2024-04-03

400 ekstremistë serbë po trajnohen afër kufirit me Kosovën, me urdhër të Vuçiqit mund të ketë sulme

 Mendoj dhe i rekomandoj Kryeministrit , zt.Albin Kurti, që, nëse 400 ekstremistët serbë, që po stërviten në kufirin me Republikën e Dardanisë, do të përsërisin sulmin kriminal të Banjskës, ata duhet të pushkatohen që të gjithë nga forcat e armatosura të Republikës së Dardanisë. Ja bëj këtë rekomandim Kryeministrit Albin  Kurti, me qëllim që të mos përsëritet gabimi që u bë në Banjskë, ku u vranë vetëm disa  terroristë serbë, ndërsa të tjerët, pasi vranë një  polic  dardan, u lejuan të largogen me vrap, siç e pamë në videon e publikuar nga mediumet elektronike tonat. (FB)

Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës - Bota Sot

Nga Flori Bruqi, PHD

Ministri i Brendshëm I Republikës së Kosovës, Dr.Xhelal Sveçla, ka deklaruar se 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën.


Dr.Xhelal Sceçla 


Sipas tij, me urdhër të Aleksandër Vuçiqit, këto grupe mund të aktivizohen me sulme agresive.

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiç mund të aktivizohen në sulme agresive”, tha Dr.Xhelal Sveçla në News24 në Tiranë.


Dr.Xhelal Sveçla e cilësoi të drejtë dhe normal vendimin për dinarin, teksa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Gjatë intervistës për NeWs24, ministri i Brendshëm i Kosovës, dr.Xhelal Sveçla  foli dhe për raportet e Kryeministrit të Kosovës,  zt.Albin Kurti me ndërkombëtarët, ku tha se nuk ka asnjë krisje mes tyre, madje ata kanë takime të përjavshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.


Xhelal Sveçla është stomatolog dhe politikan shqiptar nga Kosova, aktualisht ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës, pastaj zëvendësministër i parë i Punëve të Brendshme, si dhe ushtrues detyre i ministrit. 

Është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Sveçla filloi studimet për stomatologji në Universitetin e Prishtinës më 1990, por vazhdoi më pas në Universitetin e Tiranës, ku edhe u diplomua. 

Si udhëheqës studentor, ishte ndër organizatorët e protestave kundër pushtimit serb të Kosovës në vitet 1990 dhe shërbeu si zyrtar ekzekutiv në Unionin e Pavarur Studentor.

 Më 1998, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sveçla ka punuar me organizata të ndryshme në Prishtinë dhe Tiranë, si koordinator për International Medical Corps Tirana dhe drejtor nacional në SOS Kinderdorf International, që u ndihmonte fëmijëve në nevojë. 

Më 2003, Sveçla u bë pjesë e Rrjetit të Veprimit të Kosovës apo Kosova Action Network (KAN), organizatë e shoqërisë civile që synonte ndryshimin shoqëror përmes qytetarisë aktive.

 KAN ishte paraardhëse e Lëvizjes Vetëvendosje, që u themelua më 2005. 

 Më 2013, Sveçla u emërua drejtor i inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ku ndihmoi në vendosjen e ligjit dhe përmirësimin e mbikëqyrjes.

 Ishte anëtar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes në legjislaturës e 6-të, gjatë së cilës shërbeu si zëvendëskryetar e pastaj kryetar i komisionit për komunitetet. Ishte gjithashtu anëtar i komisionit të punëve të brendshme dhe kryetar i komisionit hetimor për rrëmbimin e gjashtë shtetasve turq. 

 U bë zëvendësministër i parë i Punëve të Brendshme në qeverinë Kurti I në shkurt 2020. Pastaj ushtroi detyrën e ministrit, nga 19 marsi deri më 3 qershor, kur u votua qeveria e re.

 U kthye në qeverisje me kabinetin Kurti II si ministër i Punëve të Brendshme më 22 mars 2021.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...