Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/24

Pse nuk hetohet nga SPAK Kryeminstri shqiptar Edvin Kristaq Rama

 


“… Kemi shtetas shqiptarë të implikuar ose si persona që kanë bashkëpunuar ose kanë dijeni dhe në këtë rast, kemi një subjekt politik siç është Partia Demokratike e dëmtuar. …”

Ish-Kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, tha se janë një sërë pyetjesh që Prokuroria shqiptare mund të zbulojë për takimet e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal.

Reagimi vjen ndërkohë që SPAK mori në pyetje për disa orë, Agron Nezën këtë të hënë, i konsideruar si personi që ndërmjetësoi takimin e agjentit me Ramën dhe i dha paratë ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.

“Pranimi i faktit penal është një lloj gjykimi që kthehet në një dosje, në një provë. Kemi shtetas shqiptarë të implikuar ose si persona që kanë bashkëpunuar ose kanë dijeni dhe në këtë rast, kemi një subjekt politik siç është Partia Demokratike e dëmtuar.

A do të jetë McGonigal fundi i Edi Ramës?

Prokuroria e Posaçme deri më tani nuk ka pranuar këtë lloj hetimi, por kishte një lloj detyrimi për ta nisur këtë hetim, pasi kemi shtetas shqiptarë të përfshirë. SPAK nuk i kushton asgjë të deklarojë plot gojën se ka filluar hetimin. A janë të vlefshme këto deklarime?

Vetëm vendimi i Gjykatës Amerikane është i vlefshëm për të dhënë rrethana dhe prova për të provuar faktin penal në Shqipëri.

Kemi dy aspekte, veprimtari të drejtpërdrejt në Shqipëri të kryer nga Mcgonigal, kemi veprimtari të drejtpërdrejtë të organeve ligj zbatuese shqiptare që kanë kontaktuar këtë person.

Prokuroria duhet të zbulojë se si kryeministri ka bërë takime të pa protokolluara dhe të pa dokumentuara me një ish-agjent të FBI-së, a kanë pasur dijeni autoritetet shqiptare?

Një agjent i thjeshtë kur vjen në Shqipëri ka protokolle të caktuara.

Njofton ambasada amerikane për takime të tilla. Të gjitha këto duhen parë se si në Republikën e Shqipërisë kanë kaluar takime të tilla”, tha ish-prokurori në “Open” në News 24.

Ish-kryeministri Prof.dr. Sali Berisha ka dal pas rreth një orë e gjysme nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korruosion, ku ka zbardhur deklaratat që ka mbajtur para prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

 


Foto Shqiperia.com

Me tone të ashpra,Prof.Dr, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorëve, për të cilët tha se “gjeta një atmosferë mortore” dhe ata nuk dinin çfarë të thonin. Më tej Berisha tha se prokurorët e SPAK kanë bashkëpunuar me McGonigal.

“I pyeta, cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal. Unë gjeta aty një atmosferë  mortore. Shifnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thonin.”- tha Berisha.

Ish-kryeministri tha me tej se: “Nuk u mor vesh kush beri me shume pyetje, une ndaj tyre apo ata ndaj meje”.

AKUZAT E GJENERALIT

“Me pyeten nese ke dijeni per urdhrin per kontrollin e Gjeneralit? Ai eshte kontrolluar sepse Gjenerali mbante peng sendin e blere, ai objekt shfrytezohej ne menyre mafioze nga Paro Laçi! Qendrimet e Gjeneral Qirjazit nuk kishin asnje lidhje, e drejta e parablerjes se prones u ishte njohur pronareve qe prej 14 vitesh.” tha Berisha.

“Rusia ka planifikuar luftën më të madhe në Europë që nga 1945”, intervista e Johnson në BBC: “Gjitha provat aty na çojnë” Kurt Farka on February 20, 2022 “Rusia ka planifikuar luftën më të madhe në Europë që nga 1945”, intervista e Johnson në BBC: “Gjitha provat aty na çojnë” 20 Shkurt 2022 “Rusia ka planifikuar luftën më të madhe në Europë që nga 1945”, intervista e Johnson në BBC: “Gjitha provat aty na çojnë” Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945” dhe këtë sipas tij “janë të gjitha provat që e sugjerojnë”. Në një intervistë për BBC, Johnson tha se Rusia synon të rrethojë Kievin, ndërsa shtoi se kostot njerëzore në rast lufte do të jetë e madhe. “Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar. Inteligjenca tregon se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kiev. Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë”, tha Johnson nga Mynihu, ku liderët botërorë po takohen për një konferencë vjetore të sigurisë. Në rast lufte tha Johnson, Britani do të rriste sanksionet ndaj Rusisë “duke i bërë më të ashpra nga sa ishin sugjeruar më parë”. Kryeministri tha se presidenti i SHBA Joe Biden u kishte thënë udhëheqësve perëndimorë të inteligjencës se forcat ruse nuk po planifikonin vetëm të hynin në Ukrainë nga lindja, nëpërmjet Donbasit, por nga Bjellorusia dhe zona përreth Kievit. “Kam frikë të them se plani që ne po shohim është për diçka që mund të jetë me të vërtetë lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 vetëm për sa i përket shkallës”, tha kryeministri. Njerëzit duhet të konsiderojnë jo vetëm humbjen e mundshme të jetës së ukrainasve, por edhe të “rusëve të rinj”, shtoi ai. Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane thonë se janë rreth 200 mijë trupa ruse të vendosur përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje. Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon. Për situatën e rënduar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje të shtunën Presidentit rus Vladimir Putin për një takim dhe për përpjekje për një zgjidhje të krizës, por nuk ka asnjë përgjigje nga Kremlini.

 

“Rusia ka planifikuar luftën më të madhe në Europë që nga 1945”, intervista e Johnson në BBC: “Gjitha provat aty na çojnë”


“Rusia ka planifikuar luftën më të madhe në Europë që nga 1945”, intervista e Johnson në BBC: “Gjitha provat aty na çojnë”

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945” dhe këtë sipas tij “janë të gjitha provat që e sugjerojnë”.

Në një intervistë për BBC, Johnson tha se Rusia synon të rrethojë Kievin, ndërsa shtoi se kostot njerëzore në rast lufte do të jetë e madhe.

“Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar. Inteligjenca tregon se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kiev. Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë”, tha Johnson nga Mynihu, ku liderët botërorë po takohen për një konferencë vjetore të sigurisë.

Në rast lufte tha Johnson, Britani do të rriste sanksionet ndaj Rusisë “duke i bërë më të ashpra nga sa ishin sugjeruar më parë”.

Kryeministri tha se presidenti i SHBA Joe Biden u kishte thënë udhëheqësve perëndimorë të inteligjencës se forcat ruse nuk po planifikonin vetëm të hynin në Ukrainë nga lindja, nëpërmjet Donbasit, por nga Bjellorusia dhe zona përreth Kievit.

“Kam frikë të them se plani që ne po shohim është për diçka që mund të jetë me të vërtetë lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 vetëm për sa i përket shkallës”, tha kryeministri.

Njerëzit duhet të konsiderojnë jo vetëm humbjen e mundshme të jetës së ukrainasve, por edhe të “rusëve të rinj”, shtoi ai.

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane thonë se janë rreth 200 mijë trupa ruse të vendosur përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.

Për situatën e rënduar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje të shtunën Presidentit rus Vladimir Putin për një takim dhe për përpjekje për një zgjidhje të krizës, por nuk ka asnjë përgjigje nga Kremlini.

CIA publikoi një video për rekrutimin e rusëve, vjen reagimi i menjëhershëm nga Kremlini

 


16 Maji 2023

Kremlini ka reaguar pas publikimit të një video nga CIA, e cila u bënte thirrje rusëve të kontaktonin Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, duke treguar të gjitha informacionet në lidhje me luftën në Ukrainë.

Kremlini tha se shërbimet e tij speciale po monitoronin aktivitetet e shërbimeve të inteligjencës perëndimore. Videoja e shkurtër në gjuhën ruse, e titulluar “Pse kontaktova me CIA-n: Vendimi im”, u shfaq në kanalin zyrtar të CIA-s në YouTube.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ai nuk i kushtoi vëmendje videos, por shtoi: “Jam i bindur se shërbimet tona speciale po monitorojnë këtë zonë në mënyrën e duhur”.

“Ne të gjithë e dimë mirë se CIA dhe agjencitë e tjera të inteligjencës perëndimore nuk i kanë kufizuar aktivitetet e tyre në tokën e vendit tonë”, tha ai.

Videoja, e cila duket se përpiqet të bindë rusët që t’i japin informacione për Rusinë është postuar në Telegram, YouTube dhe Tëitter nga CIA , duke synuar ata që janë të pakënaqur me politikën e Vladimir Putin.

Videoja e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA- së shfaq një nëpunës civil rus dhe gruan e tij me një fëmijë, të cilët padyshim po kalojnë një kohë të vështirë dhe pyesin nëse po arrijnë të përmbushin nevojat e tyre.

Ajo thotë se rusët mund të veprojnë për t’i përmirësuar gjërat  duke i dhënë informacion CIA-s -dhe në të njëjtën kohë të mbeten sërish patriotë.

CIA nis rekrutimet në Rusi, kërkon të bindë agjentët rusë të punojnë për SHBA

 


Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) ka publikuar një video në gjuhën ruse, në tentim për të bindur punonjësit rusë të inteligjencës që të punojnë si agjentë të dyfishtë për Uashingtonin.

Drejtori i CIA-s, William Burns, deklaroi korrikun e vitit të kaluar se ka pakënaqësi në mesin e disa rusëve lidhur me luftën në Ukrainë dhe kjo pakënaqësi krijon mundësi për të rekrutuar spiunë dhe CIA do ta shfrytëzojë këtë situatë.

Videoja, e publikuar në kanalet zyrtare të CIA-s në rrjetet sociale, tenton të bindë ata që sugjeron se janë patriotë rusë që punojnë për shërbimet e inteligjencës dhe mund të ndihen të tradhtuar nga ajo që u cilësua si korrupsion në qarqet e elitës dhe mënyrës së dobët se si forcat e armatosura ruse janë të pajisura dhe furnizuara.

“Ata që janë përreth jush ndoshta nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën. Por, ne duam. Ju nuk jeni të pafuqishëm”, thuhet në videon që është e fundit në serinë e videove rekrutuese që shënjestrojnë Rusinë. Më pas, në video shfaqen mënyrat se si të kontaktohet CIA.

E shoqëruar me një muzikë melankolike, personazhi kryesor i videos, një personazh fiktiv, burrë 35 vjeç, shfaqet si një punonjës i agjencisë ushtarake të inteligjencës së Rusisë i cili e portretizon veten si patriot që e do Rusinë dhe që më parë ka shërbyer si parashutist.

“A keni guxim të mjaftueshëm që të përballeni me këtë tradhti”, thotë ai në video, para se ai të kuptojë se armiku i vërtetë brenda Rusisë është një formë e korruptuar e udhëheqjes.

Ky personazh fiktiv më pas thotë se për shkak të patriotizmit të tij ai ka vendosur që të veprojë dhe të punojë me CIA-n.

Një zyrtar i CIA-s, që foli në kushte anonimiteti, tha se ka parë interesim më të madh të rusëve si rezultat i këtyre videove. Por, ky pretendim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ish-spiun i KGB-së që ka shërbyer në Gjermaninë e atëhershme Lindore, i ka bërë thirrje shërbimit të brendshëm të sigurisë, FSB, që të rrisë aktivitetet për të luftuar, atë që ai e ka cilësuar si rritje të spiunazhit nga Perëndimi.

Kremlini po ashtu ka thënë se ushtria është e pajisur me të gjitha që i duhen për luftën në Ukrainë, që ai e cilëson si “operacion të posaçëm ushtarak”. Po ashtu, ka hedhur poshtë pretendimet e ndryshme për korrupsion.

Videot rekrutuese të CIA-s janë publikuar në Facebook, X – që më herët njihej si Twitter – dhe Telegram, një platformë sociale mjaft popullore në Rusi.

“E dini, kjo praktikë është e zakonshme, agjencitë e inteligjencës në mbarë botën shpesh përdorin mediat dhe rrjetet sociale për të rekrutuar punonjës të ri. Të gjithë e dimë se CIA e bën këtë çdo vit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov sugjeroi se CIA po humb kohë duke tentuar që të arrijë te rusët përmes platformës X, që është e ndaluar në Rusi, dhe rusët mund ta përdorin atë vetëm duke përdorur VPN. Facebook-u po ashtu është i ndaluar në Rusi.

“Dikush duhet t’i tregojë CIA-s se në shtetin tonë VKontakte [rrjet social rus] është shumë më popullor se X, që është i ndaluar. Dhe se audienca në VKontakte është shumë më e madhe”, tha Peskov.

Analisti Fatos Lubinja ka komentuar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. I ftuar në News24, Lubonja u shpreh se ka një të vëretë në ato deklarata, që Rama kontrollon SPAK.

 

“E para që bie në sy është që gjeta një grup kriminal, por pastaj edhe të terrorizuar. Ka një kontradiktë sipas meje. Sipas interpretimit janë dy grupe, grupi kriminal që është pjesa e lidhur me qeverinë sipas tij, dhe një pjesë njerëzish që janë të terrorizuar sepse nuk veprojnë. Ka prokurorë atje që nuk lëvizin dot siç do shumica. Ka një të vërtetë që SPAK-u kontrollohet nga Rama dhe do të thotë se shumica e prokurorëve janë nën këtë kontroll. Nëse Berisha flet për të terrorizuar nënkupton që ka një pjesë siç funksionon në një regjim dhe në regjim jo të gjithë janë vullnetarë të regjimit. Flitet që ky Dumani është më i pavarur se sa ky Kraja. Por, grup kriminal mua nuk më shkon shumë. Për mua, grupi kriminal është me në krye Ramën dhe këta janë pjesë e këtij grupi më të madh. Dhe ky që e quan pjesë e një grupi kriminal është pjesë e një bande që kontrollon drejtësinë si instrument pushteti”.

Ndërsa për deklaratat e Berishës, i cili tha se masat ndaj tij janë staliniste, Lubonja kishte këtë koment:

“Staliniste më duket e tepruar. Nëse kuptojmë enverizmin, agjitacion propagandë ishte deri në 10 vjet dhe jo kjo që del nga ballkoni nga 10 deri në dënim me vdekje. Brenda sistemit kemi një regjim që ka hijet e diktaturës së dikurshme ku përdoret policia dhe drejtësia për t’i mbyllur gojën opozitës. Në stalinizëm nuk kishte opozitë. Këtu kemi një hije të atij mentaliteti me metodat demokratike. Opozitë duhet të ketë në demokraci. Në thelbin e vet kemi të bëjmë me një jehonë të asaj kohe ku nuk ka pluralizëm të vërtetë, dialog. Këtu vendos tirania e një mazhorance”.

Berisha tha gjithashtu se në një karrige në SPAK gjeta Ramën dhe tjetrën Mcgonigal

Fatos Lubonja

Lubonja e komenton: Na kanë shitur një reformë në drejtësi sikur është bërë për të qenë e pavarur, siç tregojnë gjithë këto ngjarje, arrestime në një krah dhe heshtja për çështje të tjera si Mcgonigal. Dje e vërtetoi edhe Zëri i Amerikës se është bërë një krim shumë i madh. Korruptohet një zyrtar i FBI-së dhe Mcgonigal e ka pranuar që e ka shtyrë ai këtë çështje dhe ka marrë para. Kemi një hapje të një procesi për të shkatërruar opozitën nga vetë amerikanët. Uotergejtit ishte një përgjim në kuadër të fushatës dhe Nikson dha dorëheqjen. Imagjino shkon e korrupton një zyrtar të lartë të FBI-së për të shkatërruar opozitën dhe këtu nuk ndodh asgjë. Mbetet e hapur për interpretim ajo thënia e Berishës.



"Të rihapet proces hetimor nga Prokuroria Speciale dhe Departamenti i krimeve të rënda kundër gjyqtarëve që i dhuruan 20 hektar tokë Manastirit të Deçanit"

  

Kolonel Hajrullah Ternava

  • Shkruan Hajrullah Ternava

Qeveria e cila është në pushtet, tani duhet ta shfrytëzoj situatën e krijuar, rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në KE që ta merr seriozisht trajtimin e kushtit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, që pritet të merret në muajin qershor të këtij viti, por që është duke u kushtëzuar hapur me 20 hektar prona shoqërore të ish Kooperativës Bujqësore, pronat të cilat po i kërkon Manastiri i Deçanit, sipas vendimeve të gjykatave të rregullta të Kosovës, nga ajo Themelore e deri në supreme, e madje edhe në Kushtetuese, e të cilat i japin të drejtën për pronësi Manastirit të Deçanit. Kjo e drejtë po kontestohet nga komuna e Deçanit dhe vetë Qeveria e Kosovës, po konsiderohet e manipuluar dhe ndikuar nga struktura të caktuara politike të qeverisjeve të kaluara, të korruptuara e të shantazhuara, të cilat kanë ndikuar edhe në vendimet e gjyqësorit që pronat në kontest ti jepen manastirit të Deçanit, sipas ligjeve diskriminuese të ish regjimit të Millosheviqit.

Tani Qeveria duhet ti jep zgjidhje këtij problemi, me që Kosova nuk guxon të mbetet peng i proceseve integruese dhe me peshë për zhvillimet e interesit ekonomik e politik strategjik me aleatët evropian dhe amerikan, por dyshimet që janë të bazuara për veprime të manipuluar me aktgjykime të ndikuara, duhet pa vonesë ti adreson në rrugë ligjore penale gjyqësore. Pavarësisht se kush çka ka bërë dhe si ka bërë, pasi ekzistojnë dyshime të bazuara për nxjerrjen e atyre aktvendimeve në të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri në kushtetuese, i bije që kane qen të urdhëruar nga mafio politika dhe prandaj duhet filluar ndaj aktorëve të tillë një proces gjyqësor, pasi ta ketë hetuar dhe analizuar mirë këtë problem, për të marr masa e hapur procedura penale ndaj të gjithë atyre individëve, gjyqtarëve që kanë rënë nën ndikim dhe kanë nxjerr aktgjykime të tilla të kundërligjshme dhe kundër kushtetuese. Pra kjo qeveri, nëpërmes Ministrisë së drejtësisë dhe ajo e brendshme, me ekspertët ligjor, duhet pa vonesë të hapin procedurë penale kundër gjykatave më të ulëta, kundër gjyqtarëve ndaj të cilëve sigurohen fakte se kanë gjykuar keq dhe nën ndikim të jashtëm të mafio politikës dhe mafio oligarkëve. Me këtë veprim, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme dyshimet e bazuara duhet të ja përcjelli Prokurorisë Speciale që ajo menjëherë të ngrite kallëzim penal kundër secilit që konstatohet se i ka shkelur ligjet. Nëse kjo lëndë dorëzohet në Gjykatë edhe Këshillit të Evropës si rast në procedurë, për rishqyrtim dhe të sqarohet se derisa është në procedurë, nuk mundë të vendoset si akt final, prandaj në momentin që vendoset procedura gjyqësore, qoftë pozitivisht apo negativisht nga gjyqësori, qeveria do ta pranon dhe zbaton atë me mekanizmat që i ka në dispozicion. Ministria e Drejtësisë dhe ajo e brendshme, me sektorin e krimeve të renda duhet ta marrin me urgjencë një procedurë të tillë sepse dihet mirëfilli që gjykatat janë keqpërdorë nga mafio politika jo vetëm në këtë rast por edhe në dhjetëra e dhjetëra raste të tjera, nga ata që kanë udhëhequr për 20 vjet me shtetin e Kosovës. Alternativë tjetër për të mos e mbajtur peng anëtarësimin e Kosovës në Këshillin evropian, është që tashmë të merret vendimi për dhënie të atyre pronave Kishës ortodokse serbemanastirit të Deçanit, por gjithmonë duke paralajmëruar që derisa rihapet procesi, në momentin që shpallet aktgjykimi, atëherë edhe qeveria do të vepron sipas atij aktgjykimi që do të nxirret që nënkupton edhe mundësin ligjore të anulimit të vendimit paraprak të kundërligjshëm dhe të ndikuar. Kjo është një çështje të cilën e kanë kryer paraardhësit e kësaj Qeveria, gjithmonë me dyshimin e keqpërdorimit të gjykatave, prandaj zgjidhja e vetme e drejtë për të mos e bllokuar Kosovën në rrugëtimin drejtë proceseve integruese është që kjo çështje të rishikohet dhe të rigjykohet mbi bazën e dyshimeve dhe provave që do të sigurohen. Pra përkohësisht pronat do të duhej dhënë në shfrytëzim Kishës ortodokse por në proces të rihapet kjo çështje sepse nëse konstatohet se është marr vendimi duke konsumuar veprën penale, atëherë anulohet ai vendim, por nëse konstatohet se nuk ka pasur elemente të veprës penale, atëherë mbetet i njëjti vendim në fuqi, por assesi për inate politike dhe të tjera Kosova nuk guxon dhe nuk duhet të mbetet peng, sepse pengu dhe bllokimi i Kosovës është bllokim i perspektivës së vetë qytetarëve të këtij shteti. Tek e fundit ato 20 hektar nuk shkojnë në Serbi por janë dhe mbeten aty ku janë, por vetëm duhet të analizohet thellësisht dhe profesionalisht ana ligjore e kalimit të asaj pronë në shfrytëzim nga Manastiri i Deçanit, ana ligjore dhe dyshimet për konsumim të veprës penale nën ndikim abuziv e kriminal. Situatat e dyshimeve për atë patundshmëri të kishes së Deqanit duhet gjithsesi të spastrohet ligjërisht, dhe të nënkuptohet se ato pjesë të patundëshmëerive janë si çdo pjesë tjetër e patundshmërive të Kosovës, për të cilat patundshmëri institucionet shtetërore të Kosovës përkujdesen si pjesë të tërësisë territoriale të Kosovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...