Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/04

Dardania po lufton sot për identitet, për komb, për mbijetesë

Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...


                    NGA FLORI BRUQI 


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka harruar ish-shefin e tij, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ai deklaroi së fundmi se Millosheviqi “nuk e pati lehtë”, teksa po fliste për problemet që duhej të zgjidheshin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i lë faj Millosheviqit vetëm që, siç thotë ai, nuk ka mundësi të llogarisë mirë ose ta shohë mirë situatën. Vuçiq tha në TV Pink se “ne kemi ardhur kështu në një pozitë të vështirë”, duke përmendur largimin e serbëve që tha se u bë në fillim të viteve ’90. “Nuk ishte e lehtë apo e thjeshtë për Millosheviqin. Ai i bëri të gjitha llojet e gabimeve, por nuk është fajtor për vrasjen e vendit, janë ata që e bënë këtë. Por ai është fajtor që nuk ishte në gjendje të llogariste dhe të shihte mirë, kështu që ne paguajmë çmimin. Pastaj erdhi një grup i papërgjegjshëm”, tha Vuçiq. “Millosheviqi të paktën kishte emocione dhe luftoi për Kosovën”, theksoi Vuçiq, i cili atëherë i shërbente atij si ministër i Informacionit. Pas Millosheviqit, ai tha se në pushtet në Serbi erdhi një grup njerëzish që s’ishin të interesuar për çështjet me të cilat merrej kasapi i Ballkanit. “Situata në të cilën ndodheshim nuk është aq e tmerrshme tani sa mund të kishte qenë”, tha Vuçiq. Ai e përmendi edhe vendimin e Gjykatës së Apelit në Kosovë e cila e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burgim nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pasi e quajti trillim masakrën e Reçakut. “U prezantua një shkelje verbale, e cila mbështetet nga vende të caktuara perëndimore. Ata shkelën brutalisht marrëveshjen e Brukselit. Duhej të ishin dy serbë në Kolegjin e Apelit dhe nuk kishte gjyqtarë serbë. Në këtë mënyrë, ju nuk mund ta jepni një aktgjykim”, tha Vuçiq Ai tha se kjo ajo që deklaroi Todosijeviqi është diçka që “99 për qind e serbëve e mendojnë”. Todosijeviq pati deklaruar në mars të vitit 2019 se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”. Deklarata e tij përkonte me 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave – fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë. Millosheviqi ishte arrestuar më 1 prill të vitit 1999 në Beograd. Më 28 qershor, u ekstradua në Hagë nën aktakuzat për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviqi u akuzua për krime makabre në Kroaci dhe gjenodidin në Bosnje – Hercegovinë. Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë së fundmi ka publikuar në faqen e saj të internetit të gjithë aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin ish-shefat e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore Serbe, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq u dënuan me nga 12 vjet burg secili. Një pjesë e rëndësishme e këtij aktgjykimi flet edhe për kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin dhe planin e tij gjenocidial  Serbia e moçme nuk ka opozitë që flet më butë për Dardaninë  sesa  Aleksandër Vuçiq. 











Vuçiç: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni


Të gjitha forcat politike atje, nga e djathta radikale deri tek ato që vetëquhen liberale, e shohin Republikën e Dardanisë si pjesë të Serbisë.

 Kushtetuta e Serbisë, Akademia serbe(SANU), kisha ortodokse serbe, sistemi arsimor, mediat, qerdhet e fëmijëve dhe literatura që u shërbehet brezave të rinj në Serbi janë të mbushura e të ngarkuara me ideologjinë e shovinizmit  dhe hiperbolizimin çetnik serbomadh. 

Aty nuk ka hapësirë për njohjen e realitetit të Dardanisë  së pavarur. 
Serbo-çetniku i sajë Aleksandër  Vuçiqi është vetëm pasardhës i natyrshëm i Sllobodan  Millosheviqit.

 Dhe ai që do të vijë pas tij, do të jetë një Copy /Paste  e njëjtë mitologjike serbe . 

 Mitologjia, retorika dhe propaganda serbe janë baza mbi të cilat mbështetet shteti serb.

 Nga Beteja e humbur Serbe , ajo e  Kosovës e vitit 1389 e deri te mitet e fabrikuara nga akademikët serbë të kohës së DRazha Mihajlloviqit ,   Ivo Andriçit, Ljuba Tadiçit , Dobrica Qosiqit Sllobodan Millosheviqit, gjithçka është përqendruar në legjitimimin e pretendimeve territoriale mbi Dardaninë  shqiptare.
 Kishat dhe manastiret serbe nuk janë thjesht institucione fetare, por qendra strategjike ekspansioniste që mbajnë ndezur flakën e nacionalizmit serb. 

Ato nuk janë vetëm objekte kulti, por pika referimi politike dhe ushtarake se si të asgjësohet kombi politik Dardan . 

 Historia na ka treguar që Serbia nuk ndryshon qasje ndaj shqiptarëve dhe Dardanisë; të paktën edhe nja 1-2 shekuj ! 

Kushdo që ka ardhur në pushtet, ka vazhduar politikën e mohimt të ekzistencës së popullit shqiptar dhe të shtetit të Dardanisë. 

 A ka ndonjë lider serb, politikan, akademik apo personalitet publik serb që e ka pranuar hapur dhe pa ekuivok pavarësinë e Dardanisë? ! 
Asnjë hiq! Në lidhje më këtë «optimizëm romantik» e naiv të opinionistëve të Prishtinës dhe të Tiranës.
 Mitologjia serbe u shndërrua në një mjet propagande shtetërore kundër shqiptarëve të Dardanisë. Ky studim retorik ndriçon ndikimin e fjalimeve të  Sllobodan Millosheviqit në mobilizimin masiv, krijimin e armiqësive dhe justifikimin e spastrimeve etnike, duke treguar sesi retorika nacionaliste, e përzier me mitologji dhe përralla, mund të bëhet një armë vdekjeprurëse. 

Me një analizë të thelluar dhe argumentim të fuqishëm, ky libër ka sot një peshë të madhe në kuptimin e politikës dhe historisë së Serbisë ndaj shqiptarëve autokton të Ballkanit. 𝐀𝐭𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈, 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢, 𝐧𝐞, 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐞𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧𝐞̈? 

 Nuk na intereson se kush vjen e kush ikën në Beograd. Na intereson që Dardania  të forcohet. 

Shteti ynë i dashur duhet të fokusohet në ndërtimin e një ushtrie të fortë, në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e një administrate efikase.

 Ne nuk duhet të harrojmë se bota po lufton sot për identitet, për komb, për mbijetesë. Ne duhet të organizohemi, të forcojmë institucionet dhe të ruajmë sovranitetin e vendit tonë.

  Nëse Serbia nuk ndalet në politikën e saj agresive, Daradnia  nuk duhet të mbetet duarkryq. Duhet të ketë një qeveri vizionare, të fortë dhe të qartë në qëllime. Rruga jonë është forcimi i shtetit, jo shpresa e kotë se Serbia do të ndryshojë. 

 Le të ndalemi të shofim ëndërra me sy qelë se Serbia po demokratizohet. Po largohet Vuçiqi? ! Asnjë ndryshim për ne!

 Nesër mund të vijë një Millosheviq i ri. Dardania  duhet të jetë gati në çdo kohë! 

18 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i udhëhequr nga Petra Bayr, do të vizitojë Kosovën





Një delegacion prej 18 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i udhëhequr nga Petra Bayr, do të vizitojë Kosovën nga data 7 deri më 10 shkurt 2025  për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat mbajnë më 9 shkurt 2025 , transmeton  AGJENCIONI ''FLORIPRESS.''. 

 Delegacioni do të mbajë takime me liderët dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike, me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Kryevëzhguesin e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe me ekipin e tij kryesor, si dhe me Komisionin e Pavarur të Mediave. 

 Gjithashtu, delegacioni do të takohet me përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile, para se të fillojë vëzhgimi i procesit të votimit më 9 shkurt. 

 Në fund të vizitës, Petra Bayr, kryetarja e delegacionit të APKE-së, do të mbajë një konferencë për media të hënën, më 10 shkurt 2025 , në ora 14:00, në hotelin "Swiss Diamond" në Prishtinë.

 Kjo u njoftua zyrtarisht nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. 

 Vizita e delegacionit të APKE-së është një hap i rëndësishëm për të garantuar transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor, duke siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. 

 Kjo veprimtari vëzhguese është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar demokracinë dhe proceset demokratike në Kosovë.


2025/02/03

Flori Bruqi : Unë mbaj furkën e ti merr leshin....

Furka e Plakës / Leshi tjetër që m’pat mbet, 
pati ardh një deputet 



Made in Albania - Materjal pune i gjysheve tona👌👌👌 Si quanit ne anet  tuaja? | פייסבוק



 Kur i piu nja 5:6 gota,
 loke tha kam ardh për vota
 Eh mor bir sa ngusht m’ke zan,
 hall i madh kujt me ja dhanë (votën e ka fjalën) 
 Para teje erdh dikushi 
e krejt si ty mëndjen ma mbushi 
 Por kët radhë kam nda peshqeshin,
 unë mbaj furkën e ti merr leshin.

– Kërcënimi i Vladimir Putinit është real.

– Kërcënimi rus është real. Nuk ka të bëjë vetëm me luftën kriminale që ne shohim të shpaloset në Ukrainë, por përfshin edhe aktivitete hibride, tha ai. – Le ta quajmë si është: një fushatë e koordinuar destabilizimi, e drejtuar nga Rusia, për të na nxjerrë jashtë ekuilibrit. Është kritike për ne që të punojmë drejt saj. Gjeneral-lejtnant Carl-Johan Edström, kreu i Shtabit të Mbrojtjes, e quan fazën aspiruese që na lamë “stabilitet”, me një rend botëror të bazuar në rregulla. – Për fat të keq, ne nuk jemi aty për momentin. Tani jemi më tepër në “konkurrencë”, konkurrencë ose në fakt parandalim. Sepse ajo që ne po zbatojmë tani kolektivisht është parandalimi, për të na kthyer në gjendjen stabile. Një gjë që ngatërron konceptet është legjislacioni linear, me paqen në njërën anë dhe gatishmërinë e shtuar dhe luftën nga ana tjetër. – Është shumë bardh e zi dhe kështu duhet ta kesh në legjislacion, por realiteti në të cilin gjendemi sot nuk pasqyron qasjen lineare. Dhe ka dobësi në këtë lloj qasjeje me të cilat Rusia është shumë e mirë për të luajtur, thotë Carl-Johan Edström.

A po këthehet Groenlanda arena e një përballje ndërmjet SHBA-së, dhe Rusisë ❓

-Ne kemi nevojë për Grenlandën, nuk është shaka. Si minimum, ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë një marrëveshje me Trump dhe ta ndajmë Grenlandën në disa pjesë, thotë anëtari i parlamentit rus, Andrey Gurulev, në televizionin shtetëror rus. Nuk është vetëm presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump që po pretendon të marrë Grenlandën. Tani një anëtar i parlamentit rus, Andrey Gurulev, po flet gjithashtu për rëndësinë që Rusia të ketë pushtet mbi ishullin. Jo vetëm presidenti i zgjedhur amerikan po pretendon të marrë Grenlandën. Tani një anëtar i parlamentit rus, Andrey Gurulev, po flet gjithashtu për rëndësinë që Rusia të ketë pushtet mbi ishullin. – Ne kemi nevojë për Grenlandën, nuk është shaka. Si minimum, ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë një marrëveshje me Trump dhe ta ndajmë Grenlandën në disa pjesë, thotë ai në televizionin shtetëror rus. Synimet hegjemoniste të carit rus, ndaj rajoneve strategjike që ju përkasin teritoreve shteteve të tjera (në këtë ras Norvegjisë) nuk kanë fund –

 🔻

Andrey Gurulev tregon interes edhe për Svalbard, i cili i përket Norvegjisë … -Svalbardi citon antari i parlamentit Rus, i cili është shumë afër flotës sonë veriore, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne sot.

Liderët e Hollivudit dhe teknologjisë



 Disa amerikanë të njohur nga filmi dhe televizioni gjithashtu thuhet se kanë rënë dakord të marrin pjesë, duke përfshirë aktorin Sylvester Stallone dhe yllin e realitetit Caitlyn Jenner. Fakti që lideri i Tesla-s, Elon Musk është i ftuar, nuk është veçanërisht befasues, por themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg dhe shefi ekzekutiv i Tiktok, Shou Zi Chew gjithashtu thuhet se po planifikojnë të marrin pjesë. 220,000 të ftuar kanë bileta për të parë Trumpin të betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, por vizitorë shtesë pritet të ndjekin instalimin nga National Mall, ose përgjatë rrugës së paradës së Pensilvania Avenue. Instalimi përkon këtë vit me festën kombëtare Ditën e Martin Luther King Jr., që do të thotë se shumë amerikanë janë jashtë punës.

Inagurimi presidencial i Donald Trump pritej të jetë i mbushur me yje – me disa ish-presidentë dhe liderë aktualë botërorë të pranishëm.

Instalimi presidencial i Donald Trump pritej të jetë i mbushur me yje – me disa ish-presidentë dhe liderë aktualë botërorë të pranishëm. Por disa persona të ftuar kanë refuzuar. Me gjithë përpjejet e pa fundme qoftë dhe si gruaja e Bilalit për sigurimin e një ftese, “lideri ballkanik” nuk arriti dot të marrë pjesë në inagurimin e Donald Trump … Youtubers, udhëheqës të teknologjisë dhe pjesë të Hollivudit. Inagurimi presidencial i Donald Trump pritej të jetë i mbushur me yje – me disa ish-presidentë dhe liderë aktualë botërorë të pranishëm. 

Por disa persona të ftuar kanë refuzuar.
 Joe Biden, Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton. Të gjithë ish-presidentët amerikanë që janë gjallë kanë rënë dakord të marrin pjesë në inaugurimin e Donald Trump të hënën. Të pranishme janë edhe bashkëshortet e ish-presidentëve – përveç Michelle Obama, e cila nuk pranoi të marrë pjesë. – Ajo thyen traditën duke mos marrë pjesë. Klinton, Bush dhe Obama gjithashtu kanë refuzuar të marrin pjesë në drekën tradicionale pas inaugurimit. Nga ana tjetër, as Donald dhe as Melania Trump nuk morën pjesë fare në inagurimin e Joe Biden, thotë Fouad Youcefi, korrespondent i SVT në SHBA.

       

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...