2024-02-12

USA i dorëzon Arkivit të Shtetit shqiptar 8 .000 dokumente

 

SHBA i dorëzon Arkivit të Shtetit shqiptar 8 mijë dokumente


Një pjesë, të krijuara nga institucionet amerikane për Shqipërinë

Fondi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, pasurohet me mijëra dokumente të reja.

“Mbi 8 mijë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, të ruajtura në arkivat amerikanë, janë kthyer në tokën amë, pikërisht në Arkivin e Shtetit”.

Fondi i dorëzuar përmban një varacion dokumentesh, që nga kontributet e personaliteteve të shquara në kulturë, deri tek marrëdhëniet politike.

Ky dokument i vitit 1945 dikur i klasifikuar si sekret, shtjellonte me imtësi situatën zgjedhore politike në Shqipëri, dhe marrëdhënien pozitive që po lindin mes Shqipërisë komuniste dhe Bashkimit Sovjetik.

Një përshkrim i detajuar çka tregon edhe vëmendjen e Uashingtonin për situatën e vendin tonë. Këto dokumente do të jenë të gjitha në dispozicion të studiuesve.


Ndërsa kreu i arkivave u bën thirrje kujtdo që ruajnë, dokumente me vlerë historike, t’i dorëzojnë në Arkiv.

Fonde të tjera të rëndësishme që janë dorëzuar së fundmi në drejtorinë e Arkivave ka qenë ai i poetit të shquar Lasgush Poradecit dhe veprimtarit politik Reuf Fico.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...