Ilustrim
Prof.Dr.Hakif Bajrami, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i veprimtarit Adem Demaçi, ka thënë se Adem Demaçi ka kërkuar që partitë në Kosovë të shuhen, për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Posa Jugosllavia e tretë filloi me krime më të mëdha, Adem Demaçi na tuboi të gjithëve që ishim rreth tij dhe u deklarua se ‘më partitë nuk kanë kurrfarë funksioni, të gjithë duhet të kyçemi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës’, e cila doli publikisht më 27 nëntor 1997”, tha Bajrami për Info Magazine të Klan Kosova.
Akademik Bajrami tha se Adem Demaçi, para shumë diplomatëve dhe gazetarëve të huaj, e paraqiti UÇK-në në mënyrë të dinjitetshme.
“Posa ke hy në zyrën e Adem Demaçit, çdo gazetar e ka fotografuar Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Adem Demaçi aty ka pritur dhjetëra diplomatë duke filluar nga Hoolbroku e deri tek diplomatët evropianë, e ka prezantuar në mënyrë të denjë luftën e UÇK-së, e cila na ishte imponuar, sepse ne nuk kemi pas përtej trojeve tona ku të shkojmë.
Në asnjë mënyrë Adem Demaçi nuk ka propaganduar më pak se liri e më shumë se bashkim kombëtar”, u shpreh ai.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment