2025/01/11
Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane
Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!
Shkruan: Florim Zeqa
Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve nga të vdekurit, aq ka pasur nevojë të pastrohen listat e partive politike nga spiunët dhe udbashët, nga bijtë dhe bijat e tyre që kanë vërshuar listat e të gjitha partive tona politike!
Politika dhe institucionet të stërmbushura me udbash
Arsyeja pse institucioet e shtetit të Kosovës po hezitojnë në nxjerrjen e ligjit të lustracionit dhe dekriminalizimit, për t'u ditur se kush ka punuar si spiunë e agjentë në kohën e regjimit serbo-jugosllav dhe kush ishin emrat e spiunëve, është fakti se rreth 50 % e politikanëve, liderëve shtetëror, ministrave, zv. ministrave, deputetëve dhe diplomatëve të jashtëm vet apo familjarët e tyre i kanë pasur pjesë të UDB-së serbo-jugosllave.
Disa prej politikanëve të nivelit të lartë dihet botërisht se kanë qenë vegla të shërbimeve sekrete serbe, madje edhe të regjimit Millosheviqian, disa të tjerë i kanë pasur baballarët e sa të tjerë gjyshërit apo ndonjërin nga familjarët e tyre pjesë të UDB-së serbo-jugosllave.
Pa pastrimin e politikës përmes ligjeve të lustracionit dhe të dekriminalizimit do të jetë e kotë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja sepse rezultati do të delë i njëjti për faktin se si pozita ashtu dhe opozita kanë në radhët e veta njerëz të inkriminuar të UDB-së serbe dhe familjarë të tyre, sikurse që kanë edhe njerëz me dosje kriminale të para dhe pasluftës në Kosovë.
Për t’u dhënë fund një herë e përgjithmonë regjimeve të korruptuara dhe të kriminalizuara është e domosdoshme të pastrohet politika dhe institucionet e shtetit nga të inkriminuarit, nga spiunët dhe bashkëpuntorët e UDB-së.
Andaj një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë pa bërjen e ligjit të lustracionit dhe dekriminalizimit.
Për aq kohë të zgjatë prolongimi i këtyre dy ligjeve, Kosova jo vetëm që nuk do mund të ecën para, rrezikon të rrëshqas në mënyrë drastike prapa nën kthetrat e Serbisë, ngase deshëm apo s'deshëm ta pranojmë faktin, Kosova ende është shtet në embrion, e pakonsosliduar dhe e pazhvilluar ekonomikisht, pa ushtri të armatosur mirë dhe në varësi të skajshme nga bashkësia ndërkombëtare.
Shpresat e qytetarëve, në asnjë rrethanë nuk mund t'ua kthejë kjo klasë e korruptuar kusarësh politikë. Këtë mund ta bëjë vetëm një brez i ri, një klasë e re politike, e pastër dhe e padjallëzuar, në shpirtin e së cilës frymon dashuria për atdhe, barazia qytetare dhe respektimi i vlerave sipas meritokracisë.
Si të mbrohen zgjedhjet në Kosovë nga ndikimi i huaj, veçanërisht nga propaganda serbe?
Shkruan: Gëzim Mekuli
Me afrimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, shumë prej nesh pyesim se si mund të mbrohen zgjedhjet në Kosovë nga ndikimi i huaj, veçanërisht nga propaganda serbe. Si mund të mbrohemi si komb politik e si shoqëri nga valët e dezinformimit dhe manipulimit që synojnë të çorientojnë opinionin publik dhe të minojnë procesin demokratik në Kosovë?
Këto janë pyetje të rëndësishme dhe thelbësore, dhe për t’u përballur me to, duhet të reflektojmë dhe të ndërmarrim hapa konkretë për të rritur ndërgjegjësimin, për të parandaluar ndikimet e huaja dhe për të garantuar pavarësinë e votës sonë.
𝑱𝒂 𝒅𝒊𝒔𝒂 𝒌𝒆̈𝒔𝒉𝒊𝒍𝒍𝒂, 𝒒𝒆̈ 𝒖𝒏𝒆̈ 𝒎𝒆𝒏𝒅𝒐𝒋 𝒔𝒆 𝒋𝒂𝒏𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒗𝒍𝒆𝒇𝒔𝒉𝒎𝒆:
𝟏. 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢
Një shoqëri që kupton rrezikun e ndikimit të huaj është më e aftë ta luftojë atë. Propaganda serbe është sofistikuar ndër vite dhe përdor mediat sociale, platformat online dhe madje edhe individë për të përhapur lajme të rreme dhe përçarëse. Prandaj, populli i Kosovës duhet të jetë i vetëdijshëm për teknikat e manipulimit dhe për qëllimet e prapaskenave të Beogradit. Edukimi mediatik është thelbësor për të ndihmuar qytetarët të dallojnë burimet e besueshme nga ato propagandistike.
Ja për shembull në Norvegji dhe SHBA, pas ndërhyrjeve të dyshuara ruse në zgjedhje, janë ndërmarrë fushata masive për ndërgjegjësim publik, duke përfshirë trajnime për analistët mediatik dhe krijimin e qendrave për luftën kundër lajmeve të rreme. Dhe ky edukim mediatik fillon që në shkollat fillore.
𝟐. 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐞̈𝐬
Parandalimi fillon me identifikimin e pikave të dobëta të sistemit të informacionit dhe zgjedhjeve. Kosova duhet të investojë në sigurinë kibernetike për të mbrojtur procesin zgjedhor nga ndërhyrjet e jashtme. Për shembull, në SHBA, pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016, janë zhvilluar sisteme të forta për monitorimin e rrjeteve sociale dhe janë ndërtuar mbrojtje kundër sulmeve kibernetike në infrastrukturën zgjedhore. Në Kosovë, një fokus i veçantë duhet t’i kushtohet parandalimit të shpërndarjes së lajmeve të rreme dhe ndikimit të drejtpërdrejt nga mediat pro-serbe; të cilat shpesh përdorin narrativat e Beogradit për të destabilizuar vendin. Kjo vlenë posaqërisht për mediat që opozita e Kosovës i ka blerë apo i ka nën sundimin e vet.
𝟑. 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢
Lufta kundër propagandës nuk është një detyrë që mund të realizohet nga një institucion i vetëm. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes institucioneve shtetërore, shoqërisë civile (të cilat më shumë ushqejnë propagandën e opozitës se sa që mirren me luftimin e propagandës së opozitës), mediave dhe organizatave ndërkombëtare.
Ja për shembull, në Norvegji, qeveria ka krijuar një njësi të posaçme që bashkëpunon me mediat dhe platformat digjitale për të identifikuar dhe kundërshtuar lajmet e rreme. Po ashtu, Bashkimi Evropian ka ngritur një task-forcë për të luftuar ndikimin e huaj në zgjedhje. Kosova duhet të forcojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë për të pasur qasje në ekspertizë dhe teknologji që ndihmojnë në luftën kundër ndërhyrjes së huaj.
𝟒. 𝐌𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐞
Kosova sa më parë të krijojë një kornizë ligjore që ndalon dhe ndëshkon shpërndarjen e qëllimshme të propagandës dhe lajmeve të rreme që synojnë destabilizimin e shtetit. Mediat që po veprojnë si zgjatime të propagandës serbe ose që përkrahin hapur narrativat destabilizuese serbe duhet të mbahen përgjegjëse. Për shembull, në SHBA, platformat si Facebook dhe Twitter janë detyruar të rrisin transparencën mbi reklamat politike dhe të ndalojnë përmbajtjet që konsiderohen të rrezikshme për sigurinë kombëtare. Në Kosovë, një autoritet i pavarur duhet të monitorojë përmbajtjen mediatike dhe të ndërhyjë kur ajo shkel integritetin e zgjedhjeve.
𝟓. 𝐊𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐬𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞
Lufta ndaj propagandës nuk mbaron me mbrojtjen; kërkohen edhe masa aktive për të penguar dhe dekurajuar ndikimin e huaj. Kosova mund të përdorë ekspertizën teknologjike për të gjurmuar origjinën e dezinformatave dhe për t’i ekspozuar ato publikisht; dezinformatë që shpesh vjen nga opozita, analistët dhe mediat e tyre.
Gjithashtu, ndëshkimi i individëve dhe mediave që përhapin propagandë me qëllim destabilizimin duhet të jetë një prioritet i republikës sonë. Për shembull, BE ka vendosur sanksione kundër mediave ruse RT dhe Sputnik, duke i ndaluar ato të operojnë në territorin e saj. Një qasje e ngjashme duhet të zbatohet edhe në Kosovë për të ndaluar portalet, televizionet, platformat dhe individët (analistët) që përçojnë narrativat destabilizuese të Beogradit.
Pse mos të fillojmë me portalet dhe me televizionet e Prishtinës dhe të Tiranës, të cilat më shumë sajojnë propagandë dhe dezinformacion kundër Qeverisë së Kosovës, se sa që mirren me kundërpropagandën serbe ndaj Republikës sonë të shtrenjtë, Kosovës.
𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,
një kritikë shkon ndaj mediave shqipe të Tiranës dhe Prishtinës që shpesh mbështesin opozitën e korruptuar përmes narrativave serbe të shtrembëruara dhe lajmeve të paqena. Këto media po kthehen në zgjatime të propagandës politike serbe, të cilat jo vetëm që minojnë stabilitetin e Republikës, por edhe e privojnë publikun nga e drejta për t’u informuar saktë dhe drejtë. Kjo propagandë e tyre po krijon ndasi, polarizim dhe, më e rrezikshmja, po krijon mungesë të besimit në institucionet shtetërore; thjeshtë po i marrin popullit oksigjenin publik.
𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,
𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒒𝒚𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗𝒆̈𝒔,
mos u bëni viktima të përrallave të sajuara sall për t’ju manipuluar. Mos e merrni si të mirëqenë çdo gjë që lexoni apo dëgjoni. Hulumtoni burimin dhe qëllimin e çdo informacioni. Hulumto kush është pronari i medias dhe me cilën parti apo me cilin oligark është e lidhur kjo media.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës duhet të marrë seriozisht rrezikun e propagandës dhe dezinformimit dhe të veprojë për të mbrojtur demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë të dashur.
Lufta kundër ndikimit të huaj është një luftë për ruajtjen e Pavarësisë dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës që e kemi fituar me sakrificë, gazep dhe gjak që nga 1878-ta.
A ka fund hipokrizia serbe?
Nga Skender Mulliqi
Duke kujtuar të kaluarën jo të largët të luftës në ish-Jugosllavi,vrasjët shkatërrimet, largimet masive nga vendet e origjinës, dhe ajo që po ndodhë tani më krizën politike dhe më kërëcinime më luftë nga Serbia , mund të konkludohet së sa e rëndësishme ka qenë largimi i ish republikave dhe të Kosovës, nga kthetrat e egra serbe.Ky shtet më hipotekë gjenocidi, është bërë sot problemi kryesor në Ballkan.Nuk po heqin dorë serbët nga politikat ekspansioniste dhe aneksuese të territoreve shqiptare por edhe të tjerëve.Mos ndalja eventuale e hegjemonizmit serbomadh, nga BE+ja dhe Amerika seriozisht mund të këtë pasoja për rajonin dhe më gjerë.
Është e pritshme që pas zhvillimeve të këtij tre vjeqari të fundit më vatra të luftës në Ukrainë dhe në Hamas, të reagohet nga administrata e re e SHBA-së dhe nga BE-ja, për të përdorë ndikimin e tyre në ndaljën e marshimit makabër të diktatorit rus, Vlladimir Putin dhe diktatorit të vogël, në Ballkan, Aleksander Vuqiq.Nuk është koha për inercion dhe mos interesim , por për ndërhyrje në këto vatra të konfliktit , dhe tentimi të futjës së konfliktit më motive ndëretnike të Rusisë dhe të Serbinë edhe në Ballkan.Ta ndalohën gjithë këto urrrejtje e hakmarrje të akumulura dekadash të Rusisë dhe Serbisë ndaj popujve të tjerë, që kan lënë plagë të thella në historinë e kombëve të tjera.Termat e tilla si përshkallëzim , terrorizem, agression , okupim , spastrime etnike , diskriminim , krime të luftës etj, janë product historic dhe në luftën e viteve te 90-ta të shekullit të kaluar të Serbisë shoviniste , deri të shovenisti I fundit në pushtet të Aleksander Vuqiqit.Këto terma po aplikohen në varësi të interesave , paragjykimeve dhe ideologjive serbe pa I marrë fare parasysh interesat e popujëve të tjerë në Ballkan.Kush do që po mban qëndrim ndryshe , po shpallet armikë I Serbisë.Për serbët objektiviteti nuk është I mirëpritur.Ndodhën shumë krime të luftës n ë ish-Jugosllavi, të njërzëve të pafajshem që nuk ish të përfshirë në luftë, dhe Serbia , jo që nuk I dënojë kurrë vrasjët dhe dhunimet e shkatërrimet ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve në BH, por qdo ditë krimineli I luftës , Aleksander Vuqiqi po I lartësona ata, duke ju ngritur shtatore.Qdo përson normal duhet të dënojë masakratë, rrëmbimet, abuzimet dhe dëbimet më forcë, e kilika serboqetnike më logjikë abnormale nuk po i sheh si të dënueshme.
Ndoshta, nga gjithçka ka ndodhur në të kaluarën e largët dhe të afërt dhe nga ajo që po ndodh tani, mund të konkludohet se sa e rëndësishme është bota demokratike të reagojnë më fuqishem dhe më vendosmëri për të ruajtur paqën dhe stabilitetin në Evropë dhe në Ballkanin ende të trazuar .Ta detyrojnë Rusinë e Putinit të heq dorë nga politika pushtuese ndaj Ukrainës , por edhe pretendimeve edhe në rajonin tonë. Shumë njerëz tani janë seriozisht të shqetësuar për mundësinë e radikalizimit të mëtejshëm të konfliktit. Kjo mund të ketë pasoja negative për të gjithë popujtë liridashës.Ne Serbi emisarët e ndryshem nga Evropa dhe Amerika , nuk duhet shkuar për ta lutur Vuqiqin dhe për të kërkuar mëshirë, por duhet dhënë afat të caktuar që të largohet nga logjika e luftës dhe pushtimeve të huaja territiorale, për ta rizgjeruar territorin e saj për të pestën herë .Të luftohën politikat helmuese antshqiptare e pan serbe .Vërtetë duhet pyetur vetën faktori ndërkombëtar , së a ka ndonjë kufi deri ku mund të shkojnë politikat qubrilloviqiane , millosheviqiane dhe vuqiqiane ndaj shteteve fqinje ?Serbia dhe serbët nuk po heqin dorë nga kurorat edhe të dy fashistëve serb, Andriqit dhe Qosiqit .A ka kufij hipokrizia serbe?A po është kufiri imagjinar në kokat e sëmuara të tyre si”popull qiellor”.Koha është në këtë vit që sapo kemi hapëruar të ndalohen marshimet macabre ruso.-serbomëdha në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, për realizimin e ideve raciste të “botës ruse’ dhe të “botës serbe”, sa nuk është bërë vonë….
Sloganet e partive politike dhe mesazhet që fshihen pas tyre – si do të ndikojnë në fushatat zgjedhore?
2025/01/05
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.
Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendlindje, ndërkaq Fakultetin e Drejtësisë e kreu në Sarajevë në vitin 1965. Ishte ndër shqiptarët e parë që punoi mësues nga viti 1958, në Ujmirë të Klinës, pastaj punojë në disa shkolla të Drenicës dhe në Llapushë, kurse në vitet e '60-ta ishte mësues në Jabllanicë. Zeqir Berdynaj i kthehet profesionit të tij prej juristi, profesion ky i rëndë, i vështirë por që ishte me rëndësi të veçantë që edhe shqiptarët të gjenden aty për ta ndihmuar çështjen e shqiptarëve nën një regjim të rëndë e të egër të pushtuesitserb. Prandaj, Zeqiri, këtë profesion e kreu me e nder dinjitet të lartë prej shqiptari sepse, më në fund, Zeqiri rrjedhë nga një familje me virtyte të larta kombëtare nga familja e Mulla Zekë Berdynajt, familje shumë e njohur në Rrafshin e Dukagjinit dhe më gjerë.
Zeqir Berdynaj me krijimtari letrare ka filluar të merret që nga shkolla e mesme, por që krijimtarinë e tij, deri në vitin 2004 nuk e nxori në dritë, ndoshta për shkak të kohërave të liga...
Veprat: 1.”Lisi”,Sh.B.”Albi”, Prishtinë, 2004 2.”Dri ,o Dri”, Sh.B.”Albi”, Prishtinë, 2005 3.”Delfina”, Sh.B.” Druck Art”, Prishtinë, 2005 4.”Rruga e kombit”,”Illyricum”, Prishtinë-Zagreb, 2017 5.”Djali nga Gllogjani”, ”Illyricum”, Prishtinë-Zagreb, 2017. Vepra publicistike: ”Mërgimi rrugë e dështuar”, ”Fjala jonë”, Prishtinë, 1997. Si dhe dy librat e tij që janë në botim: ”Drenusha” dhe “Dega dhe Lisi”, janë vazhdimësi poetike, që gjithsesi shënojnë nivele të reja në krijimtarinë e tij poetike. Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork, Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Zeqir Berdynaj krahas profesionit të tij si avokat, ai nuk ndalon së shkruari, duke e pasuruar krijimtarinë e tij letrare...
Ishte anëtar i LSHK-së , si dhe anëtar i AAAS-it në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Biografia e Zeqir Berdynaj e botuar në Leksikonin Encikopedik të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-amerikane të autorit Flori Bruqi , e gjeni në faqën 521:
https://www.sakra.ch/pdf/Leksikon%20enciklopedik.pdf
2025/01/04
Shefja Ursula von der Leyen është eurodeputete e korruptuar gjermane!
Komisioni Evropian ka reaguar për një video të publikuar nga shefja Ursula von der Leyen, e cila ka shkaktuar reagime të shumta për shkak të përfshirjes së Kosovës si pjesë të Serbisë.
Videoja, që kishte për qëllim mirëseardhjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Schengen, tregon një hartë të Europës me shtetet anëtare të shënuara me ngjyrë të kaltër, ndërsa shtetet jo-anëtare, përfshirë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ishin të shënuara me ngjyrë të bardhë.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është se në hartë mungon vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, duke lënë të kuptohet se Kosova është pjesë e Serbisë.
Ky gabim është vënë re nga shumë përdorues të rrjetit social X, ndër ta edhe politikania gjermane Doris Pack, e cila e pyeti von der Leyen se “Ku është shteti i Kosovës?”.
Pas reagimeve të shumta, videoja u hoq menjëherë nga platformat e Komisionit Europian. Një zyrtar i BE-së theksoi se pamjet u larguan sapo çështja u bë e njohur, duke e konsideruar këtë hap si një përgjigje të mjaftueshme për situatën.
Megjithatë, një përgjigje konkrete mbi qëndrimin e Komisionit Europian për statusin e Kosovës si shtet të pavarur nuk u dha, por tha se “fakti që pamjet u hoqën është mjaft vetë-shpjeguese”.
Theksojë publikisht që zonja Ursula von der Leyen, është politikane e koruptuar e Unionit Evropian e cila vazhdimisht më ka shkruar për rreth 12 muja së bashku më ish ministrin e Drejtësisë së Francës zt.Erik Dupond MOreti, shteta francezo-italian për ti autorizuar këta të heq dotë nga një Grand i dhuruar për mua në vlerë prej 875.000,00 eurosh dhuratë nga e ndjera Maria Hertz.
Zonja Hertz tentonte me dredhira ti merrte këtë dhuratë që rrinë pezull në Thesarin Francez për çka është i njoftuar edhe presidenti francez Emanuel Macron dhe kabineti i tij.
Prokuroria kërkon pesë vjet burgim për Dodikun dhe ndalimin e veprimtarisë politike për 10 vjet
Milorad Dodik (lindur më 12 mars 1959) është një politikan serb i Bosnjës që aktualisht shërben si presidenti i 8-të i Republikës Srpska që ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
- Nga Flori Bruqi Administrata e ish presidentit deri sotëm Joe Biden kishte prioritet diçka ...
-
640 × 480 Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Kërko brenda në imazh Donald Trump & Elon Musk: The Billionaire...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...