Sa here e kam mallkuar veten pse linda i varfer dhe pse pikerisht
une duhej te isha protagonist i Brezit te Humbur?! Pse duhej te me binte
llotaria pikerisht mua per te marre rrugen e mergimit dhe pse me
doemos une shqiptari duhej te hapja doren e me frike te zbuloja letren me vrimen
e zeze...Po kam provuar ``Super 7``, ``649``, lloto te tjera dhjetra
milione dollareshe..., duke mallkuar fatin tim sterre te zi: ``Te marrte
dreqi qe nuk te la breke ne b.... Punon si kale, per te bere nje fare
kompensimi...Nejse...Nja dy detaje personale: Babai qe 19 vjeçar u be
komunist. Punoi tere jeten per 2500 leke te vjetra ne muaj, gjersa
nderroijete ne vitin 1977 ne moshen 43 vjeçare. Pasuria qe me la pas???
``Asgje``,kam peshperitur shpeshhere me vete, ``asgje``.
Gjithnje kam menduar se nuk me ka lene as edhe nje qindarke te vetme,
por ndersa shfletoj librin ``Historia e Qeparoit``te Janko Palit,
shqiptarit te nderuar nga Himara, kuptoj per here te pare ne jeten time se e kam
patur krejtesisht gabim. Ashtu si biri fatlum i Jankos, Petraqi, edhe une
paskam patur nje ``qyp me florinj``, te fshehur ne nje valixhe te vjeter dhe
te pluhurosur ne qytetin e Elbasanit, ne nje valixhe te mbushur me
doreshkrimet e tim eti dhe librat e tij te vyer qe nuk u botuan kurre. Shfletoj
librin e babait te Petraq Palit e me duket sikur Jankoja, ky plak fisnik dhe
flokebardhe nga Himara, eshte babai im dhe Petraqi vete une, qe i
mbledh nje çike e nga nje çike kursimet e mia e nxjerr per here te pare ne drite
librat e pabotuar te tim eti.
Babai zemerbardhe Janko ishte ai qe hapi shkollen shqipe ne Himare.
Ai qe la Francen, ashtu si babai im Mosken dhe u kthye ne atdhe ne vitin e
mbrapshte 1960. Simbioze e çuditshme ndodh thelle qenies sime...Perzierje
kohesh, njerezish, ngjarjesh, vitesh...Metamorfoze universale qe me ngerthen
te terin.
Kimera, ajo kafshe hibride, qenie mitologjike me trup dhie dhe koke
luani, e me bisht gjarperi e ka marre emrin nga Himara. ``Njihet nje skulpture
ne
historine e artit e quajtur si Kimera etruske, e derdhur ne bronx``,
shkruan Moikom Zeqo, autori i parathenies se librit. Me duket sikur shoh
Zeusin shqiptar te Kerauneve ose ndryshe te Malit te Vetetimave, tek mban ne
duar vetetimat, Zeusin paragrek, jo ate te Olimpit te Greqise....
Shfletoj librin e Janko Palit e me duket sikur degjoj magjistricen
Ircea, tek porosit Odiseun te ruhet nga sirenat. Me duket sikur gurgullon ne
veshet e mi perroi i Himares, qe ka patur emrin "Feniks", emrin e shpendit
pra, qe rilindte nga hiri. Ul koken dhe pi uje ne Burimin e Argjente te
perandoreve bizantine...Aty eshte shpella e Polifemit, birit te Posejdonit,
ciklopit me nje sy dhe zotit ngadhnjimtar te detit. Vete deti legjende me
vete...Biri i
Dyrrahut, te cilin e vrau gabimisht Herakliu dhe e hodhi trupin e tij
ne det, i dha vete detit emrin e tij ``Jon``, ketij nipi te dinastise se
mbreterve ilire te Durresit. Legjendat himariote ngerthehen me ato
elbasanase, me Skampinin e vjeter dhe te lashte, rrapin e Bezistanit,``Ujit
qe lahet vete``, ``Spaikorret``, Burimin ku piu uje kali i
Skenderbeut,Selviat e Namazgjase, qe gjermanet nuk munden t`i hidhnin dot ne ere,
karakaftet e Krastes...., zot i madh!!!
Me kap nje ngasherim i brendshem dhe buza me dridhet...Atdheu im
eshte kaq larg dhe afer! Ato gricma floriri me sperkasin te terin....Hap syte
dhe i verbuar nga gezimi dhe entuziazmi zbuloj se babai im, babai i
Petraqit,baballaret tuaj, baballaret tane, baballaret e atyre na kane lene per
trashegim secilit nga nje qyp te mbushur perplot me florinj: qypin e
mbushur me legjendat e pavdekshme te ATDHEUT!
Lavduem qofshin legjendat e baballareve!
Amen!
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment