Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/12/13

Republika e Shqipërisë rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035 dhe se rezulton qe Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë, ndërsa Dardania, Ilirida,Malit të zi dhe Lugina e Prshevës, Qameria ti bashkohën teritorit amë , në Shqipërinë e madhe sipas Agjencisë amerikane CIA.




                             Shkruan : Flori Bruqi, Prishtinë

Shumë njerëz i quajnë shqiptarët pasardhës të drejtpërdrejtë të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani", ose "Albanët" i cili ishte i vendosur në Shqipërinë e sotme. ....






Sulmet e ushtisë otomane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Runelisë  ,Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV–XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare"....

Shqipëria ka 2,402,113 banorë. 46% e shqiptarëve jetojnë nëpër fshatra. 



Mbas kohës së diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar (të ligjshëm ose të paligjshëm) në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore. 

Në 2004 shteti shqiptar shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Pavarësisht se njerëzit kanë emigruar, rritja e popullsisë në qytete si Tirana dhe Durrësi nuk u ndalua. Tirana, në vitin 1990 kishte 250,000 banorë edhe 20 vjet me vonë ka më shumë se 600,000 banorë, kjo është një rritje prej 140%. Në atë kohë njerëzit kanë lënë vendin dhe kanë shkuar nëpër vende të huaja ose njerëzit kanë lënë fshatin dhe kanë shkuar nëpër qytete. 

Kështu shumë fshatra në jug janë sot të lëna pas dore. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore. Midis tyre janë pakica ortodoksët greqishtfolëse,Vllahët   (10,000),sllavët   (3,000 serbë, boshnjakë, goranë dhe maqedonas ,romë 9,000). Rreth 25,000 ortodoksët greqishtfolëse kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qendrat e mëdha si Durrësi, Tirana.

Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (koha e gurit të vjetër), mbi 100.000 vjet më parë. 



Në lashtësi, Kosova filloi të njihej si Dardaní (emërtim që u përdor herëpashere deri në shek. XIX;  buron nga fjala shqipe dardhë për pemën e përhapur në trevat dardane) dhe banohej nga fisi ilir i dardanëve. Burimet historike përmendin Mbretërinë Dardane që në shek. IV p. K., e cila përfshinte Kosovën dhe hapësirat përreth. Mbretërit dardanë, prej të cilëve më të njohurit qenë Longari, Monuni dhe Batoja, zhvilluan luftëra kundër Maqedonisë së Vjetër dhe korrën fitore të mëdha. Njëherësh, ekzistojnë shënime për luftëra kundër keltëve. Dardania ishte e njohur për burimet e arit, teksa shkrime të lashta i përshkruajnë dardanët si prodhues cilësorë të stolive. 
Qytetet kryesore përfshinin Damastionin, Nishin, Shkupin, si dhe Ulpianën.

Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035. 

Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 Janar 2024.


Sipas historianit çek, Konstantin Jeriçekut , në veprën e tij ‘’Historia e serbëve’’ shqiptarët në mesjetën e hershme kanë humbur shumë tokë nga serbët, por megjithatë ata janë një popull që ka treguar vitalitet edhe në kohëra të vështira. Nga këto dhe shkrime të tjera bëhet e ditur që këtë territor e kanë banuar shqiptarët.

 Që në mesjetë ata merreshin si një popull i vjetër krishter me kulturë të lartë qytetare. 

Lashtësia e popullit serb në Kosovë, siç e pretendon politika serbe, nuk ka kurrfarë mbështetje shkencore. Para së gjithash, dihet fare mirë se shteti serb nuk është krijuar në trevën e Kosovës, (as në qytetin e sotëm Rashkë, siç mund të mendohet, i cili ndodhet në Serbi afër Kosovës), por shumë më larg në Rashkë, siç quhej atëherë Serbia. ‘’Në shekullin 10 formacionet e tyre (serbe) të para kompakte ishin Rashka (Rascia) në luginën e Ibrit në perëndim të Moravës, dhe Zeta, që i përgjigjet në vija të trasha Malit të Zi të sotëm’’.

Me ndarjen e kishës së krishterë më 1054 në Kishën ortodokse të lindjes dhe në Kishën katolike të perëndimit, një pjesë e shqiptarëve të Kosovës lindore, që nga Kaçaniku deri në Mitrovicë, kanë qenë kryesisht ortodoksë, nën ndikimin e shtetit Bizantin ortodoks, kurse pjesa tjetër e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë kryesisht katolikë, nën ndikimin e Romës e të Venedikut.

Nemanja depërtoi në një pjesë të vogël të Kosovës, ku në atë kohë nuk ka patur serbë. 

Madje, siç shkruan shkencëtari francez, Michel Aubin, vendosja në një territor të caktuar i pushtetit politik e ekonomik, nuk përcakton përkatësinë etnike të popullsisë së nënshtruar. ‘’Kështu, despoti i vogël ‘’serb’’ i Seresit në Greqinë Veriore, mund të sundonte nga 1355 deri më 1371 një popullsi, pjesa më e madhe e së cilës ishte greke.’’

Shqiptarët në Kosovë përmenden edhe në dokumente (krisobula) kishtare-shtetërore serbe në kohën e sundimit të Nemaniqëve   në shek. XIV, sidomos fshatrat rreth Prizrenit, dhe në Drenicë, me zhbërjen e shtetit të car Dushanit mbas vdekjes se tij ne 1355, dokumentet raguziane dhe osmane dëshmojnë se Prizrenin, Pejën dhe krejt Rrafshin e Dukagjinit e zotëruan kryezotërinjtë shqiptarë Ballshajt, Kastriotët e Dukagjinët. Janë të shumtë dokumentet historike për prezencën masive të shqiptarëve në Kosovë e në Maqedoni në mesjetë. Te pakten Kosova Perendimore dhe Qendore ishte ne pushtetin e Princave Shqiptare para kapjes se Kosoves nga Osmanet ne 1455.

Ka pasur edhe lkevisje te klerti serb per sllavizimin e shqiptareve, edhe pse duhet thene se koncepti i kombit '' serb'' ne ate kohe nuk ekzitonte dhe se Shqiptare si qytetare dhe kriues te Perandorise Romake te Lindjes te njohur edhe si Bizant, ishin ne shumice derrmuese Ortodokse. Per faktin se Shqiptart ishin shumcia Ortodokse, kjo con ne manipulime nga ana e Serbise duke e paraqitur Kosoven si shumice sllave ne mesjete.

Lëvizja e numrit të popullsisë

Për të njohur lëvizjen numrit të popullsisë së Dardanisë  në të kaluarën është shumë e vështirë, për shkak se nuk kemi të dhëna të sakta. Njohja e numrit të popullsië mund të bëhet nga viti 1880, mandej me regjistrimin e popullsisë së vitit 1921 dhe në vitin 1931 në kohën e Jugosllavisë së parë, pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavinë e Dytë me regjistrimin e popullsisë së viteve 1948, 1953, 1967 dhe 1981.

Në vitin 1880 vlerësohët se  Dardania  kishte rreth 240 000 banorë, ndërsa më 1981 arrin në 1584 000 banorë, ose 6.6 herë më shumë.

Parë për një periudhë të gjatë, popullsia e Kosovës shënoi rritje pozitive, mirpo, nëse analizohet lëvizja në periudha më të shkurta kohore, atëherë del në pah se Kosova shënoi humbje në numër mes viteve 1910-1921 prej 36 000 vetash, sepse bëhen shpërngulje të popullsisë shqiptare dhe myslimane drejt Turqisë e vendeve të tjera gjatë periudhës 1930 – 1941, pas Luftës së Dytë Botërore në vitet 1951 – 1966 ( rreth 250 000 banorë) si dhe pas vitit 1990 e deri në pëfundim të Luftës në qershor të vitit 1999  ( rreth 500 000 banorë).

Rritja e shpejtuar e popullsisë në Kosovë pas viteve 60-të të shekullit XX, ishte rezultat i shtimit të lartë natyrorë, për shkak të zvoglimit të shkallës së mortalitetit si dhe për shkak të ndërprerjes së shpërnguljeve të popullsisë deri në vitet 90-të.

Popullsia e  Dardanisë për 43 vite ( 1948 – 1991) shënoi rritje prej 1223 000 banorësh gjithësej ose prej 2,67 herë, pra, kishte rritje vjetore nga 23 deri në 1000 banorë. 

Dyfishimi i popullsisë ndodhi për 29 vite , ndërsa dyfishimi tjetër mund të ndodhte në vitin 2006, mirpo për ndryshimeve të rrethanave ekonomike e politike, përkatësisht emigrimit të gati 0,5 milion banorëve të rinj, kryesisht shqiptarë dhe zvoglimit të shtimit natyrorë, ky dyfishim do të shtyhej më larg, ngase  Dardania në vitin 2003 nuk i kishte 2.4 milion banorë të pranishëm, por diku rreth 2 milion. Vlerësohet se Kosova ka 2,126,708 (2007 vlersim)banorë.



Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur. Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhur një hartë e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash. Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA dhe agjencisë ruse GRU zbardhet fare rastësisht. Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare. Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi. Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU. Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike. Evropa Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës.





 Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore. Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez. Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës. Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...