara DNA-je. Rezultatet treguan se rrugetimi i DNA-se time eshte dicka e tille: E-M35-Z872-M34-Z849-L791-BY55818 ... Profesionalistet qe merren me testimin dhe studimin e DNA-se thone se anetaret e “Klanit Bonaparte” jane relativisht te paket. 




Ky grup eshte prezent ne disa vende te botes perfshi Italine dhe Greqine. Se kur para-ardhesit e Napoleonit u vendosen ne Itali, kjo eshte nje pyetje e veshtire. Nuk eshte cudi qe ata te kene qene tregetare Fenikas apo Greke/Helene qe shkonin me anijet e tyre ne shume porte te Mesdheut, Jonit dhe Adriatikut. Mbase kane qene dege e nje linje hebraike te vendosur ne Gadishullin Italik ... Mundesite jane te shumta por ajo qe eshte me se e qarte eshte qe ky grup DNA-je, pra dhe Napoleon Bonaparte, ka shume pak te beje me "shqiptaret", per te mos thene hic fare. Ku qendroj une ne kete ekuacion ? Propabiliteti me i madh eshte qe une te jem “ndare” nga Napoleoni rreth 3,700 vjet me pare. Gjate ketyre mijera vjetesh burrat e grupit tim u shperndane ne shume vende, perfshi Armenine, Turqine, Greqine, Siciline, Italine, Shqiperine, etj. Dega ime u Helenizua dhe ne Mesjete u be perkrahese dhe mbeshtetese e Bizantit. Mbi varrin e families sime ndodhet nje kryq i vjeter qe ka te gdhendur shqipnjen me dy-koke, simbol i Bizantit dhe i lidhjes se forte me Kishen Orthodokse. 




 Nje informacion interesant ma ka erdhur nga nje pas-ardhes i familjes Del Turco(2), qe tregohet ne grafikun e meposhtem ku jane listuar anetare te "Klanit Bonaparte". Ai me ka informuar se mundesia me e madhe eshte qe origjina e familjest te tij te lidhet me popullatat Armene. Para-ardhesi me i hershem i tij, per te cilin ka rekorde, ishte nje njeri i fese. Une dhe Del Turko i perkasim te njejtit grup DNA-je. Shkencetaret thone se grupi i DNA-se M34 (Napoloni i perkiste nje dege te ketij grupi) gjendet ne Armeni, (Ne frekuence 4.2%), Jordani (Ne frekuence 31%). Ky grup mendohet te kete lindur ne zonat afer Detit te Vdekur, midis 13,600-16,800 viteve te kaluara. Emigrimi i tij per ne Evropen Perendimore supozohet te kete ndjekur kete rruge: Turqi (Frekueca ne Jug-Perendim 6.9% dhe ne rajonin e Stambollit 7.8%), Greqi (Frekuenca ne Athine eshte 3.8%, ne Greqine Veriore 1.8%), Ballkan (Frekuenca ne Kroaci eshte 1.6%), Itali (Frekuenca ne Italine kontinentale eshte1.5%). Ne Ajaco (Korsike) ku dhe Napoleoni lindi, ka frekuencen 8.1% dhe ne Kalabri ka frekuencen 5.5%. Shenim: Mr. Clovis, qe tregohet ne diagramen, respektive eshte pasardhes i drejtperdrejte i burrave te "klanit" Napoleon Bonaparte. Pra, historianet thote se tre mije vjet te kaluara "Bonapartet" dhe "Iliret" jetonin larg njeri-tjetrit. 



Ky konkluzion shkencor tregon se Napoleoni nuk ishte shqiptar, ne asnje drejtim. Perpjekja per ta “shqiptarizuar” ate me ben te ve buzen ne gaz. Personalisht e konsideroj kete teori si humor te holle. Ata qe mbeshtesin hipotezen se shqiptaret jane pas-ardhes se iliro-arianeve duhet te gjejne nje Napoleon tjeter, sepse Bonaparte nuk ishte shqiptar dhe pike ! Shenim: Ndrova mendje, per piken do te pyes Elena Kocaqin sepse ajo thote se ai ishte arvanitas, arberesh … Burrimet e informacionit dhe sqarime rreth shkrimit Materialet ku u bazua ky shkrim jane: 

 https://austinpublishinggroup.com/ - https://www.familytreedna.com/ - https://www.yfull.com/ - https://www.23andme.com/ - https://www.myheritage.com/ - https://www.ancestry.com/

Nga Dr. Thanas L. GJIKA : AROMUNET / VËLLEHËT E SHQIPËRISË JANË PAKICË ETNO-KULTURORE APO PAKICË KOMBËTARE?

 

Popujt e gadishullit Ballkanik, për shkak se kanë jetuar për shumë e shumë shekuj pa ndarje kufitare nën sundim perandorish të ndryshme, kanë lëvizur e janë përzierë midis tyre duke krijuar një shpërndarje që të kujton lëkurën e leopardit. Në territoret e sejcilit popull ka territore kompakte, por ka dhe enklava të popujve fqinjë. Asnjë kufi nuk mund të ndahet me saktësi, në sejcilin shtet ka minoritete të popujve fqinjë. Veç këtij fakti në këtë gadishull që nga kohët e hershme vijon të jetojë dhe një popullsi e shpërndarë (diasporë), e njohur sot me disa emra si popullsi aromune / arumune, ose popullsi vllahe . Kjo popullsi e quan veten rëmënë kurse gjuhën e quan rëmëneshti, që ka mundësi të jenë reduktim i fjalëve aromani për kombësinë dhe aromaneshti për gjuhën. Kjo popullsi nga pamja e jashtme antropologjike afron me tipin thrak. Arumunët i kanë faqet disi më të kuqe se banorët vendas shqiptarë, grekë a maqedonë. Kjo popullsi nuk luftoi asnjëherë për të krijuar shtetin e vet, mbasi ajo ka jetuar e jeton në bashkëjetesë me popujt e tjerë, pa dominuar qytete e fshatra, pra pa pasur territore kompakte të vetat. Arumunët edhe pse gjuhë nëne kanë gjuhën e tyre rëmëneshti, ata e flasin gjuhën e vendit ku jetojnë njësoj si ata që e kanë gjuhë nëne, shqipen njësoj si shqiptarët, greqishten njësoj si grekët, maqedonishten si maqedonët.

Për origjinën e këtij populli ka disa mendime, ose hipoteza, që nuk përputhen midis tyre.

Në këtë shkrim të shkurtër ne nuk marrim përsipër të zgjidhim problemin e origjinës së kësaj popullsie, sepse nuk e kemi përgatitjen e duhur dhe as kohën për t’u marrë seriozisht me të. Ne po guxojmë vetëm të shtrojmë disa mendime për origjinën e saj dhe sidomos të diskutojmë për problemin e së sotmes dhe së ardhmes së saj.

Sipas një mendimi, kjo popullsi konsiderohet e prurë prej Gadishullit Italik në kohën e Perandorisë Romake. Sipas një mendimi tjeter kjo popullsi, konsiderohet popullsi autoktone e ndodhur në Ballkanin Jugor poshtë lumit Danub që para krijimit të Perandorisë Romake, si fise pellazgjike, si ishin ilirët, trakët, dakët, getët, latinët, etj.

Studjuesit rumunë e konsiderojnë këtë popullsi si pjesë të fiseve baritore endacake vllaho-rumune të shpërndarë në Ballkan gjatë Mesjetës.

Një mendim tjetër, i fundit, është hedhur prej disa politikanëve e studjuesve grekë, sipas të cilëve kjo popullsi është krijuar prej disa fiseve të vjetra greke të romanizuara gjatë sunimit të Perandorisë Romake.

Ne, pa dashur të imponojmë mendimin tonë, anojmë nga dy mendimet e para, pra për ne kjo popullsi mund të jetë popullsi autoktone që ka bashkëjetuar me ilirët e grekët që përpara krijimit të Perandorisë Romake, ose mund të jetë pasardhëse e një pjese të kolonëve që sollën konsujt romakë në trojet e Provincës Romake të Maqedonisë, ku përfshihej dhe Epiri. Kjo popullsi kryesisht gjendet anës rrugës Egnatia dhe degëve të saj dhe është marrë me blegtori. Këto fakte deri diku janë argumente që mbështesin mendimin se kemi të bëjmë me pasardhës të kolonëve romakë, që mund të jenë sjellë për të siguruar kalimin e qetë të forcave ushtarake e të karvaneve të tregëtarëve; dhe për të siguruar ushtrinë romake me prodhime bulmeti e prodhime leshi, veshje, shtresa e mbulesa.

Mirëpo mendimin se kemi të bëjmë me një popullsi kolone romake, nuk e mbështet emri i saj. Kjo popullsi quhej aromani (sot quhen aromunë / arumunë). Emërimi aromani në kohën e Perandorisë Romake donte të thoshte se ajo nuk ishte popullsi romake dhe as rumune, të cilat quheshin romani. Parashtesa a kishte kuptim mohues.

Perandoria Romake krijoi dhe në zona të tjera të perandorisë territore me popullsi të dërguar prej gadishullit Italik. Për të ruajtur e mirëmbajtur rrugët e kalimit nga Italia në Zvicër, e cila atëhere quhej Retia, administrata romake shpuri kolonë në ato anë dhe i quajti retoromani. Kolonët që shpuri në gadishullin Istria i quajti istroromani. Pra kolonët e saj, administrata romake i quante romani duke u shtuar si parashtesë emrin e vendit ku i vendoste Reto- (për Retia) dhe Istro- (për Istria). Sipas këtij regulli duhej që kolonët që solli në trojet ilire t’i quante iliroromani, ata në trojet greke greko-romani, në trojet trake trakoromani, etj. Pra emërimi aromani deri diku e përjashton mundësinë e të qenit të arumunëve kolonë romakë…

Në qytetet e bregdetit lindor të Adriarikut, të cilat deri atëhere kishin qenë koloni greke, që banoheshin nga ilirët dhe kolonët grekë, administrata romake solli kolonë nga gadishulli Italik dhe i quajti këto qytete koloni romake. Kolonët romakë që u vendosën nëpër qytete kishin funksione administrative, ushtarake, tregëtare, kulturore, etj. Ata flisnin latinisht dhe jo aromanisht. Për nga përkatësia etnike, kolonët që u vendosën nëpër qytete, kanë qenë të ndryshëm nga popullsia aromani (aromunë / arumunë). Kolonët romakë në qytetet ilire duhet të jenë quajtur romani ose iliroromani.

Ndërkohë duhet të shtojmë se fakti që ushtria gjermanike e fiseve Hune me komandant Atilën në mes të shekullit të V-të vrau ose dëboi gjithë administratorët, ushtarakët, tregëtarët romakë, por jo dhe aromanët (arumunët), tregon se këta nuk ishin pjesë e kolonëve romakë. Ky diferencim që bëri ushtria gjermanike, është në favor të mendimit se aromunët mund të kenë qenë autoktonë, të ndryshëm nga ata që rrezikonin popullsinë vendase për ta romanizuar.

Popullsia arumune, pavarësisht se ka pasur lëvizje dhe asimilim gjatë shekujve,  sot ajo është e pranishme dhe jeton në bashkëjetesë me shqiptarët në trojet shqiptare, në bashkëjetesë me grekët në trojet greke dhe në bashkëjetesë me maqedonët slavë në shtetin maqedon.  Ata i gjen në qytete bregdetare si në Durrës, Diviakë, Vlorë, Selenicë të Vlorës, Igumenicë, Prevezë, etj. Më në brendësi i gjen në Mavrovë, Grebene, në Kutal e Frashër të Përmetit, në Kolonjë të Fierit, në Kavajë, në Berat, në Voskopojë, në Grabovë të Gramshit, në Dishnicë e Plasë të Korçës, në Strugë, në Ohër, në Heraklea (Manastir ose Bitola e sotme), në fshatin Kristalopiqi midis Bilishtit e Follorinës), në qytetet Follorinë, Edesë, Larisa, Trikalla, Selanik, Kavallë, etj.

Arumunët në të kaluarën nuk janë marrë me bujqësi, por kryesisht janë marrë me blegtori e tregëtinë e prodhimeve blegtorale, si dhe me transport karvanesh.Marrja me blegtori, jeta nëpër fshatra e kullota malore, e ruajti këtë popullsi nga asimilimi i shpejtë. Karakteristikë e saj është dhe dy ose tre gjuhësia, sidomos midis meshkujve. Kemi pasur rast të njohim arumunë të moshuar nga Kavaja të cilët ishin katërgjuhësh. Përvec gjuhës së tyre rëmëneshti ata

Viset e banuara nga Vllehët (Wikipedia)
Viset e banuara nga Vllehët (Wikipedia)
zotëronin po aq mirë edhe shqipen, kurse greqishten e zotëronin si gjuhë komunikimi me banorët grekë të zonave përtej Follorinës ku shkonin çdo verë për të kullotur bagëtinë. Turqishten, prindërit e tyre dhe ata vetë, e kishin mësuar sepse u duhej për të komunikuar me administratën turke gjatë sundimit osaman.

Kudo ku kanë jetuar, arumunët nuk kanë shkaktuar probleme me popullsinë mbizotëruese vendase. Duke jetuar për qindra vjet midis shqiptarëve ata e ndjejnë Shqipërinë për atdhe, kurse arumunët që kanë jetuar midis grekëve, për atdhe ndjejnë Greqinë. Po kështu dhe arumunët që jetojnë në Maqedoni e ndjejnë Maqedoninë për atdhe. Eshtë i njohur fakti se shumë arumunë gjatë shekullit të XV morën pjesë në ushtrinë e shtetit të Arbërisë nën komandën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe luftuan nën flamurin e tij kundër ushtrive osmane.

Mendimi se arumunët janë pasardhës të fiseve blegtorale të Vllahisë së Rumanisë, që mund të kenë shtegëtuar si barinj nëpër Ballkan gjatë Mesjetës, mendojmë se nuk është bindës. Arumunët vërtet janë blegtorë, por ata nuk janë popull nomad. Ata janë popull sedentar që kanë shtëpitë e familjet e tyre në fshatra të caktuara. Shtegëtimin e bagëtive e kanë bërë vetëm si shtegëtim sezonal gjatë beharit nga maji në tetor, po ashtu si e kanë bërë edhe malësorët shqiptarë e grekë të zonave ku nuk ka arumunë.

Emri vllah / vlleh që iu shtua emrit aromun / arumun / rëmën, mendojmë se është krijuar gjatë shek.XVI-XVIII prej administratës osmane, e cila mund t’ua ketë ngjitur këtë emër të dytë duke parë se gjuha e tyre rëmëneshti afronte me gjuhën e provincës autonome të Vllahisë. Që atëhere kjo popullsi filloi të quhej prej turqve dhe pas tyre dhe prej ballkanasve Vllah / Vlleh dhe gjuha e tyre të quhej Vllaçe. Këto emërtime të reja dhe ideja e origjinës vllahe, dalngadal filluan të bëhen mbisundues në mendësinë ballkanike, sidomos në atë rumune. Dalngadal edhe vetë aromunët filluan t’i pranonin e t’i përdornin këto dy emra në bisedat e tyre me popujt vendas. Ata pranojnë t’i quash Vllah / Vlleh dhe gjuhën t’ua quash Vllaçe, por kur flasin në gjuhën e tyre ata asnjëherë nuk e quajnë gjuhën e tyre vlaçe as vllaheshti, por vetem rëmëneshti. Kurse fjalën Vllah / Vlleh për të emëruar etninë e tyre tani e përdorin edhe vetë arumunët krahas fjalës së vjetër rëmën-ë. Mendojme se kjo gje mund te kete ndodhur ndoshta se fjala vllah / vlleh është më e shkurtër se rëmën-ë, ose ndoshta se u jep një farë shpjegimi lidhur me origjinën e tyre, të cilën e kanë të panjohur.

Sami Frashëri, kolosi erudit shqiptar i shekullit të XIX i ndikuar prej të dhënave të administratës e shkencës osmane, i konsideroi aromunët si popuullsi me origjinë vllahe. Madje edhe studiues gjermanë e adaptuan këtë ide. Por, po të ishin vërtet  aromunët me origjinë vllahe do ta quanin gjuhën e tyre vllaheshti sipas emrit të fiseve vllahe ose sipas emrit të vendit Vllahi dhe jo rëmëneshti emër që duket se vjen nga një formë më e vjetër aromaneshti, që ka lidhje me emrin aromani të kësaj popullsie.

Gjatë shekullit të XIX, kur popujt e gadishullit Ballkanik filluan lëvizjet e tyre nacionale për shkrimin e gjuhëve kombëtare dhe krijimin e shteteve të pavaruara, arumunët nuk organizuan një lëvizje të gjerë për rilindjen e vet kombëtare. Ky mos aktivizim në një lëvizje kombëtare të veçantë të arumunëve të Ballkanit tregon se kjo popullsi gjatë atij shekulli ende nuk e kishte pjekur idenë e vet për t’u paraqitur si komb më vete. Atij i kishte mjaftuar bashkëjetesa paqësore me vendasit e tjerë.

Në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare aromunët e trojeve shqiptare u aktivizuan bashkë me shqiptarët për rilindjen e shtetit shqiptar të pavarur. Eshtë i njohur dëshmori i Rilindjes Shqiptare Papa Llambro Ballamaçi i Korçës të cilin e vranë andartët grekë, se nuk pranoi të punonte për Megali Idhenë greke.

Në zonat ku mbizotëronte popullsia greke, arumunët u aktivizuan për rilindjen dhe lirinë e shtetit të pavarur grek bashkë me banorët grekë dhe arbërorët (diasporë shiptare ose mbeturina pellazgjike). Janë të njohura luftrat e çetave të aromunëve të Greqisë dhe trimëritë e tyre me kapedanë të shquar si Bubulina etj.

Politikani i shquar shqiptar Abdyl Frashëri, duke e njohur këtë popullsi si popullsi me gjuhë e zakone të veçanta që merrej kryesisht me blegtori, deshi ta ndihmonte që të krijonte shtetin e vet të pavarur. Në bisedimet që ai bëri me politikanët grekë gjatë viteve 1878-79 shtroi nevojën e krijimit të një shteti Aromun (Vllah) në zonën malore blegtorale të Pindit, ku të mblidheshin të gjithë, ose shumica e aromunëve (vllehve) të Ballkanit Perëndimor e Jugor. Abdyl Frashëri, duke pasur parasysh vendimet e Kongresit të Berlinit, u premtoi përfaqesuseve grekë që ushtarakët shqiptarë të Perandorisë Osmane do t’i ndihmonin që shteti grek të zgjerohej duke marrë gjithë Thesalinë dhe një pjesë të vogël në jugë të Epirit, ku kishte një pakicë greke. Ai sugjeroi që në trojet ku mbizotëronte populli shqiptar, duke përfshirë pjesën tjetër të Epirit, gjithë vilajetet e Shkodrës e të Kosovës dhe pjesën më të madhe të Vilajetit të Manastirit të krijonin një shtet autonon shqiptar nën Perandorinë Osmane. Midis shtetit grek e atij shqiptar të krijohej shteti i pavarur arumun (vllah), si një tampon për të shuar lakmitë territoriale midis Greqisë e Shqipërisë. Mirëpo politikanët grekë nuk e pranuan këtë propozim, sepse ata synonin zgjerimin e shtetit grek dhe asimilimin e arumunëve dhe të shqiptarëve të Pindit, të Thesalisë dhe të gjithë Epirit, edhe pse në Epir kishte një minoritet grek vetëm në jugë të tij.

Qarqet shoviniste greke qysh para formimit të shtetit shqiptar të pavarur dhe sidomos pas formimit të tij, për të përçarë shqiptarët e krishterë orthodoksë nga shqiptarët myslimanë dhe vllehët e Shqipërisë, hodhën parullën Nuk ka turk e vllah të mirë. Mirëpo kjo thënie nuk ngjalli dot përçarjen e banorëve të Shqipërisë së Jugut, atëhere aty nga vitet 1960-70 qarqet shovene greke hodhën në qarkullim parullën e re: Arumunët (vllehët) e Greqisë e të Ballkanit janë helenë të vjetër që u romanizuan prej Perandorise Romake, pra ata duhet të shpallen grekë. Mjaft arumunë (vëllehë) te Greqisë, për të shpëtuar nga përbuzja që mbillte parulla e vjetër, e pranuan këtë parullë të re dhe sot mund të themi se shumë prej tyre pranojnë të quhen grekë të romanizuar. Pra lufta për ta vrarë ndjenjën e krenarisë së të qenit aromun (vëllah) në Greqi ka dhëne rezultat, por ende nuk ia ka arritur qëllimit. Në mjaft qytete si Veria, Selaniku, Larisa, Trikalla e në Athinë janë krijuar e veprojnë shoqata kulturore të vllehëve, aromunëve të Greqisë.

Shprehja franceze, oreksi vjen duke ngrënë, u shkon shovinistëve grekë lidhur me politikën asimiluese të arumunëve. Pasi arritën të bindin disa aromunë të Greqisë se qenkeshin greke që ishin romanizuar gjatë sundimit romak, tashmë i janë futur punës për të bindur dhe arumunët (vëllehët) e Shqipërisë dhe të Maqedonisë se dhe ata janë helenë të romanizuar si aromunët e Greqisë. Me këtë synim punuan dhe arritën t’i shkulnin Komunitetit Europian pare për t’iu lidhur pensione pleqërie mjaft arumunëve të moshuar të këtyre vendeve për t’i joshur ata dhe fëmijët e tyre që të vetëshpallen grekë…

Mirëpo historia e diasporës aromune (vllahe) në Ballkan tregon se ajo nuk ka lidhje gjaku me helenët e vjetër, por është ose një popullsi autoktone pellazgjike, ose një pasardhje e kolonëve të sjellë prej gadishullit Italik gjatë pushtimit romak.

Disa pseudoshkencëtarë grekë ka kohë që po përpiqen t’u ngulin në kokë edhe shqiptarëve orthodoksë të Çamërisë një ide të mgjashme. U thonë se ata janë grekë të shqiptarizuar dhe se gjuhën shqipe ua kanë mësuar shqiptarët me dhunë gjatë pushtimit osman…

Në fund të shek. XIX e në fillim të shek. XX-të edhe qeveria e shtetit Rumun filloi të tregonte interes për aromunët e Ballkanit. Aromunët e Shqipërisë, të Greqisë e Maqedonisë dhe Retoromanët e Istroromanët ajo i quajti të gjithë diasporë rumune, si popull blegtoral që kishte shtegtuar në vise larg atdheut mëmë, Vllahisë, gjatë Mesjetës. Qeveria rumune u interesua që të hapte dhe shkolla e kisha në disa qytete me aromunë si në Korçë të Shqipërisë, në Manastir (Bitola) të Maqedonisë, etj. Mirëpo edhe hipoteza e origjinës rumune, nuk na duket shumë bindëse.

Fakti që arumunët e Ballkanit nuk ruajnë asnjë gojëdhënë për origjinën e tyre dhe kanë dallime midis tyre (ndahen në myzeqarë, frashëriotë, voskopojarë, kërstënjotë, etj), tregon se kanë origjinë shumë të lashtë dhe jo mesjetare. Po të kishin ardhur nga provinca e Vllahisë së Rumanisë gjatë Mesjetës, ata do të kishin ruajtur ndonjë gojëdhënë për origjinën dhe do të kishin tjetër shpërndarje gjeografike, më afër Rumanisë. Po të kishte ardhur popullsia arumune si fise endacake prej provinces së Vllahisë së Rumanisë, duhet të kishte mbeturina të saj jo vetëm anës rrugës Egnatia e degëve të saj, por edhe në Kroaci, Bosnjë, Sërbi, Kosovë, Shqipëri veriore, të cilat gjeografikisht ndodhen më pranë me territoret vllaho rumune. Nga ana gjuhësore, po të ishin arumunët me origjinë nga Vllahia duhet që emir i tyre etnik të ishte vetëm emir vllah dhe gjuha të quahej vllaheshti e jo aromaneshti>rëmëneshti. Hipotezën vllahe (rumune) e hedh poshtë edhe fakti se shteti rumun nuk u interesua për të gjallëruar në kjo popullsi ndjenjat kombëtare gjatë viteve të rilindjes së popujve të Ballkanit para shëmbjes së Perandorisë Osmane.

Mendojmë se sa më shumë të studjohet historia, gjuha e zakonet e popullsisë arumune të Ballkanit aq më shumë do të dalin në dukje fakte që vërtetojnë origjinën e saj të vërtetë autoktone ose italike.

Shpërndarja e kësaj popullsie anës rrugës Egnatia e degëve të saj, hedh poshte dhe hipotezën e origjinës greke të saj. Në rast se aromunët paskan qenë grekë (helenë) që u romanizuan gjatë kohës së Perandorisë Romake, atëhere pjesë të kësaj popullsie duhet të kishte anë e mbanë Greqisë. Mirëpo dihet se aromunë nuk ka pasur e nuk ka në Greqinë ishullore, në Peloponez, në Atikë e territore larg degëve të rrugës Egnatia.

Në Shqipëri sot janë krijuar disa shoqata aromune (vllahe). Njëra ka përqafuar hipotezën e origjinës rumune, tjetra hipotezën e origjinës greke, tjetra atë të origjinës italike. Kjo përçarje nuk e ndihmon këtë diasporë për problemin e saj themelor, atë të ruajtjes së gjuhës e të traditave të saj mijëvjeçare. Në qoftë se disa aromunë (vëllehë) të Greqisë pranuan të asimilohen e të quhen grekë të rumanizuar, aromunët (vëllehët) e Shqipërisë dhe ata të Maqedonisë nuk ka pse të quhen të tillë. Ata ashtu si çdo diasporë janë grup etno-kulturor i veçantë dhe duhet të punojnë për të ruajtur traditat dhe gjuhën e tyre. Asimilimi i këtij grupi etno-kulturor, si ai i arbërorëve të Greqisë, është një proçes që ka filluar prej kohe, por që do të vijojë dalngadal e për shumë vjet e breza dhe nuk duhet nxitur që të kryhet brenda një nate. Madje këto pakica etno kulturore mund të përjetojnë dhe një proçes të kundërt, atë të gjallërimit dhe të kthimit të tyre në pakicë kombëtare pa pretendime shtetformuese për shkak se atyre u mungon territory i pastër kompakt. Një dukuri e tillë është në dorë të vetë arumunëve dhe të arbërorëve të Ballkanit. Në rast se ata do të organizohen si duhet në shoqata kulturore atdhetare dhe të punojnë seriozisht për gjallërimin e gjuhës, për grumbullimin, botimin dhe studimin e pasurisë folklorike, është e mundur që të përjetojnë atë gjallëri kombëtare që përjetuan grekët, sërbët, shqiptarët, bullgarët, etj gjatë shekullit të XIX me Rilindjet e tyre Kombëtare.

Natyrisht kthimi i pakicës etno kulturore arumune në një pakicë kombëtare pa synime shtetformuese nuk ka pse ta trembë shtetin shqiptar dhe asnjë shtet tjetër ballkanik. Kësaj popullsie, që ka jetuar deri sot si pakicë etno kulturore në Greqi, Shqipëri e Maqedoni, që ka luftuar krahas popujve të këtyre vendeve për lirinë e tyre, ka ardhur koha t’i kthehet borxhi me mirënjohje prej grekëve, shqiptarëve dhe maqedonëve. Këta popuj dhe qeveritë e tyre duhet ta ndihmojnë seriozisht popullsinë arumune që të mos asimilohet, por të zhvillohet, sepse ajo përbën një pasuri mijravjeçare në gadishullin tone, i cili duhet të hyjë në Europën e Bashkuar si një mozaik me shumë ngjyra, vlera e pasuri kulturore e gjuhësore.

Shteti grek, si anëtar i Bashkimit Europian, ka për detyrë që të përkrahë e të nxisë jo vetëm zhvillimin e arumunëve të vet, por edhe të arbërorëve të lashtë si dhe të minoritetit shqiptar të Çamërisë dhe të monoritetit sllav të Maqdonisë së Egjeut. Diasporës së re shqiptare ka për detyrë t’i ndihmojë që të hapë shkolla shqipe për fëmijët, të ketë orë shqip në radio e television, etj, Lufta që ka bërë e bën qeveria greke e sidomos disa qarqe shoviniste për asimilim sa më të shpejtë të pakicave kombëtare, është një turp historik për Greqinë e sotme dhe të nesërme. Nëse do që të quhet pasardhëse e denjë e kulturës së lashtë helene, prej së cilës u ndriçua e gjithë Europa dhe mbarë bota, Greqia duhet të heqë dorë nga politika asimiluese e pakicave kombëtare dhe e pakicave etno kulturore.

Qeveria e sotme shqiptar nuk duhet t’i lërë në harresë arumunët si i la qeveria diktatoriale, gjithashtu ajo duhet të veprojë ndryshe nga qeveria fqinjë greke e cila lejon qarqet shoviniste të punojnë për asimilimin sa më të shpejtë të minoriteteve dhe pakicave etnokulturore. Qeveria shqiptare duhet të ecë në rrugën që ka ecur populli i vet, i cili gjithnjë i ka dashur dhe respektuar pakicat kombëtare greke e maqedone dhe pakicën etno kulturore arumune. Tani që po e merr veten ekonomikisht dhe po përgatitet të hyjë në Bashkimin Europian shteti shqiptar duhet t’ju kushtojë më tepër vëmendje këtyre pakicave që ato të lulëzojnë. Ajo duhet t’I kërkojë Bashkimit Europian fonde që të sigurojë për aromunët orë trasmetimi në Radio e Televizion, gazeta, programe mësimore në shkolla për të mësuar mirë gjuhën e tyre. Lulëzimi i karakterit të tyre etnik e kulturor është në të mirë të vetë popullit shqiptar dhe të europianizimit të tij. Kështu nxitet rritja e dashurisë së tyre për Shqipërinë si atdhe. Regjistrimi i kësaj popullsie është një nga pikat e të drejtave të njeriut dhe duhet kryer. Duke njohur saktësisht sasinë mund të planifikohet dhe ndihma konkrete.

Vetëshpallja nga fukarallëku i disa aromunëve të Shqipërisë si grekë, për të përfituar pensione pleqërie, pa pasur asnjë lidhje gjaku me popullin grek, pa ditur gjuhën greke, pa pasur lidhje me historinë e popullit grek, pa pasur zakone të njëjta me popullin grek, sjell përçarje midis diasporës aromune dhe krijon një mish të huaj brenda vetë diasporas arumune si dhe brenda popullit shqiptar. Të jetosh brez pas brezi për mijra vjet si diasporë aromune (vllahe) në bashkëjetesë paqësore me popullin shqiptar dhe papritur sot të shpallesh grek, do të thotë që së shpejti të bëhesh vegël e qarqeve shoviniste greke, pra do të thotë të dalësh kundër interesave, jo vetëm të popullsisë arumune, por edhe të  popullit shqiptar. Kjo do të thotë të mohosh historinë tënde mijëvjeçare dhe vëllazërinë me shqiptarët.

Disa shprehje të thëna në inat e sipër si çoban i mutit, kaur i mutit, turku i mutit, që janë përdorur ose përdoren prej disa shqiptarëve injorantë të krishterë ose myslimanë, ose prej disa aromunëve të po asaj kategorie; nuk tregon vlerësimin e vërtetë që kanë shqiptarët për arumunët dhe as vlerësimin e vërtetë që kanë arumunët për shqiptarët. Njerëz injorantë, interesaxhinj dhe grindavecë ka çdo popull, por ata nuk i japin tonin marëdhënieve midis popujve dhe për inat të sharjeve të tyre nuk mund e nuk duhet të ndërrohet kombësia. Këtë veprim e karakterizon shprehja popullore :Për inat të sime vjehrre vajta fjeta me millonanë.

Edhe shoqatat aromune në Shqipëri, Greqi e Maqedoni duhet të kërkojnë fonde nga Bashkimi Europian dhe shtetet ku jetojnë për të investuar në fushën e kulturës së vet, për të shkruar gjuhën e vet, për të krijuar kishën e vet ku të predikohet fjala e Zotit në gjuhën aromune dhe jo në gjuhën rumune, sepse aromunët e Shqipërisë më mirë kuptojnë shqipen se sa rumanishten. Po kështu dhe aromunët e Maqedonisë më mirë kuptojnë maqedonishten se sa rumanishten.

Në Tiranë botohet sot një gazetë arumanisht (rëmëneshti) me emrin Vllazëria (Frëtelia). Duhet punuar që kjo gazetë të përmirësojë sa më shumë gjuhën dhe rubrikat e saj, të ndërmerret në faqet e saj botimi i folklorit e i fjalorit arumanisht-shqip e shqip-arumanisht për të arritur botimin e këtyre thesareve si vepra shkencore më vete.

Si përfundim themi se arumunët e Shqipërisë kanë bashkëjetuar paqësisht për dy mijë vjet me shqiptarët dhe e kanë konsideruar veten si pjesë e kombit shqiptar, por si grup etno-kulturor i veçantë. Ata duhen ndihmuar për ta ruajtur e pasuruar trashëgimin e tyre gjuhësor, kulturor, artistik, etj. Madje atyre u duhen krijuar kushtet që po të duan dhe po të mundin, të ngrihen në nivelin e një pakice kombëtare pa pretendime shtetformuese.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...