Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, inkurajon Serbinë që të ndërmarrë veprime proaktive për dialogun me Kosovën.

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, inkurajon Serbinë që të ndërmarrë veprime proaktive për dialogun me Kosovën.

Sipas tij, për një normalizim të shpejtë duhet të përfshihen edhe kompromise nëse është e nevojshme.

Në një letër drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Ditën e Shtetësisë Serbe, Biden garanton se SHBA do të bashkëpunojë ngushtë me Serbinë, Kosovën dhe Bashkimin Evropian në dialog.

“Unë inkurajoj Serbinë të ndërmarrë hapa përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromise kur është e nevojshme, me qëllim të normalizimit të shpejtë të marrëdhënieve me Kosovën përmes dialogut nën patronazhin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në letrën e Biden, që raportojnë mediat vendase.

Presidenti amerikan shton se Serbia, nën udhëheqjen e Vuçiçit, i është bashkuar 140 vendeve demokratike të botës në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Është e rëndësishme që ne të mbetemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe të dënojmë luftën brutale të Rusisë”, vazhdon letra e tij.

Siç raporton “N1”, në letrën e Biden drejtuar Vuçiçit, theksohet se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kyç për të ardhmen paqësore dhe të suksesshme të Serbisë dhe rajonit”.

Refuzimi i presidentit serb për nënshkrimin e marrëveshjes, Kurti: Vuçiç po e lë të hapur mundësinë e pushtimit të Kosovës

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit, protestat e majit në veri të Kosovës rritja e pranisë ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor e bëjnë më “urgjente se kurrë” nënshkrimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, me refuzimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që ta nënshkruajë këtë marrëveshje, sipas Kurtit, ai po e lë të hapur mundësinë “e pushtimit të Kosovës”.

Shkurtin e kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel për këtë marrëveshje, ndërkaq në prill në Ohër u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të saj. Megjithatë, palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por blloku evropian, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ajo është obliguese për palët.

“Nuk mund të shoh asnjë arsye tjetër për refuzimin e nënshkrimit [nga Serbia]. Atëherë, ata duan të mbajnë hapur këtë derë [të pushtimit të Kosovës] dhe të kenë një dritare mundësie për t’u rikthyer dhe për të kryer agresion”, tha Kurti gjatë një paneli diskutimi të organizuar nga instituti Chatham House ditën e sotme.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Në panelin e diskutimit, Kurti tha se “regjimi autoritar” i Serbisë “po mban prapa të gjithë rajonin. Sipas tij, Beogradi në një masë të madhe e njeh Kosovën de facto, por jo de jure.

Kryeministri kosovar tha se Serbia përdor Kosovën për të mbajtur raporte të mira me Rusinë dhe Kinën.

Ekziston një tezë e përgjithshme se Serbia po mban raporte të mira me Federatën Ruse dhe Kinën, në mënyrë që t’i përdorë ato në agresivitetin kundër Kosovës. Por, unë mendoj se është e kundërta. Gjegjësisht, Serbia përdor agresivitetin e saj ndaj Kosovës që të mbajë raporte të mira me Federatën Ruse dhe Kinën. Sepse ndaj diktatorëve që nuk i besojnë askujt, ju duhet ta tregoni veten vazhdimisht. Mendoj se këtë po e bën Vuçiqi. Me agresivitetin e tij ndaj Kosovës ai po mundohet të mbajë raporte të mira me Kremlinin”, tha Kurti.

Duke folur për ngjarjet e shtatorit në Banjskë, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës duke vrarë një rreshter, Kurti sërish akuzoi Serbinë për këtë ngjarje, që Kosova e konsideron sulm terrorist.

Gjatë përleshjeve më 24 shtator u vranë edhe tre sulmues serb. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kurti tha se përmes Serbisë, Rusia po rrit praninë e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Pra, aleanca e Serbisë me Rusinë nuk është vetëm kërcënim në aspektin teorik për Evropën dhe Ballkanin. Është kërcënim real të cilin Kosova, por jo vetëm, e përjeton vazhdimisht. Përmes Serbisë, ne kemi parë rritjen e pranisë ruse në Ballkan, qoftë përmes mediave, inteligjencës, apo formave të tjera të ndërhyrjes.

Autoritetet në Kosovës kishin deklaruar pas sulmit në Banjskë se po hetonin për përfshirjen e mundshme ruse në të.

Fundin e vitit të kaluar, në një raport të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ishte thënë se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina, të cilat synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë.

2024/02/13

KUjdes o Albin Kurti : Shtohen zërat kundër Kosovës për dinarin, O’Brien: Po vë në dyshim partneritetin me SHBA

SHKRUAN : Flori Bruqi





Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara   të Amerikës janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb në Kosovë. 
r/kosovo - a collage of Enver Hoxha, Albin Kurti in a suit
0


Në një intervistë  për Zërin  e Amerikës zoti O’Brien thotë se me këtë qëndrim," qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara."


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur poshtë sugjerimet e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, se Kosova e rrezikoi partneritetin me Shtetet e Bashkuara pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

Duke folur për gazetarë të mërkurën në Prizren, Kurti tha se e vlerëson SHBA-në si partnerin më të rëndësishëm të Kosovës.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishëm sikurse Shtetet e Bashkuara, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Kosovës”, tha Kurti.

Ai foli një ditë pasi O’Brien tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të, pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha O’Brien të martën.

I pyetur me këmbëngulësi nga gazetarët për deklaratën e O’Brien, Kurti e përsëriti disa herë: “Nuk po rrezikohet, nuk po rrezikohet”.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e futi në fuqi më 1 shkurt një rregullore të re e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, duke i shpërfillur thirrjet e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj dhe kundërshtimin e serbëve të Kosovës.

Në fillim të kësaj jave, BQK-ja njoftoi se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj do të zgjasë deri në tre muaj, ndërsa Kurti tha të njëjtën ditë se Kosova nuk do të heqë dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit për pagesa me para të gatshme, por se ai po i respekton kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje.

Të mërkurën, duke folur në qytetin jugor të Kosovës, Kurti e mbrojti vendimin për dinarin, duke thënë se ai nuk parasheh masa ndëshkuese në, siç tha, planin 10-pikësh të BQK-së për zbatimin e rregullores së saj.

“Në mesin e këtyre 10 pikave si plan pune për zbatimin e rregullores, Banka Qendrore nuk ka paraparë asnjë masë ndëshkuese, pra pa ndëshkim dhe pa incident, ne duam të ecim përpara. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë prioriteti ynë, por njëkohësisht ne kujdesemi edhe paqe e siguri, kujdesemi edhe për mirëqenien e qytetarëve serbë”, tha Kurti.

Serbia e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson.

BQK-ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmonedhave brenda territorit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se serbët do të mund të hapin llogari, pa pagesë, ku mund të bartin paratë e tyre në dinarë, të cilat më pas do të konvertohen në euro për të kryer pagesa.


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller. është pyetur në një konferencë për media se çfarë do të bëjë SHBA-ja për ta ndaluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.


Atij iu tha se pavarësisht fjalëve të amerikanëve, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien konfirmoi se po hasin në padëgjueshmëri.

“Pra, përveç fjalëve, çfarë mjetesh të tjera synoni të përdorni më pas për ta detyruar Kurtin t’i ndalojë veprimet e tij të njëanshme, duke qenë se në fund të fundit kjo është një pyetje që i shqetëson taksapaguesit amerikanë?”, ishte pyetja.

Zëdhënësi i DASH tha se do të përpiqen t’i zgjidhin çështjet me diplomaci.

“Kështu unë do të them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për ta zgjidhur dhe – për ta zgjidhur këtë çështje, dhe ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe përtej kësaj, nuk dua të parashikoj ndonjë hap specifik nga këtu”, tha Miller.



Sot në Prishtinë LSHK përkujton Albanologun kroat Akademik Prof.Dr.Millan Shuflajin e vranë pabesisht serbomëdhejtë e Beogradit para 93 vjetëve (1879-1931)



Shkruan :FLORI BRUQI ,PHD 






 

Milan Shuflaj ka lindur në vitin 1879, në Lepoglavë të Kroacisë.

 Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit.

Doktoron në vitin 1901. Menjëherë pas doktoratës, Shuflaj i futet punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus”.

Këtu ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe të pahulumtuar fare, që i takonte Shqipërisë.

Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit.

 Në vitet 1902-1903 specializohet në Vjenë, në fushat e paleografisë latine, diplomacisë, kronologjisë dhe notariatin, te profesorët O. Redlicha dhe A. Dopscha.

Në këtë vit, regjistron te prof. K. Jireçeku “Studimet albanologjike në Kolegjin e Vjenës”, të cilat nuk ka arritur t’i përfundojë.

Në vitet 1904-1908, dr. Shuflaj punon si asistent në bibliotekën kombëtare “Szeczeny” të Budapestit.

 Këtu thellon njohuritë në fushën e ballkanologjisë dhe sidomos albanologjisë.

Vendos kontakte të shumta me intelektualë dhe shkencëtarë me famë botërore, kontakte këto që do t’i shfrytëzojë më vonë, gjatë gjithë punës së tij shkencore.

Në Budapest, Shuflaj botoi në revista dhe gazeta të ndryshme një numër të madh punimesh shkencore me vlera të jashtëzakonshme.

 Në revistën “Szazdok” boton dy punime për mesjetën kroate, ku me argumente shkencore tregon se dokumentet e Rabit të shekullit XI dhe XII, për Mbretin kroat Zvonimir, ishin falsifikat.

Kjo gjë më vonë do t’i kushtojë shumë, sepse do të shpallet tradhtar i popullit kroat, dhe studentët e tij do t’ia bojkotojnë leksionet!

 Në vitin 1908 emërohet profesor i rregullt për shkencat ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit.

Së bashku me Talocin dhe Jireçekun, në vitin 1913 dhe 1918, boton në dy vëllime kryeveprën “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”.

Në vitin 1918, me kërkesën e tij pensionohet, e pastaj boton pjesën e tretë të Historisë së Shqipërisë, të cilën kishte planifikuar ta shkruante në tetë vëllime, me titull: “Die kirchenzustände im vortürkischen Albanien.

Die ortodoxe Durchbruchszone im katolischen Damme”, për të vazhduar, pastaj në vitin 1920 me romanin me temë nga mesjeta shqiptare, “Konstantin Balsha”, të firmosur me pseudonimin Alba Limi.

Në dhjetor të vitit 1920, burgoset. Dënohet me tre vjet e gjysmë burg, të cilat i bën në Mitrovicën e Sremit.

Në vitin 1925 boton studimin: “Srbi i Arbanasi, njihova simbioza u srednjem vijeku”.

 Në vitin 1928 botoi librin me ese: “Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike”.

Po këtë vit emërohet profesor i rregullt në Universitetin e Budapestit.

Për shkak se nuk kishte pasaportë, detyrohet ta refuzojë këtë emërim.

Në vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave i propozon dr. Shuflajt që të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të ”Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, vëllimet III-V.

 Këtë iniciativë e përkrahu edhe qeveria e Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të hiqte shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme.

 Dr. Milan Shuflaj ftohet të vizitojë Shqipërinë.

Pas shumë peripecish rreth pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931.

Më datën 18 shkurt të këtij viti bëhën 93 vjet  që vritet nga dora e kriminelëve serbë  Millan Shuflaji (më 18 shkurt të vitit 1931). Një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb.

Për vrasjen e dr. Shuflajt kanë reaguar shumica e intelektualëve të kohës, në mesin e të cilëve edhe shkencëtari i njohur gjerman Ainshtain.

Vepra

  • Hrvatska i zadnja pregnuća istočne imperije pod žezlom triju Komnena (1901)
  • Die Dalmatinische Privaturkunde (1904)
  • Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia (së bashku me Jireçekun dhe Thalloczy, Vjenë, 1913. dhe 1918. përmbledhja e dytë)
  • Kostadin Balšić (1392-1401): historijski roman u 3 dijela – roman historik (1920)
  • Srbi i Arbanasi (1925)
  • Na Pacifiku god. 2255.: metagenetički roman u četiri knjige – znanstvenofantastični roman (shtypur pë herë të parë 1998)
  • Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike : dvanaest eseja (1928, ribotim 1999)
  • Hrvati u sredovječnom svjetskom viru (1931)
  • Izabrani eseji, prikazi i članci (1999)
  • Izabrani eseji, rasprave, prikazi, članci i korespondencija (1999)
  • Izabrani politički spisi (në edicionin Stoljeća hrvatske književnosti, 2000)

2024/02/12

Nga shiu në breshër: Kapja e medias dje dhe sot





NGA GENC POLLO 





-Operacioni “Shtypi i Lirë” në vitin 2000 

 Në fillim të vitit 2000 Ministri i Kulturës Edi Rama pati një ide të veçantë; Kryeministri i tij e pëlqeu idenë dhe udhëzoi Ministrin e Financave të gjente fondet e nevojshme për realizimin e saj.

 Kështu ideja u shndërrua në operacionin ironikisht të emërtuar “Shtypi i Lirë”.

 Ai konsistonte në dhurimin e shumave të mëdha financiare gazetave të përditshme. Në fakt më shumë se një përkrahje për median private ishte një kapje e “ëmbël” por e sigurt e saj. Të gjitha detajet procedurale të fondit për “Shtypin e Lirë” ishin konceptuar për këtë kapje që në llojin e vet do të ishte e para periudhën e demokracisë post-komuniste. Përgjithësisht pronarët e mediave u turrën të përfitonin. Rilindja Demokratike, Gazeta 55 dhe Tema, të rreshtuara me opozitën, i rezistuan tundimit dhe refuzuan fondin. 2-Operacioni “Shtypi i Lirë Bis” në ditët tona 20 vjet më vonë me Edi Ramën tashmë kryeministër, kemi rimarrjen e idesë “Shtypi i Lirë” në rrethana e të tjera dhe të zbatuar me ndryshime që lipset të analizohen. Në çështjen “inceneratorët” ka marrë vëmendje publike përfitimi direkt nga ofiqarët e përfshirë përmes faturave fiktive e punësimit të majmë të familjarëve; siç është zbuluar deri tashti nga përndjekja penale. Por një aspekt më pak i diskutuar është ai i shumave të konsiderueshme e sistematike që “inceneratorët” kanë paguar e paguajnë në favor të shumë mediave vendase. Meqë kompanitë koncesionare nuk operojnë në tregun me konkurrencë dhe nuk përfaqësojnë ndonjë markë të njohur, nevoja për reklamë mediatike ishte zero. Meqë çdo kompani nuk fal para kot dhe meqë mediat përfituese e përmbytën audiencën e lexuesit me emisione e lajme mbi pastërtinë e bukurinë që kishte pllakosur në tre qytetet pas “ndërtimit” të inceneratorëve, atëherë është afërmendsh që kjo “bamirësi” nuk mund të ishte nismë e menaxherëve të këtyre tre kompanive koncesionare. Me parimin “cui bono” ideatorët e porositësit e “Shtypit të Lirë bis” janë dy qendrat e pushtetit në Tiranë po ta themi me fjalët e kandidatit për “pentito” Arben Ahmetaj. KM Rama e KB Veliaj si dy përgjegjësit kryesorë institucionalë për aferën incineratorët, dhe dy të dyshuarit madhorë për një prokurori funksionale, kishin interesin e madh të krijonin këtë sendërgji për publikun si dhe kishin pushtetin për t’a realizuar atë. 3-Nga shteti tek mafia Dallimet mes dy operacioneve janë domethënëse: Në vitin 2000 nisma mori një bazë e procedurë ligjore dhe formalisht dukej në rregull pavarësisht nga qëllimi i mbrapshtë. Me Shtypin e Lirë Bis dy dekada më vonë jo vetëm që nuk kemi ligjshmëri e transparencë por skema e pagesës se mediave është një hallkë mafioze në një zinxhir kriminal. Kontrasti i mësipërm është një metaforë e gjetur për përshkrimin e transformimit të partisë nga socialiste në rilindiste. Edhe pasojat e këtij operacioni janë në thelb më të rrezikshme se sa vjedhja e afro 100 Milionë Euro nga Thesari i Shtetit me skemën e inceneratorëve. Goje mbyllja e medias nuk është vetëm një mjet të për të siguruar pandëshkueshmërinë e megahajdutëve të inceneratorëve. Ajo fatkeqësisht është një mjet për të siguruar recidivizmin e pashqetësuar në të ardhmen. Pra me fjalë të thjeshta që t’a përsërisin megavjedhjen sa herë të duan e pa u hyrë gjemb në këmbë. Siç edhe e bënë me laboratoret spitalore dhe po e bëjnë në Portin Durrës për shembull. 4-Omertá e pajustifikuar Është interesante që për këtë aspekt të inceneratorëve flitet pak ose aspak publikisht; në kontrast me fokusimin tek përgjegjësit politikë të aferës. Kjo omertá dominon fatkeqësisht edhe tek shoqatat e medias. Këto aktivizohen kur shfaqet në horizont ndonjë ligj qeveritar anti-fjalë dhe bëjnë një kundërshtim të arsyeshëm dhe efektiv. Por këto muaj ka dalë sheshit abuzimi i anëtarëve të shoqatës duke pranuar para të pista dhe shefave të shoqatave nuk ua trazon letargjinë e seminareve e trajnimeve në projekte me financime ndërkombëtare. Të paktën shefi i PS kur i kapen hajdutët e vet nuk rri pa thënë se ata kanë faj vetëm se rreket t’a heqë nga vetja. Shefat e shoqatave, si p.sh. Këshilli Shqiptar i Medias, normalisht janë jashtë dyshimit të përzierjes e përgjegjësisë në këtë aferë. Reagimi i duhur i tyre nuk pritet se do i bëjë mediat e inceneratorëve qe të kthejnë mbrapsht shumat e marra; as të kërkojnë falje e të zotohen të mos e bëjnë më. Por prapë se prapë distancimi e kritika ka vlerën e vet. Amá heshtja e tyre është vështirë të shpjegohet e aq më pak të justifikohet. Sepse nuk mund të pretendojnë gjithmonë që përgjegjësitë e parehatshme t’i transferojnë tek të tjerët; si gjyqësori e politika (opozita këto ditë po e bën pjesën e vet). Parimi se gjithkush pastron para shtëpisë se vet mbetet i vlefshëm.

Një shkrimtar, si Qamil Buxheli

 


Një shkrimtar, si Qamil Buxheli

Nga Pellumb Kulla

8 shkurti i këtij viti do të shënojë 100 vjetorin e lindjes të një njeriu të madh, - për mendimin tim, - shkrimtarit më të shquar të gjinisë humorit në letrat shqipe. Është fjala për Qamil Buxhelin, i cili mbylli sytë 18 vjet më parë.

Qëkur na la Buxheli, mjerisht në jetën tonë të trazuar nuk është gjendur ma hapësira dhe koha për t’u ndalur dhe folurpër t’u ndërgjegjësuar për vlerat e tij. Na iku një ciceron i pavijonit të jetës sonë, ai rrëfyesi me zë të zvargur, të dembelosur e magjik, njëkohësisht. Na iku një vëzhgues i mprehtë, gjahtar i thekur i pjesës qesharake të jetës shqiptare, që ai e shquante më shpejt e na ftonte vështrimin tonë mbi të. Na iku një nga mjeshtrit e humorit dhe të satirës, ai që shtroi shinat e para të një traseje të gjatë, të një humori të paparë ndonjëherë në letrat shqipe: aq dinamik, aq i zhdërvjelltë, aq i tejpashëm, modern dhe thellësisht popullor. Qamili ishte një autor që llastikun e groteskut e tërhiqte në limitet e gati-këputjes. Gjatë gjithë jetës së tij, na solli tipa e karaktere në kufijtë më të tepruar të qesharakërisë së tyre. Lumi i humorit buxheljan napat ardhur tërë kohën i fryrë buzë më buzë, gati të teptiste e të na përmbytëte. Tregimet, komeditë dhe romanet e Buxhelit dukeshin sikur ishin shkruar pa pikë mundimi, sikur puna mbi ta nuk e pat lodhur fare mjeshtrin. Përkundrazi! Dukej sikur vepra ia kish dhënë vetë shpërblimin autorit atypëraty, në shkrim e sipër,duke e zbavitur pa masë, para se të na argëtonte ne të tjerët!

Qamil Buxheli nuk do të ndahet kurrë nga mjedisi shqiptar, se atë do të na e sjellin karakteret e tij të pavdekshëm… Do të na e sjellin këta burrat e politikës, që nuk po vdesin kurrë, të atij llojit që në ndërrimin e regjimeve, sulen të futen prapa hekurave të burgut, për të regjistruar ca-pak vuajtje, ca-pak persekutim, që u duhet për regjimin e ri. E kur gardianët, në vend që t’i mbajnë mbyllur, duan t’i nxjerrin nga qelitë, ata kapen me thonj brënda hekurave, që regjimi i ri t’i gjejë atje (“Karriera e z. Maksut”). Qamilin do të na e sjellin burokratët legjendarë të administratës së Komandantit. Do të na e sjellin nihilistët e ksenomanët, që përbuzin çdo gjë shqiptare – deri edhe hënën tok me yjet që për ta nuk ndrisin aq sa duhet në qiellin e shqiptarëve. Do të na e sjellin oratorët që marrin fjalën e në vend të flasin përata që duhen përkujtuar, përkujtojnë veten! Do të na e sjellin ndodhirat e plazhit, që do të jenë të njëjtat në jetë të jetëve! E ish komandantët e bataljoneve partizane që lavdia u ka cilësitë e verës që forcohet vit pas viti.

Dhe sidomos nuk do të harrohet Buxheli edhe për guximin e marrë në shpërdorimin e tabuve enveriane: censurës së padeklaruar “ç’është shtylla e telefonit? Hiç, një pishë e redaktuar mirë!”, apo shakave me sloganët lapidarë, të vendosur tek ai muri i mëngjesores, ku piktori pat ngjitur gjysma tabelash, që nuk shkonin me njëra tjetrën e i dilnin të martuara, si mos o Zot: “Proletarë të të gjitha vendeve – veresie s’ka!” dhe “Klientë të dashur – bashkohuni!”

Kujtimet me Buxhelin më shtyjnë të nënvizoj edhe ca përsiatje të trishta.Buxheli përfaqësonte shtyllën më solide të satirës në gjysmën e dytë të shekullit që shkoi.Por goditje të panumurta mori në karrierën e vet pikërisht për këtë vokacion të tij!Mos harrojmë që ai vinte nga radhët e të rinjve komunistë, idealistë.Ishte një element I spikatur që binte në sypër kulturën e tij të gjerë në kontigjentet e atyre, që zbritën nga malet dhe u ngjitën në pushtet.Në fillesat e rendit të riBuxheli qe caktuar i Pari i Komitetit Qendror të Rinisë por shokët e rangut të tij, - pa dyshim me vlera më të pakta se ai – zunë me dorë tavanin e pushtetit!

Paja e tij satiro-humoristike, ajo dhunti e shquariu bë Buxhelitnjëgjyle e lidhur pas këmbëve dhe nuk e la të bënte hiç përpjetë. Vëzhgimi satirik, ndërgjegja e shenjtë e kritikës, pazotësia për t’i kyçur dhe për të mos i nxjerrë frazat pikante, kur ato i piqeshin brenda vetes, e shpuri,të gjorin, nga njëra paudhësi ideore, në tjetrën. I solli mosbesimin e plotë të udhëheqjes së shtetit dhe i shkaktoi njëmijë strese e kokëçarje…Qamil Buxheli u sha dhe u mallkua, u ul dhe u qarkullua lart e poshtë.Nga një anëtar potencial për Byronë Politike, ai shkelmoi të gjitha ambiciet komuniste dhe iu fal shkrimtarisë të humorit, asaj zeje shpesh të përbuzur, por të shëndetshme që mban gjallë prushin e jetës. Ai lëvroi atë fjalë të mprehtë dhe të pabujshme, që në salla nuk të ftonte kurrë të ngriheshe në këmbë, të duartrokisje e brohorisje, siç bëhej ushtarakisht rreth e rrotull teje. Fjala e tij ishte më e thjeshta, më demokratikja në gjithësi: me të nuk të skuqeshin shputat, por ishe i lirë, bile,as të mos e vije buzën në gaz!

Jo të gjitha të këqiat vijnë për të të dëmtuar: letërsia që bëri Buxheli ishte një letërsi pa ngarkesa. Ai nuk pati se ç’të zhdukte, fshinte dhe krasiste në kohërat që erdhën pas theqafjes së komunizmit.  Në faqet e librave të tij, nuk kishin zënë vend hymnizimet e partisë  dhetëliderve të saj, që kërkoheshin gjatë mobilizimit ushtarak të shkrimtarëve të realizmit socialist. Nuk gjen në faqet e shkruara nga mjeshtri ynë, as Sekretarë të Parë, as heronj të lavdishëm!Dhe sidomos asnjë kooperativist të lumtur! Ai dëshmoi atë pjesë të jetës socialiste që ishte e vërtetë: burokratike deri në palcë dhe qesharake, sa nuk bëhej më!

Personalisht kam patur privilegjin e çmuar të gëzoja miqësinë e

Buxhelit. Shokët  e mi të kursit, në fakultetin tonë të teatrit e dinin adhurimin tim për guximin e tij satirik. Me tallje ata më thërrisnin Eskamiljo, një version spanjoll i emrit Qamil.Ai atëhere nuk i dinte këto shakara dhe kalonte përditë indiferent para nesh, studentëve, nga të cilët njëri (i nënshkruari), e adhuronte dhe të tjerët e kishin marrë vlerësimin e lartë për të, si infeksjon gazmor.

Qamil Buxheli e kish zyrën në të njëjtin korridor, ku ne zhvillonim mësimet. Atë kohë ai drejtonte revistën “Ylli” dhe kish mbledhur rreth vetes shkrimtarë të përkushtuar të satirës, si ai vetë… Kin Dushin dhe Naum Priftin, mes të tjerësh…

Do të kujtoj, se si, një ditë shpura në zyrat e “Yllit” një tregim satirik, që lumtërisht, m’u botua. Isha vetëm një student 22 vjeçar dhe nga gëzimi, nuk më mbante vendi. Por vura re se në shkrimin tim kishin futur duar të huaja dhe e patën redaktuar rëndë për publikim. Miqtë e mi “spiunë”, që punonin në “Ylli”, më thanë se këtë punë e kish bërë pa teklif vetë i madhi, Buxheli! Gjeta rast të bëja një veprim me dy përmbajtje të ndryshme që nuk shkonin hiç: të protestoja dhe të takohesha  për herë të parëme idhullin tim…

Qamili më priti me mirësjellje dhe më përcolli duke m’i fashitur protestat. Më tha që isha i ri dhe ai më kish ndihmuar dhe, sipas tij, tregimi kishte fituar mjaft nga përpunimi i tij. Kur dola, mora frymë thellë dhe shqiptova një frazë që e kisha bluar netë me radhë, që, kur ta takoja, t’ia përplasja në fytyrë Qamil Buxhelit. Ishte një nga ato fraza, që unë ëndërroja që të hynte në enciklopeditë e anekdotave historike të rruzullit, ku të tregohej se si njëherë ai “shkrimtari i famshëm, ia përplasi atij shkrimtarit tjetër të famshëm”! Por nuk isha fort i nxehur dhe po e ndjeja që nuk nxehesha dot me një njeri që e adhuroja, prandaj edhe fraza historike nuk ngjiti në histori.

“Kështu, shoku Qamil”, i thashë, “unë atë tregim nuk e njoh më. Dhe nuk e quaj timin. Keni vënë aqë shumë dorë në të, sa jeni i lirë, kur të doni, ta përmblidhni me tregimet tuaja, tek “Një Ndodhi në Plazh”, a ku të keni qejf!”

Sado i brishtë guximi im, e befasoi Buxhelin. Por ai e mblodhi veten dhe më tha i zemëruar, ashtu, me ato buzët e shtërnguara dhe me atë zërin e zvargur e të dembelosur: “Ç’thua, mo?! Unë atë tregimin tënd, nuk e marr dot me vete as kur shkoj nganjëherë tek ajo dera që ka shenjë një këpucë burrash, në fund të korridorit!”

Unë ula kokën e ika duke u përpjekur të mbaja gazin.Nuk kisha se si të fyhesha, se e desha fort.

E kam dashur shumë atë njeri!…

I qoftë i përjetshëm kujtimi, ai kujtim që duhet të përhirojmë më 8 shkurt 2024, ditë kur lindi Qamil Buxhel 100 vjet më parë!..


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...