Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/24

RAI akuzon sekretarin e Ramës: – Avokat i trafikantëve të drogës, korruptoi konsulentin e kreut të Interpolit

Emisioni investigativ Report në Rai Tre në Itali ka trajtuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ku ndër të tjera thotë se njeriu kyç i paktit është Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, por e quan atë ish avokat të trafikantëve të drogës. “Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, pa zgjidhur asnjë problem. Por mbi të gjitha, njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi, “sekretar i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali, në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës”. Kjo akuze u hodh në Rai Tre Report, në një investigim nga gazetari Giorgio Mottola”, shkruan në një artikull gazeta italiane La Repubblica, duke iu referuar emisionit. “Agaçi është një avokat i rëndësishëm shqiptar me zyrë edhe në Romë. Në të kaluarën, klientë të tij ishin edhe disa nga bosët kryesorë të mafies shqiptare, të gjykuar në Itali. Sipas asaj që raportuan magjistratët italianë, shumë bosë të mafias shqiptare, të dënuar me dënime nga 10 deri në 20 vjet në Itali, u ekstraduan shumë lehtë në Shqipëri, ku pasi mbërritën atje ata vuanin dënime shumë më të ulëta ose madje u liruan nga burgu”- thuhet në reportazhin e “Report”. “Agaçi ka qenë edhe konsulent i shefit të Interpolit, Gjeneral Fabrizio Lisi, oficer ndërlidhës mes Tiranës dhe Romës, në luftën kundër trafikut të drogës. Lisi duhej të menaxhonte një operacion pronash të paluajtshme që kishte të bënte me pronësinë e disa tokave për fondacionin e tij dhe iu drejtua avokatit Agaçi i cili e vuri në kontakt me një prestanome të Artur Shehut, kreut të trafikantëve të drogës me kontakte me Cosa Nostra dhe Sacra Corona Unita. Lisi thotë se nuk e dinte kush ishte Shehu dhe se thjesht pati besim tek Agaçi – shkruan “La Repubblica”. Pas lajmit ka reaguar vetë Agaçi, me një deklaratë për La repubblica duke paralajmëruar padi për shpifje ndaj emisionit. “Kam lënë detyrën ligjore dhjetë vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv Report është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italian. Burimet duhet të verifikohen dhe po ashtu edhe lajmet”, ka thënë Agaçi në reagim.

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime kundër shqiptarëve të Kosovës

Ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviç, u dënua me 20 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat përreth Pejës më 1999. 

 Sipas njoftimit të publikuar në web-faqen e Gjykatës së Lartë në Beograd më 24 prill, edhe gjashtë ish-pjesëtar të Ushtrisë Jugisllave u dënuan me krime lufte. 

Predrag Vukoviç u dënua me 13 vjet burgim, Abullah Sokiç me 12, 
Sinisha Mishiç me pesë, ndërkaq 
Lazar Pavlloviç, Sllavisha Kastratoviç dhe Boban Bogiçeviç u dënuan me nga dy vjet burgim secili. 

 Ndërkaq, Vellko Koriqanin dhe Millan Ivanoviç u liruan nga akuzat. 

Sipas aktakuzës, ish-anëtarët e Detashmentit të 177-të të ushtrisë territoriale të Ushtrisë Jugosllave, (të njohur si “Çakallët”), morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat Zahaq, Lubeniq, Qyshk dhe Pavlan gjatë prillit dhe majit të vitit 1999. 
 Të pandehurit, siç u tha në aktakuzë, morën pjesë në vrasjet dhe në shkatërrimin e pronave të civilëve. 
 Prokurorët thanë se Toplica Milladinoviq si komandant i detashmentit, kishte urdhëruar dëbimin e civilëve shqiptarë dhe se ai kishte njohuri për vrasjet dhe vjedhjet gjatë zhvendosjes së dhunshme.

 Në aktakuzë u tha se vrasjet u kryen në mënyrë mizore dhe tinëzare, teksa në shumicën e rasteve viktimat u qëlluan pas shpine. 

Më pas, shumica e trupave të viktimave u dogjën, në mënyrë që ata të mos mund të identifikoheshin. 

 Vendimi i Gjykatës së Lartë të Beogradit mund të apelohet. Natasha Kandiq nga organizata joqeveritare, Fondi për të Drejtën Humanitare, pas vendimit se jeta e njeriut nuk është e rëndësishme. 

 “Ndjenja ime, pas 14 vjetësh që nga nisja e gjykimit për vrasjen e civilëve në Qyshk, Zahaq, Lubeniq dhe Pavlan, është se jeta e njeriut nuk është e rëndësishme në procedurat gjyqësore”, tha ajo përmes një deklarate të lëshuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare. 



 Gjykimi për këtë rast nisi më 2010. Vendimi i parë ishte marrë më 2014, por Gjykata e Apelit e Serbisë e kishte shfuqizuar atë më 2015

Nëse do të ishte në dorën time unë patjetër do të votoja pro anëtarësimit të Kosovës sepse Kosova vërtet e meriton.





 Për mua, Kosova është mikja e Ukrainës dhe ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, u shpreh Merezhko.

 Deputeti ukrainas tha se populli i Kosovës ishte viktimë e gjenocidit të Serbisë gjatë 1998/99, dhe tani populli i Ukrainës, prandaj e kuptojnë njëra tjetrën. 

 “Ne e kuptojmë njëri-tjetrin dhe duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur së bashku që autorët e gjenocidit të mos të mbeten pa u ndëshkuar”, tha Merzheko. 

 Kush votoi KUNDËR në Asamblenë Parlamentare?

 Kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës votuan 29 deputetë. 

 Tetë (8) përfaqësues të Spanjës votuan kundër raportit të raportueses Dora Bakoyannis e cila rekomandoi dritë të gjelbër për Kosovën.

 Cvijanoviq: 



 Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral 

Kundër Kosovës ishin: 

Katër (4) përfaqësues nga Hungaria, 
dy (2) përfaqësues nga Qiproja, 
një (1) greke dhe një (1) gjerman. 

Kundër Kosovës votuan edhe dy (2) përfaqësues nga Franca dhe një (1) italian.

 Kundër anëtarësimit të Kosovës ishin edhe shtatë (7) anëtarët e delegacionit të Serbisë, Maja Vukiqeviq nga Mali i Zi si dhe Snjezhana Novakoviq dhe Branisllav Borenoviq nga Bosnja dhe Hercegovina. 

Një(1) përfaqësues tjetër i Malit të Zi votoi në favor të Kosovës. 

 Të përmbajtur ishin 11 delegatë: Një (1) malazias, gjashtë (6) italianë, tre (3) të Moldavisë dhe një (1) gjerman. Anëtarësimi i Kosovës në KiE. 

Greqia pritet të abstenojë në Komitetin e Ministrave Përkundër faktit se Athina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, katër (4) përfaqësues të Greqisë, midis të cilëve edhe Dora Bakojani, votuan për pranimin e Kosovës. 

 Rumunët nuk erdhën në votim, me përjashtim të delegatit Julian Bullai, i cili e mbështetiKosovën. 

Nuk votuan as aremenët. 

Rumania dhe Armenia nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. 

 Këshilli i Evropës i përbërë prej 46 shtetesh anëtare, 27 prej të cilave anëtare të Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës është organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të nënkuptonte, mes tjerash, përfaqësimin e parlamentarëve të saj në Asamblenë Parlamentare të organizatës.

 Kosovarët, po ashtu, do të mund t’i paraqisnin rastet e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 Vendi do t’i bashkohej edhe Unionit të Transmetuesve Evropianë, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së tij në garën vjetore të këngës, Eurovizion.

Flori Bruqi: ”Nëse kam ditur të guxoj”, botoi “Rugova Art”, Prishtinë, 2012

VEPËR VËSHTRIMESH KRITIKE DHE SHUMËSHTRESIMESH LETRARE

naim kelmendi

                        Nga Naim Kelmendi

Libri më i ri publicistik i shkrimtarit, tashmë të mirënjohur, Flori Bruqit, na vjen si një sihariç i mirë letrar. Libri me titull shumë sinjifikativ “Nëse kam ditur të guxoj”, përmbanë një lëndë të pasur në shumë aspekte letrare. Meqë kapitulli i parë përmbanë një cikël poezish të autorit, kapitulli i dytë hap një faqe interesante me shkrimet kritike nga autorë të ndryshëm e të mirënjohur shqiptarë, pra vlerësime kritike e vështrime për disa nga veprat letrare të Bruqit, por të publikuara më parë në shtypin shqiptar të kohës. Autori Bruqi i ka sistemuar këto shkrime, që përbëjnë një sërë vlerësimesh të çmueshme letrare për krijimtarinë e tij letrare, poetike, e publicistike, por edhe për ato botime të fushës profesionale të Flori Bruqit, nga emra tashmë të ndjerë, por mjaft të shquar, si Mehmet Kajtazi, Rifat Kukaj, Zejnullah Halili, Iljaz Prokshi e ndonjë tjetër. Por, edhe nga emra po aq të mirënjour të letërsisë sonë, të gjallë, janë përmbledhur këtu mjaft vështrime që cilësojnë e vlerësojnë veprën e Flori Bruqit, sikur janë: Fatmir Terziu, Bedri Halimi, Lumturie Haxhiaj, Shyqri Galica, Namik Shehu, Izet Çuli, Zef Pergega, Kristaq Shabani, Naim Kelmendi, Rajmonda Maleçka, Eshref Ymeri, Rushit Ramabaja, Abdullah Konushevci, Rrustem Geci, Nehat S.Hoxha, Ajshe Qorraj, Arlinda Meksi, Shpend Ruci, Arian Blushi, Nikollë Frangaj, Faik Xhani e ndonjë tjetër. Do theksuar se në të gjitha shkrimet dhe vështrimet kritike mbi veprat letrare të Bruqit, qofshin ato vështrime të mëdha apo të vogla, ndonjëherë si njoftime mbi librat e publikuar nëpër kohë, të Bruqit, qoftë si vështrime më të gjata, cilësohet e vlerësohet krijimtari letrare e Flori Bruqit, dhënë lëtërsisë sonë më të re, duke bërë kështu emër në letërsinë moderne.


Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...

Ja si do të shprehej atëbotë shkrimtari i mirënjohur yni, Mehmet Kajtazi, në një vështrim të tijin për poezinë e Floriut: “Temat që ngërthehen në këto vargje nuk burojnë nga inspirimet, që i marrin disa poetë nga librat që i lexojnë, por Flori Bruqi inspirimet i merr nga jeta. Ato nuk mbesin vetëm inspirime, por dalin nga kornizat e një gjirme të thellë dhe si valëzat e detit të shqetësuara afrohen drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e largët të detit me emrin nënë, me emrin martirizim, me emrin LIRI”. Apo në një rast tjetër njëri nga shkrimtarët tanë të shquar, Zejnullah Hallili,shprehet kaq reflektueshëm: “Flori Bruqi po hyn nëpër një shteg të ndritshëm në poezinë shqipe. Figura e tij në fillim të kësaj poeme na sjell shqetësime të shumta që lidhen me Tokën, me Nënën, me Gjakun, me Vallen e Shkrepave, me Baladën e Yjve, me Lotin që ka Ogur, me Zërin me Frushullimën e Krahëve, me Akuarelin e Diellit, me Lumin e Bardhë. Secili varg vendoset në patosin e kësaj Luleje. Secila poezi ka gjethin e Vet, Dritën, shqetësimin dhe besimin, andejza, matanë errësirës, pra, ai këto frymëzime i zë nga jeta, sepse e nxit Bardhësia e katër vargjeve, figura e saj, shpirti shqetësues, Fjala”.

Në kapitullin e tretë mbarështrohet një lëndë po aq e pasur dhe e thekur letrare e autorit mbi veprat dhe mbi jetën e shumë autorëve botërorë e shqiptarë, sipas këndvështrimit dhe shijes dhe dioptrisë krijuese të studiuesit Bruqi. Flori Bruqi këtu spikat me vështrimet e tij të thukta dhe përmbajtësore, me një metodologji klasike të vështrimit: ai shkruan mbi veprën e autorit, jep mjaft shënime biografike dhe shtjellon motivet e veprës së tyre, por edhe klasifikon ndonjë nga poezitë apo prozën apo shkrimin e akëcilit që merr në theks të vështrimit.

Në të gjitha këto vështrime kritike vërehet përkushtimi dhe niveli studimor i autorit me një bagazh të mirë studimor mbi veprat dhe autorët. Poashtu autori, në secilin vështrim jep edhe të dhëna të shumta mbi veprat e autorëve, që përbëjnë opusin krijues të tyre, si informacion të plotë për lexuesin. Janë një sërë artikujsh kritikë e publicistikë edhe për figurat e jetës sonë letrare, por edhe politike e publicistike, sikur artikulli për dr.Ibrahim Rugovën, ku Bruqi qëmton me këndvështrimet e tija, duke na sjellë përshkrime dhe vlerësime për figurën madhore e komplekse të presidentit historik Ibrahim Rugova, por edhe për veprën e tij letrare dhe kritike që është mjaft e bujshme. Gjithashtu me interes janë edhe mjaft shkrime të kësaj natyre, siç janë p.sh shkrimet për Nënë Terezën-nderin e kombit shqiptar, pastaj vështrimet kritike për figurat letrare si për Eqrem Çabejn, Ernest Koliqin, Martin Camajn, Azem Shkrelin, Ismail Kadarenë, Prend Buzhala, Naim Kelmendin, Bardh Frangun,dhe poetë të gjeneratës më të re të postmodernes, sikur Irena Gjoni, Lediana Kapaj, Alma Papamihali, Keidi Sejdini, Thani Naqo, Jorgo Sofokli Telo, Valdete Berisha e ndonjë tjetër.

Ato që përbëjnë gamën e gjerë të vështrimeve dhe temave sintetizuese, por edhe tematike, janë disa nga shkrimet që zënë vend në këtë vepër, si “Shkrimtari idealist shqiptar gjatë shekullit XX”, “Kritika tani ngjanë në një digë të shpartalluar, që i varen lllamarinat nga erërat e fitimit”,”Spastrimi etnik në Kosovë”,”Shqiptarët në shtypin arab”, ”Historik i shkurtër i gjuhës shqipe” etj.Me një fjalë, vepra letrare e Flori Bruqit: “Nëse kam ditur të guxoj”, përbën një aureolë pikëvështrimesh të qëmtuara letrare mbi veprat e shumë autorëve të shquar, vendas e ndërkombëtarë, por edhe ato mbi veprën autoriale të këtij shkrimtari, tashmë të njohur në letrat tona, me kontributin e shumë veprave cilësore letrare, poetike e publicistike, që zënë vend të merituar në “Panteonin” e letërsisë shqiptare.

Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës

Nga: Bajame Hoxha Çeliku - Një dritare e re


Bajame Hoxha – Çeliku

 Flori Bruqi Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh dhe që hidhet sa te njëri te tjetri, duke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera letrare të pa tjetërsuara, i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën.

 Ajo që të bënë përshtypje është se: Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të shumtë të goditurit nga diktaturat.

 Enciklopedist do ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan, jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferat si askush tjetër. 

Dua të theksoj se kemi përballë një njeri titan e s’jemi te mitologjia greke, por te njeriu i shquar, që ka çarë jetën si vigan me shpatë në dorë. 

Ka çarë rrugë të reja në fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj.

 Duke i sjellë shërbime të mëdha literaturës shqiptare, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; titan me penë në dorë e me mendje të ndritur të mendimit njerëzor. 

E me sa kam vënë re gjatë leximeve, Flori ka karakterin dhe fuqinë e një enciklopedisti këmbëngulës, që nuk i shpëton asgjë pa kapur, pa studiuar qoftë edhe një presje. ka njohuri e dije të paskajshme, një kulturë shumë të gjerë, është i gjithanshëm ndaj meriton të zërë vendin e ta ngremë lart aty ku e ka vendin dhe ku meriton. 

 Pra, është mendjendritur dhe shkrimtar erudit, me shije të hollë artistike, se ai di t’i rrok me ndijimin e së bukurës në art në veprimtari dhe në jetë. 

 Në veprimtarin e këtij gjeniu çdo vepër e tij është e bukur dhe e harmonishme, gjë që të bie në sy menjëherë, ku pasqyron artistikisht gjithçka që përfshinë brenda krijimtarisë aq të pasur dhe të mrekullueshme. 

 Prandaj puna dhe krijimtaria e tij është shumë e larmishme, zotëron dije të thella. 

Florin e gjen kudo; pranë të bukurës, pranë dhimbjes, pranë lotit. 

Kudo gjen shpirtin e tij të palodhur bujar. 

Pra, për ta përmbledhur e rrethuar në një fjalë të vetme që ka erudicion. Në shpirtin e ndjeshëm si prej artisti dhe në veprimtarinë e tij jetojnë të gjitha. 

Të gjitha ato që ka brenda tërësia e përjetimeve të thjeshta e të paqëndrueshme herë, herë psikike të njeriu siç janë: gëzimi, zemërimi, mallëngjimi, ngashërimi, shqetësimi, turbullimi etj.

 Të gjitha këto emocione që shkaktohen e shfaqen nën ndikimin e mjedisit të jashtëm a të faktorëve të brendshëm, Flori të duket se i ka përjetuar, pastaj i ka kaluar te personazhet e tij. 

Apo, apo ka veshur aq bukur shpirtin bujar e të pavdekshëm të krijuesve shqiptar që nuk u heq një presje nga vlerat e tyre. 


 Vlera shpirtërore letrare, e forcës së mendimit, është vlerë absolute tek heroi ynë, sepse ka mbi të gjitha; pasuri të çmueshme një popull të tërë, një popull trim, të një gjuhe të një gjaku. Kjo madhështi qëndron mbi çdo krenari dhe ka një rëndësi të veçantë për njeriun e penës, mbi njeriun e punës. Ndaj ai qëndron i fortë si shkëmb edhe përballë furtunave që; hera, herës i zënë këmbët dhe në kohë me diell. Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me veprat e tij, kjo është evidente, sidomos punët shkencore etj. 

THOUGHT INFINITENESS: Cikël poetik nga Flori Bruqi
                                                   Flori Bruqi

Kështu të imponon respekt, të bën ta admirosh e ta nderosh, që pa ndrojtje më bën të besoj në fjalët e mia dhe, besoj se shquhet ndër më të mirët. 
Vetia e cilësia e të quajturës; poet, shkrimtar, apo arritjeve për të qenë i tillë, i merituar është dhe qëndron midis njerëzve me zemër të madhe dhe dukurive të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; kësaj i thonë të quhesh i madhërishëm. 
Këtu ndahen më së miri; e madhërishmja dhe e bukura apo dhe heroikja..

Universiteti i Prishtinës ,,Hasan Prishtina,, zgjedh dekan të Fakultetit teknik Dega e Maqinerisë prof.dr.sci.Mirlind Bruqin ndërsa në Fakultetin ekonomik Prof.dr.sci.Driton Balaj

Shkruan Flori Bruqi,PHD


Personeli Akademik - Universiteti i Prishtinës



Prof.dr. Sci.Mirlind M.  Bruqi, zgjedhet Dekan i Fakultetit 
teknik Dega e Maqinerisë në Universitetin ,,Hasan 
Prishtina,, në Prishtinë

Shkëpusim biografinë e Mirlind Bruqit nga libri  Leksikon Enciklopedik i Akademisë së shkencave Shqiptaro-Amerikane, të autorit Flori Bruqi . 

Biografinë e tij mund ta gjeni në fq.351-352

https://www.sa-kra.ch/pdf/Leksikon%20enciklopedik.pdf

 Prof. Dr. Mirlind (Maxhun) Bruqi, Ph.D, u lind në fshatin Isniq të Deçanit, më 21 janar 1968. Shkollën fillore e kreu në vendlindje , ndërsa gjimnazin në Deçan. 
Studimet i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit “Hasan Prishtina”, në Prishtinë më 1992, studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë më 1997. 

Në vitin 2005 e mbrojti tezën e doktoratës më titull :"Optimalizimi i proceseve prodhuese në linjat fleksibile asembluese të reparteve të elektromotorëve në fabrikën ATB-Wiena”

Bruqi është i punësuar në Në Fakultetin Teknik të Prishtinës, (Dega e mekanikës), ku ligjëron këto lëndë: Mësimdhënës në lëndët e nivelit Bachelor: 
1. Teknologjia e përpunimit 
2. Përpunim me deformim 
3. Përpunim me deformim I Mësimdhënës në lëndët e nivelit Master: 
1. CIM, 
2. Përpunim me deformim II, 
3. Makinat për përpunim me deformim, 
4. Modelimi i sistemeve prodhuese, etj. 
Në Tiranë nga viti 2016 ligjëron edhe në Universitetin Politeknik lëndën: “Teknologjia Mekanike” për pjesën e përpunimit plastik.
 Profesori Bruqi, më tepër merret me hulumtime shkencore në fushën e projektimeve të proceseve teknologjike si dhe veglave të përpunimit me deformim dhe me simulimin e proceseve prodhuese - CIM.
 Është autor dhe bashkautor i disa teksteve universitare si dhe mori pjesë në disa kongrese, simpoziume dhe konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

 Dr. Mirlind Bruqi është autor i softuerit për enkriptimin dhe dekriptimin e të dhënave, GOV-DYN Code (2008) si dhe X-Code (2009), që përdorën sot në Stafin diplomatik të Republikës së Kosovës.
 Ushtroi disa funksione në arsimim, ekonomi, dhe shkencë, si anëtar bordesh, konsulent i shumë projekteve qeveritare dhe universitare etj. 

Botimet: 

1. Hulumtimi i mundësisë për automatizimin e disa elementeve të procesit projektues dhe konstruktues të teknologjisë së farkëtimit, 1997.
 2. Sistemi programues për llogaritjen automatike të disa parametrave optimal të procesit të farkëtimit, 1998. 

3. Llogaritja automatike e formës dhe dimensioneve optimal të pjesës farkëtuese të bashkësisë sipas kritereve të Bashkësisë Evropiane, “EUROFORGE”, 2001. 

4. Optimalizimi i proceseve prodhuese në linjat fleksibile asembluese të reparteve të elektromotorëve në fabrikën ATB-Wiena, (Doktoratura,2005). 

5. Quality Management, Prishtina, 2007. 

6. Data Security, Prishtina, 2007. 

7.Computer Networks, Prishtina, 2008.

 8.GOV-DYN-Code - Office of the Prime Minister of Republic of Kosovo. 

9. X-CODE - Ministry of Foreign Affairs, 2009.

 10.Metal forming I, Prishtina, 2011.

 11. Metal forming II, Prishtina, 2011. 

12. Forming machines, Prishtina, 2011.

 13. Harmonizimi i kërkesave të tregut të punës me sistemin Arsimor, zhvillimi i standardit të profesionit dhe kualifikimit në nivelin 6 dhe 7 të KKK në fushën e Mekatronikës, ALLED, 2016. 

14. With scientists and invited companies “biomass co- generation” (MIRECK, Hamburg University of Technology, TUHH -Germany, 2017. 

15. Projekti i Klasterit Industrial për Energjinë e Ripërtrishtshme dhe Industrinë e përpunimit të metaleve (KIMERK); FIM nga UP, MTI, Bizneset Kosovare, Klasteri i Hamburgut dhe GIZ- (MIRECK, Hamburg University of Technology, TUHH -Germany,2017).

 16. Përdorimi i aluminit dhe lidhjeve të tij në industrinë automobilistike, Tiranë, 2017. 

17. Trendët bashkëkohore nga të cilat sot është i zhvilluar përpunimi plastik i metaleve, Tiranë, 2017.

 18. Përdorimi i TI në teknologjinë e përpunimit plastik të metaleve, Tiranë, 2017. 

19. Krijimi e softuerit për automatizimin e procesit teknologjik të përpunimit me deformim plastik, Tiranë 2018.

 20. Certifikimi i produkteve sipas normës evropiane CE, Tiranë, 2018.Etj.

Prof.Dr.Mirlind M. Bruqi, nga Isniqi i Deçanit është zgjedhur në Univerzitetin e Prishtinës Dekan i Fakultetit Teknik Dega e Maqinerisë.

 https://staff.uni-pr.edu/profile/mirlindbru%C3%A7i


Universiteti i Prishtinës
                             Prof.Dr.Driton Balaj
Driton Balaj rizgjedhet për dekan të Fakultetit Ekonomik në Universitetin publik ,,Hasan Prishtina,, .
Profesori i asocuar, Driton Balaj është riygjedhur  nga Senati i Universitetit të Prishtinës si dekan i Fakultetit Ekonomik.
Balaj ishte propozuar nga ana e Këshillit të Fakultetit Ekonomik si dekan i ri, pas dorëheqjes së ish-dekanit, Fatos Ukaj.
Balaj ka qenë prodekan për çështje mësimore gjatë periudhës 2015 – 2020 në Fakultetin Ekonomik.
 Ai po ashtu ka qenë këshilltar politik i ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave nga LDK, Ali Sadriu gjatë vitit 2003
Ish-dekani, Fatos Ukaj kishte dhënë dorëheqje më 28 dhjetor të vitit 2021. Deri tek dorëheqja e tij erdhi pasi në Fakultetin Ekonomik pas shpalljes së konkursit për personel akademik pati një ‘ndarje’ të Këshillit të Fakultetit, që një pjesë e anëtarëve i dolën kundër dekanit.Më 26 nëntor të vitit 2021, 29 anëtarë të Këshilli të Fakultetit Ekonomik votuan pro shkarkimit të dekanit të këtij Fakulteti, Fatos Ukaj. Por, këtë inicim të shkarkimit e kishte hedhur poshtë Senati i Universitetit të Prishtinës më 24 dhjetor të vitit që e lamë pas.Senati e kishte ritkthyer këtë çështje në Këshill të Fakultetit, pasi nuk ishin respektuar procedurat për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme.










Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...