Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/18

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se telefonata e tij me Vladimir Putinin i sjell palët me afër bisedimeve për paqe





Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka rritur përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe, në mënyrë që t’i japë fund luftës në Ukrainë, pasi bisedoi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për më shumë se një orë dhe u pajtua me të për fillimin e bisedimeve. Trumpi njoftoi më 12 shkurt në rrjetin e tij social, Truth Social, se me Putinin u “pajtua për të punuar ngushtë së bashku, përfshirë duke vizituar vendet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, jemi pajtuar që ekipet tona t’i nisinë bisedimet menjëherë”. Ai foli më gjatë për planet e tij më vonë në Shtëpinë e Bardhë, ku u tha gazetarëve: “Mendoj se jemi në rrugën e duhur për të arritur paqe”. Ai theksoi se pas telefonatës me Putinin, foli edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por nuk u shpreh qartë nëse Ukraina do të jetë pjesëmarrëse e barabartë në negociatat me Rusinë. “Mendoj se ata duhet të bëjnë paqe. Njerëzit e tyre po vdesin”, tha Trump.

DASH pas takimit në Riad: SHBA dhe Rusia u pajtuan për të punuar drejt paqes në Ukrainë

 Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë pajtuar të martën për t’i adresuar faktorët “acarues” në marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë, ka thënë të martën Departamenti amerikan i Shtetit, duke e bërë të qartë se përpjekjet janë ende në fazat e para.


“Një thirrje telefonike, e pasuar me një takim, nuk janë të mjaftueshme për paqe të qëndrueshme”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, pas takimit që është zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite dhe ka zgjatur mbi katër orë.

Mes tjerash, ajo ka thënë palët do të angazhojnë ekipe të nivelit të lartë për dhënie fund të luftës, sa më shpejt që është e mundur, "në një mënyrë që është e qëndrueshme dhe e pranueshme për të dyja palët".

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, që ka udhëhequr delegacionin e SHBA-së, ka thënë se palët janë pajtuar edhe për të rivendosur stafin e ambasadave dhe që përveç diskutimeve për paqe në Ukrainë, ekipet negociatore do të promovojnë edhe bashkëpunim ekonomik.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Zëdhënësja Bruce ka thënë përmes një deklarate se presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron t’iu japë fund vrasjeve.

“Shtetet e Bashkuara duan paqe dhe janë duke shfrytëzuar fuqinë e tyre në botë për t’i afruar shtetet së bashku. Presidenti Trump është lideri i vetëm në botë që mund të bindë Ukrainën dhe Rusinë që të arrijnë pajtueshmëri”, ka thënë ajo.

Sipas DASH-it, palët janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin në çështje të interesit të përbashkët gjeopolitik, për mundësi ekonomike dhe mundësi për investime, që dalin nga përfundimi i luftës së Moskës në Ukrainë.

Delegacioni amerikan dhe ai rus në Riad, më 18 shkurt 2025.Delegacioni amerikan dhe ai rus në Riad, më 18 shkurt 2025.


Çfarë tha pala ruse?

 


Yuri Ushakov, këshilltar për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se takimi ka qenë i sukseshëm.

Ushakov ka thënë se palët janë pajtuar për kushtet e një takimi mes Putinit dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Megjithatë, ai ka thënë se një takim mes dy liderëve nuk ka mundësi të zhvillohet javën tjetër, dhe se nuk ekziston një datë konkrete për takimin.

Shefi i Fondit Sovran të Pasurisë së Rusisë, Kirill Dimitriev, ka thënë se delegacionet ruse dhe amerikane kanë nisur ta dëgjojnë njëra-tjetrën, por është shumë herët për të folur për kompromise.

“Mendoj që është shumë herët për të folur për kompromise, mund të them se palët kanë nisur të komunikojnë me njëra-tjetrën, kanë nisur ta dëgjojnë njëra-tjetrën, e kanë nisur dialogun”.

Pala amerikane - që përbëhej nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, Këshilltari për Siguri Kombëtare, Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Lindje të Mesme, Steve Wikoff - ka thënë paraprakisht se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me nisje të negociatave, mirëpo për të parë nëse Rusia është “serioze” në dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Pala ruse - e përbërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Yury Ushakov, këshilltar për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin - ka thënë se prioritet do të ketë normalizimi i marrëdhënieve me SHBA-në.

Pamje nga takimi në Riad.
Pamje nga takimi në Riad.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është ftuar për të marrë pjesë në bisedime dhe ka thënë se Kievi nuk do të njohë asnjë marrëveshje të arritur për Ukrainën, kur Ukraina të mos jetë prezente në tavolinën e negociatave.

Zelensky aktualisht është në një vizitë në Lindje të Mesme, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Kremlini: Putin do të bisedojë me Zelenskyn, ‘nëse është e nevojshme’

Teksa vazhdonin bisedimet, Kremlini ka thënë se presidenti Putin është i përgatitur për të biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, “nëse është e nevojshme”. “Vetë Putin ka thënë se është i gatshëm të negociojë me Zelenskyn, nëse është e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve. “Megjithatë, duhet diskutuar bazën ligjore të marrëveshjeve, duke marrë parasysh që legjitimiteti i Zelenskyt mund të vihet në pikëpyetje”, ka thënë ai. Zelensky është zgjedhur president më 2019 për një mandat pesëvjeçar. Sipas ligjit, atij është dashur t’i skadojë mandati në maj të vitit 2024, mirëpo zyrtarët ukrainas kanë thënë se vazhdimi i luftës dhe shpallja e gjendjes së luftës e bëjnë të pamundshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ligji i Ukrainës për gjendjen e luftës ndalon mbajtjen e zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale.

Thirrja e SHBA-së për zgjedhje në Ukrainë: Hap drejt paqes apo dhuratë për Vladimir Putinin?

Peskov ka thënë se Rusia nuk është kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, për aq kohë sa nuk përbën kërcënim për sigurinë e Rusisë. “Kjo është e drejtë sovrane e secilit shtet. Po flasim për integrim dhe procese ekonomike, dhe në këtë pikë, natyrisht, askush nuk mund të diktojë diçka për një shtet tjetër. Nuk do ta bëjmë këtë”. “Por, qëndrimi ynë në çështjet e sigurisë, aleancat ushtarake, është krejt tjetër. Ajo është temë tjetër dhe të gjithë e dinë këtë”. Takimi i 18 shkurtit 2025  në Riad është zhvilluar pas intensifikimit të përpjekjeve të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare në Ukrainë, ndonëse taktikat kanë tronditur qarqet diplomatike në Kiev dhe Evropë, meqë ka paqartësi për llojin e marrëveshjes që mund të arrihet në të ardhmen, me qëllim të dhënies fund të luftës. “Ky mëtohet të jetë hapi i parë në procesin e gjatë të negociatave, mirëpo gjërat po lëvizin shpejt”, ka thënë Nigel Gould-Davies, ish-diplomat britanik që aktualisht është hulumtues i lartë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.
 “Ekziston një rrjedhshmëri që do të vazhdojë të avancohet në këto kohë paqartësish”.

Rëndësia e takimit të Samitit të Mynihut

Bisedimet mes dy vendeve janë të parat të nivelit të lartë në vjetët e fundit. Në delegacionin amerikan nuk është përfshirë gjenerali i pensionuar, Keith Kellogg, i dërguar i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për të negociuar një zgjidhje për luftën. Zelensky ka thënë se Kellogg do të arrijë në Kiev më 20 shkurt 2025  për “bisedime të gjata për garanci të sigurisë”. Ndërkohë që liderët evropianë janë takuar në Paris në një samit urgjent për Ukrainën dhe çështje të mbrojtjes, Lavrov ka thënë se nuk sheh arsye që evropianët të përfshihen në diskutime. “Asgjë e madhe nuk do të arrihet derisa të mos jenë  Donald Trumpi dhe Vldimir  Putini në dhomën e njëjtë”, ka thënë Andrew D’Anieri, hulumtues i lartë për Këshillin Atlantik, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë. “Kjo do të thotë se ka ende kohë dhe shumë mundësi që evropianët dhe ukrainasit të formësojnë idetë e administratës Trump”.

Çka për deklaratat për t'i dhënë fund luftës?

Përgjatë fushatës zgjedhore, Trump është zotuar për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë shumë shpejt, ndërsa tani administrata e tij synon të përmbushë këtë zotim në 100 ditët e para prej marrjes së detyrës. Bisedimet në Arabinë Saudite janë zhvilluar pas një morie deklaratash që janë bërë prej tij dhe zyrtarëve amerikanë në ditët e fundit, lidhur me luftën në Ukrainë. Në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Evropë, prej marrjes së pozitës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë më 12 shkurt në Bruksel se Uashingtoni nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO, në kuadër të marrëveshjes për paqe, dhe është joreale që Kievi t’iu rikthehet kufijve që ka pasur më 2014, para se Rusia të pushtonte Gadishullin e Krimesë dhe lindjen e Ukrainës. Hegseth ka thënë po ashtu se trupat ushtarake evropiane duhet të jenë forca kryesore për të garantuar sigurinë pas përfundimit të luftës në Ukrainë, dhe që trupat ushtarake amerikane nuk do të përfshihen. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, në një takim me aleatët ushtarakë të Ukrainës në selinë e NATO-s në Bruksel, më 12 shkurt 2025. SHIKONI EDHE: Hegseth thotë se kthimi në kufijtë e mëparshëm të Ukrainës nuk është realist Ditën e njëjtë, Putin dhe Trump kanë zhvilluar bisedë telefonike, të cilën presidenti amerikan e ka përshkruar si sinjal për dhënie fund të izolimit diplomatik të Rusisë, meqë dy liderët është thënë të kenë diskutuar për “bashkëpunim ekonomik” dhe Trump ka bërë thirrje për kthimin e Moskës në grupin e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7). Rusia është përjashtuar nga ky grup pasi e ka aneksuar Krimenë më 2014. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. SHIKONI EDHE: Trump thotë se telefonata e tij me Putinin i sjell palët me afër bisedimeve për paqe Në çfarë pozicioni është Rusia? Fillimisht Putini pati synuar kapjen e Kievit dhe instalimin e një qeverie të afërt me Moskën. Meqë ky plan i ka dështuar, Kremlini ka qenë i ashpër tentimet për të pushtuar sa më shumë territor ukrainas që mundet dhe për t’ia dobësuar Ukrainës kapacitetet ushtarake. Përgjatë thirrjes telefonike, Putin i ka thënë Trumpit se dëshiron t’i zgjidhë “arsyet e konfliktit”, duke dhënë sinjale se Rusia ka hequr dorë prej idesë që t’ia pamundësojë Ukrainës idetë e integrimit me Perëndimin. “Nëse do të isha unë Putini, unë do të përpiqesha të shfrytëzoja gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të kuptuar nëse mund t’iu afrohem sa më shumë pozicioneve të mia maksimale, që i kam pasur qysh prej nisjes së luftës”, ka thënë John Hardie, ekspert për Rusinë në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracive, institut me seli në Uashington, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë. Gould-Davies, ish-diplomat britanik, ka thënë se Kremlini mund të shtyjë përpara kërkesa të ngjashme me ato të vitit 2021, para se të niste luftën në shkallë të plotë. Atëbotë, Lavrovi pati kërkuar në bisedimet me palën amerikane që Ukrainës t’i pamundësohet anëtarësimi në NATO, si dhe zhvendosjen e armëve dhe ushtarëve në pozicionet që kanë qenë më 1997, para zgjerimit të aleancës ushtarake në lindje. “Putini ka qenë i qartë që nuk është i interesuar në armëpushim, ai dëshiron vetëm dhënie fund të luftës”, ka thënë Gould-Davies. “Kjo do të thotë një lloj zgjidhjeje për gjërat themelore dhe krijimin e një rendi të ri rajonal që mund të jetë më i favorshëm për Rusinë”.

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...