Sipas një studimi të ri, gratë që kanë qenë të infektuara me COVID kanë më shumë gjasa të përballen me vështirësi në dhomën e gjumit në krahasim me ato që nuk e kanë kaluar.
Shkencëtarët sugjerojnë se ky trend është i lidhur me sëmundjet virale që prishin rrjedhën e gjakut në organet gjenitale, gjë që më pas çon në nivele më të ulëta të zgjimit dhe kënaqësisë seksuale.
Dr.Amelia M Stanton nga Universiteti i Bostonit, pjesë e ekipit hulumtues, tha: “Mund të jetë befasuese për disa njerëz që simptomat e gjata të COVID me të vërtetë mund të kenë një ndikim fiziologjik dhe psikologjik në mirëqenien seksuale për gratë”.
Studiuesit amerikanë zbuluan se gratë që kurrë nuk kishin COVID shfaqin nivele “dukshëm më të larta” të dëshirës dhe kënaqësisë në krahasim me ato që janë infektuar.
Për më tepër, gratë që vuanin nga COVID për një kohë të gjatë raportuan një reagim dukshëm më të keq, lubrifikimin, orgazmën dhe dhimbjen, krahasuar me grupet e tjera. Të dhënat zyrtare vlerësojnë se rreth 2.1 milionë britanikë mendohet se tashmë vuajnë nga COVID për një kohë të gjatë. Kjo përfshin individët që ende po përjetojnë simptoma një muaj pas shërimit të tyre fillestar, shkruan Daily Star.