Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/01/29

Soros, mbështetësi i shoqërive të hapura, sot mbështet ide dhe individë që kundërshtojnë liritë individuale dhe vlerat e liberalizmit klasik

Edi Rama takohet me George Soros, djali i tij mahnitet nga veshja e  kryeministrit shqiptar
                     Shkruan Flori Bruqi 


Në Shqipëri, në vitin 1997, George Soros themeloi dhe mbështeti gazetën ''Koha Jonë", e cila lëshonte thirrje të njëpasnjëshme për ngritje kundër qeverisë së asokohshme të prof.dr.Sali Berisha, duke inkurajuar një grup komunistësh dhe Partinë Socialiste të realizonin një grusht shteti, duke rrëzuar kështu një qeveri të moderuar (për vendin dhe për kohën).

Judical Watch: Administrata Obama ka ndihmuar aktivistët politikë të Soros  në Shqipëri | Gazeta Shqip

Judical Watch: Administrata Obama ka ndihmuar aktivistët politikë të Soros në Shqipëri


 George Soros, sikundër edhe administrata  e presidentit amerikan Barac Obama duke përdorur pretekstin e krizës, ka financuar me para të taksapaguesve amerikanë grupe mediatike të majta që nga ana e tyre shpienë përpara politika të majta, për më tepër duke bërë propagandë për vet administratën Obama dhe politikat e tij centralizuese dhe anti-liri. 

Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollarë, pjesërisht e ndërtuar falë spekulimeve monetare dhe lidhjeve të tij me politikën. George Soros (shqip: Xhorxh Soros) (lindur më 12 gusht 1930) është një biznesmen amerikan i rreshtuar politikisht dhe ekonomikisht me të majtën amerikane, duke financuar media propagandistike, organizata dhe kandidatë presidencialë si Hillary Clinton dhe Barack Obama.[2][3] Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollarë, pjesërisht e ndërtuar falë spekulimeve monetare dhe lidhjeve të tij me politikën. [3][4][5] Emri i lindjes së George Soros-it është György Schwartz, emri nga familja që u ndryshua në vitin 1936 në Soros për të shmangur antisemitizmin. Soros ka deklaruar se ai “u rrit në një shtëpi hebre anti-semite” dhe se prindërit e tij ndiheshin “jo komod me rrënjët e veta fetare” duke u konvertuar në njëfarë "kozmopolitanizmi" dhe duke parë hebrenjtë të vriteshin..
George Soros është një ateist Xhorxh Soros lindi në Budapest të Hungarisë, më 12 gusht 1930. Në autobiografinë e vet, të titulluar Soros on Soros (Soros mbi Soros-in), ai përshkruan se si si adoleshent ndihmoi në transportimin e pasurive të vjedhura të burrave, grave dhe fëmijëve hebre nga Hungaria, pasi grumbulloheshin dhe transportoheshin në kampet e vdekjes. Ai deklaron se kjo gjë nuk e ka shqetësuar kurrë, dhe nuk e shqetëson as edhe sot. Ai nuk ka keqardhje për veprimet e veta. Ai i mbijetoi pushtimit nazist sepse ishte anetar i Keshillit Ebre qe kishin krijuar nazistet per te fshehur krimet kundr brenjve dhe i ati punonte ne Ministrine Bujqesise, fakt qe e ka bere gjithmone te dyshimte historine e Xhorxh Sorosit per hebrenjte kudo ne bote.


U largua prej Hungarisë në vitin 1947 për në Angli, ku u diplomua në shkollën Ekonomike të Londrës. Gjatë studimeve në këtë shkollë, ai u njoh me punën e filozofit Karl Popper.Pas diplomimit, Soros gjeti një punë si një shitës udhëtues për një kompani të shitjes me shumicë të mallrave të shtrenjta në vendpushimet bregdetare Uellsit. 


Ai e përshkroi këtë periudhë si "pikën më të ulët të jetës sime," dhe shkroi letra për një numri bankash tregëtare që kërkonin punonjës. Ai u pranua në bankën trgëtare "Singer dhe Friedländer" për faktin se drejtor i managimit ishte një hungarez. Në vitin 1954, Soros filloi karrierën e tij financiare në bankën trgëtare "Singer dhe Friedländer" të Londrës. Ai punoi si nëpunës dhe më vonë u transferua në sektorin e arbitrazhit. Një punonjës i bankës, Robert Mayer, i sugjeroi atij të aplikonte për punë në kompaninë shitblerjes financiare të të atit të tij, F.M. Mayer në New York. Në vitin 1956 Soros u transferua në New York City, ku ai punoi si një tregtar financiar i arbitrazhit për F.M. Mayer (1956-1959).Në vitin 1959, pas tre vjetësh në F.M. Mayer, ai u transferua në Wertheim & Co si një analist i Letrave me Vlerë evropiane, ku qëndroi deri në vitin 1963. Ai planifikoi për të qëndruar për pesë vjet, kohë e mjaftueshme për të kursyer 500.000 dollarë. 



Pas kësaj ai u kthze në Angli për të studiuar filozofi. Gjatë kësaj periudhe, Soros zhvilloi teorinë e refleksivitetit të bazuar në idetë e Karl Popper-it. Sipas Refleksivitetit vlerat e tregut drejtohen shpesh nga idetë e gabueshme të pjesëmarrësve, jo vetëm nga bazat ekonomike të situatës. Reagimet refleksive krijohen atje ku idetë ndikojnë ngjarjet dhe ngjarjet ndikojnë idetë. Soros argumentoi më tej se kjo çon në tregjet që kanë cikle të "virtytshme ose vicioze" prociklike zhvillimesh të vrullshme dhe dështimesh, ndryshe nga parashikimet e ekuilibrit të ekonomisë standarde neoklasike. 

Nga 1963 deri në 1973, përvoja e Soros si zëvendëspresident në "Arnhold dhe S. Bleichroeder" rezultoi në pak entuziazëm për punë. Biznesi ishte i plogët pas futjes së taksës së barazimit interesit, e cila minoi efektivitetin e tregëtisë financiare europiane të Sorosit. Ai i kaloi vitet nga 1963 deri në 1966 me përqendrim kryesor të tij në rishikimin e disertacionit të tij të filozofisë. Në vitin 1966 ai filloi një fond me 100.000 dollarë të firmës për të eksperimentuar me strategjitë e tij tregtare. Por ai ishte i motivuar kryesisht nga dëshira për të confirmuar veten si një investitor për të përfituar nga njohuritë e tij të refleksivitetit. 


 Në 1969 Soros ngriti fondin "Shqiponja e Dyfishtë" (Double Eagle) me 4 milion dollarë kapital të investitorëve, duke përfshirë 250.000 dollarë të parave të tij. Ajo u bazua në Kurasao të Antilleve Hollandeze. Në vitin 1973 Fondi "Shqiponja e Dyfishtë" kishte 12 milionë dollarë dhe formoi bazën e Fondacionit Soros. George Soros dhe Jim Rogers merrnin kthimin në pjesën e tyre të kapitalit dhe 20 për qind të fitimeve çdo vit. Në vitin 1970 Soros themeloi "Menaxhimin e Fondacionit Soros" dhe u bë kryetar i tij. Ndërmjet atyre që kanë mbajtur poste të larta në kohë të ndryshme ishin Jim Rogers, Stanley Druckenmiller, Mark Schwartz, Keith Anderson, dhe dy bijtë e SOROS-it. Në vitin 1973, për shkak të konflikteve të interesit që kufizonin aftësinë e tij për të drejtuar dy fonde, Soros dha dorëheqjen nga menaxhimi i Fondit "Shqiponja e Dyfishtë". Ai pastaj themeloi Fondacionin Soros dhe i dha investitorëve të Fondit e "Shqiponja e Dyfishtë" mundësinë e transferimit në Fondacionin Soros ose të qëndronin me "Arnhold dhe S. Bleichroeder". 



 Më vonë fondacioni u riemërua "Fondi Kuantik" (Quantum Fund), sipas parimeve të mekanikës kuantike të Werner Heisenberg. Deri në atë kohë vlera e fondit ishte rritur në 12 milion dollarë, nga të cilët vetëm një pjesë e vogël ishin para të Soros-it. Ai dhe Jim Rogers riinvestuan fitimin e tyre nga fondacioni, si dhe një pjesë e madhe e tarifave të tyre të performancës 20%, duke zgjeruar pjesën e tyre. Nga 1981 fondi ishte rritur në 400 milion dollarë, dhe më pas një humbje 22% në atë vit dhe tërheqjet e konsiderueshme nga disa prej investitorëve e reduktoi atë në 200 milion dollarë. Në korrik të vitit 2011 Soros njoftoi se ai i kishte kthyer fondet nga paratë e investitorëve nga jashtë (me vlerë prej 1 miliard dollarësh) dhe në vend të tyre investoi 24,5 miliardë dollarë nga pasuria e familjes së tij, për shkak të ndryshimeve në rregullat e Komisionit Sigurimeve dhe Shkëmbimeve të Letrave të SHBA. Fondi kishte në atë kohë mesatarisht mbi 20% fitim. Në vitin 2013 Quantum Fund bëri 5,5 miliardë dollarë.Në vitin 1988, Soros u kontaktua nga një financier francez me emrin Georges Pébereau i cili i kërkoi të marrë pjesë në një përpjekje për të mbledhur një grup investitorësh për të blerë një numër të madh aksionesh në "Societe Generale", një bankë e madhe franceze që ishte pjesë e një programi të privatizimit (diçka e krijuar nga qeveria e re nën Zhak Shirak). Soros përfundimisht vendosi kundër marrjes pjesë në përpjekjet e grupit dhe vendosi që të vazhdojë personalisht me strategjinë e tij të grumbullimit të aksioneve në katër kompani franceze: Société Générale, Suez, Paribas, dhe Compagnie Generale d'Électricité. Në vitin 1989, Komisioni i Operacioneve të Bursës (COB-autoriteti rregullator i bursës franceze) kreu një hetim nëse transaksioni i Soros në Societe Generale duhet të konsiderohet tregtim i brendshëm. Soros nuk kishte marrë asnjë informacion nga Societe Generale dhe nuk kishte njohuri të brendshëm të biznesit, por ai e dinte se një grup investitorësh ishte duke planifikuar një përpjekje për blerje. Hetimet fillestare e shpallën Soros të pafajshëm dhe nuk u ngritën akuza por, çështja u rihap disa vite më vonë dhe Gjykata e Lartë franceze konfirmoi akuzën më 14 qershor 2006, por e uli dënimin në 940.000 euro. Soros ka mohuar çdo keqbërje. Në dhjetor 2006, ai apeloi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në baza të ndryshme, duke përfshirë se vonesa 14-vjeçare në sjelljen e çështjes për gjykim parandaloi një proces të drejtë. Në bazë të nenit 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku thuhet se asnjë person nuk mund të dënohet për një vepër që nuk ishte një vepër penale në kohën që është kryer, gjykata ra dakord të dëgjojë apelin. Në tetor të vitit 2011, gjykata e hodhi poshtë ankesën e tij në një vendim 4-3, duke thënë se Soros kishte qenë në dijeni për rrezikun e thyerjes së ligjit për tregëtimin e brendshëm financiar.
Pamfleti




 Në vitin 1956 George Soros u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të grumbullojë pasuri të madhe, nëpërmjet një fondi investimesh ndërkombëtar, të themeluar dhe të drejtuar prej tij. Sot ai është kryetari i “Soros Fund Management LLC”.[nevojitet citimi] Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979 kur krijon në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987). Sot rrjeti i fondacioneve shtrihet në mëse 30 vende duke përfshirë edhe Mongolinë, Haitin, Guatemalën, Afrikën e Jugut dhe SHBA. Këto fondacione ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës dhe institucioneve të një Shoqërie të Hapur nëpërmjet mbështetjes së një sërë programesh rajonale dhe lokale me ide të majta në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, medias, botimeve, etj. Në vitin 1969 krijon Fondin e Investimeve (Quantum Fund).

 Xhorxh Soros është autor edhe i një vargu librash si: Alkimia e Financave(1987), Hapja e Sistemit Sovjetik(1990), Duke Garantuar Demokracinë(1991) dhe autobiografinë Sorosi për Sorosin: Të zotërosh situatat (1995), Kriza e Kapitalizmit Global(1999).






 Xhorxh Soros mban mjaft tituj nderi e çmime të dhëna nga qendra akademike të mirënjohura si New School for Social Research (New York) dhe Universiteti i Oksfordit më 1980, nga Universiteti Ekonomik i Budapesit dhe Universiteti i Yales në SHBA më 1991. Më 1995, Universiteti i Bolonjës i akordoi çmimin më të lartë të tij, Doktor Honoris Causa, për nxitjen e Shoqërisë së Hapur nëpër botë.[nevojitet citimi] Në shtator të vitit 1999, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, i akordoi Xhorxh Sorosit për kontributin e tij në nxitjen e vlerave të shoqërisë së hapur në Shqipëri urdhërin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".







Gazetar i huaj: Soros, mbështetësi i shoqërive të hapura, sot mbështet ide dhe individë që kundërshtojnë liritë individuale dhe vlerat e liberalizmit klasik

Shoku i Batman-it, përshkruan tipin e njerëzve si Soros, të cilët “nuk kërkojnë asgjë logjike, si paratë”, por dëshirojnë të shohin “botën të digjet”. Ndërsa në fillim ishte një përkrahës i shoqërive të hapura, Soros ka ndryshuar rrugë, mbështetur ide të majta dhe shoqëri që kundërshtojnë lirinë dhe barazinë klasike. Elitat politike dhe intelektuale në Indi po komentojnë mbi investitorin miliarder George Soros sipas interesave të tyre. Megjithatë, vërejtja më e mprehtë për njerëz si Soros u bë nga Alfred, shoku i besuar i Batman-it, kur tha: “Disa njerëz nuk kërkojnë asgjë logjike, si paratë. Ata nuk mund të blihen, frikësohen, arsyetohen ose negociohen. Disa njerëz thjesht duan të shohin botën të digjet.” Soros është mes këtyre njerëzve. Në pamje të parë, kjo mund të duket si një kritikë e ashpër ndaj tij. Në fund të fundit, ai është një miliarder që thotë se është i përkushtuar ndaj “lirisë së shprehjes, qeverisjes së përgjegjshme dhe shoqërive që promovojnë drejtësinë dhe barazinë.” Ai nuk është një njeri i pasur gjysmë i arsimuar, që nuk di çfarë flet. Ai ka marrë një doktoraturë nga London School of Economics, ku gjithashtu përfundoi studimet bachelor dhe master. Soros studioi nën drejtimin e filozofit Karl Popper, i cili dha një nga kritikat më të mira të marksizmit në shekullin e kaluar. Libri i Popper-it, Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e saj, e sulmon fuqimisht dhe bindshëm determinizmin marksist. Ai shpalli me guxim: “Historia nuk ka kuptim.” Shtoi: “Ne mund të interpretojmë historinë e politikave të pushtetit nga këndvështrimi i luftës sonë për shoqërinë e hapur, për sundimin e arsyes, drejtësinë, lirinë, barazinë dhe kontrollin e krimit ndërkombëtar. Edhe pse historia nuk ka qëllime, ne mund t’i imponojmë ato qëllime tonat; edhe pse historia nuk ka kuptim, ne mund t’i japim asaj një kuptim.” Popper ishte një liberal klasik që përçmonte revolucionarë si marksistët. “Idetë më të dashura të humanistëve shpesh janë lavdëruar me zë të lartë nga armiqtë e tyre më vdekjeprurës, të cilët në këtë mënyrë depërtuan në kampin humanitar nën petkun e aleatëve, duke shkaktuar përçarje dhe konfuzion të thellë. Kjo strategji ka qenë shpesh jashtëzakonisht e suksesshme.” Duke ndjekur mësuesin e tij të madh, Soros filloi mirë si filantrop në vitin 1979. Ai financoi bursa akademike për studentët me ngjyrë në Afrikën e Jugut gjatë aparteidit. Në vitet 1980, blloku komunist në Europën Lindore, i cili vuante nën autoritarizmin, tërhoqi vëmendjen e tij. Aktivizmi i tij ndihmoi në përhapjen e dritës së lirisë në Hungari, Poloni, Çekosllovaki dhe Bullgari, të gjitha shoqëri të mbyllura. Ai organizoi bursa për studiuesit hungarezë që u sollën në SHBA. Në librin e tij Hapja e Sistemit Sovjetik, botuar në 1990, ai shkroi për shkatërrimin e “monopolit të dogmës [në Hungari] duke ofruar një burim alternativ financimi për aktivitete kulturore dhe shoqërore.” Por kjo ishte atëherë. Ndër vite, Soros duket se ka lëvizur në drejtim të kundërt; në vend që të promovojë shoqëritë e hapura, ai po mbështet marksistët kulturorë që janë armiqtë e shoqërive të hapura dhe lirisë individuale. Trupi që ai themeloi, Open Society Foundations (OSF), nuk është më bartësi i ideve dhe idealeve për të cilat Popper qëndroi; sot, OSF dhe Soros mbështesin njerëz dhe ide që Popper kurrë nuk do t’i miratonte. Soros, i njohur për financimin e lëvizjeve të lirisë gjatë Luftës së Ftohtë, ka kaluar në mbështetje të ideve dhe individëve, që duan të shkatërrojnë strukturat e qytetërimit. Filantropia e tij është zëvendësuar me një lëvizje që mbështet barazinë e rezultateve dhe drejtësinë shoqërore, të cilat janë në kontradiktë me ideologjinë liberale. Ai ka financuar një numër të madh personash në Shtetet e Bashkuara, përfshirë prokurorin e distriktit të Manhatanit, Alvin Bragg, i cili ka ngritur akuza kundër Donald Trump-it. Gjithashtu ka pasur shumë të tjerë që udhëhoqën betejat ligjore kundër Trump-it dhe promovuan aktivitete të tjera të dyshimta si mbështetjen për lëvizjen e dhunshme Black Lives Matter, kufijtë e hapur dhe tejkalimet e njerëzve transgjender. Elon Musk tha me të drejtë se Soros “urren njerëzimin” dhe synon “shkatërrimin e strukturës së qytetërimit.” Soros sot duket si një njeri që dëshiron “ta shohë botën të digjet.” Ndërkohë që establishmenti liberal e quan rregullisht një “filantrop,” ai duket më shumë si një mizantrop. Shndërrimi i Soros-it mund të shihet si degradimi i vetë liberalizmit klasik. Liberalizmi klasik karakterizohej nga dyshimi dhe antipatia ndaj shtetit. Ata që mbanin poste të larta, mbretër, oborrtarë, kryeministra, ministra e të tjerë, dyshoheshin për tendencën e grabitjes së pushtetit dhe pasurisë për përfitime personale, në kurriz të popullit. Qëllimi kryesor i liberalëve të mëdhenj ishte të mbronin individin nga lakmia e shtetit; dhe ky qëllim u arrit duke menduar dhe propozuar një filozofi që siguronte bazat e lirisë në politikë, shoqëri dhe jetë. Nuk është e papritur që filozofia e filozofit të madh liberal të shekullit të kaluar, John Rawls, ishte e orientuar rreth një ndërhyrjeje më të madhe të shtetit në ekonomi. E njëjta gjë vlen edhe për ekonomistët liberalë si Paul Krugman, Amartya Sen dhe Joseph Stiglitz. Rënia e Soros-it, nga një mbështetës i lirisë në Europën Lindore në vitet 1980 në një anarkist në Europë dhe SHBA sot, është me të vërtetë shqetësuese. Por kjo është ajo që ndodh kur dikush bie në dashuri me “woke”-izmin, i cili është një grumbull idesh të dështuara të së majtës, si barazia dhe drejtësia shoqërore.

Kujtim Mateli: Shkencëtari i palodhur dhe atdhetari i vërtetë Prof. Dr. Alqi Naqellari

\





Nga Konda…..te Trump” është libri më i ri, i sapo dalë për lexuesin, me autor prof. Alqi Naqellari, i njohur për librat dhe artikujt sudimorë në fushë të ekonomisë. Libri përfshin artikujt e tij, të përzgjedhur në një periudhe të gjatë kohore, nga viti 2007, deri në korrik të vitit 2020, botuar në shtypin e shkruar. Sikurse e thotë vetë autori, një kontribut në këtë libër ka dhe redaktori i tij, z. Engjëll Musaj, jurist dhe drejtor i gazetës “Telegraf” për mbështetjen, seleksionimin dhe redaktimin e këtyre artikujve-ese. Prof. Alqi Naqellari shfaq në këtë libër interesa të gjera nga fusha të ndryshme të jetës shkencore dhe asaj shoqërore. Aty do të gjesh ekonomistin kompetent, historianin dhe arkeologun, gjuhëtarin dhe studiuesin e letërsisë, etnografin dhe fermerin e apasionuar. Aty është atdhetari i flaktë për trojet shqiptare dhe në veçanti për Kosovën, që tregohet dhe nga letra e hapur që i drejtohet Ambasadorit të Egjiptit në Shqipëri, në dhjetor të vitit 2008, se Kosova duhej të njihej si shtet nga vende si Egjipti, ku kontributi i shqiptarëve kap një periudhë të gjatë kohore duke filluar me Mehmet Ali Pashën në vitin 1805 e deri nëkohën e mbretit Faruk në vitin 1952. Përgjatë gati 150- vitesh, ishte kjo familje shqiptare që e drejtoi Egjiptin duke e futur në rrjedhat moderne të kohës Libri përmban 44 shkrime-ese që përfshijnë jetën shqiptare në shumanshmërinë e saj, problemet që ajo kalon në përpjekjet e vazhdueshme për t`u integruar në bashkësinë europiane. Libri fillon me mbështetjen që autori i jep një prej figurave të njohura shqiptare siç është Spiro Konda, dhe librit të tij “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, i cili edhe pse është botuar 65- vjet më parë, për shumë studiues dhe autorë librash, teza e tij mbi prejardhjen pellazgjike të shqiptarëve mbetet një tezë e argumentuar dhe që pritet të vlerësohet edhe nga institucionet shkencore shqiptare. Autori e fillon librin e tij me dijetarin Spiro Konda, edhe si një nxitje për shumë autorë të rinj, sidomos në këtë dhjetëvjeçarin e fundit, që kanë sjellë mjaft materiale të reja që hedhin dritë apo gërvishtin në atë pjesë të historisë së shqiptarëve që lidhet me pellazgët dhe qytetërimin e tyre, i cili shkëlqeu që nga kohët homerike dhe në vazhdim deri në shekullin e V pas Krishtit, me kryeqytetin e tyre që ishte Dodona. Autori është në një debat me të gjithë ata që problemin pellazgjik e shohin si një çështje që nuk u përket shqiptarëve, pa sjellë asnjë argument në favor të tezës së tyre kundërshtuese, kur dihet që hapësira ku Dodona kishte epiqendrën e saj ishte nga mali Tomor e rrjedhat e lumit Osum, (Aps), deri nëArtë (Ambraqia). Kjo hapësirë gjeografike ende ruan me fanatizëm Lisin e Shenjtë, që në shekullin e kaluar kishte po ato atribute si Lisi i Shenjtë i Dodonës, apo mali i Tomorit, shenjtëria e të cilit nuk i ka zbehur përmasat e shenjtërisë dodoniane as në ditët e sotme. Autori është në mbështetje të gjithë atyre studiuesve të pavarur, që përballen me vështirësi në gjetjen e materialeve në mbështetje të tezës së tyre, që shumë prej këtyre materialeve nuk gjenden në libraritë, bibliotekat dhe arshivat shqiptare, por ndodhen në libraritë, bibliotekat dhe arshivat europiane dhe ata me mundim dhe sakrifica kanë mundur të gjejnë dhe t`i përkthejnë në shqip, disa nga këta libra apo material, duke i përdorur në studimet e tyre. Autori është i ndërgjegjshëm se shumë prej këtyre studiuesve që merren me autoktoninë e hershme të shqiptarëve në këto troje kanë mangësitë e tyre: “në to mund të ketë dhe të pavërteta, edhe të meta, edhe gabime, por në fund të fundit diçka do të dalë në dritë. Boll më me shovinizmat greke. Këta njerëz që realizojnë këto studime nuk janë sharlatanë, por shkencëtarë, janë shqiptarë patriotë. Sharlatanë ata mund t`i quajnë shovenët grekë dhe të paguarit prej tyre, që paturpësisht në televizionet e tyre Aleksandrit të Maqedonisë i thonë Aleksandri i Greqisë, që edhe sallatës i thonë sallatë greke, edhe djathit i thonë djath grek, edhe verës i thonë verë greke, e… edhe gjithçkaje i thonë greke” Edhe unë ndaj të njëjtin mendim me autorin e shkrimit. Jo të gjithë ata që merren me studimin e një periudhe të caktuar, siç është periudha më e largët kohore që emërtohet pellazgjike, do të arrijnë në përfundime shkencore. Në të vërtetë shumë prej këtyre kanë mbetur nxënës të dijetarëve shqiptarë dhe europianë, të cilët në studimet e tyre i identifikojnë shqiptarët me atë popullsi, që autorët e antikitetit e kanë quajtur parahelene apo pellazgjike. Është më mirë të mbetesh nxënës i një dijetari të caktuar, sesa të përsëritësh në gazeta dhe ekrane çorbën antishqiptare të gatuar në kuzhinat e shovizmit të fqinjëve. Por mund të themi se ka edhe arritje. Të paktën tezës antishkencore që ka sunduar deri tani, në heshtje e pranuar dhe nga akademikët shqiptarë, se Dodona ka qenë helene, i janë përgjigjur me dëshmi të shumta të autorëvë antikë që e kanë quajtur atë Dodona pellazgjike, që nga Homeri e përgjatë gjithë antikitetit deri në shekullin e V, pas Krishtit, por dhe me prova arkeologjike dhe gjuhësore. Provat e ashtuquajtura helene janë sofizma që mund të gënjejnë mendjen e një fëmije, por jo njerëzit që kanë një farë njohurie nga historia dhe aq më tepër studiuesit e zellshëm të cilët mendoj se e kanë provuar plotësisht origjinën pellazge të Dodonës, rrjedhimisht edhe iliro-shqiptare, sepse Dodona erdhi si një faltore me famë deri në fillim të shekullit të V, të pas Krishtit. Në vëmendjen e autorit është Lufta e Vlorës e vitit 1920, si një nga ngjarjet më të rëndësishme të popullit shqiptar pas Shpalljes së Pavarësisë. Kjo luftë, vëren autori, nuk është pasqyruar në përmasat e saj reale nga historiografia shqiptare. Ky deformim që ishte bërë gjatë sistemit komunist të para viteve `90, vazhdoi edhe pas tij. Autori merr në analizë katër tekste që kanë dalë nga institucionet tona shkencore, siç është libri “Historia e popullit shqiptar” i vitit 1994, 1996, 1999 dhe 2002. Në të gjitha këto tekste mungojnë emrat e atyre që e krijuan komitetin “Mbrojtja Kombëtare” që e çoi popullin e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë në Luftë kundër pushtuesve italianë dhe me fitoren e tyre më 3 shtator të vitit 1920. Autori sjell si vlerë shkencore librin e Enver Memishaj (Lepenica) “Emblema e një epopeje” që solli kronologjikisht gjithë luftën e Vlorës, me data dhe emra të përveçëm, që nga 12 anëtarët e komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, komandantët e Luftës: major Ahmet Lepenica dhe kapiten Qazim Koculi, dëshmorë dhe luftëtarë,vende dhe ngjarje të rëndësishme, betejat që realizuan largimin e Italisë nga Vlora. Prof Alqi Naqellari e vlerëson kështu këtë luftë: “Lufta e Vlorës, rishpalli pavarësinë Kombëtare, sepse ajo konsolidoi kufijtë e vitit 1913. Pa këtë luftë, Pavarësia e Shqipërisë do të kishte marrë rrjedha të tjera.” Autori u ka kushtuar vëmendje të veçantë figurave madhore të kombit shqiptar. Veçojmë shkrimin “Amerika, profecia e Fan Nolit dhe kombi shqiptar” që i kushtohet njërës prej figurave të kombit shqiptar, siç ishte Fan Noli me rrezatim ndërkombëtar dhe që mbase biseda e tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri që të ndryshojë dhe fati i Shqipërisë, harta e së cilës ishte vënë në tavolinat e kancelarive europiane për ta copëtuar më tej apo dhe për ta zhdukur përgjithmonë. Askush nga shqiptarët nuk duhet ta harrojë përgjigjen e Presidentit Ëillson dhënë Fan Nolit: “Një zë do të kem në kongresin e paqes dhe atë zë do ta përdor për të mirën e Shqipërisë.” Dihet ndikimi që pati Amerika mbi fuqitë europiane për ta njohur Shqipërinë në kufijtë e vitit 1913. Dhe më pas Noli do të shkruante në mënyrë profetike se Amerika që i dha botës Ëillsonin, ka për të lindur dhe të tjerë kalorës si ai. Dhe Amerika që nga koha e Presidentit Ëillson e deri më sot nuk e ka ndalur mbështetjen dhe përkrahjen ndaj shqiptarëve. Autori ndalet hollësisht dhe mbi dy presidentët amerikanë: Bill Klinton që i dha lirinë popullit shqiptar të Kosovës dhe Bushin e Ri që e konsolidoi atë duke e bërë Shqipërinë pjesë të NATO-s. Dhe autori e mbyll shkrimin e tij: “Profecia e Fan Stilian Nolit, klerikut, politikanit, shkrimtarit, poetit, përkthyesit, historianit dhe artistit të madh shqiptar u realizua. Amerika vazhdoi të lindë burra që kanë mbrojtur dhe mbrojnë çështjen shqiptare, çështjen e popujve të vegjël. Zoti e bekoftë Amerikën.” Historia zë një pjesë të rëndësishme në esetë e këtij libri. Ajo tregon udhëtimin e të parëve tanë në rrjedhë të historisë, aty ku është identiteti ynë kombëtar, i skalitur në këto troje me luftë e përpjekje përballë pushtuesve të shumtë dhe të njëpasnjëshëm. Në altaret e historisë ruhet sakrifica e të parëve tanë për t`i ruajtur këto troje, është gjaku i bijve dhe bijave që kanë rënë për lirinë e Atdheut. Historia e një kombi ka pikat e saj kulmore siç është Shpallja e Pavarësisë dhe figurat e shquara të këtij akti madhor që nënshkruan Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 me në krye Ismail Qemalin. Figurat madhore përjetësohen në libra dhe vende të rëndësishme publike, për t`u kujtuar pasardhësve heronjtë dhe mendimtarët që na prinë në udhën ku ecim sot. Ndaj autori është i ashpër me qëndrimin e Senatit të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” për t`ia hequr emrin këtij universiteti me propozimin e rektorit të asaj kohe. “Nuk ka shterur barku i nënave dhe motrave të Vlorës të nxjerrin burra të penës e të pushkës që të nderojnë mbarë kombin shqiptar, ashtu si Ismaili i Madh. Bastardë nxjerr çdo periudhë kohe, ata si vijnë ikin, pa lënë asnjë gjurmë në histori. Vite të mamuthve pati, -thotëKadare,- por kohë të tyre nuk pati kurrë. Për Ismail Qemalin historia ka rezervuar Kohën dhe Koha,- Pavdekësinë, ndërsa për Shaskat e kompani ka rezervuar vetëm vite dhe vitet,- harresën” Autori është me titullin profesor në fushë të ekonomisë, ndaj esetë e tij për këtë fushë janë të shumta. Ato kapin gjithë jetën ekonomike, arritjet dhe mangësitë e saj në vite. Në këto analiza, jep mendime të vyera, se si duhet vepruar për një rritje të shpejtë ekonomike. “Amerika që u bë e tillë si është sot, një nga shtetet më të zhvilluara të botës, me ekonomi të lirë tregu dhe demokraci brilante, nuk është numri i ligjeve, paketat ligjore që ka, por është zbatimi i tyre.” Që një ekonomi të ecë me ritme të shpejta, kërkohet që të aplikohen metodat më të përparuara shkencore, të përfshihen kërkuesit shkencorë më të mirë të fushës përkatëse, sidomos ato akademike. Prof Alqi Naqellari interesohet për fshatin dhe produktet e tij bujqësore, për ndihmën e shtetit që duhet të zbresë deri tek çdo familje fshatare. Kërkon që çdo parcelë në bimë bujqësore të ndihet dora dhe mëndja e specialistit për një prodhim sa më të shëndetshëm për konsumatorin; në çdo stan veror, të gjendet pranë barinjve veterineri dhe zotekniku që me këshillat e tyre të ndihmojnë për një mbarështrim të blektorisë dhe për një prodhim të lartë dhe cilësor. Autori është kritik ndaj disa mediave të cilat nuk e reklamojnë sa duhet produktin shqiptar, por flasin për të vetëm kur ka ndonjë rast, kur prodhimi nuk ka dalë sipas standarteve që kërkohet. Autori ndalet në sistemin financiar shqiptar dhe kontributin e Mario Albertit në themelimin e Bankës së Shqipërisë, me historinë e parasë shqiptare dhe bankat që kanë vepruar në Shqipëri sipas periudhave historike, kartëmonedhat e ndryshme që kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre bankave der në ditët e sotme. Prof. Alqi Naqellari merr në analizë librat studimorë më të rëndësishëm që kanë dalë këto kohët e fundit. I tillë është libri monografik “Paraja, Bankat dhe shoqëria” që ka për autorë dy emra të rëndësishëm në këtë fushë, prof. Aristotel Pano dhe prof. Anastas Angjeli. “Në monografi janë bërë analiza të situatës konkrete ekonomike, janë dhënë mendime dhe rekomandime, janë nxjerrë konkluzione të cilat pasurojnë më tej mendimin ekonomik shqiptar.” Një tjetër libër studimor që prof. Alqi Naqellari e sjell për lexuesin në faqet e këtij libri është monografia “Sistemi tatimor në Shqipëri” që ka për autor Adriatik Matelin. Ky libër pati jehonë në rrethet shkencore të vendit tonë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në vitin 2018, e nominoi me Çmimin “ÇABEJ”, si një nga tre librat më të mirë të vitit 2018. Analiza e detajuar e sjellë nga prof. Naqellari, e bën atë të prekshëm për të gjithë: “duke përfunduar, theksojmë se monografia e hartuar prej zotit Adriatik Mateli “Sistemi tatimor në Shqipëri”, përbën një gur të çmuar në literaturën ekonomike të fushës së tatimeve. Ajo iu vjen në ndihmë studentëve, pedagogëve, punonjësve të tatimeve, trajnuesve, historianëve dhe gjithë lexuesve të thjeshtë që janë të interesuar të njohin sistemin tatimor shqiptar.” Interesant është këndvështrimi i autorit për letërsinë Ruso-Sovjetike dhe ndikimi i saj edhe në letërsinë shqipe. Autori analizon disa nga shkrimtarët më të mëdhenj të kësaj letërsie si: Leon Tolstoi dhe Sergej Esenini, Aleksandër Pushkini dhe Vladimir Majakovski, Jevtushenko, Adolf Shvjedçikov dhe Vladimir Sollouhin. Shumë libra të këtyre autorëve dhe të tjerë janë përkthyer në shqip dhe lexuesi shqiptar është i njohur me disa nga kryeveprat e letërsisë ruse me famë botërore. Disa nga këta autorë e kanë bërë Shqipërinë objekt të poezisë së tyre si: Adolf Shvjedçikov, me poezinë “Shkodranëve gazmorë të mëngjeseve gazmore”, Jevtushenko me një cikël poetik, Vladimir Sollouhin me poezinë “Kruja”, por do të veçoja Vladimir Majakovskin që në ato vite të vështira për ekzistencën e Shqipërisë pas Luftës së parë Botërore, ngriti akuzën e tij për shtetet që kërkonin copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë, përfshi edhe atdheun e tij, Rusinë: “Në një banjë gjaku e lanë njerëzinë vetëm e vetëm që dikush të majmet me Shqipërinë.” Autori e mbyll librin e tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Pas një analize të hollësishme të arritjeve të deritanishme, të politikës së tij të brendshme dhe të jashtme, për librat e shumtë pro dhe kundër Trumpit, përfundon: “Donald Trump do të mbetet në histori, si një nga presidentët më origjinalë, më të drejtpërdrejtë, më të hapur, më pragmatik dhe më të përkushtuar ndaj popullit amerikan dhe botës në përgjithësi, si një risi në artin e drejtimit modern të shtetit.” Esetë e këtij libri karakterizohen nga fryma luftarake me të cilën autori argumenton e debaton, ballafaqohet me ata që kërkojnë të rrudhin përmasat reale të identitetit tonë kombëtar duke u përballur me ta me fakte nga historia dhe përditshmëria e jetës sonë. Prof. Alqi Naqellari është përfaqësuesi më i mire i dijetarit shqiptar që nuk rri mbyllur brenda laboratorit të tij kërkimor-shkencor, por dijet e veta kërkon t`i shtrijë tek çdo individ, në mënyrë që ato të mos mbesin as në kokën e tij, as në librat e tij, as në një grup të kufizuar kërkuesish, por të bëhen pronë e të gjithëve. Ky libër është modeli më i mirë se si duhet të veprojë një shkencëtar: të krijojë ura komunikimi me shoqërinë në kohën e duhur,që mendimi të mos mbetet brenda mureve të institucioneve, por t`i kapërcejë ato dhe të gjendet pranë atyre që kanë nevojë në jetën e përditshme.

Një thesar që mbeti i panjohur 95 vjet....

    


Kujtim Mateli: Sami Frashëri dhe akademikët e dështuar të Tiranës



   Nga  Akademik Profesor Kujtim Mateli

Në tre shekujt e fundit, shumë dijetarë evropianë, popullsinë e parë që banonte në trojet ku banojnë sot grekët, pra pellazgët, i kanë lidhur me shqiptarët. Kjo për arsyen se vetë helenët e antikitetit kanë shkruar se, kur erdhëm ne në këto troje, gjetëm atë popullsi që quhej pellazge. Herodoti thotë: “helenët emrat e perëndive i morën nga pellazgët”. Që do të thotë se kjo popullsi ndodhej në një nivel më të lartë se popullsitëe ardhura që filluan ta banonin këtë territor. Madje ata shkruajnë për qytetet dhe qytetërimin e tyre, i përshkruajnë si luftëtarë, mikpritës dhe me shpirt të madh dhe bujar. Kjo tezë evropiane tre shekullore e origjinës së shqiptarëve nga pellazgët u përqafua nga Rilindja jonë Kombëtare. Ata përcaktuan gjuhën dhe historinë si dy elementët bazë mbi të cilat do tëngrihej identiteti ynë kombëtar, prandaj ata e nisën punën plot vrull dhe energji për të vërtetuar lashtësinë e gjuhës shqipe dhe prejardhjen e tyre nga pellazgët që kishte shenjuar me Dodonën një pikë kulmore në historinë e njerëzimit.Studimet e tyre në kërkim të së vërtetës ndeshnin me ligësinë e fqinjëve dhe shpifjet e tyre se shqiptarët janë të ardhur shumë vonë në trojet ku banojnë sot dhe se nuk kishin një gjuhë të tyren, prandaj fuqitë evropiane nuk mund t`i merrnin në konsideratë për të formuar një komb shqiptar. Rilindasit do të merrnin përgjegjësinë për t`iu përgjigjur këtyre shpifjeve dhe të thelloheshin, aq sa i mundësonte koha, në fushë të historisë dhe gjuhësisë. Ata do ta përcaktonin origjinën e shqiptarëve nga ajo popullsi e quajtur pellazge dhe gjuhën e tyre do ta quanin hyjnore, si gjuha që lindi perënditë dhe u dha atyre emrat me të cilat i njohim sot. Kjo luftë e armiqve tanë nuk u ndërpre as pas Shpalljes së Pavarësisë. Në vazhdën e këtyre përpjekjeve titanike të dijetarëve shqiptarë për të vërtetuar origjinën tonë pellazgjike dhe gjuhën shqipe si gjuhën që emërtoi hyjnitë pellazge, është edhe studiuesi, gati i panjohur për shqiptarët, Leonida Ndrenika, i cili e botoi librin e tij studimor në italisht “I pelasgi e la loro lingua” (Pellazgët dhe gjuha e tyre), në Napoli, më12 shtator 1929.


Siç thotë vetëautori, këtë libër e shkroi në italisht për të arritur kuptueshmëri më të madhe në botën shkencore ndërkombëtare. Për jetën e tij dimë pak:është nga Vunoi, fshat i cili bën pjesë në bashkinë e Himarës. Do të duheshin 95 vite, që ky libër të njihet nga shqiptarët falë përkushtimit të znj. Fetije Picari, e cila e solli këtë libër nëtë dy gjuhët: italisht dhe në shqip. Përkthyesja Fetije Picari, bashkë me të palodhurin dhe botuesin e gazetës “Rrënjët” (që botohet italisht dhe shqip) z. Hasan Aliaj, kanë kontribut të çmuar në njohjen e vlerave të identitetit tonëkombëtar edhe në shtetin italian ku kemi një komunitet të madh shqiptarësh.

Libri studimor,“Pellazgët dhe gjuha e tyre” tregon se Leonida Ndrenika kishte njohuri tëplota në fushë të historisë dhe gjuhësisë. Libriështë ndërtuar në vërtetimin e tezës se shqiptarët rrjedhin nga ajo popullsi që quhej pellazge. Për këtë ka sjellë në libër të gjithë autorët e antikitetit që kanë shkruar për pellazgët, territorin në të cilin ata ishin vendosur, emigrimet e tyre nëAzinë e Vogël, por sidomos në Itali. Në vërtetim të tezës se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve ka shfrytëzuar shumë emra të përveçëm njerëzish dhe emra vendesh, që autorët e antikitetit, duke filluar me Homerin dhe Hesiodin e deri te Straboni dhe Pausania, i lidhin me pellazgët. Dodonës, kryeqytetit të pellazgëve, autori i ka kushtuar vëmendje të veçantë, duke sjellëpër lexuesit thëniet e autorëve të antikitetit që e lidhnin Dodonën me Epirin pellazg, kurse raportet me Helladën janë ato që fqinjët formojnë me njëri-tjetrin.

Autori i këtij studimi Leonida Ndrenika, ka shfrytëzuar në vërtetim të tezës që shqiptarët rrjedhin nga pellazgët edhe një numër të konsiderueshëm të autorëve modernë, të cilët mendonin se gjuha shqipe rrjedh nga mijëvjeçarët e shkuar dhe është folur para gjuhës greke dhe asaj latine, para çdo gjuhe tjetër që ne njohim apo ka mbetur nga antikiteti. Kështu Malte-Brun do të shkruante: “ Gjuha shqipe nuk ndryshon rrënjësisht nga gjuha më e vjetër e pellazgëve, në fakt ajo është e përafërt me të.”(Leonida Ndrenika “Pellazgët dhe gjuha e tyre” Tiranë 2024, faqe 5)

Autorii këtij studimi, sjell albanologun e shquar Von Han, i cili pat shkruar: “Proto-shqiptariështëjo vetëm një bashkëkohës i proto-romakut dhe proto-grekut, por ka midis tyre një afrimitet, një ngjashmëri. Me fjalë të tjera, ato çfarë janë të ngjashme midis dy popujve burojnë nga i njëjti element pellazgjik.” (Po aty faqe 6)

Nëse ka diçka të përbashkët midis shqiptarëve, romakëve dhe grekëve, nuk është vendodhja pranë njëri-tjetrit, por elementi pellazgjik që ka depërtuar te të dy popujt: romakët dhe grekët. Kyështë përfundimi i dijetarit Von Han, i cili ka dalë nga një realitet historik, përderisa helenët dhe latinët i ngritën qytetërimet e tyre mbi atë territor ku më parë kishin banuar pellazgët.
Vatra më e rëndësishme e pellazgëve ka qenë Epiri, aty ku Dodona krijoi qytetërimin e parëdhe ndezi dritën në lindjen e dy qytetërimeve të mëvonshme: atij helen dhe romak. Këtë na e thonë autorët e antikitetit që fiset e Epirit i konsideronin pellazge dhe po ashtu pellazge quanin dhe kryeqytetin e tyre Dodonën. Autori i këtij studimi Leonida Ndrenika, i ka konsideruar autorët e antikitetit si burime të dorës sëparë: “Hesiodi, edhe ky autokton, flet për pellazgët dhe përmend Dodonën në shkrimet e tij dhe njëlloj si shumë shkrimtarë të tjerëi kanë konsideruar të gjitha fiset e Epirit si pellazge. (Straboni l. V, 220)” ( Po aty faqe 7)

Autorët e antikitetit kanë sjellë prova për përkatësinë pellazge të banorëve të Epirit, madje edhe maqedonasit nga autorët e antikitetit janë konsideruar fise pellazge. Për këtë i drejtohet Strabonit duke e cituar: “Straboni më tej pohon se epirotët dhe maqedonasit përdornin të njëjtën gjuhë dhe të njëjtat zakone, visheshin njëlloj dhe qethnin flokët në të njëjtën mënyrë. (33)” (po aty faqe 14)

Autori sjell një numër të konsiderueshëm fjalësh që janë përdorur nga autorët e antikitetit, të cilët nuk i lidhnin me helenët, por me gjuhën barbare të epirotëve dhe maqedonasve. Nga kjo vërtetohet që epirotët flisnin një gjuhë që ishte e ndryshme nga helenët dhe në analizë të këtyre fjalëve arrin në përfundimin se gjuha e banorëve pellazgë të Epirit ka qenë gjuha shqipe.

“Fjalët e gjuhës pellazgjike që mbijetojnë në monumentet e antikitetit klasik, janë fjalë të gjuhës shqipe që vazhdojnë me kuptimin që kishin në ato kohëra: vende që historia e lashtëipërshkruante vendbanime të pellazgëve dhe shumë prej tyre që kishin emra, janë fjalë shqipe, janë ende të banuara në numër të madh nga kombi ynë.”(po aty faqe 16)

Autori përmend historianët romakë që vërtetonin se pellazgët kishin shkuar në Itali disa breza para Luftës së Trojës nga Akea, e cila nënkuptonte Greqinë e lashtë pellazgjike. Dëshmi të tjera vërtetojnë se edhe banorët e Lacios ishin pellazgë duke përmendur Plinin, i cili thotë se shkronjat e alfabetit i sollën në Lacio pellazgët dhe më tej vazhdon: “…tradita të tjera dëshmojnë se edhe emri i Romës ishte pellazg dhe i lidhin me saturnalët, me një festë me origjinë pellazge që kishte nisur në malin Saturn. …Pellazgët sipas Niebuhr, ishin popullsia origjinale jo vetëm e Greqisë, por edhe e Italisë.” (po aty faqe 22)

Nëse helenët deri në kohën e Strabonit shtriheshin në jug të gjirit të Ambraqisë dhe të Magnezisë, pra në jug të Epirit dhe të Thesalisë, kjo pjesë e mbetur e Pellazgjisë ndodhej jashtë ndikimit helen. Autori i studimit Leonida Ndrenika, mbështetur te autorët e antikitetit tregon për një lidhje tëngushtë tëbanorëve të Italisëme banorët e Epirit dhe të Thesalisë. Kjo lidhje nuk është vetëm me jugun e Italisë, por shtrihet deri në veri tësaj :“Legjenda të tjera vendosin në lidhje të ngushtëumbrianët, peucetët dhe fise të tjera të veriut të Italisë dhe bregut adriatik me pellazgët e Epirit dhe Thesalisë.”(Po aty faqe 21)

Kjo dëshmi tregon se Epiri dhe Thesalia pellazge i ruajtën lidhjet me të parët e tyre që u hodhën në Itali. Provë e sigurt kjo se Epiri pellazg nuk ka lidhje me helenët, por i përket asaj etnie që sot përfaqësihet nga shqiptarët që banojnë në jugun e Shqipërisë.

Autori mundohet të përcaktojë gjuhën e pellazgëve dhe, duke u bështetur në mendimin e disa autorëve të mëparshëm, del në përfundimin se gjuha pellazge nuk kishte lidhje me gjuhën helene, e cila për ta konsiderohej si gjuhë barbare:“Gjuha e tyre e ashpër është më afër latinishtes se sa greqishtes, u ruajt në dialektin eolik dhe në dialektin e Epirit, të konsideruar barbar nga helenët.”(po aty faqe 25)
Autori shtrirjen e pellazgëve në një territor të gjerë e vërteton me emrat pellazgë në këto territore ku veçojmë: “në Azi, në Thesali, në Itali gjejmë qytetin pellazgjik të Larisës.”(po aty faqe 27)

Autori arrin në përfundime të rëndësishme për pellazgët dhe për shqiptarët si pasardhës të tyre, duke u mbështetur te autorët e antikitetit që janë burimi parësor për çdo kërkues shkencor, por edhe te autorë të tjerë të kohës së tij që i kanëparë shqiptarët si pasardhës të pellazgëve, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në botën greko-latine. Autori ka sjellë66 burime nga autorët më të rëndësishëm që kanëshkruar përpellazgët, shtrirjen gjeografike dhe gjuhën e tyre Ato janë burime bazë që mund të përdoren edhe nga kërkuesit e sotëm shkencorë. Autori përmend një numër të konsiderueshëm autorësh dhe duke umbështetur në përfundimet e tyre shkruan:“që gjuha shqipe është ajo e pellazgëve e dëshmojnë edhe von Hahn, A. Schleicher, Otto Blau, Thomopulo dhe të tjerë.” (po aty faqe 35)

Për të vërtetuar që shqipja e ka origjinën nga gjuha pellazge, ka sjellë në analizë etimologjike një numër të madh fjalësh qëi gjejmë te autorët e antikitetit, por që janë ende në vendet ku banojnë sot shqiptarët duke treguar në këtë mënyrë vazhdimësinë nga pellazgët te shqiptarët. Në vëmendjen e autorit, nuk mund të anashkalohej kryeqyteti i pellazgëve që ishte Dodona, e cila ndriçoi me qytetërimin e saj jo vetëm etninëpellazge, por edhe në botën helene dhe atë latine, të cilët morën prej saj jo vetëm sistemin e besimit, emrat e hyjnive dhe mitologjinë, por edhe mënyrën e jetesës që u vu në themelet e qytetërimit të tyre.

Që Dodona dhe qytetërimi i saj nuk ka lidhje me helenët, autori sjell si dëshmi faktin që Dorimahu i Etolisë e shkatërroi Dodonën në vitin 219 para Krishtit, sepse fama e saj i kishte hijezuar faltoret helene. Nëse Dodona do të kishte qenëhelene, ata do të krenoheshin me të dhe nuk do të ndërmerrnin veprimin barbar të shkatërrimit të saj.

Dodona dhe qytetërimi pellazgjik erdhën deri në ditët e sotme, sepse një periudhë e tërë historike mban emrin e tyre, fakt të cilin e thekson edheenciklopedia italiane:“Traditat më të besueshme të pellazgëve, të shpërndara në rrënojat parahistorike në territorin e Greqisë, në plazhet dhe ishujt e detit Egje, gjithashtu dhe në Azinë e Vogël, por edhe në Itali, gjenden në kujtimet e poetëve, historianëve dhe gjeografëve të antikitetit klasik.”(po aty faqe 6-7)

Nëmbyllje të librit, autori ka sjellë një fjalor trigjuhësh: shqip, greqisht, latinisht. Rëndësia e tij qëndron në vërtetimin e faktit se shqipja ka qëndruar krahas tyre dhe në shumë raste mund të jetë burim i parë prej nga kanë rrjedhur fjalët për dy gjuhët e tjera.

Përfundim

Për tezën e origjinës së shqiptarëve nga pellazgët kanë punuar një numër i madh dijetarësh shqiptarë dhe të huaj, në një shtrirje kohore mbi 300 vjeçare. Kjo tezë mbetet e papranuar plotësisht deri në ditët e sotme, megjithëse secili brez dijetarësh ka sjellë prova të mjaftueshme në vërtetim të saj. Në këtë kontribut tëçmuar renditet edhe emri i Leonida Ndrenikës. Pellazgët janë një popull me histori dhe qytetërim që kanë shenjuar emrin e tyre në histori me kryeqytetin e tyre që ishte Dodona prej nga rrjedhin dy qytetërimet e tjera ai helen dhe romak, siç e pranojnë vetë disa nga dijetarët që kanë folur dhe shkruar për pellazgët. Mohimi që i bëjnë institucionet tona shkencore origjinës sonëpellazgjike, e rrudh dimensionin kohor të origjinës sonë dhe njëkohësisht vlerat e qytetërimit të tyre që qëndrojnë në themelet e qytetërimeve të mëvonshme. Ndaj përkushtimi i këtyre dhjetra dijetarëve që kanë punuar për historinë e kombit tonë duke hulumtuar nëpër biblioteka, duke shfletuar mijëra libra, duhet vlerësuar dhe duhet të vendosen denjësisht në panteonin e njerëzve të shquar që kanë dhënë kontribute madhore në zbardhjen e identitetit tonë kombëtar.



Urdhri i arrestit kundër gjeneralit Osama Njeem al Masri thekson se “krimet… janë kryer nga vetë Njeem, me urdhrin e tij ose me ndihmën e anëtarëve të Forcave Special

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndodhet nën hetim në Romë për lirimin dhe riatdhesimin e një lordi libian lufte, të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë. Në një video të postuar në rrjetet sociale, vetë Meloni zbuloi se prokurorët e kanë akuzuar atë se ka ndihmuar ilegalisht dhe lehtësuar pozitën e Osama Anijem, i njohur edhe si Osama al Masri. 


Kryeministrja mohon akuzat, duke thënë se Al Masri ishte liruar nga Gjykata e Apelit në Romë, pasi Gjykata e Hagës nuk i kishte dërguar urdhër-arrestin Ministrisë italiane të Drejtësisë. “Gjykata Ndërkombëtare Penale, pas muajsh të tërë reflektimi, lëshon një urdhër-arrest kundër shefit të policisë gjyqësore të Tripolit.

 Çuditërisht, Gjykata e bëri këtë pikërisht kur ky person do të hynte në territorin italian, pasi kishte qëndruar i qetë për 12 ditë në tre shtete të tjera evropiane”, deklaroi Meloni. 

 Haga e akuzon Al Masrin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në burgun Mitiga, të cilat janë të dënueshme me burgim të përjetshëm. Riatdhesimi i tij në Libi, një partner kyç në përpjekjet e Evropës për të mbajtur emigrantët larg brigjeve të Mesdheut, shkaktoi zemërim tek grupet për të drejtat e njeriut dhe shqetësim tek partitë italiane të opozitës.

Urdhri i arrestit kundër gjeneralit Osama Njeem al Masri thekson se “krimet… janë kryer nga vetë Njeem, me urdhrin e tij ose me ndihmën e anëtarëve të Forcave Speciale. 

Krimet janë kryer kundër të burgosurve për arsye fetare (për shembull, për shkak të besimit të krishterë apo ateist), për shkelje të dyshuara të ideologjisë fetare (si “sjellje imorale” dhe homoseksualitet), për mbështetje apo lidhje të dyshuara me grupe të tjera të armatosura, për qëllime shtrënguese, ose për një kombinim të këtyre arsyeve”.

 Dokumenti i Gjykatës thekson se urdhri i arrestit është lëshuar më 18 janar dhe është “komunikuar në gjashtë shtete pjesëmarrëse, përfshirë Republikën Italiane. 

Kërkesa është dërguar përmes kanaleve të përcaktuara nga secili shtet, pas një konsultimi dhe koordinimi për të siguruar pranimin dhe zbatimin e duhur të kërkesës.

 Gjykata gjithashtu ka dërguar informacione në kohë reale mbi vendndodhjen e mundshme dhe lëvizjet e mundshme të të dyshuarit”.

 Sipas Gjykatës, në kampin e Mittigës janë burgosur të paktën 5,140 persona nga shkurt 2015 deri në mars 2024. 

Agjentët e kampit i kanë nënshtruar të burgosurit ndaj dhunës brutale dhe torturave. Dhuna është ushtruar me shufra, grushta, të shtëna, elektroshok, dhe izolim në kube metalike. Gjykata ka informacione që tregojnë se të paktën katër të burgosur kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri, të paktën 12 nga torturat, dhe rreth 16 për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor. 

Gjyqtarët “kanë arsye të forta për të besuar se zoti Njeem ka kryer, si autor i drejtpërdrejtë ose duke urdhëruar të tjerët, aktet e mëposhtme ndaj të burgosurve të kampit të Mitigës: rrahje, urdhërime për të rrahur të tjerët, tortura, të shtëna dhe sulme seksuale”. Gjykatës Penale Ndërkombëtare nuk fsheh zhgënjimin për zhvillimet e fundit: “Më 21 janar 2025, pa paralajmërim ose konsultim me Gjykatën, zoti Osama Njeem dyshohet të ketë qenë i liruar nga paraburgimi dhe është kthyer në Libi. Gjykata është ende duke kërkuar konfirmimin nga autoritetet mbi hapat e ndërmarra. Gjykata rikujton detyrimin e të gjitha shteteve pjesëmarrëse për të bashkëpunuar plotësisht me të në hetimet dhe procedimet e krimeve të saj”.

Gjenerali Osama Elmasry Njeem u lirua javën e kaluar dhe u dërgua në shtëpi me një avion shtetëror italian






Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se është vënë nën hetim gjyqësor pas një vendimi të qeverisë për të liruar një gjeneral  policie nga Libani të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, e njohur ndryshe si Gjykata e Hagës. 
Mockery of Justice, Betrayal, Complicity, and the Italian State with Blood  on its Hands

 Osama Elmasry Njeem u lirua javën e kaluar dhe u dërgua në shtëpi me një avion shtetëror italian vetëm disa ditë pasi u ndalua në qytetin verior të Torinos nën një urdhër arresti të ICC-së për krime të dyshuara kundër njerëzimit. Në një postim në rrjetet sociale, Meloni thotë se ishte vënë nën hetim për ‘ndihmë dhe nxitje për një krim dhe shpërdorim të fondeve publike’. “Nuk do të shantazhohem, nuk do ta lejoj veten të trembem. 


Kjo mund të jetë arsyeja pse nuk jam, le të themi, e papëlqyeshme nga ata që nuk duan që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë”, tha Meloni në një video të postuar në Facebook. Ministri i Drejtësisë Carlo Nordio, Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi dhe nënsekretari i kabinetit për çështjet e inteligjencës, Alfredo Mantovano janë vënë gjithashtu nën hetim, tha Meloni.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...