Shtetet me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës lirisht mundë të themi janë më Multietnike se sa që është Kosova dhe nuk janë me Asociacion të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me 4%.
Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera , por që nuk kan komuna asnjë prej tyre. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të kenë Këshilla Nacionale për: Romë, Ashkali, Egjiptian. Boshnjak, Turq, Goran, Malazias dhe Serbë.
Asociacioni i formuar dhe nënshkruar më datën 25 gusht të vitit 2015 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Isa MUSTAFA dhe nga homologu i tij Serb z.Aleksandër VUÇIQ, në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale.
Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjerë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës Serbë me 4%, nuk është dashur të formohet fare Asociacion i Komunave Serbe në Kosovë, pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat.
Marrim shembull Maqedonia e Veriut, nuk ka formuar Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjnë gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave udhëhiqen nga Shqiptarët.
Pastaj vazhdojmë Republika e Malit të Zi, nuk ka të formuar Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakica Serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35%, e përbëjnë Serbët këtë Republikë dhe nuk ka të formuar Asociacion.
Edhe Republika e Kroacisë, nuk ka të formuar bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtet kishte përpjekje dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësinë nga RSFJ-ja.
Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndarë dhe është krejt jofunksionale në Republikën Sërpska dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas marrëveshjes të mbajtur Dejton në vitin 1995 .
Nëse është dashur të formohet Asociacione, Rajone, Krahina e të federalizohet është pikërisht Serbia, duke u bërë me Parlament dy Dhomësh, pasi ka rajone e Krahina që ishin dalluar jo vetëm në ish ngrehinën e quajtur Jugosllavi por edhe më herët, si:
– Krahina e Vojvodinës, ishte Njësi Fedarative në kuadër të RSFJ-ës,
– Krahina e Sanxhaku, ka organizuar-mbajtur Referendum, më datën 25,26 dhe 27 tetor 1992,
– Krahina e Luginës së Preshevës, (Presheva,Medvegja,dhe Bujanoci),ka organizuar-mbajtur Referendum, më datën 1 e 2 mars 1992,ka patur kryengritje të armatosur përmesë luftës së UÇPMB-ës, dhe Marrëveshja e Konçulit, datë 21 maj 2021,
– Rajoni i banuar me Bullgarë, etj.
Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë Asociacion, kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmes 21, Këshillave Nacionale e ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’.
Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion vetëm të pakicës Serbe.
*Autori, përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi funksionimin e Këshillave Nacionale në Republikën e Serbisë.
Masakra e Tivarit, apo më gjerë, tragjedia e Tivarit, është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve. Është folur dhe shkruar për atë në mënyrë të njëanshme dhe të paplotë, sepse nuk është marrë në shqyrtim pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e pushtetit komunist të Shqipërisë në këtë masakër, për mungesë të dhënash e dokumentesh, por edhe për fshehje të së vërtetës.
Uran Butka
Shteti jugosllav, megjithëse ishte projektuesi dhe realizuesi i masakrës, e ka pranuar atë, qoftë edhe si aksidentale e të mpakur, por gjithsesi ka nxjerrë disa konkluzione dhe disa përgjegjësi. Ndërsa, shteti shqiptar, i implikuar në këtë kasaphanë, shkaktuar kundrejt popullit të vet, ka heshtur për gjysmë shekulli, duke e mbuluar me harresë dhe papërgjegjshmëri të plotë, aq më tepër që akti i parë i kësaj tragjedie, ku u masakruan dhe u vranë me mijëra shqiptarë të pafajshëm, u luajt brenda territorit të Shqipërisë.
Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshje dhe bashkëpunim me pushtetin komunist shqiptar.
Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.” Për Çubriloviçin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, hercegovinas, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave nacionalçlirimtare.
Këto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konkret i PKJ dhe i Lëvizjes NÇJ ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë” (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1)
Ky gjenocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të OZN-ës dhe nga detashmentet çetniko-drazhiste, si edhe të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Këtë luftë kundër shqiptarëve, PKJ e propagandonte si luftë kundër “reaksionit shqiptaromadh”, kundër “bashkëpunëtorëve” të nazifashizmit etj. Kosova u konsiderua dhe u trajtua si reaksionare, kundërrevolucionare, irredentiste, që duhej nënshtruar dhe tjetërsuar etnikisht.
Por, në kushtet e Luftës së Dytë dhe menjëherë pas saj, ky nënshtrim e spastrim i plotë etnik, ishte tepër i vështirë për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Jugosllavisë, sepse populli i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare ishte i gjithi më këmbë, i ndërgjegjësuar dhe i armatosur për të mbrojtur qenien shqiptare dhe kufijtë kombëtarë, përkundër politikave e praktikave antishqiptare e kriminale të PKJ dhe të Ushtrisë NÇJ. Titos dhe udhëheqësisë jugosllave nuk u interesonte edhe një luftë tjetër. Këtë gjë mund ta arrinin më lehtë e më tinëzisht, me ndihmën e propagandës dhe të armëve të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.
Këtë bashkëveprim ndërmjet Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë dhe Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar reaksionin antiserb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues të Jugosllavisë, gjeneral-lejtnant Peko Dapçeviq.
Titoja, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacioneve të UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ Jugosllave u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni Ushtarak Jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakësh, me në krye kolonelin V.Stoiniq, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari Boshko Çakiç. (Arkivi i FA, F.Shtabi i Përgj.)
Pala shqiptare u tregua e gatshme. Pasi vrau me mijëra nacionalistë të Ballit, Legalitetit dhe krerëve të veriut përgjatë luftës civile në Shqipëri (1943-1944), komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, E. Hoxha, më 12 shtator 1944, i dha urdhër Korparmatës I të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë. (Dokumente, Shtabi Përgj., vol.II)
Po në këtë datë, mentari i E. Hoxhës, Miladin Popoviq, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH-së për Korpusin I: “Lajmëro Pavlen (Pavle Joviçeviq) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspirohet!” (AQSH, Fondi 14)
Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajt në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi. Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I:
“Të mos i tregohet inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”( AQSH, F.14)
Në Kosovë ishin krijuar dhe vepronin organizata të fuqishme politike dhe ushtarake nacionaliste, si Balli Kombëtar, Lëvizja Irredentiste, Lidhja e Dytë e Prizrenit, e më pas “Besa Kombtare” dhe Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare (ONDSH), që kishin me vete thuajse gjithë popullin shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare. Bashkëpunonte me ta edhe Muharrem Bajraktari dhe forcat e tij kombëtare.
Në këto kushte, Titoja thirri brigadat dhe divizionet e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë “për të luftuar kundër armikut dhe reaksionit”, por i përdori kryesisht në luftën kundër “reaksionit shqiptar”.
E. Hoxha e dinte mirë pse thirreshin brigadat nacionalçlirimtare të Shqipërisë në Kosovë, ndaj si një vasal i bindur dhe i ndërgjegjshëm për çka bënte, urdhëronte brigadat e Divizionit I: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve pa treguar as më të voglën tolerancë.” (Arkivi i FA, dosja 45, v.1944)
Në muajin nëntor 1944, u angazhua në këtë luftë edhe Divizioni V, që përfshiu Brigadat III, V dhe XXV, dhe Divizioni VI (brigadat VI, VII, VIII dhe XXII), pasi u kthyen nga Sanxhaku e Bosnja, ku luftuan kundër gjermanëve. Komisari politik, Ramiz Alia thotë në një intervistë se ka qenë në Bosnjë kur ndodhi masakra. Nuk është e vërtetë. Në 3 mars 1945 ai dhe Divizioni V ndodheshin në Mitrovicë, mandej në gjithë Kosovën. (Dokumenti i datës 3.03.1945 i Shtabit të Përgjithshëm)
Divizionet V dhe VI të Shqipërisë u vunë nën urdhrat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. Në urdhërveprimin e Armatës V të Jugosllavisë përfshiheshin edhe divizionet e Shqipërisë:
“Të gjitha forcat reaksionare që do të takoni, të rrethohen dhe të shpartallohen me çdo kusht… Të çarmatosen njerëzit e dyshimtë dhe ata që nuk duan të mobilizohen me dëshirë, të digjen shtëpitë e tradhtarëve që rezistojnë dhe bëjnë fortesë… Të sekuestroni mallin e kriminelëve të arratisur. T’u theksohet katundeve që përshkoni se ai katund që bëhet strehë i gjaktorëve, do të dënohet…” (AQSH, Fondi.181, d.45)
Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel Krsto Filipoviq. (Arkivi historik i Jugosllavisë, k.1411)
Masakra e Drenicës dhe zhbërja e Brigadës VII kosovare që u nis për në Srem, ishin prologu i masakrës së Tivarit.
Më 8 shkurt 1945, u shpall me urdhër të komandantit suprem të UNÇ të Jugosllavisë, J.B.Tito, pushteti ushtarak.
Divizionet e UNÇ të Shqipërisë u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë për shtypjen e rezistencës kosovare, për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe forcimin e pushtetit jugosllav. Ato qëndruan në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare edhe pasi ishin larguar gjermanët nga Kosova dhe Jugosllavia, qysh nga shkurti i vitit 1945 e deri në dhjetor 1945, pra për 10 muaj, derisa Kosova e viset e tjera shqiptare u bënë pjesë e Jugosllavisë dhe derisa u bënë zgjedhjet, ku fitoi Fronti NÇ i Jugosllavisë. E konfirmojmë këtë edhe me Radiogramin e Reiz Maliles, zv.komisarit të Divizionit V: “Me rastin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 11 nanduer 1945 këtu në Kosovë, bëni konferenca speciale me kosovarët. Ditën e zgjedhjeve nxirrni forca të armatosura jo afër qendrave të votimeve, por gati para çdo gjëje të papritur. Reaksioni mund të tentojë për të sabotuar zgjedhjet. Prandaj të kihet kujdes. Pikë.”
Ndihmesën më të madhe për rekrutimin e shqiptarëve, por edhe për dorëzimin e qindra dezertorëve, që iknin nga ushtria jugosllave dhe dorëzoheshin në mirëbesim tek brigadat e batalionet e Divizioneve V dhe VI të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, e dhanë komandat e divizioneve e brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, që u vunë nën urdhrat e Komandës së Përgjithshme Jugosllave. Siç është zbuluar tanimë nga dokumentet arkivore, Divizionet V dhe VI të Shqipërisë ndodheshin në Kosovë përgjatë muajve mars dhe prill të vitit 1945, kur u bë mobilizimi i dhunshëm i popullsisë shqiptare në Kosovë e trevat e tjera shqiptare dhe kur u nisën tri kolonat (eshalonët) me rekrutët shqiptarë për në Tivar më 24-27 mars 1945 dhe tri kolonat e tjera më 19-24 prill 1945. Bashkëpunimi i ngushtë dhe implikimi i divizioneve dhe brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për mobilizimin e rekrutëve shqiptarë dhe dorëzimin e tyre tek ushtria jugosllave, është evident dhe i dokumentuar.
Kemi në dorë radiogramet e shtabit të Divizionit V dhe VI, nënshkruar nga Komisari Politik Ramiz Alia dhe komandantët Gjin Marku, Rahman Parllaku etj., dërguar Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë gjatë muajve mars-prill 1945 e në vazhdim, si edhe listat emërore të të arratisurve dhe vullnetarëve shqiptarë të Kosovës, që dorëzoheshin nga shtabet e Divizioneve V dhe VI te ushtria jugosllave.
Lista e parë përmban 190 vetë, kryesisht vullnetarë shqiptarë të dorëzuar nga prefekturat e Mitrovicës dhe të Pejës.
Lista e dytë përmban 104 emra ushtarësh shqiptarë të ikur nga ushtria jugosllave, por dhe vullnetarësh shqiptarë të bashkuar me Divizionin V të Shqipërisë.
Lista e tretë, e bashkëngjitur, ngërthen 131 shqiptarë vullnetarë, të dorëzuar. (AQSH, F.14, d.206, v.1945)
Po kështu edhe lista të Divizionit VI dhe brigadave partizane të Shqipërisë, që u bënin thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bashkoheshin me ta, por që pabesisht i dorëzonin te ushtria jugosllave.
Ja edhe përgjigjja e Enver Hoxhës:
“T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”.(AQSH, F.206, v.1945)
Si rezultat i këtij bashkëveprimi të ndërvarur ushtarak, vullnetarët dhe të mobilizuarit shqiptarë të Kosovës, që besonin tek thirrjet e Komandës së Divizioneve V dhe VI të Shqipërisë, u dorëzoheshin pabesisht Oznës dhe komandës Ushtarake Jugosllave dhe përfundonin si mish për top në kolonat e vdekjes, që ushtria jugosllave i largonte nga Kosova dhe i dërgonte për t’i asgjësuar në Tivar apo më tutje..
Për shoqërimin e tyre ishin caktuar disa batalione të Divizionit të 46-të dhe një batalion i Brigadës 27-të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakësh nga Armata IV, mandej nga Brigada X malazeze, tregonte se sa rëndësi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave këtij marshimi, që duhej të përfundonte në një kasaphanë, ku do të merrnin pjesë pritësit dhe vetë shoqëruesit.
Të dhënat burimore ushtarake jugosllave, tregojnë se u mobilizuan dhe u dërguan për në frontin e Adriatikut 13.323 rekrutë shqiptarë. Nuk kishte asnjë rekrut serb, malazez apo maqedonas. Përse? Dihet, për të asgjësuar vetëm shqiptarë. Përse i kaluan nëpër territorin e Shqipërisë, kur kishin edhe rrugë të tjera për në Istria? Për t’i asgjësuar bashkërisht me ushtrinë shqiptare. Qeveria shqiptare, së pari, lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin e të kalonin nëpër territorin e Shqipërisë, jashtë çdo kontrolli dhe të vepronin si t’ua donte interesi. “Shkaktare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur ‘Golgota e madhe Shqiptare’”- konstatonte Zekeria Cana.
Nga raporti i shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, datë 8 prill 1945:
“Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga grupi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç’rast u shkaktua rrëmujë dhe, në këtë rrëmujë, arriti të arratisej një grup prej 10 vetësh. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bëri thirrje që të dorëzohen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën.( Arkivi i Luftës i Jugosllavisë, k.1411)
Siç shihet qartësisht nga ky dokument, asgjësimi i rekrutëve shqiptarë të Kosovës, u krye në bashkëveprim të forcave ushtarake të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, në këtë rast brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë:
“Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-së. Në këto masakra të pashembullta ndaj popullsisë së Kosovës, ka marrë pjesë Koci Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm” (Ark.Min.Jashtme, v.1949, D.191)
Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë, e konfirmon edhe prokurori i përgjithshëm ushtarak, Bedri Spahiu:
“Xhelatët e Rankoviqit, që janë shquar për krimet e tyre alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo, një rrugë e përgjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin” ( B. Spahiu, Pretenca në gjyqin e K.Xoxes, 1949)
Autorizimin (lejen) për futjen e kolonave me rekrutët e Kosovës dhe asgjësimin e mëse 1000 kosovarëve të pafajshëm, siç e cilësojnë dokumentet e mësipërme, e ka sigluar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Haxhi Lleshi, por autoritetet e Shqipërisë ia faturuan Koci Xoxes, si një kokë turku, për t’ia ngarkuar atij gjithë përgjegjësitë e kësaj masakre.
Natyrisht, ky është akti më antikombëtar dhe më i turpshëm i qeverisë komuniste shqiptare, jo vetëm në atë kohë kur u krye kjo masakër, por edhe për gjysmë shekulli, kur u hesht plotësisht për shkak të bashkëfajësisë.
Këtë na e dëshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes së Popullit të krahinës III (Shkodër), i cili pranon se rekrutët e mobilizuar kosovarë, jugosllavët “i vrisnin në masë rrugës, në Shqipëri, pa pasur faj”, se rekrutët shqiptarë që iknin nga kolonat për të shpëtuar kokën dhe u dorëzoheshin organeve të shtetit shqiptar, u ktheheshin, nga organet shtetit shqiptar, komandove jugosllave, prej të cilëve ata gjenin vdekjen. Zoi Themeli, gjithashtu, pohon se dorëzimi i rekrutëve kosovarë tek autoritetet jugosllave, bëhej me urdhër të krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, pa marrë parasysh faktin se rekrutët ishin shqiptarë dhe nuk kishin bërë asnjë faj. Qeveritarët e Shqipërisë, jo vetëm që nuk bënë asgjë për të mbrojtur dhe siguruar jetën e tyre, jo vetëm që nuk protestuan për keqtrajtimin dhe vrasjet masive të shqiptarëve brenda kufijve të shtetit shqiptar, por i dorëzuan te jugosllavët edhe ata bashkëkombës që përpiqeshin të iknin nga kolonat e vdekjes. (Arkivi MB, D.1623)
Po tragjedia më e madhe ndodhi me kolonën e dytë, pjesë e së cilës ishte edhe rekruti Azem Hajdini – Xani, i cili përjetoi tmerret e Masakrës së Tivarit, por rastësisht shpëtoi nga vdekja dhe dëshmoi për këtë tragjedi kombëtare.
“Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, – parashtron Azem Hajdini, – duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë, dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikmëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës… Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish.”( A.Hajdini, Letër e hapur)
Sipas të dhënave të arkivave jugosllave, në Fushë-Arrëz u vranë 126 rekrutë shqiptarë në gjendje agonie, kur ishin në gjumë. Masakër dinake, jonjerëzore, në kundërshtim me çdo moral, fe dhe ligj.
“Kur kaluam Pukën, i nxorën nga kolona tre të rinj shqiptarë, të veshur me rroba kombëtare, dhe i pushkatuan para syve të kolonës si edhe para një skuadre ushtarësh të Shqipërisë. Dhe, për çudi, derisa ne qanim me dënesje, ushtarët e skuadrës së Shqipërisë e përcollën pushkatimin e tyre me duartrokitje!” (A.Hajdini, Masakra e Tivarit)
Në Gomsiqe ranë në kanionin e thellë dhe gjetën vdekjen 36 rekrutë dhe 14 u plagosën.
E njëjta gjë ndodhi edhe në Vaun e Dejës, në lumin Drin dhe në lumin Buna dhe në Shkodër; gjetën vdekjen qindra rekrutë shqiptarë dhe u lënduan një numër i madh të plagosurish.
Në kazermat e Shkodrës u pushkatuan 11 shqiptarë, ndërsa në kalimin e Bunës, 18 të tjerë.
Në mesditën e datës 31 mars 1945, në qytetin e vogël të Tivarit ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur, për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë.
Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze, pikërisht në Tivar, qytet shqiptar, që përfshihej në Malin e Zi.
Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, mandej arriti pikun e saj në oborrin dhe në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Sipas përllogaritjeve, rezulton se vetëm në Tivar u vranë 1560 shqiptarë të kolonës së dytë prej Brigadës X malazeze, të komanduar nga krimineli Markoviq.
Edhe nga kolonat e tjera, me rekrutë shqiptarë të mobilizuar kryesisht në viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit, gjatë marshimit nëpër Shqipëri, të njëjtin fat patën.
Sipas burimeve jugosllave dhe shqiptare, rezulton se janë vrarë dhe zhdukur në këtë masakër 2.947 – 3.447 shqiptarë të pafajshëm. Por sipas dëshmive të të mbijetuarve, ky numër i kalon të 4.000-jët. Nga këta, sipas dokumenteve të Arkivave të Shqipërisë, mbi 1000 shqiptarë të Kosovës u vranë përgjatë rrugës nga Kukësi në Shkodër. Sipas Azem Hajdinit dhe dëshmitarëve të tjerë, nëpër territorin e Shqipërisë u vranë dhe u zhdukën 1500 shqiptarë të Kosovës. Heshtja 50-vjeçare e shtetit komunist shqiptar dhe e udhëheqjes kriminale hoxhiste, por edhe e udhëheqësve të Kosovës, si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mehmet Hoxha etj., ishte një përpjekje tjetër për të fshehur të vërtetën dhe bashkëfajësinë në këtë masakër ndaj bashkëkombësve të tyre.
Për shkaktarët e kësaj masakre me përmasa ballkanike, deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjegjësi, nuk janë nxjerrë mësime, përkundrazi, janë vlerësuar e nderuar ekzekutorët e saj dhe krimi është fshehur.
Ndaj edhe është përsëritur në përmasa edhe më të mëdha, deri në ditët tona.
Krimi, në çdo kohë, duhet evidentuar e ndëshkuar, përndryshe të ndëshkon sërish.
Një komb nuk mund të jetë plotësisht i lirë nëse nuk e njeh historinë e tij, nuk mund të jetë i kulturuar nëse nuk distancohet nga çdo lloj krimi e dhune, nuk mund të jetë i qetë e të përparojë nëse nuk është në paqe me veten dhe me të tjerët.
Krimet, me përmasa, implikime dhe pasoja tragjike kombëtare e ndërkombëtare, si Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar, drejtpeshuar e gjykuar drejtësisht, jo vetëm që të zbulohet e vërteta historike, por edhe që të dalin përgjegjësitë dhe të ndëshkohet krimi, në mënyrë që ai të mos mbetet si një kërcënim, si një njollë e pashlyer, si një plagë e hapur dhe si një urrejtje vepruese midis njerëzve dhe ndërmjet popujve, por të kthehet në një mësim, në një çlirim dhe në një mirëkuptim në rrugën drejt paqes dhe integrimit evropian.
Masakra e Tivarit e 31 marsit 1945 është një nga plojat më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar kundër shqiptarëve. Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshje dhe bashkëpunim me shtetin komunist shqiptar.
Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim”. Për Çubriloviçin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, hercegovinas, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave nacionalçlirimtare.
Këto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore u bënë program dhe veprim konkret i PKJ dhe i Lëvizjes NÇJ ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë”.
Ky gjenocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të OZN-ës dhe nga detashmentet çetniko-drazhiste, si edhe të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Këtë luftë kundër shqiptarëve, PKJ e propagandonte si luftë kundër “reaksionit shqiptaro-madh”, kundër “bashkëpunëtorëve” të nazifashizmit etj. Kosova u konsiderua dhe u trajtua si reaksionare, kundërrevolucionare, irredentiste, që duhej nënshtruar dhe tjetërsuar etnikisht.
Por, në kushtet e Luftës së Dytë dhe menjëherë pas saj, ky nënshtrim e spastrim i plotë etnik, ishte tepër i vështirë për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Jugosllavisë, sepse populli i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare ishte i gjithë më këmbë, i ndërgjegjësuar dhe i armatosur për të mbrojtur qenien shqiptare dhe kufijtë kombëtarë, përkundër politikave e praktikave antishqiptare e kriminale të PKJ dhe të Ushtrisë NÇJ. Titos dhe udhëheqësisë jugosllave nuk u interesonte edhe një luftë tjetër në Kosovë, për ripushtimin e dhunshëm të saj, pas mbarimit të kësaj gjëje mund ta arrinin më lehtë e më tinëzisht, me ndihmën e propagandës dhe të armëve të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.
Këtë bashkëveprim ndërmjet Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar reaksionin antiserb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues të Jugosllavisë, gjeneral-lejtnant Peko Dapçeviç.
Titoja, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacioneve të UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ Jugosllave u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni Ushtarak Jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakësh, me në krye kolonelin V.Stoiniç, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari Boshko Çakiç.
Pala shqiptare u tregua e gatshme. Më 12 shtator 1944, komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, E. Hoxha, i dha urdhër Korparmatës I të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë.
Po në këtë datë, mentori i E. Hoxhës, Miladin Popoviç, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH për Korpusin I:
“Lajmëro Pavlen (Pavle Joviçeviç, shën.im UB) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspirohet!”.
Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajt në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi. Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I:
“Të mos i tregohet Inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”.
Në Kosovë ishin krijuar dhe vepronin organizata e të fuqishme politike dhe ushtarake nacionaliste si Balli Kombëtar, Lëvizja Irredentiste, Lidhja e Dytë e Prizrenit e më pas “Besa Kombëtare” dhe Organizata NacionalDemokratike Shqiptare (ONDSH), që kishin me vete thuajse gjithë popullin shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare.
Në këto kushte, Titoja thirri brigadat dhe divizionet e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë “për të luftuar kundër armikut dhe reaksionit”, por i përdori kryesisht në luftën kundër “reaksionit shqiptar”.
E.Hoxha e dinte mirë pse thirreshin brigadat nacionalçlirimtare të Shqipërisë në Kosovë, ndaj si një vasal i bindur dhe i ndërgjegjshëm për çka bënte, urdhëronte brigadat e Divizionit I: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve pa treguar as më të voglën tolerancë”.
Në muajin nëntor 1944, u angazhuan në këtë luftë edhe Divizioni V, që përfshiu Brigadat III, V dhe XXV dhe Divizioni VI (brigadat VI, VII, VIII dhe XXII), pasi u kthyen nga Sanxhaku e Bosnja, ku luftuan kundër gjermanëve.
Divizionet V dhe VI të Shqipërisë u vunë nën urdhrat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. Në URDHËRVEPRIMIN e Armatës V të Jugosllavisë përfshiheshin edhe divizionet e Shqipërisë:
“Të gjitha forcat reaksionare që do të takoni, të rrethohen dhe të shpartallohen me çdo kusht… Të çarmatosen njerëzit e dyshimtë dhe ata që nuk duan të mobilizohen me dëshirë, të digjen shtëpitë e tradhtarëve që rezistojnë dhe bëjnë fortesë… Të sekuestroni mallin e kriminelëve të arratisur. T’u theksohet katundeve që përshkoni se ai katund që bëhet strehë i gjakatorëve, do të dënohet…”
Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovice e Drenicë, e dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel Krsto Filipoviç. Masakra e Drenicës dhe zhbërja e Brigadës VII kosovare që u nis për në Srem ishin prologu i masakrës së Tivarit.
Më 8 shkurt 1945, u shpall me urdhër të komandantit suprem të UNÇ të Jugosllavisë, J.B.Tito, pushteti ushtarak.
Divizionet e UNÇ të Shqipërisë u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë për shtypjen e rezistencës kosovare triumfin dhe forcimin e pushtetit jugosllav.
Ndihmesën më të madhe për rekrutimin e shqiptarëve, por edhe për dorëzimin e qindra dezertorëve, që iknin nga ushtria jugosllave dhe dorëzoheshin në mirëbesim te brigadat e batalionet e Divizioneve V dhe VI të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, e dhanë komandat e këtyre divizioneve e brigadave të ushtrisë shqiptare, që ishin nën urdhrat e Komandës së Përgjithshme Jugosllave. Siç është zbuluar tanimë nga dokumentet arkivorë, Divizionet V dhe VI të Shqipërisë ndodheshin në Kosovë përgjatë muajve mars dhe prill të vitit 1945, kur u bë mobilizimi i dhunshëm i popullsisë shqiptare në Kosovë e trevat e tjera shqiptare dhe kur u nisën tri kolonat (eshalonët) me rekrutët shqiptarë për në Tivar më 24-27 mars 1945 dhe tri kolonat e tjera më 19-24 prill 1945. Bashkëpunimi i ngushtë dhe implikimi i divizioneve dhe brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për mobilizimin e rekrutëve shqiptarë dhe dorëzimin e tyre tek ushtria jugosllave, është evident dhe i dokumentuar.
Kemi në dorë radiogramet e shtabit të Divizionit V dhe VI dërguar Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë gjatë muajve mars-prill 1945 e në vazhdim si edhe listat emërore të të arratisurve dhe vullnetarëve shqiptarë të Kosovës, që dorëzoheshin nga shtabet e diviz. V dhe VI tek ushtria jugosllave.
Lista e parë përmban 190 vetë, kryesisht vullnetarë shqiptarë të dorëzuar nga prefekturat e Mitrovicës dhe të Pejës;
Lista e dytë përmban 104 emra ushtarësh shqiptarë të ikur nga ushtria jugosllave, por dhe vullnetarësh shqiptarë të bashkuar me Divizionin V të Shqipërisë.
Lista e tretë, e bashkëngjitur, ngërthen 131 shqiptarë vullnetarë, të dorëzuar.
Po kështu edhe lista të Divizionit VI dhe brigadave partizane të Shqipërisë, që u bënin thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bashkoheshin me ta, por që pabesisht i dorëzonin te ushtria jugosllave.
Ja edhe përgjigjja e Enver Hoxhës:
“T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”.
Si rezultat i këtij bashkëveprimi të ndërvarur ushtarak, vullnetarët dhe të mobilizuarit shqiptarë të Kosovës, përfundonin si robër lufte , me të cilët komanda e ushtrisë jugosllave mbushte kolonat ushtarake, që i dërgonte në Srem apo në Tivar. Për shoqërimin e tyre ishin caktuar disa batalione të Divizionit të 46-të dhe një batalion i Brigadës 27-të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakësh nga Armata IV, mandej nga Brigada X malazeze, tregonte se sa rëndësi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave këtij marshimi, që duhet të përfundonte në një kasaphanë, ku do të merrnin pjesë pritësit dhe vetë shoqëruesit.
Të dhënat burimore ushtarake jugosllave tregojnë se u mobilizuan dhe u dërguan për në frontin e Adriatikut, ishin 13.323 rekrutë shqiptarë. Qeveria shqiptare, së pari, lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin e të kalonin nëpër territorin e Shqipërisë, jashtë çdo kontrolli dhe të vepronin si t’ua donte interesi. “Shkaktare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur “Golgota e madhe Shqiptare”, konstatonte Zekeria Cana.
Nga raporti i shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, datë 8 prill 1945:
“Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga grupi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç’rast u shkaktua rrëmujë dhe, në këtë rrëmujë, arriti të arratisej një grup prej 10 vetash. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bëri thirrje që të dorëzohen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën.
Siç shihet qartësisht nga ky dokument, asgjësimi i rekrutëve shqiptarë të Kosovës, u krye në bashkëveprim të forcave ushtarake të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, në këtë rast brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë:
“Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-së. Në këto masakra të pashembullta ndaj popullsisë së Kosovës, ka marrë pjesë Koçi Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm”.
Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë, e konfirmon edhe prokurori i përgjithshëm ushtarak, Bedri Spahiu:
“Xhelatët e Rankoviçit, që janë shquar për krimet e tyre alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo një rrugë e përgjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin.”
Natyrisht, ky është akti më antikombëtar dhe më i turpshëm i qeverisë komuniste shqiptare, jo vetëm në atë kohë kur u krye kjo masakër, por edhe për gjysmë shekulli, kur u hesht plotësisht për shkak të bashkëfajësisë.
Këtë na e dëshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes së Popullit të krahinës III (Shkodër), i cili pranon se rekrutët e mobilizuar kosovarë , jugosllavët “i vrisnin në masë rrugës, në Shqipëri, pa pasur faj”, se rekrutët shqiptarë që iknin nga kolonat për të shpëtuar kokën dhe u dorëzoheshin organeve të shtetit shqiptar, u ktheheshin, nga organet shtetit shqiptar, komandove jugosllave, prej të cilëve ata gjenin vdekjen. Zoi Themeli, gjithashtu, pohon se dorëzimi i rekrutëve kosovarë tek autoritetet jugosllave, bëhej me urdhër të krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, pa marrë parasysh faktin se rekrutët ishin shqiptarë dhe nuk kishin bërë asnjë faj. Qeveritarët e Shqipërisë, jo vetëm që nuk bënë asgjë për të mbrojtur dhe siguruar jetën e tyre, jo vetëm që nuk protestuan për keqtrajtimin dhe vrasjet masive të shqiptarëve brenda kufijve të shtetit shqiptar, por i dorëzuan te jugosllavët edhe ata bashkëkombës që përpiqeshin të iknin nga kolonat e vdekjes. Po tragjedia më e madhe ndodhi me kolonën e dytë, pjesë e së cilës ishte edhe rekruti Azem Hajdini – Xani, i cili përjetoi tmerret e Masakrës së Tivarit, por rastësisht shpëtoi nga vdekja dhe dëshmoi për këtë tragjedi kombëtare. “Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, – parashtron Azem Hajdini – duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës… Ne nuk na konsideronin as si kope bagëtish.
Sipas të dhënave të arkivave jugosllave, në Fushë-Arrëz u vranë 126 rekrutë shqiptarë në gjendje agonie. Kur ishin në gjumë. Masakër dinake, jonjerëzore, në kundërshtim me çdo moral, fe dhe ligj.
“Kur kaluam Pukën, i nxorën nga kolona tre të rinj shqiptarë, të veshur me rroba kombëtare dhe i pushkatuan para syve të kolonës si edhe para një skuadre ushtarësh të Shqipërisë. Dhe, për çudi, deri sa ne qanim me dënesje, ushtarët e skuadrës së Shqipërisë e përcollën pushkatimin e tyre me duartrokitje!”.
Në Gomsiqe ranë në kanionin e thellë dhe gjetën vdekjen 36 rekrutë dhe 14 u plagosën. E njëjta gjë ndodhi edhe në Vaun e Dejës, në lumin Drin dhe në lumin Buna dhe në Shkodër, gjetën vdekjen qindra rekrutë shqiptarë dhe u lënduan një numër i madh të plagosurish.
Në mesditën e datës 31 marsit 1945 në qytetin e vogël të Tivarit, ku ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë.
Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze, pikërisht në Tivar, qytet shqiptar, që përfshihej në Malin e Zi.
Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, mandej arriti pikun e saj në oborrin dhe në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Sipas përllogaritjeve rezulton se vetëm në Tivar u vranë 1560 shqiptarë nga kolona e dytë.
Edhe nga Kolonat e tjera me rekrutë shqiptarë të mobilizuar kryesisht në viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit, gjatë marshimit nëpër Shqipëri, të njëjtin fat patën. Kolona e tretë me 2.680 shqiptarë të rekrutuar nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Kërçova etj. u nis më datën 27 mars 1945 e përcjellë ushtarakisht nga një batalion i Brigadës 27 të Jugosllavisë. Sipas raportit të shtabit të Divizionit 46, gjatë rrugës se kalvarit nga Prizreni ku ishin grumbulluar e deri në Shkodër nga Kolona e tretë humbën nga sëmundjet, uria dhe torturat 170 rekrutë shqiptarë, pjesa tjetër u masakrua thuajse plotësisht në masakrën e Tivarit më 31 mars 1945 dhe në rrugëtimin e tutjetushëm.
Luftëtari i Brigadës IV, mandej ushtarak i lartë i ushtrisë Jugosllave në Shkup, Bajram Gola, i cili u mor me kurajë me studimin dhe denoncimin e masakrës së Tivarit, sjell fakte dhe dëshmi nga kjo plojë e përgjakshme: “Përgjatë rrugës Prizren, Kukës, Shkodër, Ulqin Tivar do të mbesin gjurmët e përgjakshme të gjakut. Të lodhur e të rraskapitur nga udha e gjatë, të uritur, të djegur e të përvëluar nga etja, për shkak se nuk iknin as të pinin ujë as t’i kryenin nevojat fiziologjike. Pasi arritën në Tivar i vendosën në mes të detit dhe mitralozave të Brigadës X malazeze rekrutët shqiptarë, që i kishin përcjellë nënat shqiptare të luftonin për çlirimin e Jugosllavisë”.
Nëse përpiqemi të konkludojmë për numrin e saktë të të vrarëve në këtë tragjedi të përmasave ballkanike, numrit prej 2933 vetash të masakruar në Tivar, Trogir, Dubrovnik etj., po t’i shtosh shifrën prej 1000 shqiptarësh të vrarë e të zhdukur në Shqipëri, sipas dokumenteve jugosllave e shqiptare, rezulton shuma prej 3933 shqiptarësh të vrarë, të mbytur, të helmuar e të zhdukur në tragjedinë e quajtur të Tivarit.
Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 të rinj dhe burra nga Kosova.
Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kurse këto ditë doli nga shtypi libri i studiuesit Nail Draga “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve”.
Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua me pabesi ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit nga forcat e ushtrisë jugosllave.
Studiuesi Nail Draga vlerëson se kjo ngjarje ishte një strategji për të spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të instaluar pushtetin ushtarak atje.
“Masakra e Tivarit i 1 prillit 1945 është një rast i veçantë që dëshmon për një veprim strategjik të pushtetit ushtarak dhe politik të Jugosllavisë së asaj kohe dhe animoziteti i tyre ndaj shqiptarëve për arsye se nuk mund të arsyetohet me asnjë akt një veprim i tillë gjenocidal kundër shqiptarëve pasi në atë kohë nuk ka pasur operacione ushtarake në këtë vend. Andaj qytetarët nga Kosova, të cilët në një mënyrë janë marrë peng gjoja se do të luftohet armiku në pjesën veri-perëndimore të ish-Jugosllavisë. Kjo ishte një strategji perfide e tyre për ti spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të realizuar vendosjen e pushtetit ushtarak të Serbisë në Kosovë”, thotë zoti Draga.
Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, këto ditë doli nga shtypi libri “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve” i përgatitur nga studiuesi Nail Draga, i cili ofron të dhëna me interes për lexuesin shqiptar.
“Ky botim ofron të dhëna me interes dhe nga ana tjetër paraqet edhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhje me këtë ngjarje tragjike, përgjegjësi që shteti shqiptar asnjë herë nuk e ka trajtuar në mënyrë serioze dhe shkencore për arsye se ata ishin bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës për këtë masakër kundër shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen duhet të bëhen hulumtime në arkivat të ndryshme dhe sigurisht në arkivin ushtarak të ish- Jugosllavisë, por edhe në mjedise tjera për të gjetur materiale të mjaftueshme për këtë çështje”, shtoi zoti Draga.
Studiuesi Draga po ashtu vë në dukje se për Masakrën e Tivarit arkivat e shtetit në Beograd dhe Podgoricë janë të mbyllura. Megjithatë ai beson se Kosova, si shtet i pavarur, do të angazhohet në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike.
“Deri më tani në opinionin e Malit të Zi nuk ka të dhëna për këtë çështje, ndërkohë që arkivat janë të mbyllura për arsye se nuk do të pranojnë se kanë kryer krime. Sidoqoftë krimet mbesin krime dhe ato duhet të publikohen dhe duhet të zbardhën dhe të njihen opinione me ato të dhëna. Unë mendoj se në rrethana të reja kur Kosova është shtet i pavarur u takon atyre që të angazhohen drejtpërsëdrejti me qeverinë në Mal të Zi që në vendin e krimit të vendoset një pllakë përkujtimore ose të ndërtohet një memorial në kujtim të viktimave të kësaj masakre”, tha zoti Draga.
Zoti Draga thotë se vrasjet e djemve dhe burrave kosovarë u realizuan nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze. Të vrarët, sipas tij, nuk janë varrosur, por janë dërguar në vende të ndryshme për të humbur gjurmët e krimit, ku edhe sot varret mungojnë.
Historiani Uran Butka botoi librin për Masakrën e Tivarit me titull: “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”. Librin nuk kam patur mundesi ta lexoj, por intervistat dhe shkrimet e Uran Butkës për këtë cështje i kam lexuar. Në këtë shkrim më tepër do të përqëndrohem te sulmet që iu bën Uran Butkës, i cili është duke u munduar që ta trajtojë këtë problem nga të gjitha drejtimet për ta nxjerrë në dritë të vërtetën lidhur me këtë tragjedi kombëtare, vrasjen e mijëra të rinjve shqiptarë të pafajshëm. Në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore kur forcat gjermane po tërhiqeshin nga Ballkani, dy brigada shqiptare, Brigada e V-të dhe Brigada e VII -të hynë në teritorin e Kosovës, jo për ta mbrojtur, për ta mbajtur teritorin, por për t;i ndihmuar “vëllezërit jugosllave” për ta ripushtuar Kosovën.
Jugosllavët me dredhitë e tyre i sollen këto brigada per t’i terhequr shqiptarët për t’iu bashkangjitur atyre, siç cekëm më lart jo për të qëndruar në Kosovë, por për të vazhduar për në Sanxhak, Bosnje, në Frontin e Sremit dhe në frontet tjera. Ndërsa vendin e tyre e zinin brigadat serbe e malazeze të cilat kryenin masakra të tmerrshme mbi popullsinë e pafajshme e të pambrojtur shqiptare. Dihet mirë kundërshtimi i forcave shqiptare të komanduara nga Shaban Polluzha dhe qëndresa e tyre heroike në Drenicë. Shqiptarët e Kosovës kishin një përvojë të hidhur me Serbinë dhe Jugosllavinë e Kralit, prandaj edhe ua kanë tërhequr vëmendjen komandantëve e komisarëve të brigadave shqiptare, që të mos u besonin partizanëve jugosllavë dhe udhëheqjes së tyre, sepse ata qimen e kishin ndërruar, por jo edhe zakonin e tyre: urrejtjen ndaj shqiptarëve dhe përpjekjet e tyre për zhdukjen e popullit tonë nga faqja e dheut. Sipas dëshmive të shumë njerëzeve të atyre ngjarjeve (prindërve, gjushërve dhe të afërmeve tanë), partizanët shqiptarë të vrisnin po ua kritikove “vëllezërit serbë”. Mirë e ka thënë Frang Bardhi: “Armiku i vjetër edhe nëse të bëhet mik, nuk të bëhet i drejtë”. Këtë e kuptuan shumë më vonë këta komandantë e komisarë naïvë shqiptarë, të cilët më vonë kishin thënë se edhe barinjtë e Kosovës kishin qenë më të mencur se ata. Por atëherë ishte vonë, tepër vonë. Tani dihet mirë si përfundoi ky kapitull i hidhur e i përgjakshëm i historisë sonë.
Masakra e Tivarit – tragjedi kombëtare
Në këtë periiudhë kohore ndodhi edhe mobilizimi i dhunshëm i mijëra (afer 13.ooo) shqiptarëve nga mosha 16 e deri në atë 65 vjeçare. Pra, atyre që ishin të moshës që mund të luftonin. Qëllimi ishte i qartë: Këta njerëz duhej larguar nga vatrat e luftimeve, Kosova duhej të zbrazej nga njerëzit që janë të aftë për të luftuar dhe vendet e tyre t’i zinin njësitë serbe e malazeze. Këta rekrutë në fillim u mblodhën nëpër rrethet përkatëse dhe pastaj u grumbulluan në kazermat e Prizrenit dhe aty u çarmatosen. Këtu lindi dyshimi i parë se diçka e keqe ishte duke u kurdisur për ta. Kalvari i tyre pastaj vazhdoi në rrugën Prizren – Kukës – Shkodër e për të përfunduar në Tivar, ku i futen në vendin e quajtur “Monopoli i Duhanit”, në disa ndërtesa të rrethuara me mure të larta. Aty i priste vdekja e sigurtë, sepse forcat partizane malazeze i kishin zënë pozicionet e tyre dhe ishin gati për të hapur zjarr mbi trupat e shqiptarëve të paarmatosur. Sipas dëshmitarëve, nënat e këtyre partizanëve i lusnin fëmijët e tyre që të përmbaheshin, të prisnin edhe pak. Gjatë udhëtimit dhe gjatë masakrës në Tivar e kanë humbur jetën 3000 – 4000 shqiptarë. Në Kosovë nëpër ndeja me të mbijetuarit e ketij kalvari është folur haptas, ne jemi rritur me këto rrëfime të tmerrshme, sepse aty kemi patur mjaft anëtarë të famijeve tona. Na tregonin për udhëtimin e tyre në këmbë nëpër teritorin shqiptar, të etur, të uritur e të rraskapitur. Ndoshta nuk është shkruar nëpër gazeta e nëpër libra, por për t’u folur, është folur mjaft. Më kujtohet fare mirë një bisedë në Beograd (atëherë studioja në Universitetin e Beogradit e më vonë kam kaluar në U. të Zagrebit) me kolonelin aktiv, Ymer Haxhidauti, i cili në atë kohë punonte në Institutin Ushtarak të Historisë të Armatës Popullore të Jugosllavisë në Beograd. Kuptohet, ai jetonte me familjen e tij në Beograd dhe fëmijët e tij shoqëroheshin me ne studentët shqiptarë, vinin në lokalet e shoqateë sonë, “Përpjekja”. Në maj të vitit 1977 në Beograd i organizuam Takimet e Majit, që ishin takime të studentëve shqiptarë që studionin ne Beograd, Zagreb, Lublanë, Sarajevë, Suboticë e në ndonjë qytet tjetër të ish Jugosllavisë. Gjatë këtyre takimeve bënim gara sportive, shfaqnim programe muzikore e artistike, recitale, dramatizime. Në fund të këtyre takimeve organizuam edhe një koktej në një klub në Qytetin e Studentëve në Beogradin e Ri. Në këtë koktej merrte pjesë edhe koloneli Ymer Haxhidauti me të cilin bënim biseda të ndryshme për gjendjen në Kosovë, çështjen shqiptare në përgjithësi. Më ka habitur guximi dhe atdhedashuria e tij, sepse ai ishte kolonel i Armatës Jugosllave dhe ne flisnim haptas në një mjedis të hapur ku kishte mjaft të pranishëm dhe që nuk e njihnim mirë njëri – tjetrin. Në bisedën e sipër një shok i imi i studimeve, Ekrem Guri (ndjesë pastë), nga Kaçaniku, i bëri një pyetje për Masakrën e Tivarit. Thënë të drejtën, unë ngadalë ndërhyra dhe i thashë Ekremit që mos t’ia nisim kësaj bisede se mos po e vëmë në pozitë te papërshtatshme, të keqe, kolonelin, sepse ushtarakët shikoheshin pak më ndryshe se civilët dhe aty nuk ishte një mjedis i përshtatshëm për biseda të tilla të ndjeshme. Por, për habinë time, koloneli foli haptas pa kurrëfarë ngurrimi për këteë masakër dhe ndër të tjera na tregoi edhe për polemikat që kishte patur me Svetozar Vukmanoviq – Tempon (1912 – 2000, udhëheqës jugosllav, i cili gjatë luftës mbante lidhjet në mes partizanëve shqiptarë dhe atyre jogosllavë).
Sulmuesit e Uran Butkës, mbrojtës të krimeve komuniste
Disa mbrojtës të një regjimi cnjerëzor, siç ishte diktatura e Shqipërisë, iu vërsulën Uran Butkës me taktikat dhe zellin e tyre bolshevik, se gjoja ai po e bën fajtor udhëheqjen e Shqipërisë për Masakrën e Tivarit dhe jo atë jugosllave. Por, Uran Butka në një shkrim të tijin në gazetën Telegraf, 31 mars 2019, shkruan: “Shteti jugosllav, megjithëse ishte projektuesi dhe realizuesi i masakrës, e ka pranuar atë, qoftë edhe si aksidentale e të mpakur, por gjithësesi ka nxjerrë disa konkluzione dhe pergjegjësi. Ndërsa shteti shqiptar i implikuar në këtë kasaphane, shkaktuar kundrejt popullit të vet, ka heshtur për gjysëm shekulli, duke e mbuluar me harresë dhe papërgjegjshmëri të plotë, aq më tepër që akti i parë i kësaj tragjedie, ku u masakruan dhe u vranë me mijëra shqiptarë të pafajshëm, u luajt brenda teritorit të Shqipërisë. Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshje dhe bashkëpunim me pushtetin komunist shqiptar.” Më interesoi se a ka diçka të shkruar nga pala jugosllave për këtë masakër dhe në internet hasa në një intervistë që një zyrtar i lartë i UDB-së dhe luftëtar i orëve të para (serb., prvoborac) nga Tivari, Nikola Masaniciq, i kishte dhënë një gazetë kroate, Hrvatski Fokus (Fokusi Kroat), 26 maj 2017: “Jugoslovenski partizani, u suradnji s albanskim partizanskim jedinicama, okupirali su veci broj novaka iz Mitrovice, Prizrena, Vucitrna, Podujeva, Pristine (prema nekim izvorima oko 5.400). Perkthimi: Partizanët jugosllavë, në bashkëpunim me njësiteëpartizane shqiptare, kanë tubuar një numër të madh të rekrutëve nga Mitrovica, Prizreni, Vushtrria, Podujeva, Prishtina (sipas disa burimeve rreth 5.400). Pastaj ai tregon sesi i kanë çarmatosur në Prizren, ndarjen në tri kolona dhe udhëtimin e tyre nëpër kurorat e bjeshkëve për në Tivar. Po ashtu, ai tregon se organizatorët e kësaj masakre janë kritikuar, por askush kurrë nuk është dënuar seriozisht. Ndoshta nuk duhet t’i besojmë një pjesëtari të UDB-së, por rrëfimi i tij përputhet me të dhënat nga burime të tjera dhe nga vetë dëshmitë e të mbijetuarve të kësaj masakre. Për këtë masakër ka shkruar edhe historiani e atdhetari, profesor Zekeria Cana (1934 – 2009): “Shkaktarë e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër teritorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur `Golgota e madhe Shqiptare`”.
Ndërsa kundërshtarët e librit dhe shkrimeve të Uran Butkës, në vend se ta hedhin mllefin e tyre kundër shkaktarëve, organizatorëve të ëesaj masakra, ata i vërsulen atij, duke u munduar që ta mbrojnë një krim, një masakër, për ta mbrojtur një regjim antikombëtar siç ishte regjimi cnjerëzor i Enver Hoxhës. Kështu, historiani nga Kosova, dr. Hakif Bajrami në shkrimin e tij në Radio Kosova e Lirë, me titull: “Mos ia kthe pushkën veti dhe kombit tënd, Uran Butka”, që në fillim të shkrimit shprehet: “Të ngrihesh sot e të thuash se: “Enver Hoxha urdhëroi vrasjen e kosovarëve”, në Tivar, më 1 prill të vitit 1945, është një tragjedi për kombin, sepse sido që të ketë qenë “urdhrin” për masakrën e Tivarit e paska pasur dhënë një shqiptar. Po sa të ka paguar Beogradi, o i gjori Uran Butka?” Ndoshta do të ishte më mirë që dr. Bajrami të pyeste se sa i kishte paguar Beogradi udhëheqësit e Shqipërisë që e shndërruan Shqipërinë në vitet 1944 – 1948, jo në një republikë të shtatë jugosllave, por edhe më keq, në një koloni jugosllave, ku jugosllavët kontrollonin të gjitha funkcionet, organet shtetërore e ushtarake të shtetit shqiptar dhe vendosnin për çdo gjë. Nga ajo që citova më lart nga shkrimi i Uran Butkës shihet qarte se ai në radhë të parë e bën fajtor shtetin jugosllav, por e fajëson edhe udhëheqjen shqiptare për bashkëpunimin e tyre të drejtpërdrejtë. Po, Enver Hoxha ka dhënë shumë urdhra për vrasjen e shqiptarëve, madje disa edhe shokë, familjarë e të njohur të tij. Edhe Ahmet Qeriqi në shkrimin e tij me titull: “E vërteta dhe shpifjet për atë që ndodhi në Tivar 74 vite më parë”, botuar më 1 prill 2019 në gazetën “Dita”, që në fillim të shkrimit shprehet: “Lidhur me akuzat e disa “historianëve” profashistë, të cilët pa asnjë fakt relevant dhe pa asnjë dëshmi të vetme te të mbijetuarve pretendojnë se shteti i sapovendosur komunist i Shqipërisë kishte dijeni për Masakrën e Tivarit, dhe madje e kishte përkrahur atë…” Pastaj vazhdon me një raport të Shefqet Peçit dërguar Shtabit të Pergjithshëm në të cilin raportonte pas shtatë ditësh pasi kishte ndodhur Masakra e Tivarit. Me këtë, z. Ahmet Qeriqi mundohet t’i arsyetojë, mbrojë udhëheqësit shqiptarë se ata nuk paskan ditur për këtë masakër. Po si nuk paskan ditur kur mbi 10 mijë shqiptarë të paarmatosur kalonin nëpër teritorin shqiptar?! Askush nuk i paska parë, askush nuk qenka interesuar se ku po shkonin, askush nuk paska biseduar me ta?! Po kur morën vesh për këtë masakër ç’bën ata, si reaguan? Nuk bën asgjë, nuk reaguan fare. Madje as nuk e zunë në gojë për gjysëm shekulli. Rregullisht i kam përcjellur emisionet e Radio Tiranës, herë pas here kam lexuar edhe gazeta e revista të ndryshme nga Shqipëria, por kurrë nuk dëgjova, askund nuk hasa të bëhej fjalë për Masakrën e Tivarit. Po përse kurrë nuk e ngritën këtë çështje? Sepse e dinin fare mirë se e kishin mizën pas veshi, se edhe vetë ishin pjesëmarrës në këtë krim të tmerrshëm.Në vazhdim të shkrimit të tij z. Qeriqi kryesisht e perifrazon shkrimin mjeran të Hakif Bajramit. Marrëzirat dhe krimet e udhëheqjes komuniste shqiptare të asaj kohe nuk mund të arsyetohen, mbrohen me marrëzira të mbrojtësve të tyre të sotëm. Po e kritikove regjimin komunist që për gjysëm shekulli e terrorizoi një popull ëe tërë, apologjistët e atij regjimi menjëherë të vënë etiketën: fashist, tradhtar, armik.
Edhe një pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ato ngjarje të viteve 1944/1945 në Kosovë, gjeneral Rrahman Parllaku (1919, respekt për moshën), komandant i Divizionit të 5-të, në një intervistë të botuar në gazetën “Panorama” (4 maj 2019) mundohet që ta mosperfillë Masakrën e Tivarit, thuaja se ajo nuk paska ndodhur kurrë: “Maskra e Tivarit është një sajesë e Uran Butkës. Uran Butka gënjen atje.Uran Butka hodhi një parullë që ka qenë Ramiz Alia. U bë fakt sikur Ramiz Alia ka organizuar Tivarin. Unë dhe Ramizi kur ndodhi Tivari, kur ndodhi ngjarja e Tivarit kemi qenë në Mitrovicë të Kosovës.” Këtu Rrahman Parllaku ia nxjerrë në shesh genjeshtrën e Ramiz Alisë, i cili në intervista të ndryshme ngulte këmbë se kur ka ndodhur Masakra e Tivarit ai ndodhej në Bosnje e jo në Kosovë. Pasi që të dy, z. Ramiz Alia e gjeneral Rrahman Parllaku paskan qenë në Kosovë,ata nuk paskan vërejtur asgjë të jashtëzakonshme përreth tyre, para syve të tyre – askush nuk qenka ankuar te ta?! Po përse gjeneral Parllaku luftoi kundër vëllezërve të tij shqiptarë në Drenicë e ne krah të “vëllezërve jugosllavë”. Ky ishte ai naiviteti, papjekuria e komunistëve shqiptarë, të cilëve ideologjia bolshevike ua kishte errësuar sytë, ua kishte paralizuar mendjen, arsyen, ua kishte shuar çdo ndjenjë kombëtare. Madje edhe në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, pas rënjes së komunizmit në Shqipëri, Haxhi Lleshi, ministër i Punëve të Brendshne të Shqipërisë kur ka ndodhur Masakra e Tivarit kishte deklaruar se të njejtën gjë do ta bënte edhe sot, “sepse kosovarët janë reaksionarë”. Ketu ka mjaft për t’u sqaruar, por kjo nuk është tema e këtij shkrimi. Herën tjetër.
Historia e shtrembëruar, falsifikuar nuk mund të jetë mësuese e mirë e jetës
Kësaj gjendje i përshtatet mirë ajo thënia: More s’po zemërohem që ujku m’i hangri delet, po pse qentë e mi hanin mish me ta. Edhe ne, nga armiqtë tanë shekullorë i kemi pritur këto veprime, po pse tanët u ndihmuan atyre. Historia duhet trajtuar ashtu siç ka ndodhur, pa shtrembërime e falsifikime. Duhet të mësojmë nga historia, që gabimet e së kaluarës të mos përseriten. Historia e shtrembëruar, falsifikuar nuk mund të jetë mësuese e mirë e jetës. E ceka në fillim se librin e Uran Butkës nuk e kam lexuar, por për Masakrën e Tivarit kam dëgjuar qysh kur kam qenë fëmijë, e kam dëgjuar nga rrëfimet në veten e parë, nga njerëzit qq kanë qenë të mbijetuarit e kësaj kërdie, kasaphane. Ndoshta cdo gjë nuk eëhtë e saktë në librin e z. Butka, por masakra ka ndodhur nën organizimin e shtetit jugosllav në bashkëpunim, bashkëveprim me shtetin shqiptar. Sulmuesit e z. Butka dhe veprës së tij mendojnë se duke i mbroitue krimet e shtetit shqiptar ndaj shqiptarëve, ata po i bëjnë një shërbim të mirë kombit tonë. Jo, të kritikosh, të ngresh zërin kundër shtetit, kombit tënd kur ai është gabim nuk është tradhti, por është nje shërbim, detyrim kombëtar e atdhetar. Sa më parë që teëpranohen gabimet, aq më mirë për të gjithë.
Masakra e Tivarit ka qenë vrasja e një numri të paqartë shqiptarësh nga Kosova të rekrutuar nga Kosova prej partizanëve jugosllavë në fundin e marsit dhe fillimin e prillit të 1945 në Tivar, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Llogaritjet e numrit të viktimave variojnë nga 400 në 4200 nga burime të tjera. Në Jugosllavi kjo ishte një temë tabu që është mbajtur e fshehtë për dekada të tëra. I implikuar në rrjedhën e këtyre ngjarjeve, shteti shqiptar ka heshtur për dekada të tëra. Historia
Në gjysmën e dytë të vitit 1944, Tito shfrytëzoi rrethanat për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovës. Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëroi mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për "nevojën e forcave të armatosura jugosllave". Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqendruar në Drenicë, ”Shtabi Operativ i Kosmetit” urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës për t´u bashkuar me Brigadën VII, e cila po marshonte për Serbi. Rekrutë shqiptarë nga Kosova u mobilizuan nga partizanët jugosllavë me shkasin për të shkuar në frontet e Sremit të Vojvodinës dhe atë të Adriatikut, në veriperëndim të Jugosllavisë, kundër forcave gjermane.
Tivari
Pikë mbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni, deri ku ata u drejtuan nga oficer shqiptarë. Në Prizren të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosën me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. U nisën për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe, ku në Tivar - sipas burimeve malazeze - do të stërviteshin para se të shkonin në front. Grupi i parë prej 3,700 vetash u nis më 24 Mars 1945. Grupi i dytë me 4,700 vetë u nis me 26 mars dhe marshoi për katër ditë në vijën Prizren-Zhur-Kukës-Puk-Shkodër-Tivar. Ushtarët gjatë rrugës u rrahën apo në disa raste edhe u vranë kur dilnin nga kolona për ta shuar etjen.
Sipas një raporti të Zoi Themelit, më 2 prill, duke kaluar lumin Buna, 18 kosovarë u vranë e plagosën si dhe dy jugosllavë nga partizanët jugosllavë. Shkaktarë u bënë vetë jugosllavët që shtinë mbi turmën e kosovarëve.[8]
Masakra
Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Masa e zënë në grackë mes maleve të larta dhe detit u shtri për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, në dritare dhe në tarraca të shtëpive, e në shkëmbinj e kodra përreth. Më pas turma urdhërohet të ngjitet dhe drejtohet drejt ndërtesë “Monopoli i duhanit” ku filluan të shtënat nga njësitë partizane jugosllave (divizioni i 46-të serb dhe brigada e 10-të malazeze).
Një tjetër raport i Themelit, më 5 prill, sipas dëshmive të mbledhura ishin rreth 500 kosovarë, pjesa më e madhe e të cilëve të vrarë dhe të tjerët të plagosur a të arratisur. Një raportim drejtuar misionarit anglez Hadson më 1946 në atë kohë e caktonte numrin e të vrarëve në 1670. Grupi i tretë me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo baroti, me pasoja fatale për shumicën.
Pasojat
Një ditë më vonë, u shkarkua i gjithë shtabi komandues, i udhëhequr nga Gasho Markoviqi. Megjithatë, askush nuk u ndëshkua seriozisht.
Kjo ngjarje ka hedhur baltë mbi lëvizjen partizane dhe në Tivarin në tërësi, sepse ajo mbahet mend si një nga ekzekutimet më të mëdha në atë trevë.
Në Jugosllavi kjo ishte një temë tabu që për dekada të tëra u hesht.
Varreza masive e masakrës në Tivar u zbuluan pas më shumë se një gjysmë shekulli, më 17 shtator 1996, nga historiani Prof.Dr. Zekeria Cana.