2024-02-16

Gjermania ia zë vendin Japonisë, tani është ekonomia e tretë më e madhe në botë

 


Foto ilustruese

Ekonomia e Japonisë është tani e katërta më e madhe në botë pasi u tkurr në tremujorin e fundit të 2023-ës dhe u rendit pas Gjermanisë.

Qeveria raportoi se ekonomia u tkurr me një normë vjetore prej 0.4 për qind në tetor deri në dhjetor, sipas të dhënave të Zyrës së Kabinetit mbi PBB-në reale, megjithëse u rrit 1.9 për qind për gjatë vitit 2023, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Ekonomia e saj u tkurr me 2.9 për qind në periudhën korrik-shtator. Dy tremujorë të njëpasnjëshëm të tkurrjes konsiderohen si një tregues që ekonomia është në një recesion teknik.

Ekonomia e Japonisë ishte e dyta më e madhe deri në vitin 2010, kur ajo u tejkalua nga ajo e Kinës. PBB-ja nominale e Japonisë arriti në 4.2 trilionë dollarë vitin e kaluar, ndërsa ajo e Gjermanisë ishte 4.4 trilionë dollarë, ose 4.5 trilionë dollarë, në varësi të konvertimit të monedhës.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...