Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/09/02

Edicioni i sivjetmë, i 42-ti me radhë i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që u zhvillua me praninë e akademikëve dhe studiuesve përmbylli punimet e edicionit të 42-të.

 Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që u zhvillua me praninë e akademikëve dhe studiuesve përmbylli punimet e edicionit të 42-të. Ky edicion i sivjetmë i Seminarit arriti ta vazhdojë traditën si kryengjarje e albanologjisë dhe me dinjitet sipas organizatorëve festoi 50-vjetorin e themelimit të Seminarit, që është ngjarja më e rëndësishme shkencore në vend. Në faqen e seminarit thuhet se drejtori i SNGJLKSH, prof. Bardh Rugova, fjalimin nuk e pati të gjatë. Ai me pak fjalë i falënderoi ata që e përkrahën këtë organizim e të gjithë ata që punuan për mbarëvajtjen e tij. “Vendosi ta lërë të flasë përjetimin e seminaristëve dhe të gjithë studiuesve që ishin të pranishëm, si dhe vetë punën që fshihet pas atij përjetimi, duke uruar që kjo ngjarje të vazhdojë të ndritë shkencën dhe Prishtinën”, thuhet në faqen e SNGJLKSH. Organizatorët më herët patën paralajmëruar se edicioni i sivjetmë, i 42-ti me radhë, do të jetë prej më të pasurve që është mbajtur ndonjëherë. Disa ditë më parë hapja solemne e përvjetorit të 50-të të Seminarit u bë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, nën drejtimin e drejtorit të Seminarit, akademik Bardh Rugovës dhe në prani të themeluesit të këtij eventi, akademik Rexhep Ismajlit. Ligjërata, tryeza, kurse të gjuhës, prezantime të kumtesave, etj, ishin në programin e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (SNGJLKSH) nga data 19 deri më 30 gusht në Prishtinë.

Akademik Prof.dr.Flori Bruqi, PHD AAAS 






Me ardhjen e kësaj demokracie që nuk bie errë demokraci filluam edhe “luftёn” e vërtetë mes nesh, luftë që vetëm një Zot e di se kur do të përfundojë

 Lufta e Dytë Botërore, solli në fuqi Komunizmin jo vetëm në vendin më të madh, në një të gjashtën e Botës, por edhe në disa vende të Europës lindore, Mbas dyzet e pesë vitesh natyrshëm komunizmi filloi të marri tatëpjetën dhe muret e “kësaj “ngrehine, filluan të shemben një nga një. A mund të vazhdonte më tej “Treni” jonë komunist në këto kushte? Edhe atij, natyrshëm ju sos “karburanti” dhe ngeci në mes të rrugës sikur donte të thoshte. “Unë, deri këtu e kisha “nafakanë”! “Trimat që dolën pas pilafit, sikur gjoja komunizmin e shembën ata, janë “p… me rigon”! Askush nuk mund të mohojë veprat e mëdha që solli ky “tren” duke ecur në rrugë të vështira, rrugë pa rrugë e me kthesa të rrezikshme me të mirat e të këqijtë tij, por edhe me shumë ngarkesat që mori mbi vehte, jashtë mundësive të tij, megjithëse kishte kohë që “ngulconte”! Gjatë tërë rrugës 45 vjeçare, asnjëherë nuk ju ndanë sabotatorët e brendshëm e të jashtëm që kërkonin t ‘i vendosnin shkopinj nën rrota. Nuk është vendi të vëmë në dukje veprat e mëdha që solli,sikurse edhe të këqijat me vrasjet, internime, burgosjet e shumta. Atë program kishte në themel të tij komunizmi, atë ideologji kishte, prandaj edhe nuk kishte të ardhme dhe ngeci në mes të rrugës.. “Treni” jonë komunist, kishte mbi vehte dy kategori “udhëtarësh”.

Drejtuesit,, që drejtonin dhe udhëhiqnin me bindjet e tyre komuniste dhe “pasagjerët” që ishin shumica, të cilët hypnin në c ‘do stacion ku ndalonte, që me komunizmin dhe ideologjinë e tij, asgjë nuk i lidhte, përves teserës që mbanin, thjesht si anëtarë partie. Me ngecjen e këtij “Treni”, drejtuesit, apo VIP-at, , si më të shkathët, vrapuan pa humbur kohë, menduan që “Deti u bë kos” dhe rrëmbyen lugët për të marrë frenat e Sistemit të ri që po dukej në horizont,. duke i lënë në mëshirë të fatit këta “pasagjerë” të shumtë, që shpresonin për ditë më të mira tek drejtuesit e tyre, për të dalë në “autostradën” demokratike. Këta të shumtë,të vuajtur e të sfilitur, të tronditur nga rruga e vështirë që ndoqën e me mundime të mëdha sakrifikuan shumë, u bashkuan me studentët me shpresën e madhe për liri e demokraci, se po agonte dita e shumëpritur pa Diktaturë por që ishin shumë larg realitetit. “Mjeshtrat” që vendosën në ballë të protestave, e kishin hallin gjetkë, Të vendosur gjoja për Shtet ligjor, por kjo ishte vetëm fasadë. Këta komunistë me bindje, hoqën xhaketat e zeza me “xhepa” të vegjël,dhe veshën pardesytë e bardha me “xhepa” të mëdhenj, si për të treguar që po vinte “bardhësia demokratike”, pas ditëve “të errëta”. Këta lloje “monstrash” që morën frenat në dorë me ndihmën e Udhëheqjes së vjetër komuniste,, aktin e Parë në gjoja programin e shtetit të ri, ishte “privatizimi” i pushtetit të ardhshëm me të tëra tiparet e një “bande”!

Dihet tashmë që bandat dhe turmat e rrugës, nuk kanë as ligje, as programe,as rregulla dhe as norma. Ato ecin “kuturu” sipas Prijësit “bandit” që merrte udhëzime nga Europa e cila kjo, gjithmonë na ka “krehur” dhe “morrat” na i ka lënë brenda! Ja ti dëgjojmë: “ Jam takue me zotin Kamdesy, me Zonjën Lalymieer, Unë i thashë atyre, vazhdojmë me sukses luftën kundër komunistëve, vazhdojmë me sukses reformat për ndërtimin e shtetit Ligjor dhe konsolidimin e demokracisë të vërtetë.. Ata më thanë mue: “Jeni në rrugë të drejtë, ne do ju ndihmojmë, prandaj vazhdoni përpara. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”!…” Urra Urra, Urra”.! Edhe rrëmbimi i këtij pushteti dhe “privatizimi” I tij nga “banditët” që nuk kishin idenë nga Shteti Ligjor por që ishin thjesht karrieristë dhe të etur për pushtet e pasuri, gjithçka e vendosën në funksion të pangopësisë së tyre. Nga ky pushtet bandash në qendër, morën udhë “bandat” e “banditët në tërë Shqipërinë, në rrugë, në fshat, në Lagje e qytete, në fusha e në male deri në kufi,. Iku frika nga armiqtë “imagjinarë” të jashtëm dhe erdhën “armiqtë” realë, që i kishim mes nesh. Studentët, nuk kërkuan të jetonim më me frikë dhe të pasigurt, si gjysëm shekulli në të kaluarën, por tani, kjo frikë na erdhi në pragun e shtëpisë, dhe për t ‘u ruajtur nga bandat e shtetit, ata blinduan dyert e dritaret. Ku ishin strukur këta “armiq” për një gjysëm shekulli? Kush e solli ketë frikë, këtë pasiguri, këtë anarshi absolute post komuniste?

Këtë e solli shteti “Bandë” që askush nuk e kërkoi, por na u imponua , nga komunistët pa sistemin komunist. Që kishim spiunë e mercenarë, këtë e dinim, por që të kishim mes nesh vrasës,që të vrasin në mes të ditës, për hiçgjë, vjedhësa që të vjedhin shtëpinë, që të trafikojnë fëmijën,, që të rrëmbejnë vajzën për ta detyruar të bëhet prostitutë dhe paratë t i marrin tutorët, që miqtë e shokët e dikurshëm, të afërm e bij nënash t ‘mbysnin deteve e Oqeaneve për një “jetë më të mirë”, që burri të vrasi gruan etj, etj. “Armiku” i vërtetë, sot, është babai e nëna që vrasin pjellën e vet, është fqinji ynë, “armiku” i sotëm, ёshtё shqiptari pёr shqiptarin, ai ёshtё nё fis, nё lagje, nё Komunë, nё fshat, nё qytet, ёshtё polici ne Komisariat, është shtetari në të gjitha nivelet e shtetit që kërkon ryshfet, është mjeku që të thotë “hidhu” n.q.s kërkon të shërohesh. Është mësuesi që të thotë “dëftesa apo diploma juaj, është në xhepin tim.. Është nxënësi që godet mësuesin për t ‘i vendosur notë kaluese. Studentët, janë kthyer në klientë që shesin e blejnë diploma. Kemi tridhjetë e pesë vite që jetojmë mes bandave , hajdutëve, kriminelëve,e mashtruesve politikanë dhe të gjitha, i kemi “peshqesh”nga komunistët e vërtetë,të fshehur mes nesh. Akti i parë, “privatizimi” i Pushtetit solli edhe aktet e tjera në funksion të pushtetit të tyre “privat”! Jo më kot na kanë akuzuar që ne, nuk dimë të ndërtojmë shtet dhe kjo u vërtetua edhe këtë radhë, Akti tjetër, ishte eliminimi i idealistëve që shpresonin për demokraci të vërtetë, njësoj siç kishte bërë edhe Enveri dhe metoda e tij, vazhdon edhe sot pa Diktatorin por me shumë “Diktatorë”!

“Nëjshi” i “bandës” shtet, solli kaosin absolut, vrau shpresën për të ardhmen etj dhe mbas tetëmbëdhjetë vitesh u bënë “dyshe” kur ndryshuan Kushtetutën që vendosin sipas oreksit deputetët e Kryetarët, debila e injorantë që qëndrojnë si “I bukuri shejtan” në Sallën e Parlamentit pa e hapur gojën fare por vetëm ngrenë kartonin sipas urdhrit të Kryetarit. Shteti bandë, tashmë, nuk i nënshtrohet zgjedhjes nga votuesit, prandaj kemi aritur këtu ku gjëndemi sot, Pushteti vidhet qysh në kutinë e votimit e gjithçka tjetër është përrallë… Nuk u afruan në këtë pushtet, as ata që me bindje ishin për demokraci të vërtetë, që kishin vuajtur nëpër burgje, pikërisht për atë që nuk e duronin Diktaturën që kërkonin lirinë e shprehjes e të mendimit.. Shumë nga këta që i u bashkuan Partisë “bandë” në fillimet e demokracisë shumë shpejt u zhgënjyen dhe u larguan për të mos u “ndotur nga “banditët”! Nuk është nevoja të përmend këtu emrat e shumtë të njohur si Eduard Selami, Prof.Dr Edmond Trako, Gramoz Pashko etj, etj të cilët u flakën menjëherë nga Kreu i “Bandës”. Banditët në krye të shtetit që nuk binte errë demokraci, kërkonin që këtij Shteti t ‘i vendosnin edhe një bazë ligjore. Kush ishte akti tjetër ?

Ishte largimi i të gjithë juristëve, prokurorëve dhe gjykatësve që i kishin “shërbyer” Diktaturës” dhe zëvendësimi i tyre nga besnikët e krerëve të bandës Shtet me “plepistat” me kursin e tyre gjashtë mujor. Kjo rrugë u ndoq edhe në të gjitha institucionet e tjera, me nenin famëkeq të 24/1, duke larguar profesionistët e “Diktaturë” dhe zëvendësimin e tyre me besnikët në shërbim të banditëve. Ky ishte “shteti Ligjor” që propagandohej me “themele të çelikta” por në të vërtetë me themele “kartoni” që me një të fryrë, u shemb e nuk u pa nga vate, Banditët, si “minjtë” u futën strofkave dhe dolën pa u hyrë gjemb në këmbë. Pse nuk u zbatua ligji i lustracionit si kudo në Europën Lindore? Sepse nuk u interesonte as të majtëve as të djathtëve, sepse të gjithë këta që janë në pushtet, nuk shkëputen dot nga mendësitë e të kaluarës Por, edhe sikur të ishte zbatuar ky Ligj, dosjet e tyre janë zbardhur nga “të zezat” e kohës së komunizmit. Kush e bëri këtë? Këtë e bënë komunistët që privaizuan shtetin postkomunist që komunistët, të jenë “të larë” para zgjedhësve.

Se çfarë flitet më pas, poshtë e lartë, si fjala vjen “Meta” apo Metaj”, këto janë “sapun mbi gunë”! Dy rruge zgjodhёn shqiptarёt pёr t’u pasuruar, me “pushtimin” e Shqipёrisё nё 1990. E para ishte ajo e grabitjes sё pasurisё kombëtare, e cila kjo ishte rruge e politikanëve dhe shtetarëve. Këta hakmarrëse, ndaj komunizmit që nuk i pasuroi, kërkonin pasurinë kombëtare pa hedhur një kazmë, pa derdhur asnjë pikë djersë, siç e kanë rrëmbyer, me firma dhe me vula. Rruga e dytё, ishte ajo e pasurimit tё jashtёligjshёm me drogë, trafiqe falsifikime, krime etj et e cila kjo mё e preferuar ishte pёr qytetarёt në shërbim të “banditëve” shtetarë,të tё gjitha niveleve. Rruga e tretë e papërfillshme, ishte ajo e pasurimit me djersёn e ballit dhe punë tё ndershme e cila kjo, ёshtё shumё e gjatё, kёkon shumё mund e djersё e mbi tё gjitha durim qё shqiptarët, nuk kishin kohё tё tepёrt pёr tё humbur.sepse koha nuk priste… Ndrrimi i sistemit, nuk do tё thoshte qё tё mos linim nё kёmbё asgjё tё sё kaluarёs, tё paktёn ato objekte qё mund tё pёrdoreshin, e t’i vendosnim nё punё tё paktёn pёr njё kohё tё shkurtёr pёr tё kaluar kёtё krizё. Ajo ç’ka ishte mё e rёndё pёr ne, i treguam botёs qё nuk e duam Shqipёrinё ashtu si ata na mendonin. Me ardhjen e kësaj demokracie që nuk bie errë demokraci filluam edhe “luftёn” e vërtetë mes nesh, luftë që vetëm një Zot e di se kur do të përfundojë…

Trysnia diplomatike ,liroi nga burgu i Elbaanit , grkun më shtetësi shqiptare Fredis Beleri .

 Presidenti i Grupit Popullor në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar në lidhje me lirimin e Fredi Belerit.

‘Një lajm të mirë’ e quan Weber lirimin e tij, teksa shton se mezi presin të nisin nga puna.




Lirimi i kolegut tonë Fredis Beleri është një lajm i mirë për të gjithë familjen tonë të Grupit PPE.Mezi presim ta kemi atë me ne dhe të vazhdojmë punën tone.

Krimineli rus duhet futur në burg thotë Maria Elena Vignoli nga Human Rights Watch (HRW) i bën thirrje Mongolisë ta arrestojë Putinin

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Mongoli, vendi anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare sipas urdhrit të së cilës kërkohet arrestimi i tij per krimet ne konfliktin në Ukrainë. Gjatë vizitës së sotme Putin u takua me liderin mongol Ukhnaa Khurelsukh, me të cilin morën pjesë në një ceremoni për trupat ruse e mongole të rënda në përpjekje kundër Japonisë në 1939, për kontrollin e Mançurisë e Kinës verilindore. Mijëra ushtarë u vranë në betejën e përgjakshme ku ndodhet sot kufiri mes Mançurisë e Mongolisë. E sotmja është vizita e parë e Putin në një vend anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare, që prej lëshimit të urdhër-arrestit 18 muaj më parë për krimet në luftën në Ukrainë. Kjo e fundit i ka bërë thirrje Mongolisë të ndalojë Putin për ta dorëzuar në Hagë, por kjo nuk dukej se kishte gjasa të ndodhte në vizitën e sotme. Mongolia është vendi me popullsi të pakët mes Kinës e Rusisë, dhe është e varur nga kjo e fundit për karburant dhe energji elektrike, ndërsa nga Kina furnizohet me qymyr. FOTO GALERI1/3 Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Mongoli, vendi anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare sipas urdhrit të së cilës kërkohet arrestimi i tij .

 

Ja kush i bën thirrje Mongolisë ta arrestojë Putinin

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje Mongolisë t’ia mohojë hyrjen, ose ta arrestojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili e ka ndër mend ta vizitojë këtë vend më 3 shtator 2024.

pRESIDENTI rus Vlladimir Putini kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), të cilës Mongolia iu bashkua më 2003.

GJNP-ja, një gjykatë e përhershme për krimet e luftës me seli në Hagë, më 2023 e lëshoi një urdhërarrest për Putinin për dëbimin e dyshuar të fëmijëve nga Ukraina, gjë që cilësohet krim lufte.

“Mongolia do t’i shpërfillë detyrimet e saj ndërkombëtare si një anëtare e GJNP-së, nëse e lejon vizitën [e Putinit] pa e arrestuar atë”, tha të hënën Maria Elena Vignoli, avokate e lartë ndërkombëtare në HRW.

Kremlini tha se më 30 gusht 2024 se nuk “brengoset” për udhëtimin e  Vlladimir Putinit, duke shtuar se Rusia ka “dialog të mrekullueshëm me miqtë tanë nga Mongolia”. 

2024/08/30

Aktiviteti fizik i domosdoshem per shendet te mire

 


Aktiviteti fizik, i domosdoshem per shendet te mire













Sa më shumë të reja zbulon shkenca për të jetuarit shëndetshëm, aq më shumë forcohet ideja se të jesh në formë, mendërisht e fizikisht, duhet të lëvizësh sa më shumë.

Çka mund të jetë e vështirë në këto kohë kur shumë njerëz janë të detyruar të rrinë ulur në tryezën e punës gjatë gjithë ditës. Sipas një studim të kohëve të fundit, edhe nëse qëndron në karrige për një kohë të gjatë, pak orë ecje në javë do të mjaftonin për të qëndruar në formë.

Studimi u realizua nga shkencëtarët në Britaninë e Madhe dhe Australi. Grupi i shkencëtarëve doli  në përfundimin se të ndejturit ulur nuk është problemi i vërtetë, por është mungesa e aktivitetit fizik, ajo që vret përafërsisht pesë milionë njerëz në vit.

Ndaj, nëse do që të mbrosh shëndetin, sigurohu të lëvizësh në ato momente kur nuk je i detyruar të rrish ulur.

Përballja me diferencën moshore në dashuri ....

 

Lidhja me nje mashkull me te moshuar, pluset dhe minuset

Të gjithë bëhemi pjesë herë pas herë e diskutimeve rreth temave të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën në çift. Këtë herë “Pour Femme” thotë se fejesa me një mashkull më të moshuar ka të mirat dhe të këqijat e saj…

Gjithkush mund të ketë biseduar rreth diferencës së moshës në një raport në çift. Por edhe pse kjo nuk është një pikë e rëndësishme që një lidhje të funksionojë, studimet e ndryshme japin disa konkluzione dhe statistika ose më saktë, disa pro dhe disa kundër.
Janë tmerrësisht shumë intrigantë, të sigurt në vetvete, aq sa gjithmonë e tërheqin vëmendjen e femrave më të reja, dhe të interesuara për para.

Ndryshe nga ajo çka thuhet, mashkulli i një moshe disi të pjekur, ka pra një farë eksperience, nuk ka sharmë për interes, por për një përfshirje reale. Por jo gjithçka që shkëlqen është ar, kështu që edhe në këtë rast, pro-të janë të kundërbalancuara nga kundrat.

Pro: eksperienca

Eksperienca është një “kurë” prej 360 gradësh, sepse ajo pasqyron aftësi erotike (mosha nuk ka rëndësi, të paktën deri në ’70 vjeç) dhe diplomatike. Kush më mirë sesa një mashkull i maturuar, di të menaxhojë problemet që lindin gjatë marrëdhënieve!

Pro: pamja

Dihet se meshkujt në moshë, fitojnë prej pamjes së tyre tërheqëse. Kjo në fakt është më shumë çështje vetëbesimi sesa aspekti fizik! Në fakt, femrat duhet të marrin shembull nga ky fakt!

Pro: qëndrueshmëria

Jo vetëm qëndrueshmëri ekonomike, më shumë se sa qëndrueshmëri emocionale. Në fakt, mashkulli i pjekur di t’i menaxhojë mirë ulje-ngritjet e humorit dhe grindjet në çift.

Kundër: forca e karakterit

Sigurisht, mund të jetë një avantazh, por edhe një thikë me dy presa. Forca e karakterit, jo gjithmonë është e thjeshtë për t’u “mbajtur”, veçanërisht kur mungon besimi në vetvete.

Kundër: superioriteti ekonomik

Ndenja me një mashkull të pasur, shpeshherë është një sprovë e rrezikshme. Mund të shfaqni dëshirën për t’u mbështetur tek ai ekonomikisht, duke hequr dorë nga pavarësia juaj.

Kundër: ftohtësia

Eksperienca është pozitive, por në përgjithësi na bën më të kalitur dhe të ftohtë përballë jetës. Por dashuria kërkon një dozë të mirë demonstrimi dhe naiviteti; sigurisht nuk mund të jetohet me zhgënjime dhe cinizëm.

Përballja me diferencën moshore

Gjithmonë mos harroni të jeni i vetëdijshëm për moshën tuaj në një marrëdhënie të tillë. Partnerët e vjetër gjithmonë do të frikësohen se një mundësi e re mund të përfundojë marrëdhënien e tyre.

Menaxhoni interesat tuaja me maturi. Meqenëse ato nuk kanë gjasa të jenë të ngjashme, rezervoni fundjavat si alternativë për të ndjekur interesat e ndryshme së bashku.

Në një rast me një diferencë të konsiderueshme moshe midis partnerëve, nuk do të jetë gjithmonë dikush që t’i kujtojë partnerët lidhur me moshën e tyre dhe duke shprehur pakënaqësi.

Mbajeni mend se përputhshmëria është më e rëndësishme se mosha, për të bërë marrëdhënien të funksionojë.(F.B)

Flet Dr. Vladimir Mici: – Turizmi elitar me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo egzistent në Shqipëri

 Flet Dr. Vladimir Mici: - Turizmi elitar me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo egzistent në Shqipëri


Flet Dr. Vladimir Mici: – Turizmi elitar me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo egzistent në Shqipëri

Ja pse turizmi ynë ndodhet në krizë dhe udhëkryq mes turizmit elitar dhe atij masiv

Intervistoi : Albert Z. ZHOLI

Turizmi shqiptar këtë vit sidomos në jug duket sikur kalon një ngërç. Pas suksesit të vitit të kaluar, situata ndryshoi me rritjen e çmimeve. Për operatorët turistik egziston dilema mes turizmit elitar dhe atij masiv. Interesi turistik që ka marrë Shqipëria vitet e fundit ka sjellë edhe një herë në vëmendje dilemën se cilin model duhet të ndjekim. A duhet të jemi të orientuar drejt turizmit masiv, që zbatohet me sukses prej vitesh në Durrës, modelit të vilave rezidenciale, që po “kafshojnë” bregdetin në Jug, apo rishikimit të politikave për të shkuar drejt turizmit luksoz elitar, për të cilin flitet shpesh. Fatmirësisht, Shqipëria ka vijë bregdetare dhe bukuri natyrore të panumërta më në brendësi të saj, që ofrojnë mundësi për të gjitha. Për të arritur këtë potencial, në fokus duhet të jenë ndërhyrjet në infrastrukturë, cilësia dhe shërbimet që garantojnë turizëm të qëndrueshëm. Ky është modeli që mund t’i rezistojë kohës dhe të sjellë përfitime reale për ekonominë, pasi është një model që e vendos vetë tregu.

-Në Shjqipëri ende nuk ka marrë formë të plotë turizmi elitar, por ai masiv. Pse ky disnivel i çmimeve të hoteleve, ushqimeve, shezlongëve në veri në raport  me ata në jug?

E para: duhet të sqarohet se kush është turizëm elitar dhe kush është turizëm masiv. Nëse flasim për turizëm elitar ai është i prekshëm jo më shumë se sa 2-3% e popullsisë së botës, pjesa tjetër  nuk është më elitare. Fjala elitë nënkupton piramidën e të pasurve dhe piramidën e pushtetit. Ky lloj turizmi me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo egzistent në Shqipëri. Në Shqipëri mezi bën pak suita dhe kjo kryesisht për njerëz super të zgjedhur, të cilët mund t’i sajdisësh si të mundesh, duke treguar se kjo është ajo që bëjmë ne. Në fakt turizmi ynë është duke u ngritur, nisur së pari nga pamundësitë e tjera ekonomike për të jetuar një jetë dinjitoze. Ndryshimi i çmimeve që pas pandehmisë është jashtëzakonisht shqetësues duke pasur një spirale të pakuptimtë ngritje çmimesh. Jugu i Shqipërisë nga Vlora disi e më poshtë është bërë i frikshëm. Jo vetëm që Shqiptarët e pasur e mendojnë dy herë, por për shtresën e zakonshme, apo të mesme që pretendon të kalojë një javë apo dhjetë ditë është bërë mollë e ndaluar. Kjo jo nga kushtet, por nga abuzimi. Dhe ky abuzim është së pari propagandistic, sepse ne krahasojmë rivierën tonë me maldivet, me rivierën e Francës, apo me ujrat më të mirë të botës. Çmenduria arrin sa truri i shplarë i këtyre njërëzve kujtojnë se aty është parajsa dhe sapo e kuptuan vendasit dhe biznesmenët dhe deti u bë kos. Kjo pastaj varion me qeverinë, e cila për të fshehur vjedhjen katastrofike që i bëhet popullit i tregon se po bëjmë rrugë ( me kosto të frikshme) që të aksesohen këto zona lehtësisht, pa llogaritur dëmet që u shkaktohen zonave të tjera, duke shkretuar Shqipërinë. Burimet primare bujqësinë dhe blegtorinë varja se ka bota, se s’ka rëndësi nga vjen mishi, apo peshku, djathi e domatja, birra apo vera. E rëndësishme që turistët gjejnë Amerikën në Shqipëri.

E vërteta është jo me ngjyra, por bardhë e zi. Nëse në jug u janë qëruar sytë njerëzve, sepse nga shtatori deri në qershor fshatrat e jugut janë bosh përfshi edhe Sarandën, Himarën dhe Vlorën, kjo nuk tregon se korriku dhe gushti do mbushi arkat e vitit të tyre. Turizmi nuk është plazh. Turizmi nuk është rrugë. Turizmi është para së gjithash kulturë dhe menaxhim, është traditë dhe jo mikpritje. Turizmi nuk është vjedhje është dëlirësi dhe kënaqësi. Turizmi nuk është dacllëk, por ekonomi tregu. Se ku jemi ne më fort flasin faktet e të fortëve dhe pushtetit që kërkojnë të rrëmbejnë dhe të shfrytëzojnë pa asnjë lloj kriteri sipas formulës Kçk. Rezistenca ne Veri u bë qysh kur rritja e çmimeve në verë reflektoi pamundësinë e qëndrimit patriotik të Kosovarëve dhe lidhjeve të familjeve veriorë me Kosovën. Ajo ndihet në Durrës, Velipojë e Shëngjin. Por nëse krahasoni çmimet me Divjakën, me Darëzezën; dy plazhe mjaft kurative edhe në veri mbizotërojnë çmimet e larta. Jugu ka lëshuar raketën e çmimeve dhe po i shohin hajrin. Shqiptarët numërohen me kokra. Vetëm mërgimtarë që i ka marrë malli dhe ndonjë çift i ri që do prish ca lekë që si dhëmbin.

-Sipas Instat sot rreth 52% e popullit shqiptar nuk mund të bëjë pushime, ndërsa këtë vit për shkak të rritjes së çmimeve ditët e qëndrimit do të ulen. A ka interes turizmi shqiptar të rrisë çmimet?

Për shqiptarët këto çmime nuk janë normale dhe ky anormalitet është i theksuar në vitet e fundit. Sepse fuqia blerëse për këtë shërbim bie duke kaluar tek mallra apo shërbime të ngjashme me kosto më të ulët. Instat thotë 52% dhe unë e quaj sukses sikur 48% e popullit të bëjë pushime. Në rast se heqim elitën që sigurisht nuk bën pushime në Shqipëri realisht shifrat se kalojnë 10%. Shqiptarët krekosen me lekët e emigrantëve. Ata janë konsumatorët e vetëm të këtij produkti. A ka interes shteti shqiptar që shqiptarët të mos bëjnë pushime? Nga pikpamja ekonomike e shtetit kjo jo, nga pikpamja e qeveritarëve dhe pushtetarëve po. Pse? Nga pikpamja ekonomike elementi njeri është fuqia puntore apo motori ekonomik i rritjes së një vëndi. Sa më i shëndetshëm ai, aq më pak kosto shëndetësie ka dhe më shumë produktivitet ka puna e çdo individi. Por kjo është humbje për pushtetarin dhe qeveritarin, sepse kjo rrudh biznesin e tij, sepse këta individë janë pacientët e tij. Zvogëlimi i këtyre pacientëve do të thotë rrudhje e të ardhurave të tyre përmes  investimeve publike për spitale dhe pajisje spitalore, blerje ilaçesh për spitale. Nga ana tjetër shumica e tyre  kanë biznese, që funksionojnë paralelisht me shtetin si spitale, klinika dentare e spitalore, shërbime spitalore të dyta, farmaci dhe biznese që lidhen me numrin e njërëzve, që duhet t’i shtohen kësaj armate. Pyetja që shtrohet është për kë punon ky pushtetar për vete apo për popullin?

-Këtë vit çmimet janë rritur 33% kush janë arsyet dhe a janë në interes të subjekteve turistike?

Çmimet abusive ka kudo edhe aty ku pretendohet se çmimet janë të arsyeshme. Problemi nëse a u intereson subjekteve turistike kjo është qarje pse kalorësit po ju varen këmbët. Ata kanë dalë në treg për të maksimizuar fitimin e tyre dhe në kushtet kur rregullat e lojës favorizojnë ata që? Janë në pozitën KÇK. A janë me humbje? Këtë fjalë të tyre e kam dëgjur gjatë kohës së pandehmisë nga ana e tyre. I qaheshin qeverisë se s’kishin të ardhura. Dhe kur të ardhurat e tyre u bënë det përsëri i ankoheshin qeverisë për lëshime. A ka lëshim më të madh nga qeveria, kur bizneseve të tyre s’u vendos gjobë dhe atij bujkut në Maliq i vendos gjobë se i zuri rrugën që ky shtet nuk u ka dhënë një dorë mbështetje! Po përse? Sepse këta pushtetarë janë edhe po ata që kanë ngritur hotele e biznese në turizëm. I gjithë buxheti kanalizohet për ta dhe ata janë që komandojnë shtetin. Ata veprojnë si ajo shprehja po s’qau fëmija si jep gji nëna. Kështu ata qahen qeveria hap qesen dhe ata maksimizojnë fitimet e tyre dhe deklarohen me humbje, sepse janë ankuar paraprakisht dhe e kanë përgatitur qeverinë se bilancet e tyre janë me humbje.

-Për mëse 2 muaj numri i turistëve është përgjysmuar në krahasim me vjet. Nëse çmimet do ishin sikundër vjet, a nuk do të ishte në interes të subjekteve turistike?.

 Numri i sivjetëm është reklama faktike e vjetshme. Rritja e çmimeve sivjet është një përpjekje e pasukseshme për të mbajtur  nivelin e vjetshëm të të ardhurave. Edhe vjet çmimet ishin mjaft të larta, por të ardhurat e vjetshme ishin të lidhura me reklamën e parvjetshme. Nëse shohim trajektoren e çmimeve qysh ka shkuar askush nuk merr përsipër risk për të pushuar në kushte ordinere. Subjektet private janë thjesht biznese që mbijetojnë sa kohë kanë fitim. Hapi i parë për rënien i atribuhohet çmimit. Kur edhe kjo s’do ketë efekt, ristrukturimi i biznesit do të jetë faza nr 2, pra nëse do vijojë të jetë ai që është, apo ai do e shesë biznesin. Historia në këto raste na tregon se një biznes i orientuar nga çmimi shpejt a vonë e pret dështimi, nëse konkurenca rritet. Çmimin e përcakton tregu dhe jo ai. Fakti që numri i pushuesve ka rënë në jug është rënia dhe më pas do vij defakto kriza që ka rregulla të tjera dhe amullia që do të zgjasë derisa këto biznese të ristruktohen.


Për shqiptarët këto çmime nuk janë normale dhe ky anormalitet është i theksuar në vitet e fundit. Sepse fuqia blerëse për këtë shërbim bie duke kaluar tek mallra apo shërbime të ngjashme me kosto më të ulët. Instat thotë 52% dhe unë e quaj sukses sikur 48% e popullit të bëjë pushime. Në rast se heqim elitën që sigurisht nuk bën pushime në Shqipëri realisht shifrat se kalojnë 10%. Shqiptarët krekosen me lekët e emigrantëve


Nga pikpamja ekonomike elementi njeri është fuqia puntore apo motori ekonomik i rritjes së një vëndi. Sa më i shëndetshëm ai, aq më pak kosto shëndetësie ka dhe më shumë produktivitet ka puna e çdo individi. Por kjo është humbje për pushtetarin dhe qeveritarin, sepse kjo rrudh biznesin e tij, sepse këta individë janë pacientët e tij. Zvogëlimi i këtyre pacientëve do të thotë rrudhje e të ardhurave të tyre përmes  investimeve publike për spitale dhe pajisje spitalore, blerje ilaçesh për spitale

Neswr do lexoni:

Turistët nuk sajdisen por marrin edhe një mësim se si duhet të edukohen me pushtetarët tanë

– Qeveria u bën thirrje bizneseve që nëse ju doni një copë breg dhe det përpara biznesit tuaj ju duhet të paguani qeverinë, paçka se wshtw pronw e popullit

– Ndërhyrjet e deritanishme të qeverisë vetëm kanë rënduar situatën se sa kanë ndikuar në lehtësimin e turizmit

-Në Tiranë dhe Fier nëse shikoni hartën e furnizimit me ujë Tirana rezulton e mbuluar me ujë për 17 orë në ditë Fieri 15 orw

– Në Fier akoma më keq me urdhër nga ora 23.00 deri 05:00 nuk ka drita se do kursejmë energji elektrike

-Qeveria merr taksa dhe i çon direkt duke fryrë xhepin e qeverisë dhe xhepin e biznesit

-Po qeveria a mund të ndërhyjë në këtë situatë?

 Nuk e di se çfarë situate ke parasysh, por nqs është ajo me rënien e numrit të pushuesve, mendoj se ndërhyrjet e deritanishme të qeverisë vetëm kanë rënduar situatën se sa kanë ndikuar në lehtësimin e saj. Po i marr dy shembuj të thjeshtë. Një në Tiranë dhe një në Fier. Të dy po i marr me ujësjellës kanalizime. Nëse shikoni hartën e furnizimit me ujë të Shqipërisë Tirana rezulton e mbuluar me ujë për 17 orë në ditë për vitin 2023. Kjo në fakt nuk përputhet me realitetin, sepse nga ana UKT të gjitha ndërtesat  furnizohen 4 deri 6 orë ujë në ditë. Sigurimi sasisë për pasje për 17-24 orë ujë në ditë është në saj të investimit të banorëve, të depozitave nëntokësore, apo ajrore, të cilat bëjnë të mundur që kjo sasi të arrijë në këto parametra. Por kjo paradoksalisht çon në monitorim të situatës dhe mund të dalë jashtë kontrollit. Ja një bisedë midis numrit të shërbimit të klientit në UKT e Tiranës.

Ju lutem në zonën XXX nuk kam ujë, ju lutem, edhe nga administratori s’kishte dijeni asnjë  njoftim keni ndonjë informacion se përse nuk kemi ujë. Do pyes dhe kthej përgjigje. Dhe përgjigja ishte pasi pyeti. Ju furnizohen 4 orë në ditë dy herë nga dy orë, dhe në orarin kur ju duhet të furnizoheshin pompat e Berxullës nuk kishin energji elektrike. Për këtë arsye ju jeni pa ujë dhe kështu do të rrini deri nesër në mëngjes. U tha u bë, ngelën pa ujë. Atë ditë korriku temperaturat ishin mbi 42 gradë dhe me të drejtë UKT e Tiranës ngjasonte me 2 pika ujë me krimin e onkologjikut që tashmë jo pacientëve, por qytetarëve nuk u ofrohej uji, mjeti i shpëtimit. Nuk ishte hera e parë për atë muaj. Ishte bërë normë  çdo të shtunë e të dielë. Në Fier akoma më keq. Me urdhër nga ora 23.00 deri 05:00 nuk ka drita se do kursejmë energji elektrike. Pra të gjitha pallatet depozitat mbi katin e dytë  nuk kanë ujë. Dhe kjo nuk ishte pak po të llogarisësh ndërtesat e ndërtuar para vitit 1994. Por edhe gjatë ditës edhe për ato pallate në hyrje të  qytetit prej nga vjen magjistrali nuk kanë presionin mbi 0.5atmosfere. (Pra mos vendosni lavatriçen, sepse do e nxirrni jashtë pune.). Pra arroganca e qeveritarëve tregohet në mes të ditës, në mes të qyteteve dhe kryeqyteteve dhe jo më në zonat  bregdetare ku mungon tërësisht sistemi i ujësjellësve dhe kanalizimeve. Paçka se në sistemin e prenotimeve me BNB shtëpitë janë kthyer në qëndra pushimi për qytetarët dhe turistët. Kështu turistët nuk sajdisen por marrin edhe një mësim se si duhet të edukohen me pushtetarët tanë. A mund të ndërhyjë qeveria në UKT, kur i ka pronë të saj, sepse kur ajo nuk ndërhyn tek prona e vet nuk e di se si mund të ndërhyjë tek biznesi i tjetrit. Qeveria bën të kundërtën e popullit duke iu dhënë një dorë më shumë bizneseve, në kurriz të popullit dhe pa asnjë lloj tagri. Si do thoni ju. I gjithë deti, ajri  bregu i detit kanë vetëm një pronar dhe ky quhet populli shqiptar. Kjo do të thotë se askush përfshi qeverinë nuk mund të ndalojë një qytetar të lahet në det të gjej një vend për të vendosur çadrën e tij ku ai dëshiron nëse nuk cënon lirinë e individit  ose shkurt dikush tjetër është ulur përpara tij dhe ai duhet të spostohet pak më tutje ku vëndi është i lirë dhe të thith atë ajër, atë ujë dhe të shijojë natyrën. Por ç’bën qeveria, me të ashtuquajturin pushtet? U bën thirrje bizneseve që nëse ju doni një copë breg dhe det përpara biznesit tuaj ju duhet të paguani qeverinë, e cila është një taksë ta zemë 50 lekë ditë për çadër. Që në këtë moment qeveria në kundërshtim me rregullat e konkurencës së ndershme përjashton individin, i cili është po pronar nga e drejta për të qëndruar në pronën e tij. Biznesi merr përparësi, sepse përveçse përfitimeve që merr nga renta e vëndit përfiton edhe nga shitja e mallrave dhe shërbimeve të tij. Duke ditur që edhe ky individ, apo biznes është njëlloj i barabartë me të gjithë individët e tjerë atij i bëhet një favor duke diskriminuar dhe detyruar të paguajnë për të qëndruar në vëndin, apo tokën e tyre. Biznesi vendosin bllokime, dhe ndalime të kalimit në pronën tashmë të marrë me akte ligjore. Pra populli në mes të ditës me urdhër qeverie i jepet ekspulsi, sepse do fitojë biznesmeni dhe ti po deshe aty duhet të paguash taksën time, kostot e investimit të biznesmenit dhe fitimin e tij monopol, sepse ekskluziviteti është monopol. Qeveria mund të thotë që mora taksa pra e përdora duke siguruar të ardhura, por këto të ardhura kanë pasur kosto për popullin, direkt nga xhepat e tij duke fryrë xhepin e qeverisë dhe xhepin e biznesit. Dhe ku kjo në pronën publike. Qeveria mori taksa nga populli. Çmenduri! Por kjo arrin kulmin kur i bëhet edhe reklamë nga qeveria duke na treguar vend e pa vend shezllonget dhe çadrat e biznesit. Ndonjë ditë siç ka nisur do të paguajmë taksë edhe për ajrin që thithim po vijoi kjo mendësi!

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...