Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/12/12

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

            




             Nga akademik PHD. Flori Bruqi

Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan ato si momente të tmerrshme por thotë se nuk kishte asnjë lloj frike pasi që ai ishte pajtuar tanimë me të gjitha ato rrethana.


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), shpreh shqetësimin e thellë të arratisjes nga drejtësia të të dënuarit për masakrën e Tërnjes në Kosovë, Rajko Kozllina, për të cilin mediet raportojnë se është larguar nga Serbia për ta shmangur vuajtjen e dënimit.

Krimineli i luftës, Rajko Kozllina, bashkë më ish-pjesëtarë tjerë të ushtrisë serbe, kanë kryer masakra të llahtarshme gjatë luftës në Kosovë, ku edhe nga vet organet gjyqësore serbe është vërtetuar se ai me ushtarët tjerë të njësisë së tij, kanë vrarë të paktën 27 civilë shqiptarë, përfshirë gra dhe fëmijë, ku fëmiu më i vogël ishte vetëm 4 vjeç.



Republika e Kosovës ngreh këtë shqetësim dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar të vendoset drejtësi ndërkombëtare për dënimin e krimeve gjenocidale të kryera nga Sebia gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjithashtu kërkojmë që t’i bëhet trysni Serbisë t’i hapë arkivat e ushtrisë dhe policisë së saj, në mënyrë që të bëhet zbardhja e plotë e fatit të të pagjeturve.

Nisur nga veprimet e vazhdueshme destruktive të autoriteteve në Beograd, MPJD thekson se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve midis dy shteteve, derisa Serbia vazhdon t’i fsheh krimet dhe kriminelët, të mos kërkoj falje dhe të mos ndihet përgjegjëse për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë.


Krimineli Kozllina dhe të tjerët, përveç se i kanë masakruar civilët e pafajshëm, me urdhrat e liderëve politikë të Serbisë, kanë zhdukur trupat e viktimave shqiptare dhe ende nuk japin informacion për vendndodhjen e tyre.

Për të gjitha këto krime të tmerrshme, Kozllina ishte dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë, me vetëm 15 vjet, dhe përkundër kësaj, tani raportohet se është larguar nga Serbia për t’i ikur vuajtës së dënimit.

Ky akt është i papranueshëm dhe edhe njëherë e shpërfaqë mungesën e seriozitetit të Serbisë për tu marrë me të kaluarën e rëndë kriminale, për të pranuar përgjegjësinë dhe për t’i dënuar kryerësit e gjenocidit në Kosovë.

Duke qenë se Rajko Kozllina, gjatë kohës së gjykimit ka qenë pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë dhe i njëjti është dënuar me dënim simbolik dhe tani po i mundësohet fshehja dhe ikja e tij nga vuajtja e dënimit, atëherë për të gjitha këto duhet mbajtur përgjegjëse Serbia.

MPJD thekson se e gjithë kjo lidhet edhe me fushatën aktuale të Serbisë kundër Kosovës, ku liderët e atjeshëm me ngulm po përpiqen t’i mohojnë krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, duke kërcënouar edhe serbët që japin informacion për vendndodhjen e varrezave masive në Serbi.





“Bombardimet brenda burgut kanë qenë të tmerrshme sepse nuk dinim nga po vijnë, ne i shihnim aeroplanët, i shihnim raketat kur binin dhe i shihnim njerëzit, disa pa kokë, pa duar, pa këmbë, disa të thyer në kurriz… ”, është shprehur ai.




Hasani në emisionin “Info Nata” tha se të burgosurit e tjerë kanë përjetuar tmerre dhe frikë të madhe. Ai rrëfeu se si gjatë gjithë kohës ka dëgjuar thirrje për ndihmë.





“Dy persona që ishin familjarë mes vete, të dyve ju ranë granatat, njëri e thej këmbën, tjetri u lëndua në bosht të kurrizit, të dy ishin nga Bucaku i Drenasit… Ata kishin gjakderdhje. Gjakderdhja dilte me të madhe dhe njëri-tjetrit i thonin mos ma prek ashtin se po me dhemb. Mua më thonin mos na lër vetëm, rri me neve dhe unë me ta kam qenë. Në momentin që ka rënë granata e dytë, jam shtri për toke sepse edhe mua me sulmoi granata dhe po ashtu u ktheva prapë te ata dhe dikur ata e humbën ndjeshmërinë dhe ranë pa ndjenja”, rrëfeu tutje Hasani.





Sjelljet e gardianeve sikur ishin më të buta në krahasim me ditët e mëparshme. Ne ishim në dhoma, ndërsa na lejuan me ble gazeta me fillim në gjuhën serbe e më pas edhe na i lejuan me i lexuar edhe gazetat që botoheshin në Prishtinë si: “Koha Ditore”, “Epoka e Re”, “Bota Sot” e “Zëri”. Këto gazeta na i sillnin familjarët tonë që vinin në vizita.

Nait Hasani 



Me lejimin e gazetave sikur u thye terri informativ në burg. Lexoja “Danasin” dhe mund të shihje pozitën e Gjingjiqit me qeverinë e tij. Aty lexuam 15 pikat e kryeadministratorit Hakerup për Kosovën. I lexonin dhe i analizonim, e dinin se Kosova edhe pse e çliruar tashmë, megjithatë kishte presion të madh ndërkombëtar, ashtu shkruante në shtypin serb.




Ne vazhdonim qëndrimin në burgje. Ndryshime të përditshme për të mirë sa vinin e shtohen, pas grevës që mbajtëm. Na lejuan vizitat e familjarëve, si dhe brenda në pakot që na vinin familjarët me gazeta na i pështjellonin e ne ato i lexonin.




Në këtë gjendje që ishim, filluan të na vijnë edhe paketat me ushqime nga familjarët tonë që jetonin në perëndim. Ata na dërgonin në paketa edhe ilaçe për shërim të plagëve. Mua mi dërgonte ilaçet vëllai im Zaiti i cili jetonte në Gjermani. Ai atje kishte shkuar për të mbajture familjen që në fill të viteve të ’90-ta. Po ashtu më ndihmonte edhe mua që isha edhe student por edhe në aktivitete ilegale. Edhe të tjerët u ndihmonin u ndihmonin familjarëve të tyre që ishim aty.




Këto paketa na përmirësuan kushtet në burgje, sa me ushqime e sa me veshmbathje.
Por në një ditë duke e lexuar shtypin serb morëm vesh se në burgun që ishim ne e kanë sjellë edhe Slobodan Millosheviqin si të burgosur.





Kjo ishte një befasi për mua se si presidenti i shtetit të Serbisë arrestohet e burgoset për krimet që i ka bërë në Bosnje e Kosovë.
Kryegjelatin Sllobodan Millosheviqin e vendosën në një kat më poshtë nga ne. Ne në dhoma filluam të pakoheshim çdo ditë sepse filluan t’i lirojnë disa me gjyqe të improvizuara e disa kinse me përfundime të dënimeve. Nga numri që ishim thuaja se u përgjysmuam.


Hijet e Luftes



 Në dhomën tonë ishim të gjithë të burgosurit ashtu siç na kishin futur aty përpos Ismetit që u lirua, pasi e kreu dënimin që e kishte. Gjatë këtyre ditëve pasi filluan vizitat mua më erdhi nënë, dikujt gruaja dikujt gjyshja, por që të gjitha të gjinisë femërore, sepse burrat (baballarët e vëllezërit) tonë kishin frikë se mund t’i arrestonin. Ne u interesonim të dinin sa më shumë për të afërm për familjar, shokë e miq, por edhe për pasurinë tonë për shtëpi e çka kishim se a kanë shpëtuar etj, etj. Disa merrnin lajme të mira e disa jo të këndshme sepse tashmë kuptuar se kishte shumë të vrarë e të zhdukur dhe pothuajse e gjithë Kosova ishte djegë nga ushtria serbe.





Edhe unë bëja të njëjtën gjë me nënën time duke e pyetur për çdo gjë dhe ajo më tregoj që ndërkombëtarët po i ndihmojnë Kosovës në rindërtim si dhe për shokët që kanë ra dëshmorë dhe për të gjallët. Po ashtu më tregoj se shokët e mi po i vizitojnë shpesh duke përmendur; Hashimin, Kadriun, Rexhën, Fatmirin, Samiun, Ramushin, Fitnetin e Fatonin, Dautin e Azemin dhe në veçanti ‘Plakun’ Xheladin Gashi. Për të gjithë ndjeja mall. Gëzohesha që janë gjallë, që e kemi fituar luftën dhe tash do e ndërtojmë edhe shtetin. Nëna më fliste edhe për Fatmirën, për vizitat e saj në familje, për të afërmit që po u rrinë gati me ndihma, për axhallarët etj.





Pas ardhjes së Millosheviqit në CZ, sjelljet e gardianëve filluan të ndryshonin. Ata filluan të bëheshin më agresiv ndaj nesh. Para burgut filluan protestat e anëtarëve të partisë Socialiste që udhëhiqeshin nga pionieri i Millosheviqit, Ivica Daçiqi.
Sa më të dhunshme bëheshin protestat para burgut edhe sjelljet e gardianëve bëheshin më të ashpra ndaj neve të burgosurve shqiptar. Një ditë prej ditësh kur kishin ardhur nënat tona në vizitë, ishin sulmuar para dyerve të burgut nga protestuesit serb dhe pothuajse të gjitha nënat tona ishin lënduar nga ky sulm. Këtë mora vesh nga qëndrimi i nënës sime e cila nuk mund të rrinte ulur nga dhimbjet që kishte pësuar nga huliganët serb, po ashtu edhe nga nënat tjera të cilat folshin me zë të lartë se çka u ka ndodhë. Disa nëna që ishin nga Ferizaj i kishin treguar Ylberit së një të burgosurit, Hasanit i kishte vdekur bashkëshortja. Nait Hasanin unë nuk e kisha në dhomë, ai ishte në dhomën afër nesh. E shihja Hasanin gjatë shëtitjes, e ai nuk dinte gjë për gruan e tij. Por nga telepatia thuaja se shpesh natën e shihte në ëndërr gruan e vet, ashtu na thoshte.

 Gruaja e Naitit kur i kishte pa burgjet duke u djegur, kishte pësuar infarkt. Familjarët e tij nuk i tregonin, e mbanin me premtime, duke ia bërë me dije se në vizitën tjetër të vjen edhe gruaja. Fal zotit edhe Hasani u lirua një ditë, dhe iku për Kosovë, aty ku e prisnin familjarët por pa pritjen e ngrohë të gruas së tij.





Por pas kësaj dhune e pas kësaj ngjarje mes protestuesve serbë të dhunshëm ndaj nënave tona u morën masa edhe ndaj neve, ata na siguronin tani më shumë nga frika se mund të hyjnë në burgje dhe të na vrasin protestuesit serb të udhëhequr nga Daçiqi. 





Siç duket organizatat e ndryshme ndërkombëtare kishin bërë presion të madh dhe tani edhe në Parlamentin e Serbisë flitej dhe për të burgosurit shqiptar, por që radikalët e Sheshelit kundërshtonin lirimin tonë, ndërsa aty në parlament përmendin edhe emrin tim, duke thënë se si me i liruar terroristet kryesor duke më identifikuar mua me emër. 




Ashtu shkruante gazeta “Danas”. Kështu ata mendonin për neve. Kështu edhe vepronin ndaj nesh. Kur erdhën nënat prapë në vizita unë u thash që mos të vijnë më me na vizituar në këtë situatë sepse ishte rrezik për to.






Pas kësaj situate të krijuar kishte reaguar edhe Fondi i Natasha Kanqiqit kundër radikalëve dhe socialistëve serb që bënin dhunë jashtë burgut.




Ne u përgjysmuam shumë në burg tashmë. Shumica e të burgosurve kishin blerë lirinë me lek përmes avokatëve e matrapazëve, ndërsa ne kishim mbetur si pengje në treg duke na llogaritur dhe caktuar çmimin për lirinë tonë.





 Gjatë këtyre ditëve që nuk kishim mbetur më shumë se 60 të burgosur shqiptar na erdh urdhri që të mbledhim rrobat tona dhe çka kishim e të dalim nga dhomat. Aty na bashkuan nga dy dhoma bashkë. Unë isha në dhomë me Hamdiun dhe u bëmë bashkë me Gazmend Tahirin, Muhamet Avdiun, Besim Zymberin, Skender Ferizin, Bujar Sylen, Iliri Kortoqin etj.






Tashmë pasi u bashkuam me dhomat tjera filluam të diskutonim e të debatonim për situatën e krijuar në Kosovë, për politikën që zhvillohej atje, për burgosjen e Millosheviqit, dhe edhe pse nuk pajtoheshim në shumë pika megjithatë diskutonin dhe ecte koha.





Krimineli serb që kreu masakra në Kosovë, largohet nga Serbia për t'i ikur dënimit



Ashtu bashkë në këtë dhomë si përditë, rutina na mbulonte. Në vizitën e mëparshme i thashë nënës me na sjellë një transistor si dhe mënyrën se si me i fshehë që mos me e marrë vesh gardianët kur të na i kontrollojnë paketat. Në vizitën e radhës erdhën nënat tona në vizitë. Dolëm grup nga dhoma jonë e dhomat tjera në vizitë. Na lanë thuaja tashmë më të lirë, flitej shumë për lirimin tonë po ashtu edhe u liruan shumë, nga ata që nuk ishin të dënuar.



Krimineli Sheshel


 Ashtu të fshehur në përpeq (pite) e kishin shti tranzitorin ndërsa bateritë në napolitanka. I morëm, gardianet nuk na kontrolluan fare, ashtu si ishin në grup, na i dhanë pakot tona me ushqime.


Unë me shpejtësi e hapa byrekun dhe e nxora tranzitorin, që e më tregoj nëna se ku e kishte fshehur. U fsheha në një qoshe të dhomës dhe e lëshova radion e vogël për të dëgjuar diçka në gjuhën shqipe, por fatkeqësisht asgjë nuk mundën të dëgjonin, përpos radion kineze në gjuhën shqipe, si dhe të shteteve që jepnin lajme në gjuhë të bashkim –vëllazërimit që nga koha e komunizmit. Unë dëgjoja radion dhe kërkoja frekuenca në shqip, e shokët e dhomës kujdeseshin a mos po kalon andej ndonjë gardian.


                                                       Nait Hasani me nenen e ndjere


Por kjo nuk zgjati më shumë se dy javë. Si për çudi një gardian e hapi derën e korridorit duke bërtitur, a ka vullnetar me dal me fshi, dhe vjen e hap derën tonë. Unë isha duke ecur nëpër dhomë, sepse ashtu vepronim se më qenë në shëtitje. Pra qëllova afër derës. Sipas rregullores së burgut kur hapet dera të gjithë në këmbë duhet të ngritën, si dhe po ashtu është dashtë të kthehemi më fytyrë prej murit që mos me e gardianin.

Gardiani me krenari prej një fodulli serb, mu drejtua mua, hajde Ti me e fshi dhomën e Millosheviqit. Kjo thirrje me ra në kokë sikur plumb. Më mpiu kokën dhe më mbushi neveri e urrejtje. E ngrita kokën e shikova gardianin që rrinte në këmbë e i thash unë nuk dal me ia fshi dhomën Millosheviqit, unë e kam luftuar Millosheviqin dhe nuk dal me fshi. (Unë asnjëherë për gjithë kohën që kamë qëndruar nëpër burgje, afër 11 vite, asnjëherë nuk kam fshi e dal me punuar asnjë ditë në arat e Serbisë. Pra përveç, dhomës time që e kam pastrua). Gardiani kur i dëgjoj që po e refuzoj unë, iu drejtua tjerëve në dhomë që ata të shkojnë vullnetar për t’ia pastrua Millosheviqi dhomën në burg, por të gjithë një zëri pas meje e refuzuan atë urdhër të gardianit. Gardiani u mbush helm, doli jashtë duke bërtitur dhe duke na kërcënuar se tani do ta shihni se çka ka me u gjet juve.





Unë isha pajtuar me çdo dhunë ama me dal me ja fshi dhomën Millosheviqit kurrë, pra isha i gatshëm edhe të pushkatohem e jo ti përkulem Millosheviqit. Unë në burgun e Prishtinës, në maj të vitit 1998, ku kishte ardhur në vizitë ministri i drejtësisë i Serbisë i kam thënë: Unë një ditë kam me dal nga burgu e ju keni me hy në të. Kështu i pata thënë kur me pyeti se sa jam i dënuar dhe për çka jam i dënuar. I tregova se jam dënuar me 20 vjet burg si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pastaj më pyeti se sa njerëz i kam vra?


Përgjigjja ime ishte: Nuk kam vra njerëz por kam formuar UÇK-në. Pas kësaj bisede më tha e si po mendon Ti me dal nga burgu?!. I thash krejt lehtë, do të vjen ushtria jonë dhe do të na liron. Ministri me bashkëpunëtor të tij kanë shikuar njëri tjetrin , pastaj kanë shikuar dritaret a janë me hekura dhe ka siguri në këtë dhomë. Në atë kohë në dhomë kam qenë me Isak Shabanin e Besim Ramen dhe me një ordiner spiun shqiptar. Dhe kur mu kujtuan ato fjalë që ia kisha thënë ministrit serb si mund t’ia pastroj tani Millosheviqit dhomën kur edhe ai ishte në burg.

Pas rrapëllimës së derës nga gardiani në dhomë u krijua heshtja dhe frika. Frika se tash mund të vinin dhe të na rrahin për këtë kundërshtim tonin si dhomë komplet. Në ato qaste mu kujtua libri i Dostojevskti “Të poshtëruar e të fyer”




Ato që i kisha lexuar e kisha vërejtur se si pushteti tenton të fyej e poshtëroj pafundësisht njerëzit duke treguar fytyrën e vet pushtetarë. Qëndrimi ynë refuzues më epte fuqi dhe ripërtërinte energjitë, tashme dhe më shumë sepse Kosovën e kishim të çliruar.

Atë natë nuk erdhën gardianet fare tek ne më. Ramë me fjet dhe lëshova nën batanije tranzitorin me dëgjuar lajme. Gjendja ishte tensionuar edhe më shumë afër burgut, sipas lajmeve serbe, për shkak të Millosheviqit. Ishte paralajmëruar një vizitë e Carla del Pontes në Beograd. Kjo tregonte se do ta transferonin për Hagë. Por dukej e pabesueshme për neve me e dërguar në Hagë Millosheviqin. Ishte hera e parë në historinë e Serbisë t’i ndodhte një ngjarje e tillë . Kishte ngjarje kur i kishin vra udhëheqësit e tyre, por bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës dhe dërgimi i presidentit të tyre ishte e pa perceptueshme për neve. Siç dihet këtë e bëri Zoran Gjinçiq i cili më vonë u vra nga bandat shtetërore serbe.




Pra tashmë isha barazuar me Millosheviqin. Ishim në të njëjtin burg.

Unë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës të cilën e kisha bërë me shokë nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ai me ushtrinë e policinë serbe për ta pushtuar e mbajtur të shtypur Kosovën. Unë një student me emblemat e UÇK-së në shpirt e zemër për lirinë e vendit tim, ai president i shtetit i burgosur për krime lufte e gjenocid ndaj popullit shqiptar e popujve tjerë, që me urdhër të tij në Kosovë ishin vrarë e varrosur nëpër Serbi me qindra e mijëra fëmijë, gra e pleq, djegur me qindra mijëra shtëpi e ekonomi familjare.

Duhet falënderuar Millosheviqin për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja. Ai e bombardoi shtetin e vet duke mos e nënshkruar marrëveshjen e paqes në Rambuje e Paris. Ai jo vetëm që nuk e nënshkroi por edhe e burgosi veten.

Tashme ne të dy, Ai dhe Unë ishim në një burg në Beograd. Ashtu kisha deklaruar në burgun e Prishtinës, mua me priste liria në Kosovë, ndërsa klikën e Millosheviqit i priste burgu dhe vdekja në Hagë.





Situata jashtë ashpërsohej edhe më shumë nga përkrahësit e Millosheviqit dhe ne shqiptarët ishim mish për top aty. Organet e Drejtësisë së Serbisë duke e parë këtë rrezik dhe presionit që kishin nga Organizatat Ndërkombëtare për të na ruajtur nga ndonjë hakmarrje e mundshme, marrin vendim me na larguar nga burgu i Beogradit, për në burgjet tjera.

Hapet dera dhe na thërrasin me emër. Mua më thërrasin nga dhoma jonë. Nga dhomat tjera dhe katër të burgosur tjerë. Na udhëzojnë që t’i marrim teshat dhe çka kemi tonat aty dhe të dalim në korridor.

Neve të pestëve na bënë bashkë në korridor dhe na hipën në një kombi me duar lidhur pas.

Në makina që ishim nuk shihnim asgjë jashtë sepse ishin vetura të transferove dhe nuk kishin fare dritare në to. E di që kemi ecur gjatë shumë me orë të tëra, pa ujë e me duar lidhur pas. Në mbrëmje sapo ishte terruar kemi mbërri tek një ndërtesë kur e ngritëm kokën e pamë se jemi në Nish. Tash e menduam më të keqen sepse sa herë që transferoheshim na rrihnin për mirëseardhje por tashmë këtu në Nish kishte ndryshuar situata. Askush nuk na rrahu e as asgjë.

Në oborr pritëm pak deri sa i përfunduan ata procedurat e veta dhe na mori gardiani e na dërgoj shkallëve përpjetë e në katin e dytë. Aty u vendosëm në një dhomë të madhe e cila kishte edhe dritare por me hekura sigurisht. Në krahasim me burgun e Beogradit në Nish ishte si hotel.

Sapo iku gardiani na u afruan të burgosurit që ishin aty për me na përshëndet e me fol me neve.





Aty ishte Naim Lushi, Isak Hoti e të burgosur tjerë ndërsa në dhoma tjera ishin Besim Rama, Shefqet Kabashi etj.

Në përshëndetje e sipër Besimi më thotë që nëse donë me i njoftua familjen se ku je ne këtu kemi telefona. U befasova shumë. Aty në Nish familjet u kishin sjellë telefona të pështjellur në celofan e duke e fshehur edhe ne vend të tulit të bukës etj.



Më ofruan një telefon por asnjë numër nuk më kujtohej në ato momente. Por më në fund thirra në Prizren dhe kontaktova me nënën, babain me motrat dhe u tregova që na kanë sjellë nga Beogradi në Nish dhe këtu i kemi kushtet shumë më të mira se atje dhe po ashtu këtu ka liri më të madhe etj.

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

No comments:

Post a Comment

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

                          Nga akademik PHD.  Flori Bruqi Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan at...