Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/02

Pranvera Arabe dhe Shqipëria

NGA GJERGJ BUXHUKU 


  Para disa kohësh më ras tisi të njihja dhe takoja në Milano, në një event biznesi të përvitshëm të rajonit të Mesdheut, një koleg nga Tunizia. Ishte edhe vetë biznesmen i fuqishëm në sektorin e teknologjisë. Kishim një mik të përbashkët nga Italia, organizator i eventit. Si pasojë, bisedat thelloheshin edhe për çështje, që tejkalonin agjendat e forumit. Pyetja e përhershme e dyanshme ishte për gjendjen ekonomike dhe mjedisin e biznesit në secilin vend. Në takimet që bëheshin të përsëritura çdo vit, pyetjes sime kolegu nga Tunizia i përgjigjej çdo herë, se “është keq” dhe “më keq, se vitin e kaluar”. Më bënte përshtypje përgjigjja e tij e përsëritur dhe e njëjtë pas çdo takimi në hapësirë 1-vjeçare. Pas disa herësh, e pyeta se cili ishte metri krahasues dhe treguesit, që ai mbështetej dhe dilte në përfundimin, se përse gjendja ekonomike në vendin e tij po bëhej më e vështirë dhe mjedisi i biznesit më i keq vit pas viti. Përgjigjja ishte mbresëlënëse. Po – më tha. – E kemi një vlerësim krahasues të prekshëm. Po ta shpjegoj. Para disa vitesh, çfarë ishin tendera publikë me mbi 20 milionë dollarë i “fitonte”, me gara të paracaktuara, të gjitha pa përjashtim, familja e Presidentit Ben Ali me rrjetin e kompanive të njerëzve të tij të afërt. Projektet që financohen nga buxheti përzgjidhen pa studime vlefshmërie ekonomike, janë thjesht klienteliste. Tenderat janë me vlera shumë të fryra, vidhet hapur në zbatim, zgjaten pa mbarim në kohë, fryhen buxhetet rrugës, punimet janë të dobëta. Efektiviteti ekonomik dhe interesi publik nëpërkëmbet haptas. Asnjë institucion ekzekutivi dhe drejtësie nuk mund të kërkojë përgjegjësi për sa më sipër. Mediat janë të kapura pothuaj krejtësisht dhe paguhen nga familja presidenciale nëpërmjet oligarkëve të saj ose zotërohen drejtpërdrejtë nga ata. Konkurrenca në ekonomi dobësohet vazhdimisht dhe oligarkët e familjes presidenciale filluan të kthehen në monopolistë të mirëfilltë dhe të pangopshëm. Ka edhe rivaliteti i brendshëm në mes tyre. Por, ndërkohë për tenderat me vlerë më të ulët dmth., nën 20 milionë dollarë, bëheshin gara pak a shumë të rregullta dhe të hapura, ku mund të fitonin edhe operatorë të tjerë të tregut. Ishte si një rregull i pashkruar, por i pranuar nga palët. Dihej nga të gjithë dhe merrej e mirëqenë edhe nga bizneset dhe qytetarët. Tenderat mbi 20 milionë USD Presidenti dhe grupi i tij, çfarë mbetej, me garë të hapur për të tjerët. Një rregull i tillë vazhdoi për diku 10-15 vite. Tunizia, më tha, është Republikë Presidenciale. Presidenti Ben Ali është jetëgjatë me mbi 20 vite në pushtet. Ai ka pushtet ekzekutiv dmth., është edhe kryeministër. Pavarësisht, se popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm, fuqia ekonomike personale e grupit dhe familjes së tij, pushtetit, medias dhe grupeve të nëntokës bëjnë që të fitojë në zgjedhje. Opozita formale është e blerë. Dmth., demokracia është vetëm në letër. Nuk ka zgjedhje. Janë vetëm si emër dhe për t’u shfaqur si liberal dhe i bindur me BE dhe SHBA. Ndërkohë, vitet e fundit më tha kolegu nga Tunizia, po vihet re një dukuri tjetër edhe më e rëndë. Po ulet shumë kufiri i vlerës së tenderave, që familja presidenciale po i merr. Sot që po flasim tha, të gjithë tenderat me vlerë mbi 2 milionë dollarë i marrin pikërisht grupet oligarke dhe monopoliste të lidhura me familjen presidenciale. Uria e pangopësisë i ka futur edhe në rivalitet me njeri-tjetrin. Presidenti është arbitër dhe gjykatës suprem, që i përmban jo pa vështirësi nga përplasjet. Tashmë, tenderat i marrin edhe pa shpallur gara fare. Thjesht i marrin me ligje, që i bëjnë vetë. Dmth., me “kapje të shtetit”. Nuk e marrin më mundimin edhe të aktrojnë. Gjendja ekonomike për qytetarët e thjeshtë është rënduar shumë. Jemi bërë shqetësim edhe për BE me emigracion të paligjshëm të shtuar dhe trafik droge. Ja, më tha miku tunizian, këto janë arsyet, se përse vlerësoj se gjendja ekonomike është duke u keqësuar nga viti në viti. Jam vërtet shumë i shqetësuar e mbylli shpjegimin. Ishte viti 2010. Pas më pak se 3 muaj nga kjo bisedë, në Tunizi filluan protestat antiqeveritare. Protesta, që u përhapën në pothuaj në të gjitha shtetet arabe. Në histori hyri me emrin Pranvera Arabe. Presidenti Ben Ali u arratis jashtë vendit dhe vdiq në mërgim në Arabinë Saudite. Ai u dënua me 35 vjet burg në mungesë për “pastrim parash” dhe “trafik droge”. Pjesa më e madhe e pasurisë së tij u mbeti oligarkëve, që ai pasuroi. Ndërkohë që miku im tunizian në atë kohë më tregonte që tenderat me vlerë në 2 milionë dollarë ende mund të shpresohej se mund të fitoheshin me gara të hapura, unë mendohesha. Mendohesha, sesa ishte kjo vlerë në Shqipërinë e kohës. Më dukej shumë, shumë e lartë. Te ne, mbase mund të ishte diku te disa qindra mijëra dollarë! Mendohem edhe tani, sesa mund të jetë vlera e tenderave jo të paracaktuar. Mbase, në rastin më të mirë, mund të jetë disa mijëra dollarë! S’dua të pranoj, se me shumë mundësi mund të jetë edhe disa qindarka ose zero! p.s Çdo ngjashmëri mes zhvillimeve faktike dhe historike Tunizi, Shqipëri dhe Pranverës Arabe është dhe mbase do të jetë vetëm rastësi!

“Ekstremizmi politik në Shqipëri, më shumë shqetësues sesa ai fetar”

Në Tiranë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi sot një studim, sipas të cilit qytetarët janë më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik se sa për atë fetar. 


 Nga studimi doli se ekstremizmi fetar është shqetësim për mbi 30 për qind të qytetarëve, ndërsa ai politik për mbi 43 për qind të popullatës. Mbi 76 për qind e të anketuarve besojnë se aktorët qeverisës në Shqipëri keqpërdorin institucionet dhe burimet shtetërore për interesa të ngushta politike.

 Ky Vlerësim Kombëtar mbi Ekstremizmin e Dhunshëm në Shqipëri mbështetur në një pyetësor, i cili iu drejtua rastësisht në terren një mijë e 600 të anketuarve në 61 nga nga 62 bashki të vendit. 

 Nga studimi doli se mbi 30 për qind e të anketuarve janë të shqetësuar për ekstremizmin fetar në Shqipëri Vetëm 6.6 për qind e tyre anketuarve pohuan se në zonën ku ata jetojnë ka individë ose grupe, që nxisin ekstremizmin fetar, me sjellje intolerante, islamofobe, apo edhe të feve të tjera. 

 Afro 37 për qind e të anketuarve besojnë në studim se komuniteti i tyre fetar është i përfaqësuar sa duhet në politikë dhe institucione shtetërore.

 Ndërsa mbi 43 për qind e tyre pohuan se në lagjet e tyre ka grupe fetare, që u ofrojnë të mira materiale ose ekonomike praktikantëve të fesë së tyre. Një gjetje shqetësuese për autorët e studimit lidhet me shifrat se mbi 30 për qind e të anketuarve mendojnë që pasurimi i shpejtë nuk është gabim, ndërsa afro 28 për qind pohuan se e justifikojnë çdo lloj veprimtarie ekonomike, qoftë edhe të paligjshme. Vetëgjyqësia zë një vend me rëndësi në pohimet e qytetarëve. Mbi 40 e qytetarëve thanë se njerëzit kanë të drejtë të bëjnë vetëgjyqësi, kur u mohohen liritë e të drejtat nga institucionet shtetërore.

 Madje mbi 46 për qind besojnë se sistemi politik në Shqipëri është i padrejtë dhe duhet ndryshuar, madje edhe me dhunë po qe nevoja. Përfshirja ose nxitja e e civilëve për t’u përfshirë në konflikte të armatosura cilësohet si një veprim i lejueshëm për 23 për qind të anketuarve. 

 Më shumë se 47 për qind e të anketuarve nuk besojnë se institucionet shtetërore respektojnë të drejtat dhe liritë e qytetarit. Një e katërta e tyre u shprehën se çdo qytetar duhet të mbrojë ideologjinë e vet me çdo mjet dhe çmim. 
Po aq ishin edhe ata që besojnë se është detyrë e çdo besimtari të mbrojë vlerat dhe dinjitetin e vet fetar me çdo mjet dhe çmim. 

 Por nga ana tjetër, 13.6 për qind pohuan se një besimtar i denjë nuk duhet të denoncojë anëtarët e komunitetit të tij që kanë bindje ekstremiste fetare. Çereku i qytetarëve të anketuar (26.4%) besojnë se vendet me shumicë të krishterë në Ballkan kanë pasur më shumë mbështetje nga Perëndimi pikërisht për shkak të përkatësisë fetare. 

Vetëm një pakicë nga 7- 11 për qind mendojnë se në Shqipëri është e vështirë të jesh besimtar mysliman apo i krishterë. Mbi gjysma e të anketuarve thanë se (54.1%) besojnë që qëndrimet e kreut të komunitetit fetar (në Tiranë) gëzojnë mbështetjen e plotë të besimtarëve të zonës ku jetojnë. 

Ndërsa 40.5% besojnë se njerëzit kanë të drejtë të ndjekin interpretime fetare jozyrtare nëse nuk pajtohen me bashkësitë përkatëse fetare. Ndër kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm edhe motivet politike dhe ato etnike-nacionaliste. Studimi tregon se të anketuarit janë më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik mbi 43 për qind, dhe më pak për ekstremizmin fetar (30 për qind) dhe Akoma më pak atë etno-nacionalist. 

 Mbi 29.2% e të anketuarve pohuan se në zonën ku ata banojnë, ka politikanë që shprehimisht bëjnë thirrje për dhunë ndaj kundërshtarëve politike.

 Sipas studimit, 76.5% e të anketuarve besojnë se aktorët qeverisës në Shqipëri keqpërdorin institucionet dhe burimet shtetërore për interesa të ngushta politike. 

 Në studim thuhet se 3 në 4 shqiptarë besojnë se disa anëtarë të elitës politike kanë lidhje me kriminelë dhe i shërbejnë interesave të njëri-tjetrit.

 Pritshmëria e lartë dhe besimi tek drejtësia shfaqen sërish edhe në këtë studim: mbi 40.9% e të anketuarve besojnë se pandëshkueshmërisë së njerëzve me pozita të larta në Shqipëri gjithnjë e më shumë po i vjen fundi.
 
 Megjithatë mbi 68.1% e të anketuarve pohojnë se në zonën ku ata banojnë, votimi për partinë në pushtet është i domosdoshëm për të mbajtur një vend pune në administratën publike. Vetëm 35 të anketuar sugjeruan praninë e ekstremizmit etno-nacionalist, të cilin ata e asocionin me raste të diskriminimit racial, etnik ose kombëtar që ata kishin vënë re; si dhe raste të dhunës ose kërcënimeve për shkak të përkatësisë etnike. 

 Ky është vlerësimi i katërt kombëtar i ekstremizmit të dhunshëm kryer nga IDM gjatë dekadës së fundit.

 Autorët besojnë se studimi ka zbuluar dhe trajton çështjeve kyçe dhe sfidave të reja të identifikuara në kohët e tashme, ku mund të bazohen përpjekjet mbi shmangien e këtyre rreziqeve, duke rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e bashkësive qytetare.

“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”- Paralajmërimi i Presidentit të Bjellorusisë: Po armatosim djemtë dhe vajzat tona…

 Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë të martën se shteti i tij “nuk dëshiron të luftojë” por “është duke u përgatitur për luftë”.





“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, ka deklaruar i çmenduri president Alexander Lukashenko.

“Ne po përgatitemi për luftë, jemi duke i mësuar djemtë dhe vajzat tona, jemi duke i armatosur ata”, ka shtuar ai.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë ka thënë të martën se ka nisur stërvitjet e njësive të mbrojtjes në kufijtë me shtetet anëtare të NATO-s, Lituaninë dhe Poloninë.

Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë, e cila e ka lejuar atë që t’i mbajnë disa prej armëve nukleare në territorin e saj.

Lukashenko po ashtu e ka lejuar Kremlinin që ta përdorë territorin e saj për të dërguar trupat në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.




2024/04/01

ARDHACAKËT SERBË U BËNË SHTET NË TOKAT SHQIPTARE ME VENDIMIN E FUQIVE TË MËDHA

 

Letër - përkujtuar udhëheqësve serbë dhe atyre ndërkombëtarë

ARDHACAKËT SERBË U BËNË SHTET NË TOKAT SHQIPTARE ME VENDIMIN E FUQIVE TË MËDHA

Letër - përkujtuar udhëheqësve serbë dhe atyre ndërkombëtarë

Nga viti 1804 – 1878 Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth
dy Kosova

Shënim: Sipas historiografisë serbosllave



Libri Historia e shteteve dhe e të drejtave të popujve jugosllavë bot. Beograd, përkth. Prishtinë 1979 grup aut. serbosllavë f. 7 shkruan : Në gjysmën e dytë të shek. VI fiset sllave gradualisht e populluan edhe krahinën e Alpeve Lindore ; në decenien e fundit të shek. VI ata kishin arritur deri në vijën nga burimi i Dravës deri në Danub. F. 329 Në propozim të autorizuarit austriak kufijtë e Serbisë u zgjeruan; Serbisë iu bashkëngjitën edhe 4 qarqe; i Nishit, Pirotit, Vrajës dhe i Toplicës, kështu që ndër të tjerët, në kuadrin e shtetit serb hyjnë edhe Piroti dhe Vraja. F. 403. Me vendimet e traktatit të paqes së Berlinit (1878) territori i Malit të Zi u zgjerua dukshëm . Ai gati u dyfishua …. Mali i Zi fitoi edhe disa qytete (Nikshiqin, Podgoricën, Spuzhin, Koloshinin, Ulqinin). Ngjashëm shkruan edhe libri Crna Gora i Boka Kotorska aut. Vuk St. Karaxhiq bot. Nolit Beograd 1977 f. 9.
Libri Srbija Zemlja i Stanovnistvo ( Serbia Shteti dhe Popullsia) aut. Feliks Kanic bot. në serbokr. Beograd 1986. F. 5 Më 1878 me vendimin e Kongresit të Berlinit qarqet : Nishi, Piroti, Vraja dhe Toplica iu bashkëngjitën Serbisë dhe kryesisht në çdo pikëpamje ishin terra incognita dhe për hulumtuesit e huaj në një mënyrë mbetet kështu deri tash. F. 126 Aleksinci ra në duar të serbëve me 1833. Qeveria turko-shqiptare nga Aleksinci u hoq në vitin 1833. F. 238 Fillimi i shek XIX Leskovci ishte qendër e pashallëkut të madh, kufijtë e të cilit përfshinë edhe qarqet e larta: Kryshevcin, Çuprinë dhe Aleksincin (që nga viti 1833 i takojnë Serbisë). F. 251 Në tërë luginën e Veternicës para vitit 1878 kishte shumë fshatra shqiptare nuk mbeti asnjë shqiptarë, të gjithë u shpërngulën në territoret turke. F. 293 Më 1858 edhe ana e djathtë e Moravës kishte 11 fshatra të pastra shqiptare. F. 294 Më 1858 Prokupja kishte 500 familje myslimane (shqiptare ), 300 kristiane, 10 hebreje 20 rome. Më 1877 kishte 620 familje shqiptare – çerkeze, 36 rome, 325 shtëpi serbe, 3 hebreje. F. 298 Deri më 1878 Lugina e Toplicës ishte e mbuluar gati kryesisht me fshatra shqiptare. F. 311 Më 1877 në Kurshumli kur erdhën serbët këtu gjetën vetëm 2 të krishterë. Kurshumlia merret nga serbët me 19 janar 1878. F. 317 Qeveria serbe me të gjitha mjetet u përpoq ta populloj qarkun e Toplicës të cilin më 1878 e morri gati të shkretuar, në 2839 km² të tij, në vitin 1905 u regjistruan në 37 komuna me 341 vendbanime me 102.954 ban.( 36 ban. në 1 km²), Kosanica ( 19 ban. 1km²).
Libri Istorija Srba Kulturna Istorija Knjiga aut. K. Jireçek, J. Radoniç bot. Beograd 1978, në serbokr. f. 7 shkruan: Qyteti Nish nuk përmendet kurrsesi në episkopinë serbe në shek. e XIII-XIV veçse më 1336 përmendet si vend i Bullgarisë kralevine.
Në Enciklopedinë e Jugosllavisë 1, A – Bib bot. Zagreb 1984 në gj. shqipe f. 206 shkruan: Kosova prej vitit 297 ishte pjesa qendrore e Dardanisë….Krishterimi këtu ishte herët i pranishëm. Hierarkia kishtare ekziston prej shek. III (me ipeshkvin në Ulpianë). F. 638 shkruan : nga turqit më 06.04.1867 iu dorëzuan Knjaz Milloshit çelësat e qytetit të Beogradit.
Nova Enciklopedia I, A – K bot. V. Karaxhiç Beograd 1977 f. 34 në serbokr. shkruan: Shqiptarët popull i vjetër i Ballkanit, afër 3 mil. jetojnë në Shqipëri, në Jugosllavi ka mbi 1 mil. 300 mijë, një numër në Greqi, Bullgari, Rumani, SSSR, Itali, në Lindjen e Afërme në veri e në jug të Amerikës. F. 689 Ilirët (Ilirikum) emërtim antik në Ballkan që nga deti Adriatik deri në Moravë dhe prej Epirit deri në Danub. F. 929 Kosova e banuar qysh në kohën e neolitit. Në Kosovë shqiptarët janë shpërngulur gjatë luftës së parë e dytë serbe. 1918 Kosova iu është bashkangjitur SKS-së. Në LDB nga Kosova kanë marrë pjesë 50 mijë luftëtarë, Kosova 1945 iu është bashkangjitur Serbisë. F. 459 Territori Grek u zgjerua kah Epiri dhe Thesalia…
Jugoslovenski Leksikografski Zavod A – Z – Zagreb 1974 në serbokr. f. 500 më 1912 Kosova iu bashkëngjit Serbisë me vendimin e marrëveshjes paqësore të Londrës 1913, ashtu me 1918. Kosova në LDB ka dhënë 50 mijë luftëtarë. F. 922 serbët në shek. IX janë kristanizue. Fundi i shek. XVIII shumica e serbëve në shtetin turk kanë qenë të grumbulluar në pashallëkun e Beogradit. 1876 Serbia ka qenë e dërmuar, mirëpo me ndihmën e Rusisë në luftë çliroi vendet Nish, Pirot, Leskovc dhe Vrajë. Në kongresin e Berlinit (1878) Serbia fitoi pavarësinë e plotë. F. 335 Në paqen e Jedrenit 1829 Turqia i njeh pavarësinë Greqisë. Greqia më 1864 fiton nga B. e Madhe ujdhesat e Jonit, prej Turqisë 1878 fiton Thesalinë, gjatë L. Ballk. 1912-13 Greqia fitoi Kretën, Epirin pjesë nga Maqedonia e Trakia.
Libri Kosovo nekad i danas ( Kosova dikur e sot) grup aut. serb e shqiptarë bot. Beograd 1973 f. 416 shkruar serbokr. e shqip shkruan: Graçanica e tashme xhindet në themelet e një kishe më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm. Në gërmadhat e kësaj bazilike mbreti serb Uroshi I (1243-1276) e ndoshta edhe i ati i tij Stevan Përvoveçani dhe xhaxhai Sava Nemanjiç, kanë ndërtuar edhe një Kishë. F. 399 po ashtu shkruan edhe për Patrikanën e Pejës dhe f. 404 për Kishën e Lëvishkës etj. siç shkruan edhe ak. M. Krasniqi në librin Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj. këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. Po aty f. 250 Perandoria e Car Dushanit në shek. XIV përfshinte Shqipërinë një pjesë të madhe të Greqisë dhe një pjesë të vogël të Bullgarisë. Por kjo perandori nuk zgjati as 10 vjet dhe u bë copë e grimë …..Në mënyrë të njëjtë dhe objektive shkruhet edhe në disa libra tjera serbokroate dhe te tjera të huaja. Nga këto padrejtësi sot më shumë ka shqiptarë në botë se në Ballkan (përreth Shqipërisë).Mu për këtë 1. Fuqitë e mëdha pa kurrfarë hezitimi duhet ta njohin të paktën pavarësinë e Kosovës pasi që janë fajtorë në copëtimin e popullit shqiptarë siç u cekë më lartë bile nga autorët serbë. 2. Pas LDB nga 50 shtete, tash janë rreth 200 shtete, gati gjysma e tyre janë sa apo më të vogla se Kosova. 3. Kosova përkundër okupimit serb 1912, e riokupimit 1918, 1945, 1989, 1999 i ka pasur kufijtë njësi e veçantë, e sdm. me Kushtetutën e 74-ës ka pasur min. të jashtme, të mbrojtjes etj. ministri të shtetësisë. Mu për këtë Millosheviqi me dhunë, tanke e gjendje të jashtëzakonshme e suspendoi Kushtetutën e 74 – ës. 4. Ti bëhet apel Serbisë mjaft je zgjeruar në tokat shqiptare më se 200 vjet. 5. Ti bëhet apel Rusisë ju nuk keni të drejtë të përziheni në çështjen shqiptare të Kosovës pasi ajo gjithherë e ka ndihmuar Serbinë në tkurrjen, shpërnguljen dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptarë në minimum. 6. Çështja shqiptare sdm. kosovare në Ballkan dhe Europë është më e diskredituara dhe më e dëmtuara. 7. Të anulohet – shfuqizohet decentralizimi ( komunat serbe – një etnike ) pasi që Kosova përkundër kolonizimeve serbe në Kosovë dhe shpërnguljet e shqiptarëve, Kosova ne ish Jugosllavi e më gjerë në Europë ka qenë dhe është së paku shumë etnike lexo librin dr. Milovan Obradoviq Reforma Agrare dhe Kolonizimi në Kosovë (1918-1941) bot. Prishtinë 1981 serbokr. dhe në shqip 2005. Mbi 60 mijë serbë të ardhur në Kosovë, po aq serbë kanë ardhur 1945-1966 pastaj në vitet e 90 – ta . Kosova para vitit 1918 serb ka pasur rreth 3 %. 8. Të anulohet trashëgimia (kulturore kishtare serbe), pasi kjo trashëgimi është shqiptare siç u potencua më lartë nga vetë aut. serbosllavë të cilët janë kristanizue në shekullin e IX e shqiptarët në shek. I-III. 9. Të anulohet termi – fjalia Kosova shumë etnike, standardet, rezoluta 1244 etj. 10. Të kthehen shqiptarët në Mitrovicën e veriut të shkatërrohen strukturat paralele serbe (policore – ushtarake), Dëbellde, Mahalla e Zahirajve ti kthehen Kosovës etj. Të gjitha këto pika në rast se nuk shqyrtohen dhe nuk anulohen – shfuqizohen si mund të besohet në pavarësi apo çfarë pavarësie është ajo me te gjitha këto të meta.

Rakip Megjuani

KREKOSJA E HAJNAVE ME PRONËN E VJEDHUR

 

Beqir Elshani:KREKOSJA E HAJNAVE ME PRONËN E VJEDHUR

--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---



KREKOSJA E HAJNAVE ME PRONËN E VJEDHUR

Edhe një rast tjetër i vjedhjes së shkrimeve të mia në faqet e rrjetit shqiptar. Me anën e bibliografisë Google zbulova se një hajn kishte vjedhur tregimin tim “Tungjatjeta, kompjuter!” Ky është rasti i dytë pas shkrimit ”Dita e Flamurit po vjen, Unmiku tronditet” në Gazetën Ndryshe, përveç atyre faqeve që shkrimet e mia i publikojnë pa autorë - emrin tim. Ky zinxhir i keqtrajtimit dhe i vjedhjes së shkrimeve të mia më detyron që herën tjetër të mos botoj. Përvetësimi i pronës së tjetrit bëhet pikërisht në kohën më të vështirë, që duhet vepruar drejt çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Edhe pse një humanist në WebAlbania kishte demaskuar hajnin me anën e argumentimit të tregimit tim origjinal të botuar në Art-Cafe, Drenasi, Floart-Press dhe në Dervina, megjithatë hajni me kompaninë e tij ishte tallur për pronën e vjedhur.

Ky ves i plagjiaturës është i dëmshëm për kombin tonë shqiptar, krijuesi i sinqertë duhet të mbështetet në inspirimin e tij vetjak, dhe jo të përvetësojë krijimtarinë e të tjerëve. Redaksia WebAlbania duhe të kërkojë falje publike për plagjiaturën dhe keqpërdorimin e tregimit tim. Redaksia duhet t’i përmbahet ligjit si dhe etikës kombëtare, për të cilën në ballinën e faqes shkruan: WebAlbania BASHKON SHQIPTARËT ANEMBANË! Prandaj ky bashkim kombëtar duhet të bëhet me parime edukative dhe jo me plaçkitjen e pronës së huaj, përndryshe jam i detyruar që me anën e ligjit të mbroj autorësinë time.

Me nderime, Beqir Elshani



FAKSIMIL I BIBLIOGRAFISË:

WebAlbania.com , Forums , Te Ndryshme , Tema te ndryshme ...
TUNGJATJETA, KOMPJUTER! autor :Beqir ELSHANI "Tungjatjeta kompjuter!" Kështu e përshëndeta mysafirin e porsaardhur në banesën time nga një shitore e qytetit ...
www.webalbania.com/ForumsPro/viewtopic/t=5171.html - 78k - Kompletterande resultat –
Cachad - Liknande sidor

SKIZOFRENIA PARANOIDE SERBO-RUSE

 

29 mars 2007

SKIZOFRENIA PARANOIDE SERBO-RUSE

Shkruajnë: Fadil Shyti – Mona Agrigoroaiei

Diplomati amerikan George Kennan ka pasur të drejtë kur në letrën e tij drejtuar qeverisë amerikane gjatë kohës kur ishte ambasador i ShBA-ve në Bashkimin Sovjetik ka pohuar se : “strategjia politike ekspansioniste pansllaviste qe rrjedh prej „vizionit neurotik" të Kremlinit karshi botës nuk ka kufi kohorë, kufi brenda një regjimi të caktuar që qeverisë atje” .
Sfondi më primitiv i sjelljes politike ruse kur është fjala për lirinë e popujve dhe kombeve te robëruara tregon se bota sllave është e pandieshme karshi logjikës së arsyes dhe tepër e ndieshme karshi logjikës së argumenteve. E tërë historia e tyre e vjetër dhe e re është e ngarkuar me kërcënime, shantazhe me naftë dhe energji, sabotime dhe bllokada të hapura dhe të maskuara. Futje e pykave nëpër zonat strategjike të ndieshme me krijimin e enklavave si Transnistria, Nagorno-Karabakh, për mënjanimin e republikave të ndryshme si Moldavia, Abhazia etj. Përkrahjen e sllavëve të jugut në përpjekjet e tyre për ekspansionizëm territorial-rikolonizim të Kosovës dhe mbajtje nën sundim të trojeve të tjera shqiptare nën zgjedhën serbo-sllavomaqedonase e malazeze. Kremlini që prej shumë kohësh ka trembur botën se nuk duhet të krijohet një „precedent" për Kosovën, që të mos „trazohet" ekuilibri që ajo e kërkon.


Parulla kërcënuese:
„kufijtë të mos ndryshohen" ka kuptimin e vet. Po organizohet referendum në Transnistri, në territor të vetëshpallur republikë, për bashkim me Rusinë (!?!), se kjo është në të mirën e interesave ruso-pansllaviste. Prandaj, Kosova, sipas Moskës, nuk guxon të ndahet prej Serbisë koloniale, sepse do te krijohej „precedenti" i goditjes së ekspansionizmit serbo-pansllavist nga momenti që gurët e shahut duhet të lëvizin vetëm për ngritjen e imperializmit nacional-shovinist që buron nga planet utopike gati paranoide për zgjerim territorial pa skaj (!)


Më shumë, „Rusia Matucka" kërcënon se „do te përdorë veto" apo se do te dërgojë trupa në Kosovë, bënë skena teatrore, ku „Hrushovi i dytë", Vitali Çurkin rreh ende një herë me çizme në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe, duke vuajtur nga dëliri i “madhështisë”, po del nga salla ku mbahej seanca. Duke bërë këtë ai e ndoqi pas parardhësin e tij Primakovin, i cili është i ngarkuar me ide të mykura pro-sllaviste alla cariste nuk la gur pa lëvizur që ta pengonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke i bërë kurdoherë shantazhe dhe bllokada diplomacisë ndërkombëtare, duke e mbrojtur hapur qëndrimin shovenisto - fashist të S.Millosheviqit, i cili ishte mbarsur me ide të mykura prosllaviste alla cariste. Por, për hir të realitetit, vlen të theksohet mendimi Shaqir Vukajit (ish ambasador në Rusi në kohën e luftës në Kosovë) i cili sot në emisionin „Kontrast“ të ALSAT-it deklaroi për Rusinë se ajo gjithmonë ka pasur këto qendrime ndaj Serbisë. Vetëm Lenini e Stalini kanë mbrojtur çështjen shqiptare. Lenini ka demaskuar i pari Konferencën e Londrës dhe Stalini kurdoherë ka dëgjuar dhe është interesuar për çështjen shqiptare. Atij, vet Kardeli në vitin 1948 i paska thënë se Kosova është e Shqipërisë dhe duhet t'i kthehet asaj! Për këtë kemi dokumentat – tha ai. Ne, deklarojmë për ato që na ka penguar Rusia nga cari e këndej, por nuk flasim kurrë se Lenini na ka ndihmuar! Arrijmë në përfundimin se vetëm mendjet e errëta me pansllavizëm mendojnë antishqiptarisht. Dhe të gjitha këto të bëjnë të mendosh, a ka pasur të drejtë „analisti" serb, Obrad Kesic në intervistën dhëne gazetës "Veçernje Novosti", me datën e 22 marsit 2007 kur ka sulmuar politikën amerikane ndaj Serbisë se gjoja është „skizofrenike"?! Jo! Ai ka fantazuar për kashtlën në syrin i tjetrit dhe nuk e pa dot trarin nga syri i vet. I themi këto, me argumentimet në vazhdim.



Sipas mjekësisë, skizofrenia është një sëmundje mendore, kur njeriu vuan nga ajo që krijon një botë imagjinare, përfytyron gjëra dhe nuk arrin të dallojë realitetin nga irealja (fiksioni) . Në këtë kontekst, mitologjia politike pansllaviste (e Rusisë dhe ajo e sllavëve të jugut) krijon një imazh të errët paralel të realitetit, se sllavët ishin, janë e duhet të jenë ata që duhet të zgjerohen në një shtet të pastër etnik nga Siberia deri në Detin Adriatik, kurse popujt tjerë jo sllavë duhet të pranojnë pushtimin dhe kolonizimin të sllavizohen dhe pastaj të asimilohen. Origjinat e skizofrenisë sllave janë shpjeguar nga George Kennan: "ndjenja instinktive, tradicionale të josigurise", kurse pasojat e saj janë shumë të rënda, po llogariten në vrasje, depërtime, djegie, helmime, terror shtetëror ndaj popujve jo sllavë, ndër të cilët janë edhe shqiptarët në Ballkan që më shume se një shekull vuajtën dhe po vuajnë deri sot, për shkak të zgjedhës koloniale sllave.


Krimet janë veshur nën maskën e një veshje të mirësisë, sikur agresioni ishte "çlirim" për "shqiptarët barbarë", sikur sllavët "të qytetëruar" të jugut po mbrojnë "djepat", "zemrat" dhe "Jerusalimet" e tyre, kur dihet shumë mire nga shkenca historike se ata janë ardhacakë në Ballkan, janë pushtues dhe kolonizatorë, janë në pararojën realizimit të planeve pansllaviste. Dhe, me siguri ajo është e inkurajuar nga sjellja "vëllazërore" e qeverisë skizofrenike ruse, që e ndihmon në çdo rrethanë.


Tani, me një luftë nëntokësore të tillë nacionaliste dhe agresive, ksenofobe antishqiptare, Serbia mund të propagandojë se është demokratike, por kurrë nuk do të jete, sepse në strategjinë e saj afatgjate e ka logjikën e xhelatit, logjikën e pushtuesit që përjarget si kafsha në ushqimin e dëmshëm dhe pastaj tërbohet se ka humbur (shëndetin) gjegjësisht, në këtë rast, sundimin kolonial të drejtpërdrejtë mbi Kosovën dhe, edhe pse bota e favorizon duke e barazuar dhe privilegjuar së tepërmi në raport me viktimën; kërkon t'i rikthehen "të drejtat" për të vendosur mbi jetën dhe vdekjen e shqiptarëve nga Kosova, duke ëndërruar edhe rivizatimin e kohës së mjaltit të pushtimit serb mbi Kosovën gjoja "multietnike".


Rruga e saj drejt demokracisë do të bllokohet gjithmonë nga kjo pengese që duket e handikape ( e palëvizshme) , me të gjitha institucionet dhe ciklin e zgjedhjeve që po zhvillohen qe disa vite në Beograd. Për ketë arsye, politika e pishtarit të lirisë dhe demokracisë në botë jo vetëm se nuk është "skizofrenike", por ka një qartësi dhe një kthjelltësi që krijon kriza histerike në Beograd, me një fjalor të dhunshëm, jashtë çdo norme dhe zakoni specifik politiko-diplomatik. Por, jemi të bindur se koha nuk punon fare në të mirën e Beogradit, as të shteteve të tjera kolonialiste sllave në Ballkan. Themi kështu sepse tani popujt e robëruar u ngritën në luftëra çlirimtare dhe fituan, prandaj edhe shqiptarët nuk dot ë lejojnë që luftërat e tyre të shkojnë kot-siç thotë populli ynë; “për dhjam qeni” !


Populli shqiptar (përveç disa kolaboracionisteve dhe tradhtarëve) po e kupton gjithnjë e më shumë se nuk duhet te pranoje hiç me pak se sa respektimin e së drejtës së tij për vetëvendosje, kjo e drejtë e garantuar nga të gjitha konventat dhe rezolutat e OKB-së dhe të organizmave të tjera ndërkombëtare. Që sëmundja mendore e pushtetarëve serbo-sllavo-maqedonase-malazeze (e rënduar dhe e mbështetur nga ajo ruse) të shërohet; që pastaj të mos e rrezikojë rajonin e Ballkanit e me gjerë shqiptaret duhet t´i detyrojnë shtetet okupatore me ushtritë e tyre terroriste sllave me bishtrat e këputur apo nën shale, të ikin sa më parë prej trojeve shqiptare. Përndryshe, Gadishulli Ballkanik do të jetë në mënyrë të përhershme një fuçi e pashtershme baruti, e ndezur prej ujqërve të etur për gjak që jo vetëm duan mjegull por duan edhe të kontrollojnë motin sipas qejfeve të tyre vrastare, që pastaj të ngrohen në ëndrrat e tyre utopike.

"Kombi Kosovar pa thonjëza" i Nexhmedin Spahiut)





Dreserantët politik për një komb të ri politik



Vërtetë ka pasur kombe te formuara politikisht, po kjo ka ndodhur nga interesa te tjera siç bie fjala me krijimin e kombit maqedonas, i cili komb u krijua nga interesa teritoriale qe Jugosllavia kishte, në ato kohë dyndje.



Nga Bekim Rexhepi



Kontradikta :” Kohëve të fundit u bë e modës që shumë nga ata që kanë lexuar një libër të vetëm të mbajnë ligjërata për kombin me prepotencën më të madhe ...” shih tash “A e keni vërejtur ta zëmë ndonjë anglez që i thotë ndokujt se është i pashkollë apo analfabet. Jo. Ai i thotë: "kur keni mbaruar filloren" apo kur "keni mbaruar gjimnazin" etj, sepse nuk do të kacafytet pa nevojë me injorant rruge”. (shkruan N.S)

Pra kështu dhe jo vetëm në këtë rast, “i madhi” Nexhmedin Spahiu, ndërton kontradiktat, me keq se me vetvetën. Moralisht nuk mund të hedhësh në pazar artikuj te brishtë, sepse askush nuk mund t’i konsumoj. Nuk po dal ne përkrahje te askujt, as nuk e kam ndermend të të lavdroj ty, dhe disa shokë te tu, për dresurën “politike”, që po e lansoni me ndarjen e kombit nga veprimet e pajekura politike, duke dashur ta formuloni bastardzimin e kombit me një kombi të ri politik si “kombi Kosovar”. Nuk mund te shkoni aq largë, për të na ofruar argumente kinse te bindshme për një komb politik. Shih fqiun tënd Serbin, edhe Serbia ka krijuar, një republikë te vetën në bashkësin e Bosnjës. Por, asnjërit prej tyre nuk u ka shkuar mendja ta formojnë kombin tjetër bastard, si një komb i quajtur politik.

Vërtetë ka pasur kombe te formuara politikisht, po kjo ka ndodhur nga interesa te tjera siç bie fjala me krijimin e kombit maqedonas, i cili komb u krijua nga interesa teritoriale qe Jugosllavia kishte, në ato kohë dyndje. Në dyndjen tonë nuk mund ta bëjmë kombin tonë me artifice termash, si “komb politik”.

Kudo te jeshë edhe brenda edhe jashtë Kosovës, po te pyeti një i huaj se çfar nacioni i përket, ti u pergjigjesh se je shqiptar dhe pak rëndësi ka fundi ajo se ku banon, në cilën pjesë. Mjafton identifikimi si shqiptar. Pra kombi shqiptar nuk mund te përgjyesmohet nga interesa te ngushta, te ndonjërit dreserant politik.

E vërtetë është, se ka grupime politike ne Kosovë, madje edhe nëpër institucione te inprovizura shtetrore, ku po tentohet të ndryshohet struktura kombëtare e shqiptarëve. Por, kjo është vetëm një dresur e përkohshme politike.

E përkohshme ishte edhe dresura e Rugovës, kur thoshte se: “ rrugtimi ynë me rezistencë paqsore nuk ka alternativë”. Por pas një dekade erdhem te alternativa, u bë lufta e UÇK-së, dhe u krijua rrethan tjetër.

Dresura politike këtë detyrë e ka marrur sot ne Kosovë, tenton si edhe para një dekade, qe jeten e shqiptarëve dhe kërkesën tjetar, ta fusë në paalternativë politike. Edhe kjo fazë e turpshme politike mendoi dhe besoi se do te kaloij, sepse kombi shqiptar ka pasur sfida më te mëdha se ato qi i kemi sot.



23 Mars 2007

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...