Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/26

Akademik Flori Bruqi-luftëtari i paepur në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar

 

KULTURA


NGA: Akademik  KUJTIM MATELI,TIRANË
Foto ilustrim

Krijimtaria e Flori Bruqit ka si gur themeli vlerat e identitetit tonë kombëtar, vlera të krijuara në breza nga paraardhësit tanë, nga lashtësia deri në ditët e sotme. Identiteti kombëtar shpaloset natyrshëm përgjatë gjithë veprës së tij, duke i mëshuar fort idesë për t`i njohur mirë këto vlera dhe për t`i ruajtur ato. Identiteti kombëtar formohet nga ato vlera që lidhen me qëndrueshmërinë në rrjedhë të shekujve për të mos humbur gjuhën dhe kulturën, traditat dhe zakonet që e kanë ruajtur atë nga asimilimi agresiv i fqinjve.

Të zbulosh vlerat e qëndresës së popullit tonë në mijëvjeçarë, do të thotë ta ndërtosh të sotmen dhe të ardhmen mbi baza të sigurta. Duke filluar me vëllimin e parë poetik “Zjarri i diellit” në vitin 1995 e deri më sot, krijimtaria letrare e Flori Bruqit ka frymëzuar brezat e rinj me dashurinë për Atdheun, të qenit krenar për të parët tanë, që kanë ruajtur tradita dhe zakone, të cilat ruajnë vlerat e krijuara në shekuj. Jeta e shqiptarit deri më sot ka qenë e mbushura me përpjekje dhe luftra të pandërprera, të cilat përcaktojnë identitetin e tij liridashës e paqësor.

Vepra letrare dhe sidomos romanet e tij të shumtë si: “Vrasja e liridonëve”, ”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe të tjera vepra të spikatura, karakterizohen nga niveli i lartë artistik dhe mesazhet e rëndësishme që i përcillen lexuesit të çdo kohe. Puna e tij kërkimore-shkencore, duke shfrytëzuar burimet arkivore në Kosovë dhe jashtë saj, ka bërë që ta njohë më mirë historinë e vendit tonë dhe të nxjerrë nga realiteti historik dhe ai aktual, personazhet e veprave që janë dhe do të mbeten dëshmi e krenarisë sonë kombëtare. Vepra letrare e Flori Bruqit është e gjithanshme dhe kontributi i tij është i çmuar si: poet e prozator, kritik letrar e eseist, publicist i dimensioneve të larta kombëtare, i ndjekur nga shqiptarët kudo trojeve shqiptare dhe jashtë tyre në diasporë.

close
volume_off

Gurët kilometrikë, që shenjojnë identitetin e kombit tonë në rrugëtimin e tij historik, janë ngjarjet më të rëndësishme kulmore që populli ynë ka shenjuar me gjak e sakrifica. Një nga këto pika kulmore është edhe Shpallja e Pavarësisë së trojeve shqiptare më 1912. Kjo ngjarje, e cila u kurorëzua nga një seri betejash të ashpra me pushtuesit osmanë, e ka vulosur përfundimisht marrëdhënien e shqiptarëve me perandorinë osmane, duke e konsideruar atë si një forcë pushtuese. Flori Bruqi në krijimtarinë e tij artistike, por dhe në atë publicistike dhe shkencore i ka mëshur fort idesë që vlerat e identitetit tonë kombëtar nuk duhet të dalin në pazar.

Asnjë presje nuk duhet t`u hiqet vlerave tona kombëtare. Si shembuj sillen përpjekjet e Turqisë së sotme për rishikimin e historisë së periudhës osmane, por dhe ato të Greqisë që kërkojnë të zhdukin vlerat e popullit shqiptar në krahinën e Çamërisë, e cila deri para Konferencës së Londrës 1913 ishte pjesë e Shqipërisë së Poshtme, me histori dhe kulturë shqiptare dhe e banuar nga shqiptarët. Këto përpjekje të fqinjve tanë për ta tjetërsuar historinë e popullit tonë kanë ndeshur në penën e fortë të akademikut Flori Bruqi.

Në krijimtarinë e tij ndjehet mirënjohja dhe respekti për aktorët që sollën lirinë e Kosovës nga shtypja dhe barbaritë serbe. Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës janë pikat orientuese se si duhet të ecet më tej. Janë këta luftëtarë, dëshmorë dhe heronj, që për sot dhe shekujt që vijnë, i kanë përcaktuar marrëdhëniet e shekullit XIX midis shqiptarëve dhe serbëve, ose më saktë ato të para vitit 1999, si marrëdhënie midis shqiptarëve, që luftonin për liri dhe pavarësi dhe pushtuesve serbë. Gjaku dhe heroizmi i UÇK-së, e ka vulosur këtë marrëndhënie dhe askush, as sot dhe as në të ardhmen, nuk mund t`ia zbusë fytyrën çnjerëzore që tregoi ushtria e Milosheviçit. Fqinjët tanë në veri dhe në jug të tokave shqiptare, aq sa kanë synuar të pushtojnë trojet shqiptare, po aq kanë bërë përpjekje të tjetërsojnë dhe historinë tonë, duke u përpjekur të rrafshojnë pikat kulmore të historisë së popullit tonë, deri tek ngjarja më e fundit kulmore siç është Lufta e Kosovës për liri e Pavarësi e vitit 1999.

Ka përpjekje për të ulur vlerat e kësaj lufte si luftë çlirimtare, për të denigruar figurat e saj madhore. Përpjekje ka patur edhe për ngjarje të tjera kulmore, siç është Shpallja e Pavarësisë, duke mbivlerësuar kontributin e ndonjë fuqie të huaj dhe nënvlerësuar kontributin e atyre qindra mijëra shqiptarëve të organizuar në formacione luftarake në mbarë trojet shqiptare dhe delegatët që nxorën këto treva për ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorën heroike. Përpjekje ka patur edhe për Skënderbeun dhe luftën e tij heroike në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të vetë kontinentit tonë. Autorët e këtyre shtrembërimeve janë përballur me penën e akademikut Flori Bruqi, duke u dhënë qartësi këtyre shtrembërimeve dhe mjegullimeve të bëra nga autorë dashakeqës.

Fqinjët tanë në veri dhe në jug të trojeve shqiptare (serbët dhe grekët), janë përpjekur në këta dy shekujt e fundit ta shkurtojnë me sa të mundin ekzistencën e shqiptarëve në këto troje. Akademiku Flori Bruqi, si njohës i mirë i historisë, i ka demaskuar këta autorë dashakeqës dhe gjithë krijimtaria e tij letrare, publicistike dhe shkencore, tregon për autoktoninë ilire të trojeve tona, që nga kohët më të vjetra me kufij veriorë rrjedhën e lumit Danub, ashtu siç dokumentohet edhe nga gjeografi Strabon. Po akademik Flori Bruqi, ndryshe nga institucionet shkencore në Kosovë dhe në Shqipëri, i shikon trojet shqiptare si një e tërë, si një histori e pandashme ashtu siç kanë qenë në rrjedhë të historisë. Institucionet shkencore në Shqipëri dhe në Kosovë, përfshi dhe institucionin e vetëm shkencor në Maqedoni, i kanë parë trojet shqiptare si parcela të pavarura dhe gjithë puna kërkimore-shkencore ushtrohet brenda parcelës së shtetit ku ndodhen. Ndryshe ndodh me akademikun Flori Bruqi. Ai i vështron trojet shqiptare në tërësinë e tyre dhe nga kjo fushëpamje artistike dhe shkencore jep atë realitet shqiptar të pandarë, të mishëruara në vepra artistike, por dhe në studime shkencore.

Një nga veprat madhore të akademik Flori Bruqit është “Leksikoni enciklopedik”, Prishtinë 2020, botim i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, një vepër që rrezaton arritjet shkencore dhe ato artistike më të realizuara brenda hapësirës së trojeve shqiptare dhe në diasporë. Vetëm fakti që kjo Eciklopedi nuk është e ngjashme me ato që kanë dalë deri më sot në Prishtinë, të cilat përfshijnë personazhe dhe ngjarje brenda territorit të shtetit të Kosovës, me ato të Tiranës, që kufizohen me personazhe dhe ngjarje brenda Shqipërisë londineze, kjo Enciklopi i thyen këto kufizime të deritanishme dhe përcjell dritë dhe dije në çdo skaj të trojeve shqiptare, deri në diasporën më të largët.

Ajo përcjell idenë e përbashkimit të trojeve shqiptare brenda historisë së përbashkët, që ato kanë dhe kanë patur në mijëvjeçarë, nga ku gjallon një letërsi dhe art i përmasave botërore, sepse fryma që ato përcjellin i drejtohen çdo individi të planetit tokë, pavarësisht kombësive dhe racave që ata i përkasin. Enciklopedia e akademik Flori Bruqit, duke u lidhur natyrshëm me zinxhirin e artë të enciklopedive botërore, u përcjell popujve dhe institucioneve shkencore vlera të rëndësishme, që janë krijuar në këto troje shqiptare përgjatë gjithë historisë së tyre. Akademik Flori Bruqi aq sa ëshë i interesuar për fatin e trojeve shqiptare në veri, po me kaq vëmendje ka ndjekur dhe fatin e trojeve shqiptare në jug të tyre. Ka një përpjekje të pandërprerë të Akademisë së Athinës për t`i parë trojet në jug të Shqipërisë si pjesë të Helladës, duke e provokuar rëndë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me librin shovinist të botuar në anglisht në vitin 1977.

Kundër këtij libri në trojet shqiptare ka patur vetëm një zë kundërshtues dhe ky ka qenë akademiku Kristo Frashëri. Për ta patur të qartë se sa i rëndë është ky libër provokues, po e citojmë kundërshtimin e akademik Kristo Frashërit në artikullin “Shtrembërime të historisë së Epirit nga Akademia e Athinës”, botuar tek “Gazeta Shqiptare” datë 07.08.2011, i cili vë në dukje se disa botime gjoja shkencore, nuk janë gjë tjetër veçse lakmi nacionaliste të fqinjit tonë jugor ndaj viseve shqiptare.

Kristo Frashëri: “Prej tyre meriton të veçohet botimi me pretendime shkencore që ka dalë nga shtypi në Athinë kohët e fundit. Fjala është për trajtesën që Akademia e Athinës botoi kohët e vona në anglisht në format të madh prej 480 faqesh, nën drejtimin e përgjithshëm (general editor) të M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek), Athinë 1997.

Botimi i përmendur, që tani kemi në tryezë, ndryshon nga moria e botimeve të mëparshme nga tri pikëpamje - trajton nga pikëpamja kohore në mënyrë integrale historinë e Epirit gjatë 4000 vjetëve; e dyta, në të kanë marrë pjesë autorë ndoshta më të shquarit e historiografisë greke të ditëve tona; e treta, nga pikëpamja e përgjegjësisë shkencore, politike e morale mban vulën e Akademisë së Athinës, e cila pavarësisht nga emri që mban, është Akademia e Shkencave jo e Athinës, por e Greqisë”. Dhe më tej profesor Kristo Frashëri vazhdon: “Ne kemi pritur që me dobësitë e kësaj periudhe të merren historianët shqiptarë të specializuar në problemet e historisë së lashtë të Epirit. Arsyeja përse ata heshtin është puna e tyre”.

Po çfarë përmban në thelb ky libër? Ka tjetërsuar përkatësinë etnike të Epirit nga pellazgo-iliro-shqiptare, sipas autorëve të antikitetit, në helene, në kundërshtim me të gjithë autorët antikë që kufirin verior të Helladës e vendosnin në jug të Gjirit të Artës (Ambraqisë), kurse deri në fillim të shekullit XX, në të gjitha hartat dhe dokumentet evropiane, përfshi dhe disa autorë helenë quhej Shqipëria e Poshtme. Gjithashtu edhe Dodona pellazge është tjetërsuar në helene, madje duke e vendosur dhe në vendin e gabuar. Në këtë hapësirë Akademia e Athinës pretendon kulturë dhe qytetërim helen që prej 4 mijë vjetësh, duke i hapur rrugën qeverisë së Athinës ta pretendojë këtë hapësirë si territor të saj, pretendim të cilit nuk i është larguar as në ditët e sotme, duke mbajtur në fuqi “Ligjin e Luftës” me Shqipërinë.

Përballë këtij provokimi kaq të rëndë kanë heshtur institucionet shkencore të trojeve shqiptare. Kanë heshtur dy institucionet shkencore të Tiranës: Akademia e Shkencave dhe Akademia e Studimeve Albanologjike; dy institucionet shkencore të Prishtinës: Akademia e Shkencave dhe Instituti Albanologjik, si dhe në Shkup Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Po nëse heshtin institucionet shkencore të këtyre vendeve, që paguhen nga shtetet përkatëse për të folur, nuk ka heshtur akademiku Flori Bruqi, si anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, i cili në shkrimin studimor: “Vendndodhja e Dodonës pellazge” që është një përgjigje shkencore kundër Akademisë së Athinës, ka argumentuar qartësisht se Dodona në dimensionin e saj historik ka kaluar nga pellazge në ilire dhe nuk mund të tjetërsohet nga pellazge në helene, kur kufiri midis Helladës dhe Epirit ka qenë i pandryshur me Gjirin e Artës (Ambraqisë) përgjatë gjithë historisë dhe që më vonë ky vend është quajtur Shqipëria e Poshtme. Akademiku Flori Bruqi me krijimtarinë e tij të gjithanshme, në disa fusha, ka mbetur një luftëtar i vijës së parë në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar, ka përballuar me guxim lakmitë shoviniste të fqinjëve tanë, duke sjellë një letërsi cilësore dhe një mendim shkencortë admirueshëm.

MODERNITETI NË LETRAT SHQIPE

 

Shkruan:Flori BRUQI

      

MODERNITETI NË LETRAT SHQIPE

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi "Moderniteti në letrat shqipe"  mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

„Literaturë“

 

(E falënderojmë përzemërsisht autorin)

 

 

 

 

Cikel poetik  - Arshi Pipa

 

NEMESIS (MALLKIM)

 

Ndër gropa burgjesh shkrye për gur e baltë,

mbërthye qelash ndër pranga,

nga gjoksi i shtypun sungullon mâ e naltë

kur del prej s’thelli kanga.

Na shajnë e na poshtnojnë, na plasin gjamën:

anmiq t’adheut! Tradhtarë!

pse duem Shqipnin e plotë, pse urrejmë na namën

e huej, pse jem, shqiptarë.

E ata qi e shitën tue ja lidhun qerit

t’anmikut për trofe,

ata qi flamurin, heu, i’Iskanderit

e zhyen me tjetër fè,

ata qi deri dje mbajshin kapistra,

teneqexhinj, shollarë,

gjysmakë, t’falimentuem, e sot ministra:

ata janë atdhetarë!

Na zhgulin thonjt me danë, ndër plagët krypë

na këllasin, na e shtyjnë

n’gërmaz me grushta, e uj kur bâjmë me lypë

qeshin e na pështyjnë.

Na lagin dimnit qelat, elektrikun

na e venë ndër veshë e n’gojë

e ndër trupa… E qeshin tue fikun

cigaret n’sy për lojë.

Na vene jelekun sa me u thye kërbishtnash,

na lanë me ditë e netë

varun për shpatullash mbi maje gishtash,

pa ngrënë, pa pi, pa fjetë.

Mandej po ngelëm prapseprap na gjallë

me shkelma na mbarojnë,

na hjedhin prej dritores, e veç rrallë

me nji plumb na nderojnë.

Pa gur, pa shenj, ndër gropa plehu hjedhun

si coftina na kallin,

ku grat e foshnjet tona s’vinë me rrjedhun

lotët që zbusin mallin.

Po e fortë asht zemra jonë, ma e fortë, o vllazën,

se tortura qi e sosë.

E zjarrmi i anmikut veç mâ keq na ndezën

urrejtjen qi rroposë.

Heu e tmerrshme ajo ditë tri herë fatore

kur shokët qi nuk ranë,

me shpirtin dalldisur për fitore,

do t’thrrasin gjakun tonë.

Dridhnju tiranë mbi frona e ju xhelatë

qi vegla u bâh’ ni qorre.

E zezë asht nata, por s’ashtë veç një natë.

Dielli i liris, ti shporre!

E n’se lypet durim e besë qi s’vdaret.

aq sa më dhambë me bre

hekurin që kryqzon dyert e dritaret,

qoftë ajo ligjë për né.

Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokë

me besën e dëshmorit,

nga shpirti i bamë thëngjill qyshkur, o shokë,

pa shfrim mbrenda kraharorit,

ushton kanga e kushtrimit. Then çelikun,

shpartallon ledh e strehë,

dhe si shqiponja e flamurit vërtikun

ndër qiellna t’lira zhgrehë.

Përpëlitet Shqipnija nën mizoren

thundër si krymb n’handrak.

Heu, deri kur ma do puthim dorën

qi syt na i plasi gjak?

Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén

ksaj zgjedhe fund me i dhanë!

Ta zhbijmë krajtën qi na e bani atdhen

veç burg e kasaphanë.

 

Pjesë nga libri "Moderniteti në letrat shqipe"  

 

 

 

 

“E vërteta për Dodonën dhe Epirin”, një libër që zgjon kureshtjen studimore dhe u përcillet brezave

 Pas disa studimeve të suksesshme, Kujtim Matell na vjen kësaj here me librin studl- mor “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”, I cili është ndërtuar mbl katër teza që zbardhin të vërtetat për Dodonën dhe Epirin. Autori analizon Dodonën dhe Epirin në rrafshin historik duke zbuluar disa të vërteta të cilat ose kanë qenë të shtrembëruara, ose kanë qenë të panjohura.

Deformimi më i madh në Epir ka qenë ven- dosja e Dodonës në vendin e gabuar, që re- zultoi me shtrembërimin e historisë deri në ekstrem. Ndaj autori i studimit “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”, e fillon pikërisht me zbardhjen e së vërtetës duke formuluar tezën: “Dodona nuk është në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës.”

Për ta vërtetuar këtë tezë, autori solli në studim të gjithë autorët e antikitetit që kanë treguar se në cilën pjesë të Epirit Ishte vendo- sur Dodona dhe cila ka qenë topografia e saj. Gjithashtu ka marrë në shqyrtim të gjitha gjet- jet arkeologjike të luginës së Carakovistës të zbuluara nga Karapanos dhe arkeologët e tjerë pas tij siç ishin Evagjelides dhe Dakaris.

Që nga autorët e antikitetit nuk kanë asn- jë të dhënë për vendndodhjen e Dodonës në luginën e Carakovistës, autori i studimit Kujtim Mateli, ka sjellë Kostandin Karapanon I cili e fillon studimin e tij kështu:

“Tempulli i Dodonës, me gjithë famën e tij, deri më tani Ishte pothuajse i panjohur. Autorët grekë dhe latině na japin informacione shumë të paplota, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të na dhënë një ide se çfarë ai ishte, as për të na treguar vendin e saktë të vendndodhjes së tij. Monumentet epigrafike ose figurative, që lidheshin me këtë tempull dhe që do të kishin shërbyer për të kompensuar heshtjen e au- torëve antikë ose për të plotësuar informacio- net e tyre, gjithashtu na mungojnë.”

Autori i studimit Kujtim Matell, pavarësisht se Karapanos e ka pranuar mungesën e dësh- mive të autorëve të antikitetit për ta vendosur Dodonën në luginën e Carakovistës, në një punë kërkimore për gati 20 vjet arrin në përfun- dimin se nuk gjenden dëshmi për ta vendosur Dodonën në mes të Epirit, pozicion ku gjendet Janina dhe lugina e Carakovistës.

Autori i përgjigjet pyetjes. Nëse dëshmitë e autorëve të antikitetit nuk e vendosin Dodonën në mes të Epirit, por në veri të tij, në tokën e Molosisë, në kufijtë e Atintanisë Ilire, a gjeti Karapanos dhe arkeologët e tjerë pas tij ndonjë dëshmi arkeologjike që të vërtetonin Dodonën në Carakovistë?

Autori analizon të gjitha gjetjet arkeologjike sipas inventarit që Karapanos kishte dokumen- tuar në dy librat e tij dhe arrin në përfundimin që Dodona nuk ndodhej në luginën e Carakovistës sepse:

-Asnjë gjetje arkeologjike nuk e ka një mbishkrim që të vërtetonte që al al q qytet i përkiste Dodonës.

-Të gjitha gjetjet arkeologjike që I drejtoheshin Hyjnisë vërtetojnë se atje nderohej Di Naio, kurse në Dodonë, Hyjnia nderohej si: Di

Dëshmitë e autorëve të anti- kitetit që e vendosnin Dodonën në veri të Epirit, në tokën e Molosisë dhe mungesa e gjetjeve arke- ologjike që të vërtetonin Dodonën në luginën e Carakovistës, kanë vërtetuar tezën e Kujtim Matelit se Dodona nuk gjendet në luginën e Carakovistës, në mes të Epirit, në Jugperëndim të Janinës. Në vërtetim të kësaj teze që gjendet në pjesën e parë të titulluar “Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Jani- nës në luginën e Carakovistes” faqe 25-146, H autori është mbështetur në 113 dëshmi që vijnë nga autorët e antikitetit dhe nga mbishkrimet e gjetura në luginën e Carakovistës.

2

Po nëse burimet historike dhe gjetjet arke- ta ologjike vërtetuan se al qytet nuk i përkiste Dodo- nës, autori i studimit shtron pyetjen: cilit qytetërim I përket qyteti I luginës së Carakovistës?

Për të arritur në një përfundim të saktë dhe që më pas të ngrinte një tezë, autori mbështetet mbi përfun- dimet e arkeologut Dakaris të cilat i parashtroi në konferencën shkencore, të vitit 1984, organizuar në Francë nën drejtimin e arkeologut Pierre Ca- banes, i cili thotë: “Vendi i shenjtë i epirotëve ishte qendër e Aleancës Epirote (343/2 deri në vitin 234/3) dhe më vonë Koinion | Epirit (234/3 deri në vitin 168).”

Ky qytet, duke qenë qendër e institucioneve epirote ka përfaqësuar më mirë se çdo qytet tjetër i Epirit kulturën epirote, e cila gjendet e dokumentuar në një numër të madh gjetjesh arkeologjike që i përkasin këtij qytetërimi. Pas këtij dokumentimi që qyteti i luginës së Cara- kovistës ka qenë Sell e Institucioneve Epirote, autori i këtij studimi, Kujtim Matell, I përgjig jet pyetjes që vete ka parashtruar: duke qenë Sella e Institucioneve Epirote, cilit qytetërim i përkasin këto gjetje arkeologjike?

Duke i marrë në analizë pjesën më të mad- he të këtyre gjetjeve arkeologjike, si qeleshja epirote apo cyla dyjare, arrin në përfundimin se ky qytet i përket qytetërimit pellazgo-ilir. Po ash- tu, emrat e përveçëm të njerëzve të përdorur në Epir, oponenti i Karapanos, M.E.Egger, i ka gjetur si emra epirotë që nuk përdoreshin në botën helene.

Në arritjen e përfundimit që Epiri i përket qytetërimit pellazgo-ilir, autori ka përdorur burimet e autorëve të antikitetit dhe përfundi- met që kanë dhënë oponentët e Karapanos në analizën që u kanë bërë gjetjeve të luginës së Carakovistës, të cilat gjenden të dokumentuara në pjesën e dytë të titulluar: “Dëshmi të qytetërimi pellazgo-ilir te qyteti i luginës së Carakovistës”, faqe 149-230, ku ka shfrytëzuar 78 burime nga autorët e antikitet

3

Në tezën e tretë: “Dodona ndod- het në Dëshnicë të Përmetit” autori analizon burimet historike, të cilat lidhen me pozicionin gjeografik të Dodonës në Epir dhe topografinë e saj. Për të përcaktuar venndodhjen e Dodonës, autori ka sjellë pothuajse në mënyrë shteruese autorët e antikitetit duke u mbështe- – tur kryesisht te gjeografët dhe udhëtarët të cilët shkruar, kur Dodona ekzistonte në kohër e tyre dhe disa edhe e kanë vizituar atë. Autor dëshmitë e tyre i quan të sakta dhe i konsid eron si dëshmi të dorës së parë, mbi të cila mund të mbështetesh për të arritur në përfun dime të qëndrueshme dhe të sakta. Autorët mb të cilët është mbështetur autori i studimit dhe qe mbi bazën e tyre e ka përcaktuar Dodonën në Dëshnicë të Përmetit janë: Kladio Tolomeo, Sky laks Kariandensis, Hekateu i Miletit, Stefan Bi zantini, Vib Sekuestri, Straboni, Diodor Sikulus Tit Livi, Polibi, Dionis Halikarnasi, Gaius Julius Solinus etj. Autori i studimit vlerëson në mënyrë të veçantë burimet e Perandorisë Romake qe vendosin Dodonën dhe malin Tomar në luginër e Aos (Vjosa e sotme) në tokën e Molosisë dhe në kufijtë e Atintanisë Ilire, duke e konsiderua malin Tomar të Dodonës si mal që ndante Ilirine me Epirin.

Autori i studimit, Kujtim Mateli, thotë se vendndodhja e Dodonës është në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, në shpat te malit Trebeshinë, ku ndodhet kalaja antike dhe poshtë saj një qytet antik me rreth 600 rrënoja rrënoja, lumi i Dëshnicës (Dodon) që rrjedh përgjatë luginës së Dëshnicës, rrëzë malit Trebeshinëdhe fusha e Këlcyrës me përmasat 6 km x 1.5 km që në antikitet identifikohej si Fusha Hellopia. Përcaktimi i vendndodhjes së Dodonës gjendet në pjesën e tretë dhe të katërt, faqe 233-342 dhe autori në këtë përfundim ka arritur duke u mbështetur në 77 burime të autorëve

antikë, por edhe atyre modernë që kanë përcaktuar territorin e shtrirjes së Atintanisë, e cila në veriperëndim kufizohet nga Apollonia, kurse në juglindje me rrjedhën e lumit Aos dhe malin Trebeshinë (Tomar), mendimet e të cilëve përputhen me ato të autorëve të antikitetit duke vërtetuar kështu vendndodhjen e Dodonës në kufijtë e Atintanisë dhe në tokën e Molosisë.

4

Në tezën e katërt, autori i studimit Kujtim Mateli, trajton përkatësinë etnike të Dodonës, e cila është pellazgo-ilire. Në vërtetim të kësaj teze, janë sjellë pothuaj të gjithë autorët e antikitetit që e quanin Dodonën pellazge dhe banorët e Epirit të njohur si pellazgë deri në shekullin e parë pas Krishti…

4 Në tezën e katërt, autori i studimit Kujtim Mateli, trajton përkatësinë etnike të Dodonës, e cila është pellazgo-ilire. Në vërtetim të kësaj teze, janë sjellë pothuaj të gjithë autorët e antikitetit që e quanin Dodonën pellazge dhe banorët e Epirit të njohur si pellazgë deri në shekullin e parë pas Krishtit, kurse më pas në burimet e autorëve helenë dhe latinë, edhe banorët e Epirit janë quajtur ilirë, sepse epirotët dhe ilirët i përkisnin së njëjtës etnie. Në vazhdim, autori Kujtim Mateli, e paraqet Dodonën një produkt pellazgo-ilir, analizon katër provat e Karapanos mbi bazën e të cilave ai e kosideronte Dodonën një faltore helene, të cilat në analizën shkencore të të këtij studimi, nuk janë veçse pretendime absurde të Karapanos dhe mbështetësve të tij të botës helene. Autori tregon për pamundësinë e helenëve që të depërtonin në faltoren e Dodonës. Këtë e tregon fakti, kur athinjotët donin të bënin një ndryshim në Dodonë, u ndaluan rreptësisht nga Olimbia e Epirit, e cila dërgoi delegatët e saj në Athinë duke u kujtuar se nuk mund të kryenin asnjë veprim në Dodonë. Në vitin 219 para Krishtit, Dodona u shkatërrua nga strategu i Etolisë, Dorimahu. Nëse Dodona do të ishte helene, ata nuk do të shkatërronin faltoren e tyre. Më pas, në vitin 168 pas Krishtit, Epiri u pushtua nga romakët, ku secili popull qeverisej sipas kufijve të tij dhe Epiri, bashkë me të edhe Dodona, u bënë pjesë e Ilirisë. Teza e katërt: Përkatësia etnike e Dodonës është pellazgo-ilire, është trajtuar në pjesën e pestë dhe të gjashtë, faqe 345-408. Në vërtetim të kësaj teze, autori ka sjellë 64 burime nga autorët e antikitetit, të cilët vërtetojnë përkatësinë pellazgo-ilire të Dodonës dhe Epirit. Në tërsinë e vet libri studimor i Kujtim Mateli është një pasuri e çmuar që u shërben jo vetëm vendasve të tij, por edhe studimeve historike në tërësi. Lexuesi i thjeshtë dhe studiuesi, secili nga niveli i tij, do të gjejnë në këtë libër të dhëna interesante dhe me vlerë për të vërtetën e vendndodhjes së Dodonës dhe shtrirjen e Epirit. Institucionet shkencore shqiptare kanë përpara një studim serioz, i cili duhet të merret në konsideratë dhe secila nga tezat e paraqitura në këtë libër, duhet të bëhet pjesë e debateve shkencore


M.A

I akuzuari për krime lufte në Istog nuk e pranon fajësinë, thotë se i ka ndihmuar popullatës shqiptare

Në seancën e sotme të mbajtur në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i akuzuari i për krime lufte, Ekrem Bajrovic ka thënë se nuk ka bërë asgjë dhe se nuk ndihet fajtor. 21 Dhjetor, 2023 in Kosova 20 1 0Një deklarim të tillë, i akuzuari Bajrovic e ka dhënë në seancën fillestare, pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit special Ilir Morina, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Nuk kam bërë asgjë dhe nuk ndihem fajtorë për të gjitha ato të cekura”, tha ai. I njëjti pretendon se i ka ndihmuar popullatës shqiptare. “Shpresoj që gjatë kësaj procedure do të vërtetoj sa i kam ndihmuar popullatës shqiptare”, shtoi Bajrovic. Më pas, gjykatësi Mentor Bajraktari i njoftuar të akuzuari Bajrovic dhe mbrojtësin i tij kryesor, avokatin Ljubomir Pantovic se jo më vonë se 30 ditë nga dita e shqyrtimit fillestar t’i paraqesin propozimet për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës. Sipas aktakuzës së PSRK, të ngritur me 15 shtator 2023, Ekrem Bajrovic po akuzohet gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth. Në këtë aktakuzë, thuhet se i njëjti si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe depërtimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar. Sipas kësaj aktakuze, me 8 maj 1999, në fshatin Staradran, derisa kolona e popullsisë civile e nacionalitetit shqiptar ishte duke shkuar në drejtim të Shqipërisë, u ndal nga forcat policore dhe ushtarake serbe ku bënte pjesë edhe i akuzuari Bajrovic. Tutje, thuhet se meshkujt janë ndarë nga pjesa tjetër e grupit, fillimisht ua marrin paratë dhe gjësendet e tjera me vlerë, e më pastaj të gjithë i vendosin në oborrin e shtëpisë së D.Z. duke i renditur në radhë një nga një, e me duar të ngritura lartë dhe me fytyrë nga muri i oborrit. Më tej thuhet se të njëjtin janë rrahur me mjete të ndryshme dhe duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore, si dhe duke ju thënë “ku e keni NATO-në, ku e keni UÇK-në”. Po ashtu, aktakuza thotë se më pas i kanë dërguar një nga një në shtëpinë e Z.S. dhe i kanë pushkatuar të paktën 16 civilë të nacionalitetit shqiptar, me ç’rast mbijeton i dëmtuari/dëshmitari Naim Elshani, i cili kishte mbetur i plagosur, kurse 15 të vrarë. Tutje, aktakuza thotë se me 7 maj 1999 në fshatin Staradran, ka marrë pjesë në arrestimin, kidnapimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve të nacionalitetit shqiptar. Ashtu që fillimisht të dëmtuarit i ndajnë nga kolona e civilëve, u marrin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë, e pastaj që të gjithë i dërgojnë në Gurakoc në lokalin e Shaban Sylës ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore. Kurse, aktakuza thotë se me 8 maj 1999 i kishin transferuar në stacionin policor në Gurakoc, ku kolonës i printe i akuzuari Bajrovic dhe i njëjti e kishte goditur me pjesën e pasme të automatikut të dëmtuarin Azem Tuzi në anën e djathtë nën brinjë. Ndërkaq, në fund aktakuza thotë se pas vendosjes në stacionin policor në Gurakoc kanë filluar duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhunë psikike, traumë dhe pasoja në shëndet dhe duke i kanosur seriozisht me jetë. Andaj, sipas aktakuzës ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile, e paraparë dhe sanksionuar me nenin 22 të Ligjit penal të ish RSFJ”.

A e di veten mbi ligjin SPAK dhe urdhëruesit e tij Rama & Balla?

 

A e di veten mbi ligjin SPAK dhe urdhëruesit e tij Rama & Balla?

Nga  Prof.Dr.Jamarber Malltezi


Duke qenë se SPAK ka nisur hetim prej mbi 3 vitesh, se e kanë shumë seriozisht zbatimin e ligjit, se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, etj. Po shtroj disa pyetje publike nisur nga rasti im konkret.

A keni ngritur akuzë për kallëzim të rremë për Taulant Ballën, ish kreu i Grupit Parlamentar të PS dhe aktualisht Ministër i Brendshëm?

Në kallëzimin e tij Balla pretendonte se toka e 5 familjeve të vjetra të Tiranës ishin shpronësuar sipas tij nga “Shefqet Verlaci dhe Jake Mane”. SPAK ka harxhuar miliona euro rroga për prokurorët dhe hetuesit dhe i detyroi të punonin muaj me rradhë në Arkiv të Shtetit, ndonëse e kanë tëbotuar në Fletoren Zyrtare të shtetit që ishte rekuizim i përkohshëm e jo shpronësim.

Kanë kaluar mbi 3 vjet, është vërtetuar katërçipërisht që Taulant Balla ka kryer kallzim të rremë, por ende SPAK nuk shprehet.

Pyetje për prokuroren që brenda ditës pranoi kallzimin dhe firmosi nisjen e procedimit penal:

A mos është mbi ligjin Taulant Balla?

Para 4 muajsh, ndonëse kish firmën e Edi Ramës tek vendimi i KRRT Tiranë, SPAK shkruante se dyshonte Sali Berishën për ndryshimin e destinacionit të tokës tek ish Klubi Partizani. Sot prokurorët kanë vërtetuar se ndryshimin e destinacionit nga zonë sportive në zonë banimi e ka kryer Këshilli Teknik i KRRT së Bashkisë së Tiranës – 10 drejtorat e besuar të Edi Ramës:

(i)                 pa pasur kërkesë nga pronarët e tokës,

(ii)               pa lidhur ende kontratë pronarët e tokës me firmen ndërtuese dhe

(iii)             pa u kryer privatizimi.

Nëse SPAK – sic shkruan – mendon se ndryshimi i destinacionit është dyshim i bazuar për korrupsion, atëherë a ka nisur hetime ndaj Edi Ramës dhe drejtorëve të tij për këtë ndryshim?

A e keni burgosur gjë Edi Ramën gjatë kësaj kohe që duhej të kishit nisur hetimet?

Askush nuk është mbi ligjin. As prokurorët e SPAK.SPAK ka detyrimin të zbatojë ligjin njëlloj përndryshe kemi të bëjmë me standarte të dyfishta ose thënë më shkoqur dyfytyrësi!

Edi Rama ka ndryshuar destinacionin në dhjetëra zona të gjelbra dhe sportive të Tiranës si:

1.      Ish Klubi Dinamo

2.      Ish Klubi Partizani

3.      Ish Klubi 17 Nëntori

4.      Ish Klubi Dajti

5.      Fushat sportive përtej spitalit Neurologjik,

6.      Fushat e zeza përballë hotel Mondial,

7.      Lulishtja e madhe tek partizani i panjohur që u bë zyra dhe hotel për Fidelin,

8.      Lulishtja e madhe pas Pallatit të Kulturës që tani ka dhënë leje për gradaçelë,

9.      Lulishtja e madhe tek ish Uzina Mekanike u kthye në pallate për miqtë e Ramës,

10.  Zona e gjelbër që përfshinte ish-QRVA me firmë të Edi Ramës u kthye në 50 pallate,

11.  Lulishtja tek Sheshi Italia (pranë Stadiumit) u bë lokal me firmë të Edi Ramës.

Edi Rama nuk u ndal me ndryshimet e destinacioneve në qytet, por kafshoi edhe zonën e mbrojtur të Parkut të Madh të Liqenit duke kthyer në zona banimi:

a.       ish liqenin e thatë

b.      kodra sipër liqenit

c.       leje për gradaçela tek ish lokali Lion Park dhe

d.      ish hotelin Sheraton e ktheu në xhungël gradaçelash.

A ështëarrestuar në vijim të hetimeve Edi Rama për të gjitha këto apo ai është mbi ligjin? Apo për të aplikohet thënia e Luigjit 15-të, “Ligji jam unë”?

Po për lejet e kundraligjshme të ndërtimit që ka lëshuar Edi Ramanë zona sportive pa ndryshuar më parë destinacionin?

Edi Rama dha leje ndërtimi për (1) pallatin Ambasador 3 (ku banon ministri aktual i brendshëm, miku i trafikantëve të drogës dhe promovues i 5 prokurorëve të Elbasanit për në SPAK), dhe (2) pallatin përballë Stadiumit Selman Stërmasi ndërkohë që Plani Urban i kish caktuar zona sportive. Po leja për gradacelë 44 katëshe tek toka e ish Klubit Sportiv Dajti kur edhe Plani Urban që e miratoi vetë lejon ndërtime deri 9 katëshe?

A është Edi Rama mbi ligjin? Apo Rama është ligji që duhet ta zbatojnë prokurorët e SPAK-ut?

Dy vitet e fundit Edi Rama ka lëshuar leje ndërtimi edhe brenda zonës qendrore të Parkut Kombëtar të Butrintit si tek Gjiri i Manastirit edhe tek Kepi i Stillos. Kjo është vepër penale pasi është në shkelje të Ligjit të Zonave të Mbrojtura. Parku Kombëtar gëzon ndër nivelet më të larta të mbrojtjes por për Edi Ramën ligji duket teknikalitet bezdisës.UNESCO reagoi me indinjatë ndaj shkatërrimit të Parkut Kombëtar të Butrintit për interes të xhepit të Edi Ramës e miqve të tij, e kjo gjë shqetëson çdo Shqiptar, por mesa duket jo SPAK.

Dini gjë për këtë zotërinj prokurorë, apo keni hetuar dhe ju rezulton thashethem kafeneje apo akuzë politike?

Prokurorët e SPAK refuzuan të pranonin si prova deklaratat e Edi Ramës në Kongresin (9 Prill 2022) dhe Asamblenë e PS (7 Maj 2022) ku deklaroi: “SPAK-i në këtë rast ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht të hyjë në Shtetet e Bashkuara… Jemi vetëpërmbajtur, deri ku tani nuk mban më, Përballë kësaj tallje të madhe, durimi ynë po soset. Zonja dhe Zotërinj të SPAK-ut zgjohuni! Po deligjitimohet SPAK-u dhe i gjithë sistemi i ri i drejtësisë”.

Vetëm pak ditë pas këtij urdhrit publik të Edi Ramës, prokurorja e SPAK ndonëse kinse kishte hetim pa emra, ka nisur 6 shkresa për hetim pasuror brenda një dite (29.04.2022 me numrat e protokollit nga 3607 deri 3612) duke hetuar deri tek mbesat e Sali Berishës dhe madje edhe për kohën kur ato ende nuk kishin lindur! Pra, jo hetim për ndonjë vepër konkrete penale, por hetim pasurie për 3 breza. Me 12.02.2024 Edi Rama na sqaroi kur deklaroi “duke qenë NE ata që e garantojmë drejtësinë qëështë e lirë të veprojë”, e ne sot jemi dëshmitarë se si veprohet.

A nuk dëshmohet presioni dhe nënshtrimi ndaj Edi Ramës?

Prokurorja (e sjellë në SPAK nga Elbasani) sekuestroi dosjen civile për shpifje që Prof. Malltezi kish paditur Taulant Ballën. Ky veprim ndërkohë që procesi gjyqsor vijonte në gjykatë ishte dhunim i të drejtave kushtetuese për një proces të rregullt.

A janë prokurorët e SPAK mbi ligjin dhe mund të shkelin të drejta kushtetuese të shtetasve nëse shohin se cënohen interesat e Taulant Ballës?

Duke ju rikthyer çështjes së stisur politikegjatë hetimeve mbi 3 vjecare ka rezultuar se:

1.      Toka ku komunistët vendosen ish Klubin ishte private e jo publike. Toka ju përkiste 5 familjeve themeluese të Tiranës dhe nuk ishte shpronësuar nga Italia por rekuizuar përkohësisht dhe vijoi të ishte private edhe në 1945 para se të grabitej nga komunistët;

2.      Procesi i kthimit të pronës tek pronarët legjitime nisi qysh në 1995. Në 1996 pronarët e tokës morën vendime të (i) njohjes së pronës, (ii) kthimit të pjesshëm të saj dhe (iii) të drejtën e parablerjes.

3.      Kthimi i tokës tek pronarët zgjati nga 1996-2007 dhe u vërtetua nga gjithë Komisionet e Kthimit të Pronave, Agjensia e Kthimit të Pronave dhe GIS Kadastra e Bashkisë.

4.      Prof. Malltezi u bë pronar i 410 m2 tokënga kthimi i pronës private që ishte grabitur nga regjimi komunist tek 5 familjet pronare. Ai bleu edhe 2200 m2 tokë nga bashkëpronarët dhe më pas tre nga bashkëpronarët u bënë bashkë që e zhvilluan pronën e tyre private;

5.      Nga proceset e kthimit te pronës tek qindra pronarët e ligjshëm dhe më pas privatizimi i objekteve të ndërtuara në tokë pronari nuk ka asnjë zyrtar të dyshuar për asgjë;

6.      Nuk ka asnjë dëm në financat publike, përkundrazi shteti përfitoi rreth 800,000 $ nga detyrimi i pronarëve të tokës që të blinin objektet e vjetra e të uzurpuara;

7.      SPAK tentoi të gënjente sikur u morën me letra me vlerë por doli se 90% e pagesës – pra 720,000 $ – ishin paguar me para në bankë dhe vec 10% e vlerës u krye me letra me vlerë;

8.      Nuk ka asnjë vepër penale pasi kthimi i pronës tek pronarët e shpronësuar padrejtësisht, nga rregjimi komunist, apo privatizimi i objekteve të ndërtuara mbi këto prona, sipas ligjeve të miratuara dhe në fuqi, nuk është as përfitim i parregullt, as korrupsion;

9.      Ndonëse nuk ka dëm financiar për financat publike, SPAK sekuestroi qysh ditën e parë të gjitha pronat, kompanitë private dhe llogaritë bankare personale të Prof. Malltezit;

10.  Edi Rama si ish kryetar Bashkisë së Tiranës ka refuzuar të zbatojë dhe ka kryer veprime në kundërshtim me vendim gjykate të formës së prerë (vepër penale) dhe ka shkaktuar dëm financiar rreth 320,000 euro nga shpërfillja e vendimit të gjykatës.

11.  SPAK ka detyrën ligjore për të mbrojtur interesin publik, financat publike, por në këtë rast SPAK nuk ka asnjë reagim për 320,000 euro dëm nga Edi Rama!

A është Edi Rama mbi ligjin? Apo Edi Rama është ligji për Prokurorët e SPAK?

Sali Berisha nuk ka asnjëdokument dhe asnjëVKM me emër të përveçëm por është në arrest shtëpie pasi SPAK “dyshon” se ka ndihmuar Malltezin ndonëse nuk paraqet asnjë provë!

Nga ana tjetër është fakt i vërtetuar botërisht se Edi Rama ka nxjerrë 4 VKM të personalizuara në mënyrë korruptive në këmbim të favoreve mediatike për Bolinon, biles edhe leje ndërtimi speciale në KKT për ndërtesën por SPAK që nuk guxon ti përmendë as emrin Kryeministrit.

Prof. Malltezit iu kthye 410 m2 tokë private e trashëguar dhe sot mbahet në arrest, Berisha nuk ka asnjë firmë për asnjë m2 tokë publike për asnjë nga miqtë e tij dhe mbahet në arrest shtëpie, ndërsa Edi Rama deri tani ka përvetësuar dhe dhuruar miqve të tij rreth 6 milion m2 troje publikenë bregdet, por nuk ka as hetim!

Në muajt e fundit Edi Rama ka marrë të ndajmë miqtë e tij edhe 600 ha (6 miljon m2) të tjera të grabitura nga zona qendrore eParkut Kombëtar të Butrintit, por SPAK po lodhet shumë të mbyllë sytë, veshët dhe arsyen duke bërë sikur nuk sheh, nuk dëgjon dhe nuk kupton.

A është Edi Rama mbi ligjin, apo për prokurorët e SPAK, ai është vetë ligji?

Me shpresë se do të respektoni institucionin tuaj me ndonjë përgjigje ndaj pyetjeve të mësiperme.

Një shtegtar serb në viset e Arbërit

 


Një shtegtar serb në viset e Arbërit

Nga Virgjil Muçi

Edhe pse një pjesë e mirë e studiuesve e konsiderojnë të parin përfaqësues të sentimentalizmit në letrat sllave, teksa shumëkush e vlerëson si themeluesin e pedagogjisë laike - jo më kot do të nderohej me postin e të parit ministër të Arsimit – Dimitrije (Dositej) Obradoviç (1739-1811) është një udhëtar i palodhur e një aventurier në llojin e vet, njeri që kuturis dhe shkon atje ku e shtyn kërshëria e panginjur për të njohur e mësuar. Ai ëndërron të themelojë shkolla e të jap mësim, të krijojë shtypshkronja e të shtyp libra, por përmbi gjithçka tjetër është një shkrimtar pjellor i shekullit të tetëmbëdhjetë i frymëzuar nga tradita e rilindjes europiane dhe mendjet më të ndritura të asaj kohe. Mjafton të kujtojmë këtu se janë vitet e botimit të kryeveprës së mendimit iluminist jo vetëm e thjesht për Francën, por për mbarë Europën, Enciklopedisë së famshme të Dideroit e D’Alamberit.

 Është pikërisht kjo frymë që e shtyn Dositej Obradoviçin të udhëtojë gjerë e gjatë e t’i bjerë kryq e tërthor Europës nga Vjena në Bratislavë, nga Lajpcigu në Paris e Londër e kështu me radhë deri sa një ditë niset nga Korfuzi dhe zbret në brigjet e Shqipërisë, në Sarandë. Sikundër shprehen biografët e tij, Obradoviçi do ta kalojë një pjesë të mirë të vitit 1768 në Shqipëri, asokohe nën Portën e Lartë, ashtu si dhe vendlindja e tij. Aty do të mësojë gjuhën shqipe dhe do të njoh nga afër doket e banorëve të këtij vendi “të varfër, por të mahnitshëm”, siç shprehet në shkrimet e tij.

 Në vitin 1783 Obradoviç boton pjesën e parë të romanit autobiografik “Jeta dhe lidhjet” (“Život i priključenija”). Libri është shkruar në formën e veprës epistolare aq në modë për shkrimtarët e kohës. Në hyrje teksa flet për udhëtimet e ndërmarra, ai përmend ndër të tjera Dalmacinë, Malin e Zi, Shqipërinë e Greqinë për të vazhduar më pas me ishujt e Mesdheut, Italinë, Moldavinë dhe Gjermaninë. E vijon me moton bajroniane: “Çfarë ka më zbavitëse se sa të mësosh sesi jetojnë njerëzit në vend të ndryshme dhe çfarë zakonesh kanë?”

 Në pjesën e dytë të veprës dhe, më konkretisht, në letrën V, e cila mban datën 3 gusht 1788 dhe qytetin prej nga është nisur, Riga, Obradoviçi flet gjer’e gjatë për udhëtimin në viset e Arbërit. Siç mësojmë prej penës së shkrimtarit bëhet fjalë për një udhëtim të vështirë me anije nëpër disa ishuj të Greqisë dhe mbërritjen përmes Korfuzit në Sarandë ku është i shtrënguar të ndalet ngase bashkudhëtari dhe miku i tij, Maksim, është mjaft i sëmurë. Në Sarandë Obradoviçi dhe Maksimi njihen me një grup hormovitësh, të cilët kur e shohin se në ç’gjendje është katandisur bashkudhëtari i tij prej lëngatës ofrohen ta shoqërojnë dhe i propozojnë të marrë udhën për të shkuar në Gjirokastër, prej nga, siç i bëjnë me dije hormovitët, Janina gjendet fare pranë. Hormovitët iu thonë gjithashtu se në shoqërinë e tyre mund të udhëtojnë pa frikë në mbarë Shqipërinë. Në këtë pikë Obradoviçi thotë se, në atë gjendje të ligësht të shokut të rrugës, ai nuk dëshiron ta lërë vetëm. E shton: “E kështu na gjejnë dy gomerë dhe unë shkoj me ta; së pari, për të shoqëruar shokun tim të dashur deri në Gjirokastër dhe, së dyti, për të parë Shqipërinë”.

   Ja çfarë shkruan më tej Obradiviçi: “Hormovitët ishin njëzetë djelmosha, të gjithë të armatosur dhe më këmbë si luanër, ndërsa ne të dy mbi gomarë. Nga Gjirokastra deri në Hormovë nuk bëhen më shumë se tri orë. Ditën tjetër mbërrijmë në qytetin në fjalë. Aty pa kurrfarë komplimenti, por me zemër të çiltër na ftojnë të shkojmë në varoshin e tyre, duke thënë: ‘More, jeni të marrë po nuk erdhët; more, vend si ai nuk keni parë në botë dhe as keni për të parë. Mu në skaj të varoshit kemi një manastir të Shën Nikollës; në të mund të jetojnë përbukuri dhjetë kallogjerë, por në të ka vetëm një se ne shqiptarët s’duam të vishemi kallogjerë. Aty do t’ju mbajmë dhe mund të rrini tri muaj ose tri vjetë, pa prishur as edhe një para. Në qoftë se ju pëlqen mund të rrini me ne gjithë jetën tuaj; neve qejfi na bëhet që Zoti atje lart në qiell ju dërgoj te ne. Ja shihni  si jemi ne të rinjtë (i pari i tyre kuvendon e na flet greqisht); lavdi Zotit kështu si ne këtu në Hormovë ka dy mijë të rinj pa zënë ngoje të moshuarit. Do të shihni këtu pleq tetëdhjetë vjeçarë që i ngjiten malit të armatosur e me këngë në gojë”.

Më tej Obradoviç flet për vizitën në një shkollë që gjendet pranë vendit ku janë ndalur për të kaluar natën. Prej tij mësojmë se mësuesi quhet Elefter dhe jeton tok me të shoqen e familjen. Dhe ja sesi ata të dy i hapin zemrën mësuesit dhe i kallëzojnë me kë kanë ardhur këtu me frikë në zemër në një vilajet të largët dhe me njerëz të panjohur. Por mësuesi i qetëson, duke iu konfirmuar ato që kanë dëgjuar tanimë për ata djem levendë.

E kështu fillon rrugëtimi i dy udhëtarëve serbë në shoqërinë djemve hormovitë. Ja si e përshkruan Obradoviç: “Të nesërmen ngjitemi në malet e larta të Hormovës. Gjejmë një varosh të madh e tejet të bukur me shtatëqind dyer. Të gjitha shtëpitë janë të ndërtuara me gur si kasteli. Vetëm në varosh ka pesëdhjetë burime, të cilët në fund të varoshit formojnë një lumë të vogël; bash te manastiri lumi lëshohet më të poshtë një rrëpire të frikshme me një rrapëllimë sa thashë me vete se njeriu e ka të pamundur të flejë në jetë të jetëve. Më pas mësova se nuk ka vend në botë ku flihet më mirë: kur fle të bëhet sikur je në qiell dhe dëgjon një muzikë aq të çuditshme e të ëmbël”.

Obradoviç flet edhe për takimet me disa kryepleq dhe mikpritjen e tyre. “Këta njerëz sikur na thirrën nga Smirna (Izmiri) enkas për të na nderuar… iu vjen ndoresh t’i bëjnë nderet”. Në përshkrimet e veta bën fjalë edhe për gatimet: mishin e pjekur dhe byrekun me ajkë e gjizë. Byreku i këtushëm ka diçka nga shija e pashtetës italiane dhe pudingut engles. Ai na kumton se gjithçka është pjekur dhe për hajet e zjera s’duan t’ia dinë. Gjellëve iu hedhin vaj ulliri me bollëk. Sipas tij gjithkush ka verë në bodrum sepse nuk ka se kujt t’ia shesë. Shqiptarët e këtyre viseve, sikundër thotë, hanë edhe peshkun, “por iu duhet të udhëtojnë orë në një vend mes maleve ku rrjedh një lumë i madh plot me trofta dhe peshq të tjerë të ujrave të ëmbla”. E më në fund, ka të ngjarë që autorit t’i ngjajë sikur po thurr lavde me të tepërta, ndaj shprehet: “Kush i merr këto për fjalë të mëdha gabohet rëndë, ngase ëndja, të cilën kaq fort e lëvdoj, nuk qëndron dhe aq te të gatuarit sesa në shijen natyrore të peshkut, perimeve dhe vajit”.

Pas dhjetë ditësh në shoqërinë e pleqve të Hormovës, Obradoviç na bën me dije se kryepleqtë kanë vendosur të dërgojnë një farë prifti që ia thonë emrin Gjika në Primet (lexo: Përmet) dhe në disa vende të tjera për punët e tyre; sikurse thotë: “hormovitët kanë marrëveshje dhe aleatë me shumë pashallarë dhe krerë në Epir dhe në Shqipëri”. Me këtë rast bujtësi serb iu kërkon leje burrave ta lejojnë të shoqërojë Gjikën gjatë këtij udhëtimi për të parë vendet nga do të kalojë. Dhimo Duka, i cili është ndër krerët e pleqësisë, sipas Obradoviçit i thotë: “More kallogjer të shkosh; e dhëntë Zoti të kesh çfarë të shohësh!” Këto fjalë të kryeplakut autori i riprodhon greqisht në origjinal.

Udhëtimi zgjat pesëmbëdhjetë ditë nëpër vende miq dhe aleatë të hormovitëve dhe e gjithë kjo kohë për nder të mikut që të shoh e njoh sa më shumë nga Shqipëria, ngase, sipas Obradoviçit, prifti në fjalë, Gjika, mund ta kish kryer punën për të cilën u nis për katër ose pesë ditë. Kjo përvojë e re i jep dorë udhëtarit serb të bëj disa zbulime që atij i ngjallin interes dhe nuk mënon t’i hedhë në letër: “Gjithandej [që kemi shkuar] u pritëm me ndere njëlloj si nga shqiptarët turq (lexo: muslimanë) ashtu edhe ata të krishterë; duke na shoqëruar sa nga njëri vend në tjetrin”. Obradoviçi përmend me konsideratë të thellë zakonin që iu bën nder shqiptarëve për ta shoqëruar e siguruar mikun me njerëz të armatosur kudo që shkel e shkon.

Pas pesëmbëdhjetë ditësh udhëtimesh Obradoviçi dhe njerëzit që e shoqërojnë kthehen në Hormovë. Aty e gjen shëndoshë e mirë si kokrra e mollës mikun e bashkudhtarin e tij, Maksimin, i cili e shpotit se është nxirë prej diellit. Vërejtjes së shokut ai ia kthen me fjalët: “Punë e madhe, kur pashë gjëra që s’ma merrte mendja që do t’i shihja në jetën time!” E shton në ditar: “E vërtet, mjaft kam ecur, por vende me bukuri kaq të rrallë e hyjnore kurrë s’kam parë”. Për të vijuar më tej me një arsyetim, të themi ekzistencialist: “Vetëm duke menduar për këto vende të mahnitshme, [njeriu] ndihet i bekuar. Si do të ishte të jetoje këtu sikur nga natyra këta njerëz të qenë më të butë dhe sikur ligjet, drejtësia e arsyeja e iluminuar të mbretëronte mes tyre e t’i qeveriste. Është [diçka] e pakonceptueshme dhe e tmerrshme të mendosh se edhe përsa kohë këta popuj të bukur, të shkathët e trima do të jetojnë në këtë gjendje vetëm për shkak të padijes e verbërisë së mendjes në barbarizëm dhe në egërsinë e natyrës e marrëzisht të qëllojnë njëri – tjetrin, siç qëllojnë lepurin me pushkë në ballë ose në zemër”. E këtu e mbyll këtë arsyetim të ndjerë që, në një mënyrë ose një tjetër, e kemi hasur dendur edhe te shtegtarë të tjerë të huaj të mrekulluar me bukuritë e këtij vendi dhe të tmerruar prej vrazhdësisë e egërsisë së banorëve të këtyre viseve.

Më poshtë kemi një dialog mes Maksimit dhe Obradoviçit rreth lidhjes që të dy këta të huaj kanë krijuar me vendin dhe banorët e tij. “Unë nuk do të isha kundër”, thotë shoku im, “ta kaloj një vit në këtë vend”. “Edhe unë do të rrija me ty”, i bëj me dije unë [Obradoviç]. “Në mënyrë që përmes teje të arrij e ta perfeksionoj edhe më shumë gjuhën helene”. “Më jep dorën”. “Na”. (Kjo e fundit në shqip).

 E thotë Obradoviç: “Kur ua kumtojmë këtë lajm hormovitëve tanë, ata na përgëzojnë me gjithë zemër. E veç kësaj kur iu themi se e çmojmë dashurinë dhe mirësinë e tyre, por nuk është e drejtë ta hamë mëkot bukën e tyre, ndaj duke qenë se nuk njohim punë tjetër veçse letrat e shkronjat, iu themi që të vijnë dhjetë ose njëzetë fëmijë që t’i mësojmë [shkrim e këndim]”. Kryeplaku Dhimo Duka, i cili me sa duket e ka të mprehtë sensin e humorit ua kthen e u thotë: “Mirë, kur është puna kështu dhe ne do të dimë t’ju pushojmë [nga puna] kur të largoheni prej nesh”.

 Dhe ja në parantezë autori fut një paragraf rreth asaj që ndodh në vendet fqinje me Shqipërinë, më konkretisht në Mal të Zi. “Në të njëjtën kohë dëgjohet në të gjithë Shqipërinë se Stefan Mali ka mposhtur turqit malazias [në Mal të Zi] që u ndeshën me të dhe shumë u fol e flitet për të”. Të bën përshtypje fjalia e fundit: “… dhe shumë u fol e flitet për të”. Me fjalë të tjera, shqiptarët jo vetëm që duken të ndjeshëm për atë çka ndodh brenda Perandorisë Osmane dhe në kufijtë e tyre, por rrëmbimi i armëve për të luftuar e shkëputur nga Porta e Lartë ngjan të jetë një opcion i prekshëm dhe i pranishëm në kuvendet e tyre.

“Tanimë e flisja mjaft mirë shqipen”. Me këto fjalë Obradoviçi nis të shtjellojë marrëdhënien e tij me shqipen, gjendjen në të cilën ndodhet gjuha jonë në shekullin e XVIII dhe shkallën e zhvillimit të saj në raport me gjuhët e tjera. Por le të ndjekim autorin se çfarë thotë, duke riprodhuar krejt paragrafin për gjuhën. “Gjuha e tyre është e thjeshtë, ndaj e kollajtë për t’u mësuar dhe shkronjat tona sikur të jenë bërë enkas për të. E kështu për çdo ditë shkruaja ndonjë bisedë dhe e mësoja përmendësh. Shqiptarët habiteshin e gëzoheshin kur më shihnin ta bëja këtë gjë, duke qenë se nuk iu kishin zënë sytë më parë se sa bukur shkruhej gjuha e tyre. Dy vjetë më pas do të njihja në Venedik një prift Teodor [Kavalioti][1], mësues nga Moskopolis, i cili kishte futur në shtyp një tekst shqip me shkronja greke; por me to [gjuha] nuk mund të shkruhet si me [shkronjat] sllavisht, ngase në greqisht nuk ka shkronja për ç, sh e q dhe këto [shkronja] janë të domosdoshme për shqipen ashtu siç janë të nevojshme edhe për sllavishten. E them këtu ngase sikur të ngjasë që dikush të profetizojë se një ditë populli shqiptar dhe ai vlleh të kenë libra në gjuhën e tyre me shkronja sllave, soji njerëzor s’ka pse të ketë frikë nga kjo profeci vullnetmirë, por t’i hap udhë e ta lërë të lirë për të mirën e përgjithshme. Kjo është një dhunti që mund e do të përmbushet natyrshëm, kur Zoti ta mëshirojë këtë komb trim dhe këto vende jashtëzakonisht të bukura”.

E vijon një frazë që, siç duket, i lajkon sedrën kombëtare udhëtarit serb, kur shprehet: “Sa m’u bë qejfi kur dëgjova nga këta shqiptarë: ‘Kushdo qeveris Serbinë ne do ta njohim edhe si qeveritarin tonë, ngase mbretërit serbë kanë qenë edhe [mbretërit] tanë”. E duke dashur të nxjerrë në pah rrënjë e të shkuar të përbashkët, udhëpërshkruesi serb zë ngoje një toponimi me prejardhje nga sllavishtja. Ja si e komenton: “Jo larg Hormovës ndodhet një fushë shumë e bukur që shqiptarët nuk e quajnë ndryshe, por ‘Lepazhita’ [Bukuroshe]. I pyes [nëse e dinë] se çfarë do të thotë [kjo fjalë]? ‘Nuk e dimë’, më thonë, ‘është emri i fushës’. E kur ua shpjegoj, duke iu thënë se është fjalë në serbisht, më përgjigjen: ‘More kallogjer, mos u habit nga kjo gjë; me serbët ne kemi pasë qenë një farë e fis në kohërat e moçme’”.

E kështu vijmë në fund të letrës, të cilën udhëtari serb e mbyll me këto fjalë: “Para muajit shtator pleqtë e Hormovës më kërkojnë t’iu kryej një punë jo larg Korfuzit për çka do të më duhet të merrem më e pakta katër muaj”. Në parantezë autori nuk e përmend se për çfarë pune bëhet e fjalë, e cila, hamendësojmë, nuk duhet të ketë qenë dhe aq e lehtë po t’i besojmë fjalëve të tij se do t’i duheshin, më e pakta, katër muaj për ta kryer. E vazhdon: “Nisem me gjithë dëshirë. Deri te Dyzet Shenjtorët [Sarandë] më shoqërojnë dy vetë; ata kthehen në shtëpi dhe unë vazhdoj në punën time mbasi kemi rënë në ujdi se kur t’iu shkruaj nga Korfuzi të vinë e të më marrin”. E përfundon: “Për një letër, të dashurit e mi, mendoj se mjaft shkruajta… etj., etj.”.

Sipas radhëve të fundletrës, i bie që Obradoviçi të jetë kthyer rishtazi në viset e Arbërit, po për këtë kthim të tijin nuk kemi ndonjë të dhënë në letrat ose në tekstet e mëtejshme.

Kjo pra është dëshmia e këtij udhëtari të pazakontë, po të kemi parasysh se pjesën më të madhe të tyre do ta përbëjnë udhëtarët europianë që shkelnin në këto vise të shtyrë nga ekzotika e shtegtimeve në lindje, dëshmitë e të cilëve, një pjesë, jo të gjitha, tanimë janë bërë të njohura për lexuesin.
Shënim: [1] Në punimin “Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli i iluminizmit në Ballkan”, Tiranë 2018, studiuesi Aurel Plasari e përmend takimin mes Theodor Kavaliotit dhe Dositej Obradoviçit në Venedik.

Sali Berisha denoncon drejtoren e SHISH: Vlora Hyseni ka urdhëruar që informacionet të kalojnë fillimisht te Rama


Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ndaj drejtores së SHISH, Vlora Hyseni.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se Hyseni urdhëron drejtoritë të mos dërgojë asnjë informacion askund tjetër, por çdo informacion që të kërkojë policia, prokuroria apo institucione të tjera, ta dërgojë njëherë të kryeministria, të Engjëll Agaçi.

BerishaNjë muaj më parë, Edi Rama jep urdhër në kundërshtim flagrant me ligjin e Shërbimit Informativ Kombëtar. Ligji detyron shërbimin, të dhënat që ai mbledh në punë e sipër për kriminalitetin, për korrupsionin, për vepra kërcënuese, për terrorizëm, etj, me ligj ai ia kalon institucioneve ligjzbatuese.

Kurse një muaj më parë, Vlora që e kuptoni vetë më mirë të quhej me çdo emër tjetër dhe jo Vlorë, e mori pasi e shkarkuar nga Shërbimi Informativ në Kosovë, urdhëron drejtoritë të mos dërgojë asnjë informacion askund tjetër, por çdo informacion që të kërkojë policia, prokuroria apo institucione të tjera, ta dërgojë njëherë të kryeministria, të Engjëll Agaçi dhe pastaj ata ta kalojnë.

A nuk është ky një kontroll i tmerrshëm policesk? A nuk është ky një akt antiligjor? A nuk është kthimi i SHISH në një vegël të verbër të Edi Ramës?

A nuk janë këto së bashku mekanizma të një diktature që bazohet në krimin dhe drogën?

Miqtë e mi, sonte ishte një natë për rikujtuar martirët intelektualë, por edhe njëherë mesazhi i tyre është të ngrihemi në këmbë në betejën pa kthim, në mosbindjen civile, të përmbysim narkoregjimin, të përmbysim levat e tij, organizatat e tij kriminale.

Të rivendosim ligjin, të rivendosim Kushtetutën, të rivendosim të drejtat, të rikthejmë Shqipërinë në rrugën e demokracisë, pluralizmit dhe Europës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...