Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/06

Përse nuk u bashkuan 4 vilajetet shqiptare para dhe pas 1878?

Nga Azem Kovaçi 

Në foto  të ballinës së Librit Ramë Syla-Januzaj  mësues nga Isniqi i Deçanit 



“Nga viti 1846 e në vazhdim prifti katolik Gaspër Krasniqi (nëpërmjet tij) u vendosën kontakte me udhëheqësin/bajraktarin e fisit mirditor. Ku para nëpërmjet peshkopit të Malit të Zi për të mbështetur një rebelim mirditor në Shqipëri filluan te vinin. Ne te njejten kohe Mirdita refuzoi t’i përgjigjej thirrjes osmane gjatë luftës së shkurtër osmano-malazeze të vitit 1862. Gaspër Krasniqi dhe më pas pasardhësi i tij si Igumeni i Mirditës, Prenk Doçi, vazhduan marrëdhëniet e fshehta me Malin e Zi Keto marredhenie u bënë mjaft të njohura ku Prenk Doçi iu gjeten evidenca ku nxiste perçaje dhe kryengritje fetare, keshtu ai fillimisht u burgos nga Porta e Larte dhe më pas u dërgua për gjashtë vjet në New Brunswick nga Vatikani (ku vet Vatikani i ekspozuar nga dinakerite, nxitjet per kryengritje ne linja fetare/kryqezate).pra u detyrua te largonte Igumenin katolik mirditor Prenk Doçi. Duhet thene qe po ashtu joshja që politikanët serbë i ofronin bajraktarit te Mirditës, ishte ideja e një principate të pavarur katolike veriore shqiptare Duhet thene qe nje ide e tille me te vertete nxite perçaje dhe kjo pati efekte psikologjike. Natyrisht që qëllimi i nje ideje te tille (principate katolike), për sa i përket serbëve, ishte thjesht të inkurajonte një ngritje diversioniste/perçarese ne vija fetare.nder shqiptare, ku si rezultat mund t’i ndihmonte serbet të kapnin territore shqiptare ku u interesonte atyre. Ne fakt dihet dhe pane qarte qellimrt e serbeve pak vite me vone – kur shteti serb u forcua edhe me tej ai pushtoi Kosovën, ku ambiciet terroritoriale te serbise u shtrine edhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë veriore. (Faqja 189. Sir Noel Malcolm ‘Kosova një histori e shkurtër’ botuar në Londër 1998). Në vitet 1876-1877, një vit para Lidhjes së Prizrenit, klanet malesore katolike, veçanerisht Mirdita, kishin një projekt politik të ndryshëm: ai ishte plani për krijimin e një principate shqiptare katolike autonome ose plotësisht të pavarur.Ideja kishtei pëlqimin e kreut/bajraktarit të Mirditës, Prenk Bib Doda. Në vitin 1876, Princi Nikolla i Malit të Zi u përpoq shumë për të inkurajuar/financuar ambiciet e tij, pasi e dinte se një kryengritje katolike kundër osmanëve do ta bënte me të lehtë për trupat e tij të pushtonin shumë me shume territore shqiptare; Italia dhe Austro-Hungaria, po ashtu si fuqi mbrojtëse katolike, gjithashtu u interesuan për qëllimet e tyre dhe një delegacion nga një komitet arbëresh në Italinë jugore ofroi mbështetje dhe armë.per nje principate te tille katolike. Më 1877, Prenk Bib Doda udhehoqi një rebelim dhe i dërgoi kërkesë Malit të Zi për armë dhe para, por kryengritja u shtyp nga trupat arnauto- osmane. Ne te njejten kohe Prenk Bibe Doda mblodhi krerët e disa klaneve katolike fqinje dhe dërgoi një peticion të përbashkët në Kongresin e Berlinit në qershor 1878, duke i kërkuar Kongresit qe të krijonte një principatë autonome të Mirditës. . (Faqet 218 -9) Në fakt, në periudhën 1866-1869 (8.vjete para.Lidhjes se Prizrenit) Porta e Larte e konsideruan seriozisht krijimin e një vilajeti të vetëm shqiptar që të përfshinte të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë dhe një pjesë të Bullgarisë. Synimi ishte frenimi i nacionalistëve sllavë dhe fakti që kjo zonë do të kishte bashkuar pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare nuk i shqetësonte autoritetet (faqe 192). Por për shkak të kryengritjes së Mirditës dhe shtetet sllave te cilat duke përdorur taktikat përça dhe pushto mbi baza fetare bene qe shteti osman te hezitoje në bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një vilajet autonom shqiptar. Përveç kësaj, në vitin 1880, katër vjet pas Lidhjes së Prizrenit, vilajeti i bashkuar shqiptar perseri u konsiderua nga Porta e Larte. Bashkimi i kater vilajeteve kishte njëfarë mbështetjeje diplomatike edhe nga Britania, e cila po merrte (në mënyrë të pazakontë) një rol aktiv në gjeopolitiken Ballkanike dhe çështjen shqiptare: Ne fakt, zyrtari i lartë, Lordi Edmund Fitzmaurice, i shkruante nga Stambolli Sekretarit të jashtëm Britanik duke e përgëzuar idene e perbashkimit te kater vilajeteve shqiptare dhe forcimin e faktorit shqiptare. Dhe më 30 maj 1880, pas debatesh të gjata, Këshilli i Ministrave Osman ra ne dakord qe te bashkonte kater vilajetet shqiptare. Këshilli i Ministrave ndryshoi vendim dy /tre jave me pas – kjo si rezultat i trazirave qe ri-filluan ne vilajetin Kosovës. Arsyeja dhe hezitimi i shtetit Osman duket se ka qenë qe nese një vilajet i vetem autonom shqiptar do te formohej, rrjedhimisht do të copëtohej shume shpejt nga konfliktet e brendshme (te nxitura nga sllavet) ndermjet shqiptarëve të krishterë dhe shqiptareve myslimanëve dhe se kjo do t’u jepte fuqive të jashtme (jo vetëm shteteve sllave, por edhe Italisë dhe Austro-Hungarisë) një justifikim për të ndërhyrë dhe copetuar edhe me tej. (Faqet 224-225) BURIMI: BOOK ” KOSOVO A SHORT HISTORY ‘ PUBLISHED IN LONDON IN 1998 Faqet 189, po aty 218, 219, 224 and 225) Foto: Abedin Pashe Dino. Minister i jashtem i Perandorise Osmane ne te njejten kohe edhe ideator/organizues dhe perkrahes i Lidhjes se Prizrenit

Lidhjet familjare të Skënderbeut

Nga Azem Gani


  Motra e Skenderbeut, Mara ishte martuar me Štjefan Cernojevicin, sundimtarin e Malit te zi te cilet rrjedhimisht linden femije ortodoks Malazezo/Kastriot. Mara dhe Cernojevici jane te varrosur ne Manastirin e Kom-it te Malit te zi. Malazezi Cernojevici mori pjese ne Kuvendin e Lezhes 2 mars 1444. 


Gjon Kastrioti – djali i Skenderbeut ishte i martuar me Jerina Brankovicin, vajzen e mbretit (despotit) serb Lazar Brankovic. Mbesa e Skenderbeut Jelena Kastrioti u martua me Pavle Balsiçin. Kunata e Skenderbeut Angjelina Arianiti, motra e Donikes (gruaja e skenderbeut) ishte e martuar me Stjefan Brankivicin shenjetorin e serbeve. Yella ishte e martuar me Gjergj Cernojevicin Vlajka Kastrioti martesen e saj te dyte e kishte me Štjefan Balsicin me te cilet linden dy femije Gojko Balsicin dhe Ivan Balsiçin. A doni me per familjen e Gjergj Kastriotit dhe lidhjet e tij te gjakut me serb e malazez? Skenderbeu kishte pese motra dhe kater 4 vellezer. Stanisha dhe babai i tij Gjon Kastrioti jane te varrosur ne manastirin serb te Hilindarit, pra ishin ortodoks familjarisht dhe JO katolik. Nena e Skenderbeut Vojsava (Volislava) e bija e Grgur dhe Teodora Golubič- Brankovic artikulohet nga shume historiane duke perfshire Paskal Milon se e ema e Skenderbeut ishte sllave ortodokse ne gjeneze (Malazezo/ Bullgare) dhe jo arberore. Skenderbeut pasi mori Krujen nje muaj me vone po ashtu pushtoi kalate e Petreles, Stelushit, Modeices dhe Sfetigradit. Ketu fillon dhe periudha me e erret e Skenderbeut, pasi ai u zuri rob lufte kolonet dhe arberoret qe ishin konvertuar ne muslimane..Ai i u ftoi te zgjidhnin mes vdekjes dhe krishterimit.Pjesa me e madhe refuzuan dhe me mijera u masakruan pa meshire. Peshkopi dhe historiani njohur Fan Noli ne librin e tij per Skenderbeun artikulon “kjo veper (masakra e roberve nga skenderbeu ishte nje deklarate per nje lufte te shenjte/kryqezate me te cilen nuk kishte me kthim mbrapa.” Sipas historianit Ndue Gjelaj lektor ne Universitetin e New Yorkut njekohesisht i cili artikulon qe Skenderbeu pushtonte toka, sulmonte karavanet, masakronte muslimanet dhe i ishte bashkuar kryqezates se papatit kunder islamit si nje kalores i krishterimit.” /profili i tij Metarimi 


Burimi :https://gazetaimpakt.com/lidhjet-familjare-te-skenderbeut/

George Orwellz: Coming Up for Air(Dalje për ajër)

Xhorxh Boulingu përballet me një krizë të shumëfishtë: Ai është mesoburrë, e ka lënë veten të shëndoshet dhe tashmë i kanë rënë të gjithë dhëmbët. Ai ka një jetë të mesme, bën një punë të mërzitshme duke shitur polica sigurimi - për të cilat pranon se janë biznes dallaveresh - si dhe është një njeri që ka frikë! Frikë nga bombat, nga shkopat e gomës, nga radhët e gjata për të blerë bukë. Gazetat tabloide e sigurojnë se gjërat janë mirë, se teknologjia i ka mposhtur bombat, ndërsa nuk harrojnë të raportojnë me bollëk për vrasje makabre dhe... për martesën e Mbretit Zog, diku larg, atje nëpër botë. Ishte pikërisht pankarta e shtypit të ditës, e cila njoftonte dasmën e mbretit shqiptar, ajo që e zhyti personazhin e Orwellit në mendime të thella për kapitalizmin e egër, banalitetin e shoqërisë së shtresës së mesme dhe të medias tabloide. Ai kërkon të shpëtojë nga të gjitha këto, duke u kthyer pas në kohë, te një vend ku ishte gjithmonë verë, ku dilte për peshk, sepse “peshkimi është e kundërta e luftës” dhe ku nuk kishte rrjete supermarketesh, as bythëlëpirje te shefi, as telendisje të punëtorit; një botë ku nuk kishte Hitler. Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës. Orwelli e shkroi këtë libër në kohën kur gjendej me pushime në Marok, nga shtatori i vitit 1938 deri në mars të vitit 1939, ku kishte shkuar për mot të ngrohtë, pasi ishte sëmurë. Romani u planifikua të përkthehej dhe të botohej në shumë vende të Evropës (ku disa sharje për Hitlerin pritej të hiqeshin nga teksti), por ato plane dështuan për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Që nga ripublikimet, në vitet 1950, në Britani, SHBA, e vende të tjera, "Dalje për ajër" është bërë një nga romanet më të dashur për lexuesit, të cilët e kanë zbuluar Orwellin jo vetëm nga romanet Ferma e kafshëve dhe 1984.

Dalje për ajër, George Orwell


Jeta e fshehur e Enver Hoxhës 1908-1944.

Në 24 qershor 1965 Enver Hoxha shkruan për diktatorin algjerian Ben Bela, që ato ditë u rrëzua nga pushteti me puç prej kolonelit Bumedien: “Ben Bela është njeriu tipik aventurier i kohëve aktuale. Ai është një mikroborgjez, karrierist, megaloman, i dyshimtë, njeri i të gjitha kallëpeve, njeri që ka një pikëpamje për veten e tij të një njeriu “të madh historik” me perspektivë jo vetëm “algjeriane”, jo vetëm “afrikane”, por “botërore”. Ai veshi “togën” e luftëtarit pa hedhur pushkë, ai përfitoi ng alufta për të hedhur pushtetin në duar dhe të bëhej një personalitet botëror.”Këtij tipi njeriu i përkiste dhe Enver Hoxha që me këtë kishte bërë edhe epigramin e vetvetes... ...Synimi i qartë i Enver Hoxhës ka qenë që çdo studiues i jetës së tij dhe të familjes së tij, të gjendet para dilemës: Ose të humbë në “prehistorinë” e gojëdhënave, ose të pranojë historinë zyrtare, “hagiografinë” e shkruar nga vetë Enver Hoxha (Jeta dhe veprimtaria e Enver Hoxhës u bë praktikisht një “hagiografi” e mistikës ateiste). A ka një mënyrë për ta shmangur këtë kurth? Pikërisht këtë jam përpjekur të gjej në këtë libër. Unë jam orvatur të gjej një pikëpamje të ndërlikuar për ta kqyrur jetën e Envet Hoxhës, duke kombinuar dokumentet historike të disponueshme, pa përjashtuar as kujtimet e tij, si dhe traditën orale (gojëdhënat) e asaj që mund të quhet si prehistoria e jetës së Enver Hoxhës dhe familjes së vet. Duke bërë këtë, unë u kam kushtuar një vëmendje të posaçme kujtimeve të vetë Enver Hoxhës... ...Kujtimet e Enver Hoxhës përbëjnë në fakt një kurth ku ai kërkon t’i tërheqë të tjerët, duke u dhënë versionin që i vjen për mbarë atij për ngjarjet e jetës së tij. Por, në këto kujtime Enver Hoxha ka rënë dhe vetë në një kurth. Bë kujtimet e veta ai përdor një kod për t’i tjetërsuar ngjarjet, në pjesën më të madhe të rasteve që të bëjë alibi për veprimet e veta dhe tëe familjarëve të vet. Në rast se arrin ta perceptosh këtë kod, atëherë të shfaqet një tekst virtual, një tekst paralel, një intertekst i mahnitshëm, në librat me kujtime të Enver Hoxhës.Jeta e fshehur e Enver Hoxhes 1908-1944, Kastriot Myftaraj

Kujtimet 

Spartak Ngjela : Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare (1975 – 1991)

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij; ka qenë trishtim që ka ardhur nga një luftë e përgjithshme që torturon ditë për ditë me bombardimet e me të vrarët në luftë; ka qenë fatkeqësi natyrore që ka krijuar një vështirësi tërësore për të vijuar jetën si një ecuri biologjike; apo ka qenë, më në fund, një rrjedhojë normale e jetës e cila, si rregull, për të gjithë ka udhëtarë të përbashkët: trishtimin, tmerrin dhe gabimin? Të gjitha këto mund të jenë, por gjithsesi unë në këtë vëllim do t'i qëndroj pandarësisë se gjithçka e trishtë ka pasur një kuptim që vjen e krijohet nga kushtet detyruese të jetës që të imponojnë të tjerët. Kur jeta është imponim, ajo ka në brendësi të vet gjithmonë trishtimin, por kur e di këtë, varet tërësisht nga ti nëse je apo jo i aftë për të dalë nga ky trishtim dhe për të qëndruar në një kohë që, ndonëse ikën për të të konsumuar jetën, nuk mund të ikë nëse ti ke ditur që ta mbushësh me mendimin tënd, me idetë e tua, dhe më në fund me krijimin tënd. Trishtimi në fakt është injorancë, sepse të kap atëherë kur ti nuk je në gjendje të kuptosh fenomenin: tmerri është frika, që vjen nga kujtimi i vdekjes, sidomos kur ajo të kujton se është shumë pranë dhe kur e di se atë mund të ta shkaktojnë të tjerët që i janë imponuar jetës tënde; kurse, gabimi është rasti i mosfunksionimit intelektiv të asaj që i themi zgjedhje. Cila prej tyre duhet të më përkasë mua? Është e vështirë, por në fund të fundit, pse duhet të imponohem? Unë po e ekspozoj, lexuesi le ta mendojë vetë. Gjithmonë brenda devizës sime: nuk imponoj asgjë, nuk propozoj asgjë, ekspozoj.

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela


 

Enver Hoxha iu imponua lëvizjes komuniste....




Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eleminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eleminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas. Pas viteve 90', dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke u nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë? Pothuajse ashkush nuk pati kthjelltësinë të kuptonte se e gjitha kjo kishte pak rëndësi. Enver Hoxha iu imponua lëvizjes komuniste, shfrytëzoi problemet dhe grindjet në gjirin e saj, lëvizi me talent spikatës mes liderëve të zhurmshëm të kohës, u ngjalli atyre besim, iu imponua, doli në krye dhe, më pas, i eleminoi një nga një. Komente mbi librin “Nga ky libër kam mësuar për çudinë time, mjaft gjëra që mendoja se i dija por që në të vërtetë nuk i kam ditur, ose i kam ditur por jo kaq të qarta dhe kaq të dokumentuara.” Ismail Kadare, shkrimtar “Në një mjedis ku ka sundimin e vet edhe kultura e thashethemet, Blendi Fevziu i është ruajtur me shumë kujdes dhe i ka qëndruar larg asaj kulture. Mendoj se kjo është falë profilit të Blendi Fevziut si gazetar.” Aure Plasari, ish Drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Libri i Blendi Fevziut, një gazetar i njohur shqiptar, është përpjekja e pare serioze për të rrëfyer jetën e Hoxhës sipas arkivave shqiptare! Një ekonomist i njohur tha se e lexoi librin në dy ditë dhe se ai mund të titullohej: “Njeriu që vrau gjithë miqtë!” Tim Judah, The Economist “Autori ka paraqitur në mënyrën më të dokumentuar mizoritë e tij për të mbajtur pushtetin. Mendoj se ky libër hedh dritë mbi bazë dokumentesh, gjer sot, asnjë të përgënjeshtruar. Kush ishte Enver Hoxha? Një vrasës që në vitet e apra të karrierës së tij politike. Një diktator i egër, i cili eliminoi një nga një bashkëpunëtorët dhe shokët e tij.” Sali Berisha, ish – Kryeministër i Shqipërisë

Enver Hoxha, Blendi Fevziu



Ismail Kadare : Darka e gabuar







Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse e hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht. Ç'ka ndodhur në atë darkë? Ç'ka qenë e vërtetë nga ajo që është treguar më pas prej njërës palë, të zotëve të shtëpisë, dhe prej palës tjetër, të ftuarve? Së fundi, ç'ka qenë e fshehta që dyshohet se është mbuluar me kujdes? Për shkak të komplotit të famshëm të bluzave të bardha në Kremlin dhe të vdekjes së Stalinit, hetimi i darkës merr befas përmasa planetare. Kadare jep një version të tij të ngjarjes në një roman, që ta mban frymën pezull gjer në rreshtin e fundit. Komente mbi autorin "Nuk dyshoj që Kadareja është një shkrimtar heretik. Nuk është e mjaftueshme ta quash atë, siç kam thënë dikur, Jetvushenko shqiptar. Jetvushenko është thjesht një rebel. Dallimi midis një rebeli dhe një heretiku është se i pari shpreh zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet pas pak, ndërsa heretiku është i qëndrueshëm në kundërshtimin e tij, ka një vijë veprimi dhe një strategji të sjelljes që buron nga parimet." Arshi Pipa "E kanë krahasuar me Gogolin, me Kafkën, me Oruellin. Por ai i Kadaresë është zë origjinal, universal, e prapë me rrënjë të thella në tokën e vet." Shusha Guppy, Independent on Sunday "Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë." Alain Bosquet, Le Quotidien de Paris "Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës... Vepra e tij, sa ç'është ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim." Michael Kleeberg, Die Welt "Gjëja më ideale në letërsi është kur lexon diçka të sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike. Kjo gjë ideale ka për titull përmbledhjen "Përballë pasqyrës së një gruaje" dhe i përket më të madhit shkrimtar gjallë të kohës: Ismail Kadaresë." "Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella... Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton... Jepjani Kadaresë çmimin Nobel!" Magazine Litteraire "Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjtha gjuhët." Bruce Bawer, Wall Street Journal "E kemi thënë më parë dhe do ta themi prapë: kur do ta njohë Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli?" Figaro Littèraire, Paris "Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal me një traditë narracioni që e ka origjinën nga Homeri." John Carey "Kadare mundi titanët ndërkombëtarë të letërsisë me çmimin Booker." The Guardian "Është kjo anë vizionare, që përbën forcën madhore të një njëzet librave të Kadaresë, romancier që rrok historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane." Histori e Letërsisë Europiane, Hachette, Paris "Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike dhe me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura." Dominique Fernandez

Darka e gabuar, Ismail Kadare


 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...