Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/04/01
Libri dhe rëndësia që ka leximi i librit( Prezenca e teknologjisë informative po zbeh imazhin e librit)
Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë ka bërë që lexueshmëria e librit të bie dukshëm. Megjithëse libri po shihet mundësi e pazëvendësueshme për lirinë e shprehjes dhe për shpërndarjen e informacionit.
Kjo u vu në pah në Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtave të Autorit, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ku nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta ishin mbledhur për të prezantuar krijimet e tyre letrare.
Udhëheqësja e Departamentit të Edukimit Bibliotekar, Ramize Bajraktari, tha se interesimi për të lexuar nuk ka rënë nëpër kohë, porse jo aq shumë ka lexues të pasionuar ose dashamirë të artit letrar, transmeton kp.
Sipas saj, mungesa e lexueshmërisë së librave dhe zëvendësimi i tyre me teknologjinë informative po bënë që shumë nxënës të kenë probleme në mësimnxënie.
“Shumë fëmijë po hasin në vështirësi në mësimnxënie sepse prezenca e teknologjisë informative po zbeh gjithnjë e më tepër imazhin e leximit të librave. Në rrjete sociale janë të hapura shumë faqe leximi, ku mund të gjesh analiza dhe rekomandime të ndryshme, por asnjëherë nuk mund të zëvendësohet libri fizik në këtë formë”, theksoi ajo.
Bajraktari shtoi se janë lexuesit e vegjël ata që e madhështojnë ditën e librit.
Edhe Hatmane Demiri, drejtoreshë e shkollës “Ismail Qemali”, foli për rëndësinë e madhe të librit, duke bërë apel që të rinjtë dhe të vegjlit të lënë telefonat në mënyrë që të lexojnë sa më shumë.
“Ta vizitojmë sa më shumë bibliotekën, të lexojmë sa më shumë, sa më shumë të japim mesazhe se bota po ecë dhe t’i lëmë pak telefonat, sepse libri kur lexohet ‘live’ është shumë më mirë... Fëmijët pak e kanë lënë librin anash. Unë besoj se me një sensibilizim të tillë, të gjitha shkollat dhe të gjithë ne, të bëjmë thirrje që sa më shumë të lexojmë sepse nuk mundemi me ecë përpara pa lexim dhe pa dije”, theksoi ajo.
Ndërsa nxënës të shumtë lexuan dhe recituan disa nga krijimet e tyre letrare kushtuar librit dhe rëndësisë që ka leximi në të ardhmen e vet fëmijëve por edhe të shtetit në përgjithësi.
Dita Botërore e Librit daton që nga 23 prilli i vitit 1995, me qëllim të kontribuimit në mbarë botën për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment