Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/20

Shqiprim Arifi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, duke theksuar se këtë e ka bërë “pushteti autoritar i Beogradit”.

 



Arifi ka thënë se ky regjim tashmë ka instaluar një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Arifi.

“SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor”, ka vijuar Arifi.“SHKARKIMIN tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës”.

“Prandaj edhe kryetari i organit të dhunshëm që u vendos në mesnatën e djeshme nga Vuçiq, është Ragmi Mustafa i cili para 1 dekade i ka dhuruar pikërisht Vucicit “ZAHVALLNICËN – Mirënjohje ” menjëherë pasi e hoqi Vucic lapidarin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së”, ka shkruar ai.

Tutje, Arifi ka thënë se me këtë shkarkim nga regjimi serb i jap fund politikës aktive në Luginë të Preshevës.



“Për SHKARKIMIN tim të dhunshëm dhe për gjithë akterët të lartcekur, që në vazhdimësi po ndihmojnë Serbinë për të dëmtuar shqiptarët, kam njoftuar partnerët tanë ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!”, ka vijuar Arifi.






Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miraton “paketën e madhe” të ndihmës për Ukrainën

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, demokratët dhe republikanët u bashkuan pas muajsh bllokimi mbi mbështetjen e ripërtërirë amerikane për të ndihmuar Ukrainën të shmangë pushtimin rus.

 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në Twitter duke thënë se ishte “mirënjohës” për vendimin, i cili tha se “e mban historinë në rrugën e duhur”. 

 Ai tha: “Demokracia dhe liria do të kenë gjithmonë rëndësi globale dhe kurrë nuk do të dështojnë për sa kohë që Amerika ndihmon për ta mbrojtur atë”.

 “Ligji vital i ndihmës i SHBA-së i miratuar sot nga Dhoma e Përfaqësuesve do të pengojë zgjerimin e luftës, do të shpëtojë mijëra e mijëra jetë dhe do të ndihmojë të dy kombet tona të bëhen më të fortë”. 

 Presidenti i SHBA-së, Joe Biden kërkoi për herë të parë financimin në tetor, pasi furnizimet ushtarake të Ukrainës filluan të pakësohen. 

 Në shkurt, Zelensky i kërkoi Kongresit të miratonte fondet, duke thënë se nëse nuk ndodh “do të më lërë të pyes veten në çfarë bote po jetojmë”. 

 Përfaqësuesit miratuan gjithashtu projektligjet për dërgimin e ndihmës së huaj në Izrael dhe Tajvan, si dhe një projekt-ligj që përmban disa propozime të politikës së jashtme, duke përfshirë një kërcënim për të ndaluar aplikacionin e mediave sociale në pronësi kineze, TikTok. 

 Paketa tani do të shkojë në Senatin amerikan, ku ka të ngjarë të miratohet të martën. 

Zoti Biden më pas ka premtuar se do ta nënshkruajë atë menjëherë.

Deklarimet e pasurisë së Presidences Vollca Osmani, Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Kosovës Glauk Konjufca

Presidentja  e Republikës së Kosovës Prof.Dr.sci.Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në regjistrin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka renditur pasuritë e paluajtshme, paratë e kursyera, detyrimet financiare e të hyrat vjetore. 

 Tek pasuritë e paluajtshme, Osmani ka listuar banesën e bashkëshortit Prindon Sadriu në vlerë 59 , 760 euro, shtëpinë e bashkëshortit në vlerë 
170, 000 euro, tokën e përbashkët në vlerë 30 ,000
 euro, shtëpinë e përbashkët në vlerë 190,000  euro dhe një tjetër shtëpi në pronësi të bashkëshortit në vlerë 510,000  euro
 Shtëpinë në vlerë 500,000 euro , bashkëshorti i Presidentes e ka blerë vjet, siç është thënë nga shitja e shtëpisë në Australi, shitja e shtëpisë së prindërve të tij, kursime dhe hua familjare.

 Ndërkohë, ajo në pronësi të përbashkët figuron të jetë blerë në vitin 2019. 
 Si pasuri të luajtshme, Osmani e ka deklaruar veturën e bashkëshortit, një Mercedes-Benz, në vlerë 10 ,000 euro, që thotë ta ketë blerë me kursime dhe nga shitja e veturës paraprake. 
 Para të gatshme, Osmani ka deklaruar se i ka
 1, 077 euro nga pagat dhe mëditjet, derisa bashkëshorti i saj ka deklaruar rreth 90 euro dhe 266 dollarë Australian
 Osmani dhe bashkëshorti i saj kanë edhe dy kredi, njëra në vlerë 40 ,000 euro e tjetra në vlerë 65,000  euro rreth shtëpive. 

 Si të hyra vjetore, Osmani ka deklaruar 33 mijë e 70 euro nga paga vjetore si Presidente dhe 8 mijë e 92 euro nga mëditjet për udhëtimet jashtëvendit. Bashkëshorti i saj ka deklaruar pagën vjetore në vlerë 17 mijë e 173 euro, si dhe 12 mijë euro si të hyra nga qiratë në Australi. 

 Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar sot formularët e regjistrimit të pasurisë për zyrtarët e shtetit, në mesin e të cilëve është edhe ai i Kryeparlamentarit Glauk Konjufca. 

Tek pasuritë e paluajtshme, Konjufca ka listuar banesën e tij në vlerë rreth 61 mijë euro, banesën e prindërvë në vlerë 44 mijë euro, banesën tjetër të prindërve në vlerë 92 mijë euro, shtëpinë e prindërvë në vlerë 45 mijë euro dhe tri toka në pronësi të prindërve që bashkë kushtojnë mbi 60 mijë euro, një parking 6 mijë euro si dhe një depo në vlerë 500 euro. T
ek paratë e gatshme, Konjufca ka deklaruar 3 mijë e 510 euro si kursime nga të ardhurat personle dhe 5 mijë e 594 euro, si shumë e akumuluar nga pagat e marra. 
 Konjufca merr pagë vjetore në vlerë 27 mijë e 555 euro si Kryetar i Kuvendit, derisa 3 mijë e 589 euro ka deklaruar se i ka marrë si mëditje për udhëtimet zyrtare jashtë vendit. 

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Tek pasuritë e paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën e bashkëshortes në vlerë prej 400 mijë euro, që thotë ta ketë blerë përmes marrjes së kredisë. Si para të gatshme, Kurti ka deklaruar 1 mijë e 551 euro të tij, dhe 2 mijë e 500 euro të bashkëshortes.
 Si të hyra vjetore ka deklaruar pagën vjetore si Kryeministër në vlerë 19 mijë e 43 euro, dhe pagat e bashkëshortes në vlerë 528 mijë kruna
Nga Lëvizja Vetëvendosje ku është kryetar, ka deklaruar se s’merr pagë.

Në përputhje me ligjet dhe transparencën e kërkuar nga institucionet, zyrtarët në Kosovë kanë bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2024. Ndër ta, një emër i njohur është ish-kryeministri dhe deputeti aktual, Ramush Haradinaj, i cili bashkë me bashkëshorten, gazetaren e mirënjohur Anita Muçaj Haradinaj, kanë bërë deklarimin e pasurisë së tyre. Anita Muçaj Haradinaj, e cila shquhet si një figurë e njohur në mediat dhe televizionin shqiptar, dhe veçanërisht si prezantuese e lajmeve në RTK, ka deklaruar se zotëron mbi 58 mijë e 800 euro në para të gatshme. Këto të ardhura kanë ardhur nga qeraja dhe pagesat që ajo e merr për pjesëmarrjen në projekte të ndryshme. Po ashtu, Anita ka në pronësi një automjet të markës BMW, me një vlerë të deklaruar prej 8000 eurosh. Për herë të parë, Anita ka zbuluar edhe shumën që ajo ka fituar për rolin si opinioniste në spektaklin e ndjekur me padurim nga fansat, Big Brother VIP Kosova. Sipas deklarimit, ajo është kompensuar me 16 mijë e 900 euro për angazhimin e saj atje. Para të gatshme të deklaruara nga Ramush dhe Anita Haradinaj (Foto: APK) Të ardhurat vjetore të Anitës nuk përfundojnë këtu, pasi ajo ka raportuar po ashtu se ka fituar 50 mijë euro nga një biznes ku është aksionare. Shtojmë këtu edhe 15 mijë e 800 euro nga Bashkia e Tiranës dhe nga angazhimi i saj me KLAN TV, si dhe një tjetër 48 mijë euro nga qiraja e një shtëpie në Prishtinë. Të ardhurat vjetore të çiftit Ramush dhe Anita Haradinaj (Foto: APK) Deklarimi i pasurive të zyrtarëve është një proces vital në luftën kundër korrupsionit dhe për të rritur llogaridhënien e zyrtarëve publikë ndaj qytetarëve. Ky proces shërben për të ofruar një pasqyrë më të qartë të aktiviteteve financiare dhe burimeve të të ardhurave të zyrtarëve në detyrë dhe të afërmve të tyre. Deklarimin e plotë të pasurisë së çiftit Anita dhe Ramush Haradinaj.

Cetniku Aleksandër Vuçiq u ankua se SHBA s’po flet për “arrestimet e serbëve” në Kosovë – kjo është përgjigjja që i dha James O’Brien

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje është shprehur i çuditur pse pati reagime për bllokimin e qytetarëve të Kosovës e ndalimin e disa policëve nëpër pikat kufitare të Serbisë, një ditë pasi Kosova kaloi suksesshëm edhe një fazë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.

 Ai u ankua se SHBA s’po flet për “arrestimet e serbëve” në Kosovë, ndërsa për ato që ndodhën në Serbi, sipas tij, nuk mbeti askush pa reaguar. 

“Nuk ka njeri që nuk ka reaguar, njoftimi i Departamentit të Shtetit, gjermanëve, EULEX-it, të gjithë të mundshmit.. për dhjetë muaj e treqind ditë janë bllokuar të gjitha mallrat që duhet të shkojnë nga Serbia në Kosovë. 

Asnjëri prej jush nuk ka dhënë deklaratë”, tha Vuçiq, duke përhapur propagandë për “rrahjen” e një qytetari serb në paraburgim. Sot kësaj deklarate i dha përgjigje ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, në një konferencë për media pas takimit me Vuçiqin. 

 Ai tha se të gjithë i bëjnë zgjedhjet e veta nëse duhet të reagohet publikisht apo privatisht.

 “Dy gjëra më vijnë ndërmend lidhur me arrestimet në të dyja anët e kufirit.

 Të gjithë bëjmë zgjedhjen se çfarë bëjmë publikisht dhe çfarë bëjmë privatisht, ky është thelbi i diplomacisë dhe politikës ku presidenti është i zoti në biseda të tilla. 

Zgjedhja që bëmë fundjavën e kaluar në lidhje me arrestimin, ishte të bisedonim privatisht, folëm hapur për atë temë dhe ishte e dobishme. 

Presidenti ngriti një shqetësim tjetër, ne do të mendojmë për të, do të punojmë për gjithçka që përmendi presidenti.

 Detyra jonë është të përmbushim premtimin tonë, që është të shohim që njerëzit të trajtohen mirë gjatë kohës që janë në paraburgim dhe ne do të sigurohemi që të jetë kështu”.



Vuçiq u ankua se SHBA s’po flet për “arrestimet e serbëve” në Kosovë – kjo është përgjigjja që i dha O’Brien

2024/04/19

Napolon Banaparta: “Edhe pse të kam nënë, mbuloj paksa vegët.” Mallkim propaganduesve të këtyre shpifjeve!

 




Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Këtë shpifje që po e shihni në grafikë sapo ma dërgoj në privat në mik.
Pyetje që mund të bëhet për këtë lloj shpifjeje: është e vetëdijshme Suzana se kështu po e poshtëron më shumë se mua Bashkëshortin e saj, Jusuf Gërvallën, meqë mysafirin mund ta dëbosh nga shtëpia një herë, por jo tre herë, sepse dy herë tjerë nuk e le me të hy në shtëpi?
Kjo viktimë fatkeqe pasi është shpërngul nga Gjermania në Tiranë, – kur patëm përfunduar ceremoninë mortore gati 3-javore (sepse Suzana ka bërë kërkesë në konsullatën e Jugosllavisë në Shtutgart për varrosjen në vendlindje të tre bashkëveprimtarëve të vrarë!!), – është “përpunua” nga UDBashët që ishin të angazhuar në Sigurim të Shqipërisë, që të plasonte këso shpifjesh idiotike e denigruese.
Jam shkuar shpesh te Jusufi e Bardhi, për hir të bashkëveprimtarisë, edhe pse jetonim në largësi mbi 400 km. Patjetër, para se të nisesha për rrugëtim (me tren) duhej të konsultoheshim paraprakisht përmes telefoni, sepse në ndërkohë Familja Gërvalla që shpërngul në fshatin Untergruppenbach, i cili nuk kishte komunikacion publik deri në Heilbronn apo Ludwigsburg. Prandaj përherë më priste Bardhoshi në stacion të trenit.
Suzana ka qenë përherë shumë e mirësjellshme dhe bujare ndaj meje, edhe gjatë ceremonisë mortore, meqë gjatë ceremonisë mortore kam qëndrua në shtëpinë që e banonin Gërvallët (bashkë me Kunatën time e Bashkëveprimtaren tonë, Sabrinë, dhe Bashkëveprimtaren Vezire Nuha, të cilat ndihmonin Suzanën e Tushën për t’u gatua ushqim vizitorëve të largët). Suzana atëherë patë guxuar t’u thotë JO gjarpërinjeve që ishin penetruar në Familjen Gërvalla, të cilët ia kërkuan miratimin Suzanës për zbatim të vendimit të tyre: “Ne shkokët kemi vendos të dëbohet Ibrahimi nga ceremonia mortore.”
Shpreh keqardhje që nuk patëm kapacitet për t’i mbrojt Suzanën, Tushën dhe fëmijët e tyre, nga keqpërdorimi e poshtërimi që ua kanë bërë Sabri Novosella & Co.
***
Ja ca fragmente të letrës së fundit, të cilën Jusuf Gërvalla ma ka dërguar më 15 janar 1982 (dy ditë para vrasjeve):
“I dashur shok Ibrahim,
Me bisedën që patëm në dasmë, unë në njëfarë mënyre u tregova i padrejt ndaj teje. Por, duhet ta kesh kuptuar që gjaknxehtësinë time mund ta zbrazja vetëm mbi një shok me të cilin nuk kemi pasur kufij. Arsye për të qenë aq gjaknxehtë mbase nuk kam pasur.
(…)
Tani po të njoftoj se këto ditë na arriti në videokasetë me pesë filma shqiptarë. Filmat janë të shkëlqyeshëm dhe shumë inspirues. Ne ende s’ia kemi dalë ta shumëzojmë videokasetën, se për këtë punë po na duhet edhe një videofon i dytë, që s’e kemi, dhe një shtojcë speciale për riinçizim, që s’e kemi poashtu. Po të nxorri rruga këndej ndonjë ditë dhe po pate mundësi, merr videofonin tuaj e eja t’i riinçizojmë. Me këtë rrugë, për të njejtën çështje po e njoftoj edhe shokun Z. [Kadri Zeka], megjithqë më duket se ata nuk kanë ende as videofon.
Të fala vëllazërore e revolucionare
J.G.
15 janar 1982″
***
Napolon Banaparta: “Edhe pse të kam nënë, mbuloj paksa vegët.”
Mallkim propaganduesve të këtyre shpifjeve!
Ist möglicherweise ein Bild von 3 Personen, Fernseher und Text „Go Go&Watch & Watch GO& GO&WATCH WATCH NDIQ LAJME Suzana Gërvalla: Jusufi e ka qitë tri herë prej shtëpisë Ibrahim Kelmendin, ishte spiun NGAADMIN 5 QERSHOR 2022 Me shum shume nga ga Go Watch“

Në foto: Suzana me bashkëshortin e saj, Jusuf Gërvallën, në moshë të re.

Me më shumë liderë botërorë që e mbështesin atë publikisht kundër Iranit, Netanyahu mund të jetë në gjendje të tërhiqet nga operacioni në Gaza

 



Vetëm ditë më parë, pjesa më e madhe e vëmendjes së botës ishte në Gaza dhe në dështimin e Izraelit për të arritur objektivat e tij të luftës për shkatërrimin e Hamasit dhe lirimin e pengjeve më shumë se gjashtë muaj pas luftës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte nën presionin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar kalimin e ndihmave të mjaftueshme humanitare dhe për të arritur një armëpushim.

Por natën e së shtunës, më 13 prill, gjithçka u zbeh menjëherë pasi Irani lëshoi ​​qindra dronë dhe raketa në Izrael në hakmarrje të shumëpritur për një sulm izraelit që vrau oficerë të lartë ushtarakë iranianë në Damask, Siri, më 1 prill, raporton abcnews.al

Sulmi i Izraelit në Damask dhe reagimi i drejtpërdrejtë i Iranit kanë lënë në hije konfliktin e gjatë të dy vendeve, shpesh i karakterizuar nga sulme të fshehta dhe përdorimi i proxy-ve, duke hequr vëmendjen nga dështimi i Izraelit në Gaza, duke zgjeruar përpjekjet e Izraelit për luftë në Iran dhe duke detyruar kritikët e Netanyahut jashtë vendit për ta mbështetur, të paktën tani për tani.

Për gjashtë muaj, Izraeli është përfshirë në një luftë në disa fronte.

Ndërsa ka goditur Gazën, është goditur nga Libani, Siria, Iraku dhe Jemeni. Megjithëse udhëheqësit izraelitë konsideruan një sulm parandalues ​​ndaj Hezbollahut në Liban në ditët e para pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ai u shmang në minutën e fundit me nxitjen e Bident

Biden ka bërë përpjekje të mëdha për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe që atëherë, Izraeli duket se i ka dëgjuar këshillën.

Izraeli u është përmbajtur rregullave të heshtura të lojës në sulmet e saj kokë më kokë me Hezbollahun në Liban dhe objektivat në Siri, dhe i la Shtetet e Bashkuara të merren me Irakun dhe Jemenin.

Pavarësisht se u qëllua çdo ditë nga Hezbollahu me drone dhe raketa antitank dhe duke pasur 80,000 banorë të zhvendosur nga zona kufitare veriore, Izraeli mori një vendim që në fillim të luftës të fokusohej në Gaza, duke lënë Libanin në një front dytësor, raporton abcnews.al.


Fakti që ky front nuk ka dalë jashtë kontrollit apo nuk ka shkuar në luftë gjithëpërfshirëse, në vetvete nuk është gjë e vogël, duke pasur parasysh rrezikun e lartë të llogaritjeve të gabuara pothuajse çdo ditë, nga të dyja palët, gjatë kaq shumë muajsh.

Por Izraeli vendosi të vriste një komandant të lartë të Forcave Quds brenda konsullatës iraniane në Siri. Është e vërtetë që Izraeli ka vënë në shënjestër oficerët e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në Siri më parë, më së fundi kur një sulm raketor vrau zyrtarin iranian Sayyed Razi Mousavi në Damask në ditën e Krishtlindjeve të vitit të kaluar.

Por fakti që goditja e 1 prillit ishte në konsullatën iraniane, e konsideruar nga Irani dhe të tjerët si shkelje e traktateve ndërkombëtare ishte një përshkallëzim i rëndësishëm.

Duket se ka konsensus midis ekspertëve ushtarakë izraelitë, analistëve dhe disa ish- zyrtarëve të sigurisë se ky ishte një llogaritje e gabuar nga Izraeli; se pa një mundësi operacionale dhe e shfrytëzoi pa marrë parasysh të gjitha pasojat. Kjo është sigurisht e besueshme. Izraeli është mësuar të sulmojë oficerët ushtarakë iranianë pa u përballur me hakmarrjen e drejtpërdrejtë nga Teherani.

Në të njëjtën kohë, sulmi dhe hakmarrja iraniane kanë pasur një avantazh të qartë për Izraelin, duke reduktuar izolimin e tij diplomatik në rritje, të paktën nga kryeqytetet perëndimore dhe duke i ofruar një litar shpëtimi veçanërisht Netanyahut, raporton abcnews.al.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Jordania madje edhe Arabia Saudite, të gjitha dolën në mbrojtje të Izraelit gjatë hakmarrjes së Iranit, qoftë përmes shkëmbimit të inteligjencës, patrullimit të hapësirës ajrore, apo përgjimit të dronëve dhe raketave.

Shkalla 99 për qind e suksesit të Izraelit në kapjen e raketave dhe dronëve iraniane, siç pretendon ai, i detyrohet Iranit që e përpunoi sulmin në një mënyrë që do të siguronte kohë të mjaftueshme përgatitjeje dhe praktikisht do të siguronte mbështetjen e qeverive mike që Netanyahu i ka larguar përmes veprimeve të tij në Gaza.

Shumë liderë botërorë lëshuan deklarata duke dënuar Iranin dhe duke treguar mbështetje për Izraelin. Izraeli ishte në gjendje të mbështetej tek Perëndimi dhe bota arabe në atë që anëtarët e kabinetit të luftës thonë se krijon potencialin për një “aleancë strategjike” dhe “koalicion rajonal” kundër Iranit.

Në vend që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të diskutojë një armëpushim në Gaza, ai po debaton për dënimin e Iranit.

Ky ndryshim vjen vetëm disa ditë pasi bota ishte dëshmitare se si një sulm izraelit në një autokolonë të Kuzhinës Qendrore Botërore në Gaza vrau shtatë punonjës të ndihmës, për të cilat Izraeli ende nuk ka dhënë shpjegime të qarta.

Para sulmit nga Irani, mbështetja e pakushtëzuar e Shteteve të Bashkuara për Izraelin dukej se mund të fillonte të plasaritej.

Mosmiratimi i hapur i Netanyahut ishte në pikën më të lartë që nga fillimi i luftës, brenda dhe jashtë vendit. Disa familje të pengjeve izraelitë në Gaza kanë fajësuar Netanyahun për dështimin e arritjes së një marrëveshjeje, gjë që është bërë jehonë nga deklaratat e bëra në mënyrë anonime nga anëtarët e ekipit negociator izraelit, duke e konsideruar Netanyahun si pengesë. Vetëm pak javë më parë, udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, i bëri thirrje Netanyahut të jepte dorëheqjen.

Senatorët demokratë kishin filluar t’i bënin thirrje Bidenit të kushtëzonte ndihmën për Izraelin.

Në kontrast , sot, bota po pret të shohë nëse por ka më shumë gjasa se si Izraeli do të kundërsulmojë dhe sa larg do të shkojë Biden për të kontrolluar një goditje të tillë.

Edhe pse banorët e Gazës raportuan se kishin natën më të qetë në gjashtë muajt e fundit gjatë sulmit iranian, nevoja urgjente për të ndaluar urinë, për të ndalur gjakderdhjen në Gaza, për të kthyer pengjet dhe për të gjetur një rrugë përpara mund të anashkalohet nga rreziku i një rreziku edhe më të madh dhe luftë më vdekjeprurëse rajonale, raporton abcnews.al.

Ky do të jetë një provë e vërtetë për angazhimin e Biden për të parandaluar përshkallëzimin rajonal, pasi Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Izraelin në rajon që nga 7 tetori dhe ka të ngjarë të zhyten në një përshkallëzim më të gjerë. Izraeli nuk mund të sulmojë në mënyrë efektive Iranin pa koordinimin dhe mbështetjen e SHBA-së.

Në të vërtetë, konflikti Izrael-Iran do të përshpejtonte në mënyrë ideale shtytjen për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke pasur parasysh se sa e qartë është bërë se vazhdimi i saj e ka vënë rajonin në një thikë me dy presa.

Konflikti i drejtpërdrejtë midis Izraelit dhe Iranit mund të forcojë Netanyahun në një kohë kur ai ka humbur besimin e Bidenit, kolegëve të tij ministra të kabinetit dhe popullit izraelit.

Qeveria amerikane në vend që të izolojë dhe të tjetërsojë Netanyahun, që dukej se ishte trendi, Uashingtoni tani duhet të angazhohet dhe të thellojë bashkëpunimin me të.

Me më shumë liderë botërorë që e mbështesin atë publikisht kundër Iranit, Netanyahu mund të jetë në gjendje të tërhiqet nga operacioni në Gaza. Ndërkohë e gjithë kjo ndërkohë që vëmendja e botës kthehet te territori i paeksploruar në Lindjen e Mesme dhe rreziku i një lufte më të gjerë rajonale.

Dubai është goditur nga përmbytje rekord gjatë 24 orëve të fundit, duke ndezur spekulime se fajtor janë ‘mbjelljet e reve’ (re artificiale)

Dubai përmbytet pas shiut dhe breshërit - Insajderi

Dubai është goditur nga përmbytje rekord gjatë 24 orëve të fundit, duke ndezur spekulime se fajtor janë ‘mbjelljet e reve’ (re artificiale).

Qyteti-shtet i shkretëtirës pësoi përmbytje të mëdha, ku doli jashtë funksionit aeroporti dhe u bllokuan shumë rrugë.










Madje, disa makina ishin zhytur plotësisht në ujë, me pjesën e sipërme të çatisë së tyre që mezi kalonte sipërfaqen e ujit.

Pra, sa të pazakonta ishin reshjet e shiut dhe cilat ishin arsyet e reshjeve ekstreme?

Sa ekstreme ishin reshjet?

Dubai ndodhet në bregdetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe zakonisht është shumë i thatë, raporton :

https://www.bbc.com/news/science-environment-68839043

Gjersa aty bien mesatarisht më pak se 100 milimetra reshje shiu në vit, ajo përjeton rrebeshe të herëpashershme.

Në qytetin Al-Ain – pak më shumë se 100 kilometra nga Dubai – rreth 256 milimetra shi u regjistruan në vetëm 24 orë.

Një sistem “i ndërprerë” atmosferik i presionit të ulët, i cili tërhoqi ajër të ngrohtë dhe të lagësht dhe bllokoi sistemet e tjera të motit nga të kalonin, ishte shkaku kryesor.

“Kjo pjesë e botës karakterizohet nga periudha të gjata pa shi dhe më pas reshje të parregullta, të dendura, por edhe kështu, kjo ishte një ngjarje shumë e rrallë e reshjeve”, shpjegon Maarten Ambaum, meteorolog në Universitetin e Reading, i cili ka studiuar modelet e reshjeve në rajonin e Gjirit.

Nuk është ende e mundur të përcaktohet saktësisht sesa rol ka luajtur ndryshimi i klimës. Kjo kërkon një analizë të plotë shkencore të faktorëve natyrorë dhe njerëzorë, e cila mund të zgjasë disa muaj.

Por, rekordi i reshjeve është në përputhje me mënyrën se si po ndryshon klima.

E thënë thjesht: ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështi – rreth 7 për qind shtesë për çdo gradë Celsius – gjë që mund të rrisë intensitetin e shiut.

“Intensiteti i shiut ishte rekord, por kjo është në përputhje me një klimë ngrohëse, me më shumë lagështi të disponueshme për të nxitur stuhitë dhe për t’i bërë ngjarjet e reshjeve të dendura dhe përmbytjet shoqëruese në mënyrë progresive më të fuqishme”, shpjegon Richard Allan, profesor në shkencat klimatike në Universitetin Reading.

Një studim i fundit sugjeroi se reshjet vjetore mund të rriten deri në rreth 30 për qind në pjesën më të madhe të Emiratet e Bashkuara Arabe deri në fund të shekullit, ndërsa bota vazhdon të ngrohet.

“Nëse njerëzit vazhdojnë të djegin naftë, gaz dhe qymyr, klima do të vazhdojë të ngrohet, reshjet do të vazhdojnë të rëndohen dhe njerëzit do të vazhdojnë të humbasin jetën nga përmbytjet”, thotë Dr Friederike Otto, pedagoge e lartë në shkencën e klimës në Imperial College London.


‘Mbjellja’ e reve përfshin manipulimin e reve ekzistuese për të ndihmuar në prodhimin e më shumë shiut.

Kjo mund të bëhet duke përdorur aeroplanë për të hedhur grimca të vogla (si jodidi argjendi) në re. Avujt e ujit më pas mund të kondensohen më lehtë dhe të kthehen në shi.

Teknika ka ekzistuar për dekada dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë përdorur atë vitet e fundit për të ndihmuar në adresimin e mungesës së ujit.

Në orët që pasuan përmbytjet, disa përdorues të mediave sociale nxituan t’ia atribuojnë gabimisht motin ekstrem vetëm operacioneve të fundit të mbjelljes së reve në vend.

Raportet e mëparshme nga Bloomberg sugjeruan se aeroplanët e mbjelljes së reve u vendosën të dielën dhe të hënën, por jo të martën, kur ndodhi përmbytja.



Ndërsa BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur se kur ka ndodhur mbjellja e reve, ekspertët thonë se në rastin më të mirë do të kishte pasur një efekt të vogël në stuhi dhe se fokusimi në mbjelljen e reve është “mashtrues”.

“Edhe nëse mbjellja e reve do të inkurajonte retë rreth Dubait të hidhnin ujë, atmosfera ka të ngjarë të kishte bartur më shumë ujë për të formuar retë në radhë të parë, për shkak të ndryshimeve klimatike”, thotë Dr Otto.

Mbjellja e reve zakonisht vendoset kur kushtet e erës, lagështisë dhe pluhurit janë të pamjaftueshme për shira. Javën e fundit, meteorologët kishin paralajmëruar për një rrezik të lartë përmbytjeje në të gjithë Gjirin.

 “Kur parashikohen sisteme të tilla intensive dhe në shkallë të gjerë, mbjellja e reve – që është një proces i kushtueshëm – nuk kryhet sepse [nuk ka] nevojë për të mbjellë sisteme kaq të forta të shkallës rajonale”, thotë Diana Francis, kreu i Environmental dhe Shkenca Gjeofizike në Universitetin Khalifa në Abu Dhabi.

Meteorologu i motit të BBC-së, Matt Taylor gjithashtu vuri në dukje se ngjarja e rëndë e motit ishte parashikuar tashmë. “Përpara ngjarjes, modelet kompjuterike (që nuk ndikojnë në efektet e mundshme të mbjelljes së reve) tashmë po parashikonin shiun e një viti që do të binte në rreth 24 orë”, tha ai.

“Ndikimet ishin shumë më të gjera nga sa do të prisja vetëm nga mbjellja e reve – përmbytjet e rënda që preknin zona të mëdha nga Bahreini në Oman”, pohoi Taylor ndërsa misionet e mbjelljes së reve në territorin e Emirateve drejtohen nga Qendra Kombëtare e Meteorologjisë (NCM), një grup pune qeveritar.


Sa të përgatitura janë Emiratet e Bashkuara Arabe për reshje ekstreme?

Parandalimi i reshjeve të dendura që kthehen në përmbytje vdekjeprurëse kërkon mbrojtje të fuqishme për t’u përballur me rëniet e papritura intensive.

Dubai është, natyrisht, shumë i urbanizuar. Ka pak hapësirë të gjelbër për të thithur lagështinë dhe objektet e kullimit nuk ishin në gjendje të përballonin nivele kaq të larta të reshjeve.

“Duhet të ketë strategji dhe masa përshtatëse për t’iu përshtatur] këtij realiteti të ri [të reshjeve më të shpeshta dhe intensive]”, shpjegon Francis.

“Për shembull, infrastruktura e rrugëve dhe objekteve duhet të përshtatet, duke ndërtuar rezervuarë për të ruajtur ujin nga shirat e pranverës dhe për ta përdorur atë më vonë gjatë vitit”, shtoi ai.

Ndryshe, Autoriteti Rrugor dhe Transportit i Emirateve të Bashkuara Arabe ngriti një njësi të re për të ndihmuar në menaxhimin e përmbytjeve në Dubai.

Çfarë roli luajti ndryshimi i klimës?

Klikoni KËTU për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Banorët e Abu Dhabit dhe Dubait si rrallë herë janë zgjuar herët këtë të hënë nga zhurma e rrufeve, bubullimave dhe shirave të rrëmbyeshëm.

Që pa gdhirë pjesë të ndryshme të Abu Dhabit u zbardhën nga breshri, ndërsa Qendra Kombëtare e Meteorologjisë ka lëshuar një alarm kuq për të paralajmëruar për më shumë shira deri në orën 18:00.

Rrymat perëndimore kanë bërë që vendpushimet luksoze të Lindjes së Mesme të përshkohen si rrallë herë nga masa ajrore të ftohta dhe moti me shi të rrëmbyer.

Kabineti i Emirateve të Bashkuara Arabe kishte njoftuar tashmë mbylljen e të gjitha departamenteve qeveritare dhe institucioneve arsimore.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...