Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/03

Hillit për sulmet e NATO-s ndaj Serbisë që u përsëriten me vite, ku Hill vetëm që nuk u përul para Vuçiqit për ti kërkuar falje për aktin me human në Historinë e njerëzimit që bëri NATO dhe ShBA- të, pra ndaljen e gjenocidit Serb.

 Shkruan:Dr. Hysni Aliu


Deklaratat e pamatura të disa zyrtarëve amerikan, siç janë ato të ambasadorit të SHBA- së në Serbi Kristofer Hill, po e dëmtojnë shumë seriozisht interesin e shtetëror të tyre dhe historinë e lavdishme të SHBA- së dhe NATO s. Pothuajse njëjtë po vepron edhe Eskobar, pore ky në disa aspekte që lidhen me dialogun. E kam fjalën për deklaratat miope të Hillit për sulmet e NATO-s ndaj Serbisë që u përsëriten me vite, ku Hill vetëm që nuk u përul para Vuçiqit për ti kërkuar falje për aktin me human në Historinë e njerëzimit që bëri NATO dhe ShBA- të, pra ndaljen e gjenocidit Serb.

Po i kthehem kësaj teme, sepse pikërisht kjo pra, qasja përulëse e Hillit ndaj Vuçiqit solli tendencën e Rusisë për ta sjellë atë temë në këshillin e sigurimit të OKB-së për ta dënuar NATO-n. Po përse befasoheni me qëndrimet e Serbisë e Rusisë, kur vetë ambasadori juaj e njollos historinë amerikane e evropiane duke hedhur në mbeturina aktin më sublim në histori. Ky ambasador që po shkarravit me fjalët e një individi që është ose në moment ose delirium, e konsideroj Kosovën më larg se Serbinë në raport me NATO-n. Pra njëjtë sikur të thoshte Rusia është më afër së Ukraina me NATO-n.

 

Edhe z Eskobar, foli zi e terr kundër Kryeministrit Kurti, sikur ky të ishte në luftë me Amerikën, madje duke gënjyer hapur se Kurti qenka në konflikt me të gjithë, duke e përfshirë këtu edhe Gjermaninë e Britaninë e Madhe, dhe se i bënte avokatin Vuçiqit duke thënë që Kosova duhet të plotësoj edhe dy kushte para se të anëtarësohet në KE. Këto të dyja u detyrua ti tërheq ose ju mohuan.

 

Në intervistën tjetër pas dy ditë z Eskobar, u detyrua të tërhiqet nga sjellja e një rrebeli diktator që manipulon opinionin ashtu si Grenelli dikur, dhe herën e dytë nuk e përmendi Britaninë e Madhe kur përmendi raportet e Kurtit me ndërkombëtarët, sepse ata në siguri i thanë, zotëri mos fol në emër tonin. Këtij përfaqësuesi ja hodhi fjalët në mbeturinë edhe Bakojanis dhe KE që votoi njëzëri për fillimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në KE por edhe NATO ja i hodhi në mbeturina fjalët e amb. Hill për NATO- n duke e pranuar Kosovën në Asamblenë Parlamentare të NATOS, kjo si për inati të Hillit. Edhe ambasadori amerikan në Kosovë doli publikisht kundër deklaratës së Hillit se Serbi na qenka me afër NATO-s së Kosova.

 

Ai tha, nuk me pëlqejnë krahasimet, por Kosova është partnere e NATO-s po e parafrazoj Ambasadorin Hovenier. Mbeta pa e komentuar deklaratën e Eskobar për Kurtin dhe fqinjët; Po zotëri Eskobar, Kurti është kundër të gjithë atyre që janë të lidhur me kundërshtarët e demokracisë, me korrupsionin, me krimin e organizuar, me pushtetarët në Beograd e me rrjetin kriminal në tërë Ballkanin i cili rrjet zgjerohet në disa vende të Evropës e shkon deri në shtetin tuaj fatkeqësisht.

 

Në çdo rast, Kurti nuk është vetëm, sepse forcat perëndimore janë shumë më të forta se forcat anti perëndimore të kriminalizuara që nga SHBA- të e deri në Evropë e Ballkan, së këndejmi besoj në fitoren e politikës së Kurtit sepse besoj në fitoren e politikës së pastër të perëndimit, përjashto këtu ata që veç me emër e funksione janë perëndim.


Mbështetja për Kosovën nga Komiteti Politik i Këshillit të Evropës është goditje vdekjeprurëse për regjimin kriminal të Vuçiq

 




Shkruan Skender Mulliqi



Paraprakisht Komiteti Politik i Këshillit të Evropës, ka mbështetur Kosovën për ta pranuar në këtë organizatë të rëndësishme evropiane . Sigurisht së kjo ishte një ditë historike për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike. Natyrisht së kjo është meritë e klasës së re politike në pushtetin e Kosovës, pas liberalizmit të vizave për qytetarët tanë. Kosova gjithmonë ka qenë dhe është pro evropiane edhe pro amerikane, në krahasim më Serbinë e cila kurrë nuk u reformua si shtet edhe pse tashmë kanë kaluar 30 vite nga përfundimi i luftës në ish-Jugosllavi.

-Serbia e shovinistit, Aleksandër Vuçiq po shihet ashiqare se nuk e ka vendin në BE. Se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq BE-në e sheh vetëm si mjet përfitues dhe asgjë më shumë, ishte deklarimi së “ Serbia do të largohet nga Këshilli i Evropës, nëse i hapën dyert Kosovës të inkuadrohet në këtë organizatë evropiane” .Dhe, është fakt se Serbia nuk e ka vendin në BE. Ajo po drejtohet gjithnjë e më shumë kah Rusia dhe Kina. Një vend më logjikë ekspansioniste dhe pushtuese ndaj Malit të Zi, Bosnjës dhe Kosovës, sigurisht që nuk përputhet më interesat për një Evropë të Bashkuar. Kjo logjikë edhe pse gjatë u tolerua nga BE- dhe Amerika , megjithatë nuk do të pranohet nga bota e qytetëruar. Serbia po tenton zhbërjen e këtyre shteteve, për ti lëshuar rrugë Serbisë të Madhe. Paraprakisht Komiteti Politik i Këshillit të Evropës, ka mbështetur Kosovën për ta pranuar në këtë organizatë të rëndësishme evropiane . Sigurisht së kjo ishte një ditë historike për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike. Natyrisht së kjo është meritë e klasës së re politike në pushtetin e Kosovës, pas liberalizmit të vizave për qytetarët tanë. Kosova gjithmonë ka qenë dhe është pro evropiane edhe pro amerikane, në krahasim më Serbinë e cila kurrë nuk u reformua si shtet edhe pse tashmë kanë kaluar 30 vite nga përfundimi i luftës në ish-Jugosllavi. Këtë shtet është duke e drejtuar politika pro millosheviqiane, një politikë fashiste ndaj shqiptarëve. Rusia dhe Serbia po i vringëllojnë shpatat mesjetare mbi popujt tjerë në vendet e tyre. Duket që BE dhe Amerika e kanë tashmë të qartë së tendenca për ta kthyer Serbinë në gjirin e saj, nuk po funksionon.Vuçiqi, nuk e dënojë agresionin ushtarak rus ë Ukrainën sovrane , dhe as që ju bashkua botës demokratike për ti vu embargo. Logjika putiniste është ngulitur thellë në mendjet jo vetëm të regjimit ,por edhe të shumica e serbëve. Putin dhe Vuçiqi janë duke tentuar një rend të ri botëror sipas kutit të tyre, e që nuk do të lejohet nga NATO. Serbisë ju kanë shtuar apetitet për ri zgjerim të territoreve, nga shpresa që Rusia do të dalë fituese e luftës në Ukrainë. Tjetër. Dihet se me marrëveshjen e Dejtonit në Bosnje u ndalua lufta , por që nuk po ndërtohet ashtu si duhet paqja. Serbëve të Bosnjës ju dha mundësia që të përfitojnë nga lufta më Republika Srpska, në krye të së cilës gjendet Millorad Dodik, i cili çdo ditë po kërkon ndarjen nga BH-ja. Ky është bërë njeriu më i besueshëm i Putinit më Vuçiqin dhe Vulinin në rajon. Në Mal të Zi me ardhjen në pushtet të klikës pro serbe të ish Momir Bullatoviqit, presidentit Milatoviq dhe krye kuvendarit Mandiq, Serbia po e sheh si mundësi të mirë realizimin e idesë të botës serbe. Në veri të Kosovës më shumicë serbe, Vuçiqi, po tenton më luftë t’ia bashkëngjit këtë pjesë më të pasur dhe më vitale të vendit tonë, Serbisë. Kjo gjithnjë po bëhet sipas udhëzimeve të diktatorit Vladimir Putin, i cili jetikisht krejt për interesa të veta, po dëshiron të ndezë zjarrin e luftës edhe në Ballkan. Dhe, nuk është aspak çudi pse përfaqësuesit e orientimit pro serb, në Mal të Zi dhe në BH-në ishin kundër mendimit të Këshillit të Evropës për inkuadrim të Kosovës. Me gjithë tendencat e Vuçiqit dhe kamarrillës të tij shoviniste, Kosova do të jetë pjesë e familjes evropiane , dhe do të jetë edhe pjesë e NATO-s.

400 ekstremistë serbë po trajnohen afër kufirit me Kosovën, me urdhër të Vuçiqit mund të ketë sulme

 Mendoj dhe i rekomandoj Kryeministrit , zt.Albin Kurti, që, nëse 400 ekstremistët serbë, që po stërviten në kufirin me Republikën e Dardanisë, do të përsërisin sulmin kriminal të Banjskës, ata duhet të pushkatohen që të gjithë nga forcat e armatosura të Republikës së Dardanisë. Ja bëj këtë rekomandim Kryeministrit Albin  Kurti, me qëllim që të mos përsëritet gabimi që u bë në Banjskë, ku u vranë vetëm disa  terroristë serbë, ndërsa të tjerët, pasi vranë një  polic  dardan, u lejuan të largogen me vrap, siç e pamë në videon e publikuar nga mediumet elektronike tonat. (FB)

Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës - Bota Sot

Nga Flori Bruqi, PHD

Ministri i Brendshëm I Republikës së Kosovës, Dr.Xhelal Sveçla, ka deklaruar se 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën.


Dr.Xhelal Sceçla 


Sipas tij, me urdhër të Aleksandër Vuçiqit, këto grupe mund të aktivizohen me sulme agresive.

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiç mund të aktivizohen në sulme agresive”, tha Dr.Xhelal Sveçla në News24 në Tiranë.


Dr.Xhelal Sveçla e cilësoi të drejtë dhe normal vendimin për dinarin, teksa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Gjatë intervistës për NeWs24, ministri i Brendshëm i Kosovës, dr.Xhelal Sveçla  foli dhe për raportet e Kryeministrit të Kosovës,  zt.Albin Kurti me ndërkombëtarët, ku tha se nuk ka asnjë krisje mes tyre, madje ata kanë takime të përjavshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.


Xhelal Sveçla është stomatolog dhe politikan shqiptar nga Kosova, aktualisht ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës, pastaj zëvendësministër i parë i Punëve të Brendshme, si dhe ushtrues detyre i ministrit. 

Është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Sveçla filloi studimet për stomatologji në Universitetin e Prishtinës më 1990, por vazhdoi më pas në Universitetin e Tiranës, ku edhe u diplomua. 

Si udhëheqës studentor, ishte ndër organizatorët e protestave kundër pushtimit serb të Kosovës në vitet 1990 dhe shërbeu si zyrtar ekzekutiv në Unionin e Pavarur Studentor.

 Më 1998, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sveçla ka punuar me organizata të ndryshme në Prishtinë dhe Tiranë, si koordinator për International Medical Corps Tirana dhe drejtor nacional në SOS Kinderdorf International, që u ndihmonte fëmijëve në nevojë. 

Më 2003, Sveçla u bë pjesë e Rrjetit të Veprimit të Kosovës apo Kosova Action Network (KAN), organizatë e shoqërisë civile që synonte ndryshimin shoqëror përmes qytetarisë aktive.

 KAN ishte paraardhëse e Lëvizjes Vetëvendosje, që u themelua më 2005. 

 Më 2013, Sveçla u emërua drejtor i inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ku ndihmoi në vendosjen e ligjit dhe përmirësimin e mbikëqyrjes.

 Ishte anëtar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes në legjislaturës e 6-të, gjatë së cilës shërbeu si zëvendëskryetar e pastaj kryetar i komisionit për komunitetet. Ishte gjithashtu anëtar i komisionit të punëve të brendshme dhe kryetar i komisionit hetimor për rrëmbimin e gjashtë shtetasve turq. 

 U bë zëvendësministër i parë i Punëve të Brendshme në qeverinë Kurti I në shkurt 2020. Pastaj ushtroi detyrën e ministrit, nga 19 marsi deri më 3 qershor, kur u votua qeveria e re.

 U kthye në qeverisje me kabinetin Kurti II si ministër i Punëve të Brendshme më 22 mars 2021.

2024/04/02

NATO dhe SHBA duhet të reagojnë të mos i tolerojnë kërcënimet e hapura luftënxitëse të kriminelit Aleksandër Vuçiq me grupin

Shkruan: Prof.Dr. sci. Muhamet Kelmendi


 U tregua se Serbia po armatoset dhe po përgatitet për luftë. Dhe, megjithatë, BE dhe NATO, SHBA-të po i anashkalojnë deklaratat e tilla dhe po bashkëpunojnë me Serbinë. Kane investuar shume mjete financiare ne Serbi. Serbia po tolerohet shumë. Edhe Milloshevici u tolerua. Klika e Millosheviqit bëri masakra në Vukovar, në Srebrenicë dhe në Kosovë. Dhe, vetëm pasi u tejkalua çdo cak, u intervenua me bombardime. BE, NATO dhe SHBA-t nuk duhet të veprojnë në mënyrat e njëjta si me Millosheviçin. Krimineli Vuçiq tha: " Shteti serb nuk është dashur kurrë ta dorëzon në Den Hag Milloshevivin. Ai është hero i Serbisë. Faktet flasin se tolerimi ndaj kriminelit Vuçiq që është i rrezikshëm. Lexoni edhe: Ziv: E lumtur të shoh gjithnjë e më shumë prodhime kosovare në tregun izraelit Terrorist i Milan Radoiçiq, që vetë e pranoj organizimin dhe aksionin terrorist, nuk u kap dhe nuk po dënohet ne Serbi. Grupi i tille po vlerësohet në grup "revolucionar" dhe aksioni në veprim "atdhetar" me karakter të " çlirimit te Kosovës" nga shqiptarët. Radojçiqi dhe viçat tjerë morën tretmanin e "heronjve" në Serbi. Tash po përgatitet shteti serb për aksione të tjera të karakterit të njëjtë, ndoshta edhe më të ashpër kundër Kosovës dhe shteteve tjera në Ballkan. Kriminelët terroriste serbë po përgatiten përsëri nën udhëheqjen e Radojçiqit dhe të Vulinit në vende të ndryshme në Serbi. E futën në veprim për përgatitjen e grupeve terroriste serbe edhe Republikën Serbska në Bosnje e Hercegovinë. Prezenca e Vulinit dhe e Radojçiqit nëpër terren, me grupe të ndryshme terroriste, duke ushtruar, tregon se Serbia do të dërgon grupe tjera terroriste në veri dhe në brendi të Kosovës, në Prishtinë, në Pejë, në Graqanicë, në Prizren, në Gjilan, në Ferizaj etj., për të vepruar dhe krijuar gjendje luftarake në tërë Kosovën. Krimineli i luftës Vuçiq tha: "Serbia nuk do te pranon kurrë Kosovën shtet. Ne presim. Jemi mjaftë trima dhe luftarak. Presim kohën për të vepruar politikisht ( thënie e jonë: ushtarakisht)". Ky është një qëndrim i qartë politikoluftarak. U tregua se Serbia po armatoset dhe po përgatitet për luftë. Dhe, megjithatë, BE dhe NATO, SHBA-të po i anashkalojnë deklaratat e tilla dhe po bashkëpunojnë me Serbinë. Kane investuar shume mjete financiare ne Serbi. Serbia po tolerohet shumë. Edhe Milloshevici u tolerua. Klika e Millosheviqit bëri masakra në Vukovar, në Srebrenicë dhe në Kosovë. Dhe, vetëm pasi u tejkalua çdo cak, u intervenua me bombardime. BE, NATO dhe SHBA-t nuk duhet të veprojnë në mënyrat e njëjta si me Millosheviçin. Krimineli Vuçiq tha: " Shteti serb nuk është dashur kurrë ta dorëzon në Den Hag Milloshevivin. Ai është hero i Serbisë. Faktet flasin se tolerimi ndaj kriminelit Vuçiq që është i rrezikshëm. Me ato masa dashamirëse të perëndimit ndaj Serbisë dhe klikës së Vuçiqit po përfiton në kohë dhe po krijon lidhje të forta me Rusinë dhe me Kinën. Këtë e tregoj KS i OKB-së. Serbia po merr investime. Mjetet e marra financiare nga UE dhe ato që po dalin nga investimet gjermane, franceze, amerikane po përdoren për blerjen e armëve në Rusi e Kinë, dhe po militarizohet shteti serb. Këto armë janë kundër NATO-se dhe popujve jo serb ne Ballkan. Serbia po punon për të realizuar vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1912/13. Në atë Konferencë iu aneksua Kosova, Maqedonia Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi shtetit serb. Me këtë së bashku dhe nga Konferenca e Versait në Paris doli Mbretëria Serbo-Kroate dhe Sllovene. U bë bashkë bota serbe. Ky pikë synim është sot. Klika e Beogradit pa i realizuar këto pikësynime me luftë nuk ndalet. Dhe, në këtë kohë do të ketë luftë të ashpër, terror dhe masakra të rënda. Gjaku do ta mbuloj Ballkanin. Atëherë detyrohet NATO të intervenon. Po kjo do ti kushtoj përsëri popujve të Ballkanit shumë jeta dhe dëme të mëdha materiale. E këtë nuk duhet lejuar BE, NATO dhe SHBA. Tash mund të ndalet shteti serb.

Elon Musk krijon kompani të re të inteligjencës artificiale

Rrjeti social Twitter e ka humbur gjysmën e të hyrave nga reklamimi prej kur është blerë nga sipërmarrësi Elon Musk për 44 miliardë dollarë në tetorin e vitit të kaluar.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Musk.

Ai ka thënë se kompania nuk ka regjistruar rritje të fitimeve, të cilat i ka pritur në qershor, mirëpo ka thënë se korriku është “më premtues”.

Musk e ka larguar prej punës gjysmën e stafit të kompanisë – me 7.500 punëtorë – kur e nisur udhëheqësinë e platformës, me arsyetimin e zvogëlimit të shpenzimeve.

Rivali i këtij aplikacioni Threads, tani i ka 150 milionë përdorues, sipas disa vlerësimeve.

Threads është i ndërlidhur me Instagramin, platformë e kompanisë Meta.


Me qëllimin e qartë të sfidojë firmat e mëdha të teknologjisë amerikane, Elon Musk, ka krijuar një kompani të re të inteligjencës artificiale (IA), të quajtur xAI.


Ajo është praktikisht një ndaj ChatGPT, e për këtë, sipërmarrësi miliarder ka mbledhur një ekip inxhinierësh nga disa prej kompanive të fjalë për të udhëhequr projektin. Si shef ekzekutiv i Tesla-s, SpaceX-it dhe pronar i Twitter-it, Musk ka shprehur vazhdimisht shqetësime për rreziqet e mundshme të AI-së dhe nevojën për ndërhyrje në këtë sektor.

Musk insistoi se plani i tij ka për qëllim të krijojë një mekanizëm më të sigurt të inteligjencës artificiale.

 “Njoftoj për themelimin e xAI si rrugën për të kuptuar realitetin,” ka shkruar ai në Twitter. Muska shpjegoi se xAI do të fokusohet në zhvillimin e një platforme që kërkon të kuptojë natyrën e vërtetë të universit. Ai beson se kjo qasje rrit sigurinë e AI dhe garanton një perspektivë pro-njerëzimit. Ekipi në xAI përfshin Igor Babuschkin, një ish-inxhinier në DeepMind të Google; Tony Wu, i cili punonte në Google; Christian Szegedy, i cili ishte gjithashtu një shkencëtar kërkimor në Google; dhe Greg Yang, i cili më parë ishte në Microsoft.

Ekspertë të shumtë kanë dalë me paralajmërimet se inteligjenca artificiale mund të sjellë zhdukjen e njerëzimit, duke insistuar që zbutja e rrezikut të zhdukjes nga AI, të konsiderohet prioritet global, krahas rreziqeve të tjera si pandemitë dhe lufta bërthamore.

Presidenti Joe Biden kërkon miliarda dollarë në fonde për Ukrainën dhe Izraelin

 Presidenti Joe Biden po i kërkon Kongresit të miratojë rreth 85 miliardë fonde të reja për Ukrainën, Izraelin dhe për nevoja humanitare për këto dy vende dhe Gazën.


Kërkesa parashikon 61.4 miliardë ndihmë për Ukrainën, 14.3 miliardë për Izraelin dhe 9.15 miliardë ndihma humanitare.

Shifrat për kërkesën për ndihmën nga Shtëpia e Bardhë, u bënë të ditura të premten, një ditë pasi Presidenti Biden mbajti një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ku ai argumentoi se është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe Izraelin.

Nuk është e sigurt se kur mund të votohet për kërkesën e tij të re për fonde, pasi Dhoma e Përfaqësuesve është ende pa kryetar.

 Presidenti e mbajti fjalimin një ditë pasi u kthye nga Tel Avivi, duke treguar mbështetje për një nga aleatët kryesorë të Uashingtonit.

Presidenti Biden foli para kombit pas kthimit nga Tel Avivi, duke kërkuar më shumë fonde për Izraelin, një aleat kyç i SHBA-së, si edhe për të mbështetur Ukrainën kundër agresionit rus.

“Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata kanë një gjë të përbashkët: të dy duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje.”

Izraeli ka ndërmarrë bombardime në Gaza, në përgjigje të sulmit të pashembullt të Hamasit më 7 tetor.

Përveç mbështetjes për Izraelin, zoti Biden tha se Amerika gjithashtu duhet të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

“Historia na ka mësuar se kur terroristët nuk paguajnë një çmim për terrorin që shkaktojnë, kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata vazhdojnë të sjellin kaos, vdekje dhe shkatërrim”, tha presidenti Biden.

Përpara fjalimit të së enjtes, zoti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuara në mbështetjen për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë.

Përveç ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe nevojat humanitare në këto dy vende dhe Gaza, kërkesa për fonde përfshin 14 miliardë për menaxhimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe luftën kundër trafikut të fentanilit. 7 miliardë dollarë do të jenë për rajonin e Indo-Paqësorit, me synim Tajvanin. Paketa e propozuar nga Shtëpia e Bardhë parashikon gjithsej rreth 105 miliardë dollarë.

Mes shqetësimeve se konflikti në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet, protestues që bënin thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit u mblodhën këtë javë para Kapitolit në Uashington. Në një sondazh të fundit, 41% e të anketuarve thanë se SHBA duhet të mbështesë pozicionin e Izraelit.

“Udhëheqja amerikane është ajo që e mban botën të bashkuar. Aleancat janë ato që na mbajnë ne, Amerikën, të sigurt”, tha presidenti Biden.

Ky argument po përballet me skepticizëm. Protesta masive dhe në disa raste të dhunshme kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, kanë shpërthyer në kryeqytete të ndryshme të botës.

Shumë protestues e shohin Izraelin si një forcë pushtuese që vazhdon të aneksojë territorin palestinez, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që administrata amerikane denoncon aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia.

Cilësia e derivateve të naftës në Kosovë nuk është aspak e mirë

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka prezantuar të dhëna për cilësinë e derivateve të naftës në Kosovë.

Në këtë konferencë, Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv i organizatës Cohu! ka paraqitur disa nga gjetjet rreth cilësisë së naftës që hyn në Kosovë.

Hulumtimi i Preportr për derivatet e naftës ka gjetur se edhe pse janë ndërmarrë disa veprime për përmirësimin e cilësisë së naftës dhe derivateve të saj, ajo ende mbetet një sfidë. Sistemi i kontrollit që bëhet nga institucionet sipas Çohu! nuk siguron cilësi të duhur të derivateve të naftës.  

Sektori i naftës është njëri prej më fitimprurësve në Kosovë. Demhasaj ka thënë se sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, për vitin 2022 kompanitë kanë importuar naftë dhe derivate të saj në vlerë prej 58147.82785 ton. Kjo sasi e naftës ka ardhur nga vendet si Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut etj.

Hulumtimi ka gjetur se gjatë vitit 2022 janë ndërmarrë disa veprime për ngritje të cilësisë së derivateve të naftës por që nuk duken të mjaftueshme. Kjo sipas hulumtimit ndodhë për shkak se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të garantuar cilësi më të madhe të derivateve të naftës.

Po ashtu në konferencë nga Demhasaj u prezantuan të dhënat e një anketimi me rreth 300 respondentë i realizuar nga Çohu!, përmes të cilit qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me cilësinë e naftës dhe derivateve të saj.

Më shumë se 60 përqind e respodentëve kanë thënë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë. Mesatarisht e mirë kanë menduar 27 përqind e respodentëve. Ndërsa e mirë vetëm rreth 4 përqind e tyre.

Në pyetjen se a kanë vërejtur përmirësim të cilësisë së naftës, viteve të fundit vetëm më shumë se pesë përqind prej tyre kanë thënë po, pak 21 përqind, nuk kanë vërejtur përmirësim kanë thënë më shumë se 73 përqind të respodentëve.

Qytetarët në shumicë kanë thënë se kanë pasur defekte në automjetet e tyre për mungesë të cilësisë së naftës dhe benzinës. 64 përqind prej tyre kanë thënë se kanë vërejtur defekte, më shumë se 35 përqind kanë thënë se nuk i kanë vërejtur këto defekte.

Ndryshimet që i kanë vërejtur te automjetet e tyre në mungesë të cilësisë, thonë të jenë performanca e dobët e automjetit, shpenzime më shumë, defekte në gjithë sistemin e naftës, dëmtime në motor, bllokim të filterit të naftës për shkak të naftës jo të filtruar mirë, ndërrim të shpeshtë të filterit të naftës, mungesë të fuqisë së motorit etj.

Megjithëse janë përballur me të gjitha këto probleme qytetarët nuk janë ankuar në asnjë institucion për problemet e tyre me cilësinë e naftës dhe derivateve të naftës.

Më shumë se 96 përqind kanë thënë se nuk janë ankuar, kurse vetëm pak më shumë se tre përqind kanë thënë se janë ankuar në institucione për mungesën e cilësisë së naftës.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...