Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/16

Gratë që kanë vuajtur nga COVID kanë dëshirë më të ulët seksuale

 


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Sipas një studimi të ri, gratë që kanë qenë të infektuara me COVID kanë më shumë gjasa të përballen me vështirësi në dhomën e gjumit në krahasim me ato që nuk e kanë kaluar.

Shkencëtarët sugjerojnë se ky trend është i lidhur me sëmundjet virale që prishin rrjedhën e gjakut në organet gjenitale, gjë që më pas çon në nivele më të ulëta të zgjimit dhe kënaqësisë seksuale.

Dr.Amelia M Stanton nga Universiteti i Bostonit, pjesë e ekipit hulumtues, tha: “Mund të jetë befasuese për disa njerëz që simptomat e gjata të COVID me të vërtetë mund të kenë një ndikim fiziologjik dhe psikologjik në mirëqenien seksuale për gratë”.

Studiuesit amerikanë zbuluan se gratë që kurrë nuk kishin COVID shfaqin nivele “dukshëm më të larta” të dëshirës dhe kënaqësisë në krahasim me ato që janë infektuar.

Për më tepër, gratë që vuanin nga COVID për një kohë të gjatë raportuan një reagim dukshëm më të keq, lubrifikimin, orgazmën dhe dhimbjen, krahasuar me grupet e tjera. Të dhënat zyrtare vlerësojnë se rreth 2.1 milionë britanikë mendohet se tashmë vuajnë nga COVID për një kohë të gjatë. Kjo përfshin individët që ende po përjetojnë simptoma një muaj pas shërimit të tyre fillestar, shkruan Daily Star.

Arkivi i Kosovës hap ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit


Adem Demaci
Adem Demaçi

Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës organizon ekspozitë me dokumente arkivore “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë”.

Ekspozita, e cila do të mbahet sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nga ora 12:00, do t’i kushtohet jetës dhe veprës së veprimtarit Demaçi.

Terroristi i Banjskës: Interpoli në kërkim të Radoiçiqit


Kur droni kaloi mbi bujtinën e manastirit në Banjskë, kapi edhe figurën e një personi të shumëkërkuar.

Në mes të grupit terrorist që kryen agresionin e 24 shtatorit, qëndronte Milan Radoiçiq.

Imazhi i ish-udhëheqësit të sulmit më të madh ndaj sigurisë së republikës, tash do të shfaqet në secilin shtet anëtar të INTERPOL-it.

Organizata ndërkombëtare policore e shpalli në kërkim Radoiçiqin, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës e ndërmjetësim të UNMIK-ut, si edhe dhjetëra serbë tjerë për terrorizmin në Banjskë, cenim i rendit dhe i sigurisë e rrezikim i personelit me mbrojtje ndërkombëtare.

Përveç Milan Radojçiqit, për Banjskën kërkohet edhe Vladimir Radivojeviq. I njohur si “Mami”, kërkohet si organizator i sulmit. Radivojeviq për vite ka marrë pagë si vozitës i Zoran Milojeviqit nga rrjeti i telefonisë MTS, dhe njërën prej veturave të kompanisë ia ka dhënë donacion organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”, me të cilën janë shpërndarë armë nëpër veri.

Për sulmin në Banjskë është lëshuar fletëarrest edhe për ish-shefin e Njësisë Speciale në stacionin në veri, Uglesha Jarediq.

Në listë nuk mungon as Milorad Jevtiq, dokumentet dhe veturat e të cilit ishin gjetur në vendin e sulmit tek manastiri. Ai është cilësuar një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, dhe i janë nxjerr të dhënat kufitare si nga 5 vizitat e fundit të Danilos në Kosovë, në 4 prej tyre ishte në veturë të njëjtë me Jevtiqin.

Me ndihmën e UNMIK-ut, kërkohet të përgjigjet para organeve të sigurisë në Kosovë edhe Trajko Vasiq, për organizimin e disa sulmeve me shokbomba.

Në listën e njohur si “njoftim i kuq” nga INTERPOL, FLORIPRESS mëson se nuk janë përfshirë edhe emra tjerë të përfshirë, as ata që dihet se u plagosën me siguri gjatë të shtënave me Policinë e Kosovës.

Serbia nuk ka ende përgjigje zyrtare nëse do t’i ekstradojë të dyshuarit në Kosovë, por presidenti Aleksandar Vuçiq e kishte quajtur tallje idenë.

Ekonomia e Britanisë bie në recesion pasi qytetarët zvogëlojnë shpenzimet

 


Recesioni në Britani të Madhe
Recesioni në Britani të Madhe

Qytetarët shpenzuan më pak, grevat e doktorëve dhe rënia e ndjekjes së shkollave bëri që Britania e Madhe të bie në recesion ekonomik në fund të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se ekonomia u tkurr për 0.3 përqind, më shumë sesa pritej, në mes të tetorit dhe dhjetorit, pas kontraktimit në mes të korrikut dhe shtatorit, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Britania e Madhe do të mbetet në recesion nëse dështon që të rritet për dy tremujorë radhazi.

Të dhënat ngrisin pyetje në qoftë se Rishi Sunak ka arritur që të përmbushë zotimin e tij të bërë në janar për rritje ekonomike.

Deri të rënia ka ardhur pasi që britanikët kanë shpenzuar më pak.

Gjermania ia zë vendin Japonisë, tani është ekonomia e tretë më e madhe në botë

 


Foto ilustruese

Ekonomia e Japonisë është tani e katërta më e madhe në botë pasi u tkurr në tremujorin e fundit të 2023-ës dhe u rendit pas Gjermanisë.

Qeveria raportoi se ekonomia u tkurr me një normë vjetore prej 0.4 për qind në tetor deri në dhjetor, sipas të dhënave të Zyrës së Kabinetit mbi PBB-në reale, megjithëse u rrit 1.9 për qind për gjatë vitit 2023, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Ekonomia e saj u tkurr me 2.9 për qind në periudhën korrik-shtator. Dy tremujorë të njëpasnjëshëm të tkurrjes konsiderohen si një tregues që ekonomia është në një recesion teknik.

Ekonomia e Japonisë ishte e dyta më e madhe deri në vitin 2010, kur ajo u tejkalua nga ajo e Kinës. PBB-ja nominale e Japonisë arriti në 4.2 trilionë dollarë vitin e kaluar, ndërsa ajo e Gjermanisë ishte 4.4 trilionë dollarë, ose 4.5 trilionë dollarë, në varësi të konvertimit të monedhës.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i AAK-së: Ekonomia e Kosovës është drejt kolapsit

 


Shefi i grupit parlamentar i AAK, Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka quajtur ekonominë e Kosovës të dëmtuar e në buzë të kolapsit.

“Ekonomia duam apo nuk duam ta pranojmë është para kolapsit. Është një situatë emergjente qe po vjen në buzë të një situatë katastrofe në Kosovë, të një bankrotimi total dhe të një mos reflektimi absolut të qeverisë”.

Ai më tutje ka renditur disa pika, ku sipas tij, ministria e Financave bashkë me qeverinë kanë dështuar, përcjell Klankosova.tv.

“Në tri vitet e fundit kostoja e jetës, për qytetarët e Kosovës, për secilën ekonomi familjare si për ata të punësuar si ata të papunë është rritur në masë dramatike. Pra me e thjeshtësuar situata sot tri vite pas është e papërballueshme dhe si rrjedhojë kërkon që t’i kërkoj llogari kësaj qeverisje”.

“Kjo qeveri për dy vite e nëntë muaj nuk ka arritur t’i ekzekutojë në investime kapitale një miliard 125 milionë euro, të dhëna që vijnë prej raporte vetë të ministrisë së Financave. Kjo nënkupton që gjithçka që lidhet me ekonominë e Kosovës është e dëmtuar, për shkak se invesitori kryesor në sektorin privat në Kosovë vjen drejtpërdrejt prej investimeve publike që i bën qeveria e Kosovës”.

Nik Gjeloshaj, Zv/kryeministri i Malit të Zi, vjen në Kosovë për 16 vjetorin e Pavarësisë

 


nik gjeloshaj
Nik Gjeloshaj, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë i Malit të Zi. Foto: Nik Gjeloshaj / FB

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, do të vizitojë Kosovën me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e qeverisë malazeze më 14 shkurt.

Gjeloshaj thotë se me atë rast është aprovuar platforma që ai ta vizitojë Kosovën dhe të marrë pjesë në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“Mali i Zi e ka njohur pavarësinë dhe vazhdon të ketë bashkëpunim shtetëror me Kosovën”, ka thënë Gjeloshaj ndër të tjera.

Ai njoftoi se ftesa për pjesëmarrje në këtë solemnitet është dërguar nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryparlamentari Glauk Konjufca.

“Kjo konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy shteteve”.

“Në emër të Qeverisë së Malit të Zi do t’ua uroj 16 vjetorin e Pavarësisë drejtuesve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkroi Gjeloshaj në Facebook.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...