2024-04-01

A e dini se?...

 


Turisti i dytë në gjithësi



Pas Denis Titos, amerianit i cili ishte turisti i parë në gjithësi, më 25 Prill 2002 u nis edhe 28 vjeqari nga Afrika e Jugut, Mark Shuttleworth i cili është një ndërmarrës Interneti, ekonimist me profesion. Milioneri nga Afrika ka udhëtuar se bashku me dy kosmonautë rusë në drejtim të stacionit kozmik “Alpha”. Çmimi që duhet të paguajë është i njejtë me atë të Titos, 20 milion dollarë amerikan.
Kësaj radhe ky turist nuk kishte fluturuar vetëm për të shetitur, por ai atje do të bëjë disa eksperimente në gjendjen pa gravitacion me disa embrione të qelizave të kafshëve dhe se ky zbulim do te ndihmoj në gjetjen e ilaçit për semundjen e Parkinsonit dhe Alcheimerit. Për këtë arsye ekuipazhin treantarësh e kanë trajnuar biologët rusë dhe ata afrikan, të cilët u dhanë këshilla se si duhet të kryhet eksperimenti.

Pilotja më re në Botë



Shtatembëdhjetëvjeqarja Nicola Richardson nga qzteti Esek i Anglisë është ferma më e re në Botë e cila fitoi licencën për pilote, me të cilën mund të fluturojë anembanë Evropës me aeroplanë të vegjël. Ajo filloi leksionet e para në pilotim qysh në moshën 14-të vjeqare, dhe tani është duke punuar për t’a fituar licencën për të pilotuar edhe aeroplanë komercial civil, në linja të rregullta ajrore. I ati i saj posedon një aeroplanë të vogël të tipit “Piper Cherokee”, me të cilin Richardson ka fluturuar shumë herë.

Xhakarta fundoset vazhdimisht



Të dhënat më të reja gjeologjike të vitit 2002 treguan se Xhakarta është duke u fundosur gjithnjë e më shpejtë në det. Është treguar se gjashtë vitet e fundit kryeqyteti i përmendur i Indonezisë është fundosur për 91 cm nën ujë. Si shkaktarë për një rreshqitje të tillë të tokës mirret rritja rapide e ndërtimeve si dhe shfrytëzimi i tepruar i ujërave nëntokësore.

Kanaqeja më e madhe



Taivani ka prodhuar kanaqen më të madhe në Botë. Kanaqeja është e lartë 4.7 metra dhe e gjerë 2.2 metra, ajo peshon 4.4 tonelata dhe në vete përmban 8.460 litra pije freskuese për të plotësuar nevojat e më shumë se 23.000 personave. Deri në këtë rekord të vitit 2002, australianët e mbanin me kanaqen që e kishin prodhuar në vitin 1998.

Skulptura më e shtrenjtë



“Koka e Bronztë e Danaidës”, vepër e skulptorit rumun Konstandin Brankuzi, është skulprura më e shtrenjtë në Botë. Kjo është blerë për 19.9 milionë euro në shtëpinë e ankandeve “Christie`s” në New York, nga një person milionerë anonim. Deri atëherë skulptura më e shtrenjtë në Botë ka qenë kompozicioni i shtatë figurave të femrave po ashtu nga bronzi, e njohur si “La Foret”, e cila ishte shitur 9 milionë euro.

Kamioni më i shpejtë



Kamioni i vjetër i zjarrfikësve amerikanë, i prodhuar në vitin 1940 nga kompania “Ford”, vihet në lëvizje nga dy motorë aeroplanësh të llojit “Rolls Royce 601 Viper” dhe kjo e bënë atë kamionin më të shpejtë të zjarrfikësve në Botë. Ky avio-kamion ka thyer të gjitha rekordet e mundshme të shpejtësisë. Ai u shënua në Librin e Rekordeve të Ginisit me shpejtësinë e shënuar prej 655 km/h, dhe me motorin e fuqishëm 12.000 kualfuqi.

Topi më i shpejtë



Topi i quajtur “Fevernova” nga prodhuesi i njohur Adidas, është topi me preciz dhe më i shpejtë në Botë. Ky top është prezentuar për herë të parë për Kampionatin Botërorë të Futbollit në Kore dhe Japoni më 31 Maj 2002.
Testet e bëra me këtë top treguan se në distancën prej 20 e 25 metrash, topi mund të arrijë shpejtësinë rekorde prej 130 km/h dhe ai mund të godasë me të madhe edhe caqet më diameter prej 20 cm Mundësi të tilla të topit të futbollit janë pasojë e kombinimit të materialeve speciale të cilat përmirsojnë transmetimin më të mirë të forcës nga këmba e futbollistit dhe ruanë për një kohë të gjatë formën e njejtë.
Topi “Fevernova” në mes tjerash përmbanë edhe shtresë të shkumës që edhe e ndihmon në elasticitetin e tij.

Zbulimi i njeriut të Neandertalit



Në vitin 1856 në Neandertal, pranë qytetit Dyseldorf të Gjermanisë, u zbuluan eshtra njerzish që kishin jetuar 100 mijë vjet më parë. Sipas shkencëtarëve, njerëzit e kësaj kohe kishin përballuar ndryshimet e mëdha të klimës dhe kishin mundur tu përshtateshin atyre.
Truri i njeriut të Neandertalit ishte 1.600 gram, gati sa truri ynë.
Njerëzit e kësaj kohe jetonin në grupe pranë lumenjve dhe ushqeheshin me mishin e ariut e të panterës, që i gjuanin me dy shkopinjë të kalitur në zjarr. Ata ishin të parët që zbuluan rregullin e varrosjës së njerëzve të tyre. Njeriu i Neandertalit u zhduk rreth 50 mijë vjet më parë.

Zbulimi i njeriut të Kro-Manjonit



Në vitin 1868 në shpellën e Kro-Manjonit në Dordonjë të Francës, u zbuluan eshtrat e tre burrave, të një gruaje dhe të një femije. Rreth tyre gjendeshin mbeturina eshtrash të kafshëve të egra dhe vegla të ndryshme pune. Këto elemente u shërbyen shkencëtarëve të hedhin dritë mbi jetën e këtyre njerëzve.
Njerëzit e Kro-Manjanit jetuan 40 mijë vjet më parë. Ata ishin të organizuar në grupe dhe endeshin nga njeri vend në tjetrin. Për t`u mbrojtur nga të ftohtët ata kërkonin strehë nëpër shpella, të cilat i rregullonin dhe i zbukuronin. Më pas ata filluan t`i ndërtonin vet vendet e mbrojtura, të futura gjysmë në tokë dhe aty ngrenin çadra me lëkurë kafshësh. Këta njerëz vazhdonin ta punonin drurin për të prodhuar vegla pune. Ata bënin dhe armë me kockë, me dru dhe me brirë. Ndonëse jo të shumtë në numër, ata ushqeheshin me mish kuajsh të egër dhe me disa kafshë të tjera.

Letersia, aritektura dhe skulptura



Zbulimi i shkrimit ndihmoi në hartimin e veprave letrare. Letërsia e Egjiptit dhe e Mesopotamisë, përbëheshin nga mite fetare, himne kushtuar perëndive, shkrime historike dhe novela. Libri “Epi i Gilgameshit” i shkruar në Babiloni rreth vitit 2000 p.e.s., e që përbëhej nga 12 pllakadeltine, është vepra më e vjetër letrare e shkruar dhe e gjetur deri më tani në Botë.

Më së shumti qëndroi ulur



Antonio Gomeshi nga Portugalia, duke qenë pa punë , iu kujtua të konkurojë në rekortet e Ginisit me një mënyrë origjinale të veprimit-duke qëndruar ulur. Ai këtë rekord e arriti pa lëvizur nga vendi plot pesëmbëdhjetë orë e dy minuta. Kështu, Antonio vazhdon të fitojë edhe të ardhura. Kudo që shkon, si njeri i rekordeve të Ginisit, ai rri ulur sa më gjatë të jetë e mundur dhe, në bazë të kësaj, merr edhe shpërblime.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...