Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/17

KFOR-i e mohon se xhandarmeria serbe hyri në Kosovë: Ishin patrulla të përbashkëta me Forcat e Armatosura Serbe







Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO e ka përgënjeshtruar lajmin ku u raportua se xhandarmeria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës, përkatësisht në fshatin Bervenik të Podujevës. Sipas KFOR-it, sot më dt.17.2.2024., rreth orës 14:45, një njësi letoneze që i përkiste KFOR-it po përgatitje të fillonte një patrullë të planifikuar dhe të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe përgjatë dy anëve të kufirit. “Në kohën kur u bë fotografia në fjalë, personeli letonez po koordinohej me homologët e tyre serbë, të cilët ishin pozicionuar në anën e tyre të vijës kufitare. Është e rëndësishme të theksohet se skuadra letoneze ishte pozicionuar më tej pas liderit të tyre, i cili ishte i përfshirë në koordinimin e aktiviteteve me Forcat e Armatosura Serbe”. “Imazhi mund të ishte prerë për të përjashtuar pjesët që përshkruanin liderin letonez duke biseduar me udhëheqësin e Forcave të Armatosura Serbe. Patrulla e sinkronizuar është kryer në mënyrë profesionale dhe në respekt të plotë të procedurave të përcaktuara mirë”, thuhet në reagim. Lajmin e publikuar në disa media në Kosovë e ka përgënjeshtruar edhe Policai e Kosovës e cila tha se ishin patrulla të përbashkëta të KFOR-it me autoritetet serbe.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...