2024-04-01

SKIZOFRENIA PARANOIDE SERBO-RUSE

 

29 mars 2007

SKIZOFRENIA PARANOIDE SERBO-RUSE

Shkruajnë: Fadil Shyti – Mona Agrigoroaiei

Diplomati amerikan George Kennan ka pasur të drejtë kur në letrën e tij drejtuar qeverisë amerikane gjatë kohës kur ishte ambasador i ShBA-ve në Bashkimin Sovjetik ka pohuar se : “strategjia politike ekspansioniste pansllaviste qe rrjedh prej „vizionit neurotik" të Kremlinit karshi botës nuk ka kufi kohorë, kufi brenda një regjimi të caktuar që qeverisë atje” .
Sfondi më primitiv i sjelljes politike ruse kur është fjala për lirinë e popujve dhe kombeve te robëruara tregon se bota sllave është e pandieshme karshi logjikës së arsyes dhe tepër e ndieshme karshi logjikës së argumenteve. E tërë historia e tyre e vjetër dhe e re është e ngarkuar me kërcënime, shantazhe me naftë dhe energji, sabotime dhe bllokada të hapura dhe të maskuara. Futje e pykave nëpër zonat strategjike të ndieshme me krijimin e enklavave si Transnistria, Nagorno-Karabakh, për mënjanimin e republikave të ndryshme si Moldavia, Abhazia etj. Përkrahjen e sllavëve të jugut në përpjekjet e tyre për ekspansionizëm territorial-rikolonizim të Kosovës dhe mbajtje nën sundim të trojeve të tjera shqiptare nën zgjedhën serbo-sllavomaqedonase e malazeze. Kremlini që prej shumë kohësh ka trembur botën se nuk duhet të krijohet një „precedent" për Kosovën, që të mos „trazohet" ekuilibri që ajo e kërkon.


Parulla kërcënuese:
„kufijtë të mos ndryshohen" ka kuptimin e vet. Po organizohet referendum në Transnistri, në territor të vetëshpallur republikë, për bashkim me Rusinë (!?!), se kjo është në të mirën e interesave ruso-pansllaviste. Prandaj, Kosova, sipas Moskës, nuk guxon të ndahet prej Serbisë koloniale, sepse do te krijohej „precedenti" i goditjes së ekspansionizmit serbo-pansllavist nga momenti që gurët e shahut duhet të lëvizin vetëm për ngritjen e imperializmit nacional-shovinist që buron nga planet utopike gati paranoide për zgjerim territorial pa skaj (!)


Më shumë, „Rusia Matucka" kërcënon se „do te përdorë veto" apo se do te dërgojë trupa në Kosovë, bënë skena teatrore, ku „Hrushovi i dytë", Vitali Çurkin rreh ende një herë me çizme në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe, duke vuajtur nga dëliri i “madhështisë”, po del nga salla ku mbahej seanca. Duke bërë këtë ai e ndoqi pas parardhësin e tij Primakovin, i cili është i ngarkuar me ide të mykura pro-sllaviste alla cariste nuk la gur pa lëvizur që ta pengonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke i bërë kurdoherë shantazhe dhe bllokada diplomacisë ndërkombëtare, duke e mbrojtur hapur qëndrimin shovenisto - fashist të S.Millosheviqit, i cili ishte mbarsur me ide të mykura prosllaviste alla cariste. Por, për hir të realitetit, vlen të theksohet mendimi Shaqir Vukajit (ish ambasador në Rusi në kohën e luftës në Kosovë) i cili sot në emisionin „Kontrast“ të ALSAT-it deklaroi për Rusinë se ajo gjithmonë ka pasur këto qendrime ndaj Serbisë. Vetëm Lenini e Stalini kanë mbrojtur çështjen shqiptare. Lenini ka demaskuar i pari Konferencën e Londrës dhe Stalini kurdoherë ka dëgjuar dhe është interesuar për çështjen shqiptare. Atij, vet Kardeli në vitin 1948 i paska thënë se Kosova është e Shqipërisë dhe duhet t'i kthehet asaj! Për këtë kemi dokumentat – tha ai. Ne, deklarojmë për ato që na ka penguar Rusia nga cari e këndej, por nuk flasim kurrë se Lenini na ka ndihmuar! Arrijmë në përfundimin se vetëm mendjet e errëta me pansllavizëm mendojnë antishqiptarisht. Dhe të gjitha këto të bëjnë të mendosh, a ka pasur të drejtë „analisti" serb, Obrad Kesic në intervistën dhëne gazetës "Veçernje Novosti", me datën e 22 marsit 2007 kur ka sulmuar politikën amerikane ndaj Serbisë se gjoja është „skizofrenike"?! Jo! Ai ka fantazuar për kashtlën në syrin i tjetrit dhe nuk e pa dot trarin nga syri i vet. I themi këto, me argumentimet në vazhdim.



Sipas mjekësisë, skizofrenia është një sëmundje mendore, kur njeriu vuan nga ajo që krijon një botë imagjinare, përfytyron gjëra dhe nuk arrin të dallojë realitetin nga irealja (fiksioni) . Në këtë kontekst, mitologjia politike pansllaviste (e Rusisë dhe ajo e sllavëve të jugut) krijon një imazh të errët paralel të realitetit, se sllavët ishin, janë e duhet të jenë ata që duhet të zgjerohen në një shtet të pastër etnik nga Siberia deri në Detin Adriatik, kurse popujt tjerë jo sllavë duhet të pranojnë pushtimin dhe kolonizimin të sllavizohen dhe pastaj të asimilohen. Origjinat e skizofrenisë sllave janë shpjeguar nga George Kennan: "ndjenja instinktive, tradicionale të josigurise", kurse pasojat e saj janë shumë të rënda, po llogariten në vrasje, depërtime, djegie, helmime, terror shtetëror ndaj popujve jo sllavë, ndër të cilët janë edhe shqiptarët në Ballkan që më shume se një shekull vuajtën dhe po vuajnë deri sot, për shkak të zgjedhës koloniale sllave.


Krimet janë veshur nën maskën e një veshje të mirësisë, sikur agresioni ishte "çlirim" për "shqiptarët barbarë", sikur sllavët "të qytetëruar" të jugut po mbrojnë "djepat", "zemrat" dhe "Jerusalimet" e tyre, kur dihet shumë mire nga shkenca historike se ata janë ardhacakë në Ballkan, janë pushtues dhe kolonizatorë, janë në pararojën realizimit të planeve pansllaviste. Dhe, me siguri ajo është e inkurajuar nga sjellja "vëllazërore" e qeverisë skizofrenike ruse, që e ndihmon në çdo rrethanë.


Tani, me një luftë nëntokësore të tillë nacionaliste dhe agresive, ksenofobe antishqiptare, Serbia mund të propagandojë se është demokratike, por kurrë nuk do të jete, sepse në strategjinë e saj afatgjate e ka logjikën e xhelatit, logjikën e pushtuesit që përjarget si kafsha në ushqimin e dëmshëm dhe pastaj tërbohet se ka humbur (shëndetin) gjegjësisht, në këtë rast, sundimin kolonial të drejtpërdrejtë mbi Kosovën dhe, edhe pse bota e favorizon duke e barazuar dhe privilegjuar së tepërmi në raport me viktimën; kërkon t'i rikthehen "të drejtat" për të vendosur mbi jetën dhe vdekjen e shqiptarëve nga Kosova, duke ëndërruar edhe rivizatimin e kohës së mjaltit të pushtimit serb mbi Kosovën gjoja "multietnike".


Rruga e saj drejt demokracisë do të bllokohet gjithmonë nga kjo pengese që duket e handikape ( e palëvizshme) , me të gjitha institucionet dhe ciklin e zgjedhjeve që po zhvillohen qe disa vite në Beograd. Për ketë arsye, politika e pishtarit të lirisë dhe demokracisë në botë jo vetëm se nuk është "skizofrenike", por ka një qartësi dhe një kthjelltësi që krijon kriza histerike në Beograd, me një fjalor të dhunshëm, jashtë çdo norme dhe zakoni specifik politiko-diplomatik. Por, jemi të bindur se koha nuk punon fare në të mirën e Beogradit, as të shteteve të tjera kolonialiste sllave në Ballkan. Themi kështu sepse tani popujt e robëruar u ngritën në luftëra çlirimtare dhe fituan, prandaj edhe shqiptarët nuk dot ë lejojnë që luftërat e tyre të shkojnë kot-siç thotë populli ynë; “për dhjam qeni” !


Populli shqiptar (përveç disa kolaboracionisteve dhe tradhtarëve) po e kupton gjithnjë e më shumë se nuk duhet te pranoje hiç me pak se sa respektimin e së drejtës së tij për vetëvendosje, kjo e drejtë e garantuar nga të gjitha konventat dhe rezolutat e OKB-së dhe të organizmave të tjera ndërkombëtare. Që sëmundja mendore e pushtetarëve serbo-sllavo-maqedonase-malazeze (e rënduar dhe e mbështetur nga ajo ruse) të shërohet; që pastaj të mos e rrezikojë rajonin e Ballkanit e me gjerë shqiptaret duhet t´i detyrojnë shtetet okupatore me ushtritë e tyre terroriste sllave me bishtrat e këputur apo nën shale, të ikin sa më parë prej trojeve shqiptare. Përndryshe, Gadishulli Ballkanik do të jetë në mënyrë të përhershme një fuçi e pashtershme baruti, e ndezur prej ujqërve të etur për gjak që jo vetëm duan mjegull por duan edhe të kontrollojnë motin sipas qejfeve të tyre vrastare, që pastaj të ngrohen në ëndrrat e tyre utopike.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...