Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/08/04

Eruditizmi i Kolec Traboinit alias Ilir Dradanit

 Kolec Palok Traboini ]] Lindi në Shkodër më 14 shkurt 1946, i biri i Palok Traboinit, arsimtar, publicist dhe sekretar i Dedë Gjo Lulit, flamurtar në Deçiq. Koleci ngeli jetim në moshë të vogël, jetoi për disa vite në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Me dekret presidencial nr.10653, më 15.11. 2017, Kolec Traboinit ju akordua titulli “Mjeshtër i Madh”.



Kolec Traboini alias Ilir Dradani 



Shkollimi dhe Karriera

Traboini ka ndjekur për dy vjet shkollën Pedagogjike "Ndrec Ndue Gjoka" në Tiranë. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në Tropojë, ka punuar rreth 4 vjet në Kombinatin e Drurit në Shkodër. Më pas ka vazhduar studimet në Universitetin e Tiranës, dega Gazetari. Gjatë kohës që ishte student botoi librin me tregime "Petalet e bajames së hidhur" 1973, që u vlerësua me çmim inkurajues në konkursin Kombëtar të Letërsisë dhe Arteve.

Pas mbarimit të studimeve është emëruar redaktor-skenarist në Kinostudio, Tiranë, ku punoi 16 vjet ndërsa për një dekadë drejtoi redaksinë e filmit dokumentar. Është fitues i kupave për filmat dokumentarë në dy festivale kombëtare të filmit shqiptar: "Asdreni" 1976, "Kështjella e këngëve" 1990. Filmi "Dëshmi nga Barleti" [3] me skenar e regji të K. Traboinit u vlerësua si filmi më i mirë i Kinostudios për 1990. Eshtë autor i mjaft filmave të vlerësuar si "Kol Idromeno", "Hasan Prishtina", etj si dhe filmit dokumentar "Djaloshi me kitarë" 2014 për Martirin e Demokracisë Skender Daja (1950-1973). K.T. është skenarist edhe i disa filmave vizatimorë ndër të cilët "Portreti" me regjisor Artan Maku, "Simfonia e pyllit" me regjisor Xhovalin Delia dhe "Pushëbardhi në spital" me regjisor Vlash Droboniku.

Kontributet demokratike

Situaten e krijuar në 1990 e priti me entuziazëm dhe mori pjesë gjallërisht në veprimtarinë demokratike. Në 16 janar 1991 boton në Gazetën "RD" shkrimin "Vlera e simboleve kombëtare", ku kërkonte hapur heqjen e yllit komunist nga flamuri kombëtar, po në këtë kohë nis dhe organizon tubimin e krijuesve dhe intelektualëve të Tiranës në përkrahje të zhvillimeve demokratike që u kthye në një demostratë të fuqishme antikomuniste. 

Jeta në mërgim

Traboini u largua nga Shqipëria në shkurt të vitit 1991 dhe u vendos si emigrant jo legal në Athinë. Kjo gjendje pasigurie nuk e pengoi atë që me 10 prill 1993, të krijonte e të shpërndante ndër emigrantë, të parën gazetë në gjuhën shqipe në Greqi “Egnatia[2]. Në Greqi bashkëpunoi me presidentin e arvanitasve të Greqisë, studiuesin e publiçistin Aristidh Kola[3](1944-2000). Në gusht 1995, K.T. me status legal emigroi në SHBA dhe u vendos në qytetin e Bostonit. Gjatë viteve të jetës si emigrant në Athinë botoi tre libra: “Balada e largësive“,“Rapsodi ushtore“, “Gjurmë në histori“. Ndërsa kur ishte në Amerikë shkroi e botoi “Katërkëndëshi i mundimeve“ (prozë 2000), “Mos vdis dashuri“(poezi, Tiranë 2002), “Nokturn“(lirika 2004), “E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias“(esè 2005), “ Requiem për një gjethe“(poezi 2005), “Lufta e Maleve-Palok Traboini“(esè historike 2006), "Trinia ime“(lirika 2006), “Bukuri shkodrane“(esè 2007)[4], “Koha e prostitutave“(lirika&etyde 2007) si dhe "Itaka grua"(lirika 2008). Për veprimtarinë poetike dhe esèistike është vlerësuar me çmimin e përvitshëm letrar “Pena e Artë-Kadmus 2008”[5] nga Klubi i Shkrimtarëve “Drita“ Athinë. Në vitin 1994 Kolec Traboini është pranuar anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, me qendër në Bruksel, ndërsa në nëntor 2001 nga Kongresi i Lidhjes Shqiptare në Botë mbajtur në Prizren, është zgjedhur anëtar i këshillit drejtues të LSHB. Nga viti 2010 Traboini, në krijimtari të lire me statusin e shqiptaro-amerikanit, jeton në mes të Tiranës dhe Bostonit.

Esetë, publicistika  dhe shkrime të tjera

Padyshim se eseistika është pjesë e pandarë e krijimtarisë së Traboinit si shkrimtar. Atë e lëvroi më së shumti në vitet e emigracionit në Greqi me botimet e shumta në gazetën “Egnatia”. Por edhe me pas ka botuar shumë shkrime në gazetat shqiptare në Amerike si në  “Illyria” dhe “Dielli” në New York, në botimin në format të vogël “Lajmëtari i Bostonit” që nxirrte vetë, por edhe në gazetat e Tiranës. Është për tu shënuar se Traboini zbulon në Boston një fotografi të Faik Konicës ne familjen e Sotir Panit nga Dardha,  të cilën e botoi për herë të parë në libri me ese “Bukuri Shkodrane” Boston-Tiranë 2007, ISBN 978-99943-53-48-4.

Traboini me shkrimin “Eliza shqiptare e Hollivudit” botuar në vitin 2000 në revistën “Klan” dhe gazetën “Bota sot” bën të njohur për herë të para origjinën shqiptare të artistes së filmit Eliza Dushku,  në një shkrim të vitit 2005 bën të njohur me një shkrim për origjinën shqiptare të njërit nga personalitetet më të mëdha të televizionit në Amerikë Regis Filbi, i cili në një emision “Edhe unë jam shqiptar” shkrim i botuar së pari në gazetën  “Illyria”, 6-8 dhjetor 2005. Një seri e gjatë shkrimesh i kushtohen shkrimtareve dhe artistëve si Kol Idromeno, Frederik Reshpja, Zef Zorba, Ndoc Gjetja, Drita Çomo, Edison Gjergo, Shen Maksimi shqiptar nga Arta, Martin Gjoka e tjerë.

Një vend të veçantë zënë shkrimet e Traboinit për jetën ne emigracion, shqiptarët e Greqisë, Amerikës,, eset për Aristidh Kolën në dy libra “ E vërteta drithëruese e Aristidh Kolës” Boston-Tiranë 2005 si dhe libri “Aristidh Kola” për jetën e veprat e arvanitasit të madh,  Pantheon Books 2014. Ndër librat me ese “Gjurmë në histori” 1999, “Lufta e Maleve” 2006, “Bukuri shkodrane 2007,“Zhgënjimi i Ambasadorit Amerikan” 2012,  “Libohovitët e Amerikës”, histori dhe tradita 2017, “Miti i Hotit” 2017 e tjerë.

Poezia e Traboinit, bashkudhëtare në rrugët e mërgimit

Eshtë  një letrar premtues, me tregime të botuara në shtypin e kohës të cilat janë pritur mirë nga kritika duke fituar çmim kombëtar për librin e tij të parë me tregime “Petalet e bajames së hidhur” botuar në vitin 1973 kur ishte ende student. Në vitin 1985 përpiqet të debutojë me një libër me lirika, por recensentët e panë se nuk ishte në frymën e kohës ndaj e këshilluan ta ripunonte për ta sjellë më afër motiveve aktuale. Traboini zgjodhi rrugë tjetër, librin e dogji dhe megjithëse shkroi poezi për sirtar, nuk tentoi më të botonte libra. Pas vitit 1990, me shkuarjen në mërgim krahas punës me gazetën “Egnatia”, mbresat e jetës prej emigranti nisi ti hidhte në vargje. Ne vitin 1995 përgatit dhe boton librin “Balada e largësive” me poezi të 32 krijuesve emigrantë duke përfshirë dhe poezitë e veta. Antologjia u prit shumë mirë nga emigrantët. Madje për të shkroi dhe botoi në revistën “Arvanon” studiuesi arvanitas Aristidh Kola “Ana tjetër e medaljes së emigracionit shqiptar” ku nder te tjera shkruan “...Krijimtari e shkruar ne ato kushte që vetëm ata emigrantët mund ti përshkruajnë me ato ndjenja poetike dhe të japin vepra që prekin zemrën tonë”( Revista “Arvanon” nr.1, f.30, janar-mars 1998, Athinë), ndërsa shkrimtari grek Kostas Valeta botoi një shënim kritik entuziast në revistën e televizionit kombëtar grek. Libri pati jehonë edhe në shtypin shqiptar në atdhe. Në vitin 2002 Traboini përmbledh në një vëllim gjitha poezitë që kishte shkruar në Greqi dhe Amerikë në librin me titull “Mos vdis dashuri” për të cilin u folën e shkruan fjalët më të mira në komunitetin shqiptar në Amerikë. Shkrimtari Naum Prifti shkruan “ Stili origjinal dhe gjuha e bukur artistike, ja shtojnë meritat vëllimit. “Mos vdis dashuri” është një autoportret i shkëlqyer poetik i mendimeve dhe ndjenjave që ka përjetuar autori në këtë çerek shekulli të trazuar.” Poetja Zhuljana Jorganxhi shkruan “ Tek poezitë si “Flokëarta e burgjeve”, “Hirushja” dhe “Dilemat e Bardit” vargu rrjedh me një ritëm të brendshëm dhe figurat megjithëse ndjekin njëra-tjetrën  nuk i marrin frymën poezisë, por përkundrazi janë si xhevahire të një gjerdani të bukur”. Shkrimtari Spiro Gjikondi shkruan “Herë ndjenjat, herë mendimet,  e herë-herë  mënyra e ndërtimit të figurave të befasojnë... Ajo që më bën të kujtoj Carl Sundberg kur lexoj poezitë (e Traboinit), më duket një koncept i njëjtë i poezisë si gjini, do të thosha, koncepti estetik.”Poezia e Traboinit nuk ka të reshtur, në 2004 boton vëllimin poetik “Nokturn” në të cilin përjetimet shoqërohen me mendime të thella, poezia bëhet më e komplikuar, ka larmi tematike dhe stilistike, gjithnjë e më shumë shfaqet mendimi metaforik brenda qelizës së krijimit. Vëllimi “ Requiem për një gjethe” sjell një pasuri motivesh me poezi mbresëlënëse. Pastaj do të vijnë “Trinia ime” 2006, “Koha e Prostitutave” 2007, “Itaka grua” 2008 e në vazhdim “E kam Atdheun tek porta” 2013,   “Fajin e ka Hekuba” 2014, “Orakujt kanë zbritur në ferr” poemë 2015, “Odeon” 2016, “Ofeli” 2019, “Zogjtë e Arlingtonit” 2020. Në portalin shqiptar "Zemra shqiptare" Kolec Tarboini apo Kolë Shkodrani përdor nofkën Ilir Dradani.
Një kohë ky e editonte edhe portalin Grafoprint.

Disa mendime për poezinë e Traboinit

Poezia e Kolec Traboinit ( vëllimi “Itaka grua”)është porsi eshkë që në pikëpjekje me lexuesin ndez një zjarr të hidhur por joshës, të dhimbshëm dhe ngrohës, intensiteti dhe kohëzgjatja e të cilit varet nga substanca dhe kapaciteti marrës i këtij të fundit. Heroi lirik është në dialog të përhershëm (me lexuesin model) kurse thërrmijat autobiografike aty-këtu vijnë si tablo kujtimesh dhe janë shumë të rëndësishme për ta kuptuar emocionin themelor motivues....E kam ditur se Kolec Traboini e shkruan bukur poezinë e dashurisë. Me të lexuar dorëshkrimin “Orakujt kanë zbritur në ferr“, u binda se ai e “qan” edhe poezinë satirike. Këto vargje janë më shumë sesa thjesht satirike. Është lirikë polemike par exellance. / Koha Javore Nr. 657 f. 19, Podgorice 9 prill 2015, Anton Gojçaj.

-Ajo që më shtyu të veçoj në shkrimin tim është detaji që gjendet në mënyrën e paraqitjes së poezisë nga Traboini. Veç vlerave që mbart ajo, veç vlerave origjinale poetike, poezia e Traboinit shkon tek syri i lexuesit e stolisur, dhe jo e mbingarkuar, e zbukuruar për të nusëruar, jo e masakruar, e peneluar me një shije dhe një dashuri të cilën një njeri i dashuruar hershëm me artin mund ta bëjë. Natyrshëm, poezia e Traboinit kërkon vëmendje më të madhe, dhe këtë me kënaqësi duhet t’ia përkushtojmë. / Fatmir Terziu, shkrimtar, Londër.

-Vëllimi poetik “Mos vdis dashuri” nuk është asgjë tjetër veç se një kopje e rregjistrimeve jetësore në hapësirën e bardhë të shpirtit të Kolec Traboinit. Në dy anët e peshores së drejtësisë së tij poetike gjenden të ekuilibruara dashuria për botën dhe shqetësimi qytetarë për kohën që jetojmë. Koncepti filozofik i autorit shtrihet përtej dhimbjes që krijoi gjuha e politikës moderne. Për të universi nuk është perfekt dhe kjo joperfektësi rritet në një laborator tepër të komplikuar njerëzor. / Gjek Marinaj, Dallas USA, 20 Janar, 2002

Një hulli e bukur, e ndjerë , befasuese sa spirituale aq dhe jetësore përplot nerv problematik.  Një nga arsyet që na pelqen poezia e Traboinit është se ai nuk e kërkon atë , ajo vjen dhe ai s’mund ti rezistojë ngasjes hyjnore. E shoh pezull midis qiellit dhe tokës në një përpjekje për të përzierë blunë divine  të qiellit me kafen e errët të dherave me heronj, dështakë dhe të vdekur. Dhe kjo kryhet natyrshëm,  pa sforcim, me lirizëm, gjetje tronditëse , figura të kthjellëta si ozoni pas shiut.  Ajo që të bën veçanërisht përshtypje është thjeshtësia. Traboini di të komunikojë me emocion. Le mbresë. Kuturisem të zbuloj gjendjen e tij shpirtërore aspak të favorshme për atë si individ, por të lakmueshëm si poet. Roland Gjoza, New York, 9 dhjetor 2007

Vellimi poetik i Kolec Traboinit i ngjan nje deti plot tallaze, ku shperthejne fortunate e shpirtit, ku lengon nje zemer e ndjeshme, qe vuan bashke me atdheun. Ne kufijte e ketij shkrimi eshte gati e pamundur qe te sjellim zberthimin e çdo njeres prej 88 poezive qe permban libri. Kenaqesia dhe kersheria shuhen duke lexuar librin. / Gazeta “Illyria”, New York nr.1184 Tetor 2002 D. Greca

Kolec Traboin është një mjeshtër i rimës. Lehtësia me të cilën e funksionalizon estetikisht rimën, por edhe figurat tingëlluese dhe përsëritëse, frazeologjinë shqipe, janë mahnitëse."Koha javore" Podgoricë, 6 shkurt 2014, nr. 602,

Kolec Traboini vjen me poezi, mjaft elegant, ndërsa shpirti i madh dhe i bukur i poetit, shpalos të gjithë materialin e tij./ Gazeta “Shqiptarja.com”Online Tiranë 15 shkurt 2014

...Lexohen me një frymë...Përmes poezive vizatohet me një elegancë të hollë dhe tepër i spikatur, portreti i tij, bota e tij, ëndrrat e tij dhe gjithçka që përmbart në të tërën poeti Kolec Traboini./ Gazeta"Telegraf" Tiranë 3 prill 2014  f. 19. Vllasova Musta

Shqipërime poetike

Në Athinë, K.P. Traboini nisi të merret dhe me shqipërime të pjesshme. Kështu ai përktheu për faqet e gazetës “Egnatia” tregimin “Billi” i shkrimtares amerikane Zona Geil, përktheu dhe botoi gjithashtu një fragment nga libri “Dashuria dhe demonë të tjerë” të Gabriel Garcia Markez. Ndërsa në poezi shqipëroi krijime nga Kostis Pallamas, Odisea Elitis, Jorgos Seferis dhe Angelos Sikilianos. Edhe gjatë qëndrimit në Amerikë, që u bë atdheu i tij i dytë, nga pasioni për njohjen e krijimtarisë së poetëve amerikanë, por edhe nga bota, herë, pas here shqipëronte poezi. Kur u bënë një sasi e madhe autorësh të shqipëruar, Traboini vendosi ti botonte e si rezultat i kësaj pune shumëvjeçare dolën në drite librat “Charles Bukovski” 160 poezi në 280 faqe, Pantheon Books 2019, ISBN 978-9928-4-455-6;“World Poetika” 100 autorë nga bota në 280 faqe, Pantheon Books 2019, ISBN 978-9928-04-460-0; “American Poetica” 77 autore nga USA, 260 faqe, Pantheon Books 2020, ISBN 978-9928-04-601-7, si dhe “Emily Brontë & 100 poetë nga bota”, që është vazhdimi i botimit voluminoz World Poetica , 280 faqe, Pantheon Books, ISBN 978-9928-04-658-1. Padyshim ky aspekt i punës për shqipërimet e mbi 200 poetëve më të shquar nga bota e pasuron gamen e krijimtarisë së Traboinit dhe pasionit të tij për poezinë nga e cila nuk u nda kurrë. Deri në vitin 2020 Traboini ka botuar gjithsej 37 libra, nga këto 16 libra me krijimet e veta poetike.

Tituj të veprave

F.Bruqi

2024/08/03

Administratori i rreptë i kohës së vet

                           



Akademik PHD.Eshref Ymeri


 

Vitin e kaluar, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e Akademikut Prof.dr. Flori Bruqi, me titull Diademë Letrare V”. Në serinë e veprave të botuara deri tani, ky është libri i 70-të i tij.

Kjo prodhimtari e jashtëzakonshme e këtij intelektuali të shquar në fushën e letrave, me solli në kujtesë një personalitet të njohur amerikan. Ky është Stiven Kovi (Stephen Covey  1932-2012), konsulent për çështjet e orientimit në jetë. Është i njohur si lektor dhe si autor i librit me titull “Shtatë shprehitë e njerëzve me prodhimtari të lartë”. Në këtë libër ai propozon një trajtim të sistemuar të përcaktimit të qëllimeve dhe të përparësive në jetën e një krijuesi. Ai rrëfenn se si duhen formuluar dhe arritur qëllimet që krijuesi i ka vënë vetes. Ai thekson se nuk duhen pritur çudira, rezultate dhe ndryshime pozitive do të arrijnë vetëm ata që janë të gatshëm ta kalitin durimin me këmbëngulje dhe ta administrojnë kohën me kërkesa të rrepta ndaj vetvetes.




Flori Bruqi


Në të gjitha periudhat e jetës, mendjet e ndritura kanë pasë shtruar pyetjen se si kalon koha, duke dashur që të gjejnë mënyra për ta shfrytëzuar me përfitim për vetveten.

Albert Ajnshtajn (Albert Einstein - 1879-1955) ka thënë:

“Njihen mijëra mënyra për të vrarë kohën, or askush nuk e di se si ta ringjallësh atë“.

Krijimtaria e akademikut Flori Bruqi shtrihet në disa fusha të dijes. Ky libër, i shtatëdhjeti në serinë e pasur të botimeve të tij, dëshmon  pa mëdyshjen më të vogël se ai karakterizohet nga një forcë e jashtëzakonshme e vullnetit.






Intelektualë të formatit të akademikut Flori Bruqi, janë nderi dhe krenaria e mbarë kombit shqiptar. Intelektualë të tillë duhen nderuar dhe çmuar siç e meritojnë, sepse ata janë model për brezin e ri në shfrytëzimin e kohës me rendiment të lartë. Është e çuditshme se si është e mundur që krerëve të shtetit nuk u paska rënë në sy veprimtaria krijuese e akademikut Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

Kaliforni, 03 gusht 2024

2024/07/30

Dy pakica, dy standarde



Shkruan:mr.Sci. Refik HASANI

Pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale të lëshuara nga institucione paralele të Republikës së Serbisë,do të lëvizin pa viza në  BE, kurse  shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po  diskriminohen duke  u pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

                                                                                                                                                                                    

Më datën 22 të këtij muaji,Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga ashtuquajtura ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë’’. 

 

Serbia ende i mban funksionale institucionet paralele, gjatë gjithë kohës edhe pas datës 10 qershor të vitit 1999, ka lëshuar dokumenta, e të cilët edhe pse ilegal, poseduesit e këtyre dokumenteve do të lëvizin pa viza në BE. 

 

Në këtë rast pakicën Serbe në Kosovë, askush nuk i ka penguar që të pajisen me dokumenta të Republikës së Kosovës, dhe nuk kan dashur të pranojn realitetin e ri, për të pranuar Republikën e Kosovës. 

 

Kurse, shqiptarët si një pakicë autoktone në trojet e veta etnike, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e me shtrirje gjithë andej Serbisë, po përballen me një të ashtuquajtur pasivizim i adresave që ka një qëllim dhe objektiv-për pastrim etnik, një diskriminim i llojit të vetë.

 

Pasivizimi i adresave është, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive një diskriminim, është kundër standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën e OKB-së. 

 

Deri më tani jan të pasivizuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë, që jan shtetas të Serbisë me vendbanim në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë. 

 

Pakica Serbe e Kosovës,nuk e ka pranuar Republikën e Kosovës, dhe ilegal,ishgt jan pajisuar me dokmeta të institucioneve parale të Serbisë, e që të njjajta,nga pardje edhe jan ,,legalizuar’’, nga BE-ja. 

 

Kurse, shqiptarët si një pakicë autoktone në trojet e veta etnike, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e me shtrirje gjithë andej Serbisë,  mbetën  ashtu duke mos u pajisur dhe ligjërisht, sepse  jan të pasivizuar, qëndrojn pa dokumenta, të vendit ku kan lindur e kan krijuar pasuri.

 

Që nga data 22.07.2024, pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale të lëshuara nga institucione paralele të ashtuquajtur ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë’’, do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po  vazhdojn të diskriminohen duke ju pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

 

Këto jan dy standarde,të ndjekura për dy shtete fqinjë, si që është Kosova dhe Serbia.Ilegalja në Kosovë, legalizohet nga BE-ja pasi gjithë dokementet e lëshuara nga e ashtu quajtura  ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë", pranohen.

 

28.07.2024

2024/07/12

Avni Spahiu for Adem Lushaj's book on Deçani Monastery

 



Avni Spahiu, editor of the book

Adem Lushaj's study book "Deçani Monastery and Social Properties" deserves to be seen on at least two important levels, from which it sheds light on the history, affiliation, role and historical, ethnic and political complications of a monastery which, at least in the recent past it has been used by the Serbian regime as a tool to extend its hegemonic and predatory policy towards Albanians. Secondly, it is a proof of how necessary it is to work with dedication for the illumination of a certain topic, very little affected by Albanian historiography, and how important such studies are, to clarify the historical truth, especially in this case, a vital issue for the Dečani region, since cases like this are similar in other parts of Kosovo regarding the role of the Serbian church in the service of Serbia's politics of the day.

Such a study would be welcome especially before a decision was made by UNESCO to incorporate the Kosovar churches under Serbian heritage, as well as, moreover, to help Kosovo's politicians to have material in this regard and enough facts to defend the truth about Serbian monasteries and churches in Kosovo. Of course, it would help them to defend the truth about these cult objects in front of the world even in the case of the publication a few years ago by the Ministry of Foreign Affairs of the truth based on Serbian myths about the cultural heritage of Kosovo in the framework of the request for admission to UNESCO . In that context, our side has accepted quite openly and without hesitation that the entire medieval heritage of Kosovo belongs to Serbian provenance, together with the following period which is accepted as Eastern Ottoman. Given that this "reasoning" does not even contain antiquity, in fact, this MFA pamphlet represents a complete denial of the Albanian heritage in Kosovo. In this respect, a book-study of this type, as written by Adem Lushaj, would be more than welcome and would present an aid to learn some simple and undeniable facts related to this issue. Of course, it would also help the Constitutional Court of Kosovo, which, in the absence of facts and relying only on the decisions of the law of the Milosevic regime, recognizes the Dečani Monastery the right to appropriate a significant property of the territory that belongs to the municipality of Deçan.

That Kosovar politics was just as unworthy in post-war Kosovo is also proven by the fact that it has never been insisted that all laws approved by the Milosevic regime be declared illegal and discriminatory with retroactive effect, so that cases like the one of Deçan Monastery the legal basis on which decisive decisions like that of the Constitutional Court could be taken is removed. As a result, the problem has grown to such a moment that today it represents one of the key issues of the dialogue with Serbia and the request of the internationals for the implementation of the decision and the delivery and transfer of the properties and the expansion of the territory of the Monastery of Deçan to the detriment of public interests and private of the Municipality of Deçan.

Other aspects in the book are looked at and studied through analyzes and arguments related to the problem, legal, historical, social and ethnographic arguments related to the truth about the properties and territory of the Monastery, which has not only become a "thorn in the side" for Kosovo but also in perpetrating injustice once again to the detriment of Albanians. These arguments are abundant and supported by documented data from the past to the present day…

The importance of this book, therefore, is multidimensional and presents as an example how to work in the approach of different aspects of the enlightenment of the truth. This is also necessary as a reminder for our historians to deal with this issue of the history of Serbian myths since we are faced with such similar cases almost every day when Serbia calls and trumpets everything from Kosovo's past as Serbian. Often, it achieves this precisely because of the fact that the Albanians are very little concerned with clarifying the historical truth regarding the antiquity and continuous presence of the Albanians in these lands.

The number of registered population in Kosovo, which does not include the diaspora, is 1,586,659 residents," he said.

 The Kosovo Statistics Agency (ASK) has published the preliminary results of the Census of Population, Family Economy and Housing (ReKos 2024).

The executive director of KAS, Avni Kastrati, in the conference held today, stated that the registration was six weeks, but that it was postponed for another week, adding that the registration process was done digitally, Telegrafi reports.

Kastrati also announced that the registration of the diaspora is continuing, until he called for registration.


"Preliminary data are published a few months after the population census, we are very fast with these data. We will announce the final results at the end of the year. The number of registered population in Kosovo, which does not include the diaspora, is 1,586,659 residents," he said.

Adem Lushajt “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore”

 

Avni Spahiu, redaktor i librit

Libri studimor i Adem Lushajt “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore” meriton të shihet në të paktën dy rrafshe të rëndësishme, nga që ai hedh dritë mbi historinë, përkatësinë, rolin dhe ndërlikimet historike, etnike dhe politike të një manastiri i cili, të paktën në të kaluarën e afërt është përdorur nga regjimi serb si një mjet për të shtrirë politikën e vet hegjemoniste dhe grabitëse ndaj shqiptarëve. Së dyti, është dëshmi se sa e nevojshme është  të punohet me përkushtim në për ndriçimin e një teme të caktuar, fare pak të prekur nga  historiografia shqiptare dhe se ç‘rëndësi kanë studime të tilla, për të sqaruar të vërtetën historike, sidomos në këtë rast, një çështje jetike  për rajonin Deçanit, meqë rastet si ky janë të ngjashme edhe me anë të tjera të Kosovës lidhur me rolin e kishës serbe në shërbim të politikës së ditës të Serbisë.

Një studim i tillë do të ishte i mirëpritur sidomos para se të merrej vendim nga UNESCO për të inkorporuar kishat kosovare nën trashëgiminë serbe, si dhe, për më tepër, për t’u dalë në ndihmë politikanëve të Kosovës që në këtë aspekt të kenë materiale dhe fakte të mjaftueshme për të mbrojtur të vërtetën për manastiret dhe kishat serbe në Kosovë. Natyrisht, do t’i ndihmonte ata  që të mbronin të vërtetën mbi këto objekte kulti para botës edhe me rastin e botimit të para disa  vjetëve nga MPJ të së vërtetës mbështetur në mitet  serbe mbi trashëgiminë kulturore të Kosovës  në kuadër të kërkesës për pranim në UNESKO. Në atë përmbajtje, pala  jonë ka pranuar fare hapur dhe pa hezitim se e tërë trashëgimia mesjetare e Kosovës  i takon proveniencës serbe, bashkë me periudhën në vazhdim që pranohet si otomane lindore. Duke qenë se ky “arsyetim” nuk përmban edhe lashtësinë,  në fakt, ky pamflet i MPJ paraqet një mohim të plotë të trashëgimisë shqiptare në Kosovë. Në këtë aspekt, një libër-studim i këtij lloji, siç është shkruar nga Adem Lushaj do të ishte më se i mirëseardhur dhe do të paraqiste një ndihmesë për të mësuar disa fakte të thjeshta dhe të pamohueshme lidhur me këtë çështje. Natyrisht, do të ndihmonte edhe Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila në mungesë të fakteve dhe duke u mbështetur  vetëm në vendimet e ligjit të regjimit të Millosheviçit i njeh Manastirit të Deçanit të drejtën për të përvetësuar një pasuri të konsiderueshme të territorit që i përket komunës së Deçanit.

Se politika kosovare ishte po aq e padenjë në Kosovën e pasluftës dëshmon edhe fakti se asnjëherë nuk është këmbëngulur që të gjitha ligjet e miratuara nga regjimi millosheviçian të shpallen të jashtëligjshme dhe diskriminuese me efekt retroaktiv, në mënyrë që rasteve si ky i Manastirit të Deçanit t’u hiqet baza ligjore mbi të cilën do të mund të merreshin vendime të prera si ai i Gjykatës Kushtetuese. Si rrjedhojë, problemi është rritur në një moment të tillë që sot paraqet një nga çështje kyçe të dialogut me Serbinë dhe kërkesës së ndërkombëtarëve për zbatimin e vendimit dhe të dorëzimit dhe bartjes së pronave dhe zgjerimin e territorit të Manastirit të Deçanit në dëm të interesave publike dhe private të Komunës së Deçanit.

Aspekte të tjera në libër janë vështruar dhe studiuar përmes analizash dhe argumentimesh lidhur me problematikën, argumentime juridike, historike, sociale dhe etnografike lidhur me të vërtetën mbi pronat dhe territorin e Manastirit, i cili jo vetëm që është kthyer në “mollë sherri” për Kosovën por edhe në ngadhënjim të padrejtësisë edhe një herë në dëm të shqiptarëve. Këto argumentime janë të bollshme dhe mbështetura nga të dhëna të dokumentuara që nga e kaluara deri më sot…

Rëndësia e këtij libri, pra është shumëdimensionale dhe paraqet në shembull se si duhet punuar në qasjen e aspekteve të ndryshme të ndriçimit të së vërtetës. Kjo është e nevojshme edhe si rikujtim për historianët tanë që të merren me këtë çështje të historisë së miteve serbe nga që me raste të  tilla  të ngjashme ballafaqohemi pothuajse çdo ditë kur Serbia çdo gjë nga e kaluara e Kosovës e quan dhe e trumbeton si serbe. Shpesh, ia arrin kësaj pikërisht për shkak  të faktit se shqiptarët merren fare  pak me sqarimin e së vërtetës historike lidhur me lashtësinë dhe praninë e shqiptarëve në mënyrë kontinuitive në këto troje.

I burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe vepra tjera penale, Hajrizi iku nga burgu i Smrekonicës dje në orët e mëngjesit me një plan të detajuar.

 

I burgosuri Faton Hajrizi  njeriu që u arratis të shtunën për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës është shpallur në kërkim nga Policia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".



Burimet kanë bërë me dije se edhe këtë herë, si në ikjet e tij spektolare të mëhershme, Hajrizi ishte i përgatitur për t’u larguar nga burgu pa u kapur nga oficerët.

Faton Hajrizi dyshohet se u arratij gjatë periudhës kohore nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00.


I arratisuri më i famshëm në Kosovë arriti që fillimisht t’i shfrytëzojë qarqafët e shtratit, të cilët i lidhi në radiatorin e dhomës ku ai ishte i vendosur.

Në këtë mënyrë, Hajrizi arriti që të largohet nga dhoma përmes dritares në katin e dytë dhe kështu ia doli të depërtojë në katin e parë.

Nga aty, Hajrizi e kaloi rrethojën e jashtme të burgut dhe u arratis për të nëntën herë.

Qendra Korrektuese e Smrekonicës ku Hajrizi vuante dënimin është institucion i tipit të hapur.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...