Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/18

Misteri i vdekjes së Ismail Qemalit: U tha se kishte hemorragji cerebrale, por dyshohet se u helmua!

Akademik Flori Bruqi: Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, ai i Novi  Pazarit si dhe numri i shqiptarëve në botë | Gazeta Telegraf


Nga Akademik Flori Bruqi ,PHD


 Pas 104 viteve mbetet ende mister vdekja e plakut të Vlorës, njeriut që i dha Shqipërisë pavarësinë. “News24” ka udhëtuar drejt Italisë, në Peruggia, në të njëjtin hotel ku Ismail Bej Vlora ndërroi jetë më 24 janar të vitit 1919. 
Albanian Profile - 26 Prill 1915 – Traktati i Fshehtë i Londrës

 26 Prill 1915 – Traktati i Fshehtë i Londrës 




 Në atë kohë nga mjekët italianë u fol për një vdekje si pasojë e hemorragjisë cerebrale, por dyshime të forta hidhen se ai u helmua. 

Ismail Qemal Bej Vlora | 1844 – 1919 « Prizren Post


Rreth një vit pas aktit historik të shpalljes së pavarësisë dhe ngritjes së flamurit në Vlorë, Ismail bej Vlora do të dorëhiqej si kryetar i qeverisë së përkohshme shqiptare të dalë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 28 Nëntor 1912, duke u larguar nga Shqipëria. 

Sina Brufani Hotel, Perugia | 2024 Updated Prices, Deals

Sina Brufani Hotel, Perugia | 2024 



 Qëllimi i tij, ishte të vijonte misionin për njohjen e Shqipërisë nga fuqitë e mëdha tashmë si një shtet i pavarur.

SINA BRUFANI $199 ($̶2̶2̶2̶) - Updated 2024 Prices & Hotel Reviews - Perugia,  Italy

Në kë Hotel u helmua Ismail Qemajli :SINA BRUFANI  Reviews - Perugia, Italy

I


 Shqiptarët do të mësonin lajmin tronditës për vdekjen e Plakut te pavarësisë në Peruggia të Italisë më 24 janar të vitit 1919.“23 janar 1919- Ismail Qemal, i cili ndodhej në hotel “Brufani” në Peruggia me ftesë të qeverisë italiane së bashku më dy djemtë e tij Etemin dhe Qazimin si dhe atdhetarin Luigj Gurakuqi, do të mbante një konferencë me korrespondentë të disa gazetave italiane që ndodheshin në Peruggia, ku do të fliste për situatën politike për Shqipërinë. 


 Një padrejtësi e madhe i ishte bërë Shqipërisë me traktatin e fshehtë të Londrës. Pa mbaruar ende lufta, Anglia, Franca, Rusia dhe Italia – kishin nënshkruar më 26 prill 1915 traktatin e fshehtë, që nëse fitonin luftën do ta copëtonin Shqipërinë duke e kënaqur Serbinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Italinë, sipas zonave në kufi, ndërsa qendra do të kthehej në protektorat të Italisë. 

Activities To Mark The Year Of Ismail Qemali Start In, 58% OFF

Traktati i fshehtë i Londrës 1915 kishte hartuar zhdukjen e Shqipërisë -  InfoShqip.com

Traktati i fshehtë i Londrës 1915 kishte hartuar zhdukjen e Shqipërisë - 

 Kjo pabesi e tronditi plakun e Vlorës, i cili mësoi gjithashtu, se në kohën kur Traktati i Londrës mbahej ende i fshehtë, Roma, me oreksin e saj për ta gllabëruar krejt Shqipërinë, kishte shpallur në Gjirokastër më 3 qershor 1917 një proklamatë me të cilën deklaronte se do ta ruante pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, por nën protektoratin e saj. Ismail Bej Vlora iu drejtua sallës së konferencave, atje ku e prisnin gazetarët. 

Ricordando Ismail Qemal Bej Vlora a 100 anni dalla scomparsa. (Valona, 16  gennaio1844 – Perugia, 24 gennaio 1919) – Arbri Merkaj

 Por studiuesit tregojnë se ai u ndje keq papritur dhe nisi t’i dilte shkumë nga goja. Vdekjen e tij në moshën 75-vjeçare e njoftoi edhe gazeta italiane “L’Unione Liberale. 


103 vite nga Traktati i fshehtë i Londrës


                                                  Traktati i fshehtë i Londrës




Njoftimi i saj del në dritë për herë të parë nga arkivat në Itali dhe ndodhet në muzeun e pavarësisë së Vlorës. 
Qazim bej Vlora - Wikipedia






]
Prof.dr. Bardhosh Gaçe një profil i rëndësishëm shkencor i kulturës  kombëtare – Shqiperia.com

                                 Prof.Dr. Bardhosh Gaçe 



Aty saktësohet edhe data e vdekjes së Ismail Qemalit më 26 janar, pasi qëndroi tre ditë në koma. 




 Profesor Bardhosh Gaçe, i cili ka shkruar disa libra për Ismail Qemalin, tregon atë që ai ka hulumtuar nga arkivat, si dhe bisedat me pasardhësit, ndërsa zbulon dhe një fotografi të bërë nga sigurimi në Peruggia në kohën që Ismail Qemali u dërgoi një kërkesë me shkrim kryeministrit të Italisë dhe ministrit të jashtëm, pasi ata ishin nisur më herët në konferencën e paqes në Paris, ndërsa presidenti i amerikan Tomas Willson, tek i cili ai shpresonte pas padrejtësisë që po i bëhej Shqipërisë, po vonohej për të ardhur nga përtej oqeanit. 

96 vjet nga vdekja/ A u helmua Ismail Bej Vlora nga kundërshtarët e tij  politikë? - Politika

 Ndikim në gjendjen emocionale të atyre ditëve sipas profesor Gaçes kishte edhe vdekja e gruas dhe sëmundja që po përjetonte djali i tij i madh Mahmudi nga torturat që i bëri sulltani në Turqi. Në atë kohë profesori në La sapienca, Gussepe Kalapano, e lidhi vdekjen e Ismail Qemalit me pabesinë që i bëri Kryeministri i Italisë Orlando. Ismail Qemali do të ndërronte jetë pa arritur të merrte pjesë në konferencën e paqes.A pati autopsi në kohë? Profesori italian Stefano Degli’Inocenti thotë se në atë kohë u fol pak për këtë ngjarje. 
Sali Berisha - Nderim te perjetshem Ismail Bej Vlores,... | Facebook


Bëhet fjalë për vitin 1919, kur në Peruggia ishte një qytezë jo shumë e zhvilluar. “Ismail Qemali ka qenë një politikan i madh, ndoshta jo shumë italianë e dinë këtë, por një mik i Shqipërisë si unë, e njeh historinë e tij. Pasi u bë kryeministër, Ismail Qemalit iu desh të ikte nga Shqipëria dhe duke pasur njohje të mëdha në Europë u largua. Pas disa kohë udhëtimi në Europë ai erdhi me Peruggia në vitin 23 janar 1919 dhe qëndroi në hotel “Brufani”, i cili ekziston edhe sot. U hodhën hipoteza se Ismail Qemali ishte helmuar, pra që nuk ishte një vdekje natyrale, por që u helmua pasi konsumoi çajin. 

Por ende sot ka dyshime, pavarësisht se nga mjekët u deklarua se vdiq nga hemorragjia cerebrale. nuk di të them nëse pati autopsi. Bëhet fjalë për vitin 1919, kur ishte lufta e parë botërore dhe në fushën e shëndetësisë ishim ende në errësirë. Peruggia nuk ishte një qytetet i madh dhe nuk ishte ende koha, kur për çdo vdekje kryhej autopsia, siç ndodh sot”, tregon profesori italian. Por ku bazoheshin tezat se Ismail Bej Vlora u helmua? Në atë kohë, këtë tezë e cila qarkullonte në heshtje, e shpalli publikisht Skënder Luarasi në biografinë që botoi për Ismail Qemalin në vitin 1962. 

Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë… - Telegrafi -  Telegrafi

 “Ndalesa me urdhër qeveritar në Peruggia, refuzimi i takimit të tij me ministrin e Jashtëm italian, veshin e shurdhër që bëri Kryeministri i Italisë Orlando, i cili nuk iu përgjigj kërkesës së Ismail Qemalit, udhëtimi i tyre për në Paris pa e njoftuar diplomatin shqiptar, më në fund vdekja e tij e papritur, kur nuk ishte ankuar asnjëherë më parë për shqetësime shëndetësore, çuan në lindjen e këtyre dyshimeve, që plaku i Vlorës ishte helmuar për t’i mbyllur gojën”. 

Pa zgjidhjen e çështjes shqiptare nuk mund të ketë paqe e siguri në Ballkan  - Bota Sot

 “’Më prenë në besë’, kanë qenë fjalët e plakut të Vlorës i prekur thellë në sedrën e vet. Një dozë helmi e dhënë nga një dorë e fshehtë para konferencës së shtypit e sprapsi Ismail Qemalin nga misioni i tij për Shqipërinë”, shkruante Skënder Luarasi. 97 vjet pas vdekjes së Ismail bej Vlorës, ka ende pikëpyetje se çfarë ndodhi atë natë? Dhoma 212 është po e njëjta. Sot në Hotel Brufani ka shumë dëshmi, objekte apo fotografi që tregojnë qëndrimin e personaliteteve të ndryshme që nga Mbretëresha e Anglisë dhe deri te aktorë Hollivudi, por nga qëndrimi dhe vdekja e Ismail Qemalit nuk ka ngelur asnjë shenjë. Edhe një fotografi që ai kishte bërë me pronarin e hotelit, ishte hequr 5 vite më parë. Në këtë hotel takuam edhe dy shqiptarë, të cilët thonë se zgjedhin të qëndrojnë në hotel “Brufani” në Peruggia, pikërisht pasi aty ka qëndruar edhe Ismail Qemali. 

Apel për organizimin e lobit shqiptar në Evropë! - Perqasje


Sipas tyre në hotel duhet të ketë një simbolikë të veçantë për plakun e pavarësisë dhe kjo duhet të iniciohet nga shteti ynë, pasi aty ndodhet një pjesë e historisë sonë. Sot eshtrat e Ismail Qemalit janë në lulishten e qytetit, në një varr monumental, vepër e skulptorit Odhise Paskali, aty ku më parë ishte shtëpia ku ai kish lindur dhe nga ku shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. 

Misteri i vdekjes së Ismail Qemalit: U tha se kishte hemorragji cerebrale, por dyshohet se u helmua! (Video)
Ai u zhvarros nga Kanina më 28 nëntor 1932, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë, me kërkesën e popullit të Vlorës dhe me vendim të Qeverisë Mbretërore. Drejtori i muzeut të Vlorës tregon edhe një tjetër të dëshmi të një banoreje të Kaninës, të pa dalë në dritë më parë. Jo në të gjitha qeverisjet që ka njohur Shqipëria figura e Ismail Qemalit është vlerësuar siç duhet. 
Udhëtimi i Ismail Qemal Vlorës nga Stambolli në Vlorë dhe disa çështje të  mëvetësisë - Bota Sot


Ismail Qemali quhej edhe Ismail Bej Vlora. Emri i tij u ndryshua gjatë kohës së regjimit komunist, mbi botëkuptime komuniste ndaj titullit “Bej”. 


 Ismail Qemali lindi më 16 tetor 1846 në Kaninë të Vlorës dhe vdiq më 24 janar të vitit 1919 në Peruggia të Italisë. Vetëm pas vitit 1990 është mësuar nga historiani turk me orgjinë shqiptare Nexhip Alpan, që ditëlindja e Ismail Qemalit përkonte në një ditë me atë të Enver Hoxhës.


 Por ajo është mbajtur e fshehtë duke mos u shkruar në asnjë libër historie. Në tekstet e historisë së Shqipërisë dhe tekstet mësimore datëlindja është shkruar më 24 janar 1844, por në fakt sipas këtyre hulumtimeve Ismail bej Vlora lindi më 16 tetor 1846.


 Ikja e Ismail Qemalit pasi shpalli pavarësinë ishte gjithashtu në një ikje e detyruar. Pak kohë para vdekjes, i bindur se historia do t’i jepte të drejtë largpamësisë së tij ndaj kërkesave legjitime të popullit shqiptar, do shkruante: “Paqja në Ballkan nuk do të mund të rivendoset duke sakrifikuar të drejtat e kombeve të tjera në interes të synimeve ekspansioniste. 


Pa iu shtuar Shqipërisë nga ana e veriut Kosova dhe nga ana e jugut Çamëria, nuk mund të shtrohet qetësia në Sinisinë e Ballkanit”.
Flori Bruqi

2024/03/17

A rrezikon të ndalohet aplikacioni “Tik Tok” në Kosovë, Shqipëri dhe botë ?

   
Akademik Flori Bruqi-luftëtari i paepur në mbrojtje të identitetit tonë  kombëtar - BotaPress





Shkruan : Flori Bruqi,PHD   

Pse shtetet po e ndalojnë TikTok-un 

Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike i Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për inicimin e procedurës për revokimin e përkohshëm të licencës së punës për mjekun anesteziolog të punësuar në Spitalin klinik në Tetovë. 





Kjo do të bëhet për shkak të publikimit nga ana e anesteziologut në aplikacionin TikTok të një videoje nga reparti i Gjinekologjisë ku po trajtoheshin shumë paciente.

Anesteziologu 43-vjeçar (V.D) nga 16 prilli 2024  ndodhet në paraburgim prej 8 ditësh, pasi ndaj tij prokuroria e Tetovës inicioi padinë për veprat, “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim i paautorizuar”.





Akti i tij nxiti reagime të shumta, ndërsa Spitali i Tetovës vendosi për largimin e tij nga puna, vendim ky që u miratua edhe nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore.Ky rast, ndërkohë, ka ngritur edhe debate të shumta mbi keqpërdorimet dhe shkeljet e privatësisë në rrjetet sociale, sidomos në aplikacionin TikTok ku profilet e përdoruesve janë shumë pak të verifikuara sikur edhe ato çfarë publikohen e që konsiderohen si shkelje të privatësisë dhe abuzime me të drejtat dhe liritë individuale.

Sutki Ismaili, ekspert i çështjeve kompjuterike dhe njohës i rrjeteve sociale, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet duhet të veprojnë, të paktën në ndalimin e përdorimit të këtij aplikacioni në institucionet e administratës shtetërore, arsimore, shëndetësore e të tjera.

Ai thotë se kufizimet që tashmë janë vendosur në disa shtete evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të aplikohen edhe në Maqedoninë e Veriut.Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka një përgjigje konkrete nëse do të ndërmarrë masa kufizuese sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale që nxisin dhunë, që shkelin privatësinë apo që përçojnë mesazhe devijuese.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha të martën se çdo ndalesë do të mund të interpretohej si kufizim apo ndalim i një rrjeti social që përdoret edhe si media.

Keqpërdori

 

“Maqedonia


Sipas tij, shqetësuese janë edhe të dhënat mbi sigurinë e aplikacionit TikTok, sikur edhe shkeljet e rënda të kodeksit etik.


Ai dënoi rastin me mjekun anesteziolog, ndërsa rikujtoi takimin e fundit me të dërguarin e Departamentit amerikan, James Rubin, më të cilin tha se ka biseduar edhe për punën e rrjeteve sociale dhe dezinformatat që tashmë kanë marr hov në Maqedoninë e Veriut.

“Nëse kryeministri thotë se duhet ndaluar një rrjet social që përdoret edhe si media, atëherë kjo mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Në pjesën e sigurimit të informimit të drejtë dhe të saktë, për dezinformatat, burimin e tyre të financimit e për gjëra të tjera javën e kaluar kemi biseduar edhe me të dërguarin e posaçëm të DASH-it, James Rubin, i cili ishte shumë i saktë në prononcimin për mediat. 

Tani bëhet fjalë për sjellje joetike, joprofesionale të një mjeku dhe unë mbështes vendimin e ministrit të Shëndetësisë për sanksionimin si dhe masat e policisë e të prokurorisë, pasi diçka e tillë nuk duhet të ndodhë askund e aq më pak në shëndetësi”, tha Kovaçevski.

Pasoja nga ndikimet në rritje të aplikacionit TikTok janë regjistruar edhe më herët në Maqedoninë e Veriut. Më 27 nëntor të vitit 2022 një vajzë e mitur kishte pësuar djegie të rënda nga rryma derisa ishte ngjitur në një vagon treni për të bërë video.

“Sa është siguria në këtë aplikacion është një pikëpyetje e madhe dhe për këtë flasin edhe shtetet në mbarë botën, të cilat dita-ditës po hasin në probleme të shumta. Kodeksi etik i përdorimit dhe mbrojtja nga ky aplikacion nuk është ajo që kërkon një shoqëri e mirëfilltë me të gjitha tiparet e saj. Viteve të fundit po vërehet me të madhe se shfrytëzuesit po i keqpërdorin rastet me publikimin e videove të ndryshme dhe e gjithë kjo ndodh pasi nuk penalizime të duhura në shoqëri”, vlerëson Ismaili.



Për ndalimin e TikTok-ut “vendosin Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ”

Shqetësimet, nëse instalimi dhe përdorimi i aplikacionit TikTok në telefonat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës paraqet rrezik për sigurinë shtetërore, janë ngritur në Komisionin parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, më 26 prill 2024 , gjatë raportimit të komisionares së Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë, Krenare Sogojeva-Dërmaku.

“Gjatë raportimit në Kuvend gjatë kësaj jave, jam pyetur nga njëri prej deputetëve të Komisionit për siguri, lidhur me rrezikun që mund të ofrojë platforma TikTok dhe mundësinë e ndalimit të kësaj platforme, konkretisht që të mos përdoret nga ana e qytetarëve të Kosovës.

 Kështu që, Agjencia do ta marrë përsipër që të iniciojë takimet me aktorët e sigurisë dhe mbrojtjes dhe më pas do të shohim se cilat janë vlerësimet që do të dalin pas një analize”, thotë Sogojeva-Dërmaku për "Radion Evropa e Lirë".

Ajo shqoi se analiza dhe vlerësimet, më pas, duhet t’iu dërgohen institucioneve të larta të vendit, Kuvendit dhe Qeverisë, të cilat, siç thotë ajo janë instanca që vendosin nëse TikTok-u do të ndalohet ose jo.

Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës do të iniciojë takime me institucionet e sigurisë së Kosovës për të analizuar nëse aplikacioni TikTok paraqet rrezik për sigurinë shtetërore.

TikTok-u është aplikacion i popullarizuar për shpërndarjen e videove të shkurtra, kompania amë e së cilës, ByteDance, e ka bazën në Kinë. 

Në vitin 2021, TikTok-u është shpallur aplikacioni më i shkarkuar në botë, përdoret nga të gjitha moshat, por të rinjtë janë shënjestra kryesore.


 Kjo ka rritur shqetësimet për sigurinë e tyre çdo ditë e më shumë.

“Kosova të ndjekë hapat e SHBA-së dhe BE-së lidhur me TikTok-un”

Driart Elshani, ekspert i sigurisë kibernetike, thotë për "Radion Evropa e Lirë" se të dhënat e platformës TikTok ruhen në Kinë. 

Sipas tij, ekziston shqetësimi se këto të dhëna mund të ndahen me autoritetet kineze.

“Mendoj që Kosova duhet të bëjë njëjtë sikurse aleatët e saj dhe të marrë hapa në këtë drejtim, ta përcjellë këtë temë, sepse ka shqetësime për sigurinë shtetërore në rast se të dhënat që ruhen në platformën TikTok ndahen me autoritetet kineze.

 Rrjedhimisht, duhet të veprohet në koherencë me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian”, vlerëson Elshani.

Pajisjet dhe aplikacionet kineze “rrezik potencial pë të dhënat”

Mentor Hoxhaj, drejtues i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë, thotë se gati në të gjitha të dhënat që individët ruajnë në telefonat celularë, pjesa më e madhe e aplikacioneve kanë qasje në to.

“Ky është konstatim për të gjitha aplikacionet. Shqetësuese është se cili aplikacion është i sigurt (nga keqpërdorimi i të dhënave) dhe cili nuk është i sigurt. 

E rëndësishme është se kush i ka ato të dhëna dhe kompania apo shteti, i cili i ka ato të dhëna, si i shfrytëzon ato më pas. 

Nga ky konstatim, ne mund të përfundojmë që pajisjet me prejardhje nga Kina dhe aplikacionet që janë me bazë kineze, paraqesin rrezik potencial se të dhënat, të cilat ata i kanë, mund të keqpërdoren”, shprehet Hoxhaj.

Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se TikTok-u mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me Qeverinë kineze.

Ekspertët e fushës në Kosovë thonë se Kosova duhet t’i ndjekë hapat e SHBA-së dhe BE-së lidhur me TikTok-un, pasi që pajisjet dhe aplikacionet kineze mund te jenë “rrezik potencial pë të dhënat”.


TikTok, aplikacioni i popullarizuar për shpërndarjen e videove të shkurtra që i ka bërë të famshme studentët dhe amviset, shpesh është sfiduar si i diskutueshëm.

 Megjithëse aplikacioni është një hit në mesin e të rinjve, ka akuza për shkelje të privatësisë dhe shqetësime për lidhjet e tij të supozuara me qeverinë kineze.

 Si rezultat, disa vende në mbarë botën e kanë ndaluar ose të kufizuar aplikacionin.

 India ishte vendi i parë që ndaloi TikTokun në qershor 2020, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe privatësisë së të dhënave.

 Lëvizja u pa si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj aplikacioneve dhe kompanive kineze mes tensioneve në rritje midis dy vendeve.

 India ka qenë një nga tregjet më të mëdha për TikTok, me mbi 200 milionë përdorues. 

 Në korrik 2020, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjithashtu konsideruan ndalimin e TikTokut, duke përmendur shqetësime të ngjashme të sigurisë kombëtare dhe privatësisë së të dhënave. 
 Administrata  e Donald Trump kërcënonte se do ta ndalojë aplikacionin nëse nuk i shitet një kompanie amerikane, duke thënë se aplikacioni mund të përdoret nga qeveria kineze për të spiunuar amerikanët. 

 Pavarësisht përpjekjeve të administratës së Donald Trump për të ndaluar aplikacionin, në shtator 2020, një gjykatë federale e bllokoi ndalimin, duke thënë se ishte arbitrar. 

 Megjithatë, pavarësisht rezistencës fillestare, qeveria amerikane miratoi një ndalim të paprecedentë të përdorimit të TikTokut në pajisjet e qeverisë federale dhjetorin e kaluar. Si rezultat, më shumë se gjysma e shteteve dhe Kongresit e kanë ndaluar TikTokut nga pajisjet zyrtare të qeverisë. BE-ja, SHBA-ja e Kanadaja marrin masa Shtëpia e Bardhë zgjeroi ndalimin për të përfshirë të gjitha agjencitë qeveritare, duke u dhënë punonjësve federalë 30 ditë për të hequr aplikacionin nga pajisjet e tyre të punës. 

 Ndërkohë, ekzekutivi i BE-së tha se kishte ndaluar përkohësisht TikTokun nga telefonat e përdorur nga punonjësit si masë sigurie kibernetike. 

 Parlamenti Evropian ndoqi shembullin, duke ndaluar stafin të instalonte aplikacionin në çdo telefon që kishte akses në email ose rrjete parlamentare.

 Gjithashtu, Kanadaja iu bashkua SHBA-së dhe BE-së në miratimin e një ndalimi të përgjithshëm, duke parandaluar instalimin e TikTokun në të gjitha pajisjet celulare të lëshuara nga qeveria, pasi autoritetet perëndimore godasin aplikacionin e ndarjes së videove në pronësi kineze. 

 Justin Trudeau, kryeministri kanadez, nuk përjashtoi veprime të mëtejshme. 

“Unë dyshoj se ndërsa qeveria ndërmerr hapin e rëndësishëm për t’u thënë të gjithë punonjësve federalë se nuk mund të përdorin më TikTok në telefonat e tyre të punës, shumë kanadezë, nga bizneset tek individët, do të mendojnë për sigurinë e të dhënave të tyre dhe ndoshta do të bëjnë një zgjedhje”, thotë Trudeau.

 Më 1 mars 2024 , autoritetet turke gjobitën TikTokun me një total prej 1,75 milionë lirash (93.000 dollarë) për dështimin në marrjen e masave të mjaftueshme për të mbrojtur përdoruesit nga përpunimi i paligjshëm i të dhënave të tyre, tha Bordi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale. 

 Disa vende të tjera kanë ndërmarrë gjithashtu veprime kundër TikTokut.

 Në janar 2021, Pakistani ndaloi TikTokun për përmbajtje imorale dhe të turpshme, ndërsa në shkurt 2021, Myanmar e ndaloi aplikacionin si pjesë e një goditjeje më të gjerë të mediave sociale pas një grusht shteti ushtarak.

 Në qershor 2021, Nigeria e ndaloi gjithashtu aplikacionin, duke përmendur shqetësimet në lidhje me përdorimin e platformës për aktivitete që mund të minojnë mbijetesën e korporatave të Nigerisë. 

 Udhëheqja e talebanëve në Afganistan ndaloi TikTokun dhe lojën PUBG në shtator 2022 me arsyetimin se mbron të rinjtë nga mashtrimi. 

 Në dhjetor 2022, Tajvani vendosi një ndalim të sektorit publik për TikTok pasi FBI paralajmëroi se TikToku përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare. 

 TikTok ndalon debatin Ndalimet e TikTok kanë ndezur debate rreth rolit të kompanive të mediave sociale dhe përgjegjësisë së tyre për të mbrojtur të dhënat e përdoruesit dhe privatësinë. 

 Disa argumentojnë se ndalimet janë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të parandaluar qeveritë e huaja nga aksesi në informacione të ndjeshme, ndërsa të tjerë i shohin ndalimet si një shkelje të fjalës së lirë.

 Pavarësisht ndalimeve, TikToku mbetet një nga aplikacionet më të njohura të mediave sociale në botë, me mbi një miliard përdorues. 

 Aplikacioni ka ndërmarrë hapa për të adresuar shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë, duke hapur një qendër transparence në SHBA për të lejuar ekspertët e jashtëm të rishikojnë politikat dhe praktikat e tij. 

 Si përfundim, ndalimet e TikTokut pasqyrojnë shqetësime në rritje për privatësinë dhe sigurinë kombëtare. 

Ndërsa disa vende kanë zgjedhur ta ndalojnë plotësisht aplikacionin, të tjerët kanë vendosur kufizime ose kanë bërë thirrje për mbikëqyrje më të madhe të kompanive të mediave sociale. 

 Ndërsa debati mbi rolin e mediave sociale në shoqëri vazhdon, mbetet për t’u parë se si qeveritë dhe kompanitë e teknologjisë do të balancojnë interesat konkurruese të privatësisë, sigurisë dhe fjalës së lirë. 

Është platforma e mediave sociale që ka rritjen më të shpejtë të numrit të përdoruesve krahasuar me të gjitha platformat e tjera. 

Statistikat e muajit shkurt  2024 flasin për rreth 1.5 miliardë përdorues të “Tik Tok” numër gati i njëjtë me atë të “Instagram”. 

Quhet shpesh edhe platforma e gjeneratës Z, pasi përdoruesit më të shumtë të saj janë brezi i ri.

 Sot, për këtë brez, por edhe shumë njerëz të grup-moshave të ndryshme, përditshmëria nuk mund të kuptohet pa lundruar nëpër videot e preferuara të aplikacionit apo në ‘live’-t e shumta me individë të ndryshëm. 

 Dhe ta mendosh se është krijuar vetëm në 2016 nga një kompani kineze fillimisht nën emrin “Douyin”, duke u fokusuar në postimin e videove me përmbajtje muzikore dhe ekskluzivisht për tregun kinez. 

Një vit më vonë sipërmarrja bleu app tjetër “Musical.ly” dhe nga bashkimi i të dy appve në fund të 2017 u krijua “Tik Tok”. 

Më 2018 ai kapërceu kufijtë kombëtarë dhe filloi të përdorej nëpër vende të tjera, por duke vazhduar të jetë i fokusuar në video të shkurtra muzikore dhe vallëzimi.

 Pandemia, Covid 19  e shoqëruar me mungesën e komunikimit natyral dhe në kushtet e izolimit e bëri këtë media sociale shumë të preferuar për individë, që përmes saj, arrinin të shpreheshin virtualisht në kushtet e mungesës së dimensionit fizik.

 Njerëz që më parë ishin të panjohur, përmes postimit të videove të tyre u bënë viral, fituan klikime e ndjekës të shumtë.

 Mënyra e jetesës së tyre, preferencat, hobby-t, orientimet, idetë e vizioni për jetën, marketingu për produkte dhe shërbime të caktuara filluan të kenë ndikim në sjelljen dhe mënyrën e jetesës së shumë ndjekësve që shtoheshin pareshtur. 

Individë të spikatur, që fituan statusin e “të pëlqyerit” dhe “të ndjekurit” filluan ta përdorin imazhin dhe postimet e tyre për të bërë biznes. Shumë syresh brenda një kohe të shkurtër arritën të akumulojnë sasi të konsiderueshme kapitali financiar.

 Ky fitim i shpejtë ka bërë që synimi për të fituar vëmendje, ndjekës, ‘like’ apo klikime të jetë kthyer në një betejë të përditshme, shpesh të ashpër mes individëve që përdorin aplikacionin dhe përfitojnë nga mundësitë që ai të ofron. 

Gjithsesi, ajo që mund të thuhet është fakti tashmë i pranuar se “Tik Tok” brenda një kohe të shkurtër për miliarda njerëz në botë është kthyer në një ndër app më të preferuar. 

What Is TikTok Live? | Bark



 AMERIKANËT E EUROPIANËT VENDOSIN KUSHTE

 Por përhapja, shtimi i numrit të përdoruesve, u shoqërua edhe me rritjen e rrezikut të keqpërdorimit të të dhënave personale apo marrjes së informacioneve me natyrë sensitive, fakte këto të provuara që kanë ngritur shqetësimin në shumë vende. Po ashtu, shpesh është vënë re mosrespektim i detyrimeve të platformës lidhur me mbrojtjen e grup-moshave të ndryshme, kryesisht të mitur, që jo në pak raste kanë pasur përfundime tragjike. 

 Ka informacione se koncerni kinez “Bytedance” me seli në Pekin, që zotëron platformën, i ka ofruar qeverisë kineze të dhëna sensitive të përdoruesve të saj duke kërcënuar sigurinë kombëtare të shumë vendeve.

 Kjo ka bërë që ai të ndalohet për përdorim privat në Shtetin amerikan të Montanës, Tajvan, Indi, Afganistan, Jordani, Nepal. 

Ndërsa është ndaluar me ligj të instalohet dhe të përdoret në celularët zyrtarë të nëpunësve shtetërorë në shumë vende të BE si dhe në SHBA e Kanada për arsye sigurie.

 Por, përplasja më e madhe që zhvillohet aktualisht për “Tik Tok” lidhur me çështjen e cenimit apo jo të sigurisë është ajo mes Kinës dhe SHBA. 

Madje, kaq me rëndësi është kjo temë saqë ka hyrë edhe në debatin dhe garën presidenciale, që po zhvillohet aktualisht në SHBA.

 Ish-presidenti Trump, dikur “armik” i egër i “Tik Tok”, ishte i pari që qysh në vitin 2020 që kërkoi ndalimin e tij, por që nuk ia arriti pasi u rrëzua nga gjykata. 

Nga armik i aplikacionit, Donald Trump është kthyer papritur në “mbrojtës”, pozicionim që e ka vendosur edhe kundër partisë së tij, që në masë e mbështet ndalimin e “Tik Tok”. 

 Arsyeja e mbrojtjes që ai i bën aplikacionit është se përmes “Tik Tok,” amerikanët, sidomos mosha e re, kanë mundësi të informohen për “situatën katastrofale” në të cilën ndodhen SHBA dhe një ndalim i aplikacionit mund të kish ndikim me rënien e numrit të mbështetësve. 

Për më tepër, në rast ndalimi të “Tik Tok”, ai që do të përfitonte nga vakumi i krijuar në mediat sociale do të ishte “Facebook”, që është pjesë e platformës “Meta” të Mark Zuckenberg, të cilin Donald Trump e akuzon se ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 2020 me mbështetjen e tij financiare për Joe Biden.

 Madje, “Facebook”-un ai e ka konsideruar edhe si “armik të popullit”.

 Nga ana tjetër, demokratët jo në pak raste kanë shprehur mospëlqimin se “Tik Tok” përmes videove me përmbajtje negative, po shtrembëron realitetin dhe dezinformon publikun.

 Në këtë situatë të polarizuar mes dy sfidantëve, ligjvënësit amerikanë bënë hapin e parë.

 Dy ditë më parë, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit miratoi një projektligj me shumicë votash nga të dyja partitë e mëdha, si rrallëherë më parë dhe ia kaloi për shqyrtim e miratim senatit.

 Sipas këtij, projektligji “Tik Tok” do të ndalohej të përdorej në SHBA nëse deri më datën 30 shtator 2024, pra vetëm diçka më shumë se një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, ai nuk i shitej një sipërmarrjeje jo kineze. 

Preferenca sigurisht është që ajo të kalonte në pronësi të një kompanie amerikane. 

 Në fakt, ky projektligj ka ngjallur reagime të shumta në vend, teksa amerikanët mund të konsiderohen si “të varur” nga “Tik Tok”. 

Rreth 170 milionë amerikanë janë përdorues të deklaruar të aplikacionit, pra më shumë se një në dy veta. 

Po ashtu, 43% e grup-moshave të reja të anketuar deklarojnë se e përdorin “Tik Tok”-un për t’u informuar mbi atë që ndodh në realitet. 

Ndërkohë shumë prej atyre që bëjnë biznes përmes “Tik Tok”-ut, por jo vetëm, u mblodhën për të protestuar kundër nismës ligjore përpara Shtëpisë së Bardhë, me shpresën që Senati nuk do ta miratojë, në të kundërtën do t’i drejtohen gjykatës me pretendimin se ky projektligj bie ndesh me amendamentin 1 të Kushtetutës. 

 Me interes pritet gjithashtu të shihet sesi do të reagojë në ditët dhe muajt në vijim grupi i deputetëve republikanë tani që kandidati i tyre për president ka dalë hapur në mbrojtje të aplikacionit, ndërsa ata votuan për ndalimin e tij. 

 Ashtu siç pritej, menjëherë pas miratimit të projektligjit reagoi qeveria kineze, e cila e konsideroi atë si “cenim të lirisë së shprehjes” dhe “si dështim të kompanive amerikane për të mposhtur konkurrencën kineze në këtë fushë”. Ndërkohë, dihet që vetë kinezët prej vitesh e kanë të ndaluar me ligj të përdorin “Google” dhe “Facebook”.

 Mësohet gjithashtu se kinezët kanë nisur lobimin në Senat për ta rrëzuar projektligjin.

 Por, edhe vende të BE-së kanë ankesat e tyre ndaj “Tik Tok”. 

Pak ditë më parë, komisioneri përkatës pranë KE, që merret me çështjet e platformave dixhitale, ka nisur procedurat për hapjen e një procesi gjyqësor kundër aplikacionit, pasi dyshohet se ai nuk po përmbush detyrimet e tij për mbrojtjen e të miturve.

 “Tik Tok”, ky aplikacion me një numër kaq të madh përdoruesish do t’i duhet në muajt në vazhdim të përballet me presionin amerikan dhe europian për të përmbushur kushtet dhe detyrimet ligjore. 

 Në rast mospërmbushjeje, e ardhmja e tij vihet në rrezik në dy nga tregjet më të mëdha globale. 

Kjo do të ishte një goditje e rëndë për sipërmarrjen kineze, por njëkohësisht edhe një keqardhje dhe dëm për shumë amerikanë e europianë, që e përdorin atë në përditshmërinë e tyre qoftë për të bërë biznes, apo për t’u informuar. 


Koha do të tregojë sesi do të përfundojë kjo histori përplasjesh, që në thelb bart mesazhin se lufta për të “zotëruar pushtetin dixhital” është ndër më të rëndësishmet dhe më të ashprat në këtë kohë kur virtualja është bërë kaq e pranishme dhe me kaq ndikim në përditshmërinë e njerëzve kudo në botë.
Ekspertët e rrjeteve sociale thonë se duhet të organizohen më shumë debate në media, por edhe në institucionet arsimore, për t’i njoftuar fëmijët, si dhe vetë prindërit rreth sfidës bashkëkohore të quajtur reputacion online, por edhe për t’i mbrojtur ata nga devijimet e shumta që mund të kenë pasoja në formësimin e tyre.

Komisionerja në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva Dermaku ka thënë se do nisin analizën dhe vlerësimin bashkë me institucionet e sigurisë nëse Tik Tok duhet të ndalohet në Kosovë.

Pas analizave të disa shteteve se mund të ketë rrezik nga kjo platformë, çështjen e Tik-Tokut e ka ngritur deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha gjatë raportimit të AIP-së të martën.

Sogojeva Dërmaku tha se me tu ngritur kjo çështje, ata do të nisin analizës e situatës bashkë me institucionet e sigurisë por për ndalimin e këtij aplikacioni do të vendosë Qeveria.Ne si Agjenci jemi mbikëqyrës për zbatimin e ligjit të të dhënave personale. Në këndvështrimin e këtij ligji, Agjencia nuk mund të marrë ndonjë vendim për ndalimin e kësaj platforme. Kosova, në rast se do të vendoset pas një analize nga të gjitha institucionet e sigurisë në vend, duhet të ketë një vendim të Qeverisë apo të Kuvendit, në mënyrë që kjo platformë të ndalohet”, ka thënë Sogojeva-Dermaku për KTV-në.

Exclusive: TikTok Confirms Some U.S. User Data Is Stored In China


Tutje ajo shtoi se TikToku e mundëson marrjen e të dhënave personale.

Po ashtu tregoi se si Agjenci janë përballur me keqpërdorime nga kjo platformë.

TikTok sólo es el principio en la lucha por la red - El Orden Mundial - EOM


“Jemi të vetëdijshëm se kjo platformë e mundëson marrjen e të dhënave personale, në këndvështrim të ligjit po flas. Por edhe ne si Agjenci jemi përballur me raste ku përmes kësaj platforme janë bërë shumë linçime, keqpërdorime të dhënave personale të qytetarëve deri në atë masë sa rasti ka përmbajtur edhe element të veprës penale dhe i kemi drejtuar te Policia”, deklaroi ajo.

Komisionerja e AIP-it tha se pret që bashkë me institucionet të çojnë një propozim në organet e larta për ndalim të mundshëm të TikTokut.



Prishtinë,3/17/2024.

Rusia ie Vlladimir Putinit intensifikon operacionet e spiunazhit në Evropë

 Rusia ka rifilluar operacionet e saj të spiunazhit kundër Perëndimit që kur filloi agresionin kundër Ukrainës në vitin 2022. 
Piloti rus i helikopterëve Maxim Kuzminov dezertoi në Ukrainë në gusht 2023. Ai shkoi në Spanjë dhe filloi një jetë të re nën një identitet të rremë.Ai shkoi në Spanjë dhe filloi një jetë të re nën një identitet të rremë. Muajin e kaluar, trupi i tij i shpuar nga plumbat u gjet në një parkim në Spanjën jugore. 

Rusia nuk ka pranuar se ishte pas vrasjes së tij. Por drejtori i zbulimit të jashtëm të Moskës e cilësoi Kuzminovin si një “kufomë morale” për shkak të dezertimit nga ana e tij. 

 Analistët thonë se vrasja e tij është një nga dëshmitë e rigjallërimit të operacioneve të zbulimit rus që kur Evropa dëboi qindra të dyshuar si spiunë të Kremlinit, pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës në vitin 2022. 

 “Mes evropianëve ishte krijuar një ndjenjë sigurie se nuk kishte më spiunë rusë, se aftësitë e tyre ishin kufizuar ndjeshëm. 

Por kjo nuk është e vërtetë. Ata janë më të fuqishëm se kurrë”, thotë për Zërin e Amerikës Marina Miron, eksperte në Departamentin e Studimeve të Luftës në Kolegjin Kings në Londër.

 Media shtetërore ruse publikoi muajin e kaluar një telefonatë të përgjuar mes oficerëve të lartë të Forcave Ajrore Gjermane, që diskutonin për mundësinë e furnizimit të Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi “Taurus”.

 Kievi ka paralajmëruar se në Gjermani po vepron një rrjet i tërë spiunësh rusë. 

 Shërbimet franceze të zbulimit po hetojnë përpjekjet ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet evropiane të qershorit. 

Franca paralajmëroi muajin e kaluar se Evropa është nën “sulm informativ” nga Rusia. 

 “Ata vazhdojnë të investojnë miliarda në operacionet e zbulimit në Evropë, duke zhvilluar aftësi për të kryer ndërhyrje në zgjedhje; për të radikalizuar grupe të ndryshme sociale, etnike, fetare përfshirë pakicat; ata po investojnë miliarda për të mbështetur kandidatë të caktuar, të cilët ka gjasa edhe të vijnë në pushtet”, thotë Oleksandr Danylyuk, bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara. 

 Analistët thonë se Moska është gjithnjë e më aktive nga distanca, duke përdorur persona jo-rusë për të kryer operacionet e saj, përfshirë elementë të krimit të organizuar dhe shtetas të huaj nga qarqet politike dhe të biznesit. 

 Në Britani, Gjermani, Norvegji, Poloni dhe vende të tjera po mbahen gjyqe për persona që dyshohet se spiunojnë për llogari të Rusisë.

 “Nuk është më një luftë ideologjike.

 Nuk bëhet më fjalë për komunizmin kundër kapitalizmit, siç do të thoshin sovjetikët. 

Është një përpjekje e vendeve autoritare që përpiqen të përmbysin Perëndimin si garantues të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut.

 Dhe kjo për ta, është një luftë ekzistenciale.” 

 Ndërkohë, drejtori i CIA-s, William Burns, shkruante kohët e fundit se pakënaqësia për luftën në Ukrainë paraqet një mundësi të rrallë për agjencitë e zbulimit perëndimor, që të rekrutojnë spiunë rusë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...