Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/24

Hedy Lamar, gruaja që shpiku WiFi-n

 


Hedy Lamar, gruaja që shpiku WiFi-n


ku-Hedy Lamar ishte një ikonë bukurie. Ajo u nda nga jeta më 19 Janar të vitit 2000 duke lënë pas një trashëgimi të madhe. Ajo ishte fëmijë i vetëm në një familje të pasur austriake.

Mediat e huaja shkruajnë shumë për marrëdhënien e saj me të atin, i cili me profesion ishte bankier. Ai e merrte Hedy-n për shëtitje dhe në bisedat e tyre mbizotëronte dëshira për të ditur gjithçka mbi makineritë e kohës. Përpos kureshtjes në këtë fushë, Hedy shkonte në kurse baleti e pianoje.

Në moshën 12-vjeçare, ajo fitoi një konkurs bukurie në Vienë, por ajo që i interesonte ishte aktrimi, kështu që filloi të merrte mësime fshehurazi nga nëna e saj. Në moshën 19-vjeçare, ajo takoi një tregtar austriak armësh, i cili do të luante një rol kyç në jetën e saj dhe në realizimin e asaj që ne njohim sot. Ata u martuan në vitin 1933 dhe ajo e kuptoi menjëherë më pas se “krijimtaria e saj ishte mbytur nga ana e tij”.

“Ai ishte mbreti absolut në çdo gjë, unë isha si një kukull. Isha si një gjë, një vepër arti që duhej ruajtur dhe burgosur pa mendje dhe një jetë të vetën” , thoshte Hedy asokohe. Një nga gjërat që ajo nuk duronte fare te bashkëshorti ishin marrëdhëniet profesionale dhe miqësore të tij me Partinë Naziste.

4 vjet pas martesës së saj, ajo arriti të arratisej fillimisht në Paris dhe më pas në Londër. Nga karriera e saj e shkurtër në Evropën Qendrore kryesonte pjesëmarrja e saj në filmin pionier për kohën “Ecstasy”.

Të qenurit vetëm, pa të shoqin “toksik” dhe në një vend të largët si Amerika, vetëm sa i hapi rrugët e suksesit. Në SHBA ajo nënshkroi kontratën e saj të parë kinematografike, prej së cilës merrte 500 dollarë në javë (shumë e konsiderueshme për kohën).

Ishte Louis Mayer ai i cili e kuptoi talentin e saj dhe e ndihmoi të ngjiste shkallët në karrierë. Madje ai nisi ta promovonte atë si “gruan më të bukur në botë”. Për të, Lamarr ishte “Greta Garbo e re”.

Por nga ana tjetër, Lamarr e dashuronte teknologjinë dhe ishte tejet kreative. Piloti Howard Hughes, të cilin e takoi në një festë, i dha asaj grupin e parë të mjeteve, kështu që ajo filloi të punonte në ndërtime të ndryshme. Nëpërmjet Hughes, ajo vizitoi fabrikat e prodhimit të avionëve dhe filloi të përvetësonte njohuri të tjera të vlefshme që më vonë do të ishin shumë të dobishme për të. Hughes ishte i pari që kuptoi se Hedy ishte një “vajzë gjeni” kur ajo i tregoi një dizajn të sajin për ndërtimin e një krahu avioni.

Ndërsa karriera e saj vazhdoi me role të ndryshme nëpër filma, Lamarr nuk e la pas hobin e saj. Në vitin 1940 , sapo shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, ajo takoi muzikantin George Antheil, me të cilin ndante të njëjtën dashuri për inovacionin. Siç shprehej ai asokohe për mediat, Lamarr kurrë nuk e kishte dashur aq shumë Hollywood-in, sidomos në një periudhë kur bota po përjetonte luftën.

Kështu, Lamarr bashkë me Antheil bënë bashkë forcat dhe krijuan një sistem frekuencash përmes të cilit përdoruesit mund të zbulonin raketat e armikut dhe të parandalonin goditjet, diçka shumë e rëndësishme për ecurinë e një lufte, pasi Gjermania naziste bëri çdo përpjekje për të përjashtuar aleatët nga frekuencat e saj radio. Edhe pse mori patentë për këtë, ushtria amerikane nuk donte ta vinte në punë këtë zbulim të Lamarr. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të saj, patenta skadoi pas disa vitesh ndërkohë as ajo dhe as Antheil nuk kishin marrë asgjë nga shfrytëzimi i saj.

Ky zbulim gjenial i Lamarr qëndron pas WiFi, GPS dhe Bluetooth. Ishte baza për krijimin e të gjitha këtyre sistemeve të komunikimit, pa të cilat sot jeta jonë do të ishte krejtësisht ndryshe. Kontributi i saj nuk u njoh ashtu siç e meritonte sa ishte gjallë, megjithatë dashuria e botës për bukuroshen evropiane ishte një katalizator që të njihej kontributi i saj në përhapjen e inovacionit teknologjik, ndonëse shumë vonë.

E po të ndalemi tek jeta e saj personale, mbase do mërzitemi. Nga 6 martesa, ajo kishte 3 fëmijë, megjithatë ajo nuk kishte qenë kurrë e lumtur me asnjë nga bashkëshortët. Me djalin e saj të madh, James, ata nuk kishin folur për dekada, pasi ai ishte larguar nga shtëpia për një familje tjetër. Pas divorcit të saj përfundimtar në vitin 1965, Lamarr filloi të tërhiqej nga artet e shfaqjes deri në vitin 1981, kur u transferua përgjithmonë në Florida. Pak para se të ndërronte jetë prej një problem në zemër, ajo e kalonte kohën e saj kryesisht në ambiente të mbyllura, duke folur në telefon, madje edhe për 6 deri në 7 orë në ditë. Ngjan një fund i mjerë për një grua kaq të jashtëzakonshme! Megjithatë ajo do mbahet mend gjithmonë si e tillë…

Njihuni me 16 fakte shokuese rreth Adolf Hitlerit

 

Njihuni me 16 fakte shokuese rreth Adolf Hitlerit


Adolf Hitleri është një ndër diktatorët më famëkeq në historinë njerëzore, ai ishte përgjegjës për vdekjen e rreth 85 milionë njerëzve.

Emri i tij sjell konotacionin e vdekjes, mjerimit, luftës, holokaustit dhe tentimit të shfarosjes së hebrenjve dhe pakicave të tjera.

Hitleri hapur kishte shprehur urrejtjen e tij nga hebrenjve në librin e tij ‘Mein Kampf’.

Si rezultat i Holokaustit nga Hitleri dhe regjimi i tij Nazist, 6 milionë hebrenj apo rreth 78 % e popullit hebre ishin të vendosur në Evropë në atë kohë dhe rreth 5 milionë njerëz hebre ishin vrarë, shkruan KP.

Nga 1941 deri më 1945 hebrenjtë dhe pakicat e tjera racore, politike dhe etnike në Evropë ishin në shënjestër dhe sistematikisht janë vrarë nga forcat naziste.

Më poshtë gjeni 20 fakte rreth tij:

1. Hitleri kishte spiunuar partinë naziste para se të bashkohej me të.

2. Kishte jetuar në strehimore një kohë të gjatë.

3. Hitleri admironte reformuesin protestant Martin Luther.

4. Mbiemri i familjes së vërtetë të Hitlerit ishte Schicklgruber.

5. Për shtatë vite, Hitleri ishte ‘pa komb’.

6. Një nga hobit e Hitlerit ishte fishkëllima, ‘When You Wish Upon A Star’.

7. Hitler ishte i verbër përkohësisht nga një sulm me gaz.

8. Ai kishte sëmundjen Parkinson.

9. Hitler nuk kishte vizituar asnjëherë ndonjë kamp përqendrimi.

10. Ai dëshironte të bëhej prift kur ishte fëmijë.

11. 3 nga 6 motrat dhe vëllezërit e tij kishte vdekur gjatë fëmijërisë së tij.

12. Hitler kishte bërë ligje kundër dhunës ndaj kafshëve.

13. Ai propozoi krijimin e “Muzeut të racës së zhdukur”.

14. Përdorte kokainë dy herë në ditë si ilaç.

15. Hitler ishte kandidat për çmimin Nobel për paqe në vitin 1939.

16. Hitleri kishte rruar mustaqet në të pjesshme sepse mustaqet e plota gati e kishin vrarë gjatë një sulmi me gaz.

Një fabrikë gjigande manipulimi

 

Një fabrikë gjigande manipulimi


Nga Nga Andi Bushati -

Dokumentat e reja, të botuara nga shqyrtimi që Zëri i Amerikës i bëri dosjes McGonigal, përforcojnë edhe më shumë bindjen e një skandali të financuar me para në dorë nga Tirana, për të shkatëruar opozitën vendase. Në zbulimet e panjohura më parë, citohet një agjent i FBI-së, që i shpreh dyshime shefave të tij, se ç’vlerë ka të hetojë këtë çështje, kur insitucioni nuk ka kapacitete për t’u marrë me hetime më të rëndësishme që kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së. Pra, sipas tij, kjo është një dosje e sitisur dhe e padobishme, e hapur gjoja për të hetuar parregullsitë, në deklarimin e financimeve të amerikanit Nik Muzin, nga Lulzim Basha, i cili sipas dyshimeve paskësh marrë para ruse.

Tezën se mbrapa këtij makinacioni ka diçka të errët e mbështesin edhe dy fakte të tjera. Së pari, vetë ish agjenti tashmë i dënuar me 30 muaj burg, Charles McGonigal, pranoi para gjykatës se ai ka ndikuar për ta çuar përpara këtë dosje. Së dyti, ashtu sikurse theksojnë prokurorët amerikanë, kjo flluskë sapuni u shua, sapo McGonigal doli në pension dhe dosja u mbyll.

E thënë kështu, historia duket shumë e thjeshtë: ajo e një qeverie që me para të zeza blen një zyrtar të SHBA-së, për ta përdorur për nevojat e saj. Nuk ka rëndësi se ky është agjenti më i rëndësishëm i FBI-së, i koruptuar ndonjëherë. Nuk ka rëndësi as se, kjo bëhet nga vendi më i varfër anëtar i NATO-s. Këto janë krejt të papërfillshme në raport me makinerinë manipulative që kjo blerje e thjeshtë vuri në punë më pas.

Për ta kuptuar atë më mirë i’a vlen ti rikthehemi edhe njëherë, shkurtimisht kronikës. Ajo na tregon se, në gusht 2017, McGonigal i kërkoi borxh, shqiptaro-amerikanit Agron Neza. Ai bëri gjënë që dinte të bënte më mirë për ti gjetur paratë. E solli agjentin e FBI-së që në shtator të takohej, në kryeministri, me Edi Ramën. Menjëherë pas kësaj ish agjenti mori të paktën 225 mijë USD. Tashmë i paguar ai u kthye në nëntor të Shqipëri. Menjëherë pas kësaj filloi dhënia e marerialeve me burim nga kryeministria, për “paratë ruse” të Bashës dhe PD. Ashtu sikurse pohon vetë, McGonigal ndikoi në hapjen e hetimit, përmes materialve që i servireshin nga Neza dhe këshilltari informal i kryeministrit, Dorian Duçka. Kulmi i kulmeve, ky i fundit i paguante edhe dëshmitarët që dëshmojnë për FBI-në lidhur me këtë ngjarje dhe kjo gjë i mbahej e fshehtë institucionit. Në shkurt 2018, qëllimi u arrit dhe FBI hapi hetimin zyrtar kundrejt lobistit të Bashës.

Pra, deri këtu, kemi thjeshtë fabulën e një ish zyrtari amerikan të korruptuar nga qeveria e një vendi partner.

Sa do e rëndë dhe e pisët që të duket, kjo përbën vetëm majën e ajsbergut. Sepse nga ky pazar banal u prodhua një mostruozitet monumental, që krijoi një realitet paralel krejtësisht të gënjeshtërt.

Pa kaluar as katër pesë javë nga hapja e çështjes përmes trysminit të McGonigal, në një revistë amerikane, “Mother Jones”, të padëgjuar deri më atëhere në Shqipëri, rodhën të dhënat për një artikull që akuzonte opozitën tonë se financohej me para ruse. Detajet e këtij shkrimi i përdori edhe prestigjozia New York Times që e rimori këtë temë.

Kaq u desh që gazetat dhe televizionet e  financuara me paratë e inceneratorëve, të shndëronin në kryetemë rrezikun që po i kanosej sigurisë kombëtare, nga financimet e Kremlinit. Politikanët në pushtet, nuk e hiqnin nga goja këtë rrefren, sa herë shfaqeshin përpara kamerave.

Për të kuptuar atmosferën që mbretëronte në vend është mirë që të shikohet një deklaratë, sa debile po aq dhe qesharake, e Elisa Spiropali, nga selia e PS, të cilën e postoi edhe Edi Rama në Facebokun e tij (shih videon poshtë). Në këtë dallëdi spiropalizuese, Elisa fliste për një situatë të rëndë, të errët për vendin, ku forca armiqësore po ndikonin politikën dhe parlamentin.

Por, manipulimi nuk përfundoi tek fjalët. Në lojë hyri prokuroria e Tiranës, që hapi dosjen e financimeve ruse. Më tej shkoi edhe ish ambasadorja Yuri Kim, që gjatë një takim me dyer të mbylluara, e përdori në mënyrë evazive këtë pandehmë, për të mbajtur gjallë fabulën e një opozite që nxinte realitetin dhe i bënte keq vendit, si pasojë e pagesave që i vinin nga Rusia.

Pra si konkluzion, kjo nuk është thjeshtë historia banale e blerjes së një agjenti, sado i rëndësishëm që të ketë qenë ai, por pasqyra se si ky akt korruptiv, vuri në lëvizje përmes lobimit, media ndërkombëtare dhe kombëtare, politikanë e parti lokale, drejtësinë vendase dhe diplomatët e huaj.

Dhe të gjitha këto për çfarë? Për një dosje, që pasi u kap me preshë në duar, Mcgonigal e pranoi se e kishte shpënë vetë përpara dhe që u mbyll porsa ai doli në pension. Për një çështje që siç treguan dëshmitë e fundit të Zërit të Amerikës edhe zyrtarët e FBI-së e dinin se nuk kishte asnjë vlerë.

Prandaj, nëse për SHBA-në, dosja e McGonigal është e rëndë, pasi ajo tregon se një shtet brekëgrisur arrtiti ti korruptojë agjentin më të lartë të rekrutuar ndonjëherë, për Shqipërinë ajo është disa fish e tillë. Për ne, ajo nuk dëshmon thjeshtë një blerje me para në dorë, por fabrikën oruelliane të manipulimit, që e bën këtë vend të jetojë në një realitet paralel.  

Avokati i Berishës: Shtyrja e vendimit, shkelje e rëndë nga Apeli, prokurorët sillen si në bar-kafe

 

Avokati i Berishës: Shtyrja e vendimit, shkelje e rëndë nga Apeli, prokurorët sillen si në bar-kafe

Avokatët që përfaqësojnë Kryetarin e PD, Sali Berisha, në çështjen e tij në SPAK deklaruan sot se vendimi i Gjykatës së Apelit për masën e sigurisë ndaj z. Berisha u shty për nesër, çka përbën një shkelje të rëndë.

Av. Genci Gjokutaj shpjegoi për mediat: "Mbi bazën e autorizimit të marrë nga Kuvendi, ne, brenda afatit ligjor e ankimuam këtë vendim. Së pari, ai vendim është marrë pa u shqyrtuar, kërkesa e përjashtimit për gjyqtaren Irena Gjoka. Është shqyrtuar pas një jave, ndërkohë që ajo gjykatë ishte në dijeni  të depozitimit në Postë të kërkesës sonë. Sigurisht që kjo e bën vendimin absolutisht të pavlefshëm. Ne sot parashtruam të gjitha shkaqet, por Gjykata e Apelit e rrëzoi kërkesën për administrimin e konstatimit të gjykatës së shkallës së parë për qenien tonë brenda afatit.

Është një shkelje e rëndë proceduriale që sjell pavlefshmërinë e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Gjykata e shtyu për nesër.

Prokurorët sot mbajtën një qëndrim… Ne folëm dy orë e gjysmë, ata kishin tre minuta kontestim. I qëndruan kërkesës së tyre. Dje thoshin nuk paraqitet, sot thoshin është vepra e rëndë. Pra, një qëndrim variabël i tyre.

Ne presim vendimin. Vendimi për të mos e administruar sot dosjen e përjashtimit të gjyqtares Irena Gjoka është një shkelje shumë e rëndë e kësaj gjykate, e gjykatës së Apelit, çka përbën një përgjegjësi të madhe për gjyqtaren e çështjes, sepse çështja nuk mund të shqyrtohet në gjërësi, në objektivitet, në mënyrë të gjithanshme nëse nuk administrohen të gjitha provat, faktet dhe vendimet të cilat kanë lidhje me vlefshmërinë ose të jot ë vendimit të shkallës së parë.

Gjithsesi ne do të presim nesër në orën 9 kur të bëhet shpallja e vendimit.

Pyetje: Ju përmendët një kontradiktë në qendrimin që ka mbajtur prokuroria.  Nëse më parë kërkoi masën detyrim paraqitje, sot thonë për vepër të rëndë. Cilin qëndrim kishin?

Gjokutaj: Duhet të dini një gjë. Mungesa e gjykatës i bën prokurorët që të vijnë në gjyq sikur shkojnë në një bar-kafe dhe nuk e kanë problem për çfarë thonë dhe çfarë argumentesh ngrenë njëherë dhe çfarë argumenti ngrenë herën tjetër. Sigurisht që nuk ka barazi palësh në këtë gjykim. Ne do të vazhdojmë dhe do të shikojmë vendimin nesër.

2024/01/23

(Editorial) Pse akuzat ndaj Sali Berishes janë dosja politike e shekullit


Editorial: Prof.dr.Flori Bruqi,PHD 



 
Heroi i demokracise shqiptare:Sali Rame Berisha



Në vendet diktatoriale dënohet opozita, por ndryshe nga vende si Rusia, Shqipëria goditen reformat e Partisë Demokratike. 

Dosja nda ish kryeministrit shqiptar prof.dr.Sali  Rame Berisha është e denjë për zyrat e Sigurimit të Shtetit diktatorial te ish sitemit monist te diktorit  monist Enver Hoxha &  komunistit me damke Edvin Kristaq Rama





 Me gjithë atë setapin e vendimeve të Qeverisë Shqiptare dhe vendimeve ndërkombëtare që Edvin Rama mbetet i vendosur në bindjen dhe idealet e tij, atëherë zgjodhi rrugën tjetër, mendoi se do i hapë një goditje të re opozitës, me një proces politik të shekullit.

 



Pse duhet ta quajme procesi politik të shekullit? 
 Edhe diktatori rus Vlladimir Putini dënon opozitar, edhe presidenti Bjellorus Alexander Grigoryevich Lukashenko.






 Pse është këtu ndryshe?

 Sepse Edi Rama me larot e tij komunist ne SPAK merr përsipër t’i bëjë gjyqin refomave.




 Edvin Kristaq Rama zgjedh reformat për të akuzuar prof.dr. Sali Berishën, pra zgjedh suksesin, shpirtin e brendisë së PD si një forcë reformatore transforumuese e vendit.





 Të gjithë ju që keni pasuri mundësi ta lexoni dacibaon e Edvin Krisaq Ramës konstatoni se ajo është e denjtë vetëm për zyrat e Sigurimit të Shtetit, të gjykatave të popullit të Diktaturës apo Gestapos.




 Shkruan qindra faqe për të përdor reformat për të akuzuar armikun, nga të cilat kanë përfituar qindra mijëra shqiptarë. 





 Nuk është këtu çështje e sulmit ndaj Sali Berishës. Çështja është këtu që Edvin Kristaq Rama, kryeministr shqiptar qe eshte i lidhur si mishi me thojin me kryeqetnikun serb Aleksander Vuqiqin me 3-4-5 vrasësve me pagesë të reformave kërkon t’i përdor ato.





 Të gjitha keto vendime kolektive, vendime te  Parlamenti shqiptar qe ja vertetojne sijamezet e tij ne SPAK dhe  Gjukaten Kushtetuese .




 Ky kryeminister i mjere Kërkon të delegjitimojë Parlamentin si ligjvënës, qeverinë si hartuese të ligjeve dhe synon të vendos me 4-5 vrasës të ligjeve, të Kushtetutës, të demokracisë.

Sali Berisha
, eshte Dielli i gjithe shqiptarise.Hero kombetar !

A do të jetë McGonigal fundi i Edi Ramës?

Së shpejti jurispondenca amerikane do ti gjynjezoje me burg Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe agjentin amerikan të FBI-së.


Prishtine,23.1.2024


Artmotion dënohet me 64 mijë euro, Kujtesa më 26 mijë euro, IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro

Komisioni i Pavarur i Mediave i ka dënuar katër shpërndarësit e rrjetit kabllor në Kosovë me 100 mijë euro. Kështu, Artmotion është dënuar me 64 mijë euro, Kujtesa me 26 mijë euro, IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Rekomandimi për sanksionimin e Artmotion, Kujtesa, IPKO dhe Telkos është votuar në mënyrë unanime nga anëtarët e KPM-së,

Nga janari deri më tash, në KPM ishin deponuar mbi 300 ankesa, prej tyre 221 ndaj Artmotion, 87 kundër Kujtesës, 23 për IPKO-n dhe 9 ankesa për Telkosin.

Pas vendimit, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se KPM ka marrë me seriozitet ankesat dhe i ka dënuar operatorët në mënyrë proporcionale.

Komisioni i Pavarur i Mediave i kishte pranuar ankesat nga qytetarët e pakënaqur me ndryshimin e paparalajmëruar të listës së kanaleve televizive nga operatorët e shpërndarjes. 



Kryetari i KPM-së  tha se natyra e ankesave është pothuajse e njëjtë, përmes të cilave qytetarët kanë pretenduar për reklamime mashtruese, për mosnjoftim të qytetarëve për ndryshimin e pakos, e që kanë të bëjnë me mostransmetimin e kanaleve të “Digitalb”, si dhe “Super Sport”, “Top Channel” dhe “Klan TV”.

Mehmeti bëri të ditur se kanë evidentuar edhe shkelje të rregulloreve të KPM-së.  Ai tha se qytetari duhet të njoftohet 30 ditë më herët nëse ndryshon diçka nga pakoja.

Tjetër obligim, Mehmeti tha se është që lista e kanaleve t’i ofrohet qytetarit së bashku me kontratë, si dhe njoftimi i KPM-së për ndryshimin e katalogut të kanaleve.

Ndërkaq, pas përfundimit të mbledhjes, Mehmeti u pyet para mediave se ankesat që janë pranuar se a do të dërgohen si prova të mundshme për hetime të Prokurorisë.

“Ky është hap që duhet ta mendojmë, varësisht prej kompetencave tona ligjore që kemi, atëherë do marrim edhe hapa të tjerë”, tha ai.

Mirëpo, sipas tij, ka bazë edhe për organe tjera që ta hetojnë rastin.

Pas dënimit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar duke thënë se mbetet maksimalisht e përkushtuar për të adresuar secilën ankesë, përbrenda afateve ligjore, tek institucionet përkatëse, “në mënyrë që konsumatorëve t’u mbrohet e drejta e tyre e garantuar me ligj, dhe që shkelësit e ligjit, respektivisht të drejtave të konsumatorit, të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi”.

“Pas adresimit në afat rekord të afro 350 ankesave të pranuara vetëm brenda dy javëve të para të këtij muaji, nga qytetarët, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe si rezultat i bashkëpunimit ndër-institucional efektiv dhe të shpejt, Komisioni i Pavarur për Media ka shqiptuar gjobë ndaj katër operatorëve kabllorë, për të cilët ka pasur ankesa se nuk i janë përmbajtur kushteve të kontratave me konsumatorët”, thuhet në reagimin e MINT./BetimipërDrejtësi

Halil Rama vlerësohet nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve

Pasi ka marrë më parë titujt “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës (Dekret Nr.11724, datë 17.09.2020), avokat (Licencë nr.7979, datë 31.10.2014) dhe “Ambasador për paqe” (Dhënë nga Federata Botërore e Paqes Universale), shkrimtari dhe publicist i njohur Halil Rama, më 21 qershor përjetoi emocionin e marrjes së titullit “akademik”, dhënë nga Bordi i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në Nju Jork, SHBA. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Bibliotekën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, me praninë e më shumë se 50 personaliteteve akademike, të letrave, artit e kulturës, kryetari i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në Nju Jork, prof. dr. Skënder Kodra, ndërsa i ka dhënë certifikatën e anëtarësimit dhe të titullit “akademik”, ka vlerësuar veprën shumëdimensionale të Halil Ramës, të identifikuar në 20 libra të botuar prej tij në harkun kohor të dy dekadave, të mirëpritura nga lexuesi dhe të promovuara bujshëm, si edhe gjashtë dokumentarët televizivë që mbajnë autorësinë e tij. Halil Rama i ka dhënë shoqërisë vlera cilësore krijuese në disa zhanre njëkohësisht Mbi aktivitetin dhe veprimtarinë e z. Halil Rama foli akademik Fatos Daci, botues i gazetës “DIBRA”. Publicisti dhe shkrimtari i mirënjohur Daci, që moderoi mjeshtërisht këtë event, ndër të tjera, tha se “Tashmë, Halil Rama është aktor dhe faktor i vlerësuar në fushën e gazetarisë dhe të monografisë, ku nuk është rastësor, ku nuk është kalimtar, pasi me dekada, në vijimësi, ka qenë dhe është një zë i fuqishëm dhe i afirmuar, duke i dhënë shoqërisë vlera cilësore krijuese në disa zhanre njëkohësisht”. E rëndësishme, sipas tij, është se në gazetari, nuk ka kryer detyra të dorës së dytë e të tretë, apo të korrespondentit e kronikanit të thjeshtë, pasi ka kryer detyrën e gazetarit/redaktorit në dy nga gazetat më të mëdha ditore të vendit dhe detyrën e kryeredaktorit e të drejtorit në 5 (pesë) gazeta të tjera periodike, punë që aktualisht e kryen edhe sot. “Mjeshtri i Madh” Halil Rama është qëmtues i hollë i ngjarjeve e fenomeneve shoqërore dhe politike, kërkues i palodhur i personazheve të tij, të cilat mbartin vlera përgjithësuese, shoqërisht të dobishme. Personazhet e këtij autori asnjëherë nuk kanë qenë rastësore dhe të çfarëdoshme, por janë të përzgjedhura dhe me vlera e kontribute në fushat e tyre”, tha botuesi i gazetës “Dibra”, Fatos Daci. Kjo, sipas tij, për faktin se Halil Rama ka lëvruar me sukses, si shkrimtar, edhe fushën e monografive historike për fshatra, krahina dhe personazhe. Deri më tani ka shkruar e botuar 20 monografi, që të gjitha të mirërealizuara dhe me vlera ideoartistike, të cilat kanë përcjellë te lexuesi i shumtë vlera të padiskutueshme letrare, historike e shoqërore. NË SHËRBIM TË LIBRIT NË GJUHËN SHQIPE Për librin “Magjia e fjalës”, botim i UET PRESS (Universiteti Europian i Tiranës), foli poeti, prozatori, analisti dhe politologu Preç Zogaj, i cili ka bërë dhe parathënien e këtij libri. Ndër të tjera, Zogaj tha se: “Të lexuarit për Halilin nuk mbetet në kuadrin e nevojave dhe kënaqësive individuale. Duke hedhur në letër e botuar rregullisht vështrimet e tij për librat që pëlqen, ai vihet në rolin e ndërmjetësit special mes librit dhe lexuesve. Merr kështu rolin e një shërbyesi publik, që ndërsa nuk ekziston në nomenklaturën zyrtare të funksioneve, i përgjigjet një kredoje më të lartë që përcakton vendin e intelektualit në shoqëri”. Sipas poetit, prozatorit, eseistit e analistit të mirënjohur Zogaj, “Magjia e fjalës”, përveçse një adresar titujsh për t’u lexuar dhe një koleksion citimesh që në lidhjen e tyre krijojnë një buqetë perlash për njohjen dhe kujtesën, është një shërbesë e madhe letrare dhe intelektuale në këto kohë të vështira për artin dhe kulturën. Nëse do të përfytyronim një “Urdhër” për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës si pasuri e shoqërisë dhe njerëzimit, Halil Rama është aty në shërbim të librit në gjuhën shqipe. Duke vijuar në të njëjtën linjë, prof. Bujar Kapexhiu, “Nderi i Kombit”, vlerësoi krijimtarinë rezultative të Halil Ramës, në arsenalin krijues të të cilit tashmë janë 20 vepra mjaftë cilësore, që nga monografitë “Një filozof popullor në oborrin mbretëror” (kushtuar mendimtarit dhe patriotit dibran Dine Hoxha), e “Muharrem Xhediku -kompozitori i tangos shqiptare”, “Rrahman Parllaku – një legjendë në kufirin e dy kohëve”, “Muhurri – histori dhe personalitete”, e deri te më e fundit “AND-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut”, botuar dhe promovuar vetëm para disa ditësh. “PËR HALIL RAMËN, E PARA ËSHTË SHQIPËRIA” Mbresëlënëse qe për pjesëmarrësit edhe fjala e shkrimtarit Shpendi Topollaj, i cili, ndër të tjera, tha se: “Me shkrimet e tij për njerëzit që lanë gjurmë të pashlyera në fatet e krahinës apo atdheut, një intelektual i përkushtuar, i kulturuar dhe i ndershëm si Halili, qoftë edhe me ngjyrime letrare, ka dhënë ndihmesën e tij në saktësimin e historisë. Krijimtaria e tij me përmasa shkencore, si në gazeta, ashtu edhe në librat e tij monografikë, me shembujt që ai ka zgjedhur dhe analizuar, është njëkohësisht edhe një kontribut i çmuar në rritjen e ndjenjës së dashurisë për vendin tënd, krenarinë për qenien shqiptare, përpjekjet për bashkim kombëtar, i prirjes për ta respektuar tjetrin si vëlla, i largimit të urrejtjes e përçarjes, dhe sidomos i besimit të palëkundur se Shqipërinë do ta bëjmë ne dhe vetëm ne, e jo të huajt, kushdo qofshin ata”. Kadri Tarelli, një tjetër shkrimtar i njohur nga Durrësi, e vlerësoi Halil Ramën si një personalitet që nuk resht të dojë dhe nderojë mëmëdheun. “Personalisht jam takuar rrallë, por kam njohur një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij letrare e publicistike dhe ca më shumë ç’kanë thënë të tjerët për të, ku përfshihen pena të njohura të letrave shqipe. Besoj se të bëhesh personazh i ajkës letrare kombëtare, është nderim dhe lakmi për të gjithë krijuesit”, tha z. Tarelli. Një gjykim i shpejtuar, por jo i nxituar, e shtyn ta shtrydhë mendimin se: Në të gjithë prodhimtarin e tij intelektuale, që dikush e quan, “Testament i vyer historiko-kulturor”, dominon atdhedashuria, si kumti më i qenësishëm për çdo shqiptar. Fjalia e shkurtër se “Atdheu fillon nga familja”, në mënyrë lakonike flet shumë, duke jetësuar një fjalë të urtë amerikane, që thotë: “Dashuria e madhe për atdheun, lind nga dashuritë e vogla për vendlindjen”. Të gjitha më çojnë në mendimin logjik, se “Për Halil Ramën, e para është Shqipëria”. Vlerat publicistike, letrare e qytetare të akademik Halil Ramës, “Mjeshtër i Madh”, u shpalosën para pjesëmarrësve edhe nga akademik Arjan Hamiti, prof. dr. Bernard Zotaj, prof dr. Ylber Bezo – President i Kolegjit Universitar të Biznesit, prof. Shefqet Hoxha, prof. Jashar Demiri, Gjinovefa Kadriu – këshilltare e kryebashkiakut Veliaj, Bashkim Lami – kryetar i shoqatës “Bulqiza”, inxh. Munir Hoxha, akademik Xhelal Marku etj. Ndër të tjerë, të pranishëm ishin edhe poeti, shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj, Presidenti i këshillit Atlantik të Shqipërisë, dr. Arian Starova, gjeneral Piro Ahmetaj, “Mjeshtri i Madh” Faik Bruçi, Muharrem Gjoka – “Mjeshter i Madh”, nënkryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve, shkrimtari dhe poeti Sakip Cami, botuesi Bujar Karoshi, gazetari i njohur Dëfrim Karahasani, poeti Demir Rusi, biznesmeni Astrit Kuçi etj. Kësisoj, Halil Rama ndau me miqtë, kolegët dhe personalitetet e krijimtarisë letrare e publicistike në vend dy gëzime: përuroi librin e 20-të “Magjia e fjalës” dhe mori titullin “akademik” nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Nju Jork, SHBA.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...