Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/15

Matthew Miller për arritjen e Antony Blinken në Shqipëri: Si aleat në NATO dhe partnere e mbështesim integrimin e plotë në komunitetin euroatlantik



Miller për arritjen e Blinken në Shqipëri: Si aleat në NATO dhe partnere e mbështesim integrimin e plotë në komunitetin euroatlantik

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka shkruar për arritjen e Sekretarit Amerikan, Antony Blinken, në Shqipëri.


Matthew Miller ka shkruar se si një vend aleat në NATO dhe partner, SHBA-ja mbështet integrimin e plotë të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike dhe rrugën e saj për një demokraci dhe ekonomi më transparente.

“Sekretari Blinken mbërriti në Tiranë për vizitën e tij të parë në Shqipëri si Sekretar. Si një Aleate në NATO dhe partnere, SHBA-të mbështesin integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe rrugën e saj për një demokraci dhe ekonomi më transparente”, ka shkruar Miller.

No comments:

Post a Comment

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...