Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/08

A ka korruptuar Kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama një ish-zyrtar të FBI më emrin Charles McGonigal?

A ka korruptuar qeveria Rama një ish-zyrtar të FBI? A është përfshirë kryeministri Rama në një aferë korruptive me nëpunësin e lartë të FBI Charles McGonigal? Opozia kërkon ngritjen e Komisiont parlamentar hetues, Rama mohon akuzat. Është përfshirë kryeministri Edi Rama në aferë korruptive? Deputetët e opozitës në Shqipëri kërkuan të enjten (02.02) ngritjen e një komisioni parlamentar që të hetojë pretendimet e tyre lidhur me korruptimin nga qeveria e kryeministrit Rama të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, me qëllim që ky i fundit të nxiste hetime nga FBI per financim me para ruse të përpjekjeve lobuese në SHBA të opozitës shqiptare. Kërkesa e tyre përkon në kohë me fillimin e hetimit nga Kongresi amerikan të McGonigal ”për përfshirje në afera korruptive dhe veprime që vënë në rrezik sigurinë kombëtare”. McGonigal akuzohet nga autoritet amerikane për shkelje të sanksioneve të SHBA ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, të lidhur me Kremlinin, në këmbim të pagesave të fshehta që i ka dhënë atij Deripaska. Ai akuzohet gjithashtu për mosraportim në FBI të marrrjes në vitin 2017 të 225 mijë dollarëve nga një shqiptaro-amerikan, ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë, për vizitat në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Rama po në të njëjtin vit. Akuzat përfshijnë edhe mosraportim të marrdhënies së tij me një politikan kosovar dhe dy politikanë boshnjakë Opozita në Parlament kërkon hetime kundër RamësOpozita në Parlament kërkon hetime kundër Ramës Opozita në Parlament kërkon hetime kundër RamësFotografi: AP/picture alliance Rama hedh poshtë pretendimet e opozitës Në një postim në twitter kryeministri Rama hodhi poshtë të enjten (02.02) pretendimet e deputetëve të opozitës lidhur me natyrën korruptive të marrdhënies së tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal. "Ky është abuzim i plotë me lirinë e fjalës dhe me të vërtetën. Me shpifjet ekstreme synohet manipulimi i opinionit publik me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane, që ka shkuar në gjykatë dhe pa asnjë lloj lidhjeje me ne, në Shqipëri”, shkroi ai në twitter. Rama iu referua drejtësisë amerikane kur në postimin e tij theksoi se "drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë apo pretendim se është Rama ai që korruptoi ish-zyrtarin e FBI.” Kërkesa e deputetëve opozitarë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar vjen pas refuzimit të kryeministritt Rama për t'iu përgjigjur pyetjeve të saj, të enjten, në interpelancë. "Mungova në Parlament sepse deputetët e opozitës nuk meritojnë asnjë përgjigje”, tha Rama në kanalin televiziv ”Top Channel” të enjten në mbrëmje. Edi Rama mohon akuzat e opozitësEdi Rama mohon akuzat e opozitës Edi Rama mohon akuzat e opozitësFotografi: Darko Vojinovic/AP/picture alliance Ajo që opozita i kërkon tani komisionit parlamentar hetimor është të zbardhë të vërtetën nëse qeveria Rama "nxiti, ndikoi, përdori pasuri publike, ryshfet apo favore të tjera për ish-agjentin e FBI-së, në kurriz të opozitës dhe nëse favorizoi lidhjet e biznesit të McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.” McGonigal dhe Shqipëria Drejtësia amerikane ka bërë publike ecurinë e marrëdhënies së ish-zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal me Shqipërinë. Në prill 2019, shtatë muaj pas dorëheqjes së tij nga posti i lartë i drejtorit të kundërzbulimit në FBI, ai dhe tre bashkëpunëtorë, blenë studion ligjore në Tiranë, ”Law office and Investigation”, ku McGonigal kishte 25 për qind të aksioneve, studio që u mbyll pas disa muajve. Opozita shqiptare pretendon që McGonigal erdhi disa herë në Shqipëri dhe u takua me kryeministrin Rama në Tiranë dhe në Washington. Që komisioni hetimor parlamentar të ngrihet dhe të hetojë nëse Rama e korruptoi ose jo McGonigal duhet edhe vota pro e maxhorancës socialiste gjë që vë në pikëpyetje hetimin sipas kerkesave të opozitës ndaj kryeministrit Rama.

Qysh u takua Edi Rama me zyrtarin e FBI që skandalizoi Amerikën?

Ndërkohë që një zyrtar i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, është akuzuar për bashkëpunim me një oligark të sanaksionur rus dhe fshehje të qindra mijëra dollarëve që dyshohet se i kishte marrë nga një ish-punëtor i një agjencie shqiptare të inteligjencës, i njohur në aktpadi si Personi A, i përfshirë në disa takime me të është përmendur edhe emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në aktakuzë jepen detaje për takimin e McGonigal me Ramën, me prokurorët që kanë pretenduar se gjatë disa udhëtimeve të tij jashtë vendit në Shqipëri, Austri e Gjermani, McGonigal ka dështuar që të tregojë përmes dokumenteve zyrtare amerikane se është takuar Ramën, një politikan kosovar dhe me disa figura të tjera. Ndërsa nga aktakuza, duket se McGonigal është takuar me Edi Ramën më 7 shtator 2017, bëhet e ditur se një ditë pas këtij takimi, ai kishte udhëtuar nga Shqipëria për në Kosovë bashkë me Personin A, ku ishte takuar më një politikan kosovar, dhe më pas bashkë me Personin A nga Shqipëria ishin rikthyer në ShBA. Në detaje të tjera, mësohet se pas udhëtimit të McGonigal në Shqipëri, ai kishte mbajtur një lidhje të vazhdueshme me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa më 5 tetor 2017, McGonigal kishte pranuar një shumë prej 80,000 dollarësh kesh në një makinë të parkuar në Nju Jork. Sipas aktakuzës, ai është takuar sërish me Personin A në rezidencën e këtij personi, ku kishte marrë edhe më shumë para kesh, 80,000 dollarë dhe 65,000 të tjera, për të cilat McGonigal, ia kishte bërë të ditur personit A, që nuk do t’i kthehen. FBI / Kush është ish-zyrtari i lartë i arrestuar i FBI-së: takime me Edi Ramën e një politikan në Kosovë Ndërsa thuhet se me kërkesë të ish-punonjësit të inteligjencës shqiptare, pra Personit A, i cili ia kishte dhënë këtij ish-zyrtari në total 225 mijë dollarë, McGonigal i kishte bërë thirrje kryeministrit shqiptar që të ishte “i kujdesshëm për dhënien e lejeve për nxjerrje të karburanteve në fusha të naftës në Shqipëri për kompani fiktive ruse”. Një takim tjetër mes McGonigal dhe Ramës, thuhet të ketë ndodhur edhe më 20 nëntor 2017 në Shqipëri. Përveç detajeve nga aktakuza, edhe dy burime të tjera kanë thënë për mediumi “Insider” se McGonigal-i ishte i afërt me Edi Ramën, i cili shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një shkrese elektronike të shikuar nga mediumi “Insider”, McGonigal-i e kishte përdorur adresën e tij zyrtare elektronike të FBI-së në përpjekje për të organizuar një takim mes Edi Ramës dhe një kompanie amerikane, të cilën Rama mendonte që ta angazhonte për një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI-ja nuk ia kishte dhënë McGonigal-it miratimin për atë takim dhe takimi nuk ishte zhvilluar kurrë. Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministri shqiptar, duke mohuar lidhjet e duke thënë se ka nisur t’i bëhet gjyqi në “Big Brotherin” e politikës në Shqipëri. “Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!”, - ka shkruar Rama.

shtja McGonigal/ – Rama korrupton ambasadorë e punonjës të FBI. – Mund të shpallet non grata nga SHBA nëse… – “Prokuroria duhet të hetojë”.

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar akuzat ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI Charles McGonigal dhe lidhjen e tij më kryeministrin Rama dhe Shqipërinë. Lubonja theksoi se kryeministri Rama Prokuroria shqiptare duhet të hetojë në lidhje me ngjarjen dhe për përfshirjen e kreut të shtetit në korruptimin e zyrtarit të lartë të FBI me qëllim nxitjen e një hetimi ndaj Partisë Demokratike, ndërkohë që personave që kanë paguar shumën prej 225 mijë dollarësh me të cilat është paguar MCGonigal, ka mundësuar përfitime në licenca apo mënyra të tjera. Lubonja tha se ndaj Ramës duhet të ngrihen minimalisht akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe korrupsion. Pjesë nga biseda në studio: Fatos Lubonja: Ai ka dy akuza por të dyja janë të ndryshme, i lidh personazhi por njëra është e ngritur nga Prokuroria e New York që është jo me oligarkun rus dhe pagesat e marra për ta hequr nga lista e të sanksionuarve të SHBA dhe e dyta është akuza nga Washingtoni që lidhet me Shqipërinë, takimet me kryeministrin, 225 mijë dollarët e marra nga punonjësi i shërbimit të inteligjencës për të lobuar për naftën dhe hetimin kundër opozitës në atë hetimin e famshëm. Një kryeministër mund të ketë lidhej me institucionet e një vendi aleat, problemi këtu është që raportet e Ramës me këtë person nuk janë institucionale dhe të regjistruara nga të dyja anët. Ish zyrtari i FBI nuk e ka njoftuar Byronë se ka ardhur këtu ka marrë para apo kë ka takuar. Në lidhje me Ramën, kemi të bëjmë me diçka e Prokuroria duhet të hetojë sepse kemi të bëjmë me një lidhje me biznesmenin shqiptar që pagoi 225 mijë dollarë njeriut të FBI për interesa direkte e indirekte të Ramës. Interesi i parë që zyrtari të ndikojë tek FBI për të hapur një hetim ndaj PD dhe lobimit rus, dhe kjo është vënë në lëvizje jo nga një lidhje korruptive. Ky është interesi direkt i Ramës në këtë çështje. Ai ka interes se është i lidhur direkt me naftën, kompensimi do vijë nga Shqipëria se Rama do i japë licenca me të cilat do nxjerri shumë më shumë se 225 mijë dollarë. Edhe Neza ka marrë licenca e përfitime. Kur Rama me favore e para korrupton një funksionar kaq të rëndësishëm, kur ne presim që FBI të pastrojë korrupsioni këtu, kur ky korrupton FBI imagjino çfarë i bën BKH e të tjerëve. Ajo që është thelbi i historisë dhe që është dramatike, është që kemi një kryeministër që punën e tij kryesore që mendon natë e ditë nuk është si ti shërbejë shqiptarëve, por si të sigurojë pushtetit më korrupsion intelektualë, ambasadorë, zyrtarë të tillë. Ina Qirjo: A mund të kemi një shpallje të Ramës non grata nga amerikanët nëse vërtetohet përfshirja e tij? Lubonja: Nëse amerikanët duan të jenë koherentë dhe të luftojnë korrupsionin në Ballkan sepse prek interesat e tyre, është rasti që ta aplikojnë edhe ndaj Ramës. Jo vetëm ka bërë korrupsion ndaj shqiptarëve që ka krijuar një sistem të tillë, por ka bërë korrupsion në zemrën e shtetit amerikan, në FBI. Në këtë aspekt kjo është një çështje sensitive për ta nëse duan të jenë koherent me atë që kanë deklaruar për luftën ndaj korrupsionit. jam dyshues sepse SHBA janë pragmatiste dhe për interesa gjeostrategjike kanë mbyllur edhe të dy sytë. Amerika ka interesa ndaj Shqipërisë se psh Rama mori muxhahedinët, mori 4 mijë afganë, ka marrë politika pro amerikane, shihni luftën në Ukrainë. Ina Qirjo: Opozita duhet të shfrytëzojë skandalet? Lubonja: Pa dyshim që po. Po përpiqen ta shfrytëzojnë sipas mendimit tim edhe duke i ngatërruar disa gjëra. Ina Qirjo: Akuzat që mund të rëndonin mbi kryeministrin Rama? Lubonja: Minimalisht është akuza e shpërdorimit të pushtetit për të luftuar opozitën dhe korrupsioni sepse ka favorizuar personat që kanë paguar 225 mijë eurot për të pasur më tej favore.

Halucionacionet e një avokati më emrin Idajet Beqiri.

Ramani i Ri Policesk nga Idajet Beqiri – Dy funksionarë policie do rrëmbejnë Berishën dhe do e strehojnë në Plavë-Guci. Ja prononcimi i plotë i avokat Idajet Beqirit për gazetën “SOT: Provat e SHBA kundër Berishës Pritej sepse ka të 3-tat, po s’ma merr mendja që të shkojnë për të 40-tat. Ai (Saliu) se kontrollon dot më veten, ata 5 veta që i shkojnë atje atij i duken sikur janë 1 milionë, harrohen se akuzohet për korrupsion të lartë shtetëror. Ky SPAK sot ka një metodë tjetër që pasi ka marr provat, para se të mbyll hetimin të komunikon akuzën dhe sa njihesh me aktet dhe më pas e çon çështjen për hetim. Por, kjo është maja e ajsbergut, ai mendon se SHBA nuk kanë prova kur i thanë se ke cenuar demokracinë dhe ke bërë korrupsion të lartë. Por përveçse kanë dijeni për korrupsionin dhe krimet e tij, amerikanët kanë në dorë kasetën kur ai vendosi të hidhte në erë ambasadën e SHBA në Tiranë. Izolimi i ish-kryeministrit në banesë Ai e di fundin e tij dhe duke qenë se e di do luaj edhe me këta 300 veta që i kanë ngelur dhe do ti bëjë mish për top. Ai ashtu si bëri edhe pjesëtarët në familjen e tij pjesë të korrupsionit që bëri vet ashtu do t’i fusë edhe këta që e ndjekin nga pas. Ai e theu edhe arrestin në shtëpi sepse e ka të ndaluar, e theu dy herë masën prandaj u mbyll në kafaz që të mos komunikoj me asnjë tjetër. Kur e bënë një shkelje të tillë, tani ai vete në arrest me burg nuk pyetet më parlamenti. Ai duart i ka të zgjatuara edhe brenda SPAK duart dhe në institucionet e drejtësisë të cilët kanë përfituar nga korrupsioni madhor i Saliut. Kjo Olldashi u bë gjyqtare e Apelit, kush e ka bërë atë, ajo është një copë mishi me dy sy që nuk di se ca flet. I pandehuri se merr vesh se ca i thotë, është e paaftë. Këta njerëz kur i ngre në detyrë janë të aftë të shesin nënë dhe babë. Sali Berisha është gati të bëjë çdo lloj gjë për ta nxirë faqen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, nga ai pritet çdo gjë. Ata duhet ta ruajnë se ai mund të hidhet nga dritarja dhe thotë më hodhi Edi Rama, që të thonë ja ky heroi i demokracisë edhe nga Edi Rama po na shpëton. Arratisja e Sali Berishës Sali Berisha i është në rrezik, po përgatiten kushte për ta arratisur atë. Por jo arratisje, por që e grabiti e zhduku dhe e ka marrë peng dhe nuk dihet ku e ka çuar Edi Rama. 500 mijë euro janë vënë në dispozicion të këtij plani. Unë nuk flas kot. Po i drejtohem drejtpërdrejt SHISH, verifikoje urgjentisht se ky është informacion shumë i saktë. Po përgatiten kushtet për ta dërguar në Plavë. Dy ditë është menduar të rrijë në Laç me njerëzit e Lirisë pastaj do ta çojnë në Plavë. Organizator është një ish-funksionar i lartë i shtetit dhe një që është në Ministrinë e Brendshme që është ende aty. Parandalojeni, këtë po ua thotë një njeri i përgjegjshëm. Këto informacione vijnë nga njerëzit e afërt të atyre dyve që janë organizator. Urdhri sekret Sali Berisha, ky antishqiptari më i madh i të gjitha kohërave të kombit shqiptar, spiuni dhe agjenti i UDB-së Serbisë, i cili mori shpërblimin më të madh nga Sllobodan Millosheviçi në Ohër për kontributin e paimagjinueshëm që i dha Serbisë në shkatërrimin e plotë të Shqipërisë në vitet 1991 e më pas, pasi është shpallur “Non Grata” nga SHBA për krimet më të rënda shtetërore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, këto ditë ka nisur një “revolucion” me një çetë të vogël çetnikësh që i shkojnë nga pas… Kemi të bëjmë me të njëjtin person dhe me të njejtët persona të çetës çetnike, pra me Udbashin Sali Berisha, i cili me Urdhërin Nr. 82, datë 09.03.1997, “Tepër Sekret” dhe “Tepër Urgjent”, mobilizoi gjithë ushtarakët, ish ushtarakët dhe çetnikët e tij të Hasit, Kukësit, Tropojës, Pukës, Mirditës, Shkodrës, Dibrës, Kurbinit, Lezhës, Malësisë së Madhe, Burrelit dhe i mblodhi te ish Shkolla e Bashkuar në Tiranë, për të sulmuar dhe gjenociduar përmes akteve terroriste Jugun e Shqipërisë. Lexojeni vet urdhrin e nënshkruar dhe vulosur nga Komandanti i Operacionit Gjeneral Bashkim Gazidede dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjeneral Major Adem Çobani. Shqiptar jini vigjilentë! Pa u varrosur shtatë pashë nën tokë pjella famëkeqe e Beogradit dhe e Moskës Sali Berisha dhe 200 çetnikët e tij, disa në Kuvendin e Shqipërisë dhe të tjerët rrugëve të Tiranës, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të kenë qetësi, stabilitet, prosperitet, liri, demokraci dhe paqe të vërtetë… Në këtë grup çetnikësh bëjnë pjesë edhe Udbashi Ilir Meta si dhe disa drejtues të Policisë së Shtetit, prokurorë dhe gjyqtarë, besnik të Serbisë, të Rusisë dhe të Udbashit Sali Berisha, i cili i mban “të karikuar” me miliardat që u ka grabitur shqiptarëve dhe Shqipërisë përmes korrupsionit të paimagjinueshëm 32 vjeçar në këtë vend.

17 000 njerëz mund të kenë vdekur nga përdorimi i hidrokisklorokinës në fazën e parë të pandemisë së virusit CoVid-19.

Kërkuesit francezë kanë përllogaritur se rreth 17 000 njerëz mund të kenë vdekur nga përdorimi i hidrokisklorokinës në fazën e parë të pandemisë së CoVid-19. Medikamenti antimalarik u sugjerua në fazën e parë nga një mjek francez, Didier Raoult, që më pas u lëviz nga detyra për shkak të problemeve që u krijuan. Studiuesit thonë se numri i vdekjeve është përlogaritur mbi një studim të vitit 2021 në “Nature” sipas të cilit u verifikuan 11% më shumë vdekje në pacientë të hospitalizuar të cilëve iu rekomandua barna në fjalë. Vdekjet janë verifikuar në Francë, Belgjikë, Itali, Spanjë, Turqi dhe SHBA. Medikamenti në fjalë, por edhe klorokina, e ngjashme me të, u aplikuan edhe në Shqipëri, madje në shitje të lirë, një dëshmi kjo e faktit se mjekimi fillestar në një pjesë të madhe gjatë pandemisë, ishte një miksim injorance dhe eksperimentimi mbi njerëzit- shkruan Respublica.

Ministri serb i ‘gëzohet’ liberalizimit të vizave për Kosovën: – 500 mijë shqiptarë do të largohen përgjithmonë drejt… – “Të përdorim politikën e Millosh Obrenovićit”/

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Miloš Vucevic, deklaroi dhe deri në 500 mijë shqiptarë do te largohen nga Kosova e do të zhvendosen drejt vendeve të BE pas liberalizimit të vizave në zonën Shengen. Sipas tij, për këtë arsye popullata serbe nuk ka “pse të mërzitet” për heqjen e vizave për Kosovën. Vucevic u shpreh se heqja e vizave për Kosovën nga BE-ja do të rezultojë njësoj si strategjia 1830-1876 (e migrimit të detyruar të shqiptarëve) nga princi i atëhershëm i Serbisë, Millosh Obrenovic. Në të njëjtin kontekst ai mbrojti edhe vendimin e muajit të kaluar të qeverisë serbe për lejimin e automjeteve me targa të Kosovës të qarkullojnë nëpër Serbi lirshëm. “Pse jemi të mërzitur? Lërini shqiptarët të ikin. 500,000 njerëz do të shkojnë atje, në Europë. Le të tregohemi të mençur politikisht, na duhet pak politika e Millosh Obrenovicit, vetëm pak durim. Populli ynë duhet të piqet politikisht, për të kuptuar historikisht disa rrethana”, tha Vuçevic për median serbe Vojvodina RTV .

NGA RUDOLF MARKU : Edhe njëherë për juritë letrare

Back Archive Move Delete Spam Re: NGA RUDOLF MARKU : Edhe njëherë për juritë letrare - Eshref Ymeri From:ymerieshref@gmail.com To:PTC FLOMED Sun, 7 Jan at 01:08 I dashur Profesor Flori, Akademik i Nderuar, Shumë faleminderit që ma dërguat edhe mua analizën e shkëlqyer të poetit, shkrimtarit, publicistit dhe eseistit të talentuar Rudolf Marku. E kujtoj me shumë respekt që kur ishte student këtë krijues mjaft mbresëlënës të formatit të rrallë intelektual në kulturën tonë mbarëkombëtare. Analiza e tij është një shuplakë e fuqishme kundër dy jurive kombëtare për botimet letrare. Me këtë analizë, Rudolfi ka zbuluar një tjetër realitet të kalbësirës qeverisëse dhjetëvjeçare të Ramës edhe në sferën e kulturës. Dhe s'mund të ndodhte ndryshe, përderisa Rama, gjatë këtyre dhjetë vjetëve e ka katandisur Shqipërinë deri në atë derexhe, saqë bota e tregojnë me gisht, tallen me të. Korrupsioni galopant që u ka zënë frymën të gjitha sferave të jetës së popullit tonë, nuk mund të mos i hidhte kthetrat e veta edhe në lëmin e kulturës Ju lutem t'i përcillni Rudolfit (meqenëse nuk ia di adresën internetike) përshëndetjet e mia të përzemërta për këtë analizë gjëmimtare dhe urimet e mia më të mira për Vitin e Ri. Eshref Ymeri Kaliforni, 06 janar 2024 On Sat, Jan 6, 2024 at 12:32 PM PTC FLOMED wrote: NGA RUDOLF MARKU : Edhe njëherë për juritë letrare - January 06, 2024 1. Gjatë vitit që sapo kaloi, bota jonë letrare u ballafaqua përsëri me këmbënguljen arrogante të vendimeve të dy jurive kombëtare për botimet letrare – atë të jurisë për veprat më të mira të Panairit Vjetor të Libri, dhe të jurisë për çmimet letrare për veprat e botuara gjatë vitit 2023. Le ta fillojmë me një fakt që tingëllon si një anekdotë, por që është e vërtetë, sepse të vërtetat tek ne janë, për fat të keq, gjithnjë anekdotike. Një personalitet shtetëror, por që është njëkohësisht romancier dhe poet i talentuar, shkruan kështu në murin e ‘FB’ të tij (për etikë, nuk po ia përmend emrin, por lexuesi kureshtar mund të njihet me identitetet përkatëse përmes murit të ‘FB’ tim): DIALOG BIO E solli fati të pyes një anëtar jurie të këtij viti: – E lexove këtë vepër, po këtë tjetrën, po këtë, po …? – Jo, nuk i lexova, – ma ktheu me sytë e skuqur prej shqarthi. -Po kryetari i jurisë deklaroi se juria bëri punë titanike, lexoi, analizoi e ballafaqoi estetikisht qindra vepra, më duket 850 me ISBN.-Pallavra. Turpërim pleqërie…! – Po ti firmose… si firmose ti? -Firmosa vetëm për 5 veprat finaliste. Dhe që këto i solli një anëtare e jurisë. -Po nga ato lexove ndonjërën? – Jo, – ma ktheu i bezdisur nga pyetjet. – Unë merrem me shkencë, jo me letërsi. Ky është dialogu i shkruar me një stil telegrafik, reportues, pa komente dhe qëndrime emocionale. Shkruar me një stil kafkianesk, leximi i të cilit duhej të na sillte rrënqethje. Por jo lexuesit tonë, i cili në fund të fundit ka qenë i përgatitur për këtë standard dialogu. Dhe këtu qëndron edhe tragjedia e vërtetë. Që juritë tona në fakt do të sillnin një të papritur vetëm nëse do të kishin funksionuar normalisht! Sharlatanizmi i jurive për krijimtarinë letrare vazhdon më me këmbëngulje se kurrë, tashmë në nivelet e Ministrisë së Kulturës! Personi që ia bënë këtë rrëfim shkruesit është njëri ndër anëtarët e jurisë më të fundit të Ministrisë së Kulturës, që përcaktoi veprat fituese të letërsisë për vitin 2023- një militant haxhi-qemalist i LSI, një mësues i gjuhësisë (gjuetisë- do qe më e saktë) në Fakultetin Filologjik, një njëri i purifikuar dhe i virgjër nga mosleximi i librave, një dinak skrapali që shtiret kompetent, në kuptimin vlonjat të fjalës, pra një tip tepër i përshtatshëm për të qenë anëtar jurie i veprave letrare dhe artistike! Asnjëherë tjetër nuk ka ndodhur te ne që mediokriteti dhe injoranca shtirake të kenë qenë në pozita më triumfuese dhe agresive, se sa në ditët e sotme! 2. Shumica e veprave që marrin çmime nga juritë e Ministrisë së Kulturës janë edhe veprat më mediokre të botuara tek ne. Jo se nuk ekzistojnë veprat mediokre në botë, por në botë mediokriteti botohet veç me kontributet financiare të vetë autorëve, kurse tek ne janë botuar me sponsorizimet e Ministrisë së Kulturës! Nuk është fjala te dëmi financiar, se sa në momentin kur botime të tilla vlerësohen nga institucioni më i lartë i shtetit për kulturën, këto krijime të japin përshtypjen se kanë marrë një farë statusi shtetëror, sepse janë përzgjedhur zyrtarisht si librat më të mirë. Të vjen keq kur sheh ndonjëherë, se edhe vetë Qendra e Kulturës së Librit dhe Leximit – me gjithë kontributin e vet të pamohueshëm që nga krijimi i saj – nën njëjtin e mirë të inkurajimit të disa shkrimtarëve ka kohë, që u jep një vend disproporcionalisht më të gjerë poetëve dhe shkrimtarëve fillestarë amatoresk të soc-medias nga vetë krijimtaria e autorëve të konsoliduar. Është e njëjta mendësi dhe taktikë e taboreve të kritikës keqdashëse dhe sterilizuese snobe: lavdëro mediokritetin dhe nuk ke nevojë të sulmosh vlerat! Ajo që i mungon jurive tona është mungesa e shijeve estetike të përzgjedhjeve të vlerave të vërteta. Por dhe një keqkuptim i vetë letërsisë nga ana e tyre. Për të mos thënë atë banalitetin alla shqiptar, mosleximin e librave për të cilët gjykojnë. Vlerësimi me çmime i veprave mediokre sjell automatikisht përçmimin e veprave të mira, të cilat nuk i mungojnë as botimeve të letërsisë shqipe. Është për të ardhur keq kur ndjen një agresivitet të heshtur ndaj librave të mirë të letërsisë sonë, të cilat sapo botohen, rrethohen me një izolim hermetik. Aq sa të mos shqyrtohen hiç në librat e botuar të vitit, duke supozuar se nuk janë botuar! Dhe po qe se kërkon llogari, përse aksh libër nuk është marrë në shqyrtim a konsideratë, organizatorët e jurive të japin ca përgjigje burokratike, kinse botuesi nuk e ka paraqitur librin e munguar në konkurs (ndonëse nuk behet fjalë për asnjë konkurs!) ose vepra nuk është paraqitur në kohë! Mediokrit e shtetit shqiptar, nën mburojën patriotike, thërrasin në ndihmë mediokrit e shtetit kosovar, sipas parimit ndër kombëtar “Birds of a feather flock together”! Ajo që është e pabesueshme në standardin e botimeve në vendet e tjera të botës së qytetëruar, është se armiqësia ndaj librave të mirë të botuar, fillon nga Ministria e Kulturës. Vetëm në një vend si Shqipëria mund të dëgjosh ministrin/ ministreshen e Kulturës, tek thotë më një ndjesi shfajësimi “…mos prisni që të jap gjykim për librat, sepse libri nuk është fusha ime”. Nëse ministrja e ka fjalën për faktin se profesioni i saj është arkitekte, a mund t’ia kujtojmë asaj se Çehovi, William Carlos Williams, Bulgakovi kanë qenë mjek dhe se Dostojevskin, Tolstojn, Shekspirin, Naim Frashërin, Asdrenin, De Raden, Kadarenë nuk i lexojnë vetëm mësuesit e letërsisë? Dhe janë po anëtarët e jurive po këta “kritikë”, që ekzaltohen nga leximi i një poezie mesatare a nën mesatare të përkthyer keq, mjafton që autori i saj të mos jetë shqiptar. Po t’u besosh vlerësimeve të tyre për veprat më të mira të letërsisë Shqipe, vlerësime pretencioze akademikisht, letërsia shqipe do të dilte një peizazh i varfër botanik veç me dy a tri pemë dhe ca shkurre përreth. Letërsia shqipe prej këtyre lloj jurive jo vetëm zvogëlohet, por sakatohet dhe falsifikohet në mënyrë të turpshme. Aq sa, asnjë dashakeq i vlerave të letërsisë shqipe nuk do t’u bënte një shërbim më të mirë dhe më efektshëm cinikëve dhe të liqve që duan denigrimin e kulturës sonë, sa ç’u bëjnë vetë të përzgjedhurit e jurive, ngritur nga Ministria e Kulturës të shtetit shqiptar dhe nga sejmenët e saj

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...