Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/12/13

Republika e Shqipërisë rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035 dhe se rezulton qe Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë, ndërsa Dardania, Ilirida,Malit të zi dhe Lugina e Prshevës, Qameria ti bashkohën teritorit amë , në Shqipërinë e madhe sipas Agjencisë amerikane CIA.




                             Shkruan : Flori Bruqi, Prishtinë

Shumë njerëz i quajnë shqiptarët pasardhës të drejtpërdrejtë të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani", ose "Albanët" i cili ishte i vendosur në Shqipërinë e sotme. ....






Sulmet e ushtisë otomane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Runelisë  ,Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV–XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare"....

Shqipëria ka 2,402,113 banorë. 46% e shqiptarëve jetojnë nëpër fshatra. 



Mbas kohës së diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar (të ligjshëm ose të paligjshëm) në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore. 

Në 2004 shteti shqiptar shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Pavarësisht se njerëzit kanë emigruar, rritja e popullsisë në qytete si Tirana dhe Durrësi nuk u ndalua. Tirana, në vitin 1990 kishte 250,000 banorë edhe 20 vjet me vonë ka më shumë se 600,000 banorë, kjo është një rritje prej 140%. Në atë kohë njerëzit kanë lënë vendin dhe kanë shkuar nëpër vende të huaja ose njerëzit kanë lënë fshatin dhe kanë shkuar nëpër qytete. 

Kështu shumë fshatra në jug janë sot të lëna pas dore. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore. Midis tyre janë pakica ortodoksët greqishtfolëse,Vllahët   (10,000),sllavët   (3,000 serbë, boshnjakë, goranë dhe maqedonas ,romë 9,000). Rreth 25,000 ortodoksët greqishtfolëse kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qendrat e mëdha si Durrësi, Tirana.

Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (koha e gurit të vjetër), mbi 100.000 vjet më parë. 



Në lashtësi, Kosova filloi të njihej si Dardaní (emërtim që u përdor herëpashere deri në shek. XIX;  buron nga fjala shqipe dardhë për pemën e përhapur në trevat dardane) dhe banohej nga fisi ilir i dardanëve. Burimet historike përmendin Mbretërinë Dardane që në shek. IV p. K., e cila përfshinte Kosovën dhe hapësirat përreth. Mbretërit dardanë, prej të cilëve më të njohurit qenë Longari, Monuni dhe Batoja, zhvilluan luftëra kundër Maqedonisë së Vjetër dhe korrën fitore të mëdha. Njëherësh, ekzistojnë shënime për luftëra kundër keltëve. Dardania ishte e njohur për burimet e arit, teksa shkrime të lashta i përshkruajnë dardanët si prodhues cilësorë të stolive. 
Qytetet kryesore përfshinin Damastionin, Nishin, Shkupin, si dhe Ulpianën.

Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035. 

Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 Janar 2024.


Sipas historianit çek, Konstantin Jeriçekut , në veprën e tij ‘’Historia e serbëve’’ shqiptarët në mesjetën e hershme kanë humbur shumë tokë nga serbët, por megjithatë ata janë një popull që ka treguar vitalitet edhe në kohëra të vështira. Nga këto dhe shkrime të tjera bëhet e ditur që këtë territor e kanë banuar shqiptarët.

 Që në mesjetë ata merreshin si një popull i vjetër krishter me kulturë të lartë qytetare. 

Lashtësia e popullit serb në Kosovë, siç e pretendon politika serbe, nuk ka kurrfarë mbështetje shkencore. Para së gjithash, dihet fare mirë se shteti serb nuk është krijuar në trevën e Kosovës, (as në qytetin e sotëm Rashkë, siç mund të mendohet, i cili ndodhet në Serbi afër Kosovës), por shumë më larg në Rashkë, siç quhej atëherë Serbia. ‘’Në shekullin 10 formacionet e tyre (serbe) të para kompakte ishin Rashka (Rascia) në luginën e Ibrit në perëndim të Moravës, dhe Zeta, që i përgjigjet në vija të trasha Malit të Zi të sotëm’’.

Me ndarjen e kishës së krishterë më 1054 në Kishën ortodokse të lindjes dhe në Kishën katolike të perëndimit, një pjesë e shqiptarëve të Kosovës lindore, që nga Kaçaniku deri në Mitrovicë, kanë qenë kryesisht ortodoksë, nën ndikimin e shtetit Bizantin ortodoks, kurse pjesa tjetër e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë kryesisht katolikë, nën ndikimin e Romës e të Venedikut.

Nemanja depërtoi në një pjesë të vogël të Kosovës, ku në atë kohë nuk ka patur serbë. 

Madje, siç shkruan shkencëtari francez, Michel Aubin, vendosja në një territor të caktuar i pushtetit politik e ekonomik, nuk përcakton përkatësinë etnike të popullsisë së nënshtruar. ‘’Kështu, despoti i vogël ‘’serb’’ i Seresit në Greqinë Veriore, mund të sundonte nga 1355 deri më 1371 një popullsi, pjesa më e madhe e së cilës ishte greke.’’

Shqiptarët në Kosovë përmenden edhe në dokumente (krisobula) kishtare-shtetërore serbe në kohën e sundimit të Nemaniqëve   në shek. XIV, sidomos fshatrat rreth Prizrenit, dhe në Drenicë, me zhbërjen e shtetit të car Dushanit mbas vdekjes se tij ne 1355, dokumentet raguziane dhe osmane dëshmojnë se Prizrenin, Pejën dhe krejt Rrafshin e Dukagjinit e zotëruan kryezotërinjtë shqiptarë Ballshajt, Kastriotët e Dukagjinët. Janë të shumtë dokumentet historike për prezencën masive të shqiptarëve në Kosovë e në Maqedoni në mesjetë. Te pakten Kosova Perendimore dhe Qendore ishte ne pushtetin e Princave Shqiptare para kapjes se Kosoves nga Osmanet ne 1455.

Ka pasur edhe lkevisje te klerti serb per sllavizimin e shqiptareve, edhe pse duhet thene se koncepti i kombit '' serb'' ne ate kohe nuk ekzitonte dhe se Shqiptare si qytetare dhe kriues te Perandorise Romake te Lindjes te njohur edhe si Bizant, ishin ne shumice derrmuese Ortodokse. Per faktin se Shqiptart ishin shumcia Ortodokse, kjo con ne manipulime nga ana e Serbise duke e paraqitur Kosoven si shumice sllave ne mesjete.

Lëvizja e numrit të popullsisë

Për të njohur lëvizjen numrit të popullsisë së Dardanisë  në të kaluarën është shumë e vështirë, për shkak se nuk kemi të dhëna të sakta. Njohja e numrit të popullsië mund të bëhet nga viti 1880, mandej me regjistrimin e popullsisë së vitit 1921 dhe në vitin 1931 në kohën e Jugosllavisë së parë, pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavinë e Dytë me regjistrimin e popullsisë së viteve 1948, 1953, 1967 dhe 1981.

Në vitin 1880 vlerësohët se  Dardania  kishte rreth 240 000 banorë, ndërsa më 1981 arrin në 1584 000 banorë, ose 6.6 herë më shumë.

Parë për një periudhë të gjatë, popullsia e Kosovës shënoi rritje pozitive, mirpo, nëse analizohet lëvizja në periudha më të shkurta kohore, atëherë del në pah se Kosova shënoi humbje në numër mes viteve 1910-1921 prej 36 000 vetash, sepse bëhen shpërngulje të popullsisë shqiptare dhe myslimane drejt Turqisë e vendeve të tjera gjatë periudhës 1930 – 1941, pas Luftës së Dytë Botërore në vitet 1951 – 1966 ( rreth 250 000 banorë) si dhe pas vitit 1990 e deri në pëfundim të Luftës në qershor të vitit 1999  ( rreth 500 000 banorë).

Rritja e shpejtuar e popullsisë në Kosovë pas viteve 60-të të shekullit XX, ishte rezultat i shtimit të lartë natyrorë, për shkak të zvoglimit të shkallës së mortalitetit si dhe për shkak të ndërprerjes së shpërnguljeve të popullsisë deri në vitet 90-të.

Popullsia e  Dardanisë për 43 vite ( 1948 – 1991) shënoi rritje prej 1223 000 banorësh gjithësej ose prej 2,67 herë, pra, kishte rritje vjetore nga 23 deri në 1000 banorë. 

Dyfishimi i popullsisë ndodhi për 29 vite , ndërsa dyfishimi tjetër mund të ndodhte në vitin 2006, mirpo për ndryshimeve të rrethanave ekonomike e politike, përkatësisht emigrimit të gati 0,5 milion banorëve të rinj, kryesisht shqiptarë dhe zvoglimit të shtimit natyrorë, ky dyfishim do të shtyhej më larg, ngase  Dardania në vitin 2003 nuk i kishte 2.4 milion banorë të pranishëm, por diku rreth 2 milion. Vlerësohet se Kosova ka 2,126,708 (2007 vlersim)banorë.



Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur. Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhur një hartë e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash. Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA dhe agjencisë ruse GRU zbardhet fare rastësisht. Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare. Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi. Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU. Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike. Evropa Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës.





 Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore. Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez. Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës. Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.

Në Prishtinë ende nuk është emruar e ambasadori amerikan “asgjë më pak nuk e përmbush vizionin e një Evrope të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”.

 




Bashkimi Evropian, në prill të vitit 2013 bëri të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur “marrëveshje historike” për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja - e para e atij lloji mes tyre që nga përfundimi i luftës më 1999 - u nënshkrua nga kryeministrat e atëhershëm të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

 “Ky është një hap më larg së kaluarës për të dy dhe një hap më afër Evropës”, tha shefja e atëhershme e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila i ndërmjetësonte bisedimet mes tyre. 





 Nga ajo kohë, Serbia vetëm hapi disa kapituj negociatash për pranim në BE, ndërsa Kosova vetëm aplikoi për anëtarësimin në këtë bllok. Shumë pika të marrëveshjes nuk u zbatuan dhe tensionet vazhduan. Në disa raste kulmuan edhe në protesta e barrikada në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe, e ndikuar nga Serbia, kundërshton autoritetin e Kosovës. 

 10 vjet pas marrëveshjes së parë, më 2023, dy vendet u dakorduan edhe për një tjetër - njësoj për normalizimin e marrëdhënieve. Edhe atëherë u cilësua si “arritje e rëndësishme” nga Bashkimi Evropian.

 Duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish shefi i i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, patë thënë  se ata janë pajtuar që t’i zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe detyrimet përkatëse. 



 Më shumë se një vit më vonë, gati të gjitha këto nene mbeten vetëm në letër. Tensionet kulmuan sërish me protesta të dhunshme në veri, e madje edhe me incidente të armatosura. Për Kurtin, fajtor është Vuçiqi, për Vuçiqin është Kurti. 

Për Kurtin, Serbia është rrezik për Kosovën. Për Vuçiqin, Qeveria e Kurtit është rrezik për serbët e Kosovës. Në një samit javën e kaluar, për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Kurti tha se Qeveria e tij nuk e ka asnjë problem me serbët e vendit. “Problemin e kemi me Beogradin, i cili nuk u distancua as nga Millosheviqi i së kaluarës e as nga Putini i së tashmes”, tha Kurti duke iu referuar ish-presidentit jugosllav dhe presidentit aktual rus. 




 Vetëm tri ditë para ngjarjes ku foli Albin Kurti, Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë miratuan një deklaratë të përbashkët, e cila, mes tjerash, Kosovën e trajton si “pjesë të patjetërsueshme të Serbisë”.



 Formulimin e tillë, Serbia vazhdon ta ketë edhe në Kushtetutë, përkundër faktit se Kosova është shtet i pavarur prej saj qysh në vitin 2008. 

 Aidan Hehir, nga Universiteti Westminster në Londër, thotë se problemi qëndron te Serbia. 

 “Është e pamundur për Kosovën të bëjë marrëveshje me një vend që nuk e pranon të drejtën e saj për të ekzistuar, që vazhdon të ndërhyjë në punët e saj të brendshme dhe që ndez trazira të dhunshme brenda territorit të saj. Pra, faji është te Serbia, jo te Kosova. 



Kosova është shtet i pavarur. Nuk e kërcënon askënd, nuk do të pushtojë askënd dhe nuk do të marrë tokën e askujt”, thotë Hehir. Dimitar Bechev, nga Universiteti i Oksfordit, pajtohet se Vuçiq nuk ka gatishmëri për t’i çuar gjërat përpara, por thotë se një pjesë të përgjegjësisë e ndan edhe Kurti. Vendimet e Qeverisë së tij për të instaluar kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri, apo për të ndaluar përdorimin e dinarit serb në Kosovë, nuk i kontribuojnë zgjidhjes së problemit, thotë Bechev. 

 “Dhe, unë nuk mendoj se ka presion kohor për zgjidhje. Sepse, për aq kohë sa ka tensione, Vuçiq ka rrëfime të mira për t’iu thënë zgjedhësve të tij... se ai po ngrihet për serbët, se ai po i mbron interesat e Serbisë etj. 





Ngjashëm, edhe Albin Kurti luan me zgjedhësit e tij, që përfshijnë shumë nacionalistë”, thotë Bechev për Exposenë. Kjo status quo, sipas tij, mund të vazhdojë për kohë të pacaktuar dhe një pjesë të përgjegjësisë ia hedh edhe BE-së për, siç thotë, “ofertat abstrakte” për integrimin e dy vendeve në radhët e veta.

 Ai shton se BE-ja duhet të përdorë strategjinë e “karotës dhe shkopit” me to - t’iu ofrojë një gjë, në këmbim të një gjëje. BE-ja e ka bërë të qartë si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë se integrimi i tyre në familjen evropiane do të varet nga normalizimi i marrëdhënieve me njëra-tjetrën. Ajo, vazhdimisht, u përçon mesazhe palëve për të zbatuar marrëveshjet e arritura. Por, Bechev pret që vëmendja e BE-së tani, kur është në proces të zgjedhjes së udhëheqësve të saj të rinj, të mos jetë as te Kosova, as te Serbia.




 Për më tepër, ai thotë se dinamikat mund të ndryshojnë krejtësisht nëse në zgjedhjet presidenciale në SHBA zgjidhet Donald Trump, i cili në mandatin e parë ka anuar nga zgjidhjet më të shpejta dhe më të prera. “Nëse Trump i fiton zgjedhjet, politika mund të zhvendoset te gjetja e një zgjidhjeje me ndarjen [e Kosovës]. Edhe këto zhvillime pastaj do ta zgjasnin problemin”, thotë Bechev. Ndarja apo korrigjimi i kufijve është përmendur si opsion në vitin 2018 edhe nga vetë udhëheqësit e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, por ideja është heshtur, pas kundërshtimeve që ka hasur në të dyja vendet. Hehir, nga Univeristeti Westminister, thotë se nëse do të ketë ndonjëherë paqe të qëndrueshme në Ballkan, ajo duhet të vijë nga qeveri që pranojnë se kufijtë aktualë nuk mund të ndryshohen. Hehir thotë se Perëndimi duhet t’i trajtojë Kosovën dhe Serbinë si shtete të barabarta dhe nëse do zgjidhje mes tyre, trysninë ta përqendrojë te Serbia, e cila, me mbështetjen e Rusisë, ka më shumë leva në duar për të manipuluar. “Serbia është e rrethuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, andaj është shumë e ndjeshme ndaj sanksioneve perëndimore. 





Perëndimi mund të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë dhe t’i kërkojë asaj jo domosdoshmërisht ta njohë Kosovën, por së paku ta ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të saj dhe ta lejojë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Pra, Perëndimi mund ta bëjë këtë”, thotë Hehir. Qytetarët që, sipas Bechevit, “janë gjithmonë peng i situatave të tilla pezull, ose shndërrohen në top futbolli mes dy qeverive”, janë optimistë të rezervuar për paqen e qëndrueshme me vendin e tjetrit. “Unë, personalisht, besoj se po [mund të ketë paqe] por do të duhet një kohë më e gjatë. Unë si gjeneratë e re, edhe pse nuk e kam përjetuar luftën, jam rritur me frymën e urrejtjes ndaj Serbisë, dhe besoj se duhet kohë”, thotë Gentiana Fejza, në fillimin e të 20-tave të saj. Bashkëqytetari i saj nga Prishtina, Orhan Avdiu, thotë se “me këtë regjim në Serbi, nuk mund të arrihet paqe”.





 “Është një klasë politike nga koha e Millosheviqit. Në pushtet janë njerëz të tij dhe nuk mund të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. “Duhet të kalojë kohë. Serbia ka qasje shumë dekonstruktive dhe do të duhet kohë shumë e gjatë”, thotë Majlinda Ferati. Në Beograd, një qytetare që deshi të identifikohej vetëm me emrin e saj Jellena, thotë se nuk beson në paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. “Konflikti ka histori të gjatë. Ka edhe shumë njerëz që janë nacionalistë. Nacionalizmi këtu është më i fuqishëm se gjithçka”, sipas saj. “Është një pyetje e vështirë. Shumë njerëz janë vrarë dhe tani familjarët e kanë vështirë ta shtrijnë dorën.




 Duhet shikuar gjërat pozitive, por politika helmon gjithçka, në të gjitha anët”, thotë Ivo Beserovac. Stefan Vukashinoviq mendon se “varet nga gjeneratat”. “Sa më të reja që janë, sa më të pranishme në internet, e shohin që mund të arrihet paqe”, thotë ai. Se kur do të mund të shihen udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë sërish në tryezën e bisedimeve - së paku për të bërë përpjekje për të arritur paqe - nuk dihet. 




 Gjasat janë të vogla që gjatë vitit 2026 , derisa të zgjidhen pasardhësit e ndërmjetësuesve aktualë. SHBA-ja dhe Gjermania përsërisin se dy vendet duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke.

https://www.youtube.com/watch?v=DmatEdjVhjM

Kanë kaluar gati 365 ditë që kur pozita e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë është vakante. Administrata e Donald Trump nuk e ka caktuar ende përfaqësuesin e saj të ri në Prishtinë – një vonesë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Analisti politik, Petrit Zogaj, tha se "Mungesa e besimit, premtimet e thyera të Qeverisë së Kosovës dhe neglizhimi i dialogut, ka bërë që administrata amerikane, duke nisur nga ajo e ish presidentit Biden, pothuajse kane hequr dore nga komunikimi me Prishtinën”. “Presidenti Trump nuk ka as energjinë e as durimin që të merret me tekat e Prishtinës për çështjet e brendshme e as për ato të jashtme. Në këtë kuptim, nuk jam i befasuar aspak qe SHBA nuk e ka fare prioritet caktimin e ambasadorit të saj në Kosovë edhe për një periudhë kohore”- ka theksuar Zogaj. Përfundimisht, ekspertët vlerësojnë se raportet e ftohura mes Kosovës dhe SHBA-së si dhe mungesa e prioritizimit të Kosovës në politikën e jashtme amerikane, mund të kenë shtyrë edhe më tej procesin. Në këtë kontekst, Kosova përballet me një sfidë të re: rikthimin e besimit dhe rëndësisë së saj në agjendën e Uashingtonit.


 Me fjalët tjera kur në Prishtinë ende nuk është emruar e ambasadori amerikan  “asgjë më pak nuk e përmbush vizionin e një Evrope të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”.

Flori Bruqi

2025/12/12

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

            




             Nga akademik PHD. Flori Bruqi

Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan ato si momente të tmerrshme por thotë se nuk kishte asnjë lloj frike pasi që ai ishte pajtuar tanimë me të gjitha ato rrethana.


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), shpreh shqetësimin e thellë të arratisjes nga drejtësia të të dënuarit për masakrën e Tërnjes në Kosovë, Rajko Kozllina, për të cilin mediet raportojnë se është larguar nga Serbia për ta shmangur vuajtjen e dënimit.

Krimineli i luftës, Rajko Kozllina, bashkë më ish-pjesëtarë tjerë të ushtrisë serbe, kanë kryer masakra të llahtarshme gjatë luftës në Kosovë, ku edhe nga vet organet gjyqësore serbe është vërtetuar se ai me ushtarët tjerë të njësisë së tij, kanë vrarë të paktën 27 civilë shqiptarë, përfshirë gra dhe fëmijë, ku fëmiu më i vogël ishte vetëm 4 vjeç.



Republika e Kosovës ngreh këtë shqetësim dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar të vendoset drejtësi ndërkombëtare për dënimin e krimeve gjenocidale të kryera nga Sebia gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjithashtu kërkojmë që t’i bëhet trysni Serbisë t’i hapë arkivat e ushtrisë dhe policisë së saj, në mënyrë që të bëhet zbardhja e plotë e fatit të të pagjeturve.

Nisur nga veprimet e vazhdueshme destruktive të autoriteteve në Beograd, MPJD thekson se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve midis dy shteteve, derisa Serbia vazhdon t’i fsheh krimet dhe kriminelët, të mos kërkoj falje dhe të mos ndihet përgjegjëse për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë.


Krimineli Kozllina dhe të tjerët, përveç se i kanë masakruar civilët e pafajshëm, me urdhrat e liderëve politikë të Serbisë, kanë zhdukur trupat e viktimave shqiptare dhe ende nuk japin informacion për vendndodhjen e tyre.

Për të gjitha këto krime të tmerrshme, Kozllina ishte dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë, me vetëm 15 vjet, dhe përkundër kësaj, tani raportohet se është larguar nga Serbia për t’i ikur vuajtës së dënimit.

Ky akt është i papranueshëm dhe edhe njëherë e shpërfaqë mungesën e seriozitetit të Serbisë për tu marrë me të kaluarën e rëndë kriminale, për të pranuar përgjegjësinë dhe për t’i dënuar kryerësit e gjenocidit në Kosovë.

Duke qenë se Rajko Kozllina, gjatë kohës së gjykimit ka qenë pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë dhe i njëjti është dënuar me dënim simbolik dhe tani po i mundësohet fshehja dhe ikja e tij nga vuajtja e dënimit, atëherë për të gjitha këto duhet mbajtur përgjegjëse Serbia.

MPJD thekson se e gjithë kjo lidhet edhe me fushatën aktuale të Serbisë kundër Kosovës, ku liderët e atjeshëm me ngulm po përpiqen t’i mohojnë krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, duke kërcënouar edhe serbët që japin informacion për vendndodhjen e varrezave masive në Serbi.





“Bombardimet brenda burgut kanë qenë të tmerrshme sepse nuk dinim nga po vijnë, ne i shihnim aeroplanët, i shihnim raketat kur binin dhe i shihnim njerëzit, disa pa kokë, pa duar, pa këmbë, disa të thyer në kurriz… ”, është shprehur ai.




Hasani në emisionin “Info Nata” tha se të burgosurit e tjerë kanë përjetuar tmerre dhe frikë të madhe. Ai rrëfeu se si gjatë gjithë kohës ka dëgjuar thirrje për ndihmë.





“Dy persona që ishin familjarë mes vete, të dyve ju ranë granatat, njëri e thej këmbën, tjetri u lëndua në bosht të kurrizit, të dy ishin nga Bucaku i Drenasit… Ata kishin gjakderdhje. Gjakderdhja dilte me të madhe dhe njëri-tjetrit i thonin mos ma prek ashtin se po me dhemb. Mua më thonin mos na lër vetëm, rri me neve dhe unë me ta kam qenë. Në momentin që ka rënë granata e dytë, jam shtri për toke sepse edhe mua me sulmoi granata dhe po ashtu u ktheva prapë te ata dhe dikur ata e humbën ndjeshmërinë dhe ranë pa ndjenja”, rrëfeu tutje Hasani.





Sjelljet e gardianeve sikur ishin më të buta në krahasim me ditët e mëparshme. Ne ishim në dhoma, ndërsa na lejuan me ble gazeta me fillim në gjuhën serbe e më pas edhe na i lejuan me i lexuar edhe gazetat që botoheshin në Prishtinë si: “Koha Ditore”, “Epoka e Re”, “Bota Sot” e “Zëri”. Këto gazeta na i sillnin familjarët tonë që vinin në vizita.

Nait Hasani 



Me lejimin e gazetave sikur u thye terri informativ në burg. Lexoja “Danasin” dhe mund të shihje pozitën e Gjingjiqit me qeverinë e tij. Aty lexuam 15 pikat e kryeadministratorit Hakerup për Kosovën. I lexonin dhe i analizonim, e dinin se Kosova edhe pse e çliruar tashmë, megjithatë kishte presion të madh ndërkombëtar, ashtu shkruante në shtypin serb.




Ne vazhdonim qëndrimin në burgje. Ndryshime të përditshme për të mirë sa vinin e shtohen, pas grevës që mbajtëm. Na lejuan vizitat e familjarëve, si dhe brenda në pakot që na vinin familjarët me gazeta na i pështjellonin e ne ato i lexonin.




Në këtë gjendje që ishim, filluan të na vijnë edhe paketat me ushqime nga familjarët tonë që jetonin në perëndim. Ata na dërgonin në paketa edhe ilaçe për shërim të plagëve. Mua mi dërgonte ilaçet vëllai im Zaiti i cili jetonte në Gjermani. Ai atje kishte shkuar për të mbajture familjen që në fill të viteve të ’90-ta. Po ashtu më ndihmonte edhe mua që isha edhe student por edhe në aktivitete ilegale. Edhe të tjerët u ndihmonin u ndihmonin familjarëve të tyre që ishim aty.




Këto paketa na përmirësuan kushtet në burgje, sa me ushqime e sa me veshmbathje.
Por në një ditë duke e lexuar shtypin serb morëm vesh se në burgun që ishim ne e kanë sjellë edhe Slobodan Millosheviqin si të burgosur.





Kjo ishte një befasi për mua se si presidenti i shtetit të Serbisë arrestohet e burgoset për krimet që i ka bërë në Bosnje e Kosovë.
Kryegjelatin Sllobodan Millosheviqin e vendosën në një kat më poshtë nga ne. Ne në dhoma filluam të pakoheshim çdo ditë sepse filluan t’i lirojnë disa me gjyqe të improvizuara e disa kinse me përfundime të dënimeve. Nga numri që ishim thuaja se u përgjysmuam.


Hijet e Luftes



 Në dhomën tonë ishim të gjithë të burgosurit ashtu siç na kishin futur aty përpos Ismetit që u lirua, pasi e kreu dënimin që e kishte. Gjatë këtyre ditëve pasi filluan vizitat mua më erdhi nënë, dikujt gruaja dikujt gjyshja, por që të gjitha të gjinisë femërore, sepse burrat (baballarët e vëllezërit) tonë kishin frikë se mund t’i arrestonin. Ne u interesonim të dinin sa më shumë për të afërm për familjar, shokë e miq, por edhe për pasurinë tonë për shtëpi e çka kishim se a kanë shpëtuar etj, etj. Disa merrnin lajme të mira e disa jo të këndshme sepse tashmë kuptuar se kishte shumë të vrarë e të zhdukur dhe pothuajse e gjithë Kosova ishte djegë nga ushtria serbe.





Edhe unë bëja të njëjtën gjë me nënën time duke e pyetur për çdo gjë dhe ajo më tregoj që ndërkombëtarët po i ndihmojnë Kosovës në rindërtim si dhe për shokët që kanë ra dëshmorë dhe për të gjallët. Po ashtu më tregoj se shokët e mi po i vizitojnë shpesh duke përmendur; Hashimin, Kadriun, Rexhën, Fatmirin, Samiun, Ramushin, Fitnetin e Fatonin, Dautin e Azemin dhe në veçanti ‘Plakun’ Xheladin Gashi. Për të gjithë ndjeja mall. Gëzohesha që janë gjallë, që e kemi fituar luftën dhe tash do e ndërtojmë edhe shtetin. Nëna më fliste edhe për Fatmirën, për vizitat e saj në familje, për të afërmit që po u rrinë gati me ndihma, për axhallarët etj.





Pas ardhjes së Millosheviqit në CZ, sjelljet e gardianëve filluan të ndryshonin. Ata filluan të bëheshin më agresiv ndaj nesh. Para burgut filluan protestat e anëtarëve të partisë Socialiste që udhëhiqeshin nga pionieri i Millosheviqit, Ivica Daçiqi.
Sa më të dhunshme bëheshin protestat para burgut edhe sjelljet e gardianëve bëheshin më të ashpra ndaj neve të burgosurve shqiptar. Një ditë prej ditësh kur kishin ardhur nënat tona në vizitë, ishin sulmuar para dyerve të burgut nga protestuesit serb dhe pothuajse të gjitha nënat tona ishin lënduar nga ky sulm. Këtë mora vesh nga qëndrimi i nënës sime e cila nuk mund të rrinte ulur nga dhimbjet që kishte pësuar nga huliganët serb, po ashtu edhe nga nënat tjera të cilat folshin me zë të lartë se çka u ka ndodhë. Disa nëna që ishin nga Ferizaj i kishin treguar Ylberit së një të burgosurit, Hasanit i kishte vdekur bashkëshortja. Nait Hasanin unë nuk e kisha në dhomë, ai ishte në dhomën afër nesh. E shihja Hasanin gjatë shëtitjes, e ai nuk dinte gjë për gruan e tij. Por nga telepatia thuaja se shpesh natën e shihte në ëndërr gruan e vet, ashtu na thoshte.

 Gruaja e Naitit kur i kishte pa burgjet duke u djegur, kishte pësuar infarkt. Familjarët e tij nuk i tregonin, e mbanin me premtime, duke ia bërë me dije se në vizitën tjetër të vjen edhe gruaja. Fal zotit edhe Hasani u lirua një ditë, dhe iku për Kosovë, aty ku e prisnin familjarët por pa pritjen e ngrohë të gruas së tij.





Por pas kësaj dhune e pas kësaj ngjarje mes protestuesve serbë të dhunshëm ndaj nënave tona u morën masa edhe ndaj neve, ata na siguronin tani më shumë nga frika se mund të hyjnë në burgje dhe të na vrasin protestuesit serb të udhëhequr nga Daçiqi. 





Siç duket organizatat e ndryshme ndërkombëtare kishin bërë presion të madh dhe tani edhe në Parlamentin e Serbisë flitej dhe për të burgosurit shqiptar, por që radikalët e Sheshelit kundërshtonin lirimin tonë, ndërsa aty në parlament përmendin edhe emrin tim, duke thënë se si me i liruar terroristet kryesor duke më identifikuar mua me emër. 




Ashtu shkruante gazeta “Danas”. Kështu ata mendonin për neve. Kështu edhe vepronin ndaj nesh. Kur erdhën nënat prapë në vizita unë u thash që mos të vijnë më me na vizituar në këtë situatë sepse ishte rrezik për to.






Pas kësaj situate të krijuar kishte reaguar edhe Fondi i Natasha Kanqiqit kundër radikalëve dhe socialistëve serb që bënin dhunë jashtë burgut.




Ne u përgjysmuam shumë në burg tashmë. Shumica e të burgosurve kishin blerë lirinë me lek përmes avokatëve e matrapazëve, ndërsa ne kishim mbetur si pengje në treg duke na llogaritur dhe caktuar çmimin për lirinë tonë.





 Gjatë këtyre ditëve që nuk kishim mbetur më shumë se 60 të burgosur shqiptar na erdh urdhri që të mbledhim rrobat tona dhe çka kishim e të dalim nga dhomat. Aty na bashkuan nga dy dhoma bashkë. Unë isha në dhomë me Hamdiun dhe u bëmë bashkë me Gazmend Tahirin, Muhamet Avdiun, Besim Zymberin, Skender Ferizin, Bujar Sylen, Iliri Kortoqin etj.






Tashmë pasi u bashkuam me dhomat tjera filluam të diskutonim e të debatonim për situatën e krijuar në Kosovë, për politikën që zhvillohej atje, për burgosjen e Millosheviqit, dhe edhe pse nuk pajtoheshim në shumë pika megjithatë diskutonin dhe ecte koha.





Krimineli serb që kreu masakra në Kosovë, largohet nga Serbia për t'i ikur dënimit



Ashtu bashkë në këtë dhomë si përditë, rutina na mbulonte. Në vizitën e mëparshme i thashë nënës me na sjellë një transistor si dhe mënyrën se si me i fshehë që mos me e marrë vesh gardianët kur të na i kontrollojnë paketat. Në vizitën e radhës erdhën nënat tona në vizitë. Dolëm grup nga dhoma jonë e dhomat tjera në vizitë. Na lanë thuaja tashmë më të lirë, flitej shumë për lirimin tonë po ashtu edhe u liruan shumë, nga ata që nuk ishin të dënuar.



Krimineli Sheshel


 Ashtu të fshehur në përpeq (pite) e kishin shti tranzitorin ndërsa bateritë në napolitanka. I morëm, gardianet nuk na kontrolluan fare, ashtu si ishin në grup, na i dhanë pakot tona me ushqime.


Unë me shpejtësi e hapa byrekun dhe e nxora tranzitorin, që e më tregoj nëna se ku e kishte fshehur. U fsheha në një qoshe të dhomës dhe e lëshova radion e vogël për të dëgjuar diçka në gjuhën shqipe, por fatkeqësisht asgjë nuk mundën të dëgjonin, përpos radion kineze në gjuhën shqipe, si dhe të shteteve që jepnin lajme në gjuhë të bashkim –vëllazërimit që nga koha e komunizmit. Unë dëgjoja radion dhe kërkoja frekuenca në shqip, e shokët e dhomës kujdeseshin a mos po kalon andej ndonjë gardian.


                                                       Nait Hasani me nenen e ndjere


Por kjo nuk zgjati më shumë se dy javë. Si për çudi një gardian e hapi derën e korridorit duke bërtitur, a ka vullnetar me dal me fshi, dhe vjen e hap derën tonë. Unë isha duke ecur nëpër dhomë, sepse ashtu vepronim se më qenë në shëtitje. Pra qëllova afër derës. Sipas rregullores së burgut kur hapet dera të gjithë në këmbë duhet të ngritën, si dhe po ashtu është dashtë të kthehemi më fytyrë prej murit që mos me e gardianin.

Gardiani me krenari prej një fodulli serb, mu drejtua mua, hajde Ti me e fshi dhomën e Millosheviqit. Kjo thirrje me ra në kokë sikur plumb. Më mpiu kokën dhe më mbushi neveri e urrejtje. E ngrita kokën e shikova gardianin që rrinte në këmbë e i thash unë nuk dal me ia fshi dhomën Millosheviqit, unë e kam luftuar Millosheviqin dhe nuk dal me fshi. (Unë asnjëherë për gjithë kohën që kamë qëndruar nëpër burgje, afër 11 vite, asnjëherë nuk kam fshi e dal me punuar asnjë ditë në arat e Serbisë. Pra përveç, dhomës time që e kam pastrua). Gardiani kur i dëgjoj që po e refuzoj unë, iu drejtua tjerëve në dhomë që ata të shkojnë vullnetar për t’ia pastrua Millosheviqi dhomën në burg, por të gjithë një zëri pas meje e refuzuan atë urdhër të gardianit. Gardiani u mbush helm, doli jashtë duke bërtitur dhe duke na kërcënuar se tani do ta shihni se çka ka me u gjet juve.





Unë isha pajtuar me çdo dhunë ama me dal me ja fshi dhomën Millosheviqit kurrë, pra isha i gatshëm edhe të pushkatohem e jo ti përkulem Millosheviqit. Unë në burgun e Prishtinës, në maj të vitit 1998, ku kishte ardhur në vizitë ministri i drejtësisë i Serbisë i kam thënë: Unë një ditë kam me dal nga burgu e ju keni me hy në të. Kështu i pata thënë kur me pyeti se sa jam i dënuar dhe për çka jam i dënuar. I tregova se jam dënuar me 20 vjet burg si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pastaj më pyeti se sa njerëz i kam vra?


Përgjigjja ime ishte: Nuk kam vra njerëz por kam formuar UÇK-në. Pas kësaj bisede më tha e si po mendon Ti me dal nga burgu?!. I thash krejt lehtë, do të vjen ushtria jonë dhe do të na liron. Ministri me bashkëpunëtor të tij kanë shikuar njëri tjetrin , pastaj kanë shikuar dritaret a janë me hekura dhe ka siguri në këtë dhomë. Në atë kohë në dhomë kam qenë me Isak Shabanin e Besim Ramen dhe me një ordiner spiun shqiptar. Dhe kur mu kujtuan ato fjalë që ia kisha thënë ministrit serb si mund t’ia pastroj tani Millosheviqit dhomën kur edhe ai ishte në burg.

Pas rrapëllimës së derës nga gardiani në dhomë u krijua heshtja dhe frika. Frika se tash mund të vinin dhe të na rrahin për këtë kundërshtim tonin si dhomë komplet. Në ato qaste mu kujtua libri i Dostojevskti “Të poshtëruar e të fyer”




Ato që i kisha lexuar e kisha vërejtur se si pushteti tenton të fyej e poshtëroj pafundësisht njerëzit duke treguar fytyrën e vet pushtetarë. Qëndrimi ynë refuzues më epte fuqi dhe ripërtërinte energjitë, tashme dhe më shumë sepse Kosovën e kishim të çliruar.

Atë natë nuk erdhën gardianet fare tek ne më. Ramë me fjet dhe lëshova nën batanije tranzitorin me dëgjuar lajme. Gjendja ishte tensionuar edhe më shumë afër burgut, sipas lajmeve serbe, për shkak të Millosheviqit. Ishte paralajmëruar një vizitë e Carla del Pontes në Beograd. Kjo tregonte se do ta transferonin për Hagë. Por dukej e pabesueshme për neve me e dërguar në Hagë Millosheviqin. Ishte hera e parë në historinë e Serbisë t’i ndodhte një ngjarje e tillë . Kishte ngjarje kur i kishin vra udhëheqësit e tyre, por bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës dhe dërgimi i presidentit të tyre ishte e pa perceptueshme për neve. Siç dihet këtë e bëri Zoran Gjinçiq i cili më vonë u vra nga bandat shtetërore serbe.




Pra tashmë isha barazuar me Millosheviqin. Ishim në të njëjtin burg.

Unë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës të cilën e kisha bërë me shokë nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ai me ushtrinë e policinë serbe për ta pushtuar e mbajtur të shtypur Kosovën. Unë një student me emblemat e UÇK-së në shpirt e zemër për lirinë e vendit tim, ai president i shtetit i burgosur për krime lufte e gjenocid ndaj popullit shqiptar e popujve tjerë, që me urdhër të tij në Kosovë ishin vrarë e varrosur nëpër Serbi me qindra e mijëra fëmijë, gra e pleq, djegur me qindra mijëra shtëpi e ekonomi familjare.

Duhet falënderuar Millosheviqin për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja. Ai e bombardoi shtetin e vet duke mos e nënshkruar marrëveshjen e paqes në Rambuje e Paris. Ai jo vetëm që nuk e nënshkroi por edhe e burgosi veten.

Tashme ne të dy, Ai dhe Unë ishim në një burg në Beograd. Ashtu kisha deklaruar në burgun e Prishtinës, mua me priste liria në Kosovë, ndërsa klikën e Millosheviqit i priste burgu dhe vdekja në Hagë.





Situata jashtë ashpërsohej edhe më shumë nga përkrahësit e Millosheviqit dhe ne shqiptarët ishim mish për top aty. Organet e Drejtësisë së Serbisë duke e parë këtë rrezik dhe presionit që kishin nga Organizatat Ndërkombëtare për të na ruajtur nga ndonjë hakmarrje e mundshme, marrin vendim me na larguar nga burgu i Beogradit, për në burgjet tjera.

Hapet dera dhe na thërrasin me emër. Mua më thërrasin nga dhoma jonë. Nga dhomat tjera dhe katër të burgosur tjerë. Na udhëzojnë që t’i marrim teshat dhe çka kemi tonat aty dhe të dalim në korridor.

Neve të pestëve na bënë bashkë në korridor dhe na hipën në një kombi me duar lidhur pas.

Në makina që ishim nuk shihnim asgjë jashtë sepse ishin vetura të transferove dhe nuk kishin fare dritare në to. E di që kemi ecur gjatë shumë me orë të tëra, pa ujë e me duar lidhur pas. Në mbrëmje sapo ishte terruar kemi mbërri tek një ndërtesë kur e ngritëm kokën e pamë se jemi në Nish. Tash e menduam më të keqen sepse sa herë që transferoheshim na rrihnin për mirëseardhje por tashmë këtu në Nish kishte ndryshuar situata. Askush nuk na rrahu e as asgjë.

Në oborr pritëm pak deri sa i përfunduan ata procedurat e veta dhe na mori gardiani e na dërgoj shkallëve përpjetë e në katin e dytë. Aty u vendosëm në një dhomë të madhe e cila kishte edhe dritare por me hekura sigurisht. Në krahasim me burgun e Beogradit në Nish ishte si hotel.

Sapo iku gardiani na u afruan të burgosurit që ishin aty për me na përshëndet e me fol me neve.





Aty ishte Naim Lushi, Isak Hoti e të burgosur tjerë ndërsa në dhoma tjera ishin Besim Rama, Shefqet Kabashi etj.

Në përshëndetje e sipër Besimi më thotë që nëse donë me i njoftua familjen se ku je ne këtu kemi telefona. U befasova shumë. Aty në Nish familjet u kishin sjellë telefona të pështjellur në celofan e duke e fshehur edhe ne vend të tulit të bukës etj.



Më ofruan një telefon por asnjë numër nuk më kujtohej në ato momente. Por më në fund thirra në Prizren dhe kontaktova me nënën, babain me motrat dhe u tregova që na kanë sjellë nga Beogradi në Nish dhe këtu i kemi kushtet shumë më të mira se atje dhe po ashtu këtu ka liri më të madhe etj.

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...