Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/18

Çfarë do të thotë vendimi i Biden për ta lejuar Ukrainën ta godasë Rusinë?

 

Çfarë do të thotë vendimi i Biden për ta lejuar Ukrainën ta godasë Rusinë?

Vendimi i Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa perëndimore me rreze të gjatë për të goditur brenda territorit rus, shënon një zhvendosje mjaft të rëndësishme politike nga Uashingtoni.


Megjithatë, ky vendim pritet të sjellë pakënaqësi dhe kërcënime të reja nga Moska në një kohë pasigurie të shtuar, ndërsa Donald Trump përgatitet të marrë presidencën e SHBA.

Sipas Sky News, Vladimir Putin ka paralajmëruar se nëse fuqitë perëndimore do të lejonin përdorimin e raketave të tyre balistike kundër Rusisë, do të ishte si të “luaje me zjarrin”, madje duke rrezikuar konfliktin global.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në të kaluarën kanë shmangur të ndikohen nga retorika agresive e Moskës, e cila kryesisht synon frikësimin. Megjithatë, deri më tani ka pasur hezitim, kryesisht nga Uashingtoni, për të lejuar Kievin të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi, të njohura si Sistemet e Raketave Taktike të Ushtrisë, ose ATACMS, për të goditur jashtë kufijve të tij.

Ndryshimi i planit vjen për shkak të vendimit të Koresë së Veriut për dërgimin e mijëra ushtarëve të për të luftuar përkrah Rusisë. Sipas New York Times, objektivat e parë të raketave amerikane në tokën ruse ka të ngjarë të jenë trupat ruse dhe koreano-veriore që luftojnë në rajonin e Kurskut.


Megjithatë, siç thekson Sky News, edhe pse përdorimi i raketave amerikane për goditje në territorin rus sinjalizon një forcimin e mbështetjes perëndimore, analistët vlerësojnë se vetëm kjo lëvizje nuk do të ndryshojë në mënyrë dramatike rrjedhën e luftës. Megjithatë, kjo do t’i mundësojë Ukrainës të godasë objektivat kritike ushtarake që Moska i ka vendosur qëllimisht larg vijave të frontit, siç janë depot e raketave dhe dronët e përdorur kundër Kievit.

Përtej aspektit ushtarak, siç thekson Sky News, vendimi i SHBA-së i dërgon një mesazh të fortë politik Kremlinit: Se Uashingtoni është i vendosur të kundërshtojë paralajmërimet ruse për pasoja të rënda dhe të mbështesë Kievin.

Masa vjen pas muajsh presioni intensiv nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të rritur mbështetjen ushtarake. Pyetja kritike tani është se si do të reagojë Vladimir Putin kur një raketë amerikane vret ushtarë rusë në vendin e tij.

Moska nuk dëshiron një konflikt të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, me fuqi më të madhe ushtarake dhe bërthamore. Megjithatë, Kremlini mund të përshkallëzojë më tej fushatën e tij të sabotimit dhe formave të tjera të luftës hibride në të gjithë Evropën.

Një pyetje e dytë e rëndësishme ka të bëjë me qëndrimin që do të mbajë Donald Trump , i cili është zotuar të përfundojë shpejt luftën. Pavarësisht strategjisë së tij të paqartë, republikani ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj furnizimit të vazhdueshëm të Ukrainës me armë amerikane. Ndoshta kjo do ta motivojë Kievin që të përfitojë sa më shpejt nga mbështetja aktuale nga Uashingtoni.

2024/11/17

Mjafton të kujtojmë , se gjatë Luftës çlirimtare ishte pikërisht qyteti i Kukësit që shkroi historinë dhe tash Kukësi lëvron kulturën dhe poezinë arbërore !

Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi lindi më 29.6.1952,  në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e  Beogradit, ndërsa ato pas diplomike (magjistraturë) në


                      Nga Flori Bruqi 

 


Të ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve  të qytetit historik të Kukësit , në Manifestimin Letrarë - Poetik Tradicional të "Edicionit të Katërt" "Në prehër të Gjallicës ", së bashku me poetën , Keytaren   e kësaj Lidhjeje Vera Istrefaj dhe Nënkryetarin Lulzim Hajdari,pa i harruar gjithashtu sponnsorët, pa të cilët organizimi i ngjarjev të tilla madhështore do të ishte i pamundur.... 

***
Mali i Gjalicës - Wikipedia


Dhe ne u nisëm  rrewth orës 10 -të më  poetët   Profesor dr. Adem Zejnullahu,Kryetarin e LSHK-së Profesor dr.Shyqri Galica dhe Prof.Xheladin Mjekun dhe unë Flori Bruqi,  jemi nisur për në Kukësin, në atë vend piktoresk në gji të Alpeve Shqiptare ku do të zhvillohet ky aktivitet, i IV -tërti  më radhë  në "Prehër të Gjalicës" .

 Ftesa na ka ardhur nga shkrimtari dhe poeti i njohur Lulzim Hajdari , njëherit edhe nën Kryetar aktual i Shoqatës së Shkrimtarëve  dhe Artistë të Kukësit   dhe veprimtarës  dhe intelektualës së mirënjohur   Vera Istrefaj , kryetare e LSHA    të Kukësit .

 Po shkonim tek njerëzit tanë të një gjaku, për të shkëmbyer mendime dhe pervoja në organizimin e aktiviteteve të ndryshme letrare dhe artistike, prandaj edhe në doganën e  Verbnicës  nuk na kontrolluan fare, shenjë kjo që tregonte se kur shkon tek vëllai për festë, kufijtë janë gjithmonë të hapur....

Mali i Gjallicës (2489 m)

Mali i Gjallicës (2489 m)


Gjatë këtij udhëtimi të kendshëm, bisedat me poetet Galica, Zejnullahu, Mjeku nuk kanë të mbaruar.


 Dominojnë bisedat për kulturën, letërsinë dhe fushën e studimeve.

 Udhëtojmë drejt qytetit të Prizrenit, vendit ku u mblodh Lidhja Shqiptare, e cila ishte i vetmi institucion legjitim që synoi të bashkonte trojet shqiptare në luftë kundër pushtuesit osman. 

adem zejnullahu

                                              Adem Zejnullahu



Tek kundrojmë panoramën e qytetit mesjetar, Zejnullahu  nxjerr nga çanta një nga krijimet e tij më të fundit në poezi, që ka krijuar enkas për t’a lexuar në manifestim dhe ma jep t’a lexoj m titull "Vdekja asgjë s'mori"...
Xheladin Mjeku Archives — ExLibris

                                         Xheladin Mjeku 



 Ȅshtë një krijim mjaft i bukur që i kushtohet Kosovës, luftës së saj për liri dhe pavarësi, vuajtjeve të popullit kosovarë ndër shekuj, heroizmit i bijve dhe bijave  të saj në luftë me shovinistët serbë.
 
Ndërsa poeti më shihte me vëmendje se si do të reagoja, unë recitova disa vargje nga vjersha:

 ...Kalorësit e agimeve
Kakorësojnë fushën e mjegullt
Agimi s'është peng i natës
Majave e Lugjeve Orëmirat
Këndojnë tri herë
Epikën e eshtrave
Erërat me rrufe i qetësuan yjet e trembura
Vdekja asgjë nuk morri Kosovë
Liria nuk vdes në zemrat tona."

- Ja këtu pasqyrohet heroizmi, shpirti luftarak dhe sakrifica sublime e popullit kosovarë për liri, - konkludova unë. 

Poetit i ndritën sytë dhe pohoi lehtas me kokë, duke më dhënë të kuptoj se vjersha ishte vërtetë e bukur. Në sejcilin qytet kosovarë që të kalosh, ose të qëndrosh, gjën një copëz historie, një numër jo të vogël krijuesish që jetën dhe veprimtarinë e tyre ia kanë kushtuar vendlindjes së tyre, Kosovës martire. 

 Pranvera ka ardhur edhe në trojet Dardane dhe gjelbërimi mbizotëron kudo. 

Ngado sheh toka të mbjella dhe kopshte në lulëzim. 

Bujku kosovar nuk dëshiron t’ja shtrijë dorën shkjaut për produkte bujqësore, por dëshiron t’i prodhojë me forcat e veta, në tokat e veta. 

Kjo ishte arsyeja që shumë bujq i shihje tek punonin në arat e  veta .
Jemi në afërsi të qytetit të bukur të Therandës , ku bashkë me Galicën  kemi qënë disa here, madje deri në Prizrenin e lashtë . ...

Natyrisht edhe bisedat për këtë takim nuk kishin si të mungonin mes nesh. 
Rrnohet Shqipnia - Fatjon Bunga - Sofra e Poezise Shqiptare

                                               Fatjon Bunga 

Kujtuam mikpritjen e Kukësjanëve gjatë Luftës së fundit  , takimin me shkrimtarin e njohur kukësjan , ushtarkun  e karierës  zotriiun Adem Avdia   si dhe takimet  tjera  më shkrimtarin dhe poetin e mirënjohur  nga Tirana Fatjon Bunga...

 Kisha lexuar edhe më pare shumë poezi nga ky poet  i  nderuar, madje më kishin mbetur në kujtesë disa poezi  të tij si fjala vjen : 

" Veç për Shqipni " ku thotë:

"Sa shufta kanë kalue 
Hasmi shumë na ka copëtue
S'na la bashkë o për jetë
T'na sundojë s'ishte lehtë ", apo;

...Dhe shumë vite do të kalojnë
Kurrë nuk ndalëem, do vazhdoj
S'mungon dot krenaria
Se emnin ma dha Nanë Shqipnia".

Brenda 2 orë e gjysmë lexuan rreth 130 poet poezitë e tyre  të botuara në Bibliotekën""Rrapi",një Libër të përgatitur  mjaft mirë  për shtyp nga  poeti kukësjan   Lulëzim Hajdari, e i  sponzoruar nga  "Eurising_Insig"UBA Bank" me president Kadri Morina dhe "Klisenko TR" me Azem Tahiraj....

Vendin e parë e zuri  poezia  e prof.dr. Adem Zejnullahut nga Prishtina "Vdekja asgjë s'mori"...

Priti mbi 400 mijë refugjatë nga Kosova, Kukësi qyteti i parë që ishte  nominuar për çmimin Nobel

 Udhëtimi ynë bëhet më i këndshëm kur shpesh komunikojmë me miqt tanë shkrimtarë dhe poetë nga trojet Arbërore!

Ja tani,   para nesh shfaqet panorama e bukur dhe historike e qytetit të  Kukësit , shtrirë në rrëzë të Gjallicës , në gji të Alpeve  Shqiptare . 

Lulzim Hajdari 



Kurioziteti të shtyn të dish më shumë kur je në qytetin historik të  Kukësit , pasi edhe ky qytet ka luajtur një rol mjaft të rendësishëm në luftë ndaj pushtuesit turk dhe atyre serbo - malazez. 


Kukësi dhe Kosova e kujtojnë 16 Prillin 1999, data kur..." - Gazeta  Standard Online

Mjafton të kujtojmë këtu, se gjatë Luftës çlirimtare  ishte pikërisht qyteti i  Kukësit  që shkroi historinë!

  Prishtinë, Kukës, 16.11.2024

2024/11/15

Kemi ngecur në errësirë diplomatike

   



Shkruan: Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili



Sinqerisht po habitem me politiken tonë ditore. I kënaqem apetitet e fqinjeve tanë, duke lën përshtypje dhe imazh të keq, me sjelljet tona të cilat çdo ditë e më tepër po dalin në shesh pislliqet dhe marivetet tona, të cilat nuk po dim t`i menaxhojm, dhe lëm përshtypje se nuk jemi të gatshëm për shtet por më tepër për pushtet. Mezi po presim me ndodhe një e papritur dhe të bëhet sa me shpejt mediatike, pa menduar fare për pasojat të cilat janë të pariparueshme, për vendin. Shtrohet pyetja, kujt po ja kënaqni zemrën apo po ja benim qefin? Mirëfilli dihet se zemra ju bëhet mal fqinjeve tanë, të cilët ditë e natë lobojn në demin e shqiptarëve, në sferën nderkombëtare. A ka më turp që në pikë të ditës një ish-Kryeminister,një ish-President i Shtetit, të arrestohet në rrugë, të nxjerret prej makinës sikur të ishte një kriminel, pa llogaritur fare se ishte një figurë publike dhe ish-president i shtetit, a nuk kishte rrugë e forma tjera, nëse gjykohet për ndonjë vepër apo skandal, ku na shpije kjo formë e brutalitetit, ku po mbetet imazhi shqiptar? U benëm horë, pse, nuk i marrim model fqinjët, të cilët e gjuajn gurin dhe e mshefin dorën, duke shfrytëzuar diplomacinë, në rrafshin nderkombëtar që katër vite, nuk kemi as një njohje nderkombëtare, Kemi ngecur në errësirë diplomatike. Krejt, si pasojë duke luftuar njëri tjetërin, vetëm për t`i realizuar apetitet personale, pa qarë fare kokën për pasojat, që i sjellin vendit, pa zgjedhur mjete dhe forma duke e njollosur njëri tjetërin, opozita-pozitën dhe anasjelltas, sikur të ishin armiq e jo vllëzer. Pse, more njerzë nuk uleni së bashku, kur janë pyetje gjërat madhore e vitale të shtetit të bashkëpunoni në të mirë të vendit, në të mirë të fëmjëve tanë, të cilët çdo ditë braktisin vendin, kanë ngelur shtëpi të tëra të boshatisura pa njerzë, sinqerisht është shqetësuse për shoqërinë tonë, kurse subjketet tona politike në luftë për pushtet, po çka të duhet pushteti kur vendi ka ngelur i boshatisur për shkak të dështimit të diplomacisë andej e këndej drinit, rinia më vitale e shoqërisë, ik në botën e jashtem, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, pa një mirëqenie dhe një të ardhme më të mirë. Me këto veprime skandaloze po japim imazh të keq, vendit këndej e andej Drinit, duke len përshtypje se nuk meritojmë të jemi shtet. Çdo dite lajme të këqija, vrasje, dhunime, etiketime, e deri në palcë. Uroj, që sa më parë të kemi unitet e bashkëpunim të sinqerte të subjekteve politike për tejkalimin e kësaj, gjendje të rënduar e cila çdo ditë të len përshtypje se jemi në gjendje lufte, e jo në liri. Autori është njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

A është Serbia shtet kriminal më një shoqëri të kriminalizuar?

             


                               
Shkruan: Skender Mulliqi 



 Natyrisht se po.Ky shtet nuk është bërë problem vetëm për Ballkanin , por edhe për Evropën.Kriminelet dhe terroristët serb që shumë kohë po e sundojnë Serbinë.Grupet kriminale janë kthyer në njerëz të politikës serbe.Këtë e vërteton e kaluara historike e këtij shteti dhe lufta në ish-Jugosllavi.Grupet militare dhe paramilitare bën masakra të mëdha në BH dhe në Kosovë,e serish po e dirigjojnë politikën dhe shtetin serb.Janë instrumentalizuar serish këta kriminelë të luftës në Mal të Zi, BH dhe në enklavat serbe në veri të Kosovës. Ne vendin tonë kriminelet e Vuqiqit I kan kthyer në gjah edhe minoritetin serb për interesat e tyre serbomëdha në Ballkan.Këta terroristë serb, deri më ardhjen e pushtetit të Albin Kurtit, e kishin krejtë në dorë rendin dhe ligjin ne veri të Kosovës.Ata e mbajtën për një kohë të gjatë veriun në gjendje kaotike , duke shkaktuar incidente më rrahje e vrasje të shqiptarëve .I gjithë krey i shtetit të sotëm të Serbisë janë më biografi të kriminelëve të luftës në ish Jugosllavi , si Vuqiq, Daciq, Vulin, Nikoliq, Sheshel etj. Këta hora dhe kriminela sikur e kan marrë më tapi që të sundojnë republikat e pa varësuara në shtete nga ngrehina artificiale e Titos.Nacionalistëve serb ju ka bërë opsesion dhe nevojë biologjike të shkatërrojnë popujtë të tjerë dhe shqiptarët në rajon, për të formuar një mini Jugosllavi apo Serbinë e Madhe.Edhe sot e gjithë ditën Serbia mendon se Jugosllavia ka qenë e saj dhe anasjelltas.Serbët janë njerëz thjeshtë të shkëputur nga realiteti , dhe ju duket iluzore gjithqka që nuk mendohet njejtë më trurin e tyre.Kurrë nuk e pranuan mëkatin që shkaktuan ndaj shqiptarëve në tokat e tyre.Dhe, as sot nuk po pritojnë të mëkatojnë në krye më presidenti serb, Aleksander Vuqiq.Ujku e ndërron veshjen , por kurrë durimin.Vuqiq po ashtu ka mbetë më ideologji fashiste të ngulitur në kokën e tij të mykur mesjetare serbe.Ata po mendojnë ti kthehen praktikës se vjeter të tmershme , që në mënyre të organizuar dhe planifikuar të shkaktojnë krime të reja ndaj shqiptarëve.Kanë harruar shovenistet dhe terroristët serb, se nuk ju mërrin më kurrë ymri më shkaktu varreza masive , gropa më plot kocka njerëzore të fshehura ende duku në Serbi.Mos të harrojnë fashistet së mbi eshtrat e tyre edhe është krijuar shteti i dytë e shqiptarëve në Ballkan.Xhelatet serb nuk pëndohen, dhe po kërkojnë serish gjakëderdhje në Kosovë.Sigurisht se varret e hapura nga fashizmi serbomadh edhe pse ka kaluar kohë bërtasin në heshtje dhe kërkojnë drejtësi nga bota demokratike , e cila po thuaj heshturazi i kalojë krimet monstruze serbe, duke mos e ndëshkuar Serbinë për gjenocid, etnocid dhe urbicid në Bosnje dhe në Kosovë. Mbulimi I krimeve serbe mund të shpjegohet vetem si lojë politike , si mund të shpjegohen tridhjetë vjet heshtje ndaj xhelatëve serb të luftës dhe xhelatëve të ri, të cilët po kërkojnë gjak të ri më shqiptarët?! Serbet për krimet e kryera në ish –Jugosllavi mbajnë përgjegjësi kolektive.Ndonjëherë njerëzit kanë nevojë për fatkeqësi për t'i bërë të kuptojnë se çfarë është e rëndësishme, ndonjëherë nevojitet një ndërhyrje e madhe për të zgjuar më shumë kombet .Shqiptarët kan mbijetuar shumë luftëra pushtuese , shumë shkatërrime , por që ende natyrisht jemi këtu, më të fortë se kurrë më parë.Gjaku i të pafajshimive , gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të kombit na detyron të mos harrojmë kurrë zullumet serbe në vatrat tona shekullore. Të mos humbasim rastin të tregohemi të gjithë të guximshëm dhe vigjilent pa dallim partie se e këmi për shtetin e Kosovës, dhe për popullin tone, të vuajtur historikisht nga armiqët tanë shekullor serbosllav .

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...