Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/12/10

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999. Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.

Nga Flori Bruqi 

Sanije Gashi, zonja e madhe e kulturës shqiptare....


“M'u kujtuan, saora, tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri' i Dantes, edhe ‘Ditari' i Ana Frankut, edhe pale sa e sa drama e tragjedi, kujtime e memoare të krimeve të njerëzimit në përgjithësi, e të krimeve serbe në veçanti”, dhe thash a ka më të rënda se "'Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999. Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.


Duke folur me pikëllim dhe një ndjenjë shumë të rëndë ankthi e tmerri shpirtëror, themë së senë përvojën time 54 vjeçare që merrem me shkrime, absolutisht kurrë, nuk kam lexuar libër më tronditës, më të trishtueshëm, më të tmerrshëm e më lemeritës se librin e Sanije Gashit “Histori të tmerrit 1998-1999”.





Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999.

SANIJE GASH , është gazetare, publiciste, editore, luftëtare për emancipimin e gruas.Është ndër të parat gazetare shqiptare dhe më e njohura, e cila bënë gazetari aktive plot 55 vjet.
Punoi në revistat: Zëri i Rinisë, Kosovarja, Teuta.
Ishte bashkëthemeluese dhe themeluese e dy revistave: Kosovarja dhe Teuta.


Shpërblimet profesionale: Medalje për punë, 1975 (nga NGB Rilindja); Çmimi Gazetare e Kosovës, 1982 (nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës); Mirënjohje Publike,1980 dhe 1985; Dy herë e nominuar për Shpërblimin e Nëntorit (Dita e çlirimit të Prishtinës).






Profesionin e gazetarisë e nisi në shtator të vitit 1965, në revistën Zëri i Rinisë, ku punoi për gjashtë vjet. Ndonëse e re, mbajti disa rubrika edukative, me të cilat tuboi rreth vetes një numër të madh lexuesesh, të cilat tek ajo gjenin mbështetje, si gazetare femër, që për ato kohë dhe për ato rrethana paraqitte surprizë. Shquhej veçantë me reportazhet e saja.


Në nëntor të vitit 1971 fillon të botohet revista e parë shoqërore për femra në Kosovë, Kosovarja, ku kalon të punojë si redaktore (4 vjet). Më 1975 emërohet kryeredaktore e saj, ku punon deri në janar të vitit 1994. Këtë revistë, pra, e drejton si kryeredaktore plot 18 vjet. Në revistën Kosovarja, Sanije Gashi kalon pjesën më të mirë të jetës, ku me angazhimin e saj serioz dhe me përvojën gazetareske, arrin që këtë revistë shoqërore për gra ta drejtojë me sukses, duke pasur gjithnjë në fokus femrën shqiptare, e cila bënte jetë në një rreth konservator. Revista arrin të depërtojë në të gjitha anët e Kosovës, të lexohet, të komentohet dhe të afirmohet (arrin një ndër tirazhet më të larta në Kosovë), ndërsa femrave u ndihmon në emancipimin kulturor, social, ekonomik e politik.

Fillimi i viteve ’90, pas marrjes së autonomisë së Kosovës, paraqet një ndër fazat e vështira e të rrezikshme për shqiptarët, ku ndiqet e përgjohet çdo lëvizje e çdo veprimtari, e në veçanti ajo e gazetarëve, që shkruanin e publikonin situatën reale të krijuar në Kosovë. Në atë kohë, zonja Gashi angazhohet në dy drejtime parsore: në media, që me shkrime dhe me përmbajtjen e revistës i kundërvihet regjimit serb, me ç’rast revista konfiskohet dy herë nga policia serbe dhe gjykohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; si dhe në kryesi të Forumit të gruas të LDK-së, që është edhe njëra ndër themelueset e tij. Janë këto vitet, kur gratë e Kosovës mobilizohen si asnjëherë më parë, për të dhënë kontributin e tyre në planin kombëtar.


Angazhimet


Në tetor të vitit 1990 – me delegacionin tre anëtarësh kosovar pranohet te znj. Daniel Miteran (Paris), për çështje të shkeljes së të drejtave të njeriut, veçan të fëmijëve, në Kosovë.


Në korrik të vitit 1991: Si veprimtare e Forumit të Gruas të LDK-së, zonja Gashi bashkë me koordinatoren e këtij Forumi (Flora Brovina), ia dorëzojnë peticionin e nënshkruar nga 220 mijë nëna shqiptare (shkas: mbytja mizore e fëmijës 11-vjeçar A.P.) – kryetarit të atëhershëm të Qeverisë Jugosllave, z. Stipe Mesiq, si dhe kryetarit të RP të Shqipërisë – z.Ramiz Alia. Është ky, njëherësh takimi i parë (27 korrik 1991) i delegacionit të kosovareve me gratë shqiptare pas afro 50 vjetësh ndarjeje të një populli, të një kombi, në dy (e më shumë) pjesë.
Në shkurt të vitit 1993 – në Bruksel, merrë pjesë në Seminarin Aksionar për të drejtat e njeriut dhe për demokracinë në Kosovë: Preventivi për parandalimin e luftës në Ballkan.

Në pranverë të vitit 1990 – zgjedhet në kryesinë e Shoqatës për Zhdukjen e Analfabetizmit në Kosovë - “Motrat Qiriazi”.
Arrestimi, burgosja: Duke i cilësuar shkrimet në revistën Kosovarja si armiqësore, gazetat serbe të Beogradit (Borba, Politika, Politika Ekspres) dhe Jedinstvo e Prishtinës si dhe RTVP e atëhershme, emisioni në gjuhën serbe, zonjën Gashi e paraqesin si “të papërshtatshme” për rrethin, sidomos në kohën e kthimit të ushtarëve shqiptar në arkivole nga armata jugosllave. Prandaj, e përgjuar në revistë dhe jashtë saj, më 1992 arrestohet dy herë: së pari më 11 janar, për shkak të shkrimeve, “armiqësore-kundërserbe”, si i cilëson gjyqi, të botuara në revistë, me ç’rast dënohet materialisht dhe me tërheqje vërejtjeje kërcënuese; dhe së dyti, më 16 janar, me motivacionin se – me shkrimin e saj në ballinë të revistës, ku kërkon të STOPOHEN vrasjet e ushtarëve shqiptar, arrestimet e burgosjet e shqiptarëve, dëbimi i tyre nga puna, largimi i nxënësve e i studentëve nga objektet shkollore, përndjekja e rinisë shqiptare, okupimi i Kosovës, etj., pse e boton fotografinë nga varrimi i një ushtari të vrarë shqiptar, po kështu, në ballinë, si dhe pse kërkon LIRINË dhe PAQEN në Kosovë, shkrim ky që në Gjyqin për Kundërvajtje në Prishtinë cilësohet si – “Fyerje e ndjenjave nacionale të qytetarëve” (Vredjanje nacionalnih osecanja gradjana), dënohet me burgosje dhe dërgohet me urgjencë në Burgun e Mitrovicës, për të vuajtur dënimin. Për atë periudhë të rëndë kosovare, Sanije Gashi është intelektualja dhe gazetarja e vetme e arrestuar dhe e dënuar me burgim për veprimtari “armiqësore”.


Në maj të vitit 1994 – tashmë gazetare me përvojë të pasur profesionale dhe jetësore, themelon revistën e parë të pavarur për gruan dhe familjen TEUTA, që është e vetmja e këtij profili në Kosovë e në Shqipëri, si dhe në Maqedoni e në Mal të Zi (në rajonet e banuara me shqiptarë).

Me shkrimet dhe me përmbajtjen e revistës TEUTA, kryeredaktorja Sanije Gashi angazhohej që gruaja shqiptare t’i kushtojë rëndësi të veçantë arsimimit të saj, të jetë aktive në krijimin e një të ardhmje më të mirë dhe më të sigurt, të mendojë në mënyrë bashkëkohore dhe të lirë për veten, të luftojë për barazi ndërgjinore si dhe të mësohet t’ia hap vetes shtigjet e së ardhmes në të gjitha fushat e jetës.

Sanije Gashi, e cila gazetarisë ia kushtoi një jetë të tërë, gjatë gjithë kohës u angazhua për të drejtat e grave, për jetë më cilësore e më përmbajtësore të tyre, ngriti dhe trajtoi tema me interes, në dobi të gruas, intervistoi personalitete të njohura shqiptare, shkroi për përjetimet e rënda të grave shqiptare gjatë luftës së fundit (Dosje lufte)...Veç kësaj, u angazhua edhe për botime-extra, në kuadër të revistës TEUTA, siç janë – Rehabilitimi i familjes pas luftës, Rikthimi i fëmijëve të stresuar në jetë normale, Shtatzënësia dhe amësia (3 botime), Barazia gjinore dhe ndërtimi i paqes; librat Gatojsa (1982) dhe Gatojca (1989).

Sanije Gashi , është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve. Nuk i përket asnjë partie politike.

Është e lindur në Prishtinë, ku dhe ka kryer të gjitha fazat e shkollimit (fillor, të mesëm dhe të lartë).. Punon dhe jeton në Prishtinë.
* * * * * * * * * * * * *
Thanë për Sanije Gashin


Ramiz Kelmendi, ish shkrimtar, publicist, i ndjerë...

Ka disa vjet që njohim jo pak emra gazetaresh shqiptare, të denja për respektin më të madh edhe të meshkujve. Një nga të parat dhe më të njohurat, është, pa dyshim, Sanije Kushevica, dje, Sanije Gashi sot, bashkë me ndonjë shoqe të saj të vjetër dikur, nga më të parat gazetare në fletotarizmën shqiptare këtu.

Njësoj si Parashqevi Qiriazi në kohën e saj, që drejtoi dy revista për femra, tek ishte editore e revistës “Yll’ i Mëngjesit”(1917) dhe e gazetës “Albania” (1920), edhe Sanija në ditët tona ishte kryeredaktorja më jetëgjatë e “Kosovares” dhe, aktualisht, editorja e vetme dhe kryeredaktore e revistës për femra – TEUTA. (Shkruar me rastin e shënimit të Pëvjetorit të 80-të të gazetarisë femrore shqiptare, mbajtur më 15 janar 1997, në Prishtinë)


Nexhat Halimi, gazetar, poet:

E para femër me penë në dorë në publicistikën tonë – në këtë hapësirë që po e krijonte me vite traditën e mirë: Sanije Kushevica (tash Gashi). Dhe menjëherë e “në zjarr” – në terren, në secilin mjedis, kudo, atje ku jetëmbetjen e thur me mote njeriu ynë, me etje të dëshmojë se nuk ka profesion që nuk i takon edhe femrës. Theu paragjykimet - me punë. Reportazhet, me frymim nga jeta e puna në këtë trevë, mbushin faqet. E përditshmja frymonte fuqi krijuese në germat, në rreshtat e shkrimeve nga më të ndryshmet, të cilat e flisnin autoren tashmë të njohur për lexuesin edhe pa mbiemër: Sanijen. Atëherë e tash e njëjta udhë. Nuk ka ndërruar asgjë: ajo ende jeton me penë në dorë, por megjithatë me një dallim: në atë penë janë skalitur njëzet vjet përvojë. (Në dyzetvjetorin e Zërit të Rinisë, prill 1985)




Hivzi Krasniqi, gazetar


Dikur, kur kishim vetëm një revistë të ilustruar për familjen, me shumë interesim dhe adhurim lexoja artikujt e saj. Pastaj ishte kryeredaktore. Mësonte dhe udhëzonte, aftësonte të tjerët që ta gjenin rrugën e magjishme të gazetarisë së avancuar. Në vitet ’90, pasi gjithçka shqiptare ishte bërë therrë në sytë e regjimit të egër, kjo fisnike nxjerr një revistë të re. Dhe, mrekullia më e madhe është se me gjithë kriterin e palëkundur, me gjithë ruajtjen e nivelit artistik, etik e profesional, revistën TEUTA arrin ta shndërrojë në një mbretëreshë ndër revistat tona të shumta, duke iu shmangur anës verdhacake të jetës, trilleve e thashethemeve…


Kjo grua e nderuar, e veçuar, e veçantë dhe plot vrull, energji, fuqi e urtësi, diti t’u bënte ballë sfidave të kohës. E fortë, e pathyeshme, e paepur, me punë të vazhdueshme, me shijen e stërholluar, me imagjinatën, me kreativitetin dhe me ngulmimin e saj, ia doli. Krijoi diçka të bukur. Krijoi një revistë shqiptare për mburrje. Krijoi diçka që quhet rrezatim pozitiv, nivel i lartë, cilësi e pamohueshme… Diçka që i duhet secilës familje shqiptare, si në trojet tona, ashtu edhe në mbarë botën, pra, në mërgatë. Dhe, TEUTA sajohet e finalizohet në Prishtinë, për të udhëtuar në të katër anët e botës, aty ku e gjen lexuesin e vet, e gjen dhe i dhuron cilësi e kënaqësi. Sot, në mbarë botën shqiptare, revista TEUTA është si ajo TEUTA ilire. Mbretëreshë. Mbretëresh pa të cilën nuk bëjnë femrat dhe familjet tona.


Është njëra ndër figurat më sublime dhe më meritore për arritjen e botës sonë femërore, dhe jam me fat që e kam njohur, e njoh, e nderoj dhe e çmoj. Sepse, e meriton: Dama, zonja e rëndë, një margaritar i frymëzimit dhe i mirësisë së vazhdueshme, Sanie Gashi, shpirti,zemra,pronarja,kryeredaktorja dhe ideatorja e revistës TEUTA. (Në emisionin e Radio Kosovës – ‘Mysafiri i natës’, 23 janar 2007, ora 23 - 24:15)


Akademik Pajazit Nushi ka çmuar lart veprën e autores Sanije Gashi, duke thënë se ajo pasqyron një realitet të hidhur në historinë e dhimbshme të Kosovës.

Akademik Prof.dr.Pajazit Nushi, i ndjerë..

“Sot promovojmë veprën “Histori Tmerrit t’viti 1998-1999” të një gazetare të angazhuar jashtëzakonisht në profesionin e saj të zonjës Sanije Gashi.. Kjo është vepër ku zonja Sanije ka paraqitur krahas situatave dramatike sjelljet e tridhjetë e dy grave shqiptare dhe përjetimet e tyre të kujtuara me vitet të tëra pas përfundimit të luftës në Kosovë pikërisht në këtë raport situata dramatike e jetës ose vdekjes sjelljes e gruas shqiptare ndaj vrasësve ndaj fëmijëve, familjes, shoqeve të tyre, si dhe ndaj vetvetes përbën karakteristikën kryesore dhe veçantin e kësaj vepre”, tha Nushi.

Një fjalë rasti para të pranishmëve ka mbajtur edhe Don Lush Gjergji, i cili ka thënë se libri “Histori të tmerrit të luftës 1998-1999” është i rëndësishëm, pasi që pasqyron ngjarje rrëqethëse nga periudha e luftës së fundit në Kosovë dhe krimet çnjerëzore që kryen forcat okupatore ndaj popullsisë së pafajshme.


Don Lush Gjergji: Botim i qëlluar

“Sanija ka nderuar akademikun Pajazitin dhe mua me dhënien e mundësisë të paraqesim veprën dhe ne ia dimë për nder, por njëkohësisht ka shkaktuar dhe po shkakton përjetime dhe emocione, të cilat nuk janë të lehta këtë botim shumë të çmuar dhe mjaft të qëlluar do të thosha edhe burimor dhe të domosdoshëm”, ka thënë Gjergji.
Sanije Gashi: tha se ky libër është i sajuar nga rrëfimet dramatike e grave që përjetuan tmerret e luftës.


“Siç u tha ky libër është i sajuar nga rrëfimet dramatike e grave që përjetuan tmerret e luftës. Pikërisht në familjet e tyre dhe të gjitha këto gra e vajza që rrëfyen për ngjarjet tragjike paraqesin histori rrëqethëse, në veçantë ato që përjetuan peshën e rëndë të poshtërimit të shkatërrimit personal deri në çnjerëzim që kishte kulmin e përbuzjes, turpërimit që treti përgjithmonë kuptimin e jetës së tyre”.






Libri i Sanije Gashit të trondit shpirtërisht duke pasur parasysh autenticitetin e fakteve të regjistruara, si dhe karakterin e panjohur të tyre që i konferohet strukturimit të lëndës mbi dëshmitë e femrave kosovare, nëna, bashkëshorte apo motra të viktimave të holokaustit serb në Kosovë.

Deklaratat e atyre që e përjetuan këtë tragjedi, të nënshkruara si të tilla në proces verbalet e përgatitura kundër kriminelëve të luftës nga ana e Tribunalit Penal Internacional të Hagës për ish/RSFJ, të provokojnë një sentiment repulsioni dhe revolte ndaj krimeve të ushtruara nga militarët dhe paramilitarët serbë, sa nga urdhri i disa kokave të degjeneruara, po aq edhe nga vetiniciativa e „kënaqësisë” sadiste për të lënduar, munduar dhe mbytur. Dhe të gjitha këto në emër të një kauze, sa të pajustifikuar, po aq poshtëruese, të pastrimit në baza etnike dhe konfesionale të një popullate të pafajshme.
Dosja e krimeve të luftës, e përpiluar nga kjo gazetare profesioniste në bazë të relatimeve të dëshmitarëve okularë, përfaqëson një dokument të vlefshëm që duhet prurë në vetëdijen e opinionit publik dhe jo vetëm, që mizoritë e luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, të mos përsëriten kurrë më, dhe askund në botë.
Lënda e librit shquhet edhe ajo e masakrës së Reçakut, të masakrave serbe në Podujevë dhe Mejë të Gjakovës, në Suharekë dhe Studenicë të Istogut etj.


Libri është i sajuar nga rrëfimet dramatike të grave që përjetuan tmerret e luftës, jo vetëm në hapësirën jashtë vendbanimit, por pikërisht në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, të grave që përjetuan vrasjet mizore të fëmijëve, të prindërve, të burrave, të shtatzënave (Qirez, Likoshan, Prekaz), të atyre që ishin dëshmitare të brutalitetit dhe të përfundimit të femrave nëpër bunarë (Qirez, Studenicë), që u trishtuan nga kallja e grave dhe e fëmijëve (Poklek, Gjakovë), nga groposjet për së gjalli (Lubizhdë, Prizren), të grave që kaluan net ankthi nëpër strehimore, në rrënoja të shtëpive, nënave shqiptare që ecën në ato kolona të gjata dhe që përjetuan lindjet në male (Keqekollë, etj.), apo në turmat kur ishin të dëbuar për ta braktisur Kosovën.


Në këtë kontekst, tronditëse janë edhe rrëfimet e viktimave që nga burgu i Lipjanit u bartën në burgjet e Serbisë.
Të gjitha që rrëfyen për ngjarjet tragjike, paraqesin histori rrëqethëse, veçanërisht ato që përjetuan dhunë të paimagjinuar deri në çnjerëzim. Ky dhe ishte kulmi i çnjerëzores, i përbuzjes, i turpërimit, i poshtërimit që treti përgjithmonë kuptimin e jetës dhe të të jetuarit.
Gratë e paraqitura në këtë libër (që janë vetëm një grusht shembujsh), dëshmitare të dramës së përjetuar, janë nga rajone të ndryshme të Kosovës, prej nga i mblodha historitë e tyre drejtpërdrejt nga to. Rrëfimet e paraqitura në këtë libër janë - fjalët e tyre, pa “zbukurime” a keqësime. Nuk mund t’i harroj kurrë ato fytyra të grave e të vajzave, që hapën plagët e tyre. I falënderoj, prandaj, njerëzisht, të gjitha ato që u ulën me mua dhe rikthyen të përjetuarat, purtekjet, çastet e vështira, që nuk ishte punë e lehtë.


Nuk ishte, po kaq, punë e lehtë as përpunimi i historive të tyre. Në secilin personazh rrëfimi më është dashur të ndërprisja punën nga disa herë, të merrja frymë thellë, të provoja “të ikja” për pak çaste nga ai realitet brutal, nga ato veprime makabre, nëpër të cilat kaloi popullata.


Pse i përmblodha rrëfimet e grave dhe të vajzave në këtë libër?


Për t’u paraqitur e për t’u kuptuar më mirë drama e Kosovës, dokumentim ky i drejtpërdrejtë, që duhet të mbetet pjesë e historisë së Kosovës për brezat e ardhshëm, që të mos harrohet një periudhë e rëndë e shqiptarëve nga një regjim i egër serb.


Autorja z.Sanije Gashi e falënderon me shumë përzemërsi ambasadorin William G. Walker, i cili tregoi gatishmëri fisnike duke e nderuar me shkrimin e parathënies, jo vetëm atë, por të gjitha personazhet e librit si dhe lexuesit, përgjithësisht, personalitet ky i cili e njohu botën me realitetin e Kosovës në çastet më dramatike të vendit.


Është ky, pra, libër i plagëve, i lotëve, i shkatërrimeve njerëzore. Fjala është për një libër të gjallë ku inkorporohet pjesa më e rëndë e përvojës personale, por ndër më domethënëset e gazetarisë së zonjës Sanije Gashi.


Flori Bruqi


------------------------------





“Libër i plagëve, i lotëve, i shkatërresës njerëzore. Libër i gjallë”, kështu e ka cilësuar librin e saj me titull “Histori të tmerrit 1998-1999 – Dosje krimesh të luftës, rrëfime të grave” autorja Sanije Gashi, duke e konsideruar si pjesën më të rëndë të përvojës personale, por ndër më domethënëset e gazetarisë së saj.

Ky libër, i cili përmban rrëfime rrëqethëse të grave dhe vajzave kosovare, të cilat kanë përjetuar tmerre të papara gjatë luftës së vitit 1998-99, u promovua të enjten në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, në prani të shumë grave, një pjesë e madhe e të cilave ishin vet protagoniste të librit.


  • “M'u kujtuan, saora, tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri' i Dantes, edhe ‘Ditari' i Ana Frankut, edhe pale sa e sa drama e tragjedi, kujtime e memoare të krimeve të njerëzimit në përgjithësi, e të krimeve serbe në veçanti”, dhe thash a ka më të
    rënda se "'Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999. Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.
    Duke folur me pikëllim dhe një ndjenjë shumë të rëndë ankthi e tmerri shpirtëror, themë së senë përvojën time 54 vjeçare që merrem me shkrime, absolutisht kurrë, nuk kam lexuar libër më tronditës, më të trishtueshëm, më të tmerrshëm e më lemeritës se librin e Sanije Gashit “Histori të tmerrit 1998-1999”.


    Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999.

    SANIJE GASH , është gazetare, publiciste, editore, luftëtare për emancipimin e gruas.Është ndër të parat gazetare shqiptare dhe më e njohura, e cila bënë gazetari aktive plot 55 vjet.
    Punoi në revistat: Zëri i Rinisë, Kosovarja, Teuta.
    Ishte bashkëthemeluese dhe themeluese e dy revistave: Kosovarja dhe Teuta.


    Shpërblimet profesionale: Medalje për punë, 1975 (nga NGB Rilindja); Çmimi Gazetare e Kosovës, 1982 (nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës); Mirënjohje Publike,1980 dhe 1985; Dy herë e nominuar për Shpërblimin e Nëntorit (Dita e çlirimit të Prishtinës).

    Profesionin e gazetarisë e nisi në shtator të vitit 1965, në revistën Zëri i Rinisë, ku punoi për gjashtë vjet. Ndonëse e re, mbajti disa rubrika edukative, me të cilat tuboi rreth vetes një numër të madh lexuesesh, të cilat tek ajo gjenin mbështetje, si gazetare femër, që për ato kohë dhe për ato rrethana paraqitte surprizë. Shquhej veçantë me reportazhet e saja.


    Në nëntor të vitit 1971 fillon të botohet revista e parë shoqërore për femra në Kosovë, Kosovarja, ku kalon të punojë si redaktore (4 vjet). Më 1975 emërohet kryeredaktore e saj, ku punon deri në janar të vitit 1994. Këtë revistë, pra, e drejton si kryeredaktore plot 18 vjet. Në revistën Kosovarja, Sanije Gashi kalon pjesën më të mirë të jetës, ku me angazhimin e saj serioz dhe me përvojën gazetareske, arrin që këtë revistë shoqërore për gra ta drejtojë me sukses, duke pasur gjithnjë në fokus femrën shqiptare, e cila bënte jetë në një rreth konservator. Revista arrin të depërtojë në të gjitha anët e Kosovës, të lexohet, të komentohet dhe të afirmohet (arrin një ndër tirazhet më të larta në Kosovë), ndërsa femrave u ndihmon në emancipimin kulturor, social, ekonomik e politik.

    Fillimi i viteve ’90, pas marrjes së autonomisë së Kosovës, paraqet një ndër fazat e vështira e të rrezikshme për shqiptarët, ku ndiqet e përgjohet çdo lëvizje e çdo veprimtari, e në veçanti ajo e gazetarëve, që shkruanin e publikonin situatën reale të krijuar në Kosovë. Në atë kohë, zonja Gashi angazhohet në dy drejtime parsore: në media, që me shkrime dhe me përmbajtjen e revistës i kundërvihet regjimit serb, me ç’rast revista konfiskohet dy herë nga policia serbe dhe gjykohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; si dhe në kryesi të Forumit të gruas të LDK-së, që është edhe njëra ndër themelueset e tij. Janë këto vitet, kur gratë e Kosovës mobilizohen si asnjëherë më parë, për të dhënë kontributin e tyre në planin kombëtar.


    Angazhimet


    Në tetor të vitit 1990 – me delegacionin tre anëtarësh kosovar pranohet te znj. Daniel Miteran (Paris), për çështje të shkeljes së të drejtave të njeriut, veçan të fëmijëve, në Kosovë.


    Në korrik të vitit 1991: Si veprimtare e Forumit të Gruas të LDK-së, zonja Gashi bashkë me koordinatoren e këtij Forumi (Flora Brovina), ia dorëzojnë peticionin e nënshkruar nga 220 mijë nëna shqiptare (shkas: mbytja mizore e fëmijës 11-vjeçar A.P.) – kryetarit të atëhershëm të Qeverisë Jugosllave, z. Stipe Mesiq, si dhe kryetarit të RP të Shqipërisë – z.Ramiz Alia. Është ky, njëherësh takimi i parë (27 korrik 1991) i delegacionit të kosovareve me gratë shqiptare pas afro 50 vjetësh ndarjeje të një populli, të një kombi, në dy (e më shumë) pjesë.
    Në shkurt të vitit 1993 – në Bruksel, merrë pjesë në Seminarin Aksionar për të drejtat e njeriut dhe për demokracinë në Kosovë: Preventivi për parandalimin e luftës në Ballkan.

    Në pranverë të vitit 1990 – zgjedhet në kryesinë e Shoqatës për Zhdukjen e Analfabetizmit në Kosovë - “Motrat Qiriazi”.
    Arrestimi, burgosja: Duke i cilësuar shkrimet në revistën Kosovarja si armiqësore, gazetat serbe të Beogradit (Borba, Politika, Politika Ekspres) dhe Jedinstvo e Prishtinës si dhe RTVP e atëhershme, emisioni në gjuhën serbe, zonjën Gashi e paraqesin si “të papërshtatshme” për rrethin, sidomos në kohën e kthimit të ushtarëve shqiptar në arkivole nga armata jugosllave. Prandaj, e përgjuar në revistë dhe jashtë saj, më 1992 arrestohet dy herë: së pari më 11 janar, për shkak të shkrimeve, “armiqësore-kundërserbe”, si i cilëson gjyqi, të botuara në revistë, me ç’rast dënohet materialisht dhe me tërheqje vërejtjeje kërcënuese; dhe së dyti, më 16 janar, me motivacionin se – me shkrimin e saj në ballinë të revistës, ku kërkon të STOPOHEN vrasjet e ushtarëve shqiptar, arrestimet e burgosjet e shqiptarëve, dëbimi i tyre nga puna, largimi i nxënësve e i studentëve nga objektet shkollore, përndjekja e rinisë shqiptare, okupimi i Kosovës, etj., pse e boton fotografinë nga varrimi i një ushtari të vrarë shqiptar, po kështu, në ballinë, si dhe pse kërkon LIRINË dhe PAQEN në Kosovë, shkrim ky që në Gjyqin për Kundërvajtje në Prishtinë cilësohet si – “Fyerje e ndjenjave nacionale të qytetarëve” (Vredjanje nacionalnih osecanja gradjana), dënohet me burgosje dhe dërgohet me urgjencë në Burgun e Mitrovicës, për të vuajtur dënimin. Për atë periudhë të rëndë kosovare, Sanije Gashi është intelektualja dhe gazetarja e vetme e arrestuar dhe e dënuar me burgim për veprimtari “armiqësore”.


    Në maj të vitit 1994 – tashmë gazetare me përvojë të pasur profesionale dhe jetësore, themelon revistën e parë të pavarur për gruan dhe familjen TEUTA, që është e vetmja e këtij profili në Kosovë e në Shqipëri, si dhe në Maqedoni e në Mal të Zi (në rajonet e banuara me shqiptarë).

    Me shkrimet dhe me përmbajtjen e revistës TEUTA, kryeredaktorja Sanije Gashi angazhohej që gruaja shqiptare t’i kushtojë rëndësi të veçantë arsimimit të saj, të jetë aktive në krijimin e një të ardhmje më të mirë dhe më të sigurt, të mendojë në mënyrë bashkëkohore dhe të lirë për veten, të luftojë për barazi ndërgjinore si dhe të mësohet t’ia hap vetes shtigjet e së ardhmes në të gjitha fushat e jetës.

    Sanije Gashi, e cila gazetarisë ia kushtoi një jetë të tërë, gjatë gjithë kohës u angazhua për të drejtat e grave, për jetë më cilësore e më përmbajtësore të tyre, ngriti dhe trajtoi tema me interes, në dobi të gruas, intervistoi personalitete të njohura shqiptare, shkroi për përjetimet e rënda të grave shqiptare gjatë luftës së fundit (Dosje lufte)...Veç kësaj, u angazhua edhe për botime-extra, në kuadër të revistës TEUTA, siç janë – Rehabilitimi i familjes pas luftës, Rikthimi i fëmijëve të stresuar në jetë normale, Shtatzënësia dhe amësia (3 botime), Barazia gjinore dhe ndërtimi i paqes; librat Gatojsa (1982) dhe Gatojca (1989).

    Sanije Gashi , është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve. Nuk i përket asnjë partie politike.

    Është e lindur në Prishtinë, ku dhe ka kryer të gjitha fazat e shkollimit (fillor, të mesëm dhe të lartë). Punon dhe jeton në Prishtinë.
    * * * * * * * * * * * * *
    Thanë për Sanije Gashin


    Ramiz Kelmendi, ish shkrimtar, publicist, i ndjerë...

    Ka disa vjet që njohim jo pak emra gazetaresh shqiptare, të denja për respektin më të madh edhe të meshkujve. Një nga të parat dhe më të njohurat, është, pa dyshim, Sanije Kushevica, dje, Sanije Gashi sot, bashkë me ndonjë shoqe të saj të vjetër dikur, nga më të parat gazetare në fletotarizmën shqiptare këtu.

    Njësoj si Parashqevi Qiriazi në kohën e saj, që drejtoi dy revista për femra, tek ishte editore e revistës “Yll’ i Mëngjesit”(1917) dhe e gazetës “Albania” (1920), edhe Sanija në ditët tona ishte kryeredaktorja më jetëgjatë e “Kosovares” dhe, aktualisht, editorja e vetme dhe kryeredaktore e revistës për femra – TEUTA. (Shkruar me rastin e shënimit të Pëvjetorit të 80-të të gazetarisë femrore shqiptare, mbajtur më 15 janar 1997, në Prishtinë)


    Nexhat Halimi, gazetar, poet:

    E para femër me penë në dorë në publicistikën tonë – në këtë hapësirë që po e krijonte me vite traditën e mirë: Sanije Kushevica (tash Gashi). Dhe menjëherë e “në zjarr” – në terren, në secilin mjedis, kudo, atje ku jetëmbetjen e thur me mote njeriu ynë, me etje të dëshmojë se nuk ka profesion që nuk i takon edhe femrës. Theu paragjykimet - me punë. Reportazhet, me frymim nga jeta e puna në këtë trevë, mbushin faqet. E përditshmja frymonte fuqi krijuese në germat, në rreshtat e shkrimeve nga më të ndryshmet, të cilat e flisnin autoren tashmë të njohur për lexuesin edhe pa mbiemër: Sanijen. Atëherë e tash e njëjta udhë. Nuk ka ndërruar asgjë: ajo ende jeton me penë në dorë, por megjithatë me një dallim: në atë penë janë skalitur njëzet vjet përvojë. (Në dyzetvjetorin e Zërit të Rinisë, prill 1985)




    Hivzi Krasniqi, gazetar


    Dikur, kur kishim vetëm një revistë të ilustruar për familjen, me shumë interesim dhe adhurim lexoja artikujt e saj. Pastaj ishte kryeredaktore. Mësonte dhe udhëzonte, aftësonte të tjerët që ta gjenin rrugën e magjishme të gazetarisë së avancuar. Në vitet ’90, pasi gjithçka shqiptare ishte bërë therrë në sytë e regjimit të egër, kjo fisnike nxjerr një revistë të re. Dhe, mrekullia më e madhe është se me gjithë kriterin e palëkundur, me gjithë ruajtjen e nivelit artistik, etik e profesional, revistën TEUTA arrin ta shndërrojë në një mbretëreshë ndër revistat tona të shumta, duke iu shmangur anës verdhacake të jetës, trilleve e thashethemeve…


    Kjo grua e nderuar, e veçuar, e veçantë dhe plot vrull, energji, fuqi e urtësi, diti t’u bënte ballë sfidave të kohës. E fortë, e pathyeshme, e paepur, me punë të vazhdueshme, me shijen e stërholluar, me imagjinatën, me kreativitetin dhe me ngulmimin e saj, ia doli. Krijoi diçka të bukur. Krijoi një revistë shqiptare për mburrje. Krijoi diçka që quhet rrezatim pozitiv, nivel i lartë, cilësi e pamohueshme… Diçka që i duhet secilës familje shqiptare, si në trojet tona, ashtu edhe në mbarë botën, pra, në mërgatë. Dhe, TEUTA sajohet e finalizohet në Prishtinë, për të udhëtuar në të katër anët e botës, aty ku e gjen lexuesin e vet, e gjen dhe i dhuron cilësi e kënaqësi. Sot, në mbarë botën shqiptare, revista TEUTA është si ajo TEUTA ilire. Mbretëreshë. Mbretëresh pa të cilën nuk bëjnë femrat dhe familjet tona.


    Është njëra ndër figurat më sublime dhe më meritore për arritjen e botës sonë femërore, dhe jam me fat që e kam njohur, e njoh, e nderoj dhe e çmoj. Sepse, e meriton: Dama, zonja e rëndë, një margaritar i frymëzimit dhe i mirësisë së vazhdueshme, Sanie Gashi, shpirti,zemra,pronarja,kryeredaktorja dhe ideatorja e revistës TEUTA. (Në emisionin e Radio Kosovës – ‘Mysafiri i natës’, 23 janar 2007, ora 23 - 24:15)


    Akademik Pajazit Nushi ka çmuar lart veprën e autores Sanije Gashi, duke thënë se ajo pasqyron një realitet të hidhur në historinë e dhimbshme të Kosovës.

    Akademik Prof.dr.Pajazit Nushi, i ndjerë..

    “Sot promovojmë veprën “Histori Tmerrit t’viti 1998-1999” të një gazetare të angazhuar jashtëzakonisht në profesionin e saj të zonjës Sanije Gashi. Kjo është vepër ku zonja Sanije ka paraqitur krahas situatave dramatike sjelljet e tridhjetë e dy grave shqiptare dhe përjetimet e tyre të kujtuara me vitet të tëra pas përfundimit të luftës në Kosovë pikërisht në këtë raport situata dramatike e jetës ose vdekjes sjelljes e gruas shqiptare ndaj vrasësve ndaj fëmijëve, familjes, shoqeve të tyre, si dhe ndaj vetvetes përbën karakteristikën kryesore dhe veçantin e kësaj vepre”, tha Nushi.

    Një fjalë rasti para të pranishmëve ka mbajtur edhe Don Lush Gjergji, i cili ka thënë se libri “Histori të tmerrit të luftës 1998-1999” është i rëndësishëm, pasi që pasqyron ngjarje rrëqethëse nga periudha e luftës së fundit në Kosovë dhe krimet çnjerëzore që kryen forcat okupatore ndaj popullsisë së pafajshme.


    Don Lush Gjergji: Botim i qëlluar

    “Sanija ka nderuar akademikun Pajazitin dhe mua me dhënien e mundësisë të paraqesim veprën dhe ne ia dimë për nder, por njëkohësisht ka shkaktuar dhe po shkakton përjetime dhe emocione, të cilat nuk janë të lehta këtë botim shumë të çmuar dhe mjaft të qëlluar do të thosha edhe burimor dhe të domosdoshëm”, ka thënë Gjergji.
    Sanije Gashi: tha se ky libër është i sajuar nga rrëfimet dramatike e grave që përjetuan tmerret e luftës.


    “Siç u tha ky libër është i sajuar nga rrëfimet dramatike e grave që përjetuan tmerret e luftës. Pikërisht në familjet e tyre dhe të gjitha këto gra e vajza që rrëfyen për ngjarjet tragjike paraqesin histori rrëqethëse, në veçantë ato që përjetuan peshën e rëndë të poshtërimit të shkatërrimit personal deri në çnjerëzim që kishte kulmin e përbuzjes, turpërimit që treti përgjithmonë kuptimin e jetës së tyre”.






    Libri i Sanije Gashit të trondit shpirtërisht duke pasur parasysh autenticitetin e fakteve të regjistruara, si dhe karakterin e panjohur të tyre që i konferohet strukturimit të lëndës mbi dëshmitë e femrave kosovare, nëna, bashkëshorte apo motra të viktimave të holokaustit serb në Kosovë.

    Deklaratat e atyre që e përjetuan këtë tragjedi, të nënshkruara si të tilla në proces verbalet e përgatitura kundër kriminelëve të luftës nga ana e Tribunalit Penal Internacional të Hagës për ish/RSFJ, të provokojnë një sentiment repulsioni dhe revolte ndaj krimeve të ushtruara nga militarët dhe paramilitarët serbë, sa nga urdhri i disa kokave të degjeneruara, po aq edhe nga vetiniciativa e „kënaqësisë” sadiste për të lënduar, munduar dhe mbytur. Dhe të gjitha këto në emër të një kauze, sa të pajustifikuar, po aq poshtëruese, të pastrimit në baza etnike dhe konfesionale të një popullate të pafajshme.
    Dosja e krimeve të luftës, e përpiluar nga kjo gazetare profesioniste në bazë të relatimeve të dëshmitarëve okularë, përfaqëson një dokument të vlefshëm që duhet prurë në vetëdijen e opinionit publik dhe jo vetëm, që mizoritë e luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, të mos përsëriten kurrë më, dhe askund në botë.
    Lënda e librit shquhet edhe ajo e masakrës së Reçakut, të masakrave serbe në Podujevë dhe Mejë të Gjakovës, në Suharekë dhe Studenicë të Istogut etj.


    Libri është i sajuar nga rrëfimet dramatike të grave që përjetuan tmerret e luftës, jo vetëm në hapësirën jashtë vendbanimit, por pikërisht në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, të grave që përjetuan vrasjet mizore të fëmijëve, të prindërve, të burrave, të shtatzënave (Qirez, Likoshan, Prekaz), të atyre që ishin dëshmitare të brutalitetit dhe të përfundimit të femrave nëpër bunarë (Qirez, Studenicë), që u trishtuan nga kallja e grave dhe e fëmijëve (Poklek, Gjakovë), nga groposjet për së gjalli (Lubizhdë, Prizren), të grave që kaluan net ankthi nëpër strehimore, në rrënoja të shtëpive, nënave shqiptare që ecën në ato kolona të gjata dhe që përjetuan lindjet në male (Keqekollë, etj.), apo në turmat kur ishin të dëbuar për ta braktisur Kosovën.


    Në këtë kontekst, tronditëse janë edhe rrëfimet e viktimave që nga burgu i Lipjanit u bartën në burgjet e Serbisë.
    Të gjitha që rrëfyen për ngjarjet tragjike, paraqesin histori rrëqethëse, veçanërisht ato që përjetuan dhunë të paimagjinuar deri në çnjerëzim. Ky dhe ishte kulmi i çnjerëzores, i përbuzjes, i turpërimit, i poshtërimit që treti përgjithmonë kuptimin e jetës dhe të të jetuarit.
    Gratë e paraqitura në këtë libër (që janë vetëm një grusht shembujsh), dëshmitare të dramës së përjetuar, janë nga rajone të ndryshme të Kosovës, prej nga i mblodha historitë e tyre drejtpërdrejt nga to. Rrëfimet e paraqitura në këtë libër janë - fjalët e tyre, pa “zbukurime” a keqësime. Nuk mund t’i harroj kurrë ato fytyra të grave e të vajzave, që hapën plagët e tyre. I falënderoj, prandaj, njerëzisht, të gjitha ato që u ulën me mua dhe rikthyen të përjetuarat, purtekjet, çastet e vështira, që nuk ishte punë e lehtë.


    Nuk ishte, po kaq, punë e lehtë as përpunimi i historive të tyre. Në secilin personazh rrëfimi më është dashur të ndërprisja punën nga disa herë, të merrja frymë thellë, të provoja “të ikja” për pak çaste nga ai realitet brutal, nga ato veprime makabre, nëpër të cilat kaloi popullata.


    Pse i përmblodha rrëfimet e grave dhe të vajzave në këtë libër?


    Për t’u paraqitur e për t’u kuptuar më mirë drama e Kosovës, dokumentim ky i drejtpërdrejtë, që duhet të mbetet pjesë e historisë së Kosovës për brezat e ardhshëm, që të mos harrohet një periudhë e rëndë e shqiptarëve nga një regjim i egër serb.


    Autorja z.Sanije Gashi e falënderon me shumë përzemërsi ambasadorin William G. Walker, i cili tregoi gatishmëri fisnike duke e nderuar me shkrimin e parathënies, jo vetëm atë, por të gjitha personazhet e librit si dhe lexuesit, përgjithësisht, personalitet ky i cili e njohu botën me realitetin e Kosovës në çastet më dramatike të vendit.


    Është ky, pra, libër i plagëve, i lotëve, i shkatërrimeve njerëzore. Fjala është për një libër të gjallë ku inkorporohet pjesa më e rëndë e përvojës personale, por ndër më domethënëset e gazetarisë së zonjës Sanije Gashi.


    Flori Bruqi


    ------------------------------





    “Libër i plagëve, i lotëve, i shkatërresës njerëzore. Libër i gjallë”, kështu e ka cilësuar librin e saj me titull “Histori të tmerrit 1998-1999 – Dosje krimesh të luftës, rrëfime të grave” autorja Sanije Gashi, duke e konsideruar si pjesën më të rëndë të përvojës personale, por ndër më domethënëset e gazetarisë së saj.

    Ky libër, i cili përmban rrëfime rrëqethëse të grave dhe vajzave kosovare, të cilat kanë përjetuar tmerre të papara gjatë luftës së vitit 1998-99, u promovua të enjten në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, në prani të shumë grave, një pjesë e madhe e të cilave ishin vet protagoniste të librit.

    Duke i shpjeguar arsyet e botimit të këtij libri, autorja në hyrje thotë se i ka përmbledhur rrëfimet e grave dhe vajzave në mënyrë që “të paraqitet dhe të kuptohet më mirë drama e Kosovës, dokumentim ky i drejtpërdrejtë, që duhet të mbetet pjesë e historisë së Kosovës për brezat e ardhshëm, që të mos harrohet një periudhë e rëndë e shqiptarëve nga një regjim i egër serb”.

    Për këtë libër, parathënien e të cilit e ka shkruar ambasadori William Walker, ish udhëheqës i Misionit Verifikues për Kosovën të OSBE-së në vitin 1998-99, folën Akademik Pajazit Nushi, Dr. Don Lush Gjergji dhe shkrimtari Ramiz Kelmendi.
    Akademik Pajazit Nushi tha se kjo vepër, krahas situatave dramatike, paraqet edhe sjelljet e 32 grave shqiptare dhe përjetimet e tyre të kujtuara vite të tëra pas përfundimit të luftës në Kosovë. “Pikërisht në këtë raport ‘situatë dramatike e jetës ose e vdekjes-sjelljeve të gruas shqiptare ndaj vrasësve dhe ndaj fëmijëve, familjes e shoqeve të tyre, si edhe ndaj vetes', përbën karakteristikat dhe veçantinë e kësaj vepre”, tha Nushi.

    Duke e konsideruar si të parën e këtij lloji në botimet e gjertanishme për krimet e luftës, Nushi tha se situatat individuale të dramave të përjetuara nga ana e grave tona kanë vënë në sprovë të pashoqe karakteret dhe tiparet qendrore të femrës shqiptare, qëndrueshmërisë e njerëzores te këto femra. “Situata të ngjashme te ne ka pasur edhe para kësaj lufte, por këto nuk janë shënuar me kaq kujdes dhe me kaq përpikëri si kësaj radhe në veprën e Sanije Gashit.

    Megjithëse situatat e mëhershme nuk janë shënuar nga askush dhe askund, populli shqiptar i këtij mjedisi të gjerë i ka mbajtur në mend dhe prej tyre ka dalë fjala e urtë e mendimit sintetik e popullit tonë, sipas së cilës ‘vlerat e arit në zjarr provohen, vlerat e njeriut në rrezik kuptohen'” theksoi Nushi.

    Ndërkaq, Dr. Don Lush Gjergji këtë libër e konsideroi si shumë të çmuar dhe mjaft të qëlluar. Duke e shqyrtuar, siç tha ai, nga këndvështrimi i trefishtë, ai tha se me këto rrëfime, përshkrime dhe përjetime, takohemi me njerëz, ngjarje, situata për të cilat pak kemi ditur në hollësi. “Protagonisti i parë është fatkeqësisht dhuna, urrejtja, e keqja, do të thoja ‘garimi dhe krijimtaria për të keqe', nga ana e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë. Dhe deri sa kam shfletuar dhe lexuar këto komunikime kaq të dhembshme të tmerrit, shpesh jam ndalur dhe e kam pyetur veten time: A është e mundshme që të ketë ndodhur kjo me bijat, motrat dhe nënat tona? Pastaj edhe pyetja vijuese: Përse ne edhe më parë nuk e kemi njohur këtë histori jete, dhembjeje, flijimi, poshtërimi, por edhe krenarie, guximi dhe flijimi për lirinë tonë?”, u shpreh Gjergji. Dhe fill pas kësaj, ai shtroi edhe pyetjen tjetër, më brengosëse dhe shqetësuese: “Çka kemi bërë ne, çka bëjmë sot, për t'i zbuluar, zbutur, lehtësuar, mjekuar dhe shëruar plagët e shpirtit, të cilat janë aq të thella dhe gjithnjë lëngojnë dhe gjakojnë, e ne, unë dhe ti, as që e dimë këtë?”.

    Protagonisti i dytë, sipas Gjergjit, janë bijat, motrat dhe nënat tona anembanë Kosovës, të moshave, profesioneve, niveleve kulturore të ndryshme, por të lidhura dhe të ndërlidhura me fijen e pësimit dhe dhunës.

    “Nëpërmjet rrëfimeve të tyre ato komunikojnë çastet më të rënda, sfidat jetësore, të cilat shpeshherë njeriun e detyrojnë të mbyllet, të vetmohet, të tërhiqet, deri te lodhja, mërzia, dëbimi, dorëzimi dhe dëshpërimi”, tha Gjergji.

    Ai shtoi se në këtë libër Sanije Gashi gjeti ‘çelësin' e derës së zemrës së copëtuar, për të hyrë në brendinë e tyre, mënyrën e rrëfimit, për të komunikuar me gratë dhe familjet e tyre, duke na bërë edhe neve sadopak pjesëmarrës në këto ngjarje shpesh trishtuese dhe tmerruese.

    Gjergji shtoi se protagonistët e tretë do të duhej të ishim ne, lexuesit, edhe më gjerë, mbarë Kosova. “Ne të cilët mes protagonizmit krejtësisht negativ, dhunës dhe luftës, dhe atij pozitiv, qëndresës dhe përballjes me të keqen, nëpërmjet femrave tona, vuajtjeve të motivuara dhe të flijuara, duhet ta gjejmë vetveten”, tha Gjergji.

    Referuesi i tretë, shkrimtari Ramiz Kelmendi, u shpreh se “duke lexuar librin, që sapo pa dritën, të emblemës së gazetarisë femërore ndër ne, gazetares veterane, publicistes, editores, themelueses së dy revistave nammëdha për femra dhe luftëtares së paepur për emancipimin e gruas, zonjës Sanije Gashi, librin e saj me titull ‘Histori të tmerrit 1998-1999, një dosje krimesh të luftës me rrëfime rrëqethëse të grave', shkurt – u tmerrova. U lemerita”.























    By AGJENCIONI FLORIPRESS at December 31, 2010 No comments:
    Email This
    BlogThis!
    Share to X
    Share to Facebook
    Share to Pinterest
    Shën Shtjefni - martiri i parë i krishterimit

    Prof. dr. Naser Ferri

    Sipas traditës së krishtere Shtjefni ishte martiri i parë i krishterë dhe njëri nga 7 dhjakët e parë të krishterimit në përgjithësi. Në bazë të emrit të tij supozohet që me origjinë ishte hebre i helenizuar.

    Në aspektin etimologjik emri Shtjefën rrjedh nga fjala greke “Stephanos “që do të thotë kurorë dhe Shën Shtjefni konsiderohet kurorë e martirëve të krishterimit. Në pikëpamje ikonografike paraqitet si njeri pa mjekër me 3 gurë dhe me palmë të martirëve në duar dhe i veshur në veshje të murgjve.


    Skena e vrasjes së Shën Shtjefnit me goditje me gurë nga turma

    Meqë kishte përqafuar mjaft herët mësimin e Krishtit apostuj e caktuan si një ndër 7 dhjakët e parë të krishterë së bashku me Filipin, Prokorin, Nikanorin, Timonin, Parmenasin dhe Nikollen që t’i ndihmojnë të varfrit dhe t’i konvertojnë hebrenjtë e interesuar për krishtërimin.

    Në shumë vende të krishtera dita e 26 dhjetorit festohet si kremte e Shën Shtjefnit protomartir. Në Kataloni psh. kjo festë quhet Sant Esteve, në Francë Saint Etienne etj.

    Në kishën lindore katolike të cilat aplikojnë ritin bizantin si dhe në kishën ortodokse dita e Shën Shtjefnit festohet më 27 dhjetor, datë kjo e cila korrespondon me 9 janar sipas kalendarit gregorian.

    Gjatë verës festohet edhe dita e 3 gushtit si “Ditë e Zbulimit” që ka të bëjë me zbulimin e relikteve të Shën Shtjefnit në vitin 415 të erës sonë gjatë sundimit të perandorit Honorius.

    Kisha ortodokse ndërkaq kremton zbulimin e relikteve të këtij shenjtori më 15 shtator, ndërsa më 2 gusht transferimin e relikteve të tij në Jerusalem.

    Ky shenjtor ishte i respektuar për shkak të aftësive të veta oratorike,të autoritetit që kishte, virtyteve të shenjta si dhe p[r shkak të mençurisë.

    Për shkak të besimit të vet kishte nxitur urrejtje tek priftërinjtë e Tempullit dhe ishte ngarkuar me akuza të rrejshme për blasfemi ndaj Mojsiut dhe ndaj Perëndisë. Për këtë arsye kishte dal para gjyqit Sanhedrin(gjyqi suprem i hebrenjve) më 26 dhjetor të vitit 35 të erës sonë.

    Sipas burimeve kishtare në mbrojtje të vet ndaj akuzave të kurdisura ai kishte ngritur kokën drejt qiellit dhe kishte thënë: “Shoh qiellin duke u hapur dhe dhe të birin e njeriut që qëndron në anën e djathtë të Zotit”.E kishte pas fjalën për Jezu Krishtin i cili ishte i gatshëm për ta pranuar dhe mbrojtur atë. Po ashtu kishte akuzuar gjyqtarët se e kishin vrarë vetë Jezu Krishtin me një gjykim të këtillë.

    Si pasojë e kësaj turma e tërbuar e kishte nxjerr me dhunë atë jashtë qytetit dhe e kishte vra duke e goditur me gurë deri në vdekje por ai përkundër kësaj e kishte lutur Zotin që mos t’i dënojë armiqtë dhe vrasësit e tij.

    Në këtë mënyrë Shtjefni u bë i pari nga ithtarët e Jezu Krishtit i cili fitoi kurorën e martirit sepse kishte vdekur për shkak të dashurisë ndaj Krishtit. Në gjyqin dhe gjatë ekzekutimit të tij kishte qenë prezent edhe Sauli i cili më vonë pas konvertimit, do të njihet si Shën Pali.

    Dita e vdekjes së Shtjefnit u bë ditë e kremtes ndërsa ai vetë u bë shenjtor mbrojtës i gurgdhendësve e në kishë ortodokse ruse konsiderohet edhe shërues i kokëdhembjeve.

    Varri i Shën Shtjefnit nuk dihej për shumë shekuj derisa prifti i quajtur Lucian nuk e kishte gjetur në lokalitetin Capar Gamala në veri nga Jerusalemi dhe eshtrat e tij i kishte transferuar në një kishë në malin Sion në Jerusalem ku në vitin 460 të erës sonë ia kishin ngritur bazilikën, ndërsa në kohën e sundimit të perandorit Theodosi kah mesi i shekullit V reliktet e tij ishin transferuar në Konstantinopojë.

    Shën Shtjefni respektohej dhe respektohet në mënyra të ndryshme në shumë vende të botës si në Batroun të Libanonit, Vienë të Austrisë, Romë të Italisë, Damask të Sirisë, në Jerusalem të Palestines, në Dablin të Irlandës, në Londër të Anglisë, pastaj në Manilla të Filipineve, në San Salvador dhe në Brisbejn të Australisë, e edhe në Universitetin e Oxfordit madje nga katolikët si dhe nga anglikanët dhe luteranët në shumë vende të tjera të botës si në Kroaci, Sllovaki, Poloni, Itali,Gjermani e tj.

    Në Kanada, Australi, Zelandë dhe vendet e Komonvelthit dita e Shën Shtjefnit kremtohet si festë kombëtare ndërsa kjo ditë në Angli quhet “Boxing day” dhe këtë ditë të pasurit i ndihmojnë shërbëtorët e vet me ushqim dhe dhurata dhe u japin ditë të lire për t’i festuar Kërshëndellat me familje, ndërsa nëpër të gjitha kishat angleze hapen kutitë e lëmoshës dhe të hollat ua shpërndajnë të varfërve. Vend të posaçëm Shën Shtjefni zë në këngën angleze të Kërshëndellave: “God King Wenceslaus”.

    Përkundër faktit që njihet si martir i parë i krishterimit, në trojet shqiptare kulti i tij është mjaft pak i përhapur. Ç’është e vërteta Shën Shtjefni përmendet qysh në vitin 1319 si pajtor i qytetit të Shkodrës, në kalanë e të cilit ia kishin ndërtuar edhe një kishë e cila, sipas disa burimeve për një kohë shërbente si katedrale e qytetit.

    Po në shekullin XIV në averset (faqet e para) e monedhave të prera në Shkodër ishte paraqitur portreti i këtij shenjtori. Elsie i përcjell të dhënat që i jep Cordignano sipas të cilave në shekullin XVIInë Shqipëri ka pasur 7 kisha katolike që bartnin emrin e Shën Shtjefnit si dhe një kishë ortodokse që i kushtohej këtij shenjtori ndërsa në Kosovë nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kishë katolike që bart emrin e këtij shenjtori.

    Në Dardani ndërkaq martirët e parë të dëshmuar sipas burimeve kishtare ishin vëllezërit binak Flori dhe Lauri nga shekulli II të e.s., të cilët pas martirizimit të mësuesve të tyre Proculus dhe Maximus nga Bizantioni u shpërngulen në Ulpianë të Dardanisë.Ata ishin gurgdhendës dhe ndërtonin një tempull pagan ne Ulpianë kur, sipas gojëdhënës, një copëz guri iu ngul djalit të një prifti pagan në sy.

    Flori dhe Lauri iu kishin lutur Zotit dhe kishin bërë kryq mbi syrin e djalit dhe ai ishte shëndosh menjëherë por ata ishin dënuar për besimin që e kishin dhe ishin ekzekutuar dhe martirizuar. Një shekull më vonë reliket e tyre ishin transferuar në Konstantinopojë.

    Nga vdekja e tyre e deri me sot edhe Shën Shtjefni si edhe Flori dhe Lauri kanë mbet simbole të martirëve, respektivisht të atyre që vuajnë dhe vdesin duke mos hequr dorë nga bindjet e veta religjioze.

No comments:

Post a Comment

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999. Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.

Nga Flori Bruqi  Sanije Gashi, zonja e madhe e kulturës shqiptare.... “M'u kujtuan, saora, tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri' i D...