Beqir Elshani:KREKOSJA E HAJNAVE ME PRONËN E VJEDHUR
--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---
KREKOSJA E HAJNAVE ME PRONËN E VJEDHUR
Edhe një rast tjetër i vjedhjes së shkrimeve të mia në faqet e rrjetit shqiptar. Me anën e bibliografisë Google zbulova se një hajn kishte vjedhur tregimin tim “Tungjatjeta, kompjuter!” Ky është rasti i dytë pas shkrimit ”Dita e Flamurit po vjen, Unmiku tronditet” në Gazetën Ndryshe, përveç atyre faqeve që shkrimet e mia i publikojnë pa autorë - emrin tim. Ky zinxhir i keqtrajtimit dhe i vjedhjes së shkrimeve të mia më detyron që herën tjetër të mos botoj. Përvetësimi i pronës së tjetrit bëhet pikërisht në kohën më të vështirë, që duhet vepruar drejt çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Edhe pse një humanist në WebAlbania kishte demaskuar hajnin me anën e argumentimit të tregimit tim origjinal të botuar në Art-Cafe, Drenasi, Floart-Press dhe në Dervina, megjithatë hajni me kompaninë e tij ishte tallur për pronën e vjedhur.
Ky ves i plagjiaturës është i dëmshëm për kombin tonë shqiptar, krijuesi i sinqertë duhet të mbështetet në inspirimin e tij vetjak, dhe jo të përvetësojë krijimtarinë e të tjerëve. Redaksia WebAlbania duhe të kërkojë falje publike për plagjiaturën dhe keqpërdorimin e tregimit tim. Redaksia duhet t’i përmbahet ligjit si dhe etikës kombëtare, për të cilën në ballinën e faqes shkruan: WebAlbania BASHKON SHQIPTARËT ANEMBANË! Prandaj ky bashkim kombëtar duhet të bëhet me parime edukative dhe jo me plaçkitjen e pronës së huaj, përndryshe jam i detyruar që me anën e ligjit të mbroj autorësinë time.
Me nderime, Beqir Elshani
FAKSIMIL I BIBLIOGRAFISË:
WebAlbania.com , Forums , Te Ndryshme , Tema te ndryshme ...
TUNGJATJETA, KOMPJUTER! autor :Beqir ELSHANI "Tungjatjeta kompjuter!" Kështu e përshëndeta mysafirin e porsaardhur në banesën time nga një shitore e qytetit ...
www.webalbania.com/ForumsPro/viewtopic/t=5171.html - 78k - Kompletterande resultat –
Cachad - Liknande sidor