Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/22

“Për të bërë s*ks me komandantin e policisë, gruaja e hoqi qafe duke…”- Ishte martuar me një nga vajzat më të bukura të Tiranës, historia e të burgosurit të Spaçit! Letra nga fëmijët 1 javë para lirimit

Maksim Rakipaj, me origjinë nga Përmeti, familja e të cilit kishte ndihmuar dhe përkrahur Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasi u diplomua në Shkollën e Marinës në Vlorë, në vitin 1972 u emërua oficer në Flotën Detare Tregtare, ku shërbeu me përkushtim deri në vitin 1977, në vaporin “Durrësi”, u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg politik, në përbërje të një “grupi”, ku bënte pjesë edhe kolegu tij, Aladin Kapo, djali i vëllait të Hysni Kapos. Si shkak për dënimin e tij, ishte edhe biografia familjare. Pas mbarimit të Luftës, dy nga xhaxhallarët e tij, u dënuan me burg politik, gjyshi u shpall kulak dhe më 1976, i ati u përjashtua nga partia. Vuajtjen e dënimit, Maksi e filloi në kampin e Ballshit dhe në 1979-ën, u transferua në kampin e Spaçit dhe më pas në atë të Qafë Barit. U lirua më 12 shtator të vitit 1984, duke përfituar ulje dënimi, nga një amnisti. Pasi qëndroi shumë kohë pa punë, me shumë mundime, u sistemua si minator në minierën e Mëzezit, punoi deri në vitin 1991. Pas viteve ’91-të, ai filloi punë në administratën e Bashkisë së Durrësit, shërbeu deri në vitin 1997 dhe më pas, u rikthye përsëri në Marinën Tregtare (kapiteni i fundit i transoqeanikut “Vlora”), deri sa u largua nga Shqipëria për në Itali, (ilegalisht me gomone), ku jeton aktualisht prej shumë vitesh. Që pas viteve ’90-të, krahas punëve të ndryshme, Maksim Rakipaj i është kushtuar edhe shkrimeve, si; poezi, prozë, letërsi artistike apo dokumentare, përkthime etj., duke botuar disa libra, si: ‘Profeti – Khalil Gibran’, (përkthim nga anglishtja ‘Toena’ 2003), ’20 poezi dashurie dhe një këngë trishtimi’, (përkthim nga spanjishtja, ‘Toena’ 2003), ‘Gjallë pas mbytjes së anijes’, (botim i ISKK, 2014), ‘Bukowski – poezi’, (përkthim nga anglishtja, ‘ENEAS’, 2015), ‘Trilusa m’Tironë’, (përkthim nga italishtja, ‘UEGEN’, 2015), ‘Antologji e poezisë arabo-persiane’ (përkthime nga anglishtja, ‘UEGEN’, 2015), ‘Sonetet e plota të Shekspirit’, (përkthim nga anglishtja, ‘ADA’ 2016’), ‘I mbijetuar’ (roman autobiografik, ’2 Lindje, 2 Perëndim’ 2018), ‘Nobelistët – antologji poetike, (UEGEN 2019), ‘Hymni i lumturisë’ (‘JOZEF’ 2023), etj. Nga krijimtaria e z. Rakipaj, Memorie.al po publikon, librin “I mbijetuari”, (botuar në 2022 nga Shtëpia Botuese “JOZEF” në Durrës, e drejtuar nga z. Aurel Kaçulini), ku ai ka përshkruar në mënyrë kronologjike, jetën e tij, ku pjesa kryesore është ajo e vuajtjes së dënimit në kampe dhe burgje, si dhe personazhe të ndryshëm, bashkëvuajtës të tij që njohu në skëterrën komuniste, etj. ****** 3 – Poshtërsi pa fund …Nuk ka javë, që autoburgu të mos vijë në Spaç. Vijnë të dënuar të rinj, të hutuar, sapo janë dënuar. Gjejnë të njohur të vjetër, bashkëqytetarë apo bashkëfshatarë të tyre. Krijojnë rrethin e tyre të miqve. Sjellin të rejat e fundit nga “Zëri i Amerikës” dhe të tjera radio, që flasin kundër regjimit të Tiranës dhe thashethemet ziejnë. Mekanizmi i çuditshëm që vepron këtu, i filtron lajmet në thashetheme dhe të vërteta. Me interes, priten lajmet që kanë të bëjnë me shëndetin e diktatorit…! “Aha, nuk e ka të gjatë, po ngordhi ai, merr fund diktatura… e ka treguar historia”. Na gënjente mendja! Si rrodhën ato vite, pas vdekjes së tij e, deri më sot, dihet. Por le të vijmë te kujtimet. Vijnë edhe të transferuar nga kampe të tjera. Vijnë të ridënuar, nga kampe ordinerë. Vijnë edhe të ridënuarit e Spaçit. Të parin të ridënuar, që rikthehet në Spaç, shoh Fatos Lubonjën. Ngjan i vogël, ashtu i verdhë, i dobët. Duket që ka vuajtur shumë. E mbaj mend, duke ngjitur me mundim shkallët e pallatit, duke sharë me zë të lartë…! Vjen nga Ballshi edhe X.Y. Njerëzit i ruhen, sepse janë hapur fjalë që është spiun. Unë jam njohur me të në Ballsh dhe nuk i besoj ato fjalë. Shoqërohem edhe me të, gjithsesi ruhem, ku i dihet; “po sikur të jetë e vërtetë, që është spiun”? X. Y., nuk shqetësohet nga fjalët që janë hapur për të: “E di Maks, – më thotë një ditë,- pse nuk e çaj kokën për ato llafe? Sepse, edhe 6 muaj burg më kanë mbetur, mezi pres të kthehem në shtëpi. Nuk dua të më ridënojnë. Nga zyra teknike dhe spiunët e tjerë, kujtojnë se jam i tyre dhe mbase më lenë rehat”! Ia kam dëgjuar historinë e burgosjes, qysh kur isha në Ballsh. Punonte në një institucion kulturor në Tiranë. Njeri i qetë, punë-shtëpi. I martuar me dashuri me një vajzë, nga më të bukurat e Tiranës në ato vite. Kishte dhe dy fëmijë, djalë dhe vajzë. Gjithçka shkonte për bukuri, deri kur komandantit të policisë Q. B., që kishte një vëlla anëtar të Byrosë Politike të PPSH-së, i shkuan sytë, te bukuria e gruas së tij. Nuk pati zor ta hidhte në dorë, bukuroshen pa tru. Për të bërë seks sa më qetë me të, hoqi qafe bashkëshortin, e dashuruar marrëzisht pas së shoqes. Kollaj fare, 2-3 dëshmitarë të rremë dhe i japin 8 vjet burg, për “agjitacion e propaganda, kundër…”! Fëmijët u rritën dhe me kohë e kuptuan që nëna e tyre, kishte filluar të shkonte, sa me një dashnor, me tjetrin. Ishte bërë një kurtizane klasi të lartë. Pas divorcit me X. Y., “për të mirën e fëmijëve, kupton i dashur, se ndryshe nuk fitojnë dot arsimin e lartë, jo se nuk të dua ty…kur të lirohesh, bashkë do të jemi përsëri”. Një javë para lirimit, i vjen një letër nga fëmijët, që i shkruanin rregullisht. E shoh që fut letrën në xhep, mjaft i tronditur. I afrohem dhe e pyes me kujdes: “Lajme jo të mira”?! Ma le letrën në dorë, ashtu si somnambul…i hedh një sy shpejt e shpejt, i shkruanin keq, për nënën e tyre, i thoshin që e kishin dëbuar nga shtëpia, sepse mungonte me javë të tëra dhe kur kthehej, sajonte justifikime shërbimesh, por vajza e pat ndjekur dhe e kish parë me dashnorë të ndryshëm në plazh, apo në qytete të tjerë. Ia kthej letrën: “Çfarë do të bësh tani”?! – “Si more çfarë do bëj, do t’i bëj rezil. Si guxojnë dhe flasin kështu për nënën e tyre, që u bë cope, deri sa u siguroi universitetin, i mbajti gjallë, pa baba, gjithë këto vite! Shpifje janë, të tëra…. asnjë fjalë nuk besoj nga këto…”! I ofroj një cigare dhe e ftoj për një kafe: “Eja flasim, qetësohu, ja dhe ca ditë, do të shkosh në shtëpi dhe do t’i sqarosh gjërat me qetësi…”! – “Faleminderit Maks, kafe nuk dua, boll m’u rrit tensioni nga letra…! Rrofsh për fjalën e mirë dhe… të lutem, mos e bëj fjalë me njeri, kupton…”! – “Mos ki merak, miku im, rri i qetë. Po të kesh nevojë për mua, eja pa teklif”. Një ditë para lirimit, e thirrën në takim. Ishim bashkë, priste t’i vinte gruaja, për t’i sjellë teshat e lirimit. Fluturoi: “Më prit, ë. Ja gjysmë ore dhe erdha”! U kthye shpejt, me çantën e teshave në dorë. Sytë i kishte të skuqur, nga lotët: “Ajo ishte, më solli kostumin e mirë, atë që pata veshur, kur u martuam” dhe gëlltiste lotët. – ‘Nuk jam e denjë më për ty’ më tha. ‘Të kam tradhtuar, mijra herë. Nuk mund të të shoh më në sy’! ‘Jo moj e dashur, – i thashë, – çfarë më thua, kjo është bombë për mua. Mezi e prita këtë ditë. Të dua, e kupton, apo jo!? Të kam falur gjithçka, çfarëdo që ke bërë…! Nuk është faji jot. Do të jemi bashkë tani, përgjithmonë…! Kemi dy fëmijë…! ‘Jo, jo, nuk mundem, fëmijët janë të rritur tani. Unë kam një vit, që nuk jam me ta…! Shko në shtëpi, ty të duan, mezi të presin”! Dhe iku, iku duke qarë…iku. Të nesërmen, kur e përcolla, ishte veshur si dhëndër dhe dukej fare i qetë. “Paç fat”! e urova, – “dhe shyqyr që ia arrite kësaj dite”! “Jo”, – më tha, – “kështu si unë, mos e arriftë njeri…”! 4 – A dashuron më njeri kështu?! …Sot është e dielë. Në Shkodër i thonë “e dille”. E kam dëgjuar së pari prej Ndoc Naraçit, në Tresh të Lezhës. Ishte e dielë, korrik i vitit 1964. Im atë ato vite, punonte aty dhe ne gjendeshim të gjithë në Tresh; rreth orës 10, bie dera. Nëna ime e hapi dhe iu uroi mirëseardhjen miqve; ishin një çift i moshuar, pak a shumë te shtatëdhjetat. Im atë doli dhe sa i pa: – “Ooo Ndoc, sa mirë e bëtë që erdhët. Zonja Eva, mirëmëngjesi”. Isha nja 13 vjeç dhe shikoja me habi çiftin, që ngjante sikur vinte nga një udhëtim, me makinën e kohës, për nga etiketa dhe edukata në të folur dhe jo vetëm. Edhe në krehjen e flokëve. Në veshje. Mënyra si e shikonin njëri-tjetrin, gjithë dashuri, si të porsafejuar adoleshentë. Nga theksi kuptohej, që zonja Eva ishte e huaj, por vetëm nga theksi, shqipja e saj, ishte fare e saktë. Një shqipe e bukur, një shkodranishte si e Ndocit…! Me kohë e mora vesh, historinë e çiftit Naraçi. Dhe nuk është një histori e lexuar, apo e parë në ato telenovelat braziliane e turke, që gratë i ndjekin me shami në dorë…! Djaloshi Ndoc Naraçi, pinjoll i një familjeje të njohur shkodrane, mbaroi studimet e larta në Vienë. Truplidhur, sytë e kaltër, flokëverdhë, nuk dallohej aspak nga vendasit. Student i shkëlqyer dhe djalosh i pashëm, nuk humbiste asnjë rast, nga ballot e famshme vjeneze, ku bëri edhe miq të shumtë, nga familje të mëdha austriake. Aty njohu edhe zonjën Evelyn, me origjinë hebreje polake, e martuar në një familje të madhe dhe të pasur vjeneze, kishte dhe dy djem, nga martesa e saj. U njoh me Ndocin dhe u dashuruan të dy, me njëri-tjetrin. Në prag të viteve ’30-të, Ndoci u diplomua inxhinier në Vjenë. Evelyn u divorcua nga bashkëshorti i saj dhe me Ndocin, erdhi në Shqipëri. U martuan. Të lumtur, të pasur, të dashuruar. E donin të dy Shqipërinë, muzikën, poezinë, udhëtimet nëpër Evropë. Nuk u mungonte asgjë. Dora e inxhinierit të ri, është në të gjitha ndërtimet e kohës. Talenti i tij, ra në sy edhe të Mbretit Zog i I-rë, prandaj në vitin 1935, Ndoc Naraçi emërohet ministër i Punëve Botore (ministër i Ndërtimit) në qeverinë e kohës. Lumturia është e plotë: ministër në moshë të re, me një grua të bukur që e donte, që fliste 4- 5 gjuhë dhe shqipen e mësoi menjëherë. Lumturi që do të ndërpritej më vonë, brutalisht, në mënyrë absurde. Por që nuk do të cënonte kurrë, dashurinë e tyre. Ajo ishte e përjetshme. Filloi okupacioni italian, mbas ’43-it, një vit nën gjermanët, nuk qe e lehtë për Ndocin, me një grua me prejardhje hebreje. Por, arritën t’i mbijetojnë, edhe kësaj. Kurrkush nuk i spiunoi, nuk i tradhtoi. Lufta mbaroi, vendi ishte i shkatërruar, Ndoci ishte gati t’i përvishej punës, për rindërtimin e vendit. Nuk pati nevojë pushteti “popullor” i mbas ’44-ës, për shërbimet e ing. Ndoc Naraçit. E arrestuan me akuzën; “armik i popullit”. E dënuan 10 vjet; i konfiskuan gjithë pasurinë. Zonjën Evelyn, e ftuan të largohej nga Shqipëria, si shtetase e huaj…! Kryelartë, kundërshtoi ofertën për t’u larguar nga vendi. Bëri punët më të rëndomta, për të jetuar dhe për të ndihmuar burrin e saj, në burg. Ajo që ishte rritur me shërbyese, që i pastronin shtëpinë, gatuanin, i lanin teshat…punoi si shërbyese, rrobalarëse, mësuese e gjuhë-ve të huaja privatisht dhe nuk iu nda kurrë të dashurit të saj, derisa ai doli prej burgu. Në vitet ’60-të, një prej djemve nga martesa e parë e zonjës Eva, punonte në ambasadën amerikane në Paris, vinte çdo vit në plazhin e Durrësit, ku rrinte rreth dy javë, për të takuar nënën e tij…! “Çfarë të të sjell nënë, këtu nuk ka asgjë….”?! – “Vetëm libra, biri im, vetëm libra…”! Kthehej në Tresh të Lezhës, pasi takonte të birin me valixhet mbushur plot me libra: frëngjisht, anglisht, italisht, rusisht, gjermanisht…! Vdiqën në fillim të viteve ’90-të, pak ditë pas njëri tjetrit, thuajse njëkohësisht, kuptohet, në Shkodër. Shkodra e tyre, ishte e gjitha në varrim; Shkodra e artit, e poezisë, e muzikës, e dashurisë, e anti-komunizmit, i përcolli ashtu si e meritonin: me dashuri. (Shënim: Ndonjë pasaktësi imja, ka të bëjë vetëm me ndonjë datë, ndoshta. Por nuk i dhashë shumë rëndësi saktësisë së datave. Ndoc dhe Evelyn Naraçi, janë të përjetshëm, si dashuria e tyre). KREU III Udhëtim drejt Veriut (jo për turizëm) SPAÇ Pata dëgjuar shumë për Spaçin, qysh në kampin e Ballshit. Flitet me nderim për Spaçin dhe spaçianët këtu, mbas revoltës së majit ’73. Shumë shpejt, do të kisha rastin të bëhesha edhe unë spaçian. Më pat premtuar me ulërima dhe i skuqur nga inati qysh në maj ’79, vetë Kapllan Shehu (që tani ishte transferuar në Lushnjë, si kryetar Dege), shumë më tepër se kaq. Dhe ja, befas, javën e dytë të korrikut ’79, kur mezi prisja të më vinin njerëzit e mi në takim (më datë 15 mbushja 28 vjeç), buçiti altoparlanti: TË GJITHË ATA QË DO TË DËGJOJNË EMRIN, DUHET TË MBLEDHIN GJËRAT E TYRE DHE PËR 5 MINUTA TË GJENDEN TË RRESHTUAR TE PORTA…! …Emri im është i treti në listë. Nuk kam kohë të takoj njeri, dhjetëra policë në kamp u bënë gardh, mes nesh dhe atyre që mbetën aty. Vetëm Aladini, që më ndihmoi të merrja plaçkat e mia, mezi arriti të më përqafojë: “Mos u mërzit, vëllaçko”! Hapet porta, dalim, mbyllet porta. Janë tre kamionë. I pari, është me ushtarë të armatosur rëndë. Në mes, është kamioni ynë. Pas nesh, një kamion tjetër me ushtarë. Mbi kabinën e shoferit, një mitraloz dy këmbësh dhe një ushtar, i bërë njësh me të, me gishtin në këmbëz. Dy policë, janë në fund të kamionit tonë, të zbuluar. Një prej tyre, i bërtet ushtarit me mitraloz: “O koqe, hiqe gishtin nga këmbëza e mitralozit, se do na vrasësh të gjithëve”! Na lidhin me pranga gjermane të Luftës së II-të Botërore, dy vetë, një palë pranga. Unë jam tek. Polici më lidh vetëm, me që jam tek dhe i fundit: “Ti, Maks, do të ulesh pranë meje, në fund të kamionit. Prangat, m’i ka lënë fare lirshëm. “Mbaji mirë, mos të bien, se na dhjeve”! më porosit duke buzëqeshur. Ndërkaq nisemi. E shoh me habi. Nuk e njoh, sepse nuk ka bërë kurrë shërbim brenda kampit. – “Mua më quajnë Fatmir”, – më prezantohet – “Nuk më mban mend mua”?! – “Jooo, po emrin tim ku e di ti, Fatmir”?! – i flas me emër, me që po tregohet shumë i përzemërt. – “Nuk ke faj. Atë ditë që takove kryetarin e Lushnjes, ishe tym, Makso. Nuk shihje nga sytë. Unë isha pas derës dhe e dëgjova të gjithë bisedën tuaj. Më ke lënë pa mend…! Hahahaha…! Sidomos kur i the: do vij të të dhjes në varr, kur të dal nga burgu…! Ahaha, e bëre të flasë me vete. Hallall. Prandaj t’i lashë prangat e lira, ta dish. Kur ia tregova muhabetin tënd një shokut tim, që është polic në Fier, ore u gajas së qeshuri, bravo i qoftë, tha për ty”. Duket djalë i mirë Fatmiri. Më mban me muhabet gjithë rrugës, deri sa arrijmë në Spaç. Gjithsesi, jam shumë i vëmendshëm në bisedë me të, por ai nuk bën asnjë pyetje provokuese, madje më shumë flet ai, se unë. Me të mbërritur në Spaç, më shtrëngon dorën fort dhe më thotë: “Të uroj shëndet Maks. Jemi një moshë dhe më vjen shumë keq që je në burg. Kështu e ka jeta. Mos u mërzit, nesër nuk është çudi, më futin edhe mua këtu. Kështu. Hajt pra, qofsh mirë”! Nuk e kam parë më. E përshëndes, kudo që të jetë, nëse vjen dita dhe i lexon këto rreshta. Ka patur njerëz të mirë edhe atje, ku nuk duhej të kishte! …Na kontrollojnë përsëri policët e Spaçit. Me shumë zell, me imtësi. Dikur kontrolli mbaron dhe fillon jeta e Spaçit. Kam merak për familjen, se i prisja pas dy ditësh, në Ballsh. Një mik më ndihmon dhe dërgoj telegram në shtëpi, me adresën e re. Por telegram, shkon një javë me vonesë. Gjyshja, nëna dhe im vëlla, Dashi, shkuan më kot, deri në Ballsh. Atje u thonë shkurt: “I dënuari Maksim Rakipaj, nuk ndodhet më në këtë repart. Ne nuk kemi asnjë dijeni, ku është. Pyesni në ministrinë e Brendshme”! Në ministri, nuk marrin asnjë përgjigje. U thonë vetëm kaq: “Është transferuar, në një repart riedukimi tjetër. Më vonë, ejani për të pyetur”! “Më vonë?! Kur”?! “Më vonë, thashë. Hajt, ditën e mirë”! Kur marrin më në fund telegramin tim, me adresën e re, qetësohen. Qetësohen, thashë?! Ehhh…! Sa vjen e hëna, filloj punë në minierë. Tre ditët e para, janë për “instruksion”, për njohjen e minierës dhe rregullave të sigurimit teknik. Të duket sikur hyn në ferr. Për një si unë, të pamësuar me punë të rëndë fizike, është tmerr i vërtetë. Më thonë që do punoj, në një grup tresh: një minator dhe dy punëtorë me lopatë. Norma e grupit, është 8 vagonë të mbushur me mineral (2 ton mineral për vagon), dy palë armatura, betoni ose druri, dhe një palë bira. – “Por birat i ban minatori – thotë Zef Nishi, brigadieri i dënuar – Ty nuk të majn kamët, nuk të ban kush minator, o Maks. Ndoshta të bajnë novelist”. – “E ç’do me thënë novelist”?! – pyes me ndrojtje. – “Nivelist?! Ja, me shty vagonin, si ai atje…! Naj lek në fund të muejit, e merr, se varet nga norma e brigadës. Puna nivelistit, posht 100 %, nuk bjen kurr, i merr të paktën; 7- 800 lek në muj”. Tre ditët e para, punoj nivelist. Duhet mbushur vagoni te tremozhat dhe duhet nxjerrë jashtë për t’u shkarkuar, te një depozitë e madhe. Poshtë, vijnë kamionë të mëdhenj, për t’u mbushur. Edhe me targa të Durrësit. Vagonët duhen shtyrë, mbi ca shina te holla. – “E sheh këtë platformën metalike?! Kjo është pjatina, shërben për të rrotulluar vagonin, nga një galeri në tjetrën”. Bëj disa rrugë, duke ndihmuar një nivelist të vjetër, ai nuk e ka hallin të më mësojë mua: – “Ohu, më duhet të bëj normën. Shif ça bëj unë, atë bëj edhe ti. Nesër do jesh vetëm, nuk të ndihmon njeri”. Të nesërmen jam vetëm. Që në rrugën e parë, më del nga shinat vagoni, i mbushur plot. Me katër rrota në tokë. Po tani?! I vij rrotull, i pashpresë. Provoj ta ngre, për ta rivënë mbi shina; ku tundet ai. Vjen një novelist, me vagonin e tij: – “Ça mutin, mar zot! I ke sytë në ballë a jo, harrove me e pre, kyt mut vagoni?! Ça pret, jepi, ngreje se jam vonë”! – “E provova, por nuk lëviz”, – i them. – “Kuku, për mu, duhet me të ngrejt vagonin edhe ty, tesh”. Duket shkodran nga dialekti. – “M’u hiq knejna, se e ngrej vetun” – dhe sa hap e mbyll sytë, vagoni u vu mbi shina. – “Nga të kena? Si ta thojn emnin”? – “Durrësi. Maks, po ty”? – “Nga Shkodra. Emën mutit kam, Enver, por më flasin Ruke. Kur kam le un, nji hoxh mutit, i thot plakut: Enver venia emnin. Dhe plaku, nuk ia prishi. Me kë e ke, kujt me ia prish?! Sikur s’pat emna të tjerë?! Mafmut, të ma kishte vu, le të më thirrshin; Mut, shkurt. Por jo Enver, pash zotën! Dhe për të zez temen, ma shajn nanën, tan ditn e giatë, si në kamp, si në galeri. Pak m’u vonue në radhë, për shembëll, veç kur ia fillojn me sha, me libër shpije, niji tesh, se po vijn nja dy me vagona…”! Dhe vërtet, sapo e dalluan Ruken, filluan: – “O Enver kurva, që të është bëre bytha si pjatinë piriti, pse ke bllokuar rrugën. O Enver muti, nashti e gjete vaktin, ta hash në bythë… ahahahh… O zot i madh, vdeksh, o Enver”! – “Amin, ishalla! Mir po e dij vet, se nuk e keni me mue”, – nuk e prish terezinë Rukja – “Ndihmova kte të riun, me ngrejt vagonin. E quejn Maks, asht prej Durrci”. – “Qenkeni pjekur tamam, Marksi me Enverin… ahahah. (lab ky, nga dialekti). Dëgjo vëlla, po je djalë i mirë, do të kesh ndihmën e të gjithëve, po je shkërdhatë, më mirë thuaju të të gjejnë nanjë vend nga zyrat, se këtu do lesh kokën”! …Ky është prezantimi i parë imi, me minierën. Pas ca ditësh, me organikën e re, më caktuan minator në zonën IV. Për të mësuar përdorimin e martelit, kam Agim Hamitin, nga Vlora. Agimi është pak më i shkurtër dhe më i mbushur se unë. Krijojmë besim shpejt, te njëri tjetri. – “Mua dhe ty, nuk na kanë vënë minatorë, për të bërë planin e brigadës – thotë Agimi – por për të na nxjerrë shpirtin, pak nga pak. Na japin frontet me shkëmbin më të fortë. Nga 8 atmosferë ajër, që duhet normalisht, për martelat WUP, nga kompresorët në frontet ku janë si puna jonë, që duan t’i vdesin në pluhur, nuk dërgojnë as 4 atmosferë. Do ta shohësh vetë. Edhe punëtorë, na japin më të dobëtit. Ndonjë, është edhe spiun i komandës”. Dhe e shoh vërtet. Agimi ka të drejtë. Kam dy punëtorë: Islam Spahiun dhe Ahmet Kolgjinin. Islami është i fuqishëm, por nuk ia thotë lopatës. Njeh shumë mirë frëngjishten dhe poezinë frënge, është edhe piktor. Njeri i shkëlqyer, mik i rrallë. Ahmeti, i rritur nëpër internime, qysh fëmijë. I verdhë, i dobët, me 5 diagnoza në zemër, por punon fort, me gjithë shpirt. Njeh disa gjuhë të huaja. Enciklopedinë franceze, ‘Larousse’, e di thuajse përmendësh. Nuk ka fushë të artit, shkencës apo fees, që të mos njohë Ahmeti. I përjetshëm qoftë kujtimi yt, miku im Ahmet! Brigadieri është i pakënaqur, me punën e grupit tim: – “Më vjen keq, por nuk kam ç’të bëj. Ke dy ditë, që nuk ke mbaruar dot një palë bira. Armatimin e ke për faqe të zezë. I kam raportuar policit të brigadës, Markut edhe zyrës teknike. Po nuk i bëre birat edhe sot, të pret biruca, Maks”. – “Po qe puna kështu, shkoj qysh tani në birucë. Me 3 atmosferë ajër, që më vjen mua, jo unë, por as minatori më i mirë, nuk i bën dot birat, rri këtu me mua dhe shikoje vetë”. – “Unë nuk kam vetëm frontin tënd, kam një brigadë për të ndjekur. Hajt, vazhdo punën”! Ajri i pakët, me zor e rrotullon barominën, po t’i mëshoj me forcë, ndalon fare. Kam bërë vetëm dy bira, nga 80 cm. Duhet të bëj 8, ose 9 bira, nga një metër të thella. Ndjej një dorë në sup. Kthej kokën, shoh policin e brigadës, Mark Marku. Janë 2 a 3 policë, me këtë emër. Ky duket tip i qetë, i heshtur. Nuk qesh kurrë. Ma bën me shenjë, të fik martelin. Bëj si më thotë. I shkoj pas, deri sa largohemi nga balli i galerisë dhe mjegulla e pluhurit. Ulemi mbi dy trungje ahu, që i kam për të armatosur galerinë. Më pyet me zë të lodhur, nga jam, si më quajnë. – “Rakipaj, the? Ç’e ke Xhaferrin, drejtorin e Bonifikimit të Lezhës”? – “Babë e kam”. – “E kam pi pra, nji kafe në Laç, me Xhaferrin. Burrë i naltë. Asht shum shok, me dajën tem, që asht drejtor i Parkut të Laçit. Jo, more! Shif si të rrokullis jeta. Sot un jam polic, me rujt të birin e Xhaferrit! Ma pat than daja, por nuk e dijsha, se je ti. Nga nesër, do të kesh ajër, aq sa lypet me ba bira, do vij vet me të pa në front. Po s’pat ajër, mos e rruj, leni pa ba. Me gishta, nuk bahen birat në shkamb. Sa të jem polic shoqnues i ksaj brigade, nuk ke me hy në biruc, për punë birash pa ajër. Baba a të vjen? Po, eh. M’i ban shum të fala”. E mban fjalën Marku. Por, sado që e bëj normën çdo ditë, nuk arrij të marr lekë asnjëherë në Spaç, edhe atëherë kur e plotësoj mbi 100 %, normën mujore. – “As mos prit të marrësh – më thotë Agim Hamiti – Me paratë tona, paguajnë spiunët, ata kurvat e komandës”. Ma pat thënë edhe shkrimtari Halil Laze, që ishte në një grup të fortë me inxhinier Xhafer Agarajn dhe ish oficerin topograf, përmetarin, Diogjen Nako. Ata bënin çdo muaj mbi 150 %. Kur kishte shkuar me polic Markun, për t’u ankuar te normisti i dënuar, ky i fundit, i nxehur, kishte nxjerrë një copë letër nga xhepi dhe i kishte bërtitur policit me inat: “Po këta, si do t’i paguej unë, ë? A din me ma thanë?! Ik fol me ata të mëdhejt e komandës, s’ke pse ban hiç llafe, me mu…”!

Gjergj Fishta është varrosur në Kishën Fraceskane në Shkodër! Vepra e plotë qarkullon lirshëm

FRANO KULLI/ Mbamendjet, përposë emocioneve që sjellin, sidomos kur ato tregohen bukur përbëjnë një lëndë të çmuar edhe për historinë. Por, kurrsesi ato nuk janë vetë historia. Rëndesa e vlerës së tyre ka një raport proporcional me rëndësinë ngjarjes a personit, i cili ka pasë çukitë në memorjet e bashkëkohësve. Sa më me peshë publike të ketë qenë personi përreth të cilit vërtiten mbamendjet që tregohen, aq të shumta e të larmishme janë ato. Mirëpo, jo kurdoherë gjithëçka mbahet mend e thuhet si mbamendje është vetë e vërteta. Madje ato, varësisht prej mënyrës sesi rrëfehen e ngjyresës së përshkrimit bisedor, gjithmonë i largohen të vërtetës dhe dashtë e pa dashtë kthehen në legjenda e fillojnë e krijojnë mitet. Kjo ka ngjarë edhe me At Gjergj Fishtën. Terratisja e figurës dhe emrit të tij e veprës gjithashtu, përreth 50 vjet e ka thelluar hendekun midis të vërtetave përreth tij e miteve të krijuara. Për do vite të mira në fillimvitet ’90 të shekullit që shkoi, flitej e përmendej, me rend e pa rend, i mvisheshin atij edhe lavde që s’kishin qenë të tijat e s’kishin pasë lidhje me të, e s’ishte nevoja për to, kurse ajo çka vetë Fishta ishte, vetë shkaku i përmendjes, ajo që e kishte pasë kthyer emrin e tij në një mit qysh në gjalljen e vet, pra vepra e tij letrare e të gjitha gjinive, që ai kishte lëvruar dhe veprimi i tij publik në dobi të Shqipërisë e shqiptarëve, vijonte të ishte prap e strukun në harresë e nuk e kishte kapërcyer ende pragun e dritës. Sikurse nuk ishin rikthyer ende kronikat e shkruara e të botuara në bashkëkohësinë e tij, ata që kishin zënë fill atë çast mbasi ai kishte mbyllë sytë. Tani kjo ështe e shkuara, vepra e tij e plotë qarkullon lirshëm, sikurse edhe mbamendjet e bashkëkohësisë janë ribotuar rishmësi e janë në duart e kujtdo që dëshiron t’i ketë ato. Por, po ndodh prapë rendja kurreshtare mbas thashethemeve edhe, mbasi kanë kaluar 34 vjet prej atëhere dhe, tani nuk më duket se ka arsye të ndodhë. Tani, rrëfimet si mbamendje, që, duke kaluar gojë m’ gojë, në formën e thashethemeve, patën ndërtuar dikur mitin, kanë rënë e nuk vlejnë përpara dëshmive autentike të risjella e publikuara si atëherë kur kanë ndodhë. Dhe këtë e dëshmojnë të shkruarat e françeskanëve bashkëkohës, të cilat, pa kurrfarë mëdyshje janë ku e ku më të pranueshme si të vërteta historike sesa “biseda me qytetarë të moshuar shkodranë të cilëve u kishin folur për këtë fakt ende të panjohur priftat franceskanë që kanë jetuar deri në vitet 2000”. Të cilët paskan pohuar se: “Vetëm pak muaj pas vdekjes së tij në varrezën e kishës së Shirqit në Shkodër, në pranverë të vitit 1941, kanë ardhur me një makinë 2 ushtarakë italianë të SIM, e kanë zhvarrosur dhe i kanë marrë trupin ende të patretur me vete. Në vijim, këta të fundit e kanë transportuar në Romë, ku edhe e kanë djegur në bazë të urdhrit të dhënë nga Musolini, të cilit nuk i mjaftoi as eliminimi fizik i Gjergj Fishtës vetëm për një shpotitje, por egoja e tij prej diktatori duhej që të ngopej edhe me veprimin makabër të djegies së eshtrave të tij…” Domethënë, Fishta qenka varrosur në Shirq?! Në të vërtetë, françeskani i parafundit prej “françeskanëve të m’dhaj [mëdhenj]”, bashkvëlla në Urdhërin e Shën Françeskut i Fishtës, po dhe ndër bashkëpunëtorët më të afërt të tij, përkujdestari i vetëm gjuhësor i veprave të Poetit Kombëtar, të cilin ai e çmonte shumë: At’ Viktor Volaj, ka vdekë në 1995, me 5 nëntor.(I fundit është At Leon Kabashi, që ka vdekur me 11.11.1998) Njëri ndër dëshmitarët e frymës së fundit e i varrimit të tij, po se po. Edhe kronikani i gjithë ngjarjes së përmortëshme, gjithashtu. Dhe kronika e tij, gjëndet e shkruar. E ndoshta në një rast mëdyshjesh e për davaritjen e tyre, kur vjen fjala për saktësime të fakteve të së shkuarës, vlen ma shumë se kurrë sentenca latine: “Scripta manent, verba volant” ( E shkruara mbetet, fjala fluturon). Në “At Gjergj Fishta, 1871-1940 ” përgatitur nga At Benedikt Dema në 1941- shin ai na dëshmon: “N’oren 10 në mbrame shkova edhe njiherë me e pa…Mbas nji ore kthyem në Kuvend, tue lanë në rojë At Antonin Fishten e A. Sebastjan Deden. N’at gjendje të zhgrehunit, mâ fort fjetë se zgjuet kishte vijue deri n’orën 00:35, kur pa pritë e pa kujtue, mbas nji trandjeje nji çasi të vetem, u shkim prej nji sulmit kardjak, tue pasë përbri vllazent e siperpërmendun….Dhe derisa ka mbyllë sytë, prej tij nuk kemi asnjë dëshmi tjetër të ndryshme nga kjo. As me gojë as me shkrim. Ndërsa, At Benedikt Dema, përkujdestari e përgatitësi i librit në fjalë shkruan: “Korteu i gjatë e i madhnueshëm, msa gjithnji kjáte qiell e tokë, u leviz për të mbramen herë kah Kisha e Françeskanëve me atë shumicë kunorash e me dekorata, qi dishmuen veprimtarín tanë meritime të Poetit Kombëtar, përpara qerrit të përmortshem të terhjekun prej gjashtë kualsh së pështjellun në pëlhurë të zezë; arken e dekës e mbëlote flamuri kombtar e aj i Italís, qi e bani pjestarin e Akademís së vet. U vendue rishtas në katafalkun e perparshem në mjedis të kishës deri qi mâ vonë Sivllazent e vet e vorruen në fund të Tempullit-n’anën e majtë prej të himit (hyrjes)…”.

“Dalldisja e Vuçiç nga raketat “Javelin”të USA në Kosovë”!

<b> GJENERAL PIRO AHMETAJ*(Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n, zëvendëspresident i Këshillit të Atlantikut; ish-këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, ish-këshilltar i Presidentit; Zv/ShShPFA, përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.) Me kapacitetin e ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Rajonin dhe NATO-n, e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbi modernizimin e ushtrisë Serbisë si kërcënim: “ndaj sovranitetit të Kosovës të vendosur pas fitores së fuqisë ushtarake të Aleancës Euroatlantike, Rezolutës 1244 së OKB-së dhe Marrëveshjes së Kumanovës (6/1999)”! Në vijim po paraqes një përmbledhje mbi burimin e riciklimit të frymës konfliktuale, si dhe rekomandime strategjike për paqen dhe ardhmërinë Euroatlantike të Serbisë, Kosovës dhe 4 vendet e ballkanit perëndimor (RSh, MZ, MV, B-H): Së pari, ndoshta edhe nën peshën e presionit të Berlinit, etj: “për të hetuar mashtrimin masiv të zgjedhjeve të 17 Dhjetorit 2023”, në 11 Janar 2024, presidenti Vuçiç , doli në një konferencë shtypi të jashtëzakonshme, ku shprehu ”revoltën zyrtare dhe zhgënjimin e madh” ndaj njoftimit të ambasadorit amerikan Christopher Hill se: “DASH ka miratuar kërkesën për t’i shitur Kosovës raketa anti-tanke ‘Javelin’”. Duke u shkumosur përsëriti refrenin se: “kjo është në kundërshtim flagrant me Rezolutën 1244”; me tone sfiduese shtoi se: “Ne do të pajisemi më së miri dhe më fuqishëm…, prandaj do t’i shtojmë që këtë vit buxhetit të mbrojtjes edhe 740 milionë euro për blerjen e armatime moderne”. Thënë këtë ai vetëpranoi se “nuk jemi më të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia, por me blerjen e këtyre armatimeve, do mund t’i tregojmë botës se kjo në mënyrë brutale shkel normat juridike ndërkombëtare”? Thënë sa me sipër, e këshilloj z.Vuæiæ të vetëpërmbahet, të mos bëjë as viktimën dhe as trimin. Kjo pasi, pikësëpari raketat Javelin nuk janë armë sulmuese por vetëm për të mbrojtur tërësinë teritoriale të Republikës së Kosovë nga çdo armik potencial, që sigurisht dhe pa asnjë mëdyshje, mbetet vetëm Serbia. Së dyti, përpiqem ta mirëkuptoj z. Vuçiç nga se i vjen zhgënjimi dhe revolta shtesë. Prandaj në vend t’i përgjigjem në kapacitetin e Gjeneralit shqiptar, që gjithsesi nuk mund të jetë i paanshëm, po ju referohem burimeve zyrtare dhe ekspertëve me zë në Washington DC: Më 11 janar, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi për “Radion Evropa e Lirë” se: “DASh ka vendosur të miratojë shitjen e 246 raketave ‘Javelin FGM148F’ me vlerë prej 75 milionë dollarësh për Forcat e Sigurisë së Kosovës”. Më tej DASh shtoi, se kjo shitje, mbështet në: “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke përmirësuar aftësitë mbrojtëse të Kosovës, si dhe ndërveprueshmërinë me NATOn, pa ndryshuar balancat ushtarake në rajon”! Ndërsa Eksperti i mirënjohur, ishkëshilltari i Senatorit John Mçain, Admiral ® Mark Montgomery, aktualisht drejtor i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive në Ëashington, përcakton se: “Sistemi ‘Javelin’ është një armë fantastike mbrojtjeje për të frenuar një sulm të mundshëm me automjete të blinduara ndaj Kosovës”. Pra, e thënë me qartësi gjeopolitike dhe vizion strategjik nga Ëashingtoni, raketat Javelin nuk janë për të sulmuar Serbinë, por vetëm për të ushtruar të drejtën sovrane të mbrojtjes së tërësisë teritoriale të Republikës së Kosovës. Së treti, konsideruar sa më sipër, dëshiroj t’i adresohem Beogradit, me 6 mesazhe në formatin e këshillave strategjike: a) T’i harrojë kërcënimet për rikthimin me lavdi në vendin e krimeve kundër njerëzimit (Kosovës para 1999), si dhe riciklimin e luftës së përgjakshme edhe mbas humbjes turpëruese (para 25 vitesh), duke kërcënuar ushtarakisht tërësinë teritoriale të Kosovës, e cila prej (06/1999) mbetet nën përgjësinë e KFOR-it/NATO-s. b) Edhe nga pikpamja e kapaciteteve ushtarake (edhe pse çdo nga 6 vitet e fundit Serbia shpenzon rreth një miliard €, pa përfshirë shtesën 740 Milion € për 2024, për armatosjen (me tanke, ”Mig-29″, Helikopter luftimi “Mi-35”, raketa “Pantsirs”, ”FK-3″, etj), ka zero kapacitete ose këllqe të sfidojë fuqinë ushtarake të USA/NATO/ UK. Pra, të mos harxhojë para nga taksat/ mundi i popullit serb, për armatime, pasi asnjë nga vendet që ndajnë kufij shtetërore nuk e kërcënon Serbinë. Për më keq, armatosja i shërben krimit të organizuar dhe axhendës së ultra-nacionalistëve jo vetëm në Serbi; c) Të heqë dorë, nga përpjekjet cinike për të testuar kohezionin mes 31 vendeve të NATO-s; d) Të mos shpërdorohet më tej për ambicjet e Rusisë – Putiniste në Rajon, duke ekspozuar 80 % të armeve, infrastrukturave dhe aktiviteteve ushtarake në kufi të Kosovës; e) Të heqë dorë nga oshilacionet për: “kufijtë e rinj shtetëror në rajon dhe trimërimin pas lufte për (mos) njohjet e Kosovës”; f) Zgjedhjet e dhjetorit 2023, i hoqen maskën z. Vuèiæ, si faktor i vetëm i moderuar përkundër “rivalëve ektremistë” në Beograd; përpjekjeve për “të pirë” nga 3 nëna (Moska, Brukseli & Uashingtoni)), apo luajtur me disa porta/vende jo-miqësore me NATO-n, etj. Së katërti. Në opinionin e publikuar në Shtator 2021: “fundi me turp i benjaminit të Berishës”, duke përkthyer shprehjen UK “don’t hit the dead horse”. kam konfirmuar se: “nuk merrem më me kalin e ngordhur”. Por, të premten, një ekspert/koleg nga jashtë vendit më ngacmoi nëse: “e kisha ndjekur deklaratën e Kryetarit të opozitës zyrtare”? Përtej humorit i premtova një vlerësim strategjik/ serioz edhe për këtë latjthitjen dëshpëruese: “do depozitojmë në Kuvend një amendament, ku do të kërkojnë rialokimin, e 50 milionë € ndihmë ushtarake për Kosovën”! Që në krye të herës mund të them se këtë deklaratë, për më tepër e bërë nga dikush që fatkeqësisht ka qënë Ministër i Jashtëm dhe pretedent për Kryeministër, e çmoj delenkuente për stabilitetin dhe interest e kombëtare në rajon. Përpos të tjerave, kjo deklaratë delirante do t’i shërbente shumë Ministrit të Millosheviçit (Vuæiæ) dhe prapagandës së Rusisë – Putiniste, pasi do të “legjitimonte” një precedent të rrezikshëm për të armatosur jo vetëm Dodik në Republikën Srpska por edhe Grupet Kriminale/radikale në Veriun e Kosovës, etj., duke hedhur kështu në erë status-quonë gjeopolitike të Republikës së Kosovës, si dhe investimin e USA, NATO dhe BE për paqen, stabilitetin dhe agjendën Euroatltantike të Rajonit të ballkanit perëndimor. Ndërsa, po ashtu me duhet ta nënvizoj se investimi i mëtejshëm i Kuvendit pas kësaj mendje diabolike do të kishte një “kosto të lartë zhgënjimi” për vetë rolin, kredibilitetin dhe peshën konstruktive që mban Shqipëria në stabilitetin e rajonit por edhe në marrëdhëniet me parnerët strategjik ShBA, NATO, si dhe BE. Përtej kësaj deklarate aguridhe, për opinionin mbarëkombëtar ri-përsëris edhe më fort se ShBA, NATO dhe RSh (jo vetëm si anëtare e saj), që prej Marrëveshjes Ushtarake të Kumanovës qershor 1999, ia kanë bërë shumë të qartë Beogradit që: “një agresion ushtarak kundër sovranitetit të Kosovës, do të konsiderohet njëkohësisht sulm ndaj trupave të KFOR-it/NATO-s”! Prandaj për ta përmyllur me këtë shakaxhi që lemerisi miletin jo vetëm brenda vendit, kam edhe një këshillë serioze për median: “mos e merrni seriozisht këtë delaratë delirante si dhe mos ja jepni më mikrofonin për këto çështje, etj këtij skuthi proçedurash”! Në shtesë, historitë e pasluftrave na tregojnë, se marrëveshjet për paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë, nuk kanë për të funksionuar, pa shtruar si themele një paketë masash të bashkëjetesës dhe mirëbesimit reciprok mes popujve dhe vendeve. Krimea, mbetet një mësim i madh për të gjallët, pasi Marrëveshja e Paqes-2014 jo vetëm nuk “polli/solli” paqe, por po shpaguhet me gjakun e qytetarëve ukrainas dhe rusë. Prandaj, aktorët zyrtarë dhe strategjistët/kolegët rajon, Ëashington, Bruksel, etj do t’i sugjeroja që perspektivën e paqes dhe dialogun konstruktiv mes Serbisë dhe Kosovës do duhet ta parakushtëzojnë me rikthimin e dy Masave të Mirëbesimit Reciprok (CSBM), nëpërmjet të cilave Beogradi dhe Prishtina Zyrtare “të imponohen” se: (1) Do të ruajnë balancat e fuqisë ushtarake sulmuese (armatime, si “Mig -29”, raketa “Pantsir-S” dhe “FK-3”, etj) deri në nivelin që reciprokisht të mos kërcënojnë integritetin teritorial; (2) Nuk do të vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë shtetërore mes dy vendeve. Me tej, këto dy kushte me peshë thelbësore do të duhen të monitohen nga USA/ NATO/BE, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe integrimin e 6 vendeve të ballkanit perëndimor. Nga ana tjetër, do t’i këshilloja vllazërisht faktorët politik të Prishtinës që: “riciklimi i dalldisjes së radhës ose, kërcënimet e Beogradit ndaj integritetit të Kosovës dhe prezencës së NATO-s, SHBA-ve”, kurrsesi të mos i konsiderojn/më me triumfalizëm populist si një rrethanë e favorshme për Kosovën, por mbi të gjitha si përgjegjësi e lartë shtetërore për të ndërtuar Kosovën moderne, përtej prezencës së NATO-s (që nuk mundet të jetë e përjetshme…) ku mbi të gjitha, qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin të rolit të Kosovës nga konsumatore në kontribuese për paqen, stabilitetin demokrartik dhe për integrimin në NATO dhe BE! Në të njejtën kohë, do të ri-këshilloja faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare të përulen në gjunjë para përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Strategjike: “2-Shtete sovrane 1-Komb i vetëm” për mbrojtjen e interesave kombëtare, duke garantuar SHBA dhe NATO se kjo “qasje/smart e vonuar” nuk kërcënon askënd, as Serbinë, por do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit. Thënë këtë, na duhet ta nënvizojmë qartë se: “ky projekt afatgjatë, nuk ka asnjë lidhje as me dalldisjen e radhës të z. Vuçiç, por as me lajthitjen cinike të gjeneralit/kryetarit të ushtrisë së vdekur”. Me këtë rast, rikonfimoj se, mbetem ushtar i Atdheut, i përkushtuar për të kontribuar me përulësi në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare si dhe për forcimin e partneritetit strategjik me USA/NATO-n!

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, Amnesty International thirrje deputetëve italianë që ta rrëzojnë: Një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut

Organizata Amnesty International shprehu sërish sot shqetësim për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për migrantët e nisur nga vendet e Afrikës veriore, e cila parashikon mbajtjen e tyre në territorin shqiptar, në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil. Ndërsa protokolli mes dy vendeve nisi të diskutohet sot në Dhomën e deputetëve, organizata e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i bëri thirrje parlamentarëve italianë që ta kundërshtojnë atë. Marrëveshja e nënshkruar në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romë, mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama, parashikon ngritjen e dy qendrave, e para në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të migrantëve dhe e dyta në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit. Sipas deklaratës së sotme të Amnesty International “skema për ndërtimin e qendrave të ndalimit të emigrantëve në Shqipëri është pjesë e një tendence më të gjerë ndërkombëtare për të zhvendosur kontrollin kufitar dhe përpunimin e azilit në vendet e treta: një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut të migrantëve dhe refugjatëve dhe mund të çojë në vuajtje më të mëdha”. Matteo de Bellis, hulumtues për Migracionin dhe Azilin pranë organizatës vlerëson se “kjo marrëveshje përfaqëson një tjetër përpjekje të turpshme nga Italia për të anashkaluar ligjin ndërkombëtar dhe të BE-së, me pasoja të mundshme të rënda për njerëzit që kërkojnë azil.” Sipas tij “ky propozim i pazbatueshëm, i dëmshëm dhe i paligjshëm do të bënte që njerëz në nevojë, t’i nënshtroheshin transferimeve të gjata dhe të panevojshme nga deti dhe të përfundonin në ndalim automatik dhe potencialisht të zgjatur, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.” Sipas protokollit mes dy vendeve, në Shqipëri do të transferohen migrantët e kapur në det të hapur. “Me qindra milje distancë midis Mesdheut qendror, ku ndodhin shumica e kalimeve dhe mbytjeve të anijeve, dhe Shqipërisë, marrëveshja shkel qartë detyrimin e Italisë për të zbarkuar njerëzit e shpëtuar në det sa më shpejt që të jetë e mundur pas shpëtimit të tyre. Ajo mund të dobësojë gjithashtu sistemin më të gjerë të kërkimit dhe shpëtimit, i cili ka të ngjarë të rrezikojë sigurinë e njerëzve që kanë nevojë për shpëtim në det”, vë në dukje deklarata e Amnesty International. Sias marrëveshjesh Shqipëria ofron vetëm territorin e saj, ndërkohë që përgjegjësia, përfshirë dhe juridiksionin mbi dy qendrat, mbetet vetëm e Italisë. “Ndërsa zbatimi i juridiksionit italian duket se premton akses në garancitë procedurale dhe të drejtat e azilit në përputhje me ligjin italian dhe të BE-së, në realitet aksesi në garanci të tilla mund të pengohet rëndë”, thekson Amnesty, pasi sipas saj “të gjithë personat e sjellë në qendrat në Shqipëri, përfshirë edhe azilkërkuesit, do të ndaloheshin automatikisht. Ndalimi automatik është në thelb arbitrar dhe për këtë arsye i paligjshëm. E kombinuar me ndryshimet e fundit në ligjin italian, marrëveshja mund të çojë në ndalimin, në mënyrë të vazhdueshme të peronave, për më shumë se 18 muaj” Deklarata e organizatës për të Drejtat e njeriut, vjen ndërsa sot në Dhomën e deputetëve të parlamentit Italian u shqyrtua në parim teksti i marrëveshjes. Votimi pritet gjatë dy ditëve të ardhshme. “Në vend që të ratifikojnë këtë marrëveshje të dëmshme, deputetët italianë duhet të mbështesin masat për të siguruar pritje të përshtatshme në Itali, qasje në një procedurë efektive azili dhe rrugë qasjeje të sigurta dhe të rregullta, veçanërisht për njerëzit që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare”, përfundon Amnesty International. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila vjen nga e djathta nacionaliste, u ngjit në pushtet duke premtuar frenimin e migracionit, por në fakt prurjet u rritën. Opozita italiane ngriti pikëpyetje të shumta mbi marrëveshjen dhe po e kundërshton atë me forcë, duke vënë theksin mbi rrezikun e shkeljes së normave dhe konventave ndërkombëtare, apo dhe mbi vetë dobinë e këtij akti. Në Shqipëri opozita gjithashtu ka shprehur shqetësime serioze. Sipas saj marrëveshja vlerësohet të ketë elementë të tillë që shkojnë përtej një dokumenti mes dy qeverive, e për pasojë do të duhej të ishte kërkuar autorizim nga presidenti i Republikës. Po ashtu njohja e juridiksionit italian mbi territorin ku do ngrihen qendrat shihet si cënim i sovranitetit dhe integritetit territorial. Pikërisht për këto çështje dhe pretendimet se protokolli mes dy vendeve bie ndesh dhe me konventat ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, 28 deputetë të së djathtës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në muajin dhjetor kjo Gjykatë vendosi pezullimin e procedurave të ratifikimit në parlament. Çështja po gjykohet me dyer të mbyllura vetëm mbi bazën e dokumentacionit. Pas seancës së javës së shkuar, me gjasë Gjykata mund të dalë me një vendim pas dy ditësh

“Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”

Profesori i Shkencës Kompjuterike, Fuad Hashani vuri në theks rëndësinë e këtij trajnimi, derisa potencoi se ka qenë e nevojshme që nxënësit e komunitetit pakicë të informohen rreth lajmeve të rreme, meqë sipas tij kushtet e tyre financiare ua pamundësojnë përdorimin e pajisjeve të zgjuara. Ai potencoi një rast kur edhe vetë ka hasur në një artikull që e ka vënë në lajthitje, pasi bëhej fjalë për një aktor të njohur që kishte pësuar aksident, por që në fakt ai nuk e njihte. “Ky trajnim është i rëndësishëm për shkak se komunitetet kanë mungesë të informacioneve të mediave që ofrohen gjatë promovimit të lajmeve të ndryshme. Për shkak që kushtet financiare të tyre ua pamundësojnë përdorimin e shumë telefonave të zgjuar, Ipad-ëve, kompjuterëve dhe qasja e tyre është më e mangët. Qasja e tyre është e mangët në mediat e ndryshme që operojnë përmes Kosovës… Mendoj që ka qenë shumë i nevojshëm, sepse nga çdo trajnim ka përfitim, në veçanti për komunitetet, sepse ata kanë marrë informacione të bollshme për përdorimin dhe mënjanimin e informacioneve të rreme…A ke hasur ndonjëherë në ndonjë lajm të rremë? Patjetër, zakonisht ato ndodhin për përfitime financiare. Realisht, një informacion se i ka ndodhur një fatkeqësi një aktori, i cili është promovuar përmes rrjeteve sociale. Realisht ka qenë si top lajm, por kur ke hyrë në brendi të tekstit, bëhej fjalë për një aktor të panjohur për mua dhe opinionin, besoj”, tha Hashani. Projekti “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”, mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Prindërit nga komunitetet jo-shumicë bien pre e një lajmi të rremë nga mediat serbe

Disa prindër të nxënësve nga komunitetet jo shumicë në Plemetin të Obiliqit nuk i kanë dërguar për disa ditë fëmijët në shkollë, për shkak se kanë rënë pre e një lajmi të rremë në mediat serbe, gjoja se disa persona me një minibus në këtë zonë po i rrëmbejnë fëmijët.ërveç kësaj, persona nga komunitete pakicë tregojnë se kanë hasur shpesh në lajme të pasakta, gjatë eksplorimit nëpër media dhe rrjete sociale.BiznesEURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vitUFC ekskluzivisht në ArtmotionKëtë të diel mos harroni Cineplexx sjell ofertën Super Saver!IntervistaIbrahimi: Këtë vit komunave do t’iu merren mbi 28 milionë euro padrejtësishtLajmeNis largimi i shtyllës elektrike në rrugën e Transitit të Ri në PrizrenRajoniSamiti në Shkup, anulohet konferenca e përbashkët e liderëvePrindërit nga komunitetet jo-shumicë bien pre e një lajmi të rremë nga mediat serbeVideoLexohet për: 8 min. 1 muaj më parë Disa prindër të nxënësve nga komunitetet jo shumicë në Plemetin të Obiliqit nuk i kanë dërguar për disa ditë fëmijët në shkollë, për shkak se kanë rënë pre e një lajmi të rremë në mediat serbe, gjoja se disa persona me një minibus në këtë zonë po i rrëmbejnë fëmijët. Përveç kësaj, persona nga komunitete pakicë tregojnë se kanë hasur shpesh në lajme të pasakta, gjatë eksplorimit nëpër media dhe rrjete sociale. Se prekja e një “pulle” nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të ndezë Luftën e Tretë Botërore dhe se në treg do të qarkullojë monedha “3-euroshe”, janë disa nga informacionet që kanë shkaktuar konfuzion nëse vërtet mund të ndodhë një gjë e tillë. Kështu u tha në trajnimin e sotëm, ku rreth 30 nxënës bashkë me mësimdhënësit e tyre të shkollës së mesme të lartë profesionale “Ismail Dumoshi” në Obiliq janë informuar se si t’i dallojnë lajmet e rreme prej atyre reale, si dhe janë informuar mbi çështje të tjera që kanë të bëjnë me edukimin mediatik. Përgjegjësja e shkollës “Pandeli Sotiri” në Plemetin të Obiliqit, Lavdina Hashani Tërbunja tha se për shkak të qarkullimit të lajmeve të pavërteta disa nxënës nuk i kanë ndjekur mësimet nga frika se do të rrëmbehen. Lidhur me këtë, Hashani-Tërbunja vlerësoi se mbajtja e trajnimeve të tilla, ku nxënësit nga komunitetet vetëdijesohen dhe informohen mbi atë se çka të besojnë nga ajo që lexojnë nëpër media e rrjete sociale, është shumë e nevojshme. Ajo shtoi se ky trajnim do t’u ndihmojë nxënëseve të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian të kuptojnë se jo-gjithçka që lexojnë e dëgjojnë nëpër media e rrjete sociale janë të vërteta. “Ky trajnim prej KosovaPress-it është shumë i domosdoshëm për komunitetet në paralelen e ndarë në Plemetin, për arsye se disa nga fëmijët kanë shikuar nëpër YouTube, Instagram dhe Facebook dhe e kanë vërtetuar që shumë gjëra që postohen në Instagram janë të rreme. Ky trajnim iu mundëson fëmijëve që sa më shumë ta kenë të qartë, se nuk është çdo që postohet në Instagram është e vërtetë. E kemi një gënjeshtër në Plemetin, të cilët prindërit mendojnë se disa minibusa kanë dalë për t’i vjedhur fëmijët. Mirëpo, ajo është gënjeshtër, për arsye se ato kanë ndodhur në Serbi, jo në Kosovë. Kështu që të gjithë prindërit merren me këto aktivitete, nuk do ta sjellin fëmijën në shkollë, për arsye se kemi raste që kanë ‘vjedhur’ fëmijët. Asnjë rast nuk është në dijeni që është kidnapuar nga njerëzit që vijnë me kombibus. I kanë lexuar në rrjete sociale të gjitha janë gënjeshtrat në rrjete sociale”, tha Hashani-Tërbunja.Rast tjetër kur ai kishte besuar një lajm i rremë, ishte se në treg do të futej monedha “3 euro”. “E kam parë nëpër media, nëpër rrjete sociale janë dy monedha rrumbullake dhe janë 3-euroshe, por ajo është e rreme… E kam parë në rrjete sociale, kam lexuar shumë në media nëse e prek Putin një pullë, mund të ndodhë Lufta Botërore për të gjithë. Sa i ke besuar kësaj? Goxha si shumë, pastaj e kam shikuar ende, kishte qenë shaka…(Trajnimi) më ka pëlqyer se i kemi parë disa reklama, që zbulohen sa janë të rreme”, tha Krasniqi. Esmere Berisha, nxënëse tjetër nga komuniteti ashkali tregon se në media qarkullojnë lajme ku titulli nuk përputhet me pjesën e tekstit. Ajo tregon një shembull ku ka klikuar në një titull ku flitej për pjesët e trupit, ndërkaq me t’u hapur teksti, aty është shfaqur një lajm me përmbajtje politike. Berisha shprehu dëshirën për t’u bërë gazetare në të ardhmen, me qëllimin që ta vetëdijesojë audiencën, si të mos u bien pre e lajmeve të rreme dhe atyre “deep fake”. “Një arsimtare na ka thënë të hulumtojmë për pjesët e trupit dhe pas dy-tre rreshtave aty ka dalë për qeverinë… Kam kuptuar që kjo është një media e rreme që nuk përputhet me tekstin që ka qenë dhe me të dhënat në titull. Çfarë të pëlqeu te trajnimi? Trajnimi që kemi mbajtur më ka pëlqyer shumë. Ka qenë shumë i mirë, kam marrë shumë informacione kur kemi diskutuar për media të rreme…Unë kam dëshirë që të bëhem gazetare dhe t’i tregoj publikut dhe vendeve tjera që nuk është mirë të bëhen lajmet e rreme dhe se lajmet duhet të bëhen saktë, sepse mund të ndikojnë edhe në shëndetin mental të njeriut”, tha Berisha.

Strategjia për kulturë, Perparim Rama: Prishtina duhet të njihet botërisht si kryeqytet i artit

Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot një tryezë në lidhje me përpilimin e Strategjisë së Artit dhe Kulturës për kryeqytetin Në fjalën e tij, kryetari i Komunës, Përparim Rama, tha se kjo strategji është përfshinë vitet 2025-2030, teksa tha se e njejta vie në kohën e duhur për shkak se synohet që kryeqyteti duhet të shndërrohet në qendër të artit e të kulturës. Duke vlerësuar rolin e kulturës, Rama tha se ajo është zemra e shoqërisë e cila na lidhë me të kaluarën dhe se Prishtina duhet të njihet në botë si kryeqytet i artit dhe kulturës. Ai vlerësoi edhe rolin e Maniftestës për të cilën tha se ka ndihmuar që komuniteti i kryeqytetit të njihet në nivel botëror. Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...