Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/01

Libri dhe rëndësia që ka leximi i librit( Prezenca e teknologjisë informative po zbeh imazhin e librit)

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë ka bërë që lexueshmëria e librit të bie dukshëm. Megjithëse libri po shihet mundësi e pazëvendësueshme për lirinë e shprehjes dhe për shpërndarjen e informacionit. Kjo u vu në pah në Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtave të Autorit, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ku nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta ishin mbledhur për të prezantuar krijimet e tyre letrare. Udhëheqësja e Departamentit të Edukimit Bibliotekar, Ramize Bajraktari, tha se interesimi për të lexuar nuk ka rënë nëpër kohë, porse jo aq shumë ka lexues të pasionuar ose dashamirë të artit letrar, transmeton kp. Sipas saj, mungesa e lexueshmërisë së librave dhe zëvendësimi i tyre me teknologjinë informative po bënë që shumë nxënës të kenë probleme në mësimnxënie. “Shumë fëmijë po hasin në vështirësi në mësimnxënie sepse prezenca e teknologjisë informative po zbeh gjithnjë e më tepër imazhin e leximit të librave. Në rrjete sociale janë të hapura shumë faqe leximi, ku mund të gjesh analiza dhe rekomandime të ndryshme, por asnjëherë nuk mund të zëvendësohet libri fizik në këtë formë”, theksoi ajo. Bajraktari shtoi se janë lexuesit e vegjël ata që e madhështojnë ditën e librit. Edhe Hatmane Demiri, drejtoreshë e shkollës “Ismail Qemali”, foli për rëndësinë e madhe të librit, duke bërë apel që të rinjtë dhe të vegjlit të lënë telefonat në mënyrë që të lexojnë sa më shumë. “Ta vizitojmë sa më shumë bibliotekën, të lexojmë sa më shumë, sa më shumë të japim mesazhe se bota po ecë dhe t’i lëmë pak telefonat, sepse libri kur lexohet ‘live’ është shumë më mirë... Fëmijët pak e kanë lënë librin anash. Unë besoj se me një sensibilizim të tillë, të gjitha shkollat dhe të gjithë ne, të bëjmë thirrje që sa më shumë të lexojmë sepse nuk mundemi me ecë përpara pa lexim dhe pa dije”, theksoi ajo. Ndërsa nxënës të shumtë lexuan dhe recituan disa nga krijimet e tyre letrare kushtuar librit dhe rëndësisë që ka leximi në të ardhmen e vet fëmijëve por edhe të shtetit në përgjithësi. Dita Botërore e Librit daton që nga 23 prilli i vitit 1995, me qëllim të kontribuimit në mbarë botën për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit.

Ndikimi i teknologjisë në shëndetin mendor të fëmijëve

 

Fëmijë të moshave të ndryshme, duke përdorur “telefona të zgjuar” dhe tablet.

Ndryshimet dhe zhvillimet sociale, të cilat kanë ndodhur së fundi, kanë bërë që shkenca, teknologjia dhe informatika të arrijnë ndoshta në piedestalet më të larta të shoqërisë.


Në ditët e sotme është e pamundur që të shohim shoqëri dhe kultura pa teknologjitë e fundit.

Krahas kësaj është rritur dukshëm edhe përdorimi i teknologjive të reja informative nga të rinjtë, përkatësisht nga fëmijët.

Sociologu Fredi Kamberi ka shpjeguar për Albanian Post se “përdorimi masiv i teknologjisë informative dhe në përgjithësi rrjeteve sociale, është goxha i përhapur jo vetëm në mjediset tona sociale, si në Kosovë, po ashtu edhe në vendet tjera të Ballkanit dhe më gjerë”.


Madje, sipas tij, në disa raste prindërit shfrytëzojnë “telefonat e mençur” si mjet argëtimi për fëmijët, gjë që mund të prodhojë kundër-efekt.

Përderisa është rritur dukshëm përdorimi i teknologjive informative nga moshat e reja, njëkohësisht është rritur edhe shqetësimi i prindërve dhe profesionistëve të fushave sociale mbi pasojat e teknologjive të tilla, sidomos nga varësia, shpjegon Kamberi.

“Prandaj, duhet nënvizuar se teknologjitë e reja, përdorimi i tepërt i tyre ndikon te fëmijët në aspektin kognitiv (njohës) të tyre, ndikon në uljen e performancës dhe cilësisë së mësimit, ndikon në aspektin e socializimit të fëmijëve me fëmijë të tjerë, për shkak se gradualisht ‘miku fizik’ është duke u zëvendësuar me ‘mikun virtual’ dhe pothuajse tërë energjia, emocioni, pasioni, komunikimi, tashmë është shndërruar në një botë virtuale”.

“Po ashtu, ky përdorim i tepërt i teknologjive informative, ka ndikuar në rritjen e dhunës së fëmijëve, bullizmit, agresivitetit dhe sjelljeve devijonte”.

Për kundër gjithë këtyre aspekteve negative, Kamberi thotë se ka edhe aspekte pozitive të përdorimit të teknologjisë, por varësia ndaj tyre mund të shndërrohet një obsesion dhe të ketë pasoja të shumta.

“Ne jemi të vetëdijshëm se gjeneratat e reja kanë lindur në një botë digjitale, e cila është vështirë të shmanget, sepse ka edhe disa përfitime, si nga aspekti i zhvillimit të përgjithshëm, po ashtu edhe nga ai material. Mirëpo, përdorimi i tyre pa ndonjë limit shkakton probleme të theksuara”.

Si ndikon teknologjia digjitale në mirëqenien mendore të fëmijëve?

Teknologjia digjitale pa dyshimka edhe aspekte pozitive, por edhe negative. “Disa nga aspektet pozitive janë edhe zhvillimi i shkathtësive për jetë, mësimi i gjuhëve të huaja”, është shprehur ai.

“Mirëpo, në aspektin negativ teknologjitë e tilla mund të ndikojnë në rritjen e agresivitetit te fëmijët, sjelljet josociale, uljen e performancës së mësimit, rritjen e obezitetit, duke qëndruar shumë gjatë me teknologji të tilla, probleme me miopinë (problemet me sy) etj”.

“Po ashtu, varësia nga teknologjitë informative ndikon edhe izolimin social të fëmijëve, në vetminë, rrit ankthin dhe depresionin social”.

Sa i ndihmon përdorimi i teknologjisë fëmijët?

“Përdorimi i teknologjive nga fëmijët, sipas moshës, ka edhe efekte pozitive, sidomos në zhvillimin e imagjinatës dhe shkathtësive për jetë, ndikon në zhvillimin e gjuhës si mjet i komunikimit, por edhe përfitimit të njohurive të reja” është shprehur ai.

Mirëpo, paraprakisht ekspertët e fushës sugjerojnë se duhet që të:

Zbatohen kufijtë kohorë në pajisjet dhe mediat digjitale, duke përdorur aplikacione të kontrollit prindëror. Ato ndihmojnë të sigurohemi që fëmijët të kenë një ekuilibër të kohës para ekranit dhe aktiviteteve jashtë ekranit, si dhe një angazhim të mjaftueshëm shoqëror e personal për të lejuar një zhvillim të shëndetshëm dhe për të parandaluar izolimin dhe vetminë.

Duhet të komunikohet me fëmijët lidhur me raportet e tyre me bashkëmoshatarë. Kjo mund të ndihmojë në identifikimin e shqetësimeve në lidhje me mungesën e marrëdhënieve në jetën reale, si dhe përfitimet sociale që një fëmijë percepton nga aktivitetet e tyre në internet. Mund t’ju ndihmojë gjithashtu të jeni të vetëdijshëm për përmbajtje të papërshtatshme ose ngacmime kibernetike që mund të kenë ndikim negativ te fëmija.

Duhet të ketë një model të zakoneve të shëndetshme për përdorimin e pajisjes. Është e rëndësishme që prindërit të shpenzojnë mjaft kohë (cilësore) ballë për ballë duke u angazhuar me fëmijët për të mbështetur zhvillimin e shëndetshëm social dhe emocional.

Pra, me fjalë të tjera duhet të ndërmerren hapa paraprak për të zbutur faktorët e mundshëm të rrezikut për fëmijët, përkatësisht duke përfshirë qasjen e kufizuar në teknologji. Kjo nënkupton shtimin e kontrolleve prindërore për të kufizuar sasinë e kohës që fëmijët kalojnë në pajisjen e tyre celulare ose në televizor.

A ka më shumë dëm apo dobi në përdorimin e teknologjisë në moshat e hershme?

“Kujtoj se kjo varet kryesisht nga përdorimi, përkatësisht qëllimi i përdorimit të teknologjive informative. Nëse këto teknologji përdoren në kuptimin e zhvillimit të fëmijëve dhe sipas rekomandimeve të profesionistëve bazuar në moshë, atëherë padyshim se ka dobi”.

“Por, nëse eventualisht përdorimi i teknologjive të tilla shndërrohet në një rutinë, varësi, jashtë limitit, atëherë mund të ketë efekte negative, të cilat ndikojnë në personalitetin e fëmijëve” ka thënë Kamberi për Albanian Post.

Cilat janë efektet shëndetësore dhe fizike?

Normalisht që shpenzimi i kohës së tepërt para ekranin ka pasoja të shumta te fëmijët, sidomos te moshat më të reja. Mirëpo, prindërit duhet të kenë kujdes të shtuar mbi atë se çfarë i servojnë fëmijëve të tyre, duke analizuar përmbajtjen, strukturën, gjuhën, por edhe personazhet e akterëve.

Kjo për shkak se fëmijët kanë modelimin e tyre social dhe ata janë imituesit më të mëdhenj, që do të thotë sipas asaj që shohin fëmijët qoftë nga prindërit, familjarët apo në ekran edhe imitojnë duke i marrë rolet e tyre si modele sociale, shpjegon ai.

Pra, në moshat e hershme, sidomos në zhvillimin psiko-motorik të fëmijëve ka rëndësi të madhe modelimi social dhe fëmijët nëse qëndrojnë shumë kohë pran ekranit mund të kenë probleme, përfshirë marrjen e gjuhës si model qoftë pozitive ose negative, pastaj dhunë, agresivitet e kështu me radhë, shpjegon sociologu.

Ndërkaq Merita Sejdiu, një mësuese fëmijësh, në një kopsht në Prishtinë, thotë për Albanian Post, se promovimi i aktiviteteve në natyrë, pëveç se është shumë i rëndësishëm për fëmijët, gjithashtu i ndihmon ata të largohen nga zakonet dhe fiksimet e padobishme të pajisjeve teknologjike.

“Fëmijët duhet të mësojnë të shijojnë aktivitete rekreative që i largojnë ata nga fiksimi i tyre me pajisjet teknologjike. Loja e pa-strukturuar jashtë botës digjitale stimulon kreativitetin. Koha e lirë nga pajisjet digjitale duhet të jetë prioritet i përditshëm, veçanërisht për fëmijët më të vegjël”.

Ajo këshillon prindërit të bëhen një shembull i mirë, “për shkak se fëmijët janë imitues të mëdhenj, është e rëndësishme që prindërit të kufizojnë përdorimin e tyre para fëmijëve. Kjo do t’i bëjë ata më të disponueshëm për t’u argëtuar reciprokisht gjithashtu”.

https://albanianpost.com/ndikimi-i-teknologjise-ne-shendetin-mendor-te-femijeve/


2024/03/31

Putin thotë se Rusia s’do ta sulmojë NATO-n, por do t’i rrëzojë F16-shat në Ukrainë

 



Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do ta sulmojë Poloninë, shtetet e Baltikut apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon me avionë luftarakë F-16 Ukrainën, fluturaket do të rrëzohen nga forcat ruse, deklaroi lideri rus Vladimir Putin.

Pushtimi rus i Ukrainës që nisi më 2022 ka nxitur krizën më të thellë në raportet mes Rusisë dhe Perëndimit që nga Kriza kubane e raketave më 1962.

Duke folur me pilotët rusë, Putin tha se aleanca ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është zgjeruar në lindje drejt Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991, por Moska, tha ai, nuk ka plane që të sulmojë ndonjë shtet të NATO-s.

“Ne nuk kemi qëllime agresive ndaj këtyre shteteve”, tha Putin, sipas transkriptim të publikuar nga Kremlini të enjten.

“Ideja është që ne do të sulmojmë një vend tjetër – Poloninë, shtetet e Baltikut dhe çekët që po ashtu po frikësohen – është absurditet i plotë. Këto janë gjepura”.

Kremlini, që e akuzon SHBA-në se po lufton kundër Rusisë përmes mbështetjes së Ukrainës me para, armë dhe inteligjencës, ka thënë se raportet me Uashingtonin ndoshta kurrë nuk kanë qenë më të këqija.

I pyetur lidhur me avionët luftarakë F-16, të cilat Perëndimi ka premtuar se do t’ia dërgojë Ukrainës, Putin tha se fluturake të tilla nuk do të ndryshojnë situatën në Ukrainë.

“Ne do të shkatërrojmë këto fluturake siç po shkatërrojmë çdo ditë tanket, autoblindat dhe pajisjet e tjera, përfshirë edhe raketahedhësit”, tha Putin.

*Video nga arkivi: Pilotët stërviten për operimin e avionëve F-16

Pilotët e F16-shave stërviten për t’i ruajtur qiejt e NATO-s
  • Auto
  • 240p
  • 360p
  • 480p
  • 720p
  • 1080p

No media source currently available

0:002:140:08

Udhëheqësi rus tha se avionët F-16 po ashtu mund të bartin armë bërthamore.

“Sigurisht, nëse këta avionë do të përdoren nga bazat ajrore nga një shtet i tretë, për ne do të bëhen caqe legjitime për ne”, tha Putin.

Deklaratat e Putinit vijnë pasi një ditë më herët ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se avionët F-16 duhet të dërgohen në Ukrainë në javët në vijim.

Ukraina, që për dy vjet po përballet me luftën e nisur nga Rusia, për muaj të tërë ka kërkuar nga aleatët e saj që t’i dërgojnë avionë F-16.

Belgjika, Danimarka, Norvegjia dhe Holanda janë në mesin e shteteve që janë zotuar se do t’i japin Kievit fluturake të tilla. Ndërkaq, një grup shtetesh kanë premtuar se do të ndihmojnë në trajnimin e pilotëve ukrainas.

Gjashtë persona besohet se kanë vdekur nga shembja e urës në SHBA

 



Anija e mallrave që u përplas me urën në Baltimor të SHBA-së më 26 mars 2024.
Anija e mallrave që u përplas me urën në Baltimor të SHBA-së më 26 mars 2024.

Gjashtë persona, që janë të zhdukur, konsiderohen se kanë vdekur pasi një anije mallrash u përplas me një urë të madhe në Baltimor, duke shkaktuar shembjen e saj.

Disa vetura ranë në lumë gjatë shembjes së urës.

Ekipi i anijes së mallrave lëshoi një alarm disa çaste para se të përplasej me urën Francis Scott Key, duke u mundësuar autoriteteve që të kufizonin qarkullimin e makinave mbi urë, tha guvernatori i Merillendit.

Pasi anija goditi një prej shtyllave mbështetëse të urës, struktura e urës u shemb menjëherë.

Me anijen që ishte nisur drejt urës “me një shpejtësi shumë, shumë të madhe”, autoritetet kishin mjaftueshëm kohë që të ndalonin makinat e tjera të kalonin mbi urë, tha guvernatori Wes Moore.

Përplasja ndodhi në mes të natës, para se ura të ishte e frekuentuar shumë. Ura është e gjatë 2.6 kilometra dhe vitin e kaluar u përdor nga 12 milionë makina.

Gjashtë personat që janë të zhdukur, dhe që besohet se kanë vdekur, ishin pjesë e ekipit të ndërtimit që po punonin në një intervenim në urë, tha sekretari i Transportit në Merilend, Paul Wiedefeld.

Një drejtues i lartë i kompanisë që kishte punësuar punëtorët tha të martën se punëtorët konsiderohen të vdekur, duke pasur parasysh thellësinë e lumit dhe kohën e gjatë që ka kaluar që nga përplasja.

Jeffrey Pritzker, nga kompania Brawner Builders, tha se punëtorët po punonin në mes të urës ku ajo u shemb. Trupi i asnjërit prej punëtorëve të zhdukur ende nuk është gjetur.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerr nga uji dy persona. Një person, që u trajtua në spital, u lirua nga spitali disa orë më vonë.


Disa makina përfunduan në ujë, por autoritetet thanë se besojnë se në to nuk kishte njerëz.

Policia tha se ishte pranuar informatën nga anija se kishte humbur kontrollin e drejtimit të saj dhe u kërkuan policisë që të ndalnin trafikun.

Një zyrtar policor, që ndali trafikun, u nis drejt urës për të njoftuar edhe ekipin e ndërtimit, por disa sekonda më vonë ai u njoftua përmes radiolidhjes nga një koleg i tij se ura ishte shembur krejtësisht.

Nga viti 1960 deri më 2015, 35 ura të mëdha janë shembur në botë për shkak të përplasjes së anijeve, sipas Shoqatës Botërore të Infrastrukturës të Transportit Ujor.

Flori Bruqi

 

 

 

 

          Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor...  shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë  jetës.

            Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...

            Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FLORI BRUQI

 

 

 

 

          

            Hyrje

 

           Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

            Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004).

            Kandidati për Doktor i shkencave kineziologjike, z. Flori Bruqi (1952), poet i afirmuar, studiues i letërsisë, shkencëtar i Kineziologjisë Sportive, është autor i 35 librave, zhanresh letrare dhe shkencore.

            Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij, në një mënyrë ose tjetër, me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit, veçanërisht te kritika e mirëfilltë letrare dhe shkencore. Kështu ajo, si ndërthurje estetike vitale, shqiptare dhe evropiane, ka qenë mjaft shpesh pike e forte referim, objekt observimi dhe analize nga studiues të shumtë të profileve akademike.

            Flori Bruqi ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe qindra -mijëra punime në shumë web faqe interneti (2003-2014). Është editor i Agjencionit "Floripress" si dhe bashkëpunëtor i dhjeta web faqeve në internet.

            Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

            Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).

 

 

 

 

 

RELIKTET TONA

(Pa Kosovën nuk do të isha)

Shfletojmë historinë
Rreshta të shkruar
Me gjak
Nëpër faqe
Gjurmët tona shfaqen
Herë breshëritë nxijnë
Arat me misër kudo që ishin
Ngjanin në varreza të Mëdha
Kur rritej vdekja
Ku binin gjethe të rrëkëllyera
Më të freskëta
Se zambakët e majit
Mani i kombajnës
Thasët mbush
Misër e grurë
Në këtë Dhe’
Tash e tutje
Gjumi do të oshtijë
Nga përrenjtë e ëndrrave
E paepur
Kjo ishte rruga jote
Ndërmjet njerëzve
Me njerëz
Dhe butonët
E dritës.



AGIMET E KOSOVËS


 

Çerekshekujt
Në kurriz të maleve
Lanë gjurmët e kanioneve,
E Ti
Kosovë
U dole para
Agimeve të mëdha,
Kur trolli me nofullat e veta
Kafshonte bijtë e saj
Kosovë
U dole përpara relikteve’
Qindvjetëshe
Kur Trolli pinte gjak
Përtypte barot
Fashatonte plagën
Dhe pashë
Mes atij
Ingranazhi
Yje
Dhe nën Yje
Togun e pusive
Amësinë Tënde
Sfidojmë
Të bartim
Si një Agim mbi mal
Duke t’i fshirë me Yje
Muzgjet e hijeve
Vezullim urojmë
Brezave që vijnë
Me tepritë e zellit
Në cepat e Yjeve.


GJAK SHEKULLOR

Mëmëdheu
Lëshoi një britmë
Një zjarr
Si lumi si era si gjaku
Mirësinë i shpërtheu te pragu
Të dua o hyjneshë e Agimit
Me Heliosin e Apolonin
Me vajtje-ardhjet
Me duart
E forta
Të bashkëfshatarëve
Të bashkuara përgjithmonë
Në shpresën ndjellamirë
Eliksirin
Unë-
Ndjej në shpirt
Se biri yt
Unë jam
Frymëzimin tënd
Borxh e kam
Ç’përqarje të sjell
Në qepalla
Gjysmë të mbyllura
Këngët shpesh t’i mbjell
Me besë e shpresë
Për të ardhmen tonë.



RRJEDHAT E KOSOVËS

Atdhe
T’u desh të afrohesh
Nga thellësitë e viteve
Deri te kjo kohë
Me dyfek e gjalmë
Që kurrë s’qenë të ftohta, t’u desh
Të vishë
Në këto male pranë
Në këtë baltë
Në këtë Tokë
Dhe të dilje
Ti kështu si je
T’u desh
Flakë vullkani
Atdhe
Po zbardh sot mëngjesi
Flamur të kuq
Shkaba dykrenore lartë
Frymëzim i ri
Në zemrat e sizifëve 
në buzëqeshjet e triumfuesve
Në përparëset e shpirthirshmëve
Në çdo fabrikë
Uzinë
Faqe mali
Madhështore
Do të duhej të buçiste
Kënga e vështrimeve të ndezura
Me fjalët
Zotim
Gdhendës mermeri
Sypatrembur
Duke u futur
Me kraharorët masivë
Në rreshtat e mëdhenj
Të detit tekanjoz.


REKUIEM I PËRLIGJUR

Prej gjakut e zemrës s’mund të dalë,
siç u dogjën të tjerët s’dua të digjem
ç’donin ziliqarët në kopshtin e Edenit
mollën e Eridës në dorë që më lanë
ditë pas dite prej zemërimit të përligjur
nga trishtimi
Zeusi s’e fal Prometeun,
pa ia treguar fshehurazi intrigën,
dashuritë digjen e përvëlohen,
sa fort,
brenda çdo ëndrre vuan zemra vetë,
udhë u deshën që djajtë të risjellin
poshtërimin e zbritur nga Olimpi i lartë,
të lënë shtrëngatën… e të vrasë njerëzinë
edhe lotët kur djegin shpirtin së brendshmi
më ngjan se më hiqet i rëndi mallëngjim,
një këngë ilirishte përftohet fshehtësire
e vjen një kohë letargjie me gjëmim


 


PORTRETI I NËNËS
 
"Nënë për ta shpëtuar jetën Ty,dhashë lëkurën e do ta jepja edhe shpirtin"
(Biri yt Mirlin Bruqi)

Nga qytetet e fshatrat e largëta vijnë
Banorë(të përkohshëm)në Prishtinë
Pleq
Plaka
Të reja
Të rinj
Me shporta të vogla në duar
Vijnë çdo të diel
Vijnë(ndoshta)çdo ditë
Te dera e Spitalit
Në orën 14
Gumëzhijnë korridoret
Nga hapat e tyre
Zhurmojnë pavijonet
Korridoreve…
Zvarritët rrëqanthi vdekja
Në dhoma hyn shqetësimi
Secili me de(r)t
Për të afërmin e vet
Kështu çdo të diel
Kështu çdo ditë
Në orën 14
Burbuqja kurajon Nënën
Mirlindi jep lëkurën e vet
Për ri(ngjalljen)e Saj
Të afërmit shërim i dëshirojnë

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...