Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/07

Thëniet më të bukura nga Milan Kundera

 





Milan Kundera është një shkrimtar çek që shkoi në mërgim në Francë në 1975, duke u bërë një shtetas francez i natyralizuar në vitin 1981.

Kunderas iu hoq shtetësia çekosllovake në vitin 1979; ai mori nënshtetësinë çeke në vitin 2019. Ai “e sheh veten si një shkrimtar francez dhe këmbëngul se vepra e tij duhet të studiohet si letërsi franceze dhe të klasifikohet si e tillë në libraritë”.


Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi sjellë një përzgjedhje të thënieve më të bukura nga librat dhe punimet e shkrimtarit.

Por kur të fortët ishin shumë të dobët për të lënduar të dobëtit, të dobëtit duhej të ishin aq të fortë sa të largoheshin.

Dy njerëz të dashuruar, të vetëm, të izoluar nga bota, kjo është aq e bukur.

Nuk mund të matet dashuria e ndërsjellë e dy qenieve njerëzore me numrin e fjalëve që shkëmbejnë.

Kur zemra flet, mendja e sheh të pahijshme të kundërshtojë.

Burimi i frikës është në të ardhmen dhe një person i çliruar nga e ardhmja nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

Dashuria është malli për gjysmën e vetes që kemi humbur.

Budallallëku i njerëzve vjen nga të paturit një përgjigje për gjithçka, risia në gjithë këtë është të paturit një pyetje për gjithçka.

Dëshira jonë për rregullsi përpiqet ta kthejë botën e njerëzve në mbretërinë e inorganikes, në të cilën gjithçka ecën përpara dhe vepron sipas një rendi jopersonal. Dëshira për rend është, në të njëjtën kohë, një dëshirë për vdekje. Sepse jeta është një ndryshim i përhershëm i rendit.

Një person që dëshiron të largohet nga vendi ku jeton është një person i palumtur.

E vetmja gjë që ajo tha kur ai e liroi nga përqafimi i tij ishte: “Ti nuk e di sa e lumtur jam që jam me ty”. Kjo ishte ajo që natyra e saj e rezervuar e lejoi të shprehte.”

Ne kurrë nuk mund të dimë se çfarë të dëshirojmë, sepse, duke jetuar vetëm një jetë, nuk mund ta krahasojmë atë me jetët tona të mëparshme dhe as ta përsosim në jetët tona të ardhshme.

Sepse në këtë botë çdo gjë është e falur paraprakisht dhe për këtë arsye gjithçka lejohet në mënyrë cinike.

Nuk ka perfeksion, vetëm jetë.

Dashuritë janë si perandoritë: kur ideja mbi të cilën bazohen shkatërrohet, ato gjithashtu zbehen.

E vetmja marrëdhënie që mund t’i bëjë të lumtur të dy partnerët është ajo në të cilën sentimentalizmi nuk ka vend dhe asnjëri nga partnerët nuk pretendon për jetën dhe lirinë e tjetrit.

Nuk do ta dimë kurrë pse e acarojmë njëri-tjetrin, çfarë është ajo që na bën të sjellshëm apo qesharak. Imazhi ynë është misteri ynë më i madh.

Një libër i ndaluar në vendin tuaj do të thotë pafundësisht më shumë se miliarda fjalë të nxjerra nga universitetet tona.

Lufta e njeriut kundër pushtetit është lufta e kujtesës kundër harresës.

Sepse nuk ka asgjë më të rëndë se dhembshuria. As dhimbja jonë nuk peshon aq e shumë sa dhimbja që ndjen me dikë, për dikë, një dhimbje e intensifikuar nga imagjinata dhe e zgjatur me njëqind jehona.

Ekziston një pjesë e caktuar e të gjithëve ne që jeton jashtë kohës. Ndoshta ne bëhemi të vetëdijshëm për moshën tonë vetëm në momente të jashtëzakonshme dhe shumicën e kohës jemi pa moshë.

Shansi dhe vetëm shansi ka ë një mesazh për ne. Çdo gjë që ndodh nga nevoja, gjithçka që pritet, e përsëritur ditë pas dite, është e heshtur. Vetëm rasti mund të na flasë.

Po, është një fakt i njohur për ty: je si vdekja, merr gjithçka.

Unë nuk isha hipokrit, me një fytyrë të vërtetë dhe disa të rreme. Kisha disa fytyra sepse isha i ri dhe nuk e dija kush isha apo doja të isha.

Të qeshësh është të jetosh thellë.

Njeriu është përgjegjës për injorancën e tij.

Të jetosh është të jesh i lumtur: të shohësh, të dëgjosh, të prekësh, të pish, të hash, të urinosh, të defekosh, të zhytesh në ujë dhe të shikosh qiellin, të qeshësh dhe të qash.

Në sipërfaqe, një gënjeshtër e kuptueshme; poshtë, e vërteta e pakuptueshme.

Për fat të mirë, gratë kanë aftësinë e mrekullueshme për të ndryshuar kuptimin e veprimeve të tyre pas ngjarjes.

Ndonjëherë ju vendosni për diçka pa e ditur pse, dhe vendimi juaj vazhdon nga fuqia e inercisë. Çdo vit bëhet më e vështirë të ndryshosh.

Tomas nuk e kuptoi në atë kohë se metaforat janë të rrezikshme. Metaforat nuk duhen anashkaluar. Një metaforë e vetme mund të lindë dashuri.

Lumturia është dëshira për përsëritje.

Testi i vërtetë moral i njerëzimit, testi i tij themelor…përbëhet nga qëndrimi i tij ndaj atyre që janë në mëshirën e tij: kafshëve.

Sa më e madhe të jetë paqartësia, aq më e madhe është kënaqësia.

Të rebelohej kundër lindjes së një gruaje asaj i dukej po aq budallallëk sa të krenoheshe me të.

Vlera e një qenieje njerëzore qëndron në aftësinë për të zgjeruar veten, për të dalë jashtë vetes, për të ekzistuar me dhe për njerëzit e tjerë.

Pa e kuptuar, individi e kompozon jetën e tij sipas ligjeve të bukurisë edhe në kohët e fatkeqësisë më të madhe.

Unë kam një vullnet të fortë për të të dashur në përjetësi.

Nuk kam asnjë mision. Askush nuk ka.

Zef Pllumi për Rugovën: Nji ndër burrat e rallë të kombit shqiptar, ma i dijtuni e ma i urti i të gjithëve

 



Për ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Akademik Prof.dr.Ibrahim Rugovën, janë thënë fjalë nga më të mëdhat nga figura të ndryshme kombëtare e ndër kombëtare.

Sot po ju sjellim  disa nga fjalët që shkrimtari i shquar shqiptar, At Zef Pllumi kishte thënë për Rugovën.


”Nji ndër burrat e rrallë të kômbit shqiptár. Ndoshta mâ i rralli ndër shekujt e fundit. Sepse na cilësohemi, simbas tjerve, popull hakmarrës, i pamëshirshëm e shkatërrimtar.

Ai u përpoq m’e spjegue shkrimtarin e madh kosovár Pjetër Bogdanin, ndërkaq Pjetër Bogdani zotnoi shpírtin e Ibrahim Rugovës. I përpoq mendimi i tyne i përbashktë: Liria e popullit kosovár. Caktoi m’e ndjekë rrugën e tij si mâ të drejtën për nji Kosovë të lirë e të pamvarun prej gjithkujt.
Ai pati vizionin e themeluesve të Europës së Bashkueme. Atjé mendonte me e shtî edhe vendin e vet Kosovën, por pa i shkathë vuajtje as gjak kurrkujt, prandej edhe kjè thirrë “Gandi kosovár”.

U shá e u luftue nga serbët, u shá e u luftue nga shqiptarët, u shá e u luftue edhe nga kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim vetëm vizionin europjan. Kjè trim e nuk çau kryet për kurrnji kritikë e të sháme, sepse ai ishte mâ i dijtuni, e mâ i urti i të gjithve.

Vazhdimisht pat kritika në shtypin kosovár për dy fotografi që mbante në zyrën e tij: atë të Nânë Terezës, si dhe atë të Gjon Palit të Dytë ose Woitil-ës Papë. Mbas të gjitha kritikave, ai vazhdoi t’i mbante deri ditën e fundit të jetës, jo vetëm se i kishte zgjedhë si model të jetës s’vet, sepse Gjon Pali i Dytë kjè luftari mâ paqsór mbi tokë, i cili ia duel me i shkatrrue dy ideologjitë mâ kriminale të shekujve, nazizmin e komunizmin internacional, ndërsa Nâna Terezë, shqiptarja që mori çmimin “Nobel për Paqe”, e propozueme nga nji komb i largët për të mirat që i kish dhânë njerëzimit, në nji kohë kur në vendin e vet nuk lejohej me ardhë as sa m’e nderue vorrin e nânës së vet.

Mjerisht Ibrahim Rugova nuk arriti me i pá të realizueme idealet e veta për Kosovën.
Vdekja e parakohshme ia mungoi veprimtarinë n’at kohë qi ai duhej t’ishte për Kosovën si drejtues jo vetëm politik, por edhe shpirtnór, tue drejtue me shêmullin e vet personal.

Kujtimi i tij kjoftë i përhershëm”, shprehet At Zef Pllumi.

Flori Bruqi

“Gati jam rritur” libri për fëmijë nga Sylë Maxhera

56 poezi për fëmijë të përmbledhura në librin “Gati jam rritur” me autor Sylë Maxhera ka dalë nga shtypi së fundi, libër që përpos poezisë, ka edhe mjaft ilustrime që i përshtaten poezive të këtij autori, shkruan KultPlus.

Libri u përurue  më 23 mars, në ora 18:00 në KultPlus Caffe Gallery, ku për librin folën : Dan Ibrahimi, redaktor i librit dhe Jonida Sheholli, recensente.




 “Librin “Gati jam rritur” e kam sjell për moshat e vogla, duke iu përshtatur dëshirave, kërkesave, ëndrrave dhe imagjinatës së tyre”, ka thënë Maxhera, i cili ka njoftuar se ilustrimet e këtij libri i ka bërë mbesa e tij 13 vjeçare, Riga Maxhera.

Sylë Maxhera jeton në Spanjë, i cili përpos pasionit për poezinë, ai ka edhe pasionin e muzikës, posaçërisht për kitarën.

Jamarbër Hoxha,10-vjeçari autik ka nisur të lexojë që kur ishte 15 muajsh dhe deri më tani ka lexuar plot 100 libra.

Jamarbër Hoxha nuk është tashmë një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ai është shpallur ‘Lexuesi më i mirë’ në Panairin e librit të këtij viti.



10-vjeçari autik ka nisur të lexojë që kur ishte 15 muajsh dhe deri më tani ka lexuar plot 100 libra.

I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, Jamarbri ka treguar se di katër gjuhë të huaja dhe nga letërsia botërore preferon Shekspirin dhe Ibsenin. Ndërsa për sa i përket letërsisë shqipe, vogëlushi ka deklaruar se pëlqen Dritëro Agollin dhe Ali Podrimjan.

“Kam lexuar 100 libra. I fundit ka qenë ‘Dasma e jetës’, i cili tregon një histori shumë të gjatë. Unë lexoj libra për fëmijë si ‘Krijesa misterioze’, që kam e mbaruar.


 Unë lexoj edhe histori, të cilat i shkruaj edhe vetë. Kam lexuar një libër shqiptar si ‘Kronikë në gurë’, më ka pëlqyer pak se kishte zhargone.

Pyes mamin dhe babin kur nuk e kuptoj një fjalë. Kur isha 15 muajsh lexova ‘Rosaku i shëmtuar’ dhe kur shkova në shkollë kisha lexuar shumë libra.

Unë lexoj ditë për ditë. Kam lexuar nga Shekspiri ‘Romeo dhe Zhuljetën’ dhe ‘Jul Çezarin’. Kam lexuar nga Ibseni ‘Shtëpi kukulle’.

Autorët që kam lexuar më së shumti nga shqiptarët janë Dritëro Agolli, Ali Podrimja dhe mbaj mend disa poezi.

Mësoj anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht dhe do mësoj edhe gjuhën indiane se më pëlqen. I mësoj vetë, jo në kurs”, ka thënë 10-vjeçari.

Më tej, ai është shprehur se ka qejf në të ardhmen të bëhet ekonomist, pasi pëlqen shumë edhe matematikën.




“Kam qejf të bëhem ekonomist se duhet të bësh matematikë që të jesh i mirë”, ka shtuar Jamarbëri.

"Enver Hoxha ishte GAY"- Deklarata shokuese e grimierit në Expuls që tronditi rrjetin

 Deklarata e Dario Dokës këtë të shtunë në #Expuls RTV Ora nga Ronaldo Sharka ka tronditur rrjetin e mediave online dhe jo vetëm në vend.

Grimieri Dario Dola i cili edhe ka deklaruar se është gay, gjatë intervistës tha se ka lexuar, se edhe Enver Hoxha ka qenë gay.

"Këta janë fëmijë, se ndërkohë që ti nuk ke lexuar, Enver Hoxha që këta thonë “Çohu Enver”, shkruhet që ka qenë gej. Duhet të sqarojmë diçka, nuk ua u prish unë fytyrën se çfarë bëj unë me trupin tim. Unë nuk po cënoj jetën tuaj, merruni me shqiptarët që vrasin dhe përdhunojnë jo me mua. Ata prishin Kombin jo unë. Unë nëse prek një mashkull nuk e kthej në gej, s’jam magjistar, kush ka qejf ka”, tha Dario.

https://www.oranews.tv/newsmobile/1036676/





“Enver Hoxha ishte gay, por e fshihte!

ilir-bulka
Ilir Bulka

Bulka pohoi më pas se



 Lajmi për arratinë e përkthyesit  të Axhencisë telegrafike Shqiptare (ATA)  Ilir Bulka në vjeshtën e vitit 1987, ka mbërritur në Tiranë njëherazi me dëshmitë e bujshme për orientimin seksual të Enver Hoxhës, që ai kishte dhënë për shtypin perëndimor. Pohimet e Bulkës për anët e errëta të personalitetit të diktatorit, u pritën me interes nga media e huaj dhe në pak ditë bënë xhiron e botës. 





Me përmbledhjen e tyre, ndihmësit e Alisë, pasardhësit të Hoxhës, përgatitën një buletin të veçantë, që ndodhet në Arkivin e Shtetit. Më poshtë po zbardhim pjesët që aparaçikët e KQ kanë koleksionuar nga deklaratat e Bulkës… enver hoxha ilir bulka Gazeta greke “Vradhini”, 10 nëntor 1987, boton shkrimin me titul1: “’Braktisa Shqipërinë për të marrë frymë lirisht…’, tha përkthyesi i Enver Hoxhës”. Athinë – “Erdha në Greqi për të marrë frymë lirisht. Po. Isha përkthyesi personal i Enver Hoxhës dhe di hollësira të rëndësishme për jetën dhe pasionin e tij prej homoseksuali! Kam jetuar tronditjen që krijohej në mekanizmin e Partisë të Shqipërisë kur ndodhnin arratisje jashtë shtetit. Shtypën të drejtat e njeriut, ka internime, burgosje, rënie të ekonomisë, censure, devijime morale. Katalogu është i gjatë!” Gazeta “La Stampa” e datës 11.11.1987, boton një shkrim me titull: “Stalini shqiptar, homoseksual dhe vrasës”, me mbititull: “Një ish-bashkëpunëtor i Hoxhës thotë: Frika se mos e tallnin e çoi deri në paranojë”, dhe me nëntitull: “Të kundërshtoje marrëdhëniet me udhëheqësin, do të thoshte të dënoheshe me vdekje, e megjithatë ishte seksofob dhe e dënonte homoseksualizmin me 7 vjet kamp pune të detyruar”. Athinë – Udhëheqësi i ndjerë shqiptar, Enver Hoxha, ishte një homoseksual që i fshihte prirjet e tij, gjë që e çoi ne paranojë dhe në vrasje, deklaroi Ilir Bulka, ish-bashkëpunëtor i tij që nga viti 1973 deri më 1980, 5 vjet përpara se Hoxha të vdiste, në një intervistë dhënë agjencisë UPI. Bulka ka kërkuar strehim politik në Greqi. “Frika psikologjike se mos e tallnin e bëri atë që të kapej pas pushtetit me të gjitha mjetet, pavarësisht se kjo do të thoshte përdorim i metodave si shfarosjet masive”, tha Bulka, i cili shtoi se Hoxha imponoi një kod të rreptë sjelljeje morale në të gjithë vendin, “solli në fuqi ligje që e dënonin homoseksualizmin dhe ata që shpalleshin fajtorë për këtë krim, dënoheshin me të paktën 7 vjet në një kamp pune”. ilir-bulka Ilir Bulka Bulka pohoi më pas se “homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ka influencuar në historinë e vendit tonë të vogël. Udhëheqësi filloi të hyjë në marrëdhënie homoseksuale në Paris, ku studioi përpara Luftës së Dytë Botërore. Udhëheqësit kryesorë shqiptarë e dinë se ai i vazhdoi marrëdhëniet e fshehta homoseksuale deri ditën që vdiq”. Refugjati shqiptar, në intervistën e tij, i bëri elozhe udhëheqjes aktuale duke thënë se udhëheqësi i ri i saj “Ramiz Alia po kërkon që të pakësojë me ngadalë influencën e pasuesve të Hoxhës në vend, të atyre që morën prej tij poste të privilegjuara, por, ashtu si Gorbaçovi, ka shumë armiq të rrezikshëm”. Alia e ka hequr ligjin mbi ndalimin e homoseksualitetit dhe ka bërë disa hapje të matura tregtare dhe diplomatike ndaj Perëndimit. Gazeta “Il Mesaxhero”, e datës 11.11.1987, boton një artikull me titull: “Zbulimet, Enver Hoxha ishte homoseksual, paranojak dhe vrasës” dhe me nëntitul1: “Ish-sekretari personal i udhëheqësit të ndjerë të Tiranës, i arratisur në Athinë, akuzon: Enveri i vrau vetë ministrat, dashnoret e tij”… ilir bulka2 Athinë – Udhëheqësi i ndjerë shqiptar, Enver Hoxha, ishte një homoseksual që i fshihte prirjet e tij dhe për këtë arsye u bë një paranojak dhe vrasës, i cili vrau me duart e tij shumë nga viktimat e tij. Këtë e pohoi dje, në një intervistë dhënë agjencisë amerikane UPI, Ilir Bulka, 38 vjeç, i cili për shumë vjet ishte bashkëpunëtor i Hoxhës, për të cilin çdo ditë përgatiste një përmbledhje të lajmeve kryesore nga bota. Bulka kërkoi strehim politik në Athinë, në shtator të këtij viti, ndërkohë që po kalonte transit në Aeroportin e Athinës bashkë me një skuadër shqiptare futbolli që do të zhvillonte një ndeshje jashtë shtetit. Duke folur për Hoxhën, Bulka tha se paranoja e tij u shtua sa më shumë që ai plakej dhe e çoi atë deri aty sa të ndalonte këngët e dashurisë, poezitë popullore dhe kërcimet e balerinëve meshkuj e femra në televizionin shqiptar. Bulka pohoi më pas se “homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ishte një sekret që e dinin zyrtarët më të lartë komunistë të vendit. Të kundërshtoje marrëdhëniet me Hoxhën, ishte njëlloj si të dënoheshe me vdekje. Bulka pohoi pastaj se Hoxha insistonte personalisht që të njihej me të gjithë shkrimtarët, poetët dhe kompozitorët e rinj shqiptarë në apartamentin e tij luksoz në Tiranë. Në intervistë, Bulka i bëri elozhe më pas udhëheqjes së tanishme komuniste shqiptare, duke thënë se udhëheqësi i ri Ramiz Alia “po kërkon të pakësojë me ngadalë influencën e pasueseve të Hoxhës në vend, por, ashtu si udhëheqësi sovjetik Gorbaçov, ka shumë armiq të rrezikshëm”. Enver Hoxha vdiq në prill 1985, në moshën 76-vjeçare, pasi kishte udhëhequr për 40 vjet vendin më të varfër e më të izoluar të Europës me metoda të ashpra staliniste dhe duke e mbajtur atë rreptësisht të izoluar. Sipas Bulkës, “vrasjet e miqve të tij në qeveri, që i kryente me gjakftohtësi, dhe spastrimet e tmerrshme vinin për shkak te grindjeve midis dashnoreve me huqe, ose ishin krime në bazë të të cilëve ishte pasioni”. “Hoxha bënte rregullisht spastrime në gjirin e udhëheqjes komuniste shqiptare dhe “vrau vetë ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe kryeministrin e tij, Mehmet Shehu”, përfundoi Bulka. emver hoxha Urdhri i Nexhmijes: Shporrini nga Tirana Bulkët Ilir Bulka, ish-punonjësi i ATSH-së, u arratis më 26 shtator 1987, kur ishte duke shoqëruar ekipin e “Vllaznisë” në rolin e përkthyesit. Në rastin e tij, ndryshe nga reagimi i menjëhershëm ndaj familjeve të të arratisurve, shteti operoi me vonesë. Vendimi për internimin e familjes së Bulkës mban datën 16 nëntor 1987. “Njëfarë kohe kjo histori u harrua dhe ata mund të shpëtonin, – shprehet njëri nga ish-oficerët e Sigurimit, që është marrë me çështjen, – por një ndërhyrje e rrufeshme e Nexhmijes e futi në tjetër rrjedhë fatin e tyre”. Gruaja e Hoxhës, sa ishte njohur me deklaratat e Ilirit në shtypin e huaj për figurën e Enverit, kishte urdhëruar prerë: “Shporrini nga Tirana brenda natës!”. Mjaftoi kaq, shton ish-sigurimsi dhe familjarët e Ilirit përfunduan në Fierzë të Dumresë, madje pa dalë as vendimi zyrtar i Komisionit të Internim-Dëbimeve. ******* Pranvera BulkaNë ditët e fundit të nëntorit të vitit 1987, buletini sekret i ATSH-së, me përmbledhje nga shtypi i huaj për Shqipërinë, njihte krerët e regjimit me lajme të padëgjuara për veset e diktatorit, i cili kishte ndërruar jetë dy vjet më parë. “Enver Hoxha ishte vrasës i pashpirt dhe homoseksual maniak” Këtë radhë, njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë komuniste denoncohej nga njëri prej bashkëpunëtorëve, që kishte deklaruar arratinë dhe kishte pranuar të fliste për pjesët e errëta të personalitetit të Hoxhës. Më 26 shtator 1987, Ilir Bulka, përkthyesi 38-vjeçar, që shoqëronte ekipin e Vllaznisë në Greqi, bashkë me kërkesën për strehim politik, tërhoqi vëmendjen e mediave me deklaratat e bujshme për figurën e Enver Hoxhës, “stalinistit të fundit në Ballkan”. Përkthyesi që kishte pritur rastin t’i shpëtonte represionit të regjimit, më së fundi kishte tronditur opinionin me bëmat e diktatorit, të cilin, siç pretendonte, e kishte njohur nga afër. Pohimet e tij se Hoxha kishte qenë maniak i orgjive perverse, me një jetë jo normale dhe orientim të gabuar seksual, bënë xhiron e botës. Sakaq, Tirana zyrtare, e njohur rishtas me to, në pamundësi të reagonte ndaj autorit, filloi të hakmerrej siç dinte ajo me familjen e tij. Pranvera Bulka, motra e përkthyesit të arratisur, në një rrëfim për “Panorama” risjell historinë e Ilirit, duke u ndalur te përjetimet nga kontaktet me të huajt, dëshira për të ndjekur “Zërin e Amerikës”, hobi për të mësuar gjuhët e vendeve perëndimore, motivet që e shtynë për të braktisur Shqipërinë e deri te rikthimi në Tiranë… Zonja Pranvera! Iliri, vëllai juaj i arratisur në vitin 1987, ka deklaruar për gazetat më të mëdha të Greqisë dhe Italisë se Enver Hoxha nuk ka qenë vetëm një diktator vrasës, por edhe njeri me orientim të gabuar seksual që ka pasur marrëdhënie me bashkëpunëtorët e afërt. Fliste për këtë me familjarët dhe shokët para se të arratisej? Iliri u arratis se urrente regjimin, diktaturën. Ai kishte tentuar të kalonte kufirin qysh kur ishte gjimnazist te “Qemal Stafa”. Këtë e arsyetonte me mungesën e lirisë, varfërinë, trysninë politike, luftën e klasave, babëzinë e bllokmenëve, dhunën e policisë sekrete, izolimin. Jashtë telave me gjemba, thoshte shpesh me bindje, jetohet shumë herë më mirë. Në këtë kuptim, arratia e tij ishte diçka e paralajmëruar, së paku për ne. Paramendohej sakaq edhe mënyra si do reagonte përballë autoriteteve të huaja… A kishte lidhje arratia e Ilirit me kushtet e jetesës dhe statusin politik të familjes? Kjo nuk kishte të bënte fare me vendimin e Ilirit për t’u arratisur. Familja jonë ka qenë e lidhur me regjimin, madje prindërit ishin anëtarë partie. Krahasuar me të tjerët, ishim disi të privilegjuar. Me shtëpi te porta e Bllokut. Të shkolluar në degët më të preferuara. Të punësuar brenda unazës. Jetonim jo keq, po të kishe parasysh kufizimet e kohës. Ideja e Ilirit për t’u arratisur kishte të tjera motive. Ajo ishte e brendshme, pjesë e formimit të tij, e mospajtueshmërisë me realitetin. Kishte ndikuar për këtë rrethi shoqëror, por më së shumti pasioni për librat e huaj. Iliri zotëronte shumë mirë gjuhën angleze, italiane, franceze, rusishten etj. Në intervistat e Ilirit pas momentit të arratisjes, mediat e huaja e identifikonin si përkthyesin e Enverit, madje si bashkëpunëtorë të afërt të tij. Çfarë kishte të vërtetë në këto pohime dhe a kishte lidhje puna që kryente me Hoxhën? Menjëherë pas diplomimit në Universitetin e Tiranës, Iliri u emërua në ATSH. Aty punoi dhjetë vite në sektorin që përgatiste buletinin e axhanseve që u shkonin vetëm krerëve të lartë të regjimit. Ishte zgjedhur në këtë detyrë për rezultatet e larta në fakultet, por sidomos për garancitë politike të familjes. Në një farë mënyre, kjo ishte linja e vetme (nëse mund ta quajmë të tillë) e kontakteve të Ilirit me Hoxhën. Një kontakt jo i drejtpërdrejtë gjithsesi, por i përditshëm. Produkti i sektorit ku punonte Iliri, i shkonte Enverit dy herë në ditë. Si funksiononte sektori i ATSH-së që prodhonte axhanse për Enverin dhe krerët e tjerë të regjimit? Pak a shumë, ATSH-ja si institucion ka qenë kjo që është sot, me destinacion lajmet nga vendi dhe bota për konsum publik. Asokohe kishte një sektor të veçantë, që përzgjidhte nga informacionet mediatike për Shqipërinë, gjërat më kritike, më të nxehta, siç thuhej dhe me to përgatiste buletin special për udhëheqësit kryesorë. Pjesën më të rëndësishme të këtij të fundit e zinin lajmet e stacioneve BBC, “Zëri i Amerikës” dhe “Europa e Lirë” mbi zhvillimet në vendin tonë. Iliri ishte pjesë e grupit që merrej me përkthimin e tyre… Me pak fjalë, Iliri i çonte Enverit lajmet që denonconin Enverin, regjimin, politikën e tij… Ndoshta për këtë arsye mediat e huaja e identifikonin si përkthyesin dhe bashkëpunëtorin e tij. Iliri në fakt s’kishte pasur asnjë takim zyrtar me Hoxhën. Me përjashtim të kontakteve kur ishim komshi me familjen e tij, tjetër lidhje nuk kishte… Pra, keni jetuar disa vite në Bllok, afër vilës së Enverit. Çfarë raportesh kishit me të dhe familjarët e tij? Me të përballeshim çdo ditë kur hynte dhe dilte në banesë. Enveri dhe Nexhmija kur banonin te vila e vjetër, ishin mysafirët e parë që na uronin në familje Vitin e Ri. Babai dhe mamaja njiheshin me ta qysh nga vitet e luftës. Miqësia kishte arritur deri aty, sa unë dhe Iliri ishim pagëzuar me emrat e fëmijëve të tyre. Unë me emrin e Pranverës, vajzës së Enverit dhe Iliri me atë të djalit të madh. Në ato kushte, kjo nuk ishte pak. Atëherë, hyrje-daljet e çiftit Hoxha ishin privilegj, që nuk mund ta kishte shumëkush. Logjika e regjimit e përkthente këtë në shkallë të lartë besnikërie, që parakuptonte siguri e përfitime për të preferuarit e tyre… Në këto rrethana, Iliri guxonte t’i kundërvihej regjimit, të ironizonte Enverin, të mendonte për t’u arratisur… Në pamje të parë duket paradoksale, por kështu është e vërteta. Iliri ishte një lloj disidenti i vetëformuar. Ky profil ishte ngjizur tek ai qysh në rininë e hershme. Kur na gjente në shtëpi duke ndjekur lajmet e TVSH-së, mbyllte televizorin me një rebelim të çuditshëm. “Akoma ju me pallavrat e Tiranës”, na thoshte qortueshëm dhe aty për aty hapte radion te “Zëri i Amerikës”. “Doni të vërtetën, dëgjoni këtë!”, na këshillonte me një siguri absolute. “Zëri i Amerikës” për të ishte e vërteta e padiskutueshme. “Mos vdeksha pa folë një herë aty për marrëzitë e Sulltanit tonë”, shprehej shpesh duke përçmuar Enverin. “Zëri i Amerikës” ishte fiksimi i tij… Kështu shprehej vetëm me familjarët, apo edhe me shokët? Me shokët ca më shumë. Veç konsideratave politike, me ta ndante qasjet ndryshe për mënyrën e jetesës, artin, muzikën, argëtimin. Ithtar i modelit perëndimor, Iliri nuk linte vend pa përbuzur tam-tamet e regjimit për moralin komunist, njeriun e ri, për “shfaqjet e huaja”, “dekadencën borgjeze” etj… Me cilët nga shokët konsumonte biseda të tilla? Në kohë të ndryshme, ka pasur shumë syresh. Kur punonte në ATSH, mbante për mikun më të mirë Nuri Hamzarain, vjehrrin e Agim Krajkës, të cilin e vlerësonte jashtë mase. Me të fliste pa doganë, siç thoshim atëherë. Ai ishte më i madh në moshë dhe më i regjur në disidencën me regjimin. Më vonë u njoh e miqësua me Agim Fagun, Medi Bushatin, Luan Hajdaragën e të tjerë. Në shoqërinë e tyre ndihej mirë, bisedonte për gjithçka, madje edhe për arratinë. Nuk i vinte mirë vetëm kur e qortonin: Ilir mos kështu, se do përfundosh në Spaç! Iliri ka pasur sakaq edhe një mik të veçantë: Nonda Bulkën, xhaxhain tonë që e donte fort. Kuvendonte me të për histori të ndryshme. Nonda kishte qenë student me Hoxhën në Francë dhe i tregonte për prapësitë e tij. Enveri s’e kishte mendjen te studimet, i thoshte në mirëbesim, por te orgjitë dhe lokalet e natës. Për orë të tëra ligjëronin për profilin e panjohur të diktatorit që na hiqej si engjëll, por kishte qenë djalli vetë… Ku punonte Iliri kur u arratis? Në vitin 1980, Iliri iku nga ATSH-ja dhe për disa kohë u sistemua në Ndërmarrjen Makina-Import. Më vonë shkoi në Ministrinë e Kulturës dhe Arsimit, në Komitetin Olimpik të Sporteve. Aty e aktivizonin herë pas here me shoqërimin e turistëve të huaj që vinin në Shqipëri. Ndihej i lumtur në këtë punë, sepse, siç thoshte, i jepte dorë për perfeksionimin e gjuhëve që zotëronte dhe njohjet me botën përtej telave me gjemba. Kontaktet me të huajt e bënë më rebel e më të papërmbajtur. Filloi të fliste hapur, të shante vend e pa vend, të anatemonte figurat e regjimit. Ky lloj reagimi, përçartja e shfrenuar, nisi të bjerë në sy të njerëzve të Sigurimit. U fut në listën e të dyshuarve, si kontingjent i armikut të klasës. Kjo na alarmoi si familje. U alarmuan sakaq edhe shokët. E këshilloi babai, nëna, vëllai tjetër. E thirri i tronditur Medi Bushati dhe i shprehu rrezikun që i kanosej. Iliri e dëgjonte, por nuk reagonte…

Rriten tensionet, zyrtari iranian paralajmëron Izraelin: Ambasadat tuaja nuk janë më të sigurta!

 


Një këshilltar i lartë ushtarak iranian ka paralajmëruar Izraelin të dielën se asnjëra prej ambasadave të tij nuk janë më të sigurta, pas sulmit të javës së kaluar në Damask për të cilin u fajësua Izraeli.

Tensionet rajonale janë rritur duke kërcënuar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – hyri në muajin e shtatë të dielën.

Komentet e gjeneralit Rahim Safavi, i cili është këshilltar ushtarak i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, lënë të kuptohet se Irani do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë sulmit ndaj Ambasadës iraniane në Siri më 1 prill, ku u vranë dy gjeneralë iranianë.

Izrael – sipas praktikës së vet të zakonshme – nuk e ka komentuar sulmin në Damask.

“Asnjëra prej atyre ambasadave të regjimit [Izraelit] nuk janë më të sigurta”, tha Safavi, raportoi agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim.

Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie në Teheran për gjeneralët e vrarë në sulmin që e bëri rrafsh me tokë ndërtesën e konsullatës iraniane.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është i përgatitur për çfarëdo përgjigje.

“Kushdo që na dëmton, apo synon të na dëmtojë, do ta dëmtojë veten”, tha ai gjatë një takimi të kabinetit qeveritar izraelit.
CBS News raportoi më 5 prill se inteligjenca amerikane ka lënë të kuptohet se Teherani është duke planifikuar një sulm që do të përfshijë dronë Shahed dhe raketa lundruese.

Nuk dihet caku e as koha e sulmit të mundshëm, por goditja e një ndërtese diplomatike izraelite do të ishte përgjigje proporcionale, thuhet në raport.

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar të shtunën Iranin të mos i sulmojë trupat dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...