Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/18

Nesër seanca për ish-presidentin, Meta ndryshe nga Berisha: Mos protestoni për mua! Veprime të tilla janë të dëmshme!


Nesër në orën 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) do të zhvillohet seanca për ish-presidentin Ilir Meta.

Kreu i PL-së në një postim në rrjetin social Facebook, shprehet se ka dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës, ndërsa thekson se veprime të tilla janë të padobishme dhe madje të dëmshme për të.

Ndryshe nga kreu i PD-së, Sali Berisha, Meta u bën thirrje mbështetësve që të distancohen nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta.

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!

Siç jeni në dijeni, nesër në ora 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore me objekt revokimin e masës së paligjshme të arrestit me burg të aplikuar ndaj meje prej një muaji.

Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës.

Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme.

Betejën time ligjore e kam bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik.

Në këto kushte, çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqëndrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta.”, shprehet Meta.

Akademik: Hakif Bajrami : UÇK dhe Kosova në grackat e serbëve, Ramës dhe LDK-së

 

Biografi e pjesshme për historianin Hakif Bajrami - DRINI.us


 Ku jemi dhe kah po shkojmë?

Nëse letra e A. Vuçiçit dërguar Edi Ramës është e vërtetë (botim i gazetës kombëtare “BOTA SOT”, më 19 XII 2020), atëherë si historian që i njoh hollësisht tri marrëveshjet meskine: Nikolla Pasiq-Esat Pasha (1914 në Nish, 1915 në Tiranë dhe 1919 në Versajë), fakt ky që të lë pa frymë, nuk i preferoj askujt që ta marrë rrugën e Avni Rustemit. Por, le të dihet se Edi Rama paska shkuar shumë larg në rrugën e tradhëtisë kombëtare, sepse për model politik e paska Pashain e punëve të liga. NUK TË KALON, O, EDI RAMA, me KOMPANINË E BATONIT, QË E KE EDHE NË KOSOVË. NO PASARAN! Ka vdekur pazari për ndryshim të kufijve. E “mini shengeni” shqiptarëve  u ka treguar çka është, shembulli i Britanisë. Nuk e japim kombin as tokën e tij, për profite të tarafeve të drogërisë dhe spiunimit të pistë që përfundon me tradhëti, shih duke u mbështetur  në: “zejtarinë feudale të Esat Pashës”. Piktor, merre një atelie dhe vizato. Mjerë kombi me kë paska pasë punë, sepse e padite Ramush Haradinajn, ke sharë e pështyrë bashkëbisedues e gazetarë shqiptarë, e në anën tjetër e paske pasë pluhur fjalën, për të humbur gjurmë. Të zbuluan ata që me këtë letër publike të kanë shkatërruar për jetë. Thefsh qafën, nëse e ke model Esad Pashën në politikë!

Politikanë shqiptarë, populli mund

 t`ju mallkojë!

Është momenti i fundit të mblidhni mendtë, në prag të dekadës së Tretë të shkullit XXI; t`u presë sopata në një vend, në interes të shëndetit të Republikës Kosovës, në interes të tërë kombit duke respektuar gjakun e derdhur për çlirim dhe mirëqenie. Kombit i kemi borxh, të gjithë, pa dallim, kombi nuk na ka borxh asgjë. Politikanë shqiptarë, ligësitë që po ja servoni kombit, duke favorizuar nepotizmin dhe korrupsionin, jeni kualifikuar në një ofensivë të egër për grabitje dhe vjedhje të djersës që buron nga rrudhat e ballit. Reflektoni kah ju thërret KOMBI. Shumë kujt, shtresës së varfër (90%) i ka ardhur thika te fyti nga intrigat dhe varfëria. Nëse kombi jeton në varfëri, e jeton, kokën ju ja keni vënë në cung të druve.

Sot shumë korba pa “operacion” po

 bëhen  “shqiponja”

Në Republikën e Kosovës është në rend të ditës zgjedhja e presidentit. Është pyetje për histori, a më mirë do të ishte që ta propozojmë Shaip Kamberin, apo ndonjë hero që është fuksionar në Kosovë sot, madje edhe të atillë që ka trashëgimi patriotike. E dyta porosi, është partiotizëm sot të flasësh për  histori madhështore në Tiranë dhe Prishtinë, por është heroizëm i momnetit dhe i çastit që e kërkon koha që të mendosh dhe të flasësh m’u në parlamentin ku vlon neofashizmi në Beograd, e nëpër botë, ama me fakte . E vërteta, ushtruesja e detyrës të Presidentit Kosovës dhe Kryetare e Parlamentit Republikës së Kosovës e mbajti një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë në Tiranë. Pa e zënë në gojë fare UÇK-në, nuk pati dy mend të tregojë se ka lidhje gjaku me Sulejman Vuçiternën, që e “paska vrarë Enver Hoxha”?.  E s’e dikë më të afërm ia paskan vrarë serbët, dihet e nuk dihet, por ajo nuk e dinte se ku ishte Sulejman Vuçiterna, në ofensivën e Rregjimentit famëkeq “KOSOVA” në janar-shkurt 1944.  E zonja ushtruese e detyrës Presidentit Kosovës, është dashur ta lexonte njëherë e mirë “Dosjen Sulejman Vuçiterna”, e pastaj ta përmend emrin e tij në foltotre, duke e keqpërdorur mikëpritjen, ku i mori nja katër duartrokitje fare të ftofta, por jo prej depuetëve që e njohin historinë. E vërteta, e di që është një kërkesë në Tiranë që mos të botohen shkrimet e mia, se po na e prish “vllazrimbashkimin” me Serbinë. Ore kryadministrator me BaHa (!), unë nuk shkruaj kundër kombit serbian, por shkruaj me argumente për një politikë koloniale të pushtetit serbian, që ka rrëshqitur deri në gjenocid. Pra shkruaj për një politikë që i ka bërë nderimet më të larta Esat Pashës (të cilin ka zëra në Tiranë që provojnë ta rehabilitojnë një tradhëtar me damkë.). E kjo do të thotë ta nxijnë patriotizmin e Avni Rrustemit. Nuk u kalon kjo politikë e hienave të “pyllit”. Larg keni shkuar ju oportunistë politikë, rruga juaj nuk do të jetë e gjatë, herdo kurrë do ta kuptoni se notoni në gënjeshtra dhe në rreth të thatë.

E vërteta, Presidentja në detyrë Vjosa Osmani në Tiranë krijoi një avantazhë politik, sepse ua përplasi m’u në Parlament faktin se ata që çojnë ujët në MINI SHENGENIN Ballkanik, ata njëherit e injorojnë dhe gjenocidin serbian ndaj shqiptarëve për dy shekuj. Çështja vijuese e përparësisë së Vjosa Osmanit, ishte se ajo në pjesën më të madhe të fjalimit, ishte e drejtë për drejtë, fakt ky që dëshmoi se Republika e Kosovës po krijon një plejadë politikanësh siç është edhe Albin Kurti, që nuk pranojnë kurrfarë servilizmi apo inferioriteti. E m’u kjo politikë DEMAÇIANE  i nevojitet Kosovës. Natyshisht se politikanët e këtij niveli në rend të parë që shikojnë në ardhmëri, nuk është e panevojshme që ta njohin shkëlqyeshëm historinë. Por, në këtë njohje të historisë në rend të parë kryen punë filozofia e historisë, sepse ajo është mbretëreshë e shkencave shoqërore. Pra, marrë në përgjthësi, jo vetëm Vjosës i duhet ende punë për një politikan të nivelit të Adem Demaçit. Pse po e them këtë. Riçard Hollbruk dihet se ka qenë njëri ndër diplomatët e fuqishëm të SHBA-ve në fund të shekullit XX. Me gojë të vetë ma ka thënë në një takim jo të rastësishëm: “Jam njeriu i tretë në hierarkinë e pushtetit në SHBA. Jam takuar me mijëra diplomatë. Askujt nuk ia kam drojën. Por kur e di se duhet gjatë këtij viti që po takohëm me ADEM DEMAÇIN, këtij njeriu jo që ia kam drojën, por ia kam edhe respektin, se për një vendi të vogël dhe një popull që ka popullsi sa një lagje e Nju Jorkut, ky njeri NUK ËSHTË INFERIOR. Ta thotë të vërtetën dhe nuk të bënë lajka, por të respekton, fakt ky që të detyron për ta admiruar si karakter dhe si njeri që i ka kryer punë kombit që nuk do të mund t` i kryenin nja dhjetë divizione ushtrake moderne”. ( Nga takimi konfidencial, dhjetor 1998, Prishtinë. Vinte nga Shkupi).

A ka mundësi sot që shumë

 shqiponja të bëhën korba?

Po, po e dimë se ka edhe Koçi Xoxe të gjallë sot në Tiranë dhe Prishtinë, e që janë pushtetarë, sepse nuk e dinë Dosjen e tij në Beograd, që peshon nja 2115 faqe fëlliqësira të çdo lloji, madje duke e akuzuar edhe Leo Fraindllingun, se: “kishte shkruar më 1913 për mizoritë serbe ndaj shqiptarëve, jo nga pozitat Leniniste”.

Me këtë fjali tregohet se korespodencën: Enver Hoxha-Leo Fraindlling, për GOLGOTËN SHQIPTARE 1912-1913, e lexonte Koçi Xoxe në Tiranë, dhe e stoponte Aleksandër Rankoviçi dhe Vllada Zeqeviçi (popi) në Beograd. Lidhur me këtë, më kujtohet kur gjyshja QAMILE (një malësore e shkolluar për kohën) më 1957 u tha tre burravecëve në odën tonë në Ballofc të Llapit: “Ju filluat më 1941 t`i maltretoni disa gra serbe. Marre ju koftë. Nuk ngucën gratë dhe fëmia.

Ato ligësi i bëjnë vetëm burravecat që kanë tru bubrreci. Por kurrë nuk guxuat ta vrani Bozhidar Paunoviçin, që m’i ka pre, gri e djegë në zjarr  54 anëtarë të familjes në Sharban të Llapit, në shkurt 1921”. (Emrat e të vrarëve në 14 katundet e Llapit janë botuar në: HAK, PRAVDA, SHQYPNIA, SHKUMBIMI. E përplotë janë në fondin e KMKK në Tiranë, madje të prezatuar edhe në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë nga Bedri Pejani; madje të publikuar më 1979: H B, “Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941”, Prishtinë 1981, në 458 faqe, me 4211 referenca; e nxjerrë nga doktorata me 1105 faqe, e mbrojtur si doktoratë nga Prof. Dr. Ali Hadri më 15 janar 1979 në Fakultetin Filozofik në Prishtinë).

Pse i theksova këto fakte, për qyqarinë e atij që ka lëshuar kërkesë në Tiranë: mos shkruani kundër Serbisë. Sigurisht këtë urdhër e ka lëshuar Baton Haxhiu!

E në këtë shkrim jam i obliguar si historian ta shpjegoj një fakt. Lexoni  Programin e Komitetit Kosovës dhe do ta kuptoni se më 1918, paria politike shqiptare me seli në Shkodër, 30 vjet para se të aprovohet nga KS, OKB, Konventat e Gjenevës për luftën. E aty tesktualisht thuhet, duke e urdhëruar çdo çetë kryengritëse nacionalçlirimtare 1918-1941, që vepronte në Kosovë, citoj: “NUK GUXONI ME VRA CIVILË SHKIE. KUFOMAT E TË VRAMËVE TË OKUPATORIT, NUK GUXONI T` I VARROSNI PARA SE TË VJENË NJI KOMISION NDËRKOMBËTAR….”

Rasti i tretë, këto ditë Vlladimir Putin foli katër orë me gazetarë. E bëri një krahasim në mes Krimesë dhe Kosovës. E tha se Krimea me referendum paska vëndosë t`i bashkohet Rusisë, e që historikisht dihet se nuk ka qenë pjesë e Rusisë. E Kosova pati mbajtur REFERENDUM për pavarësi më 1991, pra para Krimesë. E pasi që V. Putin qenka principial pse nuk e njohu Republikën e Kosovës me Kushtetutë të vitit 1990, dhe me Referendum të vitit 1991; e pasi që po kërkon histori, ja ku e ke: Kosova deri më 1912 ka qenë pjesë e okupuar e Shqipërisë etnike, edhe atëherë  94% me popullsi shqiptare. U nevojit një shekull luftëra në kohë të ndryshme që “REFERENDUMIN” me fuqinë e armëve ta përseritë UÇK, e më në fund edhe NATO, për ta çliruar së bashku një popull  97% e popullit autokton, pra nuk llogaritën kolonistët sllavë. Po, në Krime, rusët sot janë shumicë dhe aty janë të KOLONIZUAR, duke i larguar vendasit me dhunë shtetërore. Pra duhet të dihet se Rusët në Krime, janë kolonizatorë dhe më në fund OKUPATORË. Pra rusët nuk janë autoktonë në Krime, siç janë autoktonë shqiptarët në Republikën e KOSOVËS. Pra edhe Putini flet broçkulla politike, sikurse në disa nuanca oratorja jonë në Tiranë.

TË MOS HARROHEN TRI DETYRA:

E mbani në mend se Shqiptaria sot i ka 15 milionë banorë me vetëdije të lartë kombëtare. Plus kësaj, UÇK me luftën e saj na ka rreshtuar në miqësi me NATO-n.

Sot Shqiptaria, e sidomos Republika e Kosovës, në anën tjetër, është lënduar shumë rëndë me arrestimin e kreut të UÇK-së nga Gjykata e Specializuar në Hagë. Në këtë sprovë shumë të vështirë, provimi i parë për Republikën e Kosovës është zgjedhja e Presidentit. E në këtë pikë zgjedhja më e mirë do të ishte një konsensus i plotë që: Prof. Dr. Murat JASHARI të nominohet dhe të zgjidhet PRESIDENT i REPUBLIKËS KOSOVËS UNANIMISHT, sepse Familja JASHARI me sakrifica dhe paanëshmëri politike, i tejkalon përmasat kombëtare. Pra kjo zgjedhje,  jo vetëm që na bën nder, por edhe na faktorizon në tërë botën e civilizuar. Faktori numër DY që duhet patur parasysh në këtë kohë të akuzave nga çdo anë, e që duhet mbrojtur si KOMB, është që ta faktorizojmë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pa hezitim, sepse këtu jemi sulmuar me tërë fuqinë e tyre nga armiqët jo të pakët. Faktori numër TRE, është lufta për ta faktorizuar nëpër botë me miq shumë, shtetin e Kosovës. Pra mos të harrojmë, e të përqëndrohemi në këto TRI obligime kombëtare, për ta patur rreshtimin për fitore të reja dhe të sigurta, në dekadën e TRETË të shekullit XXI. Unë mendoj se tërë kombi do të rreshtohet në këtë valle me plotë sprova: ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe politiko-shtetërore.

Ejani të marrim shembull nga historia.

Por mbi të gjitha, Shqiptaria sot, nuk është pa: ABDYL FRASHËRI, MYDERRIZ YMER PRIZRENI, HAXHI SADRIU, HASAN PRISHTINA, MIHAL GRAMENO, BAJRAM CURRI, ISA BOLETINI, IDIZ SEFERI, etj… -të gjithë antiokupatorë. E si kampion të humanizmit nuk duhet harruar kurrë E SHENJTË  NËNË TEREZË  dhe ideologun e emancipimit gjithkombëtar ADEM DEMAÇIN,  me PROGRAMIN E TIJ (LRBSH) nga viti 1964. Pse jo, në këtë grigjë është edhe KRYEPLAKU i PAJTIMEVE,  Prof. ANTON ÇETA.

Prandaj ju të territ, ligësitë po ju ngushtohen, sepse sot informata është fuqi PRODHUESE në shekullin e INTERNETIT.  I dërgoni spiunimet në muze, sepse shumë shpejtë do të zbuloheni. Mendimi, fjala dhe vepra e KOMBIT duhet vënë në lëvizje progresive sot, më shumë se kurrë.

Pse mos të mendohet më thellë

E le të dihet se asnjë lloj mjegulle  nuk largohet pa e shkrirë dielli.

Pra, popull: imitoje diellin dhe rreshtohu me vetëdije kah sakrifica dhe dlirësia, kundër punëve të pista, në mënyrë që varësia dhe varfëria në Republikën e Kosovës, të largohen nga vatrat tona si mjegulla para diellit, ashtu si e larguam robërinë me sakrifica dhe më në fund si porosiste Adem Demaçi më 1964 (LRBSH): “Nëse është nevoja edhe me fuqinë e armës. E nuk ka rëndësi a na ndihmon Lindja apo Perendimi, me rëndësi është se lufta jonë është e drejtë”.

Para opinionit shqiptar shtroj këtë pyetje: Ku ka popull dhe forcë ÇLIRIMTARE që ia fsheh krimet okupatorit dhe hafijeve të tij? Ku ka institucion shtetëror në botë që agjenturat e okupatorit  ja sjellin dokumentet në zyrë dhe ato dokumente t`i përdorë për “humanizëm”? Ku ka person publik shtetëror që arrestohet për një detyrë që së pari është dashur të dihet se kush i ka sjellë Dosjet për tërë zinxhirin komandues të UÇK-së në kryesinë e OVL UÇK? JO, NUK KA. Por Kosova, le të dihet se është ende një koloni moderne, prandaj ka sjellje të këtilla, aq më pak që dosjet kanë ardhur me paramendim, sepse e kanë ditur organizatorët qëndrimin e OVL UÇK. Aq më parë popullit duhet bërë e ditur se jemi në sprovë permanente dhe asnjë lloj hapësire nuk le vakuum të jemi komodë, siç propogandojnë partitë sot. Shkurt e shqip: BE, e sidomos Rusia dhe Serbia, po i frigohen modelit të luftës së UÇK-së.

Njëqindë e pesëdhjetë vite intriga dhe PROGRAME serbe për shfarosjën e shqiptarëve (1836-1999), në stilin: përsërite dhe vetëm përsërite intrigën dhe krimin, sepse diçka nga ky zanat antinjerëzor do të mbetet shembull dhe mbeturinë për të vepruar edhe nesër. Dhe çka është këtu politikë brutale anticivilizuese, është fakti se po përsëritet akuza për të njëjtën pasojë e që është realizimi i një pozite koloniale mbi një popull që nuk është ardhacak, sikundër janë serbët, por është autokton, siç janë shqiptarët. Nuk ka dilemë, Rusia me Serbinë është kthyer në një aksion të turpshëm politik dhe diplomatik, sa që më shumë është kah investohet për ta sulmuar shtetin njomëzak të Kosovës, se sa politika pansllaviste të mbrohet nga mundësia e Luftës Tretë Botërore. E ndaj kësaj fushate të egër ruso-serbe, në Perëndim më shumë po bëjnë sehir, sepse po klithin: “asgjë nuk duhet bërë për drejtuesit e UÇK-ës për një burgim të gjatë, sepse kemi luftuar 78 ditë për çlirimin e vendit të tyre”. Këso shprehjesh apologjike ke mundur të dëgjosh nëpër Evropë nga viti 1924 e deri më shpërthimin e Luftës Dytë Botërore më 1939, atëherë kur shumë kujt i doli gjumi për rrezikun që i kanosej botës, por çdo reagim atëherë ishte i vonuar. E vërteta, për mizoritë e Luftës Dytë Botërore janë shkruar vëllime të tëra studimesh, por nuk është pranuar publikisht ende një fenomen: deri sa në tërë Evropën po ndiqeshin HEBRENJTË, Shqiptaria atyre të përndjekurve, u gjeti strehim. Në realitet, atë humanizëm në Shqipërinë Londineze po duan ta përvetësojnë duke na identifikuar me politikën e Xhafer Devës dhe të Rregjimentiti “Kosova”. E po të hulumtohet detalisht çështja hebreje në viset shqiptare, atëherë më tepër janë shpëtuar hebrej në Shqipërinë Kontinentale, jo më pak se për 1792 persona, madje edhe të atillë të sjellë nga Greqia.  Faktet lidhur me këtë çështje po flenë gjumë në një arkivë afër Fairburgut, por kush t`i botojë, sepse një pjesë e historianëve shqiptarë që janë shkolluar në Vjenë, më tepër kanë prirje t`ia kthejnë pushkën vetit, se sa ta zbardhin të vërtetën. Po çfarë informate mund të jetë, kur një diplomat e viziton një trevë kombëtare për dy ditë dhe ta mësojë tërë historinë(!). Këta dhe ata, së pari, duhet ta dinë se Herman Nojbajer e ka ideuar Divizonin SS “Skënderbeg”, për t`i mbrojtur kufijtë etnikë të Shqipërisë lingustike në 104.000 kilomatra katrore, sipas hartës së vitit 1876. E Divizioni SS “SKËNDERBEG” në asnjë veprim kurrë, kurrë nuk ka pasë punë me Hebrenjë. Këtë histori po përpiqen serbët për dy shekuj ta përdorin kundër shqiptarëve. Pra te ky qëllim mbështet Serbia që i përpiloi 35 programe për të na shfarosur (1836-1999).

Tani po i kthehem një plage që po më dhemb sikur me m’i vënë thikat e helmatisura në kurriz. Evropë dyfytyrëshe, Perëndim i admiruar, SHBA të respektuara me tru e të dashura me zemër, ju nuk e dini në përgjithësi fare historinë e popullit shqiptar, si populli më i vjetër i Ballkanit dhe Evropës.

"Qyteti fantazmë” ku të rinjtë dynden për të punuar në Angli

 Përgatiti Flori Bruqi 

Kukësi, “qyteti fantazmë” ku të rinjtë dynden për të punuar në Angli Me qindra të rinj që largohen për të punuar në Angli , një komunitet shqiptar është kthyer në një “qytet fantazmë”, shkruan në një reportazh Daily Express  dhe  https://boldnews.al/ për Kukësin.


Ura e Kukësit kalon me sukses testimet përfundimtare – Radio Energji


 Artikulli i plotë: Ramizi, i cili pësoi goditje në tru, qau në kujtimin e djalit të tij që u largua nga qyteti i Kukësit për të punuar në Londër me qëllim për ta ndihmuar. Duke u dridhur mes të qarash, ai tha për Daily Express: 

“I gjithë brezi i ri i Kukësit po shkon në Londër. Ata thonë se është e vend i shkëlqyer për të bërë para.” Ai shqetësohet për djalin e tij, i cili kaloi tre muaj në burgun e emigracionit dhe, kur u lirua, përfundoi duke larë makina. Ramizit i dërgojnë para, por nuk janë shumë, në fakt janë shumë larg pasurisë që reklamojnë ata që janë kthyer nga Britania e Madhe. Shumica e makinave që qarkullojnë në rrugën kryesore të Kukësit janë Mercedes të rinj, të shtrenjtë dhe BMW me targa britanike.




SHQIPERIA IME - Gjallica, Kukës - Albania <3 | Facebook

Gjallica 







Stroke victim Ramiz
Ramizi, i cili pësoi goditje në tru


 Që nga viti 1990, popullsia e zonës është pothuajse përgjysmuar për shkak të migrimit. Osmani, një tjetër banor, tha: “Është gjëja më e keqe që mund të ndodhë. Kur i gjithë brezi i ri shkon jashtë shtetit. Si mund të mbijetojmë dhe të jetojmë këtu? Nuk e di si do t’ia dalin njerëz si ne, ne jemi të vjetër.” Osmani ka dy fëmijë në Britaninë e Madhe, një vajzë në Cardiff dhe një djalë në Londër. “80% e familjeve kanë të paktën një fëmijë në Angli”, tha ai. Osmani beson se realitetet e jetës në Angli  nuk përputhen me mitet që po shesin të rinjtë në Shqipërinë rurale. Pavarësisht se ka kaluar shumë kohë në Angli, djali i tij mezi ka qenë në gjendje të përmirësojë jetën e babait të tij.
Sadije Cenaj, banore e një fshati aty pranë

 “Djali im u përpoq të më ndihmonte dhe më dërgoi disa para xhepi, por jo shumë siç thonë mediat.”

65 VJET "Ju flet Kukësi...”





Kjo sigel zanore që u përhap më 16 tetor 1959, nga katër altoparlantë, që vareshin në pemët e qytetit të vjetër të Kukësit, hapi rrugën e një radioje, që në jetën e saj të gjatë do të bëhej një legjendë e informimit në gjuhën shqipe. 

Sigla që ende shoqëron mëngjeset e mijëra dëgjuesve, nuk është ndalur në këta 65 vjet. 

 Kjo radio i afirmoi vlerat në ruajtjen e ndjenjës kombëtare të gjuhës, kulturës dhe historisë komëtare , sidomos te shqiptarët jashtë kufijve në Kosovë , Maqedoni Veriore ,Malin e Zi ,Luginën e Preshevës ,Qamerisë e Diasporës  për të cilët u ngrit dhe ky radiostacion që më pas do të identifikohej me vetë qytetin e Kukësit.


 Në qytetin e vogël, njerëzit që nuk kishin dëgjuar më parë radio, habiteshin kur nga altoparlantët në vatrat e tyre, hyri vala e Radio Kukësit, që u bë pjesë e pandarë e jetës së tyre. 
 Fillimi ishte krejt i natyrshëm. Një program i improvizuar, një tribunë ku ngjitet ish-presidenti Haxhi LLeshi, për të prerë shiritin ishte dita e fillimit të kësaj radioje që ishte e dyta në vend, për nga rëndësia dhe numri i dëgjuesve, pas Radio Tiranës. 

Qyteti dhe rrethi i Kukësit kanë jetën e tyre në këtë radio, që nga viti 1959 e deri më sot. Koha vlerëson si të pazëvendësueshme punën e radios që identifikohet me emrin e qytetit.

Radio Kukesi bas-relief

Socialist Albania was a colourful place in its time. Banners would decorate cities on anniversaries of important occasions, such as the Day of Liberation from Fascism, and when conferences and congresses were taking place banners and posters would celebrate these events. Slogans, often quotes from Marxist-Leninist leaders, would call upon the people to work to build Socialism in opposition to a hostile world surrounding the small Balkan country. Many of these symbols of the building of a new society were temporary and would be replaced when another anniversary arose or a different meeting was taking place. However, there were a number of more permanent works of art transmitting this message and one of them is the bas-relief over the main entrance to the local Kukesi Radio Station in the eastern town of Kukes.

(Such decorations would be branded and dismissed as ‘propaganda’ in capitalist countries. They don’t seem to accept or recognise that the advertising hoardings and the signs that abound in city streets to encourage people to buy – often things they don’t really need and often with money they don’t really have – are that social system’s propaganda tools to ‘sell’ the consumer society that is a fundamental of the capitalist system.)

As with many socialist realist artistic creations there is a common theme running through them so images appear again and again with the slight change being determined by the context. Here the central figure is of a worker marching forward. He is dressed in his working clothes with his jacket loose and flowing behind him as he goes forward.

Bas relief on Radio Kukesi - 01

Bas relief on Radio Kukesi – 01

He is the personification of Albania as it confidently marches forward to a new future. He is fit and healthy and the muscles show on his bare arms. And he needs to be fit as he is carrying a flag pole to which is attached a large national flag – the red flag in the centre of which is a black double-headed eagle with a golden star above the two heads.

This flag is held high, over his right shoulder, with his right arm, slightly bent, as he grips the pole at the point where it meets the flag. His left hand is holding the bottom of the pole, the left arm being bent at 90 degrees across his chest. In this way he keeps the banner steady as it gets taken by the wind and streams out, from left to right, above his head.

So here we have Socialism, especially Socialist Albania, with the workers being the only class that can take society forward to a new society.

The bulk of the rest of the image puts this into the specific context of the radio station. In the top left hand corner there’s a large five-pointed star, the two right hand points being obscured by the body of the worker and the flag. From this star radiate the lines and the concentric circles that have been the international symbol of radio since the very first days.

To complete the original work the words ‘Radio Kukesi’ appear in stone, spanning the whole of the narrow edge of the rectangle which holds the bas-relief. It’s also good that those who have been in charge of the decoration of the building have expanded the idea of radio waves continuing to go outwards, with green arcs on a red background, getting gradually longer and thicker, as they move away from the bas-relief.

Originally we would have had the idea not only that the building is a radio station but also the idea that this is Communist truth that is being broadcast. Again, this would be called propaganda by the capitalist and imperialist countries something which they never broadcast, all news in their media being entirely balanced, objective and having no political context whatsoever.

And here, coincidently, we have an example where the different post-Socialist governments (which one exactly I don’t know) since 1990 have used art to distort the truth. Or better to say have distorted the original message by changing the elements on show.

If you look at the top left hand corner you’ll see that there’s a solid star within the bigger star. This seems strange and really you have to ask yourself why would the original artist would have included something redundant when it breaks up the clean and flowing lines of the rest of the bas-relief.

Bas relief on Radio Kukesi - 04

Bas relief on Radio Kukesi – 04

The answer is that this second star hides what was originally in the central circle of the main star.

It’s not immediately clear, and almost impossible to see with the naked eye from street level, but here there are the remains of two elements that were very important in Albanian Socialist iconography. Peaking out on the left hand side of the top point of this new star is the end of a rifle barrel. Needing a little bit more imagination, but obvious when you know what to look for, on the right hand side of this point you can see the end of the cutting edge of a pickaxe.

This is in reference to the revolutionary slogan of the Party of Labour of Albania, which was: ‘To build Socialism holding a pickaxe in one hand and a rifle in the other.’ This means that Socialism can/could only be built by the efforts of the workers through their labour but any advances would have to be defended by the gun if necessary. (This symbol is more evident on the neglected, but still existent, emblem over the erstwhile Party HQ in Peshkopia.)

This particular act of vandalism was done with some forethought, the texture of the new star in some ways mirroring that of the flag. A work that was done through ignorance but not with a total lack of intelligence.

(Reactionary attempts to alter history can, perhaps, be better understood if you consider the monstrosities that go under the name of art that have been placed in public spaces in Tirana (especially) in recent years or the travesty that seeks to honour a young female partisan, Liri Gero, in the town of Fier.)

I don’t know why the new capitalists in Albania do this, appropriating the past but in a vandalised form. Probably because they lack the imagination to put a real artistic alternative in its place. The problem for capitalism is that it cannot put symbols of its political position on such public display as it would only serve to remind the majority of people that they are missing out on something. And there’s only so many times you can place a Coca-cola bottle in such a location before even fans of the poisonous concoction get fed up.

This sort of vandalism is not unknown in ‘free’, capitalist Albania. The most glaring, and most criminal, example is the way the mosaic on the façade of the National Historical Museum has had part of its political message torn from view. That act of political, state sponsored vandalism only being surpassed by the present criminal neglect that sees more and more holes in, and damage to, the mosaic as time goes on.

Individual, mindless vandalism also take place and one example that springs to mind is the way that the name ‘Enver’ (from Enver Hoxha, the leader of the Party of Labour of Albania from its inception till his death in 1985) had been (partially) scratched away from the book in the arms of the young girl in the Bestrove mosaic, just outside the port town of Vlora.

I’d prefer that these examples of Socialist Realist Art were totally destroyed (as were the statues of Enver Hoxha) rather than the ‘new’ old capitalist society appropriating it for its own ‘benefit’. I believe that Albania has some wonderful examples of a new and vibrant art form that will be further developed in the future, if not first in Albania in some other country. But this new art form, and movement, can only benefit the working class when it’s in a position of power, without that power these images are devoid of meaning.

For reasons that are far too complex to go in to here Socialism in Albania failed because of a number of fundamental mistakes, similar but equally disastrous mistakes being also made in the Soviet Union, China and Vietnam. When that study is completed the role that art played in the past will be an important component in understanding those mistakes of the past to avoid making them again in the future.

Unfortunately, as is often the case, I don’t know exactly when this bas-relief was created or by whom. I only hope that the creator was not the one who vandalised his own work (as was the case in the mosaic in Tirana).

Location:

The Radio Station is at the bottom end of Rruga Dituria, the main street which leads to the bus station and the principal entrance of the town from the north and east.


Flori Bruqi

XHEVAT MEHA : Kosova po përballet me një aktivitet të fuqishëm të rrjetit serbo-rus, i cili arrin deri në nivelet më të larta të partive politike

 Pagat e sektorit publik në Kosovë janë të rregulluara me ligj, ku baza kryesore e këtij rregullimi është koeficienti i përcaktuar. Çdo rritje e pagave duhet të bëhet përmes rritjes së koeficientit, pasi kjo është mënyra e duhur për të ruajtur funksionin dhe qëllimin e rregullimit të pagave në sektorin publik. Rritjet e pagave që nuk respektojnë koeficientët e përcaktuar shkelin këtë parim dhe dëmtojnë sistemin e pagave në sektorin publik.


Problemi me koeficientët ka filluar që nga momenti kur është proceduar ligji për rregullimin e koeficienteve. Kur ky ligj është proceduar, ka pasur një pranueshmëri të ngushtë për koeficientët e përcaktuar, e cila nuk ka mundur të sigurojë një dakordësi të gjerë shoqërore. Pranueshmëria e gjerë mund të arrihet vetëm nëpërmjet një diskutimi të hapur dhe gjithëpërfshirës, ku të gjithë aktorët shoqërorë të kontribuojnë me argumente të qëndrueshme. Ky lloj diskutimi ka munguar plotësisht, dhe si pasojë, kemi një papajtueshmëri të gjerë për koeficientët që janë përcaktuar.

Rritjet e pagave nga ana e qeverisë, të cilat shpërfillin koeficientët, po e dëshmojnë gjithashtu se edhe qeveria vetë nuk ka një pranueshmëri për këta koeficientë, që është shumë shqetësuese. Kjo krijon pasiguri dhe çon në një humbje të besimit në sistemin e pagave të sektorit publik.

Gjithë kjo situatë rreth rregullimit të pagave të sektorit publik nuk është rastësore. Kosova po përballet me një aktivitet të fuqishëm të rrjetit serbo-rus, i cili ka një shtrirje horizontale në të gjitha institucionet e Kosovës dhe një shtrirje vertikale që arrin deri në nivelet më të larta të partive politike. Me një shtrirje të tillë, krijimi i kaosit dhe konfuzionit bëhet shumë i mundshëm. Krijimi i tensioneve, konflikteve dhe mospranueshmërisë është një program i Serbisë për Kosovën, i zbatuar nga ky rrjet serbo-rus në territorin e Kosovës.

Diskutimet e sinqerta, pranueshmëria e gjerë dhe rregullimi i qëndrueshëm dhe funksional i pagave në sektorin publik janë themelet mbi të cilat duhet të ndërtohet shteti i Kosovës. Por ky proces është bllokuar dhe penguar nga ndikimet e jashtme dhe ndërhyrjet e këtij rrjeti serbo-rus, që po vepron në Kosovë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...