Në mesin e vargut të shkrimeve publicistiko-historike në Kosovë, është edhe vepra e publicistit , shkrimtarit pejan,Aademik prof. Jahja Lluka, me titull “Përmbledhje shkrimesh”, i botuar nga "Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane"(AAAS) në Nju-Jork, ndërsa është shtypur në Shtypshkonjen “Dukagjini” Pejë.
Libri në fjalë është mjaftë mirë i shtjelluar për marrëdhëniet shqiptaro-osmane: shqiptaro-serbo-malazeze; ruso-osmane-serbe e të tjera, duke fillua nga shekulli XV-të, deri te Rilindja kombëtare si dhe historia më e re e shqiptarëve në Republikën e Dardanisë .
Ky libër është i shkruar me gjuhën e fakteve për kolonizimin e Kosovës nga serbo-malazezët si dhe për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet stërgjyshore.
Eksode masive, vrasje, dhunime, burgosje, tortura të papara nuk ju ndalën përgjatë më shumë së një shekull shqiptarëve nga Dardania.
. Sidomos, regjimi serb donte t'i çrrënjoste shqiptarët.
Planet e tyre ugurzeza kanë qenë sa më shumë krime që të mos ekzistojjnë dëshmi të argumentuara.
Është ky një libër për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për historinë e dhembshme të popullit shqiptar.
Kur është fjala te kontestimi i Jugosllavisë së atëhershme që Dardaninë të mbante peng Beogradi , ngjarjet s’mund të trajtohen ndryshe pos si një shpërthim i llavës së pakënaqësisë që ishte akumuluar.
Zërit të atdheut, thotë autori i librit Akademik Jahja Lluka , iu përgjigjën të gjithë shqiptarët.
Nuk mund të rrinin në një bashkësi më të cilën nuk kishin asgjë të përbashkët - as gjuhën, as traditat, as etnitetin.
Veteranet e UCK-së
Ata nuk mund të rrinin në kuadër të një bashkësie padronësh dhe të nënshkruarish.
Prandaj, si të gjitha kombet e qytetëruara, edhe shqiptarët menduan për çlirimin e tyre shekullor ...
.
Atë e bëri populli dhe pjesëtarët trima të UÇK-së, bashkë më NATO-n...
Theksojmë më drejtë shkencore se ky libër është për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për historinë e dhembshme, por histori kjo krenare e popullit shqiptar deri në ditët e sotme.
Shumë fakte kishin filluar t’i mbulojë pluhuri i harresës historiografie.
Por,akademik Jahja Lluka me këtë libër lë gjurmë në ruajtjen e traditës historike e kombëtare, gjithnjë duke u bazuar në të dhëna faktike, dokumentare e gojore rreth të kaluarës dhe të tashmes së shtetit më të ri në glob...
Puna e autorit Lluka do i shërbejë gjurmueseve dhe studiueseve të Dardanisë , si një nismë e mbarë për ta ndriçuar në mënyrë të gjithanshme vërtetësinë etnike shqiptare, për të paraqitur realisht luftërat dhe mbijetesën e tyre në trollin e vet stërgjyshëror.
Është meritë e veçantë e autorit pejan zt. Janja Lluka , që problemet e shtjelluara në këtë vepër me peshë janë të shpjeguara me një stil të rrjedhshëm që të mban të lidhur nga një pjesë në tjetrën. e librit.
Prishtinë,10.12.2025.
No comments:
Post a Comment