2024-04-01

Mediet sociale, armë e re në duart e “të mirëve” dhe “të këqijve”

 



Mediet sociale janë bërë sot një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit në botë. Edhe Kosova, sado që është përfshirë me vonesë, vlerësohet se ka hyrë fuqishëm, nëse merret parasysh numri i përdoruesve të rrjeteve dhe medieve sociale. Përfshirja e shpejtë e Kosovës në këto media e ka pasuar zhvillimin e shpejtë të internetit.

Valon Canhasi, një ekspert lokal i rrjeteve sociale, thotë se numri i përdoruesve të medieve sociale në Kosovë është shumë i madh.

Sipas tij, rreth 70 për qind e popullatës merr pjesë në këto media, duke kaluar deri në 3 orë në ditë në shfrytëzimin e tyre.

Por, për shkak se zhvillimi i infrastrukturës së uebit në Kosovë ishte i vonë, nënvizon Canhasi, portali i parë ishte hapur në vitin 2006. Nga ajo kohë, revolucioni global online është shtrirë edhe në Kosovë, ku fillimisht ishin përfshirë gjeneratat e reja. Më pas, edhe politikanët, sikurse edhe afaristët dhe persona tjera nga fusha të ndryshme të interesit, ishin përfshirë aty, për të promovuar idetë, mesazhet dhe politikat e tyre.

Sidomos nga politikanët, mediet sociale u panë si mundësi e mirë për t’i plasuar projektet, idetë dhe mesazhet e tyre tek publiku, thotë Valon Canhasi.

“Ky format, ky lloj i komunikimit, ta jep mundësinë që ta promovosh idenë tënde, kauzën tënde, të gjesh përkrahës për kauzën tënde, në çështje minutash, në kohën reale, për shkak se shumë njerëz, përafërsisht 500 mijë veta, e përdorin Facebook-un, çdo muaj dhe mesatarisht i harxhojnë 3 orë kohë në këtë platformë”.

“E bukura e krejt kësaj është që është transparente, është publike dhe i jepet mundësia gjithkujt që nuk kish me pas qasje me iu afru një politikani dhe të mund të komunikojë drejtpërdrejt me personin përgjegjës”, thekson Canhasi, nën një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Me gjithë aktivitetin e tyre të përditshëm, e meta apo dobësia e shumë politikanëve në komunikimin e tyre me publikun, kur është në pyetje rasti i Kosovës, sipas Valon Canhasit, është se ata përmes platformës dhe ‘PR-it Online’ lansojnë vetëm një komunikim vertikal, duke plasuar mesazhet e tyre, por jo edhe duke e praktikuar komunikimin me publikun.


“Padyshim që potenciali ekziston. Unë do t’i sugjeroja të gjithë politikanët të krijojnë debate, përmes pyetjeve, përgjigjeve e diskutimeve, si formë e komunikimit me shfrytëzuesit dhe ndjekësit e tyre, sepse deri më sot nuk kishte një platformë si kjo që ta jep mundësinë që në kohën reale mund të komunikosh me qytetarët e vendit dhe me i ndëgju brengat, ta zëmë me një lagje a një grup të caktuar shqetësimet”.

“Krejt këto mundësi t’i ofrojnë këto media, por unë nuk kam parë – ka kohë që i përcjellë këto media – dhe nuk kam parë që dikush i shfrytëzon të gjitha potencialet që t’i ofrojnë mediet sociale”, thotë Canhasi.

Ndërkohë, edhe Dardan Qadraku nga organizata PAKT, përkatësisht, Partnerët në Veprim, thotë se rrjetet dhe mediet sociale ofrojnë sot shumë mundësi, por, informacionet që servohen aty, qofshin ato edhe qëndrime të caktuara politike, janë të njëanshme, pasi që nuk sfidohen me pyetje apo debate.

“Media sociale ka një rol të madh, është një mjet shumë i fuqishëm, shumë efektiv, ka një kosto shumë të ulët të transmetimit të mesazhit, marrë si shembull. Por, ne duhet ta kemi edhe skepticizmin tonë lidhur me transmetimin e atyre mesazheve, derisa është mesazh që transmetohet njëanshëm, nuk e kritikën e duhur, nuk e ka mendimin tjetër. Por, mundëson një komunikim shumë më të lehtë me qytetarin”, vlerëson Qadraku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Mediat e fuqishme globale, si Facebook apo Youtube, e të ngjashme, në vende të ndryshme, u kanë shërbyer jo vetëm përfaqësuesve të popullit në nivele të caktuara të pushtetit që të komunikojnë me mbështetësit e tyre, por edhe organizatave nga më të ndryshmet që t’i përhapin idetë dhe ideologjitë e tyre që shpesh paraqesin kërcënim global dhe rrezik potencial të përhershëm.

Dardan Qadraku thotë se nga ky prizëm mund të shihet ana pozitive dhe negative e medieve sociale, pasi që përmes tyre subjekteve të caktuara u është dhënë mundësia që në formë krejt të hapur të bëjnë thirrje për aktivitete të ndryshme, qofshin ato legale apo jo. Nga këto anë negative, nuk është kursyer as Kosova.

“Ka organizata të cilat bëjnë thirrje terroriste apo për kryerjen e akteve terroriste. Kjo praktikë fatkeqësisht ka filluar ta prek edhe vendin tonë. Kemi disa organizata të cilat e shfrytëzojnë internetin dhe këto mediat sociale në përgjithësi për promovimin e këtyre organizimeve, promovimin e mesazheve të ndryshme dhe të cilat synojnë të gjitha moshat, por me fokus i synojnë të rinjtë, çka ka sjellë edhe përfshirjen e të rinjve kosovar në luftërat e ndryshme”, thotë Qadraku.

Sidoqoftë, lënë anash mundësitë negative që këto media ofrojnë për përhapje të ideologjive e thirrjeve kërcënuese dhe të paligjshme, mediat sociale sot konsiderohen si mjet i fuqishëm për komunikim, promovim, përhapje të ideve, platformave e mesazheve, qofshin ato komerciale apo politike. Madje, në disa raste, mjeshtëria e shfrytëzimit të këtyre medieve konsiderohet si faktor kyç në garat zgjedhore nëpër vende të ndryshme botërore. 

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...