Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/20

Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”

 Departamenti i Historisë i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës organizon sot seminarin “Afabeti Shqip dhe Identitetit Kombëtar.

Ata do ta organizojnë këtë ngjarje në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë, Fakultetin e Shkencave Sociale nga Universiteti i Shkodrës dhe Institutin Albanologjik.

Seminari fillon nga ora 11:00 dhe mbahet në Fakultetin Filozofik, gjegjësisht në sallën numër 127.

Ukraina ka lëshuar për herë të parë raketa Storm Shadow britanike me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.

 Ukraina ka lëshuar për herë të parë raketa Storm Shadow britanike me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.

Kjo ka ndodhur pas disa muajsh kërkesash nga Britania e Madhe për të marrë miratimin e SHBA-ve për përdorimin e këtyre raketave për sulme në territorin rus.

Një zëdhënës i kryeministrit Keir Starmer, theksoi se zyra e tij nuk do të komentonte për çështje operative.

Zhvillimin e raportoi fillimisht bloomberg, duke cituar një zyrtar perëndimor të paemëruar.



”Nuk e përjashtoj mundësinë, deri te Lumir Abdixhiku kam me bë kallëzime penale”, tha Faton Peci.



Peci nuk falë, paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci,


Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se është duke përgatitur kallëzime penale për disa figura të LDK-së, përfshirë Lumir Abdixhikun.
 Këtë ai e konfirmoi, ndërsa fliste mbi pretendimet për shkelje të parasë publike. 

Kurti's government has abandoned its duties, claims Abdixiku - Euronews Albania

 Ajo që dua të bëjë publike është se unë bashkë me disa ekspertë ligjorë jemi duke bërë përgatitjen për kallëzime penale për disa akterë të involvuar brenda LDK-së, e unë nuk do t’i kursejë prej atyre që kanë dalë në terren e deri tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku”, tha ai. ”Nuk e përjashtoj mundësinë, deri te Lumir Abdixhiku kam me bë kallëzime penale”, tha  Faton Peci.

Vlladimir Putin dhe Donald Trump do të diskutojnë fundin e luftës në Ukrainë

Presidenti rus  Vlladimir Putin është i hapur për të biseduar me presidentin e sapozgjedhur amerikan  Donald Trump për një armëpushim me Ukrainën, shkruan Reuters me etiketën ‘ekskluzive’ dhe sjell kushtet në të cilat Vladimir Putin do të pranonte të bisedonte me Donald Trump për Ukrainën, transmeton Floripress

 Reuters citoi pesë burime të njohura me situatën në Kremlin, të cilët pretendojnë se dhënia e lëshimeve të mëdha territoriale për Ukrainën është jashtë diskutimit dhe këmbëngulin që Kievi të braktisë anëtarësimin në NATO. Donald Trump, premtoi se do t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë kur të vijë në pushtet. 

Në atë kohë, rusët intensifikuan aktivitetet ushtarake dhe avancimet në frontin ukrainas, në mënyrë që, sipas ekspertëve, të kishin një pozicion më të mirë kur dhe nëse zhvillohen negociatat. Reuters kujton se Moska kontrollon një pjesë të konsiderueshme të territorit ukrainas me madhësinë e shtetit federal të Virxhinias dhe se trupat ruse po përparojnë me të njëjtën shpejtësi si në fillim të pushtimit, apo agresionit kundër Ukrainës në shkurt 2022.

“Fillo dhe ndrysho” : Situata e sigurisë në Serbi e tendosur

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thirrur seancën urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në orën 12:45, transmeton "Floripress" ...
   Kjo mbledhje u caktua për shkak të protestave që u mbajtën dje e sot në Beograd dhe Novi Sad. 

 Në këto protesta pati tensione të shumta. U raportua se policia përdori dhunë ndaj protestuesve. Janë publikuar edhe pamje të arrestimit të politikanëve të opozitës në Serbi. Sava Manojloviq, lideri i lëvizjes “Fillo dhe ndrysho”, është transferuar në Qendrën Emergjente, ka thënë zëdhënësi i lëvizjes transmeton Nova.rs. Në të njëjtën kohë, deputetët e opozitës dhe këshilltarët e qytetit po bllokojnë gjykatën në Novi Sad për shkak të aktivistëve të arrestuar që kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e Novi Sadit në Stacionin Hekurudhor nga e cila mbetën të vdekur 15 persona.

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet dhe s'po i pengon askujt

"Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk është kundër. Kjo është një temë artificiale. Është një temë që po mundohen ta imponojnë”. Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke folur për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe për ligjin për gjuhët. Ai theksoi se gjuha shqipe nuk po rrezikohet në këtë shtet. “Më besoni, këtu nuk bëhet fjalë për shqetësim, askush nuk është kundër gjuhës shqipe, përkundrazi ja unë jam kryetar i Qeverisë, askush nuk është kundër, as në Maqedoni, kjo është një temë artificiale. Kjo nuk është temë e cila dikujt i pengon ose nuk I pengon, kjo është një temë që po mundohen ta imponojnë po këto hije nga e kaluara se nuk kanë temë tjetër, më besoni”, deklaroi Mickoski. Tutje ai tha se ‘Ligji për Gjuhët’ për pesë vite ka qëndruar në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe pikërisht tani në qeverisjen e tij kjo temë po kthehet në në rend dite. “Epo, pikërisht kjo është pyetja, se si këta të njejtit gjyqtarë kushtetues, të votuar nga shumica e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së, i kanë mbajtur të gjithë këto në sirtar për 5 vjet dhe tani papritmas kur erdhi një qeveri e re, një qeveri pro-evropiane, nje qeveri reformatore, op atë e nxorrën ne siperfaqe, perndryshe nuk e di a njihni antropologjinë për ligjin e gjuhëve, dhe kjo që sot është para Gjykates kushtetuese, unë pyeta pak dhe u interesova. Ajo që sot eshtë përpara Gjykatës Kushtetuese janë praktikisht tre nene nga ligji për përdorimin e gjuhëve që kanë të bëjnë me kontestet para gjykatave”, deklaroi kryeministri maqedonas. Mickoski tha se përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni të veriut nuk po rrezikohet. Madje duke folur për një rast specifik, ai theksoi se sa të jetë ai i pari i shtetit “Vallja e Shotës” do të luhet në mes të Shkupit. “Në Shkup është luajtur edhe Shota edhe Kolo sërbe, është luajtur edhe Qyqeku turk dhe vallja e vështirë maqedonase, dhe do të luhet. I tillë është shteti dhe ne jemi të bashkuar në diversitetin, dhe do të vazhdohet te luhet. Deri sa të jem unë kryetar i Qeverise do te luhet se në atë mënyrë ne afrohemi e jo të ndahemi”, deklaroi ai. I pyetur për letrën e Ali Ahmetit që i dërgoi atij rreth heqjes së mekanizmave mbrojtës për komunitetet dhe ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Mickoski tha se Ahmeti i kwrkoi atij qw t’i urdhërojë gjykatësit kushtetues të mos e bëjnë atë. “Thelbi i letrës së tij është: po të drejtohem Hristijan t’u thuash gjykatësve kushtetues të mos e votojnë këtë që është në rend dite në Gykatën kushtetuese. Së pari, nuk i njoh, do e përsëris. Së dyti, ai dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë votuar, nuk i kam votuar unë. Ai ishte deputet në Parlament dhe ai i ka votuar. Si mundet unë t’u them gjykatësve kushtetues të cilët nuk I njoh fizikisht”, tha ai.

i riu nga Tirana , Martin i i mbylli sytë përjetë nga një goditje me thikë në zemër: Një minut heshtje për të gjithë Shqiptarinë !

Shkolla “Fan Noli” është një shkollë 9 -vjeçare në qendër të Tiranës, ku ka mjaft pjesë të komunitetit të 5 majit. Pra me fjalë të tjera Fan Noli nuk është Fan Noli i dikurshëm, pasi asnjë shkollë nuk është e dikurshme. Është një shkollë gjithsesi elitare në Tiranë.

Kush ka faj për tragjedinë e “Fan Nolit”?!

Nga FLori Bruqi 



Ndaj ka bërë përshtypje tragjedia e tmerrshme ku nxënësit e saj u therën mes vedit e lanë një të vdekur dhe të plagosur. Historitë e thikave dhe dorezave nuk janë të reja në shkollat e Tiranës, madje edhe para 1990, kur ai që e bënte nuk do pipëtinte më. Ka një relacion zyrtar mes ministrisë së Brendshme dhe ministrisë së Arsimit në vit më parë kur ishte Taulant Balla në krye, sipas të cilit shkollat do të jenë në një farë mënyre “komisariate policie”. Dhe ashtu kanë qenë realisht për kohë, madje çdo mëngjes edhe policë bashkiakë ndiqnin trafikun. Por duket se me ndryshimin e gardës dikasteriale nuk është njësoj protokolli, i cili ligjërisht nga ministri i ri Ervin Hoxha nuk është kundërshtuar apo revokuar. Por policë në shkolla nuk ka pasur. Në të vërtetë jo vetëm në shkolla, policë nuk se ka pëërveç postblloqeve që janë si konferenca shtypi. Tërheqja e policisë nga shkollat është e pakuptueshme, madje e pamendueshme. Natyrisht që një ngjarje nuk përfaqëson fenomenin por është një lakmus i qartë, e sherre të tilla ndodhin çdo ditë para shkollave të qendrës së Tiranës. Policia nuk ja del dot t’i ndjekë të gjitha por ka mundësi që me anë të një strategjie, t’i tregojë gangsterave të vegjël që është prezent në terren. Që tu fusë frikën. Pra për ngjarjen e Fan Nolit e ka fajin policia, ndaj ministri duhet të dalë të flasë për ngjarjen! Martini 14-vjecar nuk jeton më. Ai mbylli sytë përjetë nga një goditje me thikë në zemër. Aty, mu pranë rrethimit të shkollës 9-vjecare “Fan Noli” që ai frekuentonte. Autori i dyshuar, shok shkolle me Martinin u arrestua nën dyshimet për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Sherri mes tyre nisi për rrjetet sociale. Një dramë e madhe që ndodh përditë në shkollat shqiptare. Si nënë e dy fëmijëve që frekuentojnë shkollën publike, jam e mirëinformuar për cfarë ndodh realisht. Sa dramatike është situata më bullizmin, dyshimet për abuzime, dhuna e deri tek mbajtja e armëve të ftohta pa leje. Shoh dhe raportoj ditë pas dite sesi shiten doza droge në ambjentet rreth shkollës duke u helmuar fëmijët, e sesi tregtohet alkool. Sherret nisin në bankat e shkollës, e për fat të keq përfundojnë me ngjarje tragjike jashtë dyerve të tyre. Mbart cdo ditë shqetësimin cfarë ndodh në shkollë me fëmijët e mi, me shokët e shoqet e tyre. Pas ngjarjes tragjike të Martinit, besoj cdo baba e nënë e ka kaluar nëpër mendjen e tij; po sikur të ishte fëmija im, Për tu kthyer tek Martini. Nuk e kam njohur atë. Babain e tij Engjëllin po. Ai punon prej vitesh si kamarier në një lokal përballë SPAK, ku unë ndalem thuajse cdo ditë. Një burrë i edukuar, punëtor dhe shumë qytetar. Kurrë su lodh së shërbyeri gjithkujt. Dje, si për ironi të fatit, ai i rrëfeu një të njohurës time, se më ne fund do të largohej drejt Amerikës. Do ta linte Shqipërinë, me shpresën për një jetë më të mirë për veten e familjen. Ja rrëfeu këtë detaje, teksa i shërbente kafenë. Ende pa u ngritur ajo nga tavolina, Engjëlli largohet i tronditur. I biri ishte vrarë. Mikesha ime më telefonoi e tronditur. Më tregoi bisedën. Si mbajta dot lotët. Engjëlli ishte një baba shembullor. Që u përpoq të përcillte te Martini, modelin e një njeriu që nuk ka turp nga puna, por përkushtohet me shpirt për të siguruar një jetë dinjitoze për familjen. Pavarësisht përpjekjeve titanike ai nuk mundi ta shpëtonte dot Martinin. Nesër në orën 14:00 do ta përcjellë drejt banesës së fundit. Nuk di ende nëse do të vendosë përfundimisht të largohet nga Shqipëria. Por, di që për vrasjen e Martinit e gjithë shoqëria është fajtore. Faji nis që nga familja, pastaj mësuesit, punonjësit socialë, psikologët në shkolla, oficerët e sigurisë, pushteti vendor, ministria e Arsimit si dhe policia. Ne si shoqëri nuk po mundemi dot të krijojmë modele të mira për fëmijët tanë. 

A minute of silence for Martin Can, in the match

     Një minut heshtje për të gjithë Shqiptarinë 


Të edukojmë brezin. Nuk po mundemi tu japim fëmijëve tanë një shpresë për të ardhmen. Shteti ka dështuar duke mos krijuar mekanizma mbrojtës. Sytë e pafajshëm të Martinit duhet të na trondisin të gjithëve. Të mos na lënë të flemë gjumë të qetë. Të reflektojmë thellë. Sot duhet të jemi të gjithë, nëna, babai, motra, vëllai i Martinit. Nëse këtë së bëjmë me urgjencë, nesër do të jetë shumë vonë. 
Mbrojtja e fëmijëve është emergjencë kombëtare në të gjithë Shqiptarinë!







Një video skandaloze ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një adoleshent është tallur me vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë. Adoleshenti që u procedua sot dhe me banim në SHBA thoshtë në video se “mirë ia bënë”, ndërsa ai cilësohej nga personat rreth tij si “gjuajtës”. Menjëherë pas publikimit të videos, i mituri është proceduar penalisht edhe nga policia. Pas kësaj, i mituri ka kërkuar falje për fjalët që ka thënë. Ai tha se iu kërkon shumë falje të afërmve të viktimës dhe të gjithë shqiptarëve. “Kam bërë shumë gabim. I kërkoj falje djalit që ka nxjerrë foto. I kërkoj shumë falje familjes, u kërkoj falje të gjithëve, shokëve të atij, shoqeve të tij, ju kërkoj falje të gjithë shqiptarëve. Është gabimi im, më falni, më falni, më falni”, ka thënë në mesazhin e tij i mituri.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...